Kisha Scientologjike
Faqja 1 e 1
Kisha Scientologjike
Kisha Scientologjike
Pas ‘perdeve të rënda’ të Scientology-së (sektit fetar të themeluar nga Ron Hubbard gjatë viteve ’50), vazhdojnë të dalin në dritë zbulime të reja mbi jetën e çuditshme të Tom Cruise. E reja më e fundit ka të bëjë me organizimin e një lloj konkursi për të gjetur bashkëshorten e “duhur” për aktorin amerikan.
Në një artikull të publikuar njëkohësisht në revistën australiane “Woman’s Day” dhe në blogun online të gazetares Tony Ortega, norvegjezja Annette Iren Johansen, tregon se ka marrë pjesë në intervistën për kandidatet e Kopenhagenit në vitin 2005, para se Cruise të bashkohej në martesë me aktoren Katie Holmes.
Zonja Johansen në profilin e saj në Twitter e përshkruan shkurtimisht veten si: “Sipërmarrëse, shkencëtare, kimiste, muzikante, artiste, e dashuruar mbas kafshëve, e varur mbas teknologjisë dhe e penduar e Scientology-së”.
E braktisi sektin në vitin 2010 dhe prej asaj kohe i ka vënë vetes misionin që të zbulojë “abuzimet e tmerrshme që kryhen brenda Kishës së Scientology-së”.
Në të kishte aderuar në vitin 2002 dhe kishte bërë një karrierë diskrete. Shpesh thirrej për të dëshmuar nëpër konferenca., por në janar të 2005-s, u ftua që të merrte pjesë në një projekt misterioz. “U mora në pyetje mbi çdo aspekt të jetës sime. Më pyetën për rrënjët, familjen dhe gjithçka që kisha bërë deri në atë moment për ta”, shprehet Johansen. Në fund i kërkuan të firmoste një dokument ku angazhohej se nuk do të tregonte asgjë për intervistën.
Pas disa ditësh mori një telefonatë nga një përfaqësuese e “Golden Era Production”, në Kaliforni, e cila i bëri një sërë pyetjesh shumë personale, të tipit “nëse i pëlqente ndonjë lloj perversiteti seksual”.
Johansen ishte një nga gratë që ishte dëgjuar për të “sistemuar”, Tom Cruise-n midis viteve 2004-2005. Në artikullin e publikuar në “Woman’s Day” citohet dëshmia e një tjetër ish-anëtari të sektit, i cili thotë se ka parë një filmim që prezantonte kandidatet për aktorin. Mark Headley shprehet i sigurt: “Sigurisht ishin seleksionime për t’i gjetur një partnere Tom Cruise-t. Bënin pyetje për tendencat seksuale sepse kërkonin një person absolutisht të përsosur dhe sipas kritereve të tyre”.
Vitin e kaluar revista amerikane “Vanity Fair” publikoi dëshminë e aktores anglo-persiane, Nazanim Boniadi, që tregonte mbi një audicion shumë të ngjashëm me atë në të cilin mori pjesë gruaja norvegjeze, por duke shtuar se ishte shoqëruar me Cruise-n vetëm për disa muaj.
Një zëdhënëse i Scientology-së deklaroi për të përditshmen angleze “The Indipendent” që e sjell lajmin në Britaninë e Madhe: “Përsërisim atë që kemi thënë një vit më parë: nuk ka pasur asnjë projekt sekret apo të ndonjë natyre tjetër të udhëhequr nga Kisha, për t’i gjetur një bashkëshorte kujtdo anëtari të saj”.

Zattoo- 600
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi