EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Misteri i nje marrveshjeje

2 posters

Shko poshtë

Misteri i nje marrveshjeje Empty Misteri i nje marrveshjeje

Mesazh  Estilen 17.04.10 11:46

Marrëveshja e Qeverise shqiptare per varrezat greke

Marrëveshja për gjetjen dhe rivarrimin e eshtrave të ushtarëve grekë të rënë në territoret shqiptare gjatë luftës Italo-Greke, pjesë e Luftës së Dytë Botërore, u nënshkrua më 19 nëntor të vitit 2008 në Tiranë, si një kërkesë e vazhdueshme e qeverisë greke.

Për hartimin e saj funksionoi për kohë relativisht të gjatë një komision i përbashkët i dy ministrive tona të jashtëm, të cilat siç bëhet e ditur në relacionin shoqërues të projektligjit e rinegociuan atë disa herë dhe për ta përmbyllur vetëm në nëntor të vitit 2008.

Por pavarësisht se nënshkrimi i saj mes palëve është bërë që dy vjet më parë, vet reagimi i opinionit publik detyroi qeverinë shqiptare që ta zvarrisë ratifikimin e saj në Kuvend deri në këto momente.

Në bazë të kësaj marrëveshje për rivarrimin e ushtarëve grek të rënë në periudhën 1940-1941 do të ngrihen dy varreza, njëra në Këlcyrë të Përmetit dhe tjetra në Gjirokastër.(ATO VARREZA U NGRITEN PARA 2 VJETEVE NE HESHTJE E FSHEHURAZI TE OPINIONIT SHQIPTARE

Ekzaminimet e eshtrave që do të vendosen do të bëhen nga një grup ekspertësh të ngarkuar posaçërisht për kryerjen e kësaj procedure.

Në to do të jenë numër i barabartë anëtarësh nga të dyja palët dhe do të kenë në përbërjen e tyre ekspertëve të mjekësisë ligjore, ushtarakë dhe historianë, që do të merren me administrimin e eshtrave por edhe të elementëve të tjerë që kanë lidhje me zbardhjen e fakteve historike. Skeletet që do të nxirren do të fotografohen dhe dosja do të mbahet në dy kopje e protokolluar nga të dy palët.

Një rol në këtë proces do të luajë edhe Kisha Ortodokse Shqiptare, e cila do të administrojë dy vendprehjet e reja të ushtarëve grek, por vetëm në aspektin humanitar të tyre.

Po sipas marrëveshjes, pala greke do të mbulojë shpenzimet për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin si dhe do të sigurojë pajisjet e nevojshme teknike dhe infrastrukturën logjistike.

Në marrëveshje është parashikuar gjithashtu, që nëse hapësirat e zëna nga varrezat do të përdoren për interesa publike, atëherë pala shqiptare është e detyruar të vërë në dispozicion të palës greke një shesh tjetër të përshtatshëm, si dhe do të mbulojë të gjitha shpenzimet për rivarrimin e eshtrave dhe sistemin e varreve të reja.

Gjithashtu, sipas marrëveshjes, është përcaktuar edhe data 28 tetor si dita përkujtimore e të rënëve grekë. "Ceremonitë zyrtare të përkujtimit të personave të rënë në luftë do të organizohen nga përfaqësuesit e Republikës Greke dhe të Republikës së Shqipërisë, çdo vit, më 28 tetor. Në këtë ceremoni do të marrin pjesë edhe përfaqësues të shoqatave të së afërmve dhe miqve të së rënëve", - thuhet në marrëveshje.

Ndërkohë, miratimi i kësaj marrëveshje është kundërshtuar nga qarqe të caktuara shqiptare, të cilat kanë kërkuar që ky koncesion ndaj qeverisë greke duhet të shkonte paralelisht edhe me zgjidhjen e çështjes çame.

Madje, vetë shoqatat nacionaliste që mbrojnë çështjen çame i kanë kërkuar zyrtarisht Ministrisë sonë të Jashtme dhe përfaqësisë diplomatike greke në vendin tonë që në shkëmbim edhe shteti grek të lejojë që ky komunitet të ngrejë dy varreza në Greqi.

Pikat e marrëveshjes së nënshkruar:

1. Do të jenë dy varreza në Gjirokastër dhe Këlcyrë.

2. Marrëveshja përcakton se do të ketë ekspertë të mjekësisë ligjore për ekzaminimet e eshtrave që do të varrosen

3. Numri i anëtarëve të komisioneve të përbashkëta do të jetë i njëjtë për të dyja vendet.

4. Pjesë e komisioneve do të jenë edhe ushtarakë e historianë, të cilët do të zgjidhin në mënyrë të përbashkët dhe do të zbardhin çështje që kanë nevojë për njohjen e fakteve historike.

5. Skeletet që do të nxirren do të fotografohen dhe dosja do të mbahet në dy kopje e protokolluar nga të dyja palët.

6. Ceremonitë zyrtare të përkujtimit të personave të rënë në luftë do të organizohen nga përfaqësuesit e Republikës Greke dhe të Republikës së Shqipërisë, çdo vit, më 28 tetor.

Sic shihet dhe me siper Qeveria shqiptare eshte e detyruar se nga kush nje dreq e di qe ti bej homazhe ushtarve agresore greke,

C'fare fshihet pas kesaj marrveshje,..? perse ky servilizem tejet i peshtire..?

Perse falen ne mynyre misterioze dhe jo transparente troje shqiptare si toksore ashtu dhe detare Qeverise Greke..?

Perse nuk kerkohet barazi ne marveshjet me Greqine per pasurite Came ..?

Jane nje sere pyetjesh dhe misteresh qe mbulojne aktivitetin e Qeverise se tanishme shqptare ndaj politikes nenshtruse te qeverise greke...

Mos valle ne mendjet e politikanve shqiptare Vorio-Epiri ju fanitet deri ne kufi me lumin Shkumbin.....? ashtu si ekstremisteve greke...?
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Misteri i nje marrveshjeje Empty Re: Misteri i nje marrveshjeje

Mesazh  ALFRED 17.04.10 22:11

Keto ndodhin per nje arsye te vetme, kjo qeveri qe kemi mund te jete greke, serbe, dhe vetem qeveri shqiptare nuk eshte, se ndryshe nuk ka si shpjegohen keto qe ndodhin.
avatar
ALFRED

1


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi