EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Misteri i Aborigjenëve

Shko poshtë

Misteri i Aborigjenëve Empty Misteri i Aborigjenëve

Mesazh  Neo 21.11.09 20:21

Misteri i Aborigjenëve

Misteri i Aborigjenëve H6444c10

Australia. Një prej vendeve më të lashtë të planetit. Një vend sa misterioz, aq edhe i pasur me burime. Një kontinent që, në periudha të caktuara të vitit bëhet i frikshëm dhe aspak mikpritës.

Këtu, në këtë tokë të pamatë, më shumë se 50 mijë vjet më parë, mbërriti ai që konsiderohet edhe sot qytetërimi më i lashtë që ekziston. Burra dhe gra që duket se kanë kapacitete misteriozë të shqisave dhe që në pjesën tjetër të botës janë humbur tashmë.

Një popull që rrëfen histori antike të asaj që ata e quajnë Dremiing - Koha e ëndrrave, apo më saktë, ajo që ishte, ajo që është, dhe ajo që gjithmonë do të jetë. Ky popull janë aborigjenët.

1770. Kapiteni anglez, James Cook është i pari njeri i bardhë, që ka eksploruar brigjet e Australisë. Në atë kohë, aborigjenët kanë qenë në një numër midis 300 mijë dhe 1 milion individësh. Ata ishin të ndarë në mijëra tribu, apo klane, secili prej të cilëve fliste një gjuhë të ndryshme.

Numëroheshin më shumë se pesëqind, e megjithatë, popullsitë e aborigjenëve ishin të lidhura mes tyre në një ndërthurje territoriale spirituale. Po prej sa kohësh jetonin në Australi aborigjenët?

Sitet arkeologjikë më antikë datojnë që rreth 40 mijë vite më parë, por ka një debat të ndezur mes arkeologëve në lidhje me epokën kur paraardhësit e aborigjenëve mbërritën në këtë vend. Kur europianët mbërritën në australi, aborigjenët ishin të shpërndarë në të gjithë kontinentin. Ata flisnin me gjuhë dhe me dialekte të ndryshëm. Mes atyre grupeve që flisnin gjuhë të ndryshme organizoheshin ceremoni që sanksiononin marrëdhëniet mes komuniteteve dhe me Tokën.

Të ndodhur në mesin e shkretëtirës, për mijëra vjet me radhë ata jetonin me produktet e tokës, detit, të gjuetisë dhe të peshkimit. Nuk dihet me saktësi se nga vinin aborigjenët, dikush thotë se, origjina e tyre ishte nga Azia, por për këtë nuk ka siguri. Sipas zbulimeve gjeografikë, këto popullsi kanë jetuar në kontinent për më shumë se 40 mijë vjet. Gja

të kësaj periudhe ata kanë qenë të vetmit banorë të Australisë, me përjashtim të tregtarëve makasanë që vinin nga Indonezia, të cilët vinin herë pas here në zonën veriore të Australisë gjatë shekujve të fundit. Aborigjenët jetonin me gjueti dhe me bujqësi. Ata kishin një teknologji relativisht të thjeshtë, por të mjaftueshme për të prosperuar dhe për t'u rritur.

Popujt aborigjenë të Australisë u kanë mbijetuar me kalimin e shekujve, ndryshimeve të shumtë socialë dhe klimaterikë. Në të gjithë kontinentin australian, prania e tyre tashmë nuk ekziston më, përveçse në një vend të vetëm, në veri të Australisë, ku dendësia e tyre arrin sa një e katërta e popullsisë së bardhë.

Eshtë një trashëgimi kulturore në qiell të hapur, e banuar në mënyrë të pandërprerë në popullsitë aborigjene për më shumë se 50 miijë vite. Por është një vend ku përqendrohen edhe interesa të mëdha ekonomikë. Në fakt, nëntoka është shumë e pasur me uranium.

Sipas legjendave, paraardhësit mbërritën këtu, plazmuan sheshet, krijuan bimët, kafshët dhe njerëzit këtu futën gjuhë, ceremoni, lidhje gjaku dhe rregulla jetese, histori të dokumentuara përmes pikturimeve dhe skalitjeve në gurë, që përbëjnë një prej gjurmëve më të lashta të ndërveprimit të njeriut me ambientin. Po nga vinin ata që aborigjenët i quajnë shpirtëra.

Sipas asaj që rrëfejnë legjendat, ekzistojnë qenie që nuk kanë një trup të dukshëm prej nesh, sepse kanë një frekuencë vibratore të ndryshme nga e jona. Këto qenie, zakonisht quhen shpirtëra. Ekzistojnë shumë, disa prej të cilëve posedojnë fuqi të mëdha, ata mund të shfaqen, të zhduken, të udhëtojnë nën tokë, të përshkojnë malet, të ndryshojnë formë dhe dimension dhe ndonjëherë, të shfaqen si kafshë që flasin me gjuhën e qenieve njerëzore. Po cilët janë në të vërtetë?

Shpirti nuk është diçka e padukshme, nuk është diçka që nuk mund të preket apo shihet. Shpirti është tërësisht fizik, por forma shpirtërore varet nga vëzhguesi, varet nga lidhja e vëzhguesit me objektin.

470 kilometra larg nga Elis Springs, një qytet në qendër të Australisë, ndodhet një prej vendeve më misteriozë të tokës australiane, Uluru, monoliti më i madh në botë. Ai është një gur shumë i lashtë, edhe më i lashtë se vetë kontinenti australian ku e gjejmë, një vend magjik, një gur që thuhet se ka cilësi të veçanta që ndoshta vijnë për shkak të kuarceve që e përbëjnë.

Aty zhvillohen ende ceremoni të ndryshme, ka shpella me pikturime shumë antike. Aborigjenët që jetojnë në ato anë nuk duan që njeriu i bardhë t'i afrohet gurit. Ata e konsiderojnë kohën tonë si një ëndërr që ka lindur dhe është rrënuar, ndërsa vendi ku ndodhet guri konsiderohet një udhëkryq i kohës së ëndrrës.

Bob Randell është plakushimë i rëndësishëm i tribusë Jankuni Chara Chara. Prej kohësh është i angazhuar në rekuperimin e kulturave aborigjene si dhe për njohjen e të drejtave civile të popullsive të diskriminuara. Eshtë një prej personaliteteve më autoritarë dhe të respektuar të të gjithë territoreve të veriut.

"Chukupa është termi që antropologët kanë lidhur me dreaming - ëndërrimin - koha e ëndrrës", thotë ai. "Për ne aborigjenët është koha e krijimit që përfshin fillimin, të tashmen dhe të ardhmen - të gjitha në një të vetme.

Në kohën kur ndodhi zgjimi nga errësira, në kohën kur u çliruan vibrime të mira, dhe kur u gjenerua shumë dritë. Shkrepëtimi i dritës u shndërrua në shkreptimë të vetëdijes. Nuk ka ndodhur rastësisht. Të gjithë gjerat gjetën në një farë mënyre rendin e tyre.

Dielli dhe Toka ishin në vendin e tyre, por Hëna dhe planetet ishin të shpërndarë. Chukupa i vendosi në rregull, secili në vendin e vet dhe gjërat filluan më pas të funksionojnë sipas idesë që çdo gjë i shërben asaj që do të vijë. Por se si ndodhi kjo, ky është ende një mister".

Por gjumët që kanë lënë paraardhësit, janë të dukshme edhe sot, ato janë pjesë e territorit dhe përbëjnë një rrjet vendesh të shenjtë që janë të lidhur me njëri-tjetrin përmes ndjesive.

Eshtë një lidhje e natyrës shpirtërore, e cila rigjen pasqyrim me një lidhje me një element natyror, që mund të jetë një pemë, mund të jetë një kafshë, apo mund të jetë një ngjarje. Krijuesit e lashtë kompozuan këngë dhe muzikë, që sipas aborigjenëve janë pjesë e tokës dhe për këtë arsye kanë një fuqi të madhe rigjeneruese ndaj saj.

Muzikat përbëjnë rrugët e këngëve, rrjeti kompleks i komunikimit që lidh mes tyre shumë tribu. Disa studiues thonë se, janë linja force gjeomagnetike, të cilat një aborigjen është në gjendje ti perceptojë falë ndjeshmërisë së tij. Disa prej këtyre rrugëve ndiqeshin gjatë migrimeve.

Po si arrijnë aborigjenët që të hyjnë në kontakt me paraardhësit krijues të tyre? Janë dy lloje ritualesh. I pari, është ai i INICIIMIT. Zakonisht, këtu rikrijohen episodë të kohës së ëndrrave përmes vallëzimeve, muzikës dhe një varietet formash artistike, mes të cilave pikturimi i trupit.

Lloji i dytë i ritualit bëhet për të rritur pjellorinë. Zakonisht zgjidhet një vend i shenjtë, për shembull, një vend ku është ndalur dikur një paraardhës i lashtë. Këtu pjesëmarrësit mund të ripikturojnë gurin, të derdhin gjak apo të kryejnë kërcime. Qëllimi i këtyre ritualeve është rigjallërimi i fuqisë së paraardhësit dhe totemit të tij.

Ellis Springs, ndodhet në qendrën gjeografike të Australisë, në territorin e veriut, pikërisht në të vetmen arterie që lidh bregun lindor me Darvin. Kur mbërrin në Ellis, e kupton menjëherë që nuk është një qytet dosido. Peisazhin e dominon ngjyra e kuqe. Kudo përreth ka shkretëtirë.

Ky rajon banohet prej 500 mijë vitesh nga Arendët, mbrojtësit tradicionalë të kësaj toke. Janë të panumërta historitë e krijimit që aborigjenët rrëfejnë prej mijëvjeçarësh.

Qendra e Australisë, e njohur gjithashtu si zera e kuqe për shkak të ngjyrës së tokës, është një vend i pasur me shkretëtirë, e cila fsheh në vetvete mistere ende të pazgjidhur, si për shembull format gjeologjike të disa vendeve, si ai që folëm më lart, apo si katachuta.

Gjeologjia i konsideron format e çuditshme shkëmbore që mund të gjenden kudo në Tokë si pasoja të veprimtarisë gërryese të agjentëve atmosferikë. Por për aborigjenët, bëhet fjalë për dëshmi të prekshme të kalimit aty të paraardhësve të tyre. Ajo që në përgjithësi përcaktohet dhe quhet strukturë e një territori këtu është kur janë shënuar një herë e përgjithmonë udhëtimet dhe veprimet e krijesave të lashta.

4700 vjet më parë, disa meteorë ranë pikërisht në këtë zonë, duke prodhuar kraterë të ndryshëm. Më i madhi është 180 metra i gjatë dhe me një thellësi 15 metra.

Në brendësi të tij është zhvilluar një vegjetacion i ndryshëm nga ai rrethues. Por, sekretet e këtyre vendeve nuk janë vetëm një origjinë natyrore. 20 kilometra më në jug të Alice Springs ndodhet një bazë amerikane me 800 vartës. Ajo quhet Pine Gap. Çfarë bëjnë këtu këta 800 persona. Eshtë një bazë sekrete ku asgjë nuk del dhe asgjë nuk depërton.

Shumëkush ka hedhur hipotezën se të gjithë këta njerëz punojnë për Echelon, Veshi i madh që është në gjendje të dëgjojë të gjithë llojet e komunikimit të planetit, ndërsa të tjerë thonë se aty janë duke u studiuar mundësitë për të arritur një ditë që të dëgjojmë diçka me origjinë jashtëtokësore.

Në fakt, në këtë zonë, gjatë dekadave të fundit janë regjistruar shumë pretendime për shfaqje jashtëtokësorësh dhe disqesh fluturues.

Që nga kohërat e Luftës së Dytë Botërore, pilotë avionësh, punëtorë të hekurudhës si dhe aborigjenë kanë dëshmuar se kanë parë drita të çuditshme, mjete fluturues dhe krijesa jo të zakonshme. Banorët e këtyre vendeve njohin shumë të vërtetë, por nuk është aspak e lehtë të vihesh në dijeni të tyre, si për njerëzit e bardhë, ashtu edhe për aborigjenët që brenda komuniteteve të tyre nuk kanë arritur ende një nivel të mjaftueshëm vetëdije dhe dije.

Njerëzit e ditur, ata që rrëfejnë për historinë e kulturës së tyre, thonë se mund t'ua rrëfejnë sekretet e kulturës së tyre vetëm atyre që janë gati që t'i njohin.

Dhe ka një seri ritesh inicimi për të mbërritur në njohuri të caktuara. Disa prej këtyre njohurive janë të përhapura për këdo dhe ato ndahen nga i gjithë komuniteti. Disa lloj njohurish të tjera janë specifike, ndoshta vetëm për gra, ndoshta vetëm për burra, ndoshta për një grup të caktuar burrash, ndoshta për një grup burrash në nivel fillestar. Shumë vende të shenjtë janë të ndaluar për jo aborigjenët, sepse energjia e këtyre vendeve konsiderohet kaq e fuqishme, saqë të bjerë në kontrast me ata që nuk janë në gjendje që ta durojnë. Kjo, sepse frekuencat e këtyre personave do të vibronin në një nivel të ndryshëm nga ai i vendit të shenjtë.

Pra, a është e vërtetë që popullsitë e lashta australiane duket se kanë aftësi, të cilat racat dhe popujt e tjerë i kanë humbur me kalimin e kohës? Profesor Elkin, gjatë shekullit të njëzetë ka studiuar për një kohë të gjatë fuqitë dhe aftësitë e aborigjenëve. Ai rrëfen se, antropologët e parë që mbërritën për të studiuar popujt aborigjenë kishin parë njerëz me fuqi të jashtëzakonshme, si ajo e ngjitjes, duke u kapur në një litar që nuk është lidhur asgjëkundi, e fluturimit, e shfaqjes dhe zhdukjes sipas dëshirës, të parit përmes trupave, përshkimit të distancave të gjata në një moment të vetëm apo komunikimit në mënyrë telepatike.

Nga burojnë këto aftësi mbinjerëzore? Përse nuk i kanë të gjithë qeniet njerëzore? Koncepti i lidhjes së mendimeve nuk është domosdoshmërisht një lidhje telepatike ku mendimi i formuar në mënyrë verbale i transmetohet një tjetër individi, më shumë ka të bëjë me perceptimin e gjërave të ngjashme, e ndjeshmërive të ngjashme, përshembull dëgjimi i erës në mënyrë të njëjtë si dhe vetëdija e përbashkët se era rrëfen të njëjtën histori.

Pra, ndoshta nuk bëhet fjalë për fuqi njerëzore të paarritshme, ndoshta më shumë ka të bëjë me ndjesi të zgjeruara, me njerëz që janë të mësuar të jetojnë në harmoni me botën.

Afro njëqind kilometra larg Melbournit, në shtetin e Victorias, shfaqet një prej formacioneve gjeologjikë dhe vullkanikë më misteriozë që ekzistojnë sot në botë, Hanging Rock. Ndryshe nga Uluru, historia aborigjene alternative e Hanging Rock ka qenë në pjesën më të madhe të saj e parrëfyer dhe e fshehur.

Pavarësisht asaj që ky vend përfaqësonte për popullsitë e lashta, në asnjë prej shkëmbinjve të tij nuk gjendet asnjë shenjë, asnjë gjurmë, pavarësisht të gjithë tentativave që janë bërë nga ana e historianëve.

Tributë që banonin në zonat përreth nuk kanë rrëfime të saktë për të dhënë. Si ka mundësi?

Sipas disa studimeve, Hanging Rock qëndron pikërisht në kufijtë mes territoreve të tribuve të ndryshme dhe për këtë arsye ishte një vend takimi shumë i rëndësishëm. Nga pikëpamja gjeologjike, ky vend është një vullkan, i cili ngrihet në një lartësi 711 metra mbi nivelin e detit. I përbërë nga një lloj i veçantë llave që, në ngrirje ka prodhuar fraktura vertikale, mendohet që ai është 6 milion vjeçar. Përbërja e tij është shumë e rrallë. Një formacion i këtij lloji gjendet në shumë pak vende të botës.

Eshtë shumë interesant fakti, që në përgjithësi Australia nuk njihet për prani të strukturave vullkanike dhe prania e shkëmbinjve me cilësi të veçanta alkimike ushqen teori dhe interpretime të ndryshme. Ndoshta manteli në brendësi të zonës së Hanging Rock ka pësuar ndryshime në përbërje dhe ndoshta prej kësaj është e mundur sot të shohim një shkëmb me një përbërje kaq të veçantë.

Hanging Rock u bë i njohur për publikun e madh në vitin 1975, falë filmit të Piter Ueir, Piknik në Hanging Rock. Filmi frymëzohej nga një fakt që ka ndodhur me të vërtetë. Në 14 shkurt të vitit 1900, një grup vajzash të Kolegjit Aristokrat të Apple Yard shkuan në zonën e quajtur Hanging Rock. Disa prej vajzave dhe një prej instruktoreve, si për aventurë nisën të sillen vërdallë nëpër shkëmbinjtë e malit. Tre prej tyre u zhdukën. Vetëm pas disa ditëve kërkime, një i ri anglez dhe shërbëtori i tij gjetën një prej tyre ende të gjallë, por që gjithësesi nuk ishte në gjendje të tregonte asgjë për shoqet e saj. Një tjetër vajzë u gjend e vdekur pak më vonë.

Çfarë ndodhi? Cila është e vërteta? Ku u zhdukën vajzat? Ka nga ata që thonë, se shkaqet e vërteta ndoshta duhet të gjenden tek natyra e vërtetë e vetë terrenit, një terren vullkanik, me të çara që krijohen në mënyrë krejt të papritur dhe të cilave nuk u shihet fundi. Por të tjerë mendojnë për një tjetër zgjidhje të enigmës...

Edhe sot e kësaj dite, gjithçka duket e mbështjellë nga një tis magjik dhe enigmatik. Sipas një hipoteze të pabesueshme dhe në të njëjtën kohë magjepëse, vajzat me sa duket kanë pësuar një shndërrim, duke u futur në një dimension ëndrre. Por këta nuk janë të vetmit fakte të pashpjegueshëm që kanë ndodhur në Hanging Rock.

Administrata e Parkut merr edhe sot e kësaj dite shumë pako postare që vijnë nga e gjithë bota. Ata përmbajnë copëza gurësh që i dërgojnë ish-turistë në këtë vend, të cilët thonë se janë goditur nga një seri fatkeqësish, pasi kanë marrë me vete nga një kujtim, pasi kanë vizituar këtë vend. Ka nga ata që flasin për ora që bllokohen krejt papritur, apo që "çmenden" fare apo edhe alterime të kohës. Janë thjeshtë sugjestione?

"Mendohet që të jenë të vërteta, pasi disa prej njerëzve të lashtë i kanë konfirmuar këta zëra", thotë një banor aborigjen i zonës. Shkëmbinjtë e Hanging Rock të çojnë vetvetiu tek skulpturat humanoide të Ishullit të Pashkëve, si dhe megalitët enigmatikë të stonehenge, figura totemike që kanë një veprim hipnotik ndaj njerëzve, duke i bërë ata që të humbasin çdo lloj kontrolli.

Një pjesë e madhe e kulturës aborigjene u humb gjatë periudhës së kolonizimit anglez. Pasoja më e menjëhershme e mbërritjes së europianëve në territorin australian ishte një valë epidemish nga kontinenti i lashtë. Vetëm njëra prej tyre shkaktoi vdekjen e më shumë se gjysmës së popullsisë aborigjene. Pasoja e dytë e kolonizimit ishte pushtimi i tokave dhe i burimeve ujore. Kombinimi i sëmundjeve, konfiskimit të tokave dhe dhuna e reduktuan me 90 përqind popullsinë aborigjene. Shumë aborigjenë adoptuan stilin europian të jetesës, duke punuar si krah pune.

Disa grupe të zonave më të brendshme, në një moment të parë rezistuan. Por më pas, që të mbijetonin, ata u bënë gradualisht të varur prej kolonizuesve. Mes viteve 1910 dhe 1970, shteti u mori me forcë familjeve të tyre afro 100 mijë fëmijë aborigjenë, për ti sistemuar ata në jetimore apo në familje private. Pjesa më e madhe e tyre humbi çdo lloj kontakti me familjen.

Shumë prej tyre pësuan abuzime. Pothuajse të gjithë u përdorën si forcë pune pa pagesë. Pasoja e parë e këtyre veprimeve ishte asimilimi i detyruar dhe humbja e kulturës origjinale. Shumë persona ndër ata që sot quhen Brezi i Vjedhur nuk e kanë kaluar asnjëherë traumën sociale dhe kulturore. Por tentativa për t'u integruar me njeriun e bardhë nuk e shpërbën asnjëherë identitetin origjinal të njerëzve aborigjenë.

Edhe në një qytet shumë modern siç është Sidney, vendasit ruajnë në lidhje shumë të fortë me origjinën e tyre, me kulturën, duke demonstruar respekt për vendet e shenjtë. Ndodh kështu në Barry Island, një prej shumë ishujve në gjirin e Sidneyt. Këtu ka simbole të vjetër deri 2000 vjeçarë. Alen Maden, një i moshuar që i përket tribusë gadigal, është ndoshta një prej zërave më autoritarë të komunitetit aborigjen të Sidneyt.

"Këta "shënime mbi gurë" rrëfejnë për kohën tonë të ëndrrës, pjesa më e madhe e skalitjeve paraqesin balenat e shumta që duken në ujërat pranë Sidneyt. Janë riprodhuar ashtu si shiheshin nga larg. Falë këtyre simboleve totemë tregohej se, cila tribu ishte e pranishme në këtë territor. Kështu, kur mbërrinte një tribu e ndryshme, kuptonte se cila kishte kaluar në këtë vend", thotë ai. "Dhe nga riprodhimi i këtyre simboleve mund të kuptohej edhe se me çfarë jetohej në këtë vend".

Në vitin 1789, njeriu i bardhë mbërriti në këta brigje. Ishin të mikpritur, sepse vëllezërit dhe motrat aborigjene të asaj kohe nuk e kishin kuptuar se të bardhët kishin mbërritur këtu për të qëndruar. Filluan që të bëjnë rezistencë, por nuk mund të bënin shumë. Ata kishin armë. Njeriu i bardhë filloi që të vijë me anije të mëdha dhe të shtyjë larg aborigjenët nga kjo zonë. Sëmundjet e përgjysmuan popullsinë. 70 përqind e atyre që ndodheshin përreth kësaj zone gjetën vdekjen.

E megjithatë, ata vazhdojnë të jenë këtu. Vazhdojnë të praktikojnë kulturën e tyre dhe janë krenarë për të. E konsiderojnë këtë vendin e tyre, kulturën e tyre, tokën mëmë. Këtu kanë lindur e vdekur, dhe këtu do të qëndrojnë përgjithmonë.
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi