Cilat janë fuqitë e fshehta të njeriut?
Faqja 1 e 1
Cilat janë fuqitë e fshehta të njeriut?
Thuajse nuk ka asnjë person, i cili, të paktën një herë në jetë, nuk ka përjetuar diçka paranormale
Telepatia, telekineza, parashikimi i së ardhmes... a bëhet fjalë për rastësi, për halucinacione, apo këto janë dëshmi se dukuritë mbinatyrore megjithatë ekzistojnë?
Që nga kohët parahistorike, njeriu ka besuar në shpirtra dhe në mundësinë që të komunikojë me ta. Ndoshta parapsikologu i parë ishte mbreti i Lidisë, Krez, i cili në vitin 550 para erës së re, i cili për një ditë vizitoi shtatë fallxhesha, duke i pyetur se çka ishte më me vend të bënte atë ditë. Thuhet se vetëm fallxhesha në Delfi ia kishte qëlluar. Megjithatë, interesimi i vërtetë për dukuritë paranormale lindi me paraqitjen e spiritizmit kah gjysma e shekullit XIX.
Rasti i familjes Fox
Më 31 mars të vitit 1848, familja Fox nga Nju-Jorku u zgjua nga zhurmat që vinin nga muret e dhomës, ku flinin vajzat Kate dhe Margaret. Prindërit kishin ardhur deri te konstatimi se në shtëpi kishte fantazma, kurse vajzat, bashkë me një “medium” të shkathët, u nisën në turne nëpër SHBA, duke thirrur shpirtrat me porosi.
Studimet shkencore
Nga fundi i shekullit XIX edhe shkenca filloi që të interesohej për parapsikologji. Derisa fizikani i njohur William Crookes, thoshte se fuqitë paranormale të disa “mediumeve” ishin të vërteta, në Londër formohet Shoqata për studime psikike, e cila do të demantonte shumë mashtrime.
Në vitin 1988, zvicerani Silvio Meyer kishte thënë se, me anë të fuqisë së mendjes, kishte bashkuar dy katrorë, një të letrës, e tjetrin të aluminit. Laboratori federal për testimin e materialeve në St. Galen, i cili kishte marrë për detyrë ta vërtetonte këtë, nuk kishte zbuluar asnjë shenjë të ngjitjes, apo diçka tjetër, të ngjashme.
Përvoja afër vdekjes dhe të tjera
Por, ka ende shumë shkencëtarë që janë skeptikë ndaj gjërave të tilla, sikur që është bioenergjia, apo pranoterapia.
Megjithatë, më së vështiri është që të dokumentohen të ashtuquajturat udhëtime jashtë-trupore, përjetimet gjatë të cilave personi, duke e ditur se nuk ëndërron, “e sheh” ambientin nga pozita që është e ndryshme nga pozita e trupit të tij. Në këtë kategori bëjnë pjesë edhe “përvojat afër vdekjes”: personat që zgjohen nga koma që thonë se ishin ndarë nga trupi dhe kishin takuar të afërmit e vdekur.
Kontroversat
Përkundër këtyre dëshmive që flasin për praninë e fuqive të mëdha të trupit dhe mendjes sonë, ekzistojnë edhe disa të dhëna, që gjithçka vënë në dyshim. Në fillim të viteve të ‘1970-ta, CIA kishte filluar një program të fshehtë për angazhimin e “mediumeve” në spiunazh. Në vitin 1995 ishin angazhuar parapsikologia Jessica Utts dhe psikologu Ray Hyman, që të vërtetonin rezultatet. Nëse është për t’u besuar informatave zyrtare, si përfundim thuhej se informatat ishin të paqarta dhe me dy kuptime. Apo, thënë ndryshe, tërësisht të padobishme. Në vitin 1990 kompania elektronike japoneze “Sony” kishte filluar me projektin për të konfirmuar se a mund të kenë fenomenet psikike ndonjë dobi praktike. Thuhet se programi u ndërpre pas dy vjetësh, pa asnjë përparim.
gjilanasi- 361
Similar topics
» Cilat janë mënyrat e komunikimit me alienët
» Vendet të cilat janë po aq misterioze sa trekëndëshi i Bermudës
» A janë koinçidenca këto? Edhe nëse po, janë vërtetë shumë të frikshme
» Drita misterioze ne qiell ngrejne shqetesime per UFO
» E fshehta e Stonehege
» Vendet të cilat janë po aq misterioze sa trekëndëshi i Bermudës
» A janë koinçidenca këto? Edhe nëse po, janë vërtetë shumë të frikshme
» Drita misterioze ne qiell ngrejne shqetesime per UFO
» E fshehta e Stonehege
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi