Misteri i jetes dhe vdekjes se Harry Houdinit
Faqja 1 e 1

Jeta dhe vdekja e Harry Houdinit ende mister
Para 137 vitesh lindi iluzionisti amerikan Harry Houdini. Ai ka qenë mjeshtër i magjisë, aktor dhe producent. Për magjinë e tij flitet ende edhe sot. Ai mund të lirohej nga prangat ose zinxhirët sa qel e mbyll sytë, ndërsa më i njohur mbetet për numrat e tij të lirimit nga situata të pamundura, siç janë mbyllja në rezervuar të mbushur me ujë, derisa të gjithë drynat i kishte të mbyllur në zinxhirë. Houdini edhe sot mbetet mister.
Iluzionisti i famshëm gjithmonë provokonte policët në mënyrë që ata ta arrestonin për tua dëshmuar se sa lehtë lirohej nga prangat dhe arratisej, për këtë arsye nuk është çudi që mori pseudonimin Mbreti i prangave”.
Ai pa kurrfarë problemi lirohej nga prangat, zinxhirët, këmishët e të çmendurve... Disa nga numrat e tij edhe sot mbeten mister.
Houdini u lind më 24 mars 1874 në Hungari me emrin Erik Weisz. Ai u shpërngul me prindërit në Amerikë më 1878. Si tinejxher nuk i kishte bërë bisht punës së rëndë. Ka punuar si elektricist, rrobaqepës, shegert, fotograf, ndërsa paraqitjen e parë me të cilën Houdini u bë i famshëm më vonë, e kishte ekzekutuar kur ishte vetëm nëntë vjeçar.
Në biografinë e tij thuhet se kishte vendosur ta ndryshonte emrin në Harry Houdini sipas shembullit të magjistarit të madh francez Robert Houdini.
Magjepsja pas aeroplanëve
Kur e kuptoi se dëshiron të bëhej iluzionist me ditë të tëra bënte përgatitjet në shtëpi dhe nuk iu nevojit shumë kohë për tu bërë i famshëm.
U martua në moshën 19 vjeçare dhe bashkëshortja Wilhelmina Beatrice Rahner gjithmonë i qëndroi pranë. Për fat të keq, nuk patën fëmijë.
Një kohë Houdini ishte i magjepsur pas aeroplanëve, bile ai përfundoi edhe shkollën për pilot. Thuhet se ai ka qenë piloti i parë i cili arriti të fluturojë nga Amerika për në Australi.
Edhe pse u argëtua për një kohë me punën si pilot, megjithatë ai nuk mundi ta harronte dashurinë e tij të parë. Iu bashkua një cirku shëtitës dhe pas vetëm një turneu u bë i famshëm për magjinë e tij.
Edhe turneu i tij evropian doli shumë i suksesshëm. Gjithmonë i shkonte për dore tu ikte policëve pas prangosjes dhe të arratisej.
Dyshime për shkathtësitë e tij
Ai publikoi edhe disa libra në të cilat zbuloi disa nga sekretet e numrave të tij, ndërsa provoi edhe talentin e tij si aktor.
Edhe pse u përpoq t’i shpjegonte numrat ekzistojnë shumë dyshime lidhur me të, e më së shpeshti flitet se ai ka qenë agjent sekret.
Sipas versionit zyrtar, numri i fundit i Houdinit ka qenë ai në Garrick Theatre.
Dëshmitarët thonë se për vdekjen e tij është përgjegjës studenti J. Gordon Whitehead i cili tha se iluzionisti nuk mund t’i rezistojë goditjeve të tij në bark dhe të gjitha tregimet për durimin e pragut të dhimbjes që Houdini pretendonte se e kishte ishin thjeshtë imagjinatë.
Iluzionisti amerikan megjithatë me dëshirë tregoi pllakat e muskujve të barkut dhe e lejoi njerëzit ta godisnin në abdomen. E lejoi edhe Whiteheadin, por nuk ishte bërë gati për goditjen kur sfiduesi e zuri në befasi dhe me tërë fuqinë e goditi disa herë.
Megjithatë, edhe sot ekzistojnë shumë paqartësi lidhur me vdekjen e tij. Vite më vonë kishte nisur një hetim për vdekjen e tij dhe ishte vërtetuar se disa fakte nuk përputheshin. Njëra prej hamendësimeve ishte se ai ishte helmuar me arsen. Amerikanët edhe sot e përmendin shpesh iluzionistin e madh, i cili edhe sot vlerësohet si ndër më të mëdhenjtë.
Për këtë arsye nuk është çudi që për nder të tij Google sot ka ndryshuar edhe logon e saj.

Fikrro- 484
Similar topics
» Misteri i jetës dhe i vdekjes
» Ligjet e jetës dhe të vdekjes
» Misteri i Vdekjes
» Tronditet Shkenca - Neurokirurgu nga Harvardi konfirmon ekzistencën e jetës pas vdekjes
» U zgjidh misteri i vdekjes se Faraonit Tutankhamun ?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi