EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Misteri i jetës dhe i vdekjes

5 posters

Shko poshtë

Misteri i jetës dhe i vdekjes Empty Misteri i jetës dhe i vdekjes

Mesazh  Elizza 16.03.10 13:00

Misteri i jetës dhe i vdekjes

Misteri i jetës dhe i vdekjes Jeta_v10

Ne të gjithë jetojmë në hijen e frikës së vdekjes, ne besojmë se jeta dhe vdekja janë kundër njëra-tjetrës. Kjo ndjenjë na shkakton mungesë jete dhe gjithashtu mungesë vdekje. Kur ne jemi lindur, vdekja është lindur me ne.

Çdo ditë ndryshon në natë, dhe çdo natë ndryshon në ditë. E tashmja shkon në të kaluarën dhe e ardhmja zbret në të tashmen. Kjo nuk mund të ndodhë pa elementin e vdekjes. Ky proces i ndryshimit është vdekja. Nëse ju doni të vdisni në mënyrë paqësore - jetoni plotësisht. Vdekja është kurorëzimi i lavdishëm i jetës së jetuar intensivisht dhe plotësisht. Por, jeta jonë është e humbur në kërkim për kuptimin e jetës.

Kuptimi i jetës është në vetë jetën. Nuk ka filozofi, nuk ka libër, nuk ka arsye që mund të na jap kuptimin e jetës. Ju duhet të kërkoni kuptimin tuaj dhe askush tjetër përveç jush. Kjo është jeta juaj dhe ajo është e arritshme vetëm për ju. Vetëm në të jetuarit e jetës si mister që të shfaqet vetëm ty. Pasi ta dini se çfarë është jeta, ju do të dini se çfarë është vdekja.

Vdekja është gjithashtu një pjesë e të njëjtit proces. Zakonisht ne mendojmë se vdekja vjen në fund, se është kundër jetës, ne mendojmë se vdekja është armiku ynë, por nuk është ashtu. Nëse ju e mendoni vdekjen si armik, kjo thjesht tregon se ju nuk keni qenë në gjendje të dini se çfarë është jeta. Vdekja dhe jeta janë dy pole të së njëjtës energji, i njëjti fenomen - batica dhe zbatica, dita dhe nata, vera dhe dimri. Ato nuk janë të ndara dhe nuk janë të kundërta, ato janë komplementare.

Vdekja nuk është fundi i jetës, në fakt, është përfundimi i një jete. Një njeri i cili e ka kuptuar se çfarë është jeta e tij, e lejon të ndodhë vdekja, ai e mirëpret atë. Ai vdes çdo moment dhe çdo moment është i ringjallur. Çdo moment ai vdes dhe është i lindur përsëri.

Amrit Sadhna
Elizza
Elizza

195


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Misteri i jetës dhe i vdekjes Empty Re: Misteri i jetës dhe i vdekjes

Mesazh  Elizza 17.01.11 13:24

Jeta dhe vdekja


Të qenit njeri shpirtëror, unë mund ta them për realizimin e fuqisë sonë të brendshme, të shpirtit që nuk vdes kurrë. Ne e dimë se jemi të përjetshëm. Ne kemi ardhur nga Zoti, po rritemi në Zotin dhe po e përmbushim atë. Jeta dhe vdekja janë si dy dhoma, të vdesësh është sikur shkon nga njëra dhomë në tjetrën. Ku jam tani është dhoma e ditës.

Këtu po flas me ju, duke medituar me ju, duke shikuar në ju. Këtu shfaqi trupin tim fizik, duhet të punoj, të jem aktiv dhe të shfaqi jetën time. Pastaj është një tjetër dhomë, dhoma e gjumit. Aty pushoj, fle. Aty nuk shfaqi ekzistencën time për askënd, Unë jam vetëm vetëvetja.

Ne kemi ardhur nga jeta e Përjetshme, jeta Hyjnore. Kjo jetë e Përjetshme qëndron vetëm pak kohë në tokë, të themi 50 ose 60 vjet. Në këtë kohë jeta është e kufizuar në tokë. Brenda kësaj jete të kufizuar është jeta e pakufijshme.

Pas një kohe kjo jetë kalon nëpër korridorin e vdekjes për pesë ose dhjetë ose pesëmbëdhjetë ose njëzet vjet. Kur hymë në këtë korridor, shpirti lë trupin për një kohë të shkurtër apo të gjatë dhe shkon në rajonin e shpirtit.

Këtu, nëse personi ishte shpirtëror, shpirti do ta rimarrë jetën e Përjetshme, jetën Hyjnore, e cila ka ekzistuar para lindjes, eksiston mes lindjes dhe vdekjes, ekziston në vdekje dhe në të njëjten kohë shkon përtej vdekjes. Ne përderisa jetojmë në tokë, mund ta vendosim veten në Hyjnoren nëpërmjet meditimit.

Por, vetëm duke hyrë në jetën Hyjnore, ne nuk e posedojmë atë, por rrisim vetëdijen tone. Kur hymë në meditim ne bëhemi pjesë përbërse e tij. Dhe kur të jemi në gjendje të meditojmë për 24 orë në ditë, ne vazhdimisht frymojmë në jetën e Përjetshme. Në vetëdijen tonë të brendshme ne bëhemi një me shpirtin. Kur ne jetojmë në shpirt, nuk ka gjëra si vdekja. Eshtë vetëm një ndryshim i vazhdueshëm i ndërgjegjës sonë, jeta jonë që e aspirojmë.

Por, kur ne jetojmë në trup, vdekja ekziston tërë kohën. Sa më shpejt që frika të vie në mendjen tonë, ne vdesim. Sa më shpejt që forcat negative na kaplojnë, ne vdesim. Sa herë në ditë ne vdesim! Frika, dyshimi dhe ankthi vazhdimisht vrasin ekzistencën tonë të brendshme.

(Pjesë nga libri "Vdekja dhe Inkarnimi" e Sri Chinmoy)
Elizza
Elizza

195


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Misteri i jetës dhe i vdekjes Empty Re: Misteri i jetës dhe i vdekjes

Mesazh  Blak Devill 10.06.11 16:41

njeriu mund ti mbijetoj cdo semundjeje po te ket besim mund te mar shume raste qe me semundje te pasherushme njeriu eshte sheruar dhe vetem nga besimi se ai do sherohej prandaj edhe ne momentet e fundit kini besim te fort se do sheroheni
Blak Devill
Blak Devill

33


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Misteri i jetës dhe i vdekjes Empty Re: Misteri i jetës dhe i vdekjes

Mesazh  cezari 10.09.11 22:09

Se pari urij te mos kemi semundje,besimi eshte i rendesishem po per te sheruar semundjet cik e veshtire!
cezari
cezari

1


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Misteri i jetës dhe i vdekjes Empty Scarface

Mesazh  scarface 11.09.11 12:25

Kemi lindur pa vullnetin tone, edhe vdesim pa vullnetim tone. Deshem e s'deshem te besojme, ky eshte fakt i mjaftueshem per ata qe mendojne, se Zoti ekziston. Ai na ka krijuar, na dha jeten dhe na e merr ate perseri. Sigurisht se ky nuk eshte fundi, thjesht sdo kishte kuptim qe ky te ishte fundi. Zoti eshte me i madhi.
scarface
scarface

3


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Misteri i jetës dhe i vdekjes Empty Re: Misteri i jetës dhe i vdekjes

Mesazh  Zattoo 27.03.14 16:02

MOS HUMBISNI KOHË ME MENDIMET RRETH JETËS !

Në radhë të parë, përvoja e çdo momenti është ndijore në qoftë se ne nuk identifikohemi me historitë që mendja sjell në moment, gjë që krijon vuajtjen. Kjo vuajtje emocionale nuk duhet të jetë pjesë e asnjë momenti. Vuajtja shkaktohet nga mendja egoike, nga mendimet për jetën, jo nga jeta.

Nëse ne jemi thjesht në të Tashmen, uljet dhe ngritjet e jetës nuk ndikojnë te ne sepse ne nuk jemi duke e çuar historinë e "uljes" ose "ngritjes" në momentin e pranishëm.

Gjithçka ne kemi është momenti prezent dhe atë që shfaqet tani.

Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Misteri i jetës dhe i vdekjes Empty Re: Misteri i jetës dhe i vdekjes

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi