EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ndryshimi midis Shënjave dhe Yllësive

2 posters

Shko poshtë

Ndryshimi midis Shënjave dhe Yllësive Empty Ndryshimi midis Shënjave dhe Yllësive

Mesazh  Nikolaos 17.01.11 16:59

NDRYSHIMI MIDIS SHËNJAVE DHE YLLËSIVE

Para 2500 vjetësh pika e ekuinoksit ndodhej në yllësinë e Dashit dhe Peshores. Në kohën e sotme, ato janë zhvendosur në yllësinë e Peshqve dhe Virgjëreshës dhe ky proçes quhet “lëvizja e ekuinokseve”. Me këtë fakt astronomët duan të hedhin poshtë astrologjinë. Ajo çfarë ata nuk kuptojnë është ndryshimi midis një shënje dhe një yllësie.

Një shenjë thjesht përshkruan një pjesë specifike prej 30 grade në zodiak; yllësia është thjesht figura (imazhi) që krijojnë shumë yje bashkë në qiell. Shenjat janë emërtuar sipas yllësive që u qëndronin pranë. Edhe pse yllësitë mund të kenë lëvizur kjo nuk ka rëndësi për astrologjinë perendimore / tropikale.

Në fakt pranë rrethit zodiakal shtrihen 13 yllësi: e 13-ta quhet Ofiukus (gjarpërmbajtësi), por nuk ka lidhje me astrologjinë perendimore, pasi astrologët e lashtë morën emrat e 12 yllësive të tjera për të emërtuar shënjat e zodiakut. Qielli është i ndarë në 12 pjesë të barabarta prej 30 gradësh dhe po të ishin 13 shënja siç pretendojnë disa të mbiquajtur “astrologë”, atëherë të gjithë rregullat e astrologjisë së vërtetë do të prisheshin.

Dielli, Hëna dhe planetet gjatë rrugës së tyre në Ekliptikë përshkojnë vetëm 12 shënja. Në qiell ka plot yllësi të tjera si: Orioni, Arusha e Madhe, Sirius, Shqiponja, Gjarpri, Qeni, etj. por neve na interesojnë vetëm 12, nga të cilat kanë marrë emrat shënjat zodiakale.

SHENJA ZODIAKALE - DATA TROPIKALE (12 shenja)
(astrologjia perendimore)
Dashi =21 mars - 19 prill
Demi =20 prill- 21 maj
Binjakët= 22 maj- 22 qershor
Gaforrja =23 qershor –22 korrik
Luani =23 korrik- 22 gusht
Virgjëresha =23 gusht-22 shtator
Peshorja =23 shtator -22 tetor
Akrepi =23 tetor- 22 nëntor
Shigjetari= 22 nëntor -21 dhjetor
Bricjapi =22 dhjetor – 20 janar
Ujori =21 janar- 18 shkurt
Peshqit= 19 shkurt- 20 mars

SHENJA ZODIAKALE DATA SIDERALE (12 shenja)
Dashi -15 prill – 15 maj
Demi -16 maj – 15 qershor
Binjakët -16 qershor – 15 korrik
Gaforrja- 16 korrik – 15 gusht
Luani -16 gusht- 15 shtator
Virgjëresha- 16 shtator – 15 tetor
Peshorja- 16 tetor – 15 nëntor
Akrepi- 16 nëntor- 15 dhjetor
Shigjetari -16 dhjetor- 14 janar
Bricjapi -15 janar -14 shkurt
Ujori -15 shkurt -14 mars
Peshqit -15 mars- 14 prill

SHENJA ZODIAKALE - DATA ASTRONOMIKE (13 shenja)
Dashi -18 prill- 13 maj
Demi- 14 maj – 19 qershor
Binjakët -20 qershor – 20 korrik
Gaforrja -21 korrik – 19 gusht
Luani -20 gusht- 15 shtator
Virgjëresha -16 shtator- 30 tetor
Peshorja -31 tetor- 22 nëntor
Akrepi -23 nëntor- 29 nëntor
Ofiukus (gjarpërmbajtësi) -30 nëntor- 17 dhjetor
Shigjetar-i 18 dhjetor- 17 janar
Bricjapi -18 janar- 15 shkurt
Ujori 16 -shkurt – 11 mars
Peshqit - 12 mars- 17 pril
[img][/img]

www.astro-al.page.tl


Edituar për herë të fundit nga Nikolaos në 01.01.12 20:36, edituar 7 herë gjithsej
Nikolaos
Nikolaos

"Kthejeni fytyrën nga Dielli dhe çdo hije mbetet mbrapa jush"

249


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndryshimi midis Shënjave dhe Yllësive Empty astrologjia e vertete

Mesazh  Nikolaos 17.01.11 17:10

Astrologjia e vertete duhet te kete patjeter 12 shenja, sepse ka rregulla strikte. Per shembull:
6 shenja jane femerore dhe 6 mashkullore; 6 pozitive dhe 6 negative, secila shenje eshte cift me nje shenje tjeter, secila shenje ploteson nje shenje tjeter; 3 jane shenjat e zjarrit, 3 jane te tokes, 3 te ajrit dhe 3 te zjarrit. pra po te ishin 13 nuk do kishte fare kuptim astrologjia.
Nikolaos
Nikolaos

"Kthejeni fytyrën nga Dielli dhe çdo hije mbetet mbrapa jush"

249


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndryshimi midis Shënjave dhe Yllësive Empty Re: Ndryshimi midis Shënjave dhe Yllësive

Mesazh  ILIRA 20.08.11 13:56

Pa dashur te flas me kompetenca ne fushen tende me duket se edhe Nostradamus e ka cekur kete shenje
ILIRA
ILIRA

137


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndryshimi midis Shënjave dhe Yllësive Empty Re: Ndryshimi midis Shënjave dhe Yllësive

Mesazh  Nikolaos 20.08.11 14:02

ILIRA shkruajti:Pa dashur te flas me kompetenca ne fushen tende me duket se edhe Nostradamus e ka cekur kete shenje
Ilira, e shikon se ne cilen liste ben pjese OFiukus? tek lista e trete. QE nuk jane data astrologjike, por astronomike. Astronomet nuk marrin vesh mire nga astrologjia prandaj kam shkruar dhe temen "Astrologjia dhe astronomia: e ema dhe e bija", kush eshte i zgjuar e kupton. Ofiukus eshte yllesi zodiakale nuk eshte shenje zodiakale. Yllesi quhet nje imazh qiellor i formuar nga shume yje bashke, ndersa shenja eshte nje ndarje arbitrare e qiellit ne 12 pjese te barabarta ku shenja e pare nis me ekuinoksin e pranveres, 21 mars fillon Dashi e keshtu me radhe. Pra ofiukus ben pjese ne shenjen e shigjetarit dhe s'ka asnje ndikim. OFIUKUS perkthehet ne shqip GJARPERMBAJTESI


Edituar për herë të fundit nga Nikolaos në 20.08.11 15:47, edituar 1 herë gjithsej
Nikolaos
Nikolaos

"Kthejeni fytyrën nga Dielli dhe çdo hije mbetet mbrapa jush"

249


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndryshimi midis Shënjave dhe Yllësive Empty Re: Ndryshimi midis Shënjave dhe Yllësive

Mesazh  ILIRA 20.08.11 14:08

Po mire dakort po e leme yllesia uphiucus e ka nje histori apo jo
ILIRA
ILIRA

137


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndryshimi midis Shënjave dhe Yllësive Empty Re: Ndryshimi midis Shënjave dhe Yllësive

Mesazh  Nikolaos 20.08.11 14:21

ILIRA shkruajti:Po mire dakort po e leme yllesia uphiucus e ka nje histori apo jo
Ne qiellin e galaktikes sone ndodhen gjithsej 88 yjesi. Prane rrethit te zodiakut (ekliptikes), shtrihen 13 yjesi ku nder ta edhe Ofiukus, nje yjesi prane asaj te Shigjetarit. Astrologet per te emertuar 12 pjeset qiellore moren emrat e 12 yjesive qe i qendronin prane seciles pjese qiellore zodiakale dhe lane jashte emrin e yjesise qe quhet ofiukus. Yjesit nuk ndikojne ne astrologjine perendimore, atyre thjesht u kemi marre emrat per te emertuar shenjat e horoskopit. Ne astrologji ndikojne vetem planetet, bashke me Diellin edhe Henen. Adhendentin dhe Mesqiellorin. Yjesite jane me mijera vite drite larg, merre me mend, tek ylli me i afert pas Diellit, i cili quhet Alfa e Kentaurit, vetem drita ben 4,5 vjet per te shkuar atje. Yjesite kane historine e tyre mitologjike.
Nikolaos
Nikolaos

"Kthejeni fytyrën nga Dielli dhe çdo hije mbetet mbrapa jush"

249


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndryshimi midis Shënjave dhe Yllësive Empty Re: Ndryshimi midis Shënjave dhe Yllësive

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi