EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

E Pashpjegueshmja!

+5
Luli
dashmir*
dante
Ushtari i krishtit
Androo
9 posters

Shko poshtë

E Pashpjegueshmja! Empty E Pashpjegueshmja!

Mesazh  Androo 28.09.11 18:52

E Pashpjegueshmja! Haunted

/Mund të komunikojm me të vdekurit\

A mund vërtet të flasim me të vdekurit?-është nje pyetje që ka mbërthyer filozofët për mijëra vjet!

Pronarja e dyqanit Nina De Santo e beson këtë.Një natë ajo ishte duke e mbyllur dyqanin kur shoku i saj Michael iu shfaq në derë!Ai i tha asaj se dëshironte ta falënderonte për të gjithat që ka bërë për të dhe se do sapo ishte divorcuar nga gruaja dhe kishte humbur kujdestarin e dy fëmijëve!

Të nesërmen bashkëpunëtorët e Nina De Santo morën një lajm të hidhur,Michael kishte bërë vetëvrasje nëntë orë para se të shfaqej në dyqan?

Michael kishte bërë vetëvrasje pas divorcimit me gruan dhe humbjen me gjyq të kujdestarisë së djalit dhe vajzës së tij!


E Pashpjegueshmja! Weddingghost

/Një dasmorë i paftuar\

Kjo fotografi është bërë në dasmën e Matt White duke lënë mbresa të padëshirueshme!

Një mik i dhëndrrit kishte qenë duke bërë fotografi në dasmë kur ai erdhi duke bërtitur ''Shikoni në foto,shikoni në foto! Dikush është në këtë fotografi''.Imazhi i frikshëm kishte treguar vetën në anën e djathtë të fotografisë ku shihje si një figurë e bardhë!

Matt White dhe Danielle Hann të sapomartuar ishin tronditur kur kishin parë imazhin në aparatin dixhital,foto e bërë në Qershorë të 2011!
Androo
Androo

250


Mbrapsht në krye Shko poshtë

E Pashpjegueshmja! Empty Re: E Pashpjegueshmja!

Mesazh  Androo 28.09.11 22:52

E Pashpjegueshmja! Ghoststairs

/Policia Skoceze në hulumtim të Fantazmave dhe Ufove\

Policia ka lëshuar këtë lloj hetimi pas disa rasteve të jashtëzakonshme nga qytetarë të ndryshëm!

Policët zyrtarë të Tayside të Skocisë janë thirrur për të hetuar një shumllojshmëri të ngjarjeve të pazakonta që kanë ndodhur viteve të fundit,duke përfshirë 5 incidentet të veprimtarise Paranormale prej të cilave se paku dy mbeten të pashpjegueshme!

Një rast veçanërisht i dukshëm kishte të bënte me një njeri i cili telefonoi policisë për të raportuar se ishte sulmuar nga fantazmat,zyrtarët policorë të cilët kishin mbërritur në vend ngjarje zbuluan se personi në fjalë ne fakt kishtë qenë duke halucinacionuar!

Po ashtu ka pasur edhe raste kur kanë raportuar edhe incidente me Ufot!
Androo
Androo

250


Mbrapsht në krye Shko poshtë

E Pashpjegueshmja! Empty Re: E Pashpjegueshmja!

Mesazh  Androo 29.09.11 14:49

E Pashpjegueshmja! Gallery_2_40_79017

/Piktura e mallkuar\

Emri i vërtetë i kësaj pikture quhet ''Duart e rezistuara'' dhe është pikturuar nga Bill Stoneham në vitet e 70-ta?

Në shkurt të vitit 2000 kjo piktur u shfaq në eBay me emrin e ndryshuar ''Piktura Fantazmë''.Ka pasur raporte që kur njerëzit i kanë kaluar pranë dhe e kanë shikuar janë sëmurë ose çmendur!

Kur një njeri e mori në muzeun e tij,dhe pastaj ajo pikturë u kritikua nga një kritikë i pikturës nuk kaluan as një vitë dhe të dy kanë vdekur!
Androo
Androo

250


Mbrapsht në krye Shko poshtë

E Pashpjegueshmja! Empty Re: E Pashpjegueshmja!

Mesazh  Androo 30.09.11 15:26

E Pashpjegueshmja! Ghostphoneshop

/Fantazme e kapur ne kamerat e CCTV\

Një video që tregon shfaqjen e një fantazme në një dyqan të telefonva po qarkullon në internet!

Andrew Dasilva pohon se shfaqjen për herë të parë e ka parë gjatë rishikimit nga kameratë për sigurin e dyqanit: ''Unë nuk mund të besoja kur e pashë,mu rrënqeth trupi'',tha ai.

Në video shihet pamja e një vajze të vogël që kalon pranë derës dhe zhduket!

Sipas disa thashethemeve dyqani është ndërtuar mbi jetimoren Victoria të dikurshme.

Reagimet deri më tani kanë qenë skeptike!
Androo
Androo

250


Mbrapsht në krye Shko poshtë

E Pashpjegueshmja! Empty Re: E Pashpjegueshmja!

Mesazh  Androo 01.10.11 17:31

E Pashpjegueshmja! Ghostcellar

/Vajzat e trembura nga një fantazmë,hospitalizohen në spital\

Dy nxënëse ishin tmerruar nga fantazmat pas një vizite të një shkolle të braktisur!

Ato kishin qenë pjesë e një grupi prej 12 personash që dëshironin të vërtetonin ekizstencën e fantazmave,por pas një takimi me këto të fundit ato ishin tmerruar aq shumë sa që pjestarët e tjerë të grupit ishin të detyruar ti dërgonin në spital.

Vajzat thuhet se kanë parë luftetarët Japonezë të Luftës së Dytë Botërore,ngjarja ka ndodhur në Hon Kong dhe ka shokuar gjithë qytetin!
Androo
Androo

250


Mbrapsht në krye Shko poshtë

E Pashpjegueshmja! Empty Re: E Pashpjegueshmja!

Mesazh  Androo 01.10.11 21:57

E Pashpjegueshmja! Fairbanks

/A është kjo shtëpi e vjetër Amerkiane e pushtuar nga fantazma?\

Shtëpia më e vjetër në Amerikë e ndërtuar nga druri është përhumbur nga fjalët se ajo është e pushtuar nga fantazmat!

E ndërtuar në mes të viteve 1637-1641,ajo tashmë është një muze dhe shquhet për një seri fenomenesh paranormale.Drejtori i muzeut Justin Schlesinger është vetëm një nga punonjësit që përjeton diçka të pazakont në atë shtëpi (muze) duke përfshirë zhurma,hapa duke ecur dikush dhe gjurmë misterioze me të njejtin përfundim që askush nuk e di arsyen!
Androo
Androo

250


Mbrapsht në krye Shko poshtë

E Pashpjegueshmja! Empty Re: E Pashpjegueshmja!

Mesazh  Androo 03.10.11 15:15

E Pashpjegueshmja! Facewater

/Shfaqet fytyra misterioze në një fotografi\

Një fotografi e bërë nga një vizitor në Arizona memoriale duket se është shfaqur një fytyrë e pazakontë!

''Unë isha duke bërë fotografi dhe në fund të zgjidhja ato më të veçantat'' tha Susan De Vanny e cila e mori fotografin ku kishte fotografuar naftën dhe ujin duke e veçuar sepse në të ishte shfaqur një fytyrë misterioze!

Susan nuk ishte e sigurt se çfarë duhet të bënte më atë fotografi!
Androo
Androo

250


Mbrapsht në krye Shko poshtë

E Pashpjegueshmja! Empty Re: E Pashpjegueshmja!

Mesazh  Androo 06.10.11 20:52

Një krijesë e paidentifikuar që përshkon autostradën\

Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

E Pashpjegueshmja! Empty Re: E Pashpjegueshmja!

Mesazh  Androo 14.10.11 23:03

E Pashpjegueshmja! Krakensea

/Gjendet përbindëshi gjigant ''Kraken'' deti në një varr\

Një krijesë parahistorike gjigante është gjetur në thellësin e një oqeani!

Mbetjet e ichthyosaurs të madhë parahistorik është shfaqur me një lloj fosili ku shihej se kishte lëndime të mëdha,si një okatpod Kraken legjendar ku mund të ketë një bazë të lidhur me realitetin sesa të mendohet që Kraken ishin krijesa legjendare.

Nëse konfirmohet të ketë qenë një kafshe atëhere ai do të ishte më i gjatë se 100 metra dhe do karakterizohej banori më i madh i thellësive oqeanike.

Një përbindësh gjigant deti si një krijes mitologjike është menduar të jetë një grabitqarë deti me madhësin e një autobusi dhe me dhëmbë të mëndhenjë e të frikshëm!
Androo
Androo

250


Mbrapsht në krye Shko poshtë

E Pashpjegueshmja! Empty Re: E Pashpjegueshmja!

Mesazh  Androo 16.10.11 15:40

E Pashpjegueshmja! 16bibla_1610110941_1

/Kush e ka shkruar Biblën ?\

Shkencëtarë izraelitë për kompjuterë e kanë krijuar programin për analizën e teksteve, i cili mbase një ditë do të zbulojë kush e ka shkruar Biblën.

Këta dhe shkencëtarë të cilët studiojnë Biblën kanë krijuar në Universitetin e Tel Avivit një algoritëm të posaçëm , i cili duhet të sqarojë se a janë të gjitha pjesët e këtij libri punë e një autori.

Shumë besojnë se Toran, pesë librat e parë të Biblës i ka shkruar një njeri-Moisiu. Mirëpo, shumica e shkencëtarëve besojnë se Biblën e kanë shkruar më shumë autorë, ndërsa sistemi mund të ndihmojë në analizën e shumë elementeve, nga struktura e fjalive deri te lënda e tekstit.

Algoritmi me një siguri të madhe do të tregojë se një pjesë të caktuar të tekstit e ka shkruar një person apo shumë sish, si dhe në pasuse a ndërrohen, apo jo, autorët.

Ky algoritëm është prezantuar në konferencën e 49-të të shoqatave të linguistëve kompjuterik në Portland, dhe të gjithë pjesëmarrësit e kanë përshëndetur këtë zbulim duke theksuar se shpresojnë se ai do t’u ndihmojë për tejkalimin e vështirësive të cilat i mundojnë shumë nga ata- reakcionin subjektiv dhe shpjegimin e Biblës.

K.net
Androo
Androo

250


Mbrapsht në krye Shko poshtë

E Pashpjegueshmja! Empty Re: E Pashpjegueshmja!

Mesazh  Androo 18.10.11 20:12

E Pashpjegueshmja! Images

/Turriptosis Nutricula, krijesa e perjetshme \

Gjallesa e mesiperme duket se eshte e vetmja ne gjendje te thyeje te gjitha rregullat e natyres. Ajo eshte e perjetshme.

Turriptosis Nutricula eshte nje meduze me gjatesi 4mm e cila eshte ne gjendje te kthehet ne "kelysh". Kjo gjallese e vogel mund te rigjeneroje gradualisht trupin e saj ne pafundesi.

Kjo eshte e mundur ne saje te aftesise se saj per te transformuar qelizat e saj fale procesit te transdiferencimit dhe shumezimit te tyre ne vazhdimesi.
Androo
Androo

250


Mbrapsht në krye Shko poshtë

E Pashpjegueshmja! Empty Re: E Pashpjegueshmja!

Mesazh  Androo 19.10.11 12:58

E Pashpjegueshmja! 19hot2_1910111217_1

Hotelet më të frikshme në botë

Duke qenë se festa e Hallouinit po afron dhe tashmë festohet edhe te shqiptarët, po publikojmë një listë me hotelet më të frikshme në botë ku mund të kaloni një natë vërtet të frikshme. Karosta Prison Hotel - Ndodhet në Letoni dhe është një ish-burg i kthyer në hotel. Qelitë nuk janë ndryshuar aspak, por janë apo ato ku kanë kaluar ditët e dënimit të burgosurit gjatë pushtimit nazist. Nëse zgjidhni paketën ‘Extreme Night’ do të trajtoheni njësoj si të burgosurit, që do të thotë: dushe të ftohta, krevate hekuri jo të rehatshëm dhe abuzime verbale nga rojet.

Jailhouse Accomodation - Ndodhet në Christchurch të Zelandës së Re. Në të mund të dëgjohen ende zërat e të burgosurve që kanë vuajtur dënimin në muret e këtij burgu. Ky hotel ofron 30 “qeli” luksoze ku nuk do ju mungojë asgjë.

Loch Lomond Youth - Ndodhet në Skoci, në afërsi të liqenit Lochness. Nëse flini aty mund të dëgjoni zhurmën e përbindëshit të liqenit dhe të një shpirti që thuhet se vërdalliset brenda hotelit. Një palë shkallë që bëjnë zhurmë, xhama me njolla dhe një sallon prej filmash horror e bëjnë këtë hotel një nga më të frikshmit në botë.

Terra Mitica - Ndodhet në Alba-Iulia të Rumanisë, në zemër të Transilvanisë, atdheun e Kontit Drakula. Hoteli është i rrethuar nga rrugica misterioze dhe pyje të errët. Godina është ndërtuar rreth 200 vjet më parë.

E Pashpjegueshmja! 19hot1_1910111217_1

E Pashpjegueshmja! 19hot_1910111218_1
Androo
Androo

250


Mbrapsht në krye Shko poshtë

E Pashpjegueshmja! Empty Re: E Pashpjegueshmja!

Mesazh  Androo 26.10.11 16:27

E Pashpjegueshmja! Images

Si lindi Frankenshtajni

Drita e Hënës ka zbardhur misterin e momentit brilant të iluminizmit të Mary Shelley, kur për herë të parë mendoi të shkrunate Frankenshtajnin.

Disa astronomë teksanë kanë arritur të llogarisin se autorja, ende adoleshente, pati frymëzimin nga një ëndërr me sy hapur në mëngjesin e 16 qershorit 1816, gjatë një vere të çmendur në liqenin e Gjenevës. Për ta llogaritur, astronomët kanë studiuar dhe llogaritur pikërisht dritën e Hënës, duke ndjekur fjalët që autorja shkruajti në parathënien e librit të saj.

Saktësisht kishte shkruar për ëndrrën me sy hapur gjatë një nate të pagjumë në dhomën e sajt të errët, me dritën e Hënës që i binte në dritare.

Ndër të tjera, Mary Shelley shkruante se e kishte gjetur në këtë mënyrë idenë për librin, që u bë i famshëm në të gjithë botën. Në gusht të vitit 2010, profesor Olson, që ka përdorur më parë tavolina astronomike dhe pika referimi gjeografike për të fiksuar datën, orën dhe vendin e disa pikturave të Edvard Munch e Vincent van Gogh, shkoi në Liqenin e Gjenevës bashkë me dy kolegë dhe dy studentë, për të zbuluar se kur Hëna kishte “goditur” me dritën e saj dritaren e dhomës së gjumit të Mary Shelley.

Vizituan vilën, që është ende në pronësi private, ekzaminuan terrenin, studiuan motin. Studiuan sidomos Hënën, duke mbërritur në zbulimin që ajo shkëlqente në dritaren e Dhomës së Shelley pak përpara orës 02:00 të 16 qershorit 1816. “Mary Shelley shkruajti kur Hëna shkëlqente nëpërmjet dritares – ka deklaruar profesor Olson – dhe për 15 vjet kam pyetur veten nëse mund të rikrijohej ajo nate.

Dhe ja ku arritëm ta rikrijojmë”. Ndonëse jo plotësisht, por vetëm me pak imagjinatë dhe me orën saktë.
Androo
Androo

250


Mbrapsht në krye Shko poshtë

E Pashpjegueshmja! Empty Re: E Pashpjegueshmja!

Mesazh  Androo 28.10.11 17:36

E Pashpjegueshmja! Images

Endrrat, tani do te shihen fale rezonances magnetike

Ky me siguri qe do te jete nje hap i madh drejt fantashkences.

Ne nje botim te revistes shkencore Current Biology, shkencetaret e Institutit gjerman te psikiatrise Max Planck ne Mynih kane treguar se jane duke studjuar te ashtuquajturat "endrrat te qarta", dhe kane zbuluar se kur njeriu eshte duke pare nje enderr dhe kryejme nje levizje te caktuar, ne trurin e tij aktivizohen po ato zona te cilat aktivizohen edhe atehere kur ai i kryen realisht ato.

Ne kete menyre keto endrra do te jene nje mundesi e mire per kodifikimin e aktivitetit neural te endrrave dhe parathene permbajtjen e tyre me ane te rezonances magnetike.
Androo
Androo

250


Mbrapsht në krye Shko poshtë

E Pashpjegueshmja! Empty Re: E Pashpjegueshmja!

Mesazh  Androo 03.11.11 13:55

E Pashpjegueshmja! Images

Ekografia në testikuj shfaq...një fytyrë njeriu

Doktor Naji Touma, asistent profesor i urologjisë në Universitetin e Kingstonit, ka mbetur i befasuar kur dalloi tiparet e një fytyrë që shfaqej nga një ekografi e testikujve të një pacienti të tij.

“Ishte një zbulim vërtet dëfryes”, ka komentuar mjeku, i cili ka përjashtuar çdo hipotezë të ndonjë mesazhi hyjnor të prodhuar nga ajo analizë. Ndonëse duket se bëhet fjalë për një burrë, përvijëzimet e fytyrës së të cilit kanë ardhur nga një dhembje fizike.

“Eshtë krejtësisht e rastësishme. Eshtë pak a shumë sikur ndokush të gjente forma të ngjashme me Virgjëreshën Maria, në bukën e pjekur...”. Ndër të tjera, mjeku ka zbuluar se pacienti, një 45-vjeçar paaplegjik, nuk ka pasur asnjë interes për këtë zbulim të veçantë:

“Mendoj se më tepër u qetësua në lidhje me faktin që s’kishte kancer. Prandaj nuk donte të dëgjonte detaje të tjera”.
Androo
Androo

250


Mbrapsht në krye Shko poshtë

E Pashpjegueshmja! Empty Re: E Pashpjegueshmja!

Mesazh  Androo 07.11.11 16:30

E Pashpjegueshmja! 07plaka_0711111505_1

E “harruar” nga vdekja

Thuhet se është femra më e vjetër në botë, Kesi Karujeva 116 vjet. Carin Nikolain, Joseph Stalinini ka përjetuar që të gjithë. Se pse ajo nuk po vdes, kjo çeçene nuk e di. Por e di se pse ka arritur deri në këtë moshë.

Kesi Karujeva ka përjetuar pushtetin e Carëve dhe diktaturën e Joseph Stalinit, i ka mbijetuar deportimit dhe disa luftërave. Ajo është tejet e moshuar, sa për t’u frikësuar nga vdekja. Ajo në fakt e kërkon atë.

“Në vazhdimësi po përpiqem të vdes, por kurrë nuk po ja arrij qëllimit”, thotë kjo çeçene, transmeton “Koha”.

Një shami e gjelbër mbulon fytyrën e saj me rrudha. Para disa javësh, ajo morri shkopin e saj dhe në fshehtësi tentoi të largohet nga i biri dhe nipërit e saj. Ajo e kaloi gardhin e vogël në oborr dhe u rrëzua. Gishtin që e theu pas rrëzimit ende e ka në gips.

“Prapë nuk vdiqa. Me gjasë jam e pavdekshme”, thotë Kesi.

Në bazë të dhënave në pasaportën e saj, Kesi Karujeva, me vendbanim në fshatin Goity, në afërsi të kryeqytetit të Çeçenisë, Grozni, ka lindur më 5 janar të vitit 1885. Në bazë të këtyre të dhënave, ajo është për një vit e gjysmë më e vjetër se amerikania Besse Cooper, e cila aktualisht konsiderohet si njeriu më i vjetër në botë.

Ajo në vazhdimësi pranon vizitorë në shtëpinë e saj. Herë vijnë fqinjët, për të zhvilluar ndonjë bisedë me të, e nganjëherë vjen edhe vajza e saj 80 vjeçare, e ulur në karrocë të invalidëve.

Fshehtësia e jetëgjatësisë së saj:”Gjithmonë konsumoni ushqim me yndyrë”, thotë Kesi. Asaj gjithmonë i shërbehen pjesët më të yndyrshme të ushqimit.

“Babai im ishte një njeri i pasur. Por kur u përmbys Cari Nikolai, ai humbi gjithë pasurinë”, kujton Kesi.

Më pas erdhën komunistët. Për Stalinin, Kesi nuk flet me dëshirë: ”Nga ai më dhëmb koka”.

Në vitin 1944, Kesi, sikur edhe qindra mijëra çeçenë tjerë, u deportua nga Stalini.

Komunistët fajësuan këtë popull në Kaukaza për bashkëpunim me Gjermaninë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Na futën nëpër vagonë për kafshë dhe na dërguan në Kazakistan. Morëm me vete vetëm rrobat e trupit”, rrëfen Kesi, e cila u kthye në Çeçeni në vitin 1959.

Për personat e moshuar në Kaukaz qarkullojnë shumë legjenda. Kështu, në qytetin Karaçajevsk, rreth 300 km larg Groznit, qytet ky malor me rreth 20 mijë banorë, në vazhdimësi tubohen personat, më të vjetër se 100 vjet.

Gjatë kohës së pushtetit komunist, sovjetikët kishin regjistruar mbi 500 persona nga Kaukazi, në moshën prej 120 deri në 170 vjet.

Qobani nga Azerbajxhani, Shirali Muslimov, vdiq në vitin 1973, në moshën 168 vjet! Thuhej se Muslimov kishte lindur më 26 mars të vitit 1805. Megjithatë, disa medie i cilësuan si “përralla” raportet për jetëgjatësinë e njerëzve në Kaukaz. Banorët e Kaukazit, pat theksuar në një kohë mjeku rus, Shores Medvedev, e kanë zakon të stërmadhojnë gjërat.

Një rol ndoshta luan edhe fakti se në rajonet bujqësore të Kaukazit shumë rrallë gjen çertifakata të lindjes, të cilat vërtetë janë të besueshme. Shumë banorëve të rajoneve malore nuk ju kujtohet data dhe viti i lindjes, për çobanët dhe bujqit këto të dhëna nuk kishin fare rëndësi.

Dhe madje edhe atëherë kur ekzistojnë dokumentet zyrtare, ato rrallë ndihmojnë në qartësimin e saktë të gjërave.

Kesi nuk posedon vetëm pasaportën, në të cilin si vit i saj i lindjes figuron viti 1895, por edhe një çertifikatë të rehabilitimit, si një person i deportuar në vitin 1944. Në këtë certifikatë shkruan se ajo ka lindur në vitin 1884.

“Nëna ime nuk ka 116, por 127 vjet”, thotë djali më i ri i Kesit, Salmani, i cili ka lindur në vitin 1957. Në bazë të kësaj, nëna e tij ka qenë 70 vjeçare kur e ka lindur atë.

Në mbrëmje, esi për çdo natë falet dhe lutet. Kjo myslimane lutet për pranim në parajsë, për fëmijët, nipërit dhe për vete.

Ajo thjeshtë nuk e shijon faktin se po jeton kaq gjatë, thonë të afërmit e saj.

Por jetëgjatësia ka një traditë në familjen e Kesit: motra e saj ka jetuar 108 vjet, nëna e Kesit vdiq në moshën 118 vjeçare. Me gjasë kam mbetur e ngujuar në këtë botë”, ankohet Kesi. Më pas, ajo përshëndetet nga mysafirët. “Ejani sërish, në rast se nuk vdes në ndërkohë”, thotë ajo.
Androo
Androo

250


Mbrapsht në krye Shko poshtë

E Pashpjegueshmja! Empty Re: E Pashpjegueshmja!

Mesazh  Androo 12.11.11 22:20

E Pashpjegueshmja! Vret-veten-twitter

Vret veten pas 144 kërkesave për ndihmë në Twitter

Ndonjëherë statuset e miqve në Facebook apo Twitter i marrim shaka ose thjesht lojëra por nuk është gjithmonë kështu.

Një 18-vjeçare nga Texas, SHBA ka paralajmëruar 144 herë në profilin e saj në twitter që do vetëvritej por askush nga 500 miqtë e saj virtualë nuk e ka marrë seriozisht dhe nuk e ka besuar në ato që shkruan e ta ndihmonte të shmangte aktin e vetëvrasjes.

Adoleshentja pretendonte se dikush në familje e shfrytëzonte seksualisht. Kjo mendohet të ketë qënë dhe arsyeja kryesore që ka çuar vajzën në depresion, raporton "Daily Mail".

Vajza madje kishte folur edhe me shërbimet e mbrojtjes së minorenëve dhe me një mësues të kolegjit që frekuentonte, duke u thënë se një pjestar i familjes e shfrytëzon seksualisht.

Por, as këta nuk e besuan, duke kërkuar prova dhe për këtë arsye, 18 vjeçarja i dha fund jetës.
Androo
Androo

250


Mbrapsht në krye Shko poshtë

E Pashpjegueshmja! Empty Re: E Pashpjegueshmja!

Mesazh  Gjinkalla 13.11.11 20:55

A egzistojne universe tjera?

Kjo eshte nje nga argumentet me te diskutuara.Teoria thote qe,egzistojne universe te pa fundme,ku secili prej tyre eshte unik,dhe ka ligjet natyrore te ndryshme nga njera tjetra.Shume shkenctare,thone qe kjo mbetet thjesht nje teori dhe asgje me shume,dhe se eshte thjeshte nje spekulim.Nuk ka ndonje arsye,apo ndonje argument matematikore,qe deshmon se eksistojne argumente per egzistencen e universeve.Kjo gjithnje do te mbetet nje mister i cili kurre nuk do te zgjidhet.
Gjinkalla
Gjinkalla

111


Mbrapsht në krye Shko poshtë

E Pashpjegueshmja! Empty Re: E Pashpjegueshmja!

Mesazh  Androo 17.11.11 13:23

E Pashpjegueshmja! Images

Disney Wonder, anija misterioze, 171 te zhdukur ne 10 vjet

Rebecca Coriam, 24 vjecarja punonte si animatore ne bordin e kesaj anije dhe per here te fundit eshte ngjitur ne te nga porti i Los Angeles, dhe prinderit kane denoncuar zhdukjen pa gjurme te saj kur anija ndodhej ne Gjirin e Meksikes.

Kjo vajze eshte i 171 person qe zhduket ne menyre misterioze nga anija. Pas kthimit te Los Angeles, policia e Bahamasit, ku edhe eshte regjistruar anija, ka delaruar se eshte duke zhvilluar hetimet. Gjithsesi, edhe pse kane kaluar 8 jave, asnje informacion per zhdukjen e saj.
Androo
Androo

250


Mbrapsht në krye Shko poshtë

E Pashpjegueshmja! Empty Re: E Pashpjegueshmja!

Mesazh  Androo 17.11.11 20:20

E Pashpjegueshmja! Shenjakine

Shenjat e çuditshme në Kina, asgjë e habitshme

Ajo që deri pak ditë më parë ishte konsideruar si një zbulim i papritur dhe misterioz ka rezultuar një gjë normale. Imazhet e kapura nga Google Map ku tregoheni imazhe të çuditshme në shkretëtirën e Gobit në Kinë ishin në fakt për gradimin e satelitëve spinë.

Jonathon Hill, teknik për udhëtimet hapësinore në Mars është shprehur se këto shenja janë identike me ato të SHBA-së që janë bërë për gradimin e satelitit spiunë Corona.

Fillimisht u mendua se këto janë shenja nga jashtëtokësorët. Gjithashtu kishte edhe mendime të çuditshme të hamendësonin ndonjë sulm të mundshëm që Kina po përgatiste të ndërmerrte kundër SHBA-së
Androo
Androo

250


Mbrapsht në krye Shko poshtë

E Pashpjegueshmja! Empty Re: E Pashpjegueshmja!

Mesazh  Androo 22.11.11 19:54

E Pashpjegueshmja! Images

Kinë,gruaja hidhet nga ura, por mbijeton

Nje grua në Kinë është kapur krejt befasisht duke u hedhur nga një urë në autostradë dhe si përfundim ia ka dalë mbanë të mbijetojë. E gjithë skena është filmuar nga një pasagjer i një makine, që po ecte pikërisht në rrugën ku u hodh gruaja.

Makina që po ecte përpara makinës, nga ku filmua video, ka ndaluar në kohë, por pa e vrarë mendjen për t’i ardhur në ndihmë gruas. Ndërkohë që ndryshe ka vepruar makina me filmuesit e ketij episodi, te cilet edhe kane kryer menjehere telefonimin e urgjencës, që gruaja të merrte ndihmën e menjëherëshme mjekësore.

Duket se tashmë, protagonistja e kësaj videoje është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë nga ana tjetër ka marrë edhe shumë klikime e komente në Youtube.


Androo
Androo

250


Mbrapsht në krye Shko poshtë

E Pashpjegueshmja! Empty Re: E Pashpjegueshmja!

Mesazh  Androo 07.12.11 18:52

E Pashpjegueshmja! Shpella_kafke2222

Shpella më e frikshme në Britani

Nuk ka asnjë dyshim për këtë foto. Kjo është shpella më e frikshme e Britanisë. Fotografi ka kapur një pamje kafke të frikshme në reflektimin e fytyrës në këtë shkëmb të largët qark liqenit Lake District në Coniston.

Vetëm trimat do të tentonin të hynin në këtë shpellë, ku ujërat e akullta të saj kanë marrë jetën e disa prej tyre në tre vitet e fundit. Por në qoftë se ka pasur ndonjë rrezik që i pret vizitorët në këtë shpellë atë mund ta shohim vetëm me anë të kësaj fotoje.

Liqeni në gurore i braktisur është një vend i frikshëm po aq sa e tregon ky imazh ku ju do të shihni një kafkë gjigande të frikshme. Imazhi është marrë nga një zhytës i cili ka qënë i vetëm në ujërat e minierës pranë Coniston në Cumbria.

Fotografi Peter Bardsley tha: “Shumë zhytës kanë vdekur këtu në këto tunele nënujore, por edhe alpinistë të shumtë kanë vdekur në këtë vend”.
Androo
Androo

250


Mbrapsht në krye Shko poshtë

E Pashpjegueshmja! Empty Foto pa shpjegim!!!!

Mesazh  Meridiani 0 (zero) 07.12.11 19:49

E Pashpjegueshmja! A-Fotomister-CNN

Pjesëtarët e një familje Australiane, pohojnë u kthyen nga një udhëtim i tyre në Amerikë me një dhuratë përkujtimore e cila përmban një mesazh të ardhur nga… bota tjetër!
Familja De Vanny, ndodhej për pushime në Hawai. Gjatë qëndrimit aty, ajo shkoi për të vizituar përkujtimoren e ngritur për nderë të rënëve në betejën e famshme të Pearl Harbor.
Në atë betejë të tmerrshme -si për popullin Amerikanë, po ashtu dhe për marinën e saj- që u zhvillua gjatë luftës së dytë botërore, më 1941-in, nga sulmi befasues i Japonezëve, më shumë se 1,000 marinar amerikanë humbën jetën dhe trupat e shumicës prej tyre nuk u gjendën kurrë!
Nëna e familjes Australiane, Susan, (siç edhe mund të shihni në video) nxori disa fotografi rreth përkujtimores, mbi varrin e lagshtë të marinarëve të vrarë. Por, kur ajo u kthye në hotel dhe po shikonte të gjitha fotografit një e nga një me kujdes, vuri re se njëra prej tyre ishte krejt ndryshe nga të tjerat dhe e pa zakontë!
Sipas pohimeve të saj, siç edhe mund të shikoni në foto, është fokusuar në sfond një morfi e cila del nga uji.
“Ja tregova fotografin, bashkëshortit dhe fëmijëve të mi pa u thënë atyre se çfarë shihja unë në të. Thjeshtë ju kërkova që të shikojnë fotografin. Por, ata thërritën menjëherë: O zotë një fytyrë! E pamë më mirë dhe shumë me kujdes fotografin e cila na befasoj dhe vumë re se fytyra e fokusuar në të është shumë e dëshpëruar”, deklaroi për kanalin televiziv CNN, Susan.
Po ju, a shikoni të një njëjtën gjë?
Meridiani 0 (zero)
Meridiani 0 (zero)

209


Mbrapsht në krye Shko poshtë

E Pashpjegueshmja! Empty Re: E Pashpjegueshmja!

Mesazh  Androo 05.01.12 20:33

E Pashpjegueshmja! 05-fantazma,-balline-kurioz_0501122006_1

“Fantazmat” në Pagarushë

Në ditët e para të marsit një autobus ishte ndalur në Malishevë. Ngadalë prej tij kishte zbritur Sylë Kryeziu. Kishte bërë më shumë se 800 kilometra rrugë deri aty. Po kthehej nga Sllovenia. E, për t’u ngjitur në fshatin e lindjes, aty ku edhe e kishte familjen, i duhej t’i bënte edhe 10 minuta me makinë. Në një nga qoshet e provincës afrohet të blejë një gazetë.

Kur ç’të shohë në të: Një shtëpi në Pagarushë “po sulmohej” nga fantazmat. Fryma i zihet në grykë, kur në brendi e lexon emrin e të vëllait, Avdurrahimit. Ishte kryefamiljari! Shtëpia e tyre nuk ishte si kështjellat në filmat e Alfred Hitchcockut e vetmuar në ndonjë mal të thellë, por ajo gjendej në mes të lagjes dhe nuk kishte më shumë se katër dhoma. Nxitimthi arrin deri atje.

Rreth tij mblidhen të dhjetë anëtarët e familjes. Përpiqet t’i bindë se nuk duhet frikësuar nga diçka që nuk shihet. Donte t’i shihte me fytyra të gëzuara që po takoheshin pas sa muajsh.

Por llafet ndërpriten, kur befas një breshëri gurësh godet derën e dhomës përballë asaj ku ishin duke u bërë plane se si duhej përzërë trishtimi. Dalin të gjithë. Del edhe Syla. Nuk shohin këmbë as dorë njeriu, pos katër gurëve të shpërndarë para dhomës. Shohin edhe një vrimë të bërë në derë. Atëherë Avdurrahimi, që kishte net pa zënë gjumë në sy, i gatshëm të luftonte me fantazmat, nis të rrëfejë.

“Kah pasditja e 9 shkurtit kanë filluar gjuajtje gurësh nëpër kulme të shtëpive në lagje, e nga mbrëmja gurët kanë filluar t’i godasin edhe dritaret nga jashtë”, thotë ai, e nuk ndalon. “Pas dy ditësh kanë filluar gjuajtje gurësh edhe nga brenda korridorit në njërën nga dhomat e shtëpisë.

Më vonë në mbrëmje, gurët kanë filluar të bien nga brenditë e dhomave. Kanë rënë mbi stufë, afër televizorit, tek abazhuri. Nuk e dije se nga vinin, vetëm kur e shihnim se po binte. Të gjitha dyert dhe dritaret i mbanim të mbyllura, dhe askush nuk kishte as më të voglën ide se si binin ata brenda dhomave”.

Avdurrahimi nuk është njeri i pashkollë. Bile është i edukuar për shkencat natyrore. Nxënësit e fshatit i mëson për kimi e fizikë. U tregon se molekula është njësia më e vogël e një elementi kimik, ndërsa lëvizja e çdo trupi, ashtu siç ka konstatuar Ajnshtajni, është në marrëdhënie direkte me lëvizjen e trupave të tjerë.

Asnjëherë atij nuk i kishte shkuar mendja se një ditë, jo me nxënësit, por së paku me kolegët dhe miqtë, do të fliste për lëvizje të trupave nga forca të padukshme. E në fakt, ai nuk ishte në hall vetëm nga gurët. Disa net në tavan të shtëpisë së tij ishin dëgjuar rrapëllima. Dikur ato kishin filluar të shndërroheshin në goditje.

“Në momentin kur fikej drita, nisnin trokitjet në tavan dhe brenda në dhomë. Në fillim patëm menduar se janë pëllumba, por më vonë kur rrapëllimat vinin sikur dikush e godiste me dorë tavanin, e kuptuam se nuk ishte fjala për pëllumba, por për krijesa të padukshme”, tregon Avdurrahimi. Kjo gjendje e kishte futur në panik gjithë familjen.

“Disa herë jemi detyruar ta lëshojmë shpinë. Një herë, kurrë s’e harroj, u deshtë me shku te një motër në një fshat tjetër në 12 të natës, sepse nuk mujshim me duru ma”, kujton arsimtari. “Fantazmat”, sipas tij, dikur kishin nisur të bënin edhe veprime të tjera. “Orenditë në shtëpi filluan të demoloheshin. Një ditë televizorin e gjetëm të rrokullisur në një cep të dhomës. Gjygymat në cepin tjetër.

Jastëkët e shpërndarë gjithandej nëpër dhomë”, rrëfen Avdurrahimi. E pranon se askush nuk ka qenë prezent kur janë bërë lëvizjet e orendive, por është i sigurt se në dhomë kanë hyrë në momentin kur është ndalur këndimi i Kuranit në televizor. “Në TV ka qenë një DVD e lëshuar me lexim të Kuranit, sepse hoxhallarët thoshin se duhet lëshuar Kuranin për t’i larguar të ‘koftëlargtit’”.

Roja me “vampir”

Më vonë “fantazmat”, sipas tij, kishin nisur të merrnin objekte. Kryesisht telefona mobilë. “Telefonin prej xhepit ma kanë marrë. Ia kanë marrë edhe vëllait, çikës dhe djalit. Atë të vëllait e kemi gjetur në rrugë përmes ziles, sepse nuk e kishte shuar, ndërsa një timit ia kishin marrë baterinë”, tregon ai. Avdurrahimi e kishte thirrur policinë për t’i dalë në ndihmë. Nuk kishin mundur. “Dy policë kanë qenë dëshmitarë se në shtëpi janë dëgjuar rrapëllima.

E kanë thirrur bazën e i kanë lajmëruar, por u kanë thënë se nuk ka nevojë për forca shtesë, se s’dinin me kë të përballeshin”. I kishte thirrur shumë hoxhallarë e shumë sish i kishin shkuar pa ftuar. “Disa thoshin ka magji, e disa thoshin se janë krijesa të padukshme, të liga, por që kanë aftësi veprimi. Thoshin se ato krijesa na shohin neve, por na s’mujm me i pa. Edhe thoshin se mujn me u ba në fizionomi të çdokujt, përveç në fotografi të Pejgamberit”.

Kishte kërkuar ndihmë edhe nga një psikoterapeut. “Psikoterapeuti tha se këtu duhet që shteti të sjellë një grup ekspertësh për ta studiuar fenomenin. E ai vetë konsideronte se veprimi ishte i përhapur në lagje, por të tjerët nuk po tregonin”. Një nga fqinjët e Avdurrahimit ende beson se gjithçka është e trilluar. “Jo, bre, s’ka gja aty, veç e kanë ba të madhe”, thotë ai.

Shtëpia e Avdurrahimit ishte bërë vend pritjeje e përcjelljeje për njerëz nga të gjitha anët e Kosovës. Një ditë në derë të tij kishte trokitur edhe vetë kryetari i Komunës, Isni Kilaj. “Kryetari tha kish pas qejf me kanë prezent kur të bie guri, me pa edhe vetë, po për ata 20 minuta sa nejti spati asnjë gjuajtje”, tregon Avdurrahimi. Një ditë, dikush i kishte thënë se shpëtimin mund ta gjente vetëm nga vapmirët.

I kishin thënë se ata janë të vetmit që mund t’i luftonin lugetërit. Nuk e kishte të vështirë për ta gjetur atë, sepse verën e kaluar kur gurët nuk kishin rënë jo vetëm mbi kulmin e shtëpisë së tij, por edhe në disa kulme të mëhallës, ai kishte ardhur për t’i mposhtur lugetërit. “E patëm gjet vampirin. Ai erdhi me gjithë djalë, nejti një natë, por u largua duke thënë se nuk është punë për të. Ua patëm siguru dy llovaçka.

Kam qenë më pas dy tri herë, por s’ka pas ardhë se thojke se puna e tij është prej 11:30 të natës deri në orët e para të mëngjesit, kur të fillojnë të këndojnë gjelat, e neve na bënte vaki ditën”, tregon ai. Pas gjithë atyre përpjekjeve, qetësinë në familje kishte arritur ta kthente pas një konsulte me një hoxhë nga Vushtrria. “Ai më tha mos u frikohi hiç, mos ja vnoni mendjen, se ata nuk të mbysin.

Nëse bie një guri kape e gjuje. Thjesht, injoroni çdo veprim të tyre”. “U ktheva dhe i thashë kështu familjes. Bënim siç na kishte thënë hoxha dhe goditjet me gurë filluan të rralloheshin”, shton ai.

Mes fantazisë dhe reales

Komandanti i Stacionit të policisë në Malishevë, Bekim Begaj, e konfirmon se ekipet e policisë disa herë gjatë verës kanë qenë në familjen e Avdurrahimit.

Por ai beson se gjithçka që lidhet me këtë familje është vepër njerëzore.

“Ka qenë një gjendje alarmante, por ne e kemi pasur një pistë të dyshimit, megjithëse deri më sot nuk kemi arritur të vërtetojmë asgjë”, tregon komandanti. Atij i vjen mirë që kjo familje nuk ka më telashe si përpara. “Besoj se ata e kanë zgjidhur problemin që e kanë pasur”, thotë Begaj, duke mos përjashtuar mundësinë që “skenari i trishtimit” të jetë ndërtuar nga vetë ankuesit për qëllime përfitimi.

Por ndryshe e shpjegon atë që ka ndodhur në Pagarushë psikoterapeuti Adem Kolgeci. Ai që e kishte vizituar familjen Kryeziu së paku pesë herë. “Kjo nuk është pjellë e fantazisë. Kjo më së miri vërtetohet, kur e sheh duke rënë gurin nga brendia e shtëpisë. Kallja e shpive në Landovicë, ku objektet e lagura janë djegur, pastaj prerja e trupit dhe e teshave në disa vende të tjera, janë argumente për ekzistimin e trupave jofizikë”, deklaron ai.

Në Kosovë, sipas tij, nuk njihet ky fenomen, por në shtetet e tjera, përfshirë ato të rajonit, po. “Kam thënë se shteti duhet të merret me këso fenomenesh, që ndodhin dita-ditës, e që janë të pashpjegueshme për shkencën”, rikujton ai. Përgjithësisht, sipas tij, njerëzit shpëtojnë nga këto gjendje me anë të sugjestionit dhe hipnozës.

“Unë besoj se ajo që kanë thënë banorët është e vërtetë, e ata që thonë se janë trillime nuk e kanë provuar në lëkurën e tyre”, thekson ai. Këso fenomenesh, sipas tij, ka gjithandej, por nuk duhet të zmadhohen. “Ne sivjet kemi pasur një rast tjetër që thirret sugjestion zinxhiror parapsikologjik. Ky ka ndodhur në një dasmë në Podujevë, kur është thënë se janë helmuar shumë veta, gjë që nuk ka qenë e vërtetë. Një ka pasur neurozë dhe të tjerët i ka rrokë në mënyrë zinxhirore”, tregon ai.

Mirëpo, profesori i sociologjisë, Shemsi Krasniqi, konsideron se “krijesat e padukshme” për të cilat pretendojnë familjarët janë produkte të fantazisë njerëzore dhe gjendjeve shpirtërore të tyre e jo edhe qenie reale që veprojnë në mesin tonë. “Fetë e ndryshme, mitologjitë, besimet,fallet dhe magjitë nëpër sistemet e tyre ontologjike iu kanë bërë vend krijesave të padukshme, por shkenca, së paku shkenca çfarë e njohim ne, nuk njeh aso figurash dhe nuk i pranon si ekzistente”, thotë ai.

Fantazia njerëzore, emocionet, koshmaret dhe paranojat, sipas tij, nganjëherë e errësojnë arsyen plotësisht, dhe në ato raste, edhe lëvizjet më të thjeshta marrin kuptime misterioze. “Misteriozja dhe e pashpjegueshmja nuk janë të tilla për shkak të vetes së tyre, por për shkak tonë që i prodhojmë si të tilla”, shpjegon ai. Njerëzit, sipas tij, vetë e prodhojnë misterin dhe e përdorin për efekte të caktuara, por natyra e misterit është se ai vepron edhe mbi vetë prodhuesin e vet.

“Në këtë rast, familjarët nuk kanë nevojë të frikësohen e as të kërkojnë largimin e “krijesave të padukshme” ose “të huaja”. “Për riparimin e vet shpirtëror nuk nevojiten ‘vampirët’ e as kurrfarë praktikash të tjera misterioze; mjafton ta çlirojnë mendjen prej misterit që vetë e kanë prodhuar dhe të binden se në shtëpinë e tyre nuk jeton kush tjetër pos vetes së tyre”, thekson Krasniqi.

Shpjegimi religjioz

Kryeimami i Kosovës, Sabri Bajgora, e konfirmon në aspektin fetar ekzistimin e krijesave të padukshme. Islami, sipas tij, i njeh dy lloje të tyre: melaqet dhe exhinët. Të parat, siç thotë ai, nuk kryejnë veprime, ndërsa të dytat po. Për exhinët, ai thotë se jetojnë në një dimension tjetër të jetës dhe kanë aftësi të shpejtë veprimi, të barabartë me shpejtësinë e dritës.

“Për një sekondë mund të lëvizin nga një skaj në skajin tjetër të botës, sepse nuk kanë pengesa materiale”, shpjegon Bajgora. Ai nuk e sheh të pavend shqetësimin që ka familja Kryeziu, por i rekomandon ata që të drejtohen tek ndonjë hoxhë që merret me parapsikologji. Kështu, në fakt, ata edhe kanë vepruar. Bajgora pajtohet me hoxhallarët që e kanë këshilluar Avdurrahimin që ta këndojë ose ta lëshojë në radio apo televizor Kuranin, për t’i larguar exhinët nga dhoma.

Demolimin, që i është bërë dhomës pikërisht në kohën kur Kurani ka qenë duke u kënduar, ai e shpjegon si inat të exhinëve. “Veprimi i tyre në atë çast ka qenë hakmarrës, sepse nuk kanë mundur ta duronin atë gjendje. E kanë kryer veprimin dhe kanë ikur”, thekson Bajgora, duke i cilësuar exhinët si krijesa me intelekt të madh. Por, përveç islamit, ekzistimin e krijesave të padukshme e njohin edhe religjionet e tjera, përfshirë atë të krishterimit.

Tash sa vite flitet se “fantazmat” enden edhe në Shtëpinë e Bardhë të Amerikës. Vajza e ish-presidentit amerikan George W. Bush, Jenna, para tre vjetësh, në shoun televiziv të Jey Lenos, ka deklaruar se derisa ka jetuar në këtë shtëpi i ka dëgjuar fantazmat. “E kam dëgjuar fantazmën.

Flija, ndërsa nga kamini i dhomës sime përnjëherë është dëgjuar muzika e viteve ‘20 të shekullit të kaluar. E dëgjova, u frikësova shumë, dhe ika në dhomën e motrës sime – e cila me thoshte se unë sillesha çuditshëm”, ka thënë Jenna.

Ajo e ka pranuar se nuk e ka parë fantazmën e ish-presidentit amerikan Abraham Lincoln, për të cilin thuhet se rregullisht e viziton Shtëpinë e Bardhë, por ka thënë se do të kishte pasur dëshirë ta kishte parë atë.

Thuhet se fantazma e Lincolnit shëtit nëpër korridorin e katit të dytë të Shtëpisë së Bardhë. Herë pas here troket nëpër dyer dhe qëndron afër një dritareje, me një dorë prapa shpinës.


E Pashpjegueshmja! 05-fantazma-3_0501122007_1

(Shkrim i publikuar në Kohën Ditore)
Androo
Androo

250


Mbrapsht në krye Shko poshtë

E Pashpjegueshmja! Empty Re: E Pashpjegueshmja!

Mesazh  majlind's 06.01.12 12:37

E Pashpjegueshmja! 05-fantazma,-balline-kurioz_0501122006_1


Ne vendin ku jane ndertuar keto shtepi , me te vjetrit thone qe ka varreza...!
majlind's
majlind's

15


Mbrapsht në krye Shko poshtë

E Pashpjegueshmja! Empty Re: E Pashpjegueshmja!

Mesazh  Androo 07.01.12 14:28

E Pashpjegueshmja! 07-fantazma-1_0701121415_1

Një fantazmë “kapet” në një video

Një video e disa të rinjve në Angli ka ngjallur jo pak debate për pamjet që transmeton. Videoja ka filmuar të rinjtë gjatë një fundjave teksa kanë qenë me pushime. Por, në sfond të saj duket një figurë e çuditshme që shfaqet krejt papritur në mes të xhirimit.

Djaloshi Paul Feehan ka shtangur kur ka parë videon dhe personin që shquhet në sfond.

Në një gardh me tela në Walsh Valley në Angli, duket një person me veshje të çuditshme që ngjan me një fantazmë, transmeton Noa.

Kapela e çuditshme dhe veshja e zezë shumë e madhe ka shokuar të rinjtë. Por habia ka ndodhur vetëm kur panë videon, pasi gjatë momenti që kishin ndalur në luginë për t’u çlodhur, të rinjtë thonë se nuk kanë parë asgjë.

Pamjet po analizohen nga specialistë për të parë autenticitetin e videos.


E Pashpjegueshmja! 07-fantazma-2_0701121421_1
Androo
Androo

250


Mbrapsht në krye Shko poshtë

E Pashpjegueshmja! Empty Re: E Pashpjegueshmja!

Mesazh  Androo 19.01.12 19:47

E Pashpjegueshmja! Princess-diana10

Turistët kinezë: Pamë fantazmën e Ledi Dianës

Turistët kinezë pohojnë se kanë filmuar fantazmën e princeshës Ledi Diana teksa po vizitonin një kishë në Glasgow të Skocisë.

Sipas shtypit britanik, turistet të cilët po vizitonin kishën ne Glasgow, nuk e kishin parë prezencën e asaj për të cilën mendojnë se është shpirti i Lady Diana-s.

Pasi janë kthyer nga pushimet, ata kane vendosur t’ia dërgojnë këto imazhe Michael Cohen-it, i cili është specialist i fenomeneve paranormale. “E studiova videon me te tjerë specialiste”- thotë ai- “ka mundësi që të jetë thjesht një iluzion optik, por mund te jete edhe fantazma e vërtetë e princeshës Diana”.

“Fantazmat shfaqen zakonisht neper vende qe kane një lidhje me jetën apo familjen e tyre”- shton Michael Cohen- “Disa kane edhe hesape për te lare me boten tone.”


Androo
Androo

250


Mbrapsht në krye Shko poshtë

E Pashpjegueshmja! Empty Re: E Pashpjegueshmja!

Mesazh  Androo 26.01.12 21:47

E Pashpjegueshmja! Polonipus

Horror në Poloni, nga pusetat del gjak

Në qytetin Koscierzyna të Polonisë një fenomen anormal ka shqetësuar jo vetëm banorët por edhe autoritetet. Në qytet po krijohen pellgje të shumta, dhe jo si zakonisht me ujë por me gjak.

Autoritet e lajmëruar nga banorët e alarmuar kanë zbuluar edhe misterin që tmerroi për vdekje banorët e qytetit. Sipas policisë lëngu i kuq ishte vërtet gjak, por jo njëriu.

Ata thanë se gjaku vinte nga një fabrikë mishi së cilës i ishin bllokuar tubacionet e shkarkimit dhe gjaku po dilte nëpër puseta.

Por jo vetëm kaq, shqetësimi i banorëve vazhdon dhe ata ankohen se ky gjak mund të kthehet në burim infeksionesh.
Androo
Androo

250


Mbrapsht në krye Shko poshtë

E Pashpjegueshmja! Empty Re: E Pashpjegueshmja!

Mesazh  Androo 07.02.12 19:09

E Pashpjegueshmja! F.0207131305596_m

Krijesa mitike e liqenit

Islandezi Hjort Kjerulf ia përcolli para disa ditësh një video shumë interesant mediave. Në video shihet një krijesë në formë gjarpri, duke lëvizur nëpër liqenin e ngrirë Lagarfljot.

Krijesa mitike Lagarfljotsormur për herë të parë është përmendur në vitin e largët 1345. Sipas pohimeve, kjo krijesë ka formën e një krimbi gjigant, i cili arrin gjatësinë deri në 90 metra dhe kohë pas kohe është parë duke u zvarritur edhe në tokë.

Sipas tregimeve popullore, Lagarfljotsormur dikur ka qenë krimb i vogël të cilin një grua e futi në rrethin e unazës së artë për ta rritur unazën. Kur u kthye në shtëpi, unaza ishte në madhësinë e njëjtë, por jo edhe krimbi. E tmerruar me pamjen, ajo hodhi në liqe edhe krimbin edhe unazën dhe prej asaj kohe besohet se kafsha jeton aty.

Për fat të keq, në këtë video është vështirë të vërtetohet ekzistimi i Lagarfljotsormurit.


Androo
Androo

250


Mbrapsht në krye Shko poshtë

E Pashpjegueshmja! Empty Re: E Pashpjegueshmja!

Mesazh  Androo 22.03.12 16:45

Fantazma në studion e Klubit të mëngjesit

Androo
Androo

250


Mbrapsht në krye Shko poshtë

E Pashpjegueshmja! Empty Fantazma në studion e Klubit të mëngjesit

Mesazh  Ushtari i krishtit 22.03.12 19:05

e pash androo ajo ishte vertet fantazem
Ushtari i krishtit
Ushtari i krishtit

152


Mbrapsht në krye Shko poshtë

E Pashpjegueshmja! Empty Re: E Pashpjegueshmja!

Mesazh  Albaniaa 19.09.13 16:11

Nese beni gjume te keq e ka fajin Hena
E Pashpjegueshmja! Full-moon
Hena mund te jete fajtore per gjumin e keq gjate nates.

Keto zbulime jane te dhenat e para te besueshme qe ritmet Henore mund te influencojne gumin e njerezve.

Shpesh Henes jepet faji per cmendurine ne Toke. Megjithate, kerkimet kane treguar vazhdimisht qe Hena e plote nuk ka asnje efekt ne shendetin e njerezve. Megjithate disa studime kane gjetur lidhje te dobet ndermjet Henes se plote dhe agresionit te shtuar dhe helmimit te paqellimshem. Por keto te dhena nuk mjaftojne.

Kronobiologu dhe kerkuesi i gjumit Christian Cajochen ne Spitalin Psikiatrik te Universitetit te Bazelit ne Zvicer ishte fillimisht skeptik kur njerezit i ankoheshin per mungese te gjumit gjate periudhes se Henes se plote. Megjithate, nje nate me Hene te plote ndersa ishte ne nje lokal me koleget e tij, ata kujtuan qe para disa vitesh kishin bere nje studim mbi gjumin te dhenat e te cilit mund t'i studionin per te pare per efektet e mundshme qe kishte Hena tek njerezit.
Cuditerisht, shkencetaret zbuluan qe ciklet Henore duket se infuencojne gjumin e njerezve, edhe kur keta nuk e shohin Henen apo nuk e dine fazen aktuale Henore.

Pergjate kater viteve, kerkuesit kishin monitoruar aktivitetin e trurit, levizjet e syve dhe leshimin e hormoneve te 33 vullnetareve nderkohe qe ata ishin ne gjume. Te gjithe pjesemarresit ishin te shendetshem, nuk kishin probleme me gjumin, dhe nuk merrnin ilace e mjekime.

Pasi vezhguan te dhenat e tyre, shkencetaret zbuluan qe gjate kohes se Henes se plote, aktviteti i trurit i lidhur me gjumin e thelle bie me 30%. Njerezve u duhej mesatarisht 20 minuta me shume per te rene ne gjume, dhe flenin 20 minuta me pak ne netet me Hene te plote.

Vullnetaret ndjenin sikur gjumi i tyre ishte me i dobetkur Hena ishte e plote, dhe kishin ne fakt nivele te uleta melatonine, nje hormon qe merret me rregullimin cikleve te gjumit dhe te zgjimit.

"Mu deshen me shume se kater vjet perpara se te vendosja te publikoja rezultatet, pasi as vete nuk arrija t'i besoja." - tha Cajochen per LiveScience.

Megjithese terheqja gravitacionale e Henes ka efektet e saj ne oqean, efektet e saj jane shume te uleta ne liqene dhe virtualisht nuk ndodhin ne trupin njerezor.

Influenca e drites elektrike dhe aspekte te tjera te jetes moderne mund te maskojne terheqjen e Henes per trupin e njeriut.

"Do te ishte interesante te mund te studionim njerez qe jetojne jashte pa drite artificiale." - tha Cajochen.

Ka ende studime te tjera qe duhen bere, ne lidhje me efektet e Henes tek gjumi.
avatar
Albaniaa

409


Mbrapsht në krye Shko poshtë

E Pashpjegueshmja! Empty Re: E Pashpjegueshmja!

Mesazh  Albaniaa 19.09.13 16:13

Tableta Maja tregon per sekretet e "Mbretereshes Gjarper"
E Pashpjegueshmja! Maya_tablet
Nje tablete e gjendur ne nje tunel nen tempullin kryesor te qytetit te lashte Maja El Perú-Waka’ ne Guatemalen veriore ka treguar sekrete ne lidhje me ate te ciles arkeologet i referohen si 'periudha e erret' ne historine e Majave.

Hieroglifet e ngaterruara dhe te veshtira per tu deshifruar jane ende ne proces deshifrimmi ga arkeologet, por deri tani eshte kuptuar qe tregojne historine e dhunshme te nje 'mbretereshe gjarper' gjashte shekullore.

Tableta daton ne vitin 564, je kohe kur dy dinasti mbreterore po luftonin per fuqine, gje qe ka ndodhur qindra vjet perpara renies se civilizimit Maja, gje qe ende mbetet nje prej mistereve me te medha te arkeologjise.

Tabletat e gurit te gjdhendura nga Majat e lashte kane qene thelbesore per te na ndihmuar te kuptojme dhe te zbulojme civilizimin e tyre, dhe jane zbuluar shume prej tyre neper rrenojat Maja.

"Sundimtaret e medhenj kishin kenaqesi te pershkruanin fatkeqesite si nje prelud per suksesin," - tha drejtuesi i kerkimeve David reidel, PhD, nje profesor ne antropologji ne Arte dhe Shkence ne Universitetin e Uashingtonit, St. Luis.

"Ketu mbreteresha Gjarper, Ikoom, mbizoteroi ne fund."

Tableta e gurte i ka qendruar e ekspozuar elementeve per qindra vite - perpara se te varrosej si nje sakrifice ne nje funeral per nje mbretereshe tjeter.
Epigrafi Stanley Gunter, i cili deshifroi tekstin, beson se tableta fillimisht i dedikohej Mbretit Wa’oom Uch’ab Tzi’kin.

Informacioni ne tekst mundeson nje kapitull te ri ne historine e mbreterise se lashte te Waka dhe marredheniet politike qe kishte me mbreterite me te fuqishme ne periudhen Klasike te botes Maja.

Nerkohe qe mbreteresha Ikoom ishte nje paraardhese e nje prej mbretereshave me te medha te civilizimit Klasik Maja, mbretereshe qe sundoi ne El Perú-Waka’ per me shume se 20 vjet, se vashku me bashkeshortin e saj, mbretin K’inich Bahlam II.

Ajo ishte qeverisesja ushtarake e mbreterise Wak per familjen e saj, shtepia imperiale e Mbretit Gjarper, dhe ajo mbante titullin "Kaloomte", te perkthyer si "Liftetar Suprem", dhe kishte me shume autoritet se sa bashkeshorti i saj, mbreti.

Rreth vitit 700, Stela 44 u soll ne tempulli kryesor te qytetit me urdherin e Mbretit K’inich Bahlam II per tu varrosur si nje sakrifice, me shume mudesi si pjese e ritualeve te funeralit per gruan e tij, mbretereshen Kaloomte’ K’abel.

Megjithate tableta eshte ende ne studim nga arkeologet dhe ato shpresojne te mund te zbulojne ende me shume ne lidhje me kete ceshtje.
avatar
Albaniaa

409


Mbrapsht në krye Shko poshtë

E Pashpjegueshmja! Empty Re: E Pashpjegueshmja!

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi