EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Guri dhe Miti i ''sinkronizuar'' i Sizifit

2 posters

Shko poshtë

Guri dhe Miti i ''sinkronizuar'' i Sizifit Empty Guri dhe Miti i ''sinkronizuar'' i Sizifit

Mesazh  Estilen 30.01.11 16:24

Guri dhe Miti i ''sinkronizuar'' i Sizifit
Guri dhe Miti i ''sinkronizuar'' i Sizifit 47586_474301462209_182132672209_5539151_843710_n
Guri dhe Miti i ''sinkronizuar'' i Sizifit 47586_474301462209_182132672209_5539151_843710_nGuri dhe Miti i ''sinkronizuar'' i Sizifit 47586_474301462209_182132672209_5539151_843710_nGuri dhe Miti i ''sinkronizuar'' i Sizifit Moz-screenshot-2Guri dhe Miti i ''sinkronizuar'' i Sizifit 47586_474301462209_182132672209_5539151_843710_nGuri dhe Miti i ''sinkronizuar'' i Sizifit 47586_474301462209_182132672209_5539151_843710_nGuri dhe Miti i ''sinkronizuar'' i Sizifit 535px-Tiziano_-_S%C3%ADsifo
Perënditë të zemëruara më tepër se kurrë, dërguan Hermesin dhe ky, pasi e kapi për zverku e hodhi në thellësitë më të errëta të nëntokës ku Sizifi u dënua, jashtëzakonisht rëndë. Ata i treguan Sizifit një copë shkëmb masiv dhe e urdhëruan që ta ngjitë atënë një majë mali por, menjëherë sa guri të arrinte këtu ai do të rrokullisej tatëpjetë e do të përfundonte përsëri në rrëzë, në fund.

Ai nuk do të mundte kurrë të plotësonte detyrën, do ta ngjiste pra deri në majë, gurin e turpit, do të mundohej, do të lodhej, djersa do të lante trupin e tij, pluhuri i zi do ta mbulonte nga koka në këmbë por, shkëmbi përsëri do t’i kthehej poshtë. Qëllimit do ti afrohej deri në buzë dhe për një fije, ai kurrë nuk do të mundte ta plotësonte atë.

Po t'i besojme Homerit, Sizifi eshte njeriu me i ditur dhe me kujdesshem midis te vdekshmeve. Megjithate, sipas nje tradite te vjeter, ate e terhiqte zanati i cubit. Nuk me duket kontradiktore. Opimionet jane te ndryshme per shkaqet perse u denua qe te bente ne ferr pune te padobishme. Para se gjithash, e denojne per mendjelehtesi ne sjelljet me perendite.

Nuk i ruajti sekrete e tyre. Egina, vajza e Azopit, u rrembye nga Jupiteri. I jati u befasua nga kjo zhdukje dhe u ankua te Sizifi. Ky i fundit, qe kishte dijeni per rrembimin, i premtoi Azopit t'i tregonte, me kusht qe ky ti jepte uje keshtjelles se Korintit. Midis rrufeve qiellore dhe bekimit te ujit,pra Sizifi zgjodhi te dyten. Per denim, u dergua ne ferr.

Homeri gjithashtu na tregon se Sizifi kishte lidhur me zinxhire Vdekjen. Plutoni nuk mund ta duronte kete pamje te shkrete te mbreterise se vet. Ai dergoi perendite e luftes te clironin vdekjen nga duart e nganjethimtarit.

Tregojne gjithashtu se Sizifit, ne prag te vdekjes, i hipi ne koke te vinte ne prove dashurine e gruas se vet. E urdheroi t'ia hithte trupin e tij te lene pa varr, ne mes te sheshit te qytetit. Per kete e cuan ne Ferr. Dhe atje, i zemeruar nga bindja e se shoqes, aq e kundert me dashurine njerezore, i mori leje Plutonit te kthehej ne toke per te ndeshkuar te shoqen.

Por, kur erdhi perseri ne toke, kur shijoi ujin e diellin, guret e nxehte e detin, nuk deshi te kthehej me ne erresiren e sketerres. Thirrjet, zemerimet e paralajmerimet, rane ne vesh te shurdher.. Edhe per shume vite ai jetoi ne harkun e nje limani, prane detit te shkelqyer dhe buzeqeshjes se tokes. U desh nje vendim i perendive. Merkuri erdhi dhe e kapi prej zverku te pabindurin dhe duke e shkeputur nga gezimet e coi me force ne ferr, ku e priste shkembi.

Kuptohet, se Sizifi eshte heroi absurd. Ai eshte i tille si per pasionet ashtu edhe per vuajtjet. Percmimi per perendite, urrejtja per vdekjen dhe pasioni per jeten, bene qe te vuante nje denim te papare, ku e gjithe qenia perpiqet te mos perfundoje ne asgje. Ky eshte cmimi qe duhet paguar per pasionet e kesaj bote.

Asgje nuk na thuhet me per Sizifin ne Ferr. Mitet jane bere per te ndezur imagjnaten. Ne mitin e siperpermendur, shohim vetem perpjekjet e trupit te tendosur per te ngritur nje gure te madh, per ta rrukullisur dhe per ta ngjitur pambarim nje te perpjete, dallojme fytyren e ngerdheshur, faqen e mbeshtetur te guri, nje shpatull nen gurin ne balte rreshqitese, nje kembe qe e mban, dy duar qe e mberthejne, sigurine plotesisht njerezore te dy duarve te bera me balte.

Ne mbarim te kesaj perpjekje te gjate, te kufizuar nga hapesira pa qiell dhe koha pa thellesi, qellimi arrihet. Atehere Sizifi shikon gurin qe ne pak sekonda rrokulliset drejt botes se poshtme, nga ku duhet te ngrihet perseri per ne maje. Ai perseri zbret ne fushe.

Në jetën e përditshme miti i Sizifit përdoret vijimisht dhe me një kuptim interesant, figurativ, duke nënvizuar stërmundimin e kotë,lodhjen pa fryt, lidhjet e shumta që ekzistojnë me punën pa qëllim dhe me situata që të kërkosh një gjë dhe të mos e arrish dot kurrë, edhe pse mundimi ka qenë i përditshëm, i tejlodhshëm, rraskapitës dhe ipaarritshëm...

Guri dhe Miti i ''sinkronizuar'' i Sizifit Fatica-di-sisifo_1

Por le të shohim ç’thotë miti i Sizifit...Sizifi,biri i perëndisë së erërave, Eolit, i martuar me Meropin, një prej yjeve të shndritshëm të konstelacionit të pleadeve, me të cilën pati tre fëmijë.Ishte gjithashtu edhe pronar i një kopeje shumë të mirë lopësh.

Ai banonte diku aty, tek ujdhesa e Korintit.Pranë banesës së tij, pak më tutje vathës së lopëve, rronte Autolikusi një hajdut me famë dhe i paarritshëm, i cili krenohej se ish i biri i
perëndisë Hermes. Thuhet se Hermesi i pat dhënë atij aftësinë që, aty ku fuste dorën e vidhte, çdo gjë transformohej.

Ndërkaq, thonë se edhe Sizifi ishte hajdut i zotë por, ndonëse i tillë, ai konstatonte plot shqetësim se kopeja e tij dalëngadalë po zvogëlohej dhe ajo e Autolikut gjithë e më shumë po zmadhohej. E kish pra të pamundur ta kapte hajdutin.

Megjithatë, nuk kaloi shumë dhe atij i ra ndërmend që të gdhendte në pjesën e poshtme të thundrave të lopëve dy kllapa, njëra përkundrejt tjetrës ( ), që disa duan të thonë se, në ato kohë, këto dy shenja përbënin gërmat e para të dy fjalëve, “vjedhur prej Autolikut”.Kështu me to (gjurmët e lopëve të vjedhura) kapi hajdutin e lopëve të tij.

Pastaj për një hakmarrje më të thellë, hyri në shtëpinë e hajdutit dhe i përdhunoi atij të bijën që quhej Antiklea. Nga ky bashkim i paligjshëm lindi Odiseja.Mitet thonë se Sizifi themeloi vendbanimin Efira, që më pas u njoh si Korint.Kur i vdiq i ati, Eoli, fronin ia mori pa të drejtë i vëllai, Salmoneu, atëherë Sizifi shkoi në orakulli i Delfit për t’u konsultuar se si duhej të vepronte.

Kështu, pasi dëgjoi Sizifi predikimin e orakullit, i erdhi për rreth Tirosë, mbesës së vet, vajzës së Salmoneut dhe e përdhunoi. Por Tiroja i vrau të dy fëmijët që lindi me Sizifin. Ky ndërkaq, akuzoi Salmoneun se ishte ky që kishte përdhunuar të bijën dhe se këta ishin fëmijët e tij të vrarë.

Populli i shqetësuar u ngrit dhe e dëboi Salmoneun e kështu fronin mbretëror e mori Sizifi.Ndërkohë Zeusi, rrëmbeu Egjinën një vajzë tepër e bukur dhe flinte me të diku aty rreth Korintit. Babai i saj, perëndia - lumë Asopus, erdhi këtu në kërkim të vajzës së zhdukur. Sizifi i tregoi gjithçka Asopusit rreth përdhunimit të vajzës prej kryeperëndisë, Zeusit.

Ky, pasi shpëtoi prej zemërimit prindëror, urdhëroi perëndinë e vdekjes Hadi, të kapte për fyti Sizifin, si ndëshkim për nxjerrjen e sekreteve të shenjta dhe ta hidhte në botën e të vdekurve. Sizifi i kërkoi atij t’i tregonte se si viheshin prangat dhe kështu e prangosi dhe e mbajti peng. U krijua një situatë e paparë ndonjëherë, tashmë që mungonte perëndia e vdekjes!
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Guri dhe Miti i ''sinkronizuar'' i Sizifit Empty Re: Guri dhe Miti i ''sinkronizuar'' i Sizifit

Mesazh  gjilanasi 27.11.15 23:45

Miti i Sizifit

Guri dhe Miti i ''sinkronizuar'' i Sizifit Sisifo

Perënditë e kishin dënuar Sizifin të ngjisë papushim një shkëmb në majë të një mali, nga  ku guri rrokullisej vetvetiu. Ato kishin gjykuar me të drejtë se nuk ka ndëshkim më të tmerrshëm se puna e padobishme dhe e pashpresë.

Po t’i besojmë Homerit, Sizifi është njeriu më i ditur dhe më i kujdesshmi midis të vdekshmëve. Megjithatë, sipas një tradite tjetër, ai tërhiqej nga zanati i cubit. Nuk më duket se ka kontradiktë. Opinionet janë të ndryshme për shkaqet përse u dënua të bënte në ferr punë të padobishme. Para se gjithash, e qortojnë për mendjelehtësi në sjelljet me perënditë. Nuk i ruajti sekretet e tyre. Egina, vajza e Azopit, u rrëmbye nga Jupiteri. I ati u befasua nga kjo zhdukje dhe u ankua te Sizifi. Ky i fundit, që kishte dijeni për rrëmbimin, i premtoi Azopit t’i tregonte me kusnt që ky t’i jepte ujë kështjellës së Korintit. Midis rrufeve qiellore dhe bekimit të ujit, ai zgjodhi të dytin. Për dënim u dërgua në ferr. Homeri na tregon gjithashtu se Sizifi kishte lidhur me zinxhirë Vdekjen. Plutoni nuk mund ta duronte këtë pamje të shkretë e të heshtur të mbretërisë së vet. Ai dëgroi perëndinë e luftës që të çlironte vdekjen nga duart e ngadhënjimtarit.

Tregojnë, gjithashtu, se Sizifit, në prag të vdekjes, i hipi në kokë të vinte në provë dashurinë e gruas së vet. E urdhëroi t’ia hidhte trupin e tij të lënë pa varr në mes të sheshit të qytetit. Për këtë e çuan në ferr. Dhe atje, i zemëruar nga bindja, aq e kundërt me dashurinë njerëzore të së shoqes, i mori leje Plutonit të kthehej në tokë për të ndëshkuar të shoqen. Por kur erdhi përsëri mbi tokë, kur shijoi ujin e diellin, gurët e nxehtë e detin, nuk deshi të kthehej prapë në errësirën e skëterrës. Thirrjet, zemërimet e paralajmërimet ranë në vesh të shurdhër. Edhe për shumë vite, ai jetoi në harkun e gjirit, pranë detit të shkëlqyer dhe buzëqeshjeve të tokës. U desh një vendim i perëndive. Mërkuri erdhi dhe e kapi për zverku të pabindurin dhe duke e shkëputur nga gëzimet e tij, e çoi me forcë në ferr ku e priste shkëmbi i tij .

Kuptohet se Sizifi është heroi absurd. Ai është i tillë si për pasionet, ashtu dhe për vuajtjet e tij. Përçmimi për perënditë, urrrejtja e vdekjes dhe pasioni për jetën bënë që të vuajë një dënim të paparë ku e gjithë qënia përpiqet të mos përfundojë asgjë. Ky është çmimi që duhet paguar për pasionet e kësaj bote. Asgjë nuk na thuhet për Sizifin në ferr. Mitet janë bërë për të ndezur imagjinatën. Në mitin e sipërpërmendur shohim vetëm përpjekjet e trupit të tendosur për të ngritur një gur të madh, për ta rrokullisur dhe për t’ju ngjitur pambarim një të përpjete, dallojmë fytyrën e ngerdheshur, fagen e mbështetur te guri, një shpatull nën gurin me baltë rrëshqitëse, një këmbë që e mban, dy duar që e mbërthejnë, sigurinë plotësisht njerëzore të dy duarve të bëra plot baltë. Në mbarim të kësaj përpjekjeje të gjatë, të kufizuar nga hapësira pa qiell dhe koha pa thellësi, qëllimi arrihet. Atëherë Sizifi shikon gurin që në pak sekonda rrokulliset drejt botës së poshtme, nga ku duhet të ngrihet përsëri për në majë. Ai zbret në fushë.

Pikërisht gjatë kthimit, gjatë kësaj pauze, Sizifi më intereson. Një fytyrë që lodhet aq afër gurëve është bërë tashmë gur vetë! E shoh këtë njeri duke zbritur me hap të rëndë e të njëjtë drejt vuajtjes pa fund. Kjo orë që është si një frymëmarrje dhe që përsëritet po me aq siguri sa edhe fatkeqësia e tij, është ora e ndërgjegjes. Në çdonjërin nga këto çaste, kur ai zbret nga maja dhe zhytet në strofkat e perëndive, ai qëndron mbi fatin e vet. Eshtë më i fortë se shkëmbi i tij.

Nëse ky mit është tragjik, kjo ndodh ngaqë heroi i tij është i ndërgjegjshëm. Në të vërtetë, çfarë vlere do të kishte vuajtja e tij, në qoftë se çdo hap do të ushqente shpresën për t’ia dalë mbanë? Punëtori i sotëm punon gjithë jetën në të njëjtin vend pune dhe fati i tij nuk është më pak absurd. Por ai nuk është tragjik, përveç rasteve kur bëhet i ndërgjegjshëm. Sizifi, proletari i perëndive, i pafuqishëm dhe i revoltuar e njeh gjithë shtrirjen e gjendjes së vet të mjeruar: gjatë zbritjes ai mendon për të. Qartësia, e cila duhet t’i shkaktonte vuajtje, realizon, në të njëjtën kohë, fitoren e tij. Nuk ka fat që të mos përballohet me anë të përçmimit.

Kështu, nëse disa ditë zbritja bëhet me dhembje, ajo mund të bëhet gjithashtu me gëzim. Kjo fjalë nuk është e tepërt. E përfytyroj ende Sizifin duke u kthyer te shkëmbi, dhe dhembja është në fillim. Kur pamjet e tokës nguliten fort në kujtesë, kur thirrja për lumturi bëhet shumë e rëndë, ndodh që trishtimi shfaqet në zemrën e njeriut: ky është ngadhënjimi i shkëmbit, është vetë shkëmbi.. Kjo fatkeqësi e pamasë është tepër e rëndë për tu përballuar. Këto janë netët tona të: Getsemanit. Por të vërtetat shtypëse asgjësohen kur bëhen të njohura. Kështu, Edipi i bindet në fillim fatit pa e ditur. Nga çasti kur mëson të vërtetën, fillon tragjedia e tij. Por në të njëjtën kohë, i verbër dhe i dëshpëruar, ai zbulon se e vetmja lidhje e tij me botën është dora e njomë e një vajze të re. Atëherë një e folur e pamasë oshëtin: “Pavarësisht nga vështirësitë e mëdha, mosha ime e thyer dhe madhështia e shpirtit tim më bëjnë të mendoj se gjithçka është mirë”. Edipi i Sofokliut, ashtu si Kirilovi i Dostojevskit, na japin formulën e ngadhënjimit absurd. Urtësia e lashtë takohet me heroizmin modern.

Nuk e zbulon dot absurdin pa ngasjen për të shkruar ndonjë doracak për lumturinë. “Ej! Pse në rrugë kaq të ngushta. ..? Por ka vetëm një botë. Lumturia dhe absurdi janë dy fëmijë të së njëjtës botë. Janë të pandashëm. Do të ishte gabim të thoje se lumturia lind detyrimisht nga zbulimi i absurdit. Mund të ndodhë që ndjenja e absurdit të lindë nga lumturia. …Unë mendoj se gjithçka është mirë”, thotë Edipi, dhe kjo fjalë është e shenjtë. Ajo oshëtin në gjithësinë e egërsuar e të kufizuar të njeriut. Ajo na mëson se jo gjithçka është shteruar. Ajo dëbon nga kjo botë një perëndi që kishte hyrë aty me pakënaqësinë dhe shijen e dhembjeve të panevojshme. Ajo e shndërron fatin në çështje njerëzore që duhet të rregullohet midis njerëzve.

Aty qëndron i gjithë gëzimi i heshtur i Sizifit. Fati i vet i përket atij. Shkëmbi është pronë e tij. Po ashtu, njeriu absurd kur këqyr vuajtjen e vet, bën të heshtin të gjithë idolët. Në gjithësinë ku papritur është vendosur heshtja, dëgjohen mijëra zëra të mrekulluar të tokës, thirrjet e pavetëdijshme e sekrete, grishjet nga të gjitha fytyrat janë faqja tjetër dhe çmimi i fitores. Nuk ka diell pa hije, prandaj duhet njohur nata. Njeriu absurd thotë “po”, dhe përpjekja e tij nuk rresht kurrë. Në qoftë se ekziston një fat vetiak, nuk mund të ketë fat të lartë ose, të paktën, ekziston vetëm një fat, për të cilin mendohet që është fatal dhe i përçmuar. Për çfarë mbetet, ai e di veten zot të ditëve të tija. Në këtë çast të vështirë kur njeriu kthen sytë nga jeta e vet,. Sizifi duke shkuar drejt shkëmbit, sodit këtë rrjedhë veprimesh pa lidhje që bëhet fati i tij, i krijuar prej tij, i unifikuar nën vështrimin e kujtesës së tij dhe së shpejti i vulosur me vdekjen e tij. Për rrjedhojë, i bindur për origjinën krejtësisht njerëzore të gjithçkaje që është njerëzore, i verbër që dëshiron të shohë dhe që e di se nata nuk ka fund, ai është gjithmonë në udhë. Shkëmbi vazhdon të rrokulliset.

Po e lë Sizifin në këmbët e malit! Gjithmonë takojmë barrën e tij. Por Sizifi na këshillon një besnikëri të lartë, e cila mohon perënditë dhe ngre shkëmbenjtë. Edhe ai mendon se gjithçka është mirë. Kjo gjithësi, këtej e tutje pa zotëri, nuk i duket as shterpë e as boshe. Çdo kokrrizë e këtij guri, çdo ndriçim mineral i këtij mali të zhytur në terr formojnë në vetvete një botë. Vetë lufta drejt majave mjafton për të mbushur zemrën e njeriut. Duhet ta përfytyrojmë Sizifin të lumtur.

Miti i Sizifit – Albert Camus
Përktheu Petrit Sinani
gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi