EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Neandertali është brenda nesh!

5 posters

Shko poshtë

Neandertali është brenda nesh! Empty Neandertali është brenda nesh!

Mesazh  Fikrro 12.12.10 0:32

Neandertali është brenda nesh

Neandertali është brenda nesh! 31750_10150212329590354_135633570353_13090743_6772362_n

Zbulimi: krahasimi mes gjenomës së neandertalit dhe gjenomës sonë tregon se, para se të zhdukeshin përfundimisht, ADN-ja jonë kopjohej me të tyren, madje disa gjene të neandertalit jetojnë ende te ne.

Tani e tutje, duke u parë në pasqyrë, do të kemi më shumë informacione në lidhje me identitetin tonë: brenda nesh “jeton”, edhe pse në përqindje të vogël, njeriu i Neandertalit. Përqindja ndryshon te çdo person, duke variuar nga 1, në 4 për qind të trashëgimisë gjenetike.

Falë analizës së tij të ADN-së, të sapokompletuar, sot dihet që njeriu i Neandertalit ka qenë i ngjashëm me ne.

Kjo specie është zhdukur rreth 30 mijë vjet më parë dhe para se të ndodhte ky fenomen, u kryqëzua me ne, me specien homo sapiens, që ka lindur në Afrikë dhe më pas erdhi në Azi e Europë, ku njeriu i Neandertalit jetonte prej mijëra vjetësh.

Ndoshta femrat neandertale burgoseshin nga homo sapiensët dhe më pas me to kopjoheshin. Ose ndoshta mund të ketë pasur lidhje paqësore mes dy specieve njerëzore, dhe homo sapiens kënaqej duke bërë pushtime ekzotike. Prania e gjeneve neandertale te njeriu modern nuk ka qenë e papritur për ekspertët. “Nuk do të më gëzonte asgjë më shumë sesa fakti që mbaj në gjakun tim, qoftë edhe një pikë gjak neandertali, që më lidh me këto specie të lashta europiane, por kam frikë se lidhja ime me to është vetëm sentimentale”, shkruante para pak kohësh Juan Luis Arsuaga, paleontologu i universitetit “Complutense” të Madridit, i cili ka qenë protagonist i një zbulimi të mrekullueshëm të një hominidi 300-vjeçar në Atapuerka (Spanjë).


Një gjenomë e çmuar

Ajo që na siguron se kemi shumë ngjashmëri me gjakun e njeriut të Neandertalit është një studim shkencor i paprecedent: studiuesit e institutit “Max Planck Institute for Evolutionary Anthropology” kanë bërë të ditur në revistën “Science” se kanë arritur të mbledhin mbi një milion fragmente ADN-je të njeriut të Neandertalit dhe të përzgjedhin një numër të mjaftueshëm fragmentesh ADN-je jo të infektuara (nga baktere ose faktorë humanë), për t’u bërë analizat 4 miliardë kopje bazash, pra mbi 60 për qind të të gjithë gjenomës së neandertalit. Fragmentet e ADN-së janë shkëputur nga kockat e femrave neandertale, të cilat kanë jetuar para 38 mijë vjetësh. Fosilet e tyre janë gjetur në Kroaci, në shpellën e Vindijas. Gjithashtu, studiuesit kanë marrë copëza ADN-je edhe nga individë të tjerë me prejardhje nga Spanja dhe Rusia. Më pas studiuesit kishin krahasuar të dhënat e përftuara me gjenomën e njeriut modern, veçanërisht me pesë grupe popujsh aktualë: ato të Afrikës Jugore dhe Lindore, Francës, Kinës dhe Malajzisë.

Gjurmë gjenetike të neandertalit nuk janë gjetur tek afrikanët, ndërkohë që rezultojnë të pranishme në të gjitha grupet jashtë Afrikës.

Përqindjet e ADN-ve të gjetura ngjasojnë si në Francë, ashtu edhe në Malajzi.

“Kjo do të thotë që secili prej nesh, nëse nuk është afrikan, mban në vete pak ADN të njeriut të Neandertalit”, thotë Svante Paabo, një nga drejtorët e studimit.

“Neandertali dhe njeriu modern nuk u kryqëzuan në Afrikë, por në Lindjen e Mesme, mes 100 mijë dhe 50 mijë vjet më parë, para se këto të fundit të përhapeshin në Azi dhe Malajzi”.

Krahasimi gjenetik mes neandertalit dhe popullsisë aktuale ka bërë të mundur gjithashtu zbulimin e disa gjeneve rregullatore, karakteristike të qenies sonë, të cilat mungojnë te njeriu i Neandertalit. Për shembull, gjenet përkatëse të disa proteinave, në strukturën e lëkurës dhe kafazit të kraharorit, të funksioneve njohëse dhe formës së kafkës, ndryshojnë shumë nga ato të njeriut të Neandertalit. Prania e gjeneve neandertale të treguara nga studimet e institutit “Max Planck”, i jep të drejtë një grupi studiuesish të koordinuar nga Erik Trinkaus, nga Universiteti i Uashingtonit, i cili paraprakisht kishte bërë të ditur gjetjen e fosileve të përziera të neandertalit dhe homo sapiensit. Mbetjet e gjetura në Pastera Muierii (Rumani) janë 30 mijë vjeçare dhe kanë harqe orbitale pak të harkuara (si ato të homo sapiensit) dhe ballë të vogël (si ai i neandertalit

Jetë paralele

Neandertali është brenda nesh! 31750_10150212329770354_135633570353_13090753_6450324_n

Njeriu modern ka të paktën një paraardhës të ngjashëm me njeriun e Neandertalit: homo antecessor, që ka jetuar nga 1,2 milionë në 800 mijë vjet më parë. Që atëherë, evolucioni ka ndjekur dy drejtime: atë afrikan, që rreth 150 mijë vjet më parë vendosi origjinën e homo sapiensëve, pra tonën; dhe atë euro-aziatike që para 500 mijë vjetësh solli shfaqjen e para-neandertalëve (homo neanderthalensis). “Në të dyja drejtimet, në mënyrë të pavarur pati një zhvillim të fortë të trurit”, shpjegon Juan Luis Arsuaga.

“Njeriu i Neandertalit kishte një kapacitet cerebral të ngjashëm me atë human, ose më të madh. Për t’i bërë vend trurit, i cili arrinte deri në 1750cm³, kafka e tij ishte zhvilluar në pjesën e poshtme, me pjesë frontale të sheshtë, ndërsa te homo sapiensët kafka u zhvillua në mënyrë vertikale dhe të rrumbullakët”. Veç të tjerash, njeriu i Neandertalit i kishte konturet e gropave të syve më thella, të cilat formonin një fytyrë kockore. Fytyra ishte “në trajtë pyke”, me vrima hundësh të gjera, të cilat funksionin si radiatorë për të njomur dhe tharë ajrin e ftohtë që thithnin.

Mjekra nuk ekzistonte, krahët ishin të spostuar pas, ndërsa prapakoka më poshtë. Te homo sapiensi kafka kishte formë sferike, fytyra ishte e sheshtë, balli i rrumbullakët dhe mjekra e dendur. “Njeriu i Neandertalit kishte gjymtyrë të shkurtër dhe gishta të trashë. Ishte më i shkurtër se homo sapiensi dhe kishte trup më të lidhur, ashtu siç rezulton edhe nga trashësia e kockave dhe gjerësia e legenit.

Shumë prej tyre i kalonin 80 kilogramë”, shpjegon Arsuaga. Të gjithë i ishin përshtatur të ftohtit. Gjithashtu sipërfaqet pak të zbuluara u ruanin nxehtësinë e trupit. Para 100 mijë vjetësh, homo sapiensët që u zhvilluan në Afrikë, erdhën në Lindjen e Mesme. Më vonë, pas 40 mijë vjetësh arritën në Europë, ku ndanë territorin me njerëzit neandertalë për të paktën 10 mijë vjet.

Ata të bardhë, ne të zinj

Në një roman të shkruar nga një paleontolog, Björn Kurtén, “Vallja e tigrit”, filluan të shquheshin më mirë ndryshimet mes njeriut të Neandertalit dhe homo sapiensit, parë me syrin e paraardhësve tanë. Njerëzit neandertalë ishin të bardhë dhe biondë, sepse kishin jetuar shumë kohë në veri dhe na shihnin ne sapiensëve, të ardhur nga Afrika, si “zezakë”. Për ata ne ishim shumë të gjatë, me gjymtyrë të gjatë, një tjetër tipar për t’iu përshtatur klimës tropikale, ku është shumë e rëndësishme, ndryshe nga ç’ndodh në veri, të dish të ftohësh trupin.

Trupi dhe gjymtyrët e gjatë e shpërndajnë më mirë nxehtësinë. Ata na shihnin si fëmijë të rritur më shumë se ç’duhej: fytyrë të gjatë, faqet dhe balli po ashtu, kokë të rrumbullakët. Pra ne kishim një pamje që mes tyre ishte tipike e fëmijëve (te gjitarët, rrumbullakësia e këlyshëve të tërheq dhe është një shenjë që favorizon kujdesin prindëror). Por ata ishin “fëmijë të pafajshëm”, apo “mizorë”?

Luftë dhe paqe

Sipas ekspertëve, dy speciet ishin si fise të ndryshme në konkurrencë për gjuetinë dhe për këtë arsye mund të kishte përleshje të përgjakshme. Sapiensët bënin piktura nëpër shpella dhe statuja fildishi kushtuar perëndive. “Vepronin të bashkuar sepse kishin histori dhe simbole të ndara, forma besimi që jepnin një disiplinë”, shpjegon Arsuaga.

Aftësia e madhe e sapiensëve i bëri të përhapeshin kudo, madje edhe nëpër fushat e verilindjes, të gjuanin kuaj të egër dhe mamuthë, duke i shtyrë kështu njerëzit neandertalë të spostoheshin në zona gjithnjë e më të varfra ekologjikisht, deri sa u zhdukën fare. Por fosilet e homo sapiesëve, të gjetura në Quafzeh dhe Skhul, në Izrael, kishin mjete njësoj si të njeriut të Neandertalit. Kështu u zbulua se dy speciet humane shkëmbenin shumë gjëra me njëri-tjetrin. Një shembull tjetër?

Në Francë, në shpellën e “Saint-Cesaire”, artizanë të këtyre veglave nuk ishin homo sapiensët, por neandertalët. Në një shpellë tjetër franceze, në “Arcy-sur-Cure”, janë gjetur unaza fildishi dhe perla të bëra me dhëmbë kafshësh, copëza kockash dhe fosile detare. Pra njeriu i Neandertalit bënte varëse dhe kjo është shumë e rëndësishme, sepse deri më tani fabrikimi i sendeve të këtij lloji konsiderohej ekskluzivitet i homo sapiensëve. Por jo vetëm kaq: edhe neandertalët i varrosnin të vdekurit me ceremoni të thjeshta funerale.

Në Teshil, Uzbekistan, një fëmijë neandertali u varros me bri cjapi. Në Regurdo, Francë, skeleti i një të rrituri ishte i rrethuar nga kocka ariu. Në Siri, një gur i gdhendur u vendos mbi gjoksin e një fëmije. Në Shanidar, Irak, mbi të vdekurit viheshin lule. Në Le Moustrier (Francë), të vdekurit ngjyroseshin me hematit. Për të vdekurit, mëshira është njerëzore, po ashtu edhe përdorimi i zjarrit. Në sitet neandertale gjenden vatra zjarri. Nëse zjarri i tyre zgjaste deri në mëngjes, është e vështirë të imagjinosh që qëndronin rreth tij të heshtur.

Pra flisnin?

Mesa duket po. Ajo që e dëshmon këtë është përdorimi i dorës së djathtë nga njeriu i Neandertalit.

Paraardhësit e tij të Atapuerkës e përdornin dorën e djathtë për të prerë mishin, duke e mbajtur në gojë (që ishte si një dorë edhe për neandertalët). Ndonjëherë sendi me të cilin prisnin mishin u binte nga duart, kështu që përdornin dhëmbët. Nga shenjat, studiuesit janë të bindur se përdornin dorën e djathtë.
Pra, ashtu si dhe ne, përdornin dorën e djathtë. Gjithashtu kishin një laring të gjatë dhe nerva me diametër të atillë që mund të lëviznin mirë gjuhën dhe të prodhonin një gamë të gjerë tingujsh. Kishin qiellzë të gjatë dhe zë hundor.

Nga studimet e një shkencëtari amerikan, rezulton se ata nuk mund të shqiptonin zanoret “a, u, e, i”, të pranishme në të gjitha gjuhët e “botës sapiens”. Ju do të thoni flisnin keq. E rëndësishme ishte që e bënin.

Neandertali është brenda nesh! 31750_10150212330290354_135633570353_13090786_4923867_n
Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Neandertali është brenda nesh! Empty Re: Neandertali është brenda nesh!

Mesazh  Equinox 17.12.10 8:24

Homo sapiens dhe Homo neanderthalensis sipas shkencetareve kane pasur relacione seksuale.Ky ndikim mund te shihet edhe sot te njeriu i sotem psh afrikanet (te zinjet) jane me te fuqishem ne sporte fizike se te bardhet...
Equinox
Equinox

207


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Neandertali është brenda nesh! Empty Re: Neandertali është brenda nesh!

Mesazh  Zattoo 23.12.10 21:47

Zbulohet një lloj i ri njeriu të lashtë

Shkencëtarët pretendojnë se kanë gjetur një lloj njeriu të ri të lashtë, që ka bashkëjetuar me neandertalët, rreth 50 000 vite më parë. Të quajtur “Denisovans”, këta banorë të Siberisë besohet se kanë populluar shumë zona të Euroazisë në një periudhë kur vëllezërit e tyre më të njohur ende nuk kishin braktisur Afrikën.

Një analizë ADN-je, e bërë nga gishti i dorës së një skeleti të fosilizuar i tregoi shkencëtarëve se si mund të jenë dukur këta njerëz të lashtë, në atë që mund të jetë një zbulim tronditës për botën e shkencës. Përveç neandertalëve, deri tani njihej vetëm ekzistenca e një grupi të vetëm bashkëekzistuesish, të quajtur “Hobit”, zbuluar vite më parë në ishujt e Indonezisë.

”Një specie humane ka evoluar në kohët e hershme në Europë”, deklaroi profesori Svante Paabo, pjestar i institutit shkencor Max Planck në Laipcig, Gjermani.

”Ka ekzistuar forma perëndimore e quajtur neandertal dhe tani dimë edhe për formën lindore të quajtur denisovan”.

Banorët e hershëm të Siberisë janë pasardhës direkt të një grupi edhe më të hershëm që ka populluar përpara neandertalëve Australinë e sotme. 4-6% e AND-së së denisovanëve, korespondonme atë të të ashtuquajturve malenesian.
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Neandertali është brenda nesh! Empty fikrro

Mesazh  Azazil 30.01.14 1:05

a tha duhet te kete njerez qe i mbajne lidhjet farefisnore me neandertalitet apo dhe me tej me majmunet...?
Azazil
Azazil

908yughugikgiyguyg


6


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Neandertali është brenda nesh! Empty Re: Neandertali është brenda nesh!

Mesazh  Agamemndon 30.01.14 12:42


Njerzit moderne trashegojne 1/5 e ADN-se se Neandertalit...


Neandertali është brenda nesh! ?m=02&d=20140129&t=2&i=833735535&w=580&fh=&fw=&ll=&pl=&r=CBREA0S1IN500

( Reuters ) - Po bëhet perhere e më e vështirë kur merr  fyerje nga dikush qe ju thërret  si njeri  Neandertal .

Sipas dy studimeve të botuar ketë te mërkurë 29 janar 2014 , ADN-ja nga këta njerëz para- moderne ka luajtur një rol  te rendesishem në pamjen e flokëve dhe lëkurës , si dhe ne rrezikun e sëmundjeve të caktuara,per njerzit e mevonshem... .

Edhe pse Neandertalët u zhdukën 28,000 vjet më parë në Evropë , më shumë se një e pesta e ADN-së së tyre ka mbijetuar në gjenet e njeriut për shkak të edukates dhjetëra mijëra vjecare ,dhe një nga studimet e gjetura , verteton se çdo individ ka vetëm rreth 2 për qind të ADN-s se 'njeriut te egër'' Neandertal .

"2 përqind e ADN-së Neandertalit tuaj mund të jetë e ndryshme nga 2 për qindshi i ADN-së se Neandertalit te gjetur në vende të ndryshme të botes , " thote gjenetisti Jozueu Akey , i cili udhëhoqi një nga studimet . Ai ka vënë në studim qindra njerëz , dhe " cdo njeri mund të mbulojë një pjesë të konsiderueshme të gjenomit te Neandertalit'' ,thote ai

Të dy studimet kanë konfirmuar gjetjet e mëparshme te genomes se lindjes aziatike,qe kishin mbartes te ADN-s se Neandertalit, më shumë se ato të evropianëve. Kjo mund të jetë 21 për qind më shumë, sipas një analize nga Akey dhe Benjamin Vernot, botuar në revistën Science..Por edhe kjo shifer eshte me teper ne kufijt e relatives.

Sipas gazetës, nga gjeneticienet në Harvard te ''Medical School'' , botuar në revisten ''Natyre'' , rreth 1.4 për qind e gjenomit të kinezve ne Han të Pekinit dhe jug të Kinës , si dhe në Tokio, vijnë nga neandertalët , krahasuar me 1.1 për qind të gjenomit të gjetur tek evropianët .

Antropologët shprehin kujdes për rezultatin .

Më pak se gjysmë e duzinës se fosileve te Neandertalit kanë dhënë materialin gjenetik , tha Erik Trinkaus i Universitetit të Uashingtonit në St Louis , një nga ekspertët kryesorë në botë, për njerëzit e hershme . Duke përdorur këtë mostër të vogël arrij te tregoj se sa  ADN-së e  Neandertalit, vazhdon në gjenomin e sotme,pra ne rracen e sotme njerzore moderne..etj

http://www.reuters.com/article/2014/01/29/us-science-neanderthals-idUSBREA0S1RX20140129
Agamemndon
Agamemndon

Besim do të thotë të besosh diçka që e di që s'është ashtu.

— Mark Tuein


195


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Neandertali është brenda nesh! Empty Re: Neandertali është brenda nesh!

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi