EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kisha e Shna Ndout, vendi magjik

3 posters

Shko poshtë

Kisha e Shna Ndout, vendi magjik  Empty Kisha e Shna Ndout, vendi magjik

Mesazh  Luli 06.04.11 19:15

Kisha e Shna Ndout, vendi magjik

Kisha e Shna Ndout, vendi magjik  Shna-n10

Shtypi i huaj i nxitur nga një lajm në agjencinë "Rojters" ka komentuar për vendin "çudibërës" ku ndodhet kisha e Shna Ndout (Shën Antonit) në Laç. Kisha vizitohet nga neofetarët për shpëtime të ndryshme të karakterit trupor dhe mendor. Vijon artikulli nga tv Klan:

"Kisha e Shën Antonit në Laç, vendi që besohet se ka fuqi shëruese. Në një kronikë të sajën Agjencia e lajmeve Reuters flet për kishën magjike, e cila vizitohet çdo ditë nga qindra pelegrinë nga e gjithë Shqipëria. Siç shprehet Reuters, ajo që besimtarët kërkojnë në këtë kishë është shpëtimi fizik dhe shpirtëror. Një prej tyre, Agron Ceiku, i cili ka ardhur nga Italia vetëm për të vizituar këtë vend të njohur si Kisha e Laçit, beson se kjo kishë ka fuqinë tu japë zgjidhje problemeve të tij shëndetsore.

"Kam disa probleme të vogla shëndetsore për të cilat mjekët nuk po më japin zgjidhje. Kam shpresa të mëdha pas kësaj vizite në këtë kishë. Besoj se ka vetëm një zot, nuk ka rëndësi, musliman, katolik apo çfarëdolloj besimi. Për mua ka vetëm një zot.”

Historia e këtij vendi nis në shekullin e 12 dhe është e tejmbushur me legjenda të murgjve të keqtrajtuar të cilët kanë qenë kritikë të ashpër të armiqve të kristianëve, përfshi edhe perandorinë osmane. At Mikel Pëllumbi i cili mban edhe meshë në Kishën e Shën Antonit tha se çdokush është i mirëpritur, pavarësisht se cilit besim fetar i përket.

"Pelegrinët që vizitojnë këtë kishë i përkasin të gjitha shtresave, duke përfshirë këtu, politikanë, komunustë, ateistë, besimtarë e kështu me rradhë. Të gjitha ata janë të mirëpritur, edhe pse vijnë me idenë se është një vend magjik, apo që ka fuqi magjike që mund t’i ndihmojë apo mbrojë ata.”

Agjensia britanike e lajmeve rikthen sërish në këtë kronikë faktin se Shqipëria ka qenë gjithmonë një vend me tolerancë fetare. Siç shprehet Reuters, Shqipëria nuk ka një histori që flet për ekstremizëm fetar."
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kisha e Shna Ndout, vendi magjik  Empty Re: Kisha e Shna Ndout, vendi magjik

Mesazh  abramelin 13.06.12 17:18

kisha e laçit aty ku mlidhen te gjith shiqiptaret pa dallim fejet


avatar
abramelin

19


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kisha e Shna Ndout, vendi magjik  Empty Re: Kisha e Shna Ndout, vendi magjik

Mesazh  Zattoo 05.12.14 22:39

Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kisha e Shna Ndout, vendi magjik  Empty Re: Kisha e Shna Ndout, vendi magjik

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi