EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Llojet e Talismaneve

5 posters

Shko poshtë

Llojet e Talismaneve Empty Llojet e Talismaneve

Mesazh  King 19.02.11 16:39

TALISMANI UNIVERSAL DHE INDIVIDUAL

LLOJET E TALISMANËVE TË ARGJEND (Sermit)

MBROJTJE DHE PASTRIM KUNDRA ÇDO MAGJIJE TË ZEZË. E MBRONË INDIVIDIN , SHTËPIJËN, BANESËN, DYQANIT,RESTORANIN,VENDIN E PUNËS ETJ. …


Kete Talisman mundeni ta vendosni mbi derë të hymjes së dhomës së banimit. Ose ky Talisman mund te lihet kudo ne shtepi dhe prej aty ndikon njejt ne mbrojtje. Nuk bënë të bahët me vete në trup fizik.

Ky Talisman e mbronë individin po dhe tërë familjën kundra çdo sulmi të Maxhisë së Zezë, mendimeve të këqija urrejtjës etj. brenda shtëpisë ose vendit te punes. Ky Talisman ju mbronë inteziv, ku tërë atë energji të keqe të dërguar prej cilit do personi, ky Talisman e mbledhë atë energji të keqe dhe e transferon në energji pozitive në tërë atë shtëpi ku jetohet apo vend pune.

E bjen në atë shtëpi harmonin dhe qetësinë shpirtërore dhe prej aty fillon perparimi ne atë shtëpi apo vend të punës dhe zoti apo zoja e ketij talismani fillon ta ndij veten ma te sigurt dhe te mbrojtur prej te keqijave dhe fillon e mbara ne kjo familje.

Ky lloj Talismani të mbronë natë e ditë pa ndërprë në gjatësi kohe pa kufij. Ky Talisman të mbronë kundra çdo magjistari të te gjitha religjioneve që ekzistojn. Dëshirat për mbrojtje ua plotëson dhe tërë atë rreth e mbush me energji të paqës dhe qetsisë se është i mbushur me lutje shum te fuqishme e te mira.

Ky Talisman prej momentit kur vendoset në atë shtëpi, vend të punës apo e mban me vete- ma maxhi e zezë që bëhet dhe qitet për të keqë, nuk ndikon më në ate shtepi, banesë apo njeri. Talismani Universal dhe individual të mbronë edhe kundra çdo sulmi të krijesave të Ferrit të cilat dërgohën prej shtrigave të zeza, për të ju sëmurë apo ju mbrap në përgjithësi.

Talismani është i mbushur me rituale të Maxhisë së Bardhë dhe me lutje të fuqishme kundra Maxhive të zeza. Jasht shtepise nuk mbrone. Asnjë magjistar i zi i ndonjë feje tjetre nuk mund me ju bërë magji të zezë, për këtë quhet Talisman universal dhe i ka simbolet e të gjitha feve.

Talismani Univerzal dhe individual kundra Maxhive të zeza nuk bën fare prej dikujt të familjës tjetër të preket me dorë. Pra ky Talisman e mbron Oren apo shpirtin e shpisë dhe te personit apo baneses së asaj shtëpije e cila është plotsisht e gjall.

Talismanin mund ta bartni dhe ta dërgoni edhe në shpi tjeter nëse nje dit shpernguli prej aty, ku ky prej atij momenti ku qëndron fillon ta mbron atë shtëpij, banesë apo familje apo vend te punes apo vetë individin.

Llojet e Talismaneve Talismani%20Universal-200

TALISMANI UNIVERZAL DHE INDIVIDUAL-

Mbrojtje dhe Pastrim kundra magjive të zeza, etj…


PENTAGRAMI - Talismani individual kundra magjive të zeza


Ky Talisman është simbol i fuqishëm për mbrojtje të Maxhistarve të Bardhë. Ky Talisman e simbolizon Mikrokosmosin. Personi i cili e ban me vehte këtë lloj Talismani jo vetëm që e mbronë kundra çdo të keqe sidomos ndaj sulmit të Maxhive të zeza , Shtrigave të kqija të cilat bëjnë maxhi të zezë , të mbronë ndaj qenjeve të ndryshme të Ferrit (Xhehnemit).

Të mbron kundra të msyeshit si të rriturin njashtu edhe fëmijët . Të mbron prej mendimeve të kqija të tëtjerëve , urrejtjeve, xhelozive etj. Ky Talisman i prish magjit e zeza dhe të ndihmon në martesë, të ndihmon me tu qelur fati në dashuri dhe të prinë fati shumë në jetë .

Nëse je në martes e bjen te ti sigurin në jet se ti e din që ma askush nuk mundet maxhi të zez me të bër, edhe me ti marr flokët, me ti prerë teshat ose me të dhan me pi ose me ngran, tash përgjithmonë je i-e mbrojtur .

Ky Talisman i mbron fëmijët nga të msyshi dhe magjit e zeza. Ky talisman të ndihmon që të zhvillohesh shpirtnisht, të ndihmon në hapjen e syrit të shpirtit ku njeriu shef në botën Astrale, pra në dimenzionet tjera ku njeriu i zakonshëm nuk mundet të shef.

Ky Talisman ti qel syt shpirtror dhe vesht shpirtror, ku njeriu me kët aftësi shef që të tjerët nuk shofin dhe ndin që të tjerët nuk ndinë. Ky Talisman e simbolizon Fuqijën dhe Forcën. Ky Talisman të mbronë kundra fuqive mbinatyrore të errëta.

Llojet e Talismaneve Pentagram-200

PENTAGRAMI

Talismani individual kundra magjive të zeza

UTSHAT - Talismani individual për mbrojtjen kundra syrit te keq dhe magjive të zeza


Ky Talisman është simbol i fuqishëm për mbrojtje kundra të kqijave dhe magjive të zeza që e përdorin Magjistarët e Bardhë. Të mbronë kundra çdo të keqe sidomos prej amgjive të zeza , të mbron prej syrit të keq , të mbron kundra ndeshjeve në koumikacion , prej fatkeqësive të ndryshme et j.

Personi i cili e ban me vehte këtë lloj Talismani jo vetëm që e mbronë kundra çdo të keqe sidomos ndaj sulmit të Maxhive të zeza , Shtrigave të kqija të cilat bëjnë maxhi të zezë , të mbronë ndaj qenjeve të ndryshme të Ferrit (Xhehnemit) .

Të mbron ndaj mendimeve të kqija të tëtjerëve, urrejtjeve, xhelozive etj. Ky Talisman i prish magjit e zeza dhe të ndihmon në martesë, të ndihmon me tu qelur fati në dashuri dhe të prinë fati shumë në jetë.

Nëse je në martes e bjen te ti sigurin në jet se ti e din që ma askush nuk mundet maxhi të zez me të bër, edhe me ti marr flokët, me ti prerë teshat ose me të dhan me pi ose me ngran, tash i-e mbrojtur. Ky Talisman i mbron fëmijët nga të mësyshi apo prej syrit të keq dhe magjit e zeza. Ky Talisman e simbolizon Fuqijën dhe Forcën. Ky Talisman të mbronë kundra fuqive mbinatyrore të errëta.

Llojet e Talismaneve Utchat-200

SYRI

Talismani individual kundra të mësyshit dhe magjive të zeza

TALISMANI SHOU - Për Fat, Financa, shëndet, dashurij, etj....

Ky talisman ka fuqij të madhe që të bie Fat në jetë dhe Loto dhe ate në të gjitha lamitë e jetës. Njashtu ndihmon shumë edhe për, Paqë , Harmoni dhe Pasuri . Të ndihmon që gjithëmin Koken ta mbash të qetë dhe të kjartë.

Për veqë kësaj vetije të lartë ky Talisman të ndihmonë ne zhvillimin e Intuitës, të ndihmonë në inspiracion, të ndihmonë për zhvillimin e aftësive Mediale të Qartpasisë dhe të bëhesh i aftë që tä shef në botra tjera shpirtërore, njashtu që gjithmonë të punosh në kohë të duhur.

Të aftësonë dhe të qonë në zhvillimin e menqurisë, pasurisë, parashikimin e gjërave në të ardhmën dhe zbulimin e shumë mësheftësive shpirtërore ku rrallë kushë mund ti din ato. Gjithashtu të ndihmon që të aftësohesh për zbulimin e gjërave të reja në jete.

Me këtë Talisman të prinë fati në çdo lami, sidomos për Loto dhe lojna të Fatit. Ky Talismanë të ndihmonë që ti shkatrroni bllokadat në ju njashtu dhe pengesat në jetë që ju paraqitën. Njashtu ju ndihmonë dhe që ti zgjidhni problemet e përditëshme jetësore. Ky Talisman të qetson shpirtrisht ku ta shton dashurin njerzore, të afron me të afërmit dhe njerzit.

Kah të shkon të prin fati njashtu fati për ty punon . Ky Talisman të ndihmon që të prihet Fati në çdo lami të jetës. Pastaj ky Talisman të ndihmon që të keshë kontroll mbi Financat, me këte e din se ku po i qon të hollat, ku duhet ti hargjosh dhe ku duhet ti investosh. Ky Talisman të bjen Paqë dhe Qetsi në jetë ku shkakton që ta keshë shëndetin e plotë dhe jetë të lumtur.

Llojet e Talismaneve Talismani%20Shou-200

SHOU

Simbol i Diellit. Talisman për fat, dashurijë, shëndet, financa...

Anagrami i dashurise

Talismani më i fuqishëm i dashurisë që ekziston

Ky Talisman është i hershem i shekujve të më hershëm i përket magjisë së Sigelave apo nenshkrimeve te shpirtave të planeteve. Ky Talisman sherben për suksese të mëdha në dashurij ku ndikon drejt per drejt te poli i kundert dhe te ben terheqës ndaj polit të kundërt.

Ky Talisman asht me fuqij mbrojtse të madhe, ku e mbron dashurinë, kur te hyn në mardhanje e mbron atë që mos të shkatrrohet prej tjerve. Kush e ban ket talisman, ky Talisman rrezaton me fuqij te madhe magjike.

Qysh prej kohrave të lashta ky Talisman ata që e kan bartur i ka mbrojtur, ju kan dhan forcë atyre dhe e kan ndi veten shum mirë. Ky Talisman ti qel dyert deri te elementet kosmike dhe e mbush ate që e bart ket Talisman me ato fuqij , me energji dhe forcë jetsore, dhe forca të Universit. Me këtë Talisman merr fuqioj dhe të jep siguri për femra apo mashqi dhe dashurij dhe bëhesh shum tërheqës si mashkulli te femra njashtu femra te mashkulli.

Ky Talisman të ndihmon rrugen e vërtet ta gjesh dhe fatin e vërtet ta gjesh.

Kur don me realizuar një dëshir, e merr Talismanin në dor dhe e thirr atë dëshirë ku engjujt marrin masa urgjente që ta realizojnë atë dëshirë. Pa tjeter duhet dëshira të jet e mir e kursesi e keqe si p.sh. me damtuar dikend ose me nemur ose magji të zez me i bërë.

Pra Taliusmani nuk ndikon për të keq nëse etenton për të keqë menjiherë të mirret ajo forcë, këtë e bëjn engjujt menjiher. Dëshira duhet të përsëritet tri her dhe fillon menjiher realizimi i saj. Mund ti luti për forcë, mbrojtje, shëndet, pasurij, suksese në punë etj...

Llojet e Talismaneve 100659

Talismani më i fuqishëm i dashurisë që ekziston

TALISMANI BAN

Talismani për mbrojtjen individuale kundra çdo magjije të zezë

Ky Talisman është i dedikuar vetëm për një person, për mbrojtje kundra çdo sulmi të maxhisë së Zezë. Ky Talisman është për tu bartur me vehte të vjerrur në qafë në ndonjë zingjir ose ndonjë mjet tjetër natyror si psh. lëkurë.

Ky Talisman të mbronë kundra çdo sulmi të Shtrigave të Zeza dhe Njerzve të këqijë të cilët të bëjnë Maxhi të zeza, të urrejnë, mendojn keq, flasin keq për ty etj. Të mbronë edhe kundra krijesave të Ferrit-Xhehnemit, të cilat dërgohen për të sëmurë ose bërë keq personit. Të mbronë kundra sulmeve të mendimeve të errëta, psiqike dhe Maxhike.

Te pastron prej magjive te vjetra nese te kan bër per me tu mshelur fati në jetë si per martes apo punë etj. Ky Talisman i mbron Fëmijët dhe të Rriturit prej të msyshit , prej syrit te keq si të mashkullit dhe të femrës. Ky Talisman i neutralizon të gjitha energjitë e huaja pa e ditur i zoti i Talismanit. Ky Talisman edhe shpirtrisht të qetson dhe të rehaton.

Talismanin mundesh me e lanur edhe në shtëpi mbi fotografi që veq ti je dal, në një vënd të pastër të pshtjellur me një bez të pastër prej mëndafshit dhe atë bez i pa u përdorur-. Lashtsija e formës dhe simboleve të Talismani Ban është 10 000 vjet e lashtë ku shum Maxhistar të Bardh e të mëdhenjë i ka mbrojtur prej shumë të këqijave që i kan sulmuar duke filluar prej lloj- lloj krijesave të Ferrit dhe maxhistarëve të zijë .

Dëmë askujt nuk i bënë ky Talisman, po nuk ju lejohet të tjerëve që ta prekin me dorë sepse ky Talisman është i mbushur me energji pozitive me rituale të Maxhisë së Bardhë dhe me lutje të fuqishme të Kuranit, kundra Maxhive të zeza.

Talismani pranohet te preket te dy bashkshort ashtu që edhe me e prekur rastësisht ky rreth Talismani nuk e humb vlerën fare, por tjetër kush fare nuk lejohet që ta prekë se e mbush me tjetër energji negative të streseve apo me mendime të kqija.

Llojet e Talismaneve Talismani%20Bann-200

TALISMANI BAN

Mbrojtje dhe pastrim kundra çdo magjije të zezë
King
King

21


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Llojet e Talismaneve Empty Talizmanet dhe hajmalit

Mesazh  King 19.02.11 16:48


Talizmanet dhe Hajmalit

Hajmalija është mjet magjike i cili bëhet apo shkruhet në letër i cili mbahet me veti ose lihet në vendin e caktuar për ta mbrojtur individin apo tërë familjen prej ndikimeve të ndryshme psiqike të errëta. Hajmalija është mbrojtës Pasiv prej ndikimeve të tilla të errëta, Hajmalija i neutralizon këto sulme të errëta psiqike.

Hajmalija bëhet edhe për drejtime të tjera ne jetë si per fat martesë, punë etj.Fuqija e saj nuk është aqë efikase në mbrojtje. Efikasiteti i Hajmaisë mvaret prej fuqijës apo dijes të ndonji personi me ngritje të lartë shpirtërore. Nëse personi nuk e ka këtë fuqi e dije, Hajmalija ndikon shum pakë te personi ose fare nuk ndikon.

Talisamni

Në popullin tonë fare pakë ose hiqë nuk njifën Talismanët , te ne në trojet shqiptare njifën vetëm Hajmalitë. Talismani duhet të bahet me vehte ose të lihet në shtëpi para se të sëmuret njeriu. Talismani bënë të bartet edhe kur të sëmuret njeriu , Talismani bënë mbrojtjen prej atij momenti e vazhdon deri në ardhmëri.

Talismanet bëhen edhe për fat në jetë, fat në punë, fat në martesë etj Me bartjen e Talismanit me vehte për mbrojtje kundra maxhive të zeza ose lënjës së tijë në shtëpi, bëhet mbrojtja totale kundra çdo maxhije të zezë, pra personi është i mbrojtur përgjithëmonë. Nëse Talismani është i bërë për qëllimet tjera ai njejt me fuqij ndikon te personi që të ja realizoi qëllimin etij të sigurtë.

Fjala „Talisman“ është fjalë Francuzo-Spanjole, në këto gjuhë ka ardhur prej Arabishtës „Talisman“ ku në gjuhën arabe don me thanë Tatim. Kurse në gjuhën Greke kjo fjalë“Talisma“ don me thënë: me paguar, përfunduar me mbushur apo mbushje.

Fjala e fundit tregon mbushje dhe e tillë është natyra e Talismanit. Talismani bëhet në shum lloj objektesh duke filluar prej Letrës,Drurit, Pergamentit (lëkurës), gurit dhe Metalit.

Talismani më i fuqishëm bëhet në metal të Arit dhe në atë të Argjentit. Talismani pa kurfarë dyshimi bënë ndryshime në rrethë ku qëndron ai, dhe atë mëvarsisht prej programimit të Talismanit.

Nëse Talismani programohet për mbrojtjen e tërë shtëpisë apo tërë familjes ku jeton ajo me siguri se atë familje ka me e mbrojtur pa ndërprerë kundra sulmeve të errëta magjikee që dikush mundohet ti bëjë asaj familje apo shtëpije nëse Talismani është bërë për mbrojtje.

Po nëse Talismani është mbushur për një qëllim tjetër, si fatë në dashuri apo sukses në finansa, apo fat në jetë, ai ndikon me të njejtën fuqij dhe intenzitet pa ndërprerë te personi i dedikuar.Talismanët ndikojnë si në fushën Psikologjike njashtu edhe të asaj Magjike. Talismanët përdorët si pikë përqëndrimi i energjisë mentale të njeriut për një qëllim të caktuar.

Në qoftë se besoni më të vërtetë në Talisman se ai ju ndihmon në mbrojtje ose pa marr parasyshë se për çfarë qëllim tjetër besoni për të, kjo ju epë vetëbesim, zgjon optimizëm e mobilizon dhe aktivizon energjinë për arritjen e qëllimit të caktuar që ju e dëshironi. Në këtë mënyrë formohet kushti më i mirë që ta arrini suksesin tuaj në mbrojtje apo për ndonjë arritje tjetër të ndonjë suksesi, si në dashuri, pasuri, fat, etj.

Pra sukseset apo mos sukseset mvarën nga një këto kushte që i përshkruam më parë. Besimi në fuqinë e Talismanit thirrë dhe bënë me të vërtetë ndryshime të caktuara te individët, familje apo masë. Mirpo është edhe një gjë shumë interesante për Talismanët siqë e spjegojne Magjistarët më të mëdhenjë të te gjitha kohërave ku thojnë se Talismanët ndikojnë edhe nëse individi nukë besonë në Te fare, këtë edhe praksa e ka treguar.

Pra si te personi i cili nukë besonë në Maxhi të zezë dhe sëmuhet nga Maxhija e Zezë, njashtu edhe Talismani ndikon te individi ose familja edhe nëse ata nuk besojnë fare në te. Besimi në Talisman vetem ma shumë ja shton Talismanit fuqinë . Talismani i vertetë i ngjanë një Baterije e cila mbushët vet si një bateri sollare apo diellore.

Në Talisman janë të gravuar simbolet magjike të cilat ndikojnë direkt në boten Astrale-Eterike, pra në botän tjeter, këto simbole ndikojnë direkt në mbrojte të atij individi, familje ose shtëpije apo realizimine një qëllimi të caktuar. Talismani në vete e tërhjekë energjinë Psiqike e Kosmike dhe i këthen mbrapa ato të shumëfishuara.

Pra Talismani është makinë Psikologjike dhe simbolet që gjenden të gravuar në to e transferojnë energjinë në qällim të caktuar ku me von e matrializojn në botën fizike. Talismani ndikon që deshira e jote te realizohet.

Talismani është makinë e cila ndihmonë ta bënë lidhjen prej botës së ideve siq është psh. një dëshirë e jote që ajo të bëhet e prekshme në materje. Pasi që të mbushët apo të kryhet rituali i duhur Talismani prej atij momenti pa ndërprerë punon pa ndihmen e askujt dhe vetëm për ju.

Ku është dallimi i Talismanit te zprazët dhe të atij të mbushur me rituale?

Një Talismani i zbrazët është kur ti e blen një Talisman dhe e qet direkt në qafë për zbukurim. Këta Talisman nuk janë asgjë tjetër veq një zbukunim për qafën apo trupin tuaj. Këta lloj Talismanësh i përngjanë një baterije elekrtike e cila nuk ka rrymë në te, pa rrymë baterija nukë bënë dritë. Njashtu janë e i përngjajnë dhe Talismanët e zbrazët.

Kurse Talismanët e mbushur me ritual special të Maxhisë së Bardhë, janë sikur baterija elektnike e mbushur me rrymë e cila jepë pa ndërprerë rrymë e të ndihmon që ta hapë rrugën natën për të parë dhe për të shkuar te qëllimi i caktuar. Pra edhe një herë.

Talismanët janë si Piramidat të cilat e mbledhin energjinë prej kosmosit dhe jan si gjenerator edhe pse nukë prodhojn vetë energji por energjinë e cila ekziston si energji biokosmike e drejtojnë në drejtim dhe qellim të caktuar. Talismanët kur bëhen vetëm për një individ ata ndikojn vetem për atë individ e për tjerët persona nuk ndikojn fare.

Po nëse bëhen Talismanët për më shumë individ dhe mbushen me ritual të duhur ata ndikojnë edhe te ata persona. Në Talisman duhet të cekët emri i individit ose familes, datlindja, ndonjë shenjë speciale si psh. Shpirti i nënshkrimit të diellit apo të hanës, apo të ndonjë planeti tjetër. Në talisman mund të fryhen dovë-lutje speciale si për mbrojtje kundra maxhive të zeza, njashtu dhe për qëllime të caktuara simbas dëshirës së personit.

Njashtu duhet të ceket edhe qëllimi i Talismanit i cili duhet të ndikoi te personi apo familja. Nëse është i bërë si Talisman Univerzal pa u caktuar personi ose familja atëherë mundet ta bart cilit i bie në dore.

Në pjesën e përparme të Talismanit jane të gravuara shenjat magjike të planetave dhe sigilat të cilat ndikojnë në mënyrë direkte në Ndërdijën e parsonit (Shpirt). Kurse mbrapa Talismanit i cili zakonish është i zbrazët mund të gravohet numri magjike i emrit të përsonit për të cilën bëhet Talismani ose një shenjë apo numër magjike.



King
King

21


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Llojet e Talismaneve Empty Re: Llojet e Talismaneve

Mesazh  Luljeta12 16.02.12 15:22

Si ta gjej nje talisman te tille
Luljeta12
Luljeta12

2


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Llojet e Talismaneve Empty Re: Llojet e Talismaneve

Mesazh  Ekonomisti 16.02.12 23:35

nje talisma te tille mund ta bleshe .per me shume informacjon te kjo andres www.dijahyjnore.ch
Ekonomisti
Ekonomisti

23


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Llojet e Talismaneve Empty Re: Llojet e Talismaneve

Mesazh  Ekonomisti 17.02.12 15:55

Cdo informacjon qe vjen te ky forum vec sa e pasuron , me sa shoh eshte nje forum qe i pershatet sadopak te gjitha temave, sadopak universal. ju nuk keni perse te ndien keqardhie per ne .ketu cdo antar ka te drejte te krijoj nje teme dhe tu pergjigjet temave te antarve .me sa shoh ju ndieni keqardhie per veten dhe plote te tjer mund te ndiejn keqardhie per vet faktin se i perkasin nje feje njejt moral regulli dhe kur shikojne dicka tjeter ju duket e pavertet .

Nje gje eshte e sigurt nese gjykojme ne baze te aftesive ,njohurive tona,cdo gje qe eshte e ndryshme nga aftesit , njohurite tona ne nuk mund ta pranojme si te vertet .

Ne quajme te vertet ate qe njohim ne si te vertete , ate qe na ka mesuar prindi , shoqeria, feja ate qe kemi grumbulluar ne nderdijen tone si te vertete , pavarsishte se ajo mund te jete genjeshter.

E verteta dhe e gabuara e humb vertetsine kur ato shperndahen ne shoqeri per vet faktin se shoqeria eshte e perbere nga individualitete, nje e vertet nuk mund te jete e vertet per gjithe shoqerin ajo eshte e verte vetem per ate individ qe e perjeton ate te vertet , ne qofte se e marim kete te vertet ja vendosim nje individi tjete ajo e humb vertetsin.

Si mund te kete vertetsi ajo per tjetrin kur tjetri eshte nje individe unik ajo nuk eshte bluze tja veshesh dikujt tjetrit, ketu e vdes ate qe quhet dashuri dhe mbielle hipokrizmin , te gjitha fete , shoqerite te gjitha etikat kete kan bere per kaq kohe, asnje fe nuk eshte munduar sadopake te mbielle dashuri , te gjitha fete te mesoje regullin te mesojne moralin ..nje gje eshte e sigurt ai qe te meson regullin etike per vete eshte ne rregull sepse tregon dicka verte, besoj te lindur brenda tij (PATJETER PERFSHIRE DHE UNE) te gjithe ata qe e zbatojne rregullin e atije behen hipokrita behen natyre jo e vertet e qenies se tyre.te jetosh me rregulla do te thot te jeshe i burgosur.

NQS ti te pelqen nje vendim ne jet , prindrit ne vlere absolute nuk i pelqen sepse cdo njeri eshte gjeni ne nje fush ne nje drejtim detyrimishte ai do te kundeshtoj ose do shtyret sikur i pelqen do behet hipokrit. me e bukura qe mund te besh eshte te mos e lexosh postimin, te mos behesh pjese e forumit qe nuk deshiron sesa te thuash nuk eshte mire ky forum apo kjo teme .

E vetmia gje qe mund te bejme nese duam dicka sadopak ta ndryshojme eshte te mos behemi pjestare ne te.

Shoqeria nuk egzison ne vler absolute jane individet ata qe perbejne shoqerin , nese nuk deshirojme te mos kete shites droge e vetmia gje qe mund te bejme eshte te mos pime droge jo te vendosim regulla sepse e sigurt eshte se me shume do konsumojme me shume krim do rritim.

ME PAK FJALE NATYRA E REGULLITE KUR VIHET NE ZBATIM E VETMIA GJE QE SJELL ESHTE SHTYPIE E NATYRES JOTE TE VERTE DUKE TE KONVERTUAR TI NE NJE NJERI FIKTIVE FALLCO NE NJE NJERI ME NJE FYTYRE TE KRIJUAR ARTIFICIALISHTE PER TJU PERMBAJTUR RREGULLIT TE CAKTUAR.

Ajo qe eshte e nevojshme per ne eshte te jemi pranues ndaj cdo realitet duke mos krijuar konflikte brenda vetes dhe duke jetuar nga momenti ne momente ne ate qe eshte dashuri jo ne ate qe thuhet dashuri.
Ekonomisti
Ekonomisti

23


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Llojet e Talismaneve Empty Re: Llojet e Talismaneve

Mesazh  Nukii 17.02.12 22:39

heheh,do te pergjigjem shkurt dhe mendoj se do te jem i qart,absolut nuk eshte ashtu sic ceken ti "se un ndjej keqardhje pse i takoj nje feje tjeter" dhe kete e argumentoj se ne njerin nga talismanet ishin simbolet e te gjith religjioneve i nderuar kjo eshte e para,ti nese je ateist ajo eshte krejt dicka tjeter,se mohoj se ky forum thjesht ka karakter universal,por ama ta jap nje keshille prej meje;gabohesh nese pretendon te jetosh ne dashuri ashtu sic kishe thene ne fund me kto mendime qe i ke,te garantoj se premisat per te jetuar ne dashuri duke u sherbyer me intrigat e djallit jane thjesht nje zero.Dhe gjithashtu bindjet e mia pa mos i bazuar ne argumente te pathyeshme asnjeher as qe i shpalos{gje te cilen e hasa tek ky shkrimi yt}.Kursem prej ketyre ideve qe i ke.
Nukii
Nukii

""Kurrë se bëj gabimin e të debatuarit me njerëz për opinionet e të cilëve nuk kam respekt""(Edward Gibbon)

1


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Llojet e Talismaneve Empty Re: Llojet e Talismaneve

Mesazh  Luljeta12 20.04.12 15:28

A ka efekt fotografia e talismanit Univerzal e varur
Luljeta12
Luljeta12

2


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Llojet e Talismaneve Empty Re: Llojet e Talismaneve

Mesazh  nensila 21.04.12 17:08

Ku mund ti gjejme keto hajmali apo talismane ??????
mundesisht pergjigjuni
avatar
nensila

I believe I can fly !

4


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Llojet e Talismaneve Empty Re: Llojet e Talismaneve

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi