EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fuqia iracionale e mendimit magjik

Shko poshtë

Fuqia iracionale e mendimit magjik Empty Fuqia iracionale e mendimit magjik

Mesazh  Admin 25.10.08 20:48

Fuqia iracionale e mendimit magjik

Sipas disa studimeve të kryera, besimet magjike, si mbajtja e një hajmalie, janë tepër të përhapura.

Pranimi në universitet mund të bëhet i vështirë për shumë arsye po kështu edhe takimi i parë. Tema mund të përhapë shumë ambicie, citime shumë sipërfaqësore.

Por, veç të tjerash, Rachel Riskind mendon se ka mundësi të mira për t‘u pranuar në konkursin e diplomimit në Psikologji në Universitetin e Michigan-it.

Duke dalë nga shtëpia për të shkuar në drekë, jo shumë kohë më parë, në Austin të Teksasit ku banon, ka parë një grua, e cila mbante një çadër me citimin "Michigan".

"E interpretova si një shenjë, sepse nga anët e mia nuk shihen pothuajse kurrë sendet e Michigan", thotë Rachel Riskind, 22 vjeçe. "Mendoj se ka qenë ai moment që më bëri të besoja".

Psikologë dhe antropologë kanë marrë si zakonisht në analizë kulturat tribale, mjekët popullorë ose spiritualistët "New Age", për të studiuar bazat mbi të cilën mbështetet besimi në supersticionin (besëtytni) apo në fuqitë magjike.

Por kërkimet e njëpasnjëshme tregojnë që zakoni i mendimit, të ashtuquajtur magjik - bindja për shembull, që dëshirojmë të keqen për një koleg apo për ndonjë të afërm mund të na bëjë ta duam atw përsëri - është më shumë e përhapur nga sa mund të mendohet.

Bëhet fjalë për një sjellje, që nuk ka të bëjë me besimin fetar, por që është më e thellë, sepse merret me çështje të mëdha të lidhura me moralin, komunitetin dhe historinë.

Por mendimi magjik evidenton një univers të gjerë, të shpeshtë dhe të shkujdesur të riteve të vogla, të cilat shoqërojnë personat në çdo moment të jetës.

Dëshira e madhe për këtë lloj besimi duket sikur është ngulitur në tru. Bindja se mund të ketë efekte speciale i bën njerëzit të ndihen të fortë në situata kërcënuese, i ndihmon për të larguar frikën e çdo dite, u largon ankthin.

Kur është e domosdoshme zgjedhja mund të përcillet në një mënyrë prekëse ose zhgënjyese.

Ky përshkrim i mendimit magjik, i cili po fillon të përcaktohet, na ndihmon të shpjegojmë se përse shumë persona që vetëpërshkruhen skeptikë janë të sulmuar nga ritualet e vjetra të aparencës së çmendur.

"Truri duket sikur ka disa rrjete të specializuara për të dhënë shpjegime të qarta dhe magjike në disa raste", shkruan Pascal Boyer, profesori i Psikologjisë dhe Antropologjisë në Universitetit e Uashingtonit në St. Louis.

Ai shpjegon se një mendim i tillë është "vetëm një nga caqet ku një interpretim, që i përgjigjet të gjithave pikave, është e preferueshme vetëm një pjesë".

Fëmijët tregojnë një formë mendimi magjik, kur janë pothuajse në muajin e 18 dhe fillojnë të krijojnë një lojë me botë imagjinare.

Ndërsa rreth moshës 3-vjeçare, pjesa më e madhe mund ta ndajë fantazinë nga realiteti, për të vazhduar më tej në besimin Topolinos e Babagjyshit të Vitit të Ri që i vjen në mënyrë magjike gjatë natës me një dhuratë nën jastëk fëmijës që ka humbur një dhëmb.

Në moshën 8-vjeçare, fëmijët zakonisht lirohen nga këto mendime dhe linja e tyre mes magjisë e realitetit është e qartë si ajo e një të rrituri.

"Nuk është një koincidencë", shpjegojnë disa shkencëtarë, "që fëmijët fillojnë të kuptojnë besimin kur heqin dorë nga dëshirat e tyre".

"Momenti në të cilin në mënyrë të kulturuar fëmijëve u hiqet mbështetja e të besuarit te Babagjyshi i Vitit të Ri dhe te miushët përputhet me linjat e mëdha kur fillojnë të kuptojnë lutjen", thotë Jacqueline Woolley, profesoresha e psikologjisë në Universitetin e Teksasit.

"Mekanizmi është i pranishëm, fëmijët janë mësuar të besojnë që të dëshirosh diçka mjafton, sepse është e vërtetë dhe fillojnë të humbasin besimin në efektshmërinë e atij mekanizmi".

Nëse tendenca për të menduar në mënyrë magjike nuk mund të jetë tjetër veçse një besëtytni e kontrollit të vetvetes, duhet të jetë zhdukur prej kohësh te të rriturit intelektualisht në rrugën e historisë së pamëshirshme të evolucionit të njeriut.

Në një seri eksperimentesh të publikuara verën e shkuar, disa psikologë të Princeton dhe të Harvard kanë treguar se sa e lehtë është të ngulitet mendimi magjik te të rinjtë me një arsim të mirë.

Në një nga këto eksperimente, kërkuesit u kanë kërkuar pjesëmarrësve të paraqesin fitoren për një person që luante me sy të fiksuar në një "videogame" me basketboll. Loja, e re për të nënshtruarit, ishte e trukuar: lojtari mund të shikonte nëpërmjet lidhëses së syve (fashës).

Në pyetësorë, spektatorët kanë thënë që kanë pasur një rol në fitoren e lojtarit me sy të mbyllur.

"Pyetja është se përse personat krijojnë iluzione për një fuqi magjike?" - thotë kuruesja e kërkimit, Emily Pronin, asistente e psikologjisë në Princeton.

"Mendoj se pjesërisht është e shpjegueshme me faktin që i kemi vazhdimisht të ekspozuara mendimet tona, mendime që për ne kanë një rëndësi të veçantë", kështu tentojmë të mbivlerësojmë lidhjet e tyre me ngjarjet e jashtme.

Por realiteti është kundërpesha më e fuqishme e mendimeve magjike, të cilat nuk mund t‘i kontrollojmë dhe t‘i ndalojmë në shumicën e stërmadhe të personale, që mendimet magjike mbeten vetëm rituale private, të cilat janë në dispozicion të tyre dhe që ngushëllohen.

Tom Livatino, një trajner basketbolli në Çikago, vesh gjithmonë të njëjtën veshje gjatë gjithë ndeshjeve, me bindjen se do ta ndihmojë skuadrën e tij për të fituar. Madje, ai mendon se këto rroba i kanë sjellë fat edhe për t‘u fejuar.

"Një gjë është e qartë", thotë "asaj nuk i pëlqen aspak kjo histori mbi besëtytninë e rrobave që unë mbaj gjatë ndeshjeve".
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi