EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bukuria femerore sipas shenjave

Shko poshtë

Bukuria femerore sipas shenjave Empty Bukuria femerore sipas shenjave

Mesazh  Zattoo 06.07.11 0:32

Astrologji - Bukuria femerore

Bukuria femerore sipas shenjave 0e3zcs10

Femra DASH

Buzëkuqi i kuq i jep një imazh joshës femrave që në horoskop janë dash. Një femër e lindur në shenjën e dashit nuk duhet të ketë frikë të përdorë nuanca më të forta, përkundrazi duhet të evitojë nuancat e hapura, të cilat nuk i japin fare shkëlqim. Femra dash është një femër e fortë, e cila nuk duhet të duket si një adoleshente e pasigurt në vetvete. Maskara dhe fondacioni janë të nevojshme për të lindurat në këtë shenjë.

Femra DEM

Një femër dem s’duhet të tregohet asnjëherë vulgare ose e parregulluar. Është mirë të evitojë ngjyrat e jashtëzakonshme dhe makijazhin e tepruar. Edhe pse janë të bukura nga natyra, këto femra adhurojnë makijazhin dhe arrijnë të theksojnë bukurinë që kanë. Makijazhi duhet bërë në ngjyra natyrale, fine, pa konture të forta. Zgjidhni grim për sytë me nuanca jeshile, blu ose ngjyrë bakri. Mund të lozni me ngjyrat sepse Venusi ju ka dhuruar ndjenjën estetike.

Femra BINJAK

Kjo shenjë është duale, të lindurat në ketë shenjë vendosin shumë vështirë për një stil të vetë dhe janë të mësuara të provojnë më shumë tipe makijazhi, edhe pse disa nga eksperiencat do të transformohen në një dizastër. Kurioze si tip, provojnë më shumë prodhime kozmetike. Pyesni një femër binjak në çoftë se doni të dini se çfarë prodhime kozmetike ja vlejnë dhe cilat jo. Binjaket janë të avantazhuara nga ngjyrat e ftohta, si blu, jeshile, argjend për grimin e syve. Është për të evituar lejlja, sepse do të maturizojë në një mënyrë te papërshtatshme. Për buzëkuq mund të zgjedhësh ngjyrat mate dhe evito nuancat e forta.

Femra GAFORRE

Makijazhi i përshtatshëm për femrat gaforre është ai i cili i vë në evidencë sytë. Shikimi misterioz dhe romantik është arma numër 1 e joshjes e këtyre femrave. Për të theksuar shikimin sensual, në raste të veçanta provoni patjetër një makijazh në stil arab ose egjiptian. Në përgjithësi ngjyrat të cilat ja vlen t’i zgjidhni janë: blu e mbyllur, argjend, flori dhe nuanca që shkëlqejnë. Femrat gaforre të evitojnë që të theksojnë buzët, por gjithmonë të përdorin një lip-gloss për buzët që t’i japi volum.

Femra LUAN

Që nga fillimi duhet të themi që këto femra nuk përdorin prodhime kozmetike të panjohura, por vetëm prodhime me firma të njohura- brande. Është normale sepse femrat nga kjo shenjë duhet të shkëlqejnë. Një luaneshë duhet të ketë parasysh edhe problemet e lëkurës së saj, nëse ka akne ose papastërti, duhet patjetër t’i zgjidhë këto probleme. Fondacioni duhet të aplikohet perfekt dhe të jetë cilësor. Buzëkuqi dhe grimi i syve duhet të jenë nuanca të forta, që shkëlqejnë. Mënyra e makijazhit të luaneshës duhet të jetë perfekt, pa asnjë kusur dhe gjithmonë në modë. Është e këshilluar t’i ofroni vetes kohën e duhur për zbukurim…

Femra VIRGJËRESHË

Femrat e lindura në këtë shenjë janë shumë të vëmendshme tek cilësia e prodhimeve kozmetike të cilat i blejnë. Ato tregojnë shkëlqyeshëm sepse kalojnë shumë kohë dhe energji duke u kujdesur për lëkurën. Makijazhi që i përshtatet është tip „office”: i urtë, perfekt, i pastër dhe i ndritshëm. Nuancat e ftohta dhe të hapura i theksojnë karakteristikat dhe shikimin: bojë qelli, turkoaz, jeshile e hapur. Është e preferuar të përdorni një locion tonik.

Femra PESHORE

Femrat nga kjo shenjë kanë avantazhin se makijazhin e bëjnë me finesë dhe me një notë ekstravagante. Edhe pse kjo shenjë është e ekuilibrit, një notë shkëlqimi është ajo që u duhet Peshoreve për të vlerësuar feminitetin. Kombinacione të rafinuara por të guximshme, u rrinë shumë mire…aq më shumë në raste të veçanta. Peshoret duken shumë mirë në qoftë se përdorin kombinacione ngjyrash për grimin e syve. Buzëkuqin mund ta zgjedhin në një ngjyrë më të fortë, por pa ekzagjeruar.

Femra AKREP


Këto femra janë me joshëse në nuanca të gjalla, të forta dhe mate. Sytë intrigues dhe misterioz të Akrepave duhet theksuar shumë qartë. Është e këshilluar të përdoret një locion për hidratimin e buzëve. Një buzëkuq i fortë i shkon shumë mirë. Viza e zezë (eye-liner) e syve është pika më e fortë e këtyre femrave, e cila i bën shumë tërheqëse. Duhen evituar ngjyrat me shkëlqim dhe të zbehta. Në qoftë se theksojnë mollëzat…kjo u jep një pamje shumë joshëse.

Femra SHIGJETAR

Femra Shigjetar është kurioze dhe i pëlqen të provojë çdo gjë që është e re. Për këtë shkak ndonjëherë blen shumë prodhime kozmetike, vetëm sa për të provuar dhe pastaj i harron në një cep siertari… sepse provon një gjë tjetër, më të re dhe më interesant. Locioni tonik është i preferuari juaj nga tërë prodhimet për kujdesen e lëkurës. Po ashtu adhuroni lip-glossin me ngjyra të hapura dhe të këndshme siç janë floriri, rozë dhe e kuqe. Gjatë ditës është i preferuar një makijazh i thjesht, kurse për darkë mund të përdoret një makijazh më i guximshëm.

Femra BRICJAP

Femrat Bricjap kanë shumë pretendime dhe blejnë vetëm prodhime cilësore. Kalojnë shumë kohë duke u kujdesur për lëkurën dhe makijazhin. Makijazhi që i përshtatet është natyral, me nuanca bezh-kafe. Është zgjedhja më e mirë për Bricjapet. Ngjyrat mate i përshtaten shumë mirë dhe duhen evituar ngjyrat e forta ose me shkëlqim. Hidratimi i buzëve është shumë i rëndësishëm për Bricjapet.

Femra UJOR

Makijazhi për Ujoret është me ekstreme. Makijazhi për ditën gati nuk duket…kurse për natën, zgjedhin një makijazh të jashtëzakonshëm, të çuditshëm, i inspiruar nga bukuria e femrave nga koha e kaluar – stil Kleopatra ose kinez. Për të bërë një makijazh të tillë mund të kërkoni ndihmën e një specialisti…dhe do të dukeni shumë mirë… Ju jeni femra të veçanta!

Femra PESHK

Femra peshk është misterioze, sensaule dhe artiste e vërtetë kur vjen fjala për makijazh. Vlerësojnë maskat e fytyrës me fruta, i pëlqejnë shumë tretmanet e fytyrës. Makijazhi i ditës është romantik me lipgloss dhe një kontur i bukur për sytë. Për natën, femrat Peshk duhet të zgjedhin blu të mbyllur, sepse kjo ngjyrë u shkon shumë. Qerpikët duhet të jenë të konturuar sepse i shtojnë bukurinë femrës Peshk.
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi