Abuzohet edhe me të sëmurët mendorë!
Faqja 1 e 1
Abuzohet edhe me të sëmurët mendorë!
Abuzohet edhe me të sëmurët mendorë!
Proçesi për hartimin dhe miratimin e projektligjit për shëndetin mendor në Shqipëri po has në kundërshtime të shumta nga ana e institucionit të Avokatit të Popullit si dhe nga organizata të shoqërisë civile që punojnë për të drejtat e njeriut.
Së fundmi, Avokati i Popullit, përmes objeksioneve që ka paraqitur në Kuvend ndaj këtij projekligji ka hedhur dritë edhe mbi disa prej shkeljeve më flagrante të të drejtave të të sëmurëve mendorë. Dy janë objeksionet kryesore që po ndesh ky projektligj.
E para ka të bëjë me nevojën që çdo liçencë apo shërbim i tillë mjekësor të kryhet mbi baza të kritereve më të detajuara dhe që këto kritere të përcaktohen me Vendim të Këshillit të Ministrave.
Për këtë arsye, Avokati i Popullit, i mbështetur edhe nga Komiteti shqiptar i Helsinkit, mendon se rregullat për ngritjen dhe vënien në funksionim të shërbimeve shëndetësore private apo për shërbimet komunitare që ofrohen nga OJF-të. duhet të miratohen me VKM.
Specialistë të këtij institucioni thanë dje se gjatë viteve të fundit janë konstatuar raste të shumta të abuzimit financiar ndaj të sëmurëve mendorë, pikërisht sepse mungojnë kritere të mirëpërcaktuara. Rastet më flagrante kanë të bëjnë me ato kur shërbimi mjekësor ka shitur ilaçet e pacientëve dhe këta të fundit nuk i kanë konsumuar ato, apo ka patur raste të tjera kur shërbimi mjekësor që duhet të jetë falas u është faturuar me lekë të afërmëve të të sëmurëve mendorë.
Objeksioni i dytë ka të bëjë me nevojën e përcaktimit të qartë ligjor se një person që kryen një krim në një situatë të pandërgjegjshme mendore nuk mund të burgoset, por duhet kuruar dhe nga ana tjetër, një person që është dënuar për një krim të caktuar që e ka bërë me ndërgjegje të plotë, por që gjatë dënimit në burg sëmuret, atëherë edhe ai duhet të përfitojë kurimin e plotë dhe se duhet përcaktuar institucioni përkatës ku duhet të kurohet.
Avokati i Popullit shprehet se “në nenin 17 pika 3 dhe 4 mendojmë se ka diskriminim midis shërbimit shëndetësor privat dhe OJF që mbulojnë shërbimet komunitare të shëndetit mendor.
Të parat duhet të respektojnë disa kritere të shtetërore për trajtimin e të sëmurëve duke u liçensuar, ndërsa të dytat nuk ndjekin asnjë rregull të tillë megjithëse shpesh ndjekin edhe qëllime rehabilituese në veprimtarinë që kryejnë që kanë impakt në jetën e personit të sëmur”.
Në Shqipëri funksionojnë edhe aktualisht, pa miratimin e një ligji për shëndetin mendor qëndra private që ofrojnë kryesisht shërbime për të moshuarit të cilët bëhen të paaftë. mendërisht. Veç këtyre shërbimeve ka në Shkodër, Elbasan apo dhe në Tiranë shërbime të tjera komunitare që ofrohen nga organizata të ndryshme të shoqërisë civile apo organizata të tjera fetare. Deri më sot, këto shërbime kanë funksionuar pa një bazë të qartë ligjore.
Kërkime shkencore për të sëmurët?
Ndërkohë, një prej absurditeve të këtij projektligji që po diskutohet aktualisht në komisionet parlamentare ka të bëjë edhe me nenin 28 të tij. Avokati i Popullit sugjeron, në lidhje me këtë nen se “kërkimet shkencore dhe eksperimentale duhet të kufizohen në terma specifike se për çfarë arsye lejohet të kryen dhe të garantohet se nuk rrezikojnë jetën dhe shëndetin e pacientit”.
Veç kësaj, sipas Avokatit të Popullit “pëlqimi në këtë rast përveç pacientit duhet të jepet edhe nga familjarët apo kujdestari ligjor”. Arsyeja logjike përtej këtij objeksioni ka të bëjë me faktin se një pacient i sëmurë mendërisht nuk mund të jetë i vetëdijshëm aq sa të japë apo jo pëlqimin e tij.
Kërkohet gjithashtu që të parashikohet një pikë e veçantë ku të përmenden aktet ndërkombëtare si garanci për respektimin e të drejtave të të sëmurëve mendore dhe veç kësaj të përcaktohet qartë se të dhënat konfidenciale mbrohen edhe sipas ligjit “Për mbrojtjen e të dhënave personale”. Një çështje tjetër ka të bëjë edhe me rastet kur dikush shtrohet gabimisht, në qendra spitalore për shëndetin mendor.
“Në nenin 26 duhet sanksionuar parimi i përgjegjshmërisë së administratës publike, duke futur paragrafin si më poshtë: Çdokush ka të drejtë të zhdëmtohet dhe rehabilitohet nga organet shëndetësore sipas legjislacionit në fuqi në rast të një shtrimi te pavullnetshëm të gabuar”, sugjeron Avokati i Popullit.
Një prej problemeve kryesore ka të bëjë edhe me rastet kur një person kryen një krim gjatë kohës kur është sëmurë (pra në mënyrë të pandërgjegjshme) dhe rastet kur një person sëmuret teksa është duke vuajtur dënimin për një krim në burg. “Në nenin 30 duhet të sqarohet se cila prej Ministrive merr përsipër shërbimin ndaj të dënuarve që ndodhen në institutet e veçanta nën administrimin e burgjeve”, shprehet institucioni i Avokatit të Popullit.
9 pikat që duhen përmirësuar në Projekt-Ligjin “Për Shëndetin Mendor”
Duket absurde të thuash se mbi një të sëmurë mendor do të bësh një eksperiment. Dhe mbi të gjitha e palogjikshme të thuash se ekspermineti do të bëhet pasi ky i sëmur të ketë dhënë aprovimin(?) (Çfarë aprovimi duhet kur ai është i sëmur dhe i pa përgjegjshme për gjerat që thotë e bën?).
Por janë njerëz të cilit kanë fuqi të miratojnë një vendim që e kanë hedhur si ide. Në komisionin e shëndetësisë disa ditë më parë, në projektligjin për shëndetin mendor mes të tjerash është diskutuar se në nenin 27 të projektligjit të ri për shëndetin mendor, përcaktohet se kërkimet eksperimentale bëhen vetëm me pëlqimin e të sëmurit.
Në pikën 2 të tij specifikohet: Kërkimet shkencore dhe eksperimentale nuk zbatohen ndaj personave me çrregullime mendore, qe janë duke marre trajtim te pavullnetshëm në shërbimin e shëndetit mendor te specializuar me shtretër. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë prova me efektet e ilaçeve të së njëjtës familje të miratuar, janë bërë edhe më parë.
Ky projekt ka ngjallur jo pak kundërshti nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe nga Avokati i Popullit i cili e ka studiuar këtë projekt dhe ka dhënë propozimet e tij në përmirësim të këtij projekt ligji. Ja 9 pikat ku duhet të ndryhet.
1. Në nenin 7 duhet parashikuar një pike e veçantë ku të përmenden aktet ndërkombëtare si garanci për respektimin e të drejtave të të sëmurëve mendore.
2. Në neni 8 duhet parashikuar se të dhënat konfideniale mbrohen edhe sipas ligjit “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.
3. Në nenin 17 pika 3 dhe 4 mendojmë se ka diskriminim midis shërbimit shëndetësor privat dhe OJF që mbulojnë shërbimet komunitare të shëndetit mendor. Të parat duhet të respektojnë disa kritere të shtetërore për trajtimin e të sëmurëve duke u liçensuar, ndërsa të dytat nuk ndjekin asnjë rregull të tillë megjithëse shpesh ndjekin edhe qëllime rehabilituese në veprimtarinë që kryejnë që kanë impakt në jetën e personit të sëmur.
Në këtë rast shteti duhet të barazojë kriteret që duhet të respektojnë të dy subjektet. Ministri nuk mund të përcaktojë rregulla për ngritjen dhe vënien në funksionim të tyre pasi ato janë subjekte private që regjistrohen, por duhen sanksionuar vetëm standardet e veprimtarisë. Gjithashtu kriteret duhet te miratohen me VKM dhe jo me urdhër të Ministrit të Shëndetësisë.
4. Në nenin 26 duhet sanksionuar parimi i përgjegjshmërisë së administratës publike, duke futur paragrafin si më poshtë.
“Çdokush ka të drejtë të zhdëmtohet dhe rehabilitohet nga organet shëndetësore sipas legjislacionit në fuqi në rast të një shtrimi te pavullnetshëm të gabuar”;
5. Në nenin 28 kemi mendimin se kërkimet shkencore dhe eksperimentale duhet të kufizohen në terma specifike se për çfarë arsye lejohet të kryen dhe të garantohet se nuk rrezikojnë jetën dhe shëndetin e pacientit. Pëlqimi në këtë rast përveç pacientit duhet të jepet edhe nga familjaret apo kujdestari ligjor.
6. Në nenin 30 duhet të sqarohet se cila prej Ministrive merr përsipër shërbimin ndaj të dënuarve që ndodhen në institutet e veçanta nën administrimin e burgjeve. Ky nen jep përshtypjen sikur edhe ata që janë me mjekim të detyruar edhe ata që janë të dënuar dhe duhet të mjekohen gjatë vetëm nga shërbimi shëndetësor i Ministrisë së Shëndetësisë dhe jo nga ai i rekrutuar nga Ministria e Drejtësisë për sistemin e burgjeve.
Kjo sjell një ndryshim jo të vogël në trajtimin e personelit mjekësor nga ana financiare në paga më të larta se ato që jepen aktualisht në sistemin e burgjeve. Ndaj një gjë e tillë duhet të sqarohet realisht për të vijuar me pas me një reformë të mirëfilltë mbi transferimin e autoritetit epror të këtij personeli.
Sipas Ligjit “Për te drejtat dhe trajtimit të të dënuarve dhe paraburgosurve”, Ministri Drejtësisë, Ministri Shëndetësisë dhe Ministri i Punëve Publike duhet të nxjerrin një urdhër të përbashkët për mënyrën sesi do të jenë kriteret e ndërtimit të qendrave të tilla mjekësore. Vlen që kjo të vihet edhe në këtë ligj si referencë për detyrimin e saktësimit të një veprimi të tillë.
7. Në nenin 34 paragrafi i dytë marrëveshjet e bashkëpunimit nuk mund të jenë kushte dhe pengesë për OJF për të ushtruar projektet e tyre në qendrat shëndetësore. Duhet të këtë afate për njohjen e projekteve nga Ministria dhe të përcaktohen me akt nënligjor kriteret sesi do të mbështeten këto OJF në punën e tyre;
8. Nuk jemi dakort me periudhën 12 mujore për nxjerrjen e akteve nënligjore në bazë e për zbatim të këtij ligji, pasi Ministria e Shëndetësisë duhet të kishte punuar paralelisht për draftimin e tyre. Ky Ligj nuk mund të pësojë fatin e ligjit ëe mëparshëm i cili ngeli i pazbatueshëm për mungesë të akteve nënligjore.
9. Ndërkohë që projekt-ligji parashikon trajtim për kategoritë e të miturve nuk jep asnjë detaj mbi mënyrën e standartizuar të trajtimit të grave me problem të shëndetit mendor. Termi familjar në ligj lë vend për keqinterpretime dhe në praktikë mund të abuzohet veçanërisht me administrimin e te drejtave pasurore të të sëmurit.
Entela Resuli

Zattoo- 600
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi