E vërteta është fuqi supreme
Faqja 1 e 1
E vërteta është fuqi supreme
“E vërteta nuk është e hidhur, e ëmbël, e thartë apo e njelmët. E vërteta është fillimi dhe fundi, është gjithçka!” Osho.
Në jetën tonë të përditshme jemi mësuar të dëgjojmë konstatime që më shumë janë fjalë-rrokopujë se vërtetësi të ligjshme të jetës. Thuhet, për shembull, e vërteta është e hidhur.
E vërteta është e mirë, por dhemb, është helm e hidhur. Dhe, këtë konstatim e themi pa hezitim, edhe në biseda, edhe në shkrime, kudo. Për kënd mund të jetë e VËRTETA e hidhur? Vetëm për mashtruesin, për askënd tjetër.
E tash, për ilustrim të gjendjes, t’ua them një ndodhi të vërtetë. Më thirri një natë një personalitet i Kosovës, emër shumë i nderuar, dhe më tha: e kam nesër një tryezë shumë të rëndësishme në “Grand”, duhet të bisedojmë për pajtimin me serbët dhe po më duhen do përfundime të tubimit. Por i dua do përfundime (d.m.th. konkluzione) që askush nuk mund t’i zbatojë dhe, në të njëjtën kohë, askush të mos ketë mundësi t’i kontestojë. Ua, çfarë kërkese!
Duke biseduar me të në telefon i thashë: po, e gjeta zgjidhjen dhe nesër unë t’i përgatis përfundimet e tryezës. U takuam. E biseduam temën, e dija kureshtjen e tij dhe i thashë, unë, nesër, përfundimet i sistemoj në këtë mënyrë:
“Pa u thënë e vërteta e plotë as individi, as familja, as shoqëria civile e as komunitetet kurrë nuk mund t’i relaksojnë marrëdhëniet mes tyre. Kur të thuhet e vërteta e plotë, atëherë mund të ndërtohet themeli i qëndrueshëm mbi të cilin mund të rikrijohen të gjitha llojet e marrëdhënieve të shëndosha që do të gjenerojnë vetëm rezultate të shëndosha dhe afatgjate”.
Mikut tim i pëlqeu kjo zgjidhje, sepse e dinte mirë se askush nga ndërkombëtarët nuk mund ta kontestojë vlerën e të vërtetës, por edhe në anën tjetër, askush nga njerëzit e rajonit të quajtur Ballkan nuk mund të ketë fuqi e sinqeritet që ta thotë të vërtetën e plotë, prandaj edhe ky koncept mbetet i pazbatueshëm.
Të nesërmen u mbajt tubimi. Në fund i dhashë konkluzionet e cituara, të gjithë ulen kokën. Në mbrëmje, deklaratën time e dhanë të gjitha televizionet nacionale, por dikur vonë, më thirri një mik në telefon e më tha: “ edhe ti po flet pollavra... sepse po të mos ishte rrena, njeriut i shkon fytyra.” E tash, është e tepërt të thuhet: lum ajo fytyrë që ruan pastërtinë me mbështjellësin e gënjeshtrës. Po nejse se u zgjata.
Kjo që e thashë është vetëm ilustrim i gjendjes. Nuk më hynë në punë dhe nuk dua të mirrem me të. Dëshira ime është të dal tek qenësorja. E qenësorja në jetë është: ligji themelor i të vërtetës është se ajo DUHET të thuhet. E vërteta lufton nëpër tërë trupin e njeriut që të del në sipërfaqe, të thuhet, të dihet, të bëhet e njohur. Keni dëgjuar mijëra herë kur kanë thënë pleqtë: nuk po më del shpirti pa e thanë të vërtetën. Dhe kjo është e vërtetë.
Të vërtetën nga qenësia e njeriut nuk e nxjerrë dot asnjë thikë kirurgjike. E nxjerrë vetëm fjala. Por, në qoftë se individi e ndryen, e mbyllë, e shtypë në thellësitë e qenies së tij – pasojat do t’i ketë të dukshme. Në literaturë thuhet se e vërteta, gjatë luftës për të dalë në sipërfaqe, shkakton dëme serioze: gjakderdhje në tru, paraliza të ndryshme, turbulenca në zemër dhe sidomos thyerje të rënda në sistemin nervor. Kur diçka shtypet e ndrydhet në brendinë e qenësisë, nuk shtypet e nuk ndrydhet vetëm e vërteta, vetëm hidhërimi apo vetëm një ndjenjë tjetër, por shtypen e ndrydhen të gjitha ndjenjat, sepse në brendinë e njeriut të gjitha janë në varësi dhe në lidhshmëri me njëra-tjetrën.
Kur thuhet e vërteta njeriu ndien një LEHTËSIM mahnitës, sepse gjatë thënies së NJË të vërtete, nga qenësia yte dalin edhe miliona e miliona kontaminime të tjera që njëmend e shkaktojnë një lehtësi shëruese për njeriun.
E vërteta është fuqi supreme, por edhe eliksir universal për secilin njeri në këtë planet.
Nga Daut Demaku.

Xhemajl- 187
Similar topics
» Ku eshte e verteta..?
» Origjina e Njeriut
» Mendoni se toka eshte nje top gjigand i rrumbullaket apo eshte e sheshte ?
» Mistere
» Njerëzit me fuqi mbinatyrore

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi