Vargjet e stervitjes mendore
Faqja 1 e 1
Vargjet e stervitjes mendore
TETE VARGJET E STERVITJES MENDORE
Me dëshirën e ndjerë fort në zemër, dhe vendosmërinë
për të arritur Njohjen Absolute
në të mirë të të gjithë krijesave,
më të çmuara se nektari i pavdekësisë,
ju ndodhsha gjithmonë pranë dhe lehtësofsha barrën.
Kurdoherë që jam me të tjerët,
do ta shikoj veten një shkallë më poshtë,
dhe nga thellësia e zemrës,
do ti vlerësoj të tjerët më shumë.
Në çdo veprim, u bëftë e mundur,
që ta kontrolloj sa më mirë vetëdijen,
dhe kur emocionet trubulluese apo impulset negative
të nxjerrin kokën,
kokën jua shtypsha,
që mos ti bëjnë keq njeriu.
Kur të tjerët për shkak të xhelozisë,
më trajtojnë keq, me fjalë a veprime,
e pranofsha humbjen në heshtje,
duke jua lënë atyre fitoren.
Nëse dikush që e kam ndihmuar,
e kam pasur shumë besim e shpresë,
më bie në qafë pa arsye,
qoftë ky njeri mësuesi im më i çmuar!
Me pak fjalë qofsha në gjendje ti afroj ndihmë,
Në një mënyrë a në një tjetër, gjithë qenieve,
Se janë veç ish – nënat e mia,
E fshehtazi ua lehtësofsha barrën,
Duke marrë mbi vete gjithë veprimet negative
E dhimbjet e vuajtjet e tyre.
Mos u njollosshin kurrë pra, këto dëshira e aspirata,
Nga tetë lakmitë e kësaj bote,
(fitorja – humbja, qejfi – dhimbja, lavdërimi – sharja, fama – ç’nderimi)
Por nga të kuptuarit e natyrës së pathemeltë të gjithë fenomeneve,
U çlirofsha përjetë nga prangat e këndvështrimeve të gabuara të realitetit.
Nga Geshe Langri Tangpa (1054-1123)

Neo- "Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."
1402
Similar topics
» Sëmundjet e shpirtit
» Gjinia Mendore
» Mirëqenia mendore
» Si te permiresoni mireqenien mendore
» Abuzohet edhe me të sëmurët mendorë!
» Gjinia Mendore
» Mirëqenia mendore
» Si te permiresoni mireqenien mendore
» Abuzohet edhe me të sëmurët mendorë!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi