EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dailymail: UFO shfaqet në Kosovë

Shko poshtë

Dailymail: UFO shfaqet në Kosovë Empty Dailymail: UFO shfaqet në Kosovë

Mesazh  Siroco 13.01.16 14:49

Një person në Kosovë po thotë se e ka parë një UFO duke u sjellë rreth e çarkë. Personi anonim ka thënë se ai së pari ka parë një objekt bizarë duke fluturuar afër fshatit të Budakovës në fillim të këtij muaji, shkruan Dailymail



Derisa në fillim ai ka menduar se ai objekt ishte një dron mendimet e tija ndryshuan kur ai kishte përdorur lentet e kamerës së tij për të zmadhuar objektin.

Pamjet që kishte filmuar dhe imazhet tregojnë një objekt të vogël të zi duke fluturuar në qiell në një ditë me diell. Ai objekt nuk ka pasur ndonjë gjë për tu dalluar mirëpo vazhdimisht kishte lëvizur në atë zonë, tregon kosovari i paidentifikuar për dailymail.

Personi i cili ua ka dërguar këto pamje një gazete lokale, për të raportuar pamjet e një UFO, ka thënë se pas një kohë objekti ishte zhdukur duke shkuar lartë dhe jo poshtë, transmeton zeri.info. Këto pamje kanë krijuar një debat të nxehtë në rrjetet sociale, ku disa njerëz kanë thënë se objekti më shumë dukej si parashutë se sa një UFO. Zyrtarët lokal nuk kanë konfirmuar këtë incident mirëpo video është publike edhe në shumë rrjete sociale. Nuk dihet ende me siguri se çfarë ka qenë ai objekt.
Siroco
Siroco

Unë e dëgjoj këngën e zogut jo për zërin e tij, por per heshtjen që vjen pas.


201


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi