EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqisa e shtate - Intuita e kafsheve

4 posters

Shko poshtë

Shqisa e shtate - Intuita e kafsheve Empty Shqisa e shtate - Intuita e kafsheve

Mesazh  Admin 09.06.09 18:46

Shqisa e shtatë e qenve

Shqisa e shtate - Intuita e kafsheve Chiens10

Papritur qeni nis të sillet i shqetësuar përqark nëpër shtëpi, leh dhe sheh shpesh nga dera. Askush nuk e din se ç´e gjeti atë. Më vonë merret vesh se i zoti në atë pikë të kohës kishte pasur një aksident në një vend tjetër. A kishte arritur qeni të ndjejë fatkeqësinë ? A kanë qentë aftësi telepatike ?

Shkencëtari britanik Rupert Sheldrake është përpjekur ta vërtetojë këtë gjë nëpërmjet studimit të sjelljeve të qenve.

Kështu p.sh. katër qen të llojit Beagles duket sikur e kuptojnë që në fillim që i zoti do t'i çojë për të shëtitur nga bregu i detit dhe kjo bën që ata të ndjehen të lumtur kohën përpara se të nisen. Krejt e kundërta ndodh kur ata do të shkojnë për tek mjeku i kafshëve. I zoti i tyre thotë se kur ka ndërmend t'i dërgojë tek mjeku i qenve, duhet t'i lusë për një kohë të gjatë që ta ndjekin nga pas. Duket sikur qentë reagojnë me një ndjeshmëri të madhe mbi atë që njeriu mendon vetë.

Rupert Sheldrake thotë se gjatë këtyre viteve të fundit ka mbledhur me mijra tregime të ngjashme me këtë më sipër nga të zotët e qenve të cilat tregojnë se ka një lidhje të padukshme midis njeriut dhe kafshëve.

Kujdestari i një pensioni qensh (vendi ku të zotët lënë qentë e tyre kur do të udhëtojnë larg) tregon se si shumë qen nuk rrinë më urtë pak kohë përpara se të vijë i zoti i tyre për t'i marrë. Një ditë një qen ishte bërë tepër agresiv pa patur ndonjë shkak. Të zotët sapo ishin nisur për udhë. Mirëpo ishin kthyer të nesërmen përsëri pasi njëri prej tyre ishte sëmurë.

Qentë e Mbretëreshës nisin të lehin në çastin që ajo ka ardhur në derën e Sandrighamit të Norfolk-ut e cila ndodhet ndonjë kilometër larg tyre.

Sipas Sheldrake kafshët dhe njerëzit i lidh një lloj kujtese kolektive. Një mendim i përbashkët jashtë hapësirës dhe kohës që vendos mbi sjelljet e tyre mbi të ashtuquajturat fusha morfologjike.

Fushat morfologjike mbajnë të lidhura grupet shoqërore. Kështu duhet të ketë një fushë të tillë që mban të lidhur qenin me të zotin e tij. Edhe kur i zoti del nga shtëpia, kjo fushë lidhjeje nuk prishet. Qeni mbetën i lidhur me të zotin e tij. Si nëpërmjet një litari të padukshëm elastik. Kjo është Telepatia.

Qentë marrin më tepër nga mjedisi se sa ne. Ata dëgjojnë dhe nuhasin shumë më mirë se ne. Dhe reagojnë ndaj ndryshimit më të vogël në mimike, të folur apo lëvizje, domethëniet e të cilave ne vetë nuk i dimë.

Rupert Sheldrake thotë se duhen marrë seriozisht fjalët e të zotëve të qenve të cilët i kanë vëzhguar kafshët e tyre për vite të tëra dhe me të cilët jetojnë bashkë.

Nëse do të arrihej të stjudjoheshin mendimet e qenit, do të zbulohej edhe enigma e mësipërme.

Përgatiti Alvin Ekmekçiu
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqisa e shtate - Intuita e kafsheve Empty Re: Shqisa e shtate - Intuita e kafsheve

Mesazh  Odin 05.04.14 13:11

Xhirimi që po i frikëson amerikanët

Shqisa e shtate - Intuita e kafsheve Largea_xhirimi1396646188

Pas fuqisë shkatërruese të asteroidëve, super-vullkanet janë gjëja e dytë më vdekjeprurëse që mund t’i ndodh Tokës.

Videoja e postuar më poshtë shfaq bizonët, tek ikin nga Parku Nacional Yellowstone në SHBA. Këto pamje kanë nxitur frikën se super-vullkani, gjë gjendet nën park, është gati për shpërthim.

Por, a ka diçka të vërtet në këtë?

"Kujdes! Bizonët nga Yellowstone po ikin për të shpëtuar”, thuhet videon e postuar në YouTube, ku shihen këto shtazë të mëdha tek vrapojnë në rrugë. Videoja shpejtë u bë virale, duke mbledh shumë komente, në mesin e të cilave edhe ato se këto shtazë ndjenjë se po vjen diçka vdekjeprurëse.

“Super-vullkani në Yellowstone është e vetmja gjë që mund të jetë fatale”, thotë një anëtar i një komuniteti në internet, raporton portalin Independent.

Por, a është ky super-vullkan aq i tmerrshëm?

Teorikisht është i tmerrshëm. Në të kaluarën ato ishin përgjegjëse për shfarosjet masive. Super-vullkani në Yellowstone është shumë aktiv. Ajo ka hapësira të mëdha me magmë dhe shpërthen për çdo 700 mijë vjet. Shpërthimi i fundit i madhe ishte para disa 640 mijë viteve. Thuhet se shpërthimi i ndodhur para 2.1 milionë viteve ka shfarosur mijëra kafshë parahistorike dhe se gjysma e Amerikës së Veriut e mbuluar me hi dhe pluhur.

Megjithatë, administrata në Yellowstone thotë se frika është e pajustifikuar dhe se kjo sjellje e bizonëve ka të bëjë me migrimin.

“Ne kemi bizonë, drerë dhe kafshë të tjera të cilat kanë lëvizur kohët e fundit përtej kufijve të parkut”, thotë zëdhënësi i parkut, Al Nash, transmeton Telegrafi. "Ata e bëjnë këtë çdo dimër, në kërkim të ushqimit. Kur bora shkrihet dhe çdo gjë fillon të gjelbërohet, kafshët do të kthehen në park. Megjithatë, parku është goditur me disa tërmete kohëve të fundit, por që janë në kufijtë normalë sizmikë”.

Por, për të prirët për panik, këto tërmete që ndodhin në kohën e migrimit të bizonëve janë edhe një “dëshmi” se Yellowstone është në prag të “shpërthimit”. Sipas tyre, fjala është për shqisën e gjashtë që e kanë shtazët e me të cilat ato “detektojnë” ngjarjet kataklizmike.

Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqisa e shtate - Intuita e kafsheve Empty Re: Shqisa e shtate - Intuita e kafsheve

Mesazh  Siroco 29.10.14 22:47

Thuhet se qente jane te afte ta nuhasin kur padroni i tyre semuret.

Nje studim i shfaqur ne vitin 2006 ne “Integrative Cancer Therapies”, ka treguar per sistemin nuhates te qenve ne raste te semundjeve te tilla si kanceri. Testet ne fakt kane treguar se ne prani te njerezve te shendetshem dhe te tjereve te semure nga kanceri, disa qen jane ne gjendje te dallojne te semuret nga era e urines dhe frymemarrja.

U bene eksperimente me qente ne prani te personave te semure me kancer ne gjoks, mushkri, lekure dhe veshka. Rezultatet kane qene befasuese: per sa i perket kancerit te mushkerive qente e nuhaten ne 88 per qind te rasteve, perqindje qe per sa i perket kancerit te gjirit arrinte ne 97 per qind.

Kjo mund te shpjegohet nga fakti se mund te kete elemente te kesaj semundjeje lehtesisht te dallueshme nga kafshet shtepiake. Sipas specialisteve behet fjale per nje studim interesant qe mund te hape rruge te reja ne kerkimet per kete semundje.
Siroco
Siroco

Unë e dëgjoj këngën e zogut jo për zërin e tij, por per heshtjen që vjen pas.


201


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqisa e shtate - Intuita e kafsheve Empty Re: Shqisa e shtate - Intuita e kafsheve

Mesazh  Elsavrana 30.10.14 0:02

Mos harroni macet. Edhe ato kane nje lidhje te fuqishme me njerezit qe jetojne...duken ca te largeta e te ftohta po jane prane teje kur ti ndihesh keq. Keshtu ndodh me macen time Dora.
Elsavrana
Elsavrana

33


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqisa e shtate - Intuita e kafsheve Empty Re: Shqisa e shtate - Intuita e kafsheve

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi