Shqipëri & Kosovë - UFO
4 posters
Faqja 1 e 1
Shqipëri & Kosovë - UFO
Banorët e Roskovecit në pritje të vizitës 2 të UFO-ve
FIER - Jo më larg se 10 km larg Fierit, drejt rrugës nacionale për në Berat, diku në mes të dy qyteteve shtrihet një qytezë e vogël provinciale. Qyteza quhet Roskovec, që në etimologjinë shqipe, sipas kuptimit të vjetër të emrit të saj, ndahet në rosë, kovë dhe ec.
Kohët e fundit ka qarkulluar një lajm i çuditshëm në të gjithë qytezën. UFO-t kanë vizituar qytezën e vogël të tyre. Vetëm një çast ka mbërritur disku fluturues dhe, sipas banorëve, vendi përreth u zhyt në errësirë dhe ciklon. “Qielli u errësua, pemët janë lëkundur, doli një tym i zi dhe pashë se drejt meje po vinte një gjë e çuditshme me dy sfera dhe konike në majë.
Ishte në ngjyrë të bardhe në gri” thotë dëshmitari kryesor Mario Çela. Ka dëshmitarë, ka njerëz që betohen se është e vërtetë, ka kureshtarë që shkojnë në vendin e ngjarjes. Tashmë atje nuk shikohet asgjë. Një rrugë dytësore fshati e shtruar me pak asfalt që është prishur nga mjetet bujqësore dhe kafshët. Qyteza ka tërhequr mjaft vizitorë, nga Tirana, Fieri, Berati, madje edhe një i huaj nga Hollanda. Por deri tani asnjë shkencëtar nuk ka shkuar që të vërtetojë në është e vërtetë apo jo ngjarja e rrallë.
Banorët
Shumë banorë e kanë marrë ardhjen e jashtëtokësorëve si një ogur të mirë, shumë të tjerë për keq. Banorët për këtë janë ndarë në dy gjysma opinionesh, ndërsa shumica pohon se ngjarja është shumë e vërtetë. Por 10-vjeçari, Mario Isufi është ndër të vetmit që vë në dyshim pretendimin e gjithë banorëve për ekzistencën e UFO-ve në Roskovec. “Nuk e di nëse Mario gënjen apo thotë të vërtetën” shprehet ai. Por dëshmitarja tjetër e ngjarjes, Sherife Kola shprehet e bindur për atë që ka parë. Në një intervistë për gazetën “Tirana Obsever”, ajo tregon se çfarë ka parë dhe përjetuar në ato momente.
E mban mend çfarë ke parë?
Nuk e harroj, madje. E mbaj mend mirë se ka qenë ora 7 e 30 minuta. Koha ishte e bukur dhe e qetë. Në të qindtën e sekondës fryn një rrymë e ftohtë ajri, pemët u përkulën njësh me tokën dhe si me magji u ngritën prapë. Një erë e fortë, tym i zi dhe errësirë. U mata të shkoja brenda, të mbyllja dritaret që të mos copëtoheshin xhamat, aq ftohtë bëri. Vendi përreth xhades kishte lënë gjurmë. Vajza ime e fshiu, por ajo ishte tepër e nxehtë. Disku iku po andej nga erdhi.
Keni frikë mos ngjarja përsëritet?
Unë e shoh si një ogur të mirë. Kam ditë që jam mësuar me dyshime gazetarësh. Unë nuk kam pse gënjej. Jam 55 vjeçe dhe kam 34 vjet martuar këtu. Pse nuk kam thënë më parë gjëra të tilla të çuditshme? Pastaj fakti flet vetë. Janë gjurmët që ajo ka lënë. Të gjithë e kanë parë, fotografuar. Gjejeni çfarë janë këto gjurmë, pasi e kanë larë, kanë kaluar këtu makina dhe karroca dhe asnjë nuk ka nga gjurmët e saj.
“Edhe unë e kam parë diskun fluturues”
I pari që ka vënë re një objekt të çuditshëm të ulet në qytezën e Roskovecit, është 10-vjeçari Mario Çela. I pyetur nga gazeta ai tregon me hollësi atë çfarë ka parë.
Mario, ti e ke parë diskun fluturues, në ç’rrethana?
Ka qenë ora rreth 7.00 e darkës. Unë luaja me një shok,
Edvald Buzin. Papritur u bë si natë, fryu erë në formë cikloni dhe pemët u përkulën. Ishte vetëm një çast dhe mund të them pak sekonda. Pas pak qielli u errësua, pemët janë lëkundur, doli një tym i zi dhe pashë se drejt meje po vinte një gjë e çuditshme me dy sfera dhe konike në majë. Ishte në ngjyrë të bardhe në gri.
U trembe?
Po, u tremba shumë. Ishte një gjë e madhe dhe unë nuk isha vetëm 3 m larg saj. Ajo u ul dhe në pak sekonda pasi bëri një rrotullim në vend, është larguar sërish andej nga erdhi.
Ke dëshirë të përsëritet prapë ajo skenë?
Edhe kam, se jam kureshtar, por kam pak frikë. Disku la shenjë në rrugë si 2 rrethore, të cilat kanë djegur asfaltin dhe pas pak, kur ne e morëm veten dhe këputëm disa fletë trëndafili nga bahçja e teta Sherifes, fletët e trëndafilit u dogjën. Po atë natë e fotografova vendin, por filmin e çova tek fotografi, xhaxhi Alimi.
Thane
Alim Çepele :
Di të them se unë e besoj dhe jo verbërisht faktin se një gjë e çuditshme ka ardhur në qytetin tonë. Bëhet fjalë për një disk fluturues. Kemi larë dhe pastruar vendin, dhe shenjat nuk zhduken. Tashmë janë mbuluar nga pluhuri, por po ta heqësh pluhurin dhe ta lash, shenjat janë. Asnjë makinë, apo mjet bujqësor, biçikletë apo motor nuk bën 2 gjysmërrathë të tillë. Unë i kam thënë kujtdo, edhe ndonjë shkencëtari. Më vërtetoni se ç’shenja janë këto, nëse nuk janë të diskut. Kemi bërë shumë foto, dhe asnjë nuk e ka qendrën si shenja ekzistuese në rrugë.
Vezire Çela :
E thonë të gjithë. Pastaj Mario e pa, edhe shoku i tij që qëndroi tre ditë në shtëpi dhe kur kujtonte UFO-t tmerrohej nga frika. Të gjithë vetëm për këtë flasin. E mbaj mend ishte 4 maj, ora e darkës. Koha dhe moti u ftoh e u nxi, pastaj gjithçka u bë si më parë. Mario më vjen në shtëpi dyllë i verdhë. Të gjithë vetëm për ketë flasin. Por s’besoj se ata do të kthehen sërish. Ka shumë fshatarë që shkojnë natën në arat e tyre dhe vështrojnë qiellin. U duket se do të vijnë të na vizitojnë prapë. Kot nuk na zgjodhën ne ata. Por unë besoj që ata e kanë vizituar qytezën tonë, dhe se Mario nuk gënjen. Edhe shumë të tjerë besojnë se UFO-t kanë ardhur në qytezë.
Valentina Çepele :
Unë besoj tek njerëzit që e kanë parë. Mario është djalë i sinqertë dhe nuk e njeh gënjeshtrën. Edhe në shkollë mëson dhe është i edukuar. Pastaj nuk është vetëm Mario, por edhe Sherifja, fqinja e saj, Edvaldi dhe shumë të tjerë. Ajo që pashë unë është se nga ditë u bë menjëherë muzg, koha u ftoh, fryu erë si ciklon dhe pemët janë lëkundur gati rrafsh me tokën dhe janë ngritur prapë. Unë nuk kam frikë nga UFO-t. Përse na duan ata ne? Ne vetëm tokën dimë të punojmë. S’besoj se do të vijnë sërish në qytezën tonë. Thonë se disku ka rënë në një vend tjetër, pasi iku që këtej. Nuk e di, ndoshta jo tek ne në Shqipëri.
Feride Kola :
Gjithçka është e vërtetë, unë kam qenë në shtëpi dhe dritaren e kisha hapur. Koha u nxi dhe u ftoh, erë fryu në formë cikloni. Mbylla menjëherë dritaren dhe u tremba nga ky ndryshim i papritur. Pas pak sekondash, gjithçka u bë si ishte. Ne jemi një popull i varfër, por jo budalla, që të shpikim gjëra të tilla. Jemi shumë të indinjuar me talljen që i ka bërë një populli të tërë Haxhi Isufi tek “Haberet e darkës”, ku thoshte se roskovecarëve edhe karkalecat u duken si aeroplanë. Një qytet i tërë ka të zgjuar, ka edhe budallenj, ka intelektualë, ka edhe të paarsimuar.
Arsilda Kola :
Kam qenë duke luajtur. Pashë një vorbull të madhe ere të fortë, koha u ftoh papritur, era fryu si e marrë dhe një tym i zi u lëshua në qiell. Jemi larguar me vrap, ndërkohë që dëgjova britma fëmijësh dhe grash. Unë kisha në kokë një fjongo të kuqe. Megjithëse e kisha lidhur fort, më ra nga koka dhe e gjeta të nesërmen në rrugicën e lagjes. Kam frikë se ata janë jashtëtokësorë, marrin njerëz si ne për eksperiment, u marrin një pjesë trupi, të bëjnë me gjak dhe ua ngjisin sërish. I kam parë në filma. Nuk dua që ato të kthehen sërish, pasi i kam shumë frikë.
Mario Isufi :
Unë nuk di se ç’të them. Të gjithë në qytet thonë se është e vërtetë. Në qoftë se Mario nuk gënjen, atëherë është e vërtetë. Por në qoftë se Mario gënjen ose pohon se çfarë thonë të tjerët, nuk është e vërtetë. Unë vetë nuk di se çfarë të them. Mario është shoku im, dhe unë e besoj atë. Por nëse është e vërtetë ajo që thotë ai nuk e di. Ndoshta ai thotë atë që ka dëgjuar nga të tjerët, por ka parë ai UFO dhe anijen e tyre unë jam në mëdyshje. Nuk e besoj që mund të kenë ardhur alienë në qytezën tonë. Por si Mario thotë edhe komshija e tij. Ndoshta është e vërtetë ndoshta jo.
Aurora Damini

Edituar për herë të fundit nga Paradox në 19.05.08 18:05, edituar 1 herë gjithsej
Neo- "Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."
1402
Re: Shqipëri & Kosovë - UFO
Keto lloj fluturake nuk pilotohen sic thoni ju nga UFO-t por nga njerzit tane, keta njerez jetojne dhe veprojne ketu ne Evrope.
Kjo fluturake per here te pare eshte lancuar nga 3 shkenctare gjerman, 7 muaj para luftes se 2 Boterore, besoj qe do ta kuptoni kush paska ndertuar kesi lloji fluturake.
A thua pas luftes se 2-te Boterore pse Rusia qendroi me vite ne Gjermani, kerkonte dicka nga populli ne ate mjerim apo interes i tyre ishte dicka krejt tjeter.

RinorZogaj- 1
uliksbrezne
Per derisa ne te gjithe e dime se sa e sa galaktika e planete ekzistojne ne univers dhe menjehere ketu shtrohet pyetja a jemi ne te vetmit ato qenie intlegjente ne gjithesi: Per mendimin tim jo sepse kur dihet mesatarja e trurit te njeriut arrin ne vetem 2.5% dhe me kete perqindje kaq te ulet ku kemi arritur nga te gjitha sferat dhe fushat e zhvillimit.
Sa per ilustrim me sa kum lexuar dhe kam par emisione neqoftse njeriu arrin ta shfrytzoi trurin ne vetem 4 % atehere njeriu 90% te bisedave do ti bente me anen e te shikuarit me bashkebiseduesin dhe vetem 10% bisede.
Shumica e njerzimit nuk do te kishin makina per udhetim por ajroplana.Dhe neqoftse keto qenie sic i quajme ne Alien, ta shfrytzojen intelegjencen e tyre ne 10% perqind, ku jane ata dhe cka mund te bejne ata me shume se ne ne te gjithe fushat qofte ato ekonomike, politike dhe teknologjike.
Dhe ne kete univers gjithcka eshte e mundur kur njeriu e ka shkelur vetem henen dhe as nje planet tjeter.

Uliks- 36
haha njeriuuuuuuuu
Po njeriu ku di ti ndertoj se pari anijet kozmike, kur ata thone se anijet kozmike jane te ndertuar pa asnje tel, nuk dihet as se si jane te ndertuar po njeriu mire qe di aeroplan te ndertoi.
Anije kozmike nuk do di te ndertoj njeriu sepse i mungon truri ate mund ta bejne vetem alienett sic thuhet sepse bota eshte shume e mistershme dhe ne mund te dijme vetem per token edhe per te jo ne pergjithesi po ku jane edhe 8 planete tjera, ne nuk dijme se cka ka ne ato planete tjera, mund te besohet gjithcka....

cObRa- 9
Re: Shqipëri & Kosovë - UFO
Ka mendime te shumta dhe deklarime te ndryshme rreth ketyre fenomeneve qe shume here na shfaqen jo vetem ne kohen tone por edhe nga kohrat ku kane jetuar popujt me te lasht.
Nuk dua ketu te mirrem me komente por Nje gje eshte shume e sigurt dhe besoj qe po te behen te qarta lidhjet tona me ndonje civilizim te ndonje planeti tjeter, te shkembenim mendime dhe ti shohim perparimet se ku jane ata dhe ku jemi ne me zhvillim, atehere do te ishim gjenerata me e Art prej te gjithave gjeneratave qe kane ekzistuar deri me sot.

Similar topics
» Masoneria - Shqipëri & Kosovë
» UFO mbi Kosovë ne qytezen Shtime
» Dailymail: UFO shfaqet në Kosovë
» UFO që u shafqen ne Kosovë
» UFO 'inspekton' autostradën në Kosovë?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi