Zbardhet misteri i peizazhit pas ''Mona Lizës''
Faqja 1 e 1

Historiania italiane e artit, Carla Glori thotë se ka arritur që nëpërmjet shifrës së fshehur në pikturën e njohur "Mona Liza" të vërtetojë lokacionin e saktë të peizazhit në sfondin e veprës më të njohur të Leonardo da Vinçit.
Gazeta londineze "Telegraph" raporton se Glori ka zbuluar se ura prej guri me tri harqe që është prapa gruas me buzëqeshjen enigmatike çon në drejtim të Bobbios, një fshat në afërsi të Piaçencës, në veri të Italisë.
Teorinë e saj ajo e bazon në zbulimin e fundit të një tjetër historiani arti Silvan Vinceti, i cili ka vënë në dukje numrat 7 dhe 2, të fshehur me mjeshtri në konstruktin e urës. Glori beson se ato janë dy vitet e fundit të 1472-it, kur gjatë një vërshimi katastrofik ishte shembur ura në Bobbio.
Në shënimet historiografike kjo urë njihet si ''Ponte Gobo'' apo ''Ponte vechio'' (Ura e vjetër) dhe ekziston që prej vitit 1472 kur lumi Trebbia doli nga shtrati.
"Leonardo ka shënuar numrin 72 poshtë urës si një kujtim për atë ngjarje", ka thënë Glori, e cila teorinë e saj e ka paraqitur edhe në librin "Enigma e Leonardos".
Piktori i njohur, përfaqësues i Rilindjes, u lind në Vincia të Toskanës, por shpesh ka udhëtuar nëpër qytete të ndryshme të Italisë. Ka punuar në Venecia, Romë dhe Bolonjë.
Da Vinçi ka filluar të punojë në realizimin e ''Mona Lizës'' në vitin 1503 ose 1504 në Firence, por këtë vepër do ta kryente disa vjet më vonë pasi do të zhvendosej në Francë pas ftesës që i kishte bërë mbreti Francois I.
Shumica e historianëve të artit besojnë se peizazhi prapa ''Mona Lizës'', ku shihen fusha e male, është pjellë e imagjinatës së artistit, por Glori është e bindur se bëhet fjalë për paraqitjen e një lokacioni të caktuar.
Piktura e njohur, sot pronë e shtetit francez, në fillim ishte ekspozuar në Pallatin e Versajës, për t’u ekspozuar më pas në muzeun e njohur të Luvrit.

Odin- 513
Similar topics
» Histori me entitete
» Ne kerkim te eshtrave te Mona Lisa-s
» “Mona Liza ofron provën për ekzistencën e alienëve”
» Misteri i UFO-ve
» Misteri i nje marrveshjeje

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi