Diamanti i vdekjes
2 posters
Faqja 1 e 1
Diamanti i vdekjes
Diamanti i vdekjes
Diamanti Hope ose i quajtur ndryshe Diamanti i Vdekjes ruhet ne Institutin Smithsoniano ne Washington.
Thuhet se vezullimet e tij blu burojne nga nje zemer e ftohte si akulli.Duket si jo sulmues por, kjo bizhuteri e ftohte dhe e shkelqyeshme mbart me vete histori gjaku dhe pasioni dhe eshte quajtur fajtor i me shume se 20 vdekjeve per bukurine e tij te patundur.Gjate tre shekujve , mbreter dhe lypsa, hajdut dhe fisnik, kane humbur arsyen nga pamja e tij.
Sipas legjendes , per her te pare u be viktime nje prift hindu qe u tundua nga diamanti para rreth 500 vjetesh, pak me vone se diamantin ishte nxjerre nga lumi Kistnsi, ne veriperendim te Indise. Prifti guxoi ta vjedh nga balli i idhullit te tempullit ku ndodhej , por u zbulua dhe u torturua derisa vdiq.
Diamanti u shfaq ne Evrope ne 1642, ne duart e kontrabandistit francez Jean Baptiste Tafernier.Me shitjen e tij Taferner pati para te mjaftueshme per te blere nje titull fisnikerie dhe nje prone.Por i biri i tij u fut ne shume borxhe ne lojra sqe ai u detyrua te shes gjithe ç'kishte.I rrenuar u kthye ne Indi per te rifituar fatin dhe vdiq i sulmuar nga nje turm qensh te eger.
I GDHENDUR SERISH
Bizhuja u shfaq prape si prone e mbretit te Frances Luis XIV , qe urdheroi ta gdhendnin serish.Ne kete menyre u kthye ne nje gure prej 67,5 karat, ne vend te 112,5 qe kishte me pare.Nicolas Fouquet, funksionar i qeverise qe e mori borxh per te mare pjese ne nje feste zyrtare , u akuzua ne 1665 per shperdorim dhe u fut ne burg per reston e jetes .
Mbreti Luis XIV vdiq i semure dhe i abandonuar , ne kohen qe mbreteria e tij po shembej si pasoje e nje sere komplotesh ushtarake. Gjithashtu vdiqen ne rrethan tragjike, tre pjestare te tjere te familjes mbreterore qe kishin ndjere perkedheljet e diamantit.
Princesha e Lamballes,sapo ishte ndare nga diamanti u gjet e linçuar nga nje turme njerzish.Luisi XVI dhe gruaja e tij Maria Antonieta , qe e kishin trasheguar diamantin , vdiqen ne gijotin.
NE REVOLUCIONIN FRANCEZ
Ne 1972 ne turbulliren e Revolucionit Francez, diamanti u zhduk perseri :kete here per rreth 40 vjet, kohe ne te cilen u perhapen shume legjenda. Thuhej se nje argjendar francez , Jacques Celot, jetonte aq i mahnitur nga bukuria e tij saqe u çmend dhe u vetvra.Princi rus Ivan Kanitoisski ja dhuroi te dashures se tij por, me pas e vrau dhe me vone u gjet i vrare dhe vete.
Gjithashtu thuhet se Katerina e Rusise kishte te vene diamantin para se te vdiste nga apoplegjia (damllaja) Diamanti u rizbulua prape kur nje argjendar hollandez e preu deri ne masen e tij aktuale 44,5 karat.Por i biri ja vodhi dhe e vrau te jatin.
Guri kaloi gjithe Evropen nga nje pale duar te gjakosura ne te tjera dhe harriti tek Henry Thomas Hope, bankier irlandes shume i pasur qe e bleu per vetem 30.000 libra dhe i vuri emrin e tij te cilin e ka dhe sot.Vete Hope vdiq i rrenuar.
DHURATE FATALE
Ne 1908 sulltani i Turqise Abdul Qamil e bleu diamantin per 400.000 $.Ja dhuroi gruas se tij te cilen me vone e vrau me thike.
Nje vit me vone humbi fronin. Diamanti arriti ne USA, ku Ned McLean , manjak tregetar, e bleu per 154.000 $.
Ne 40 vitet e me vonshme i biri i tij Vincent u shtup nga nje makine; McLean u rrenua totalisht dhe mbylli ditet e tij ne nje spital psikiatrik; e bija e tij vdiq ne 1946 nga nje semundje e çuditshme dhe gruaja e tij u be manjake morfine .
Vetem argjendari Fiarry Winston, qe e bleu diamantin blu nga trashgimtaret e familjes McLean, shpetoi nga perndjekja e vdekjes. Ai ja dhuroi diamantin Institutit Smithsoniano ku gjendet dhe sot.

Admin- 1132
Re: Diamanti i vdekjes
A kish mallkim diamanti blu?
Sipas legjendës, një mallkim ra mbi diamantin e madh ngjyrë blu, që u vodh nga një statujë në Indi - një mallkim që parashikonte fat të keq dhe vdekje jo vetëm për zotëruesin, por edhe për të gjithë ata që e preknin.
Beson apo jo në mallkimin, diamanti Hope ka intriguar njerëzit prej shekujsh. Cilësia e tij e përsosur, madhësia, si dhe ngjyra e rrallë e bëjnë unik dhe të bukur. Shtoi kësaj një histori të shumëllojshme që përfshin zotërimin e tij nga Mbreti Luigj XIV, grabitur gjatë Revolucionit Francez, shitur për para për bixhoz, mbajtur për të mbledhur para për bamirësi dhe më në fund dhuruar Institutit Smithsonian. Diamanti Hope është vërtet unik.
A ka vërtetë një mallkim? Ku ka qenë diamanti Hope? Përse një gur kaq i çmuar iu dhurua Institutit Smithsonian?
Nga balli i një objekti adhurimi
Thuhet se legjenda ka nisur me një vjedhje. Shumë shekuj më parë, një burrë me emrin Tavernier shkoi për një udhëtim në Indi. Ndërkohë që ndodhej atje, ai grabiti një diamant të madh ngjyrë blu nga balli (ose syri) i një statuje të perëndeshës së Hinduve, Sita. Sipas legjendës, për këtë mëkat, Tavernieri u shqye nga qentë e egër gjatë një udhëtimi në Rusi, pasi e kishte shitur diamantin. Ishte e para vdekje e tmerrshme që i vishej mallkimit.
Sa ka të vërtetë në gjithë këtë? Në vitin 1642, një burrë me emrin Jean Baptiste Tavernier, një argjendar francez që udhëtonte shumë, vizitoi Indinë dhe bleu një diamant ngjyrë blu 112 3/16 karatësh. (Ky diamant ishte shumë më i madh se sa madhësia e sotme e diamantit Hope, për arsye se ky i fundit është zvogëluar të paktën dy herë gjatë tre shekujve të fundit). Besohet se diamanti e ka prejardhjen nga miniera Kollur në Golconda, Indi.
Tavernier vazhdoi të udhëtojë dhe u rikthye në Francë në vitin 1668, 26 vjet pasi kishte blerë diamantin e madh ngjyrë blu. Mbreti i Francës, Luigji XIV, "Mbreti i Diellit" urdhëroi që Tavernier të vinte në oborrin e tij. Nga Tavernieri, Luigji XIV bleu diamantin e madh, si dhe 44 diamantë të tjerë të mëdhenj, si dhe 1122 diamantë më të vegjël. Tavernier mori një titull fisnik dhe vdiq në moshën 84-vjeçare në Rusi (nuk dihet se si ka vdekur).
Sipas Suzanë Petç, autore e "Misteri Blu: Historia e Diamantit Hope", forma e diamantit nuk ka gjasa që të ketë qenë ajo e një syri ose e një balli të një statuje. Në vitin 1673, Mbreti Luigji XIV vendosi që ta presë diamantin me qëllim që të rrisë shkëlqimin e tij. Guri i ri ishte 67 1/8 karatësh dhe Luigji XIV i vuri zyrtarisht emrin "Diamanti Blu i Kurorës" dhe shpeshherë e mbante diamantin me një shirit të gjatë përreth qafës. Në vitin 1749, stërnipi i Luigjit XIV, Luigji XV u bë mbret dhe urdhëroi argjendarin e kurorës që të bënte një dekorim për Urdhërim e Shtëllungës së Florinjtë duke përdorur diamantin ngjyrë blu, si dhe Cote de Bretagne (një gur i madh që në atë kohë mendohej të ishte rubin).
I vjedhur!
Kur vdiq Luigji XV, nipi i tij, Luigji XVI u bë mbret me Mari Antuanetën si mbretëreshë të tij. Sipas legjendës, Mari Antuanetës dhe Luigjit XVI iu pre koka gjatë Revolucionit Francez për shkak të mallkimit të diamantit ngjyrë blu. Duke patur parasysh që Mbreti Luigji XIV dhe Mbreti Luigji XV e kishin mbajtur diamantin blu shumë herë dhe nuk kanë hyrë në legjendë si të lënduar prej mallkimit, është e vështirë të thuash që të gjithë ata që e zotëronin ose e preknin këtë gur të çmuar pësonin fat të keq. Ndonëse është e vërtetë se Luigjit XVI dhe Mari Antuanetës iu pre koka, duket se kjo kish shumë më tepër të bënte me ekstravagancën e tyre dhe Revolucionin Francez se sa me mallkimin e diamantit. Plus, këta dy mbretërorë nuk ishin të vetmit të cilët u ekzekutuan me prerje koke gjatë Mbretërimit të Terrorit.
Gjatë Revolucionit Francez, gurët e çmuar të kurorës iu morën çiftit mbretëror pasi këta u përpoqën të arratisen nga Franca në vitin 1791. Gurët u vendosën në Garde-Meuble, por aty nuk u ruajtën ashtu si duhej. Që nga 12 shtatori deri në 16 shtator 1791, Garde-Meuble u grabit në mënyrë të përsëritur pa asnjë njoftim nga zyrtarët deri në 17 shtator. Ndonëse pjesa më e madhe e gurëve të çmuar të kurorës më vonë u gjetën, kjo nuk ndodhi me diamantin ngjyrë blu.
Përse quhet "Hope"
Ka disa të dhëna që diamanti ngjyrë blu doli sërish në sipërfaqe në Londër, në vitin 1813 dhe ishte në zotërim të një argjendari me emrin Daniel Eliason deri në 1823. Askush nuk është i sigurtë që diamanti blu në Londër ishte i njëjti me atë që u vodh nga Garde-Meuble, sepse ai në Londër kishte një prerje të ndryshme. Megjithatë, shumica e të interesuarve mendojnë që rrallësia dhe përsosmëria e diamantit blu francez, si dhe diamanti blu që u shfaq në Londër bënë që të ketë shumë gjasa që dikush të ketë riprerë diamantin blu me shpresën e fshehjes së origjinës së tij.
Diamanti blu që doli sërish në sipërfaqe në Londër u vlerësua si 44 karatësh.
Ka disa të dhëna që tregojnë se Mbreti Xhorxh IV i Anglisë e bleu diamantin blu nga Daniel Eliason dhe pas vdekjes së Mbretit Xhorxh, diamanti u shit për të shlyer borxhet.
Deri në 1939 e ndoshta më herët, diamanti blu ishte në zotërim të Henri Filip Hope, nga i cili ka marrë emrin diamanti Hope. Thuhet se familja Hope ka qenë njollosur me mallkimin e diamantit. Sipas legjendës, Hope-t, dikur të pasur, falimentuan për shkak të këtij diamanti.
A është e vërtetë? Henri Filip Hope ishte një prej trashëgimtarëve të kompanisë bankare Hope & Co, e cila u shit në 1813. Henri Filip Hope u bë një koleksionues i veprave të artit dhe gurëve të çmuar dhe kështu ai bleu diamantin blu, që shumë shpejt do të merrte emrin e familjes së tij.
Duke qenë se nuk ishte martuar asnjëherë, Hope ia la pronat e tij tre nipërve kur vdiq në vitin 1839. Diamanti Hope i shkoi më të madhit prej tyre, Henri Tomas Hope.
Henri Tomas Hope u martua dhe pati një vajzë, e cila më pas u martua dhe pati pesë fëmijë. Kur Henri vdiq në vitin 1862, diamanti Hope qëndroi në zotërim të vejushës së tij. Por kur vdiq edhe kjo e fundit, ajo ia kaloi diamantin nipit të saj, Lord Frensis Hope.
Për shkak të bixhozit dhe shpenzimeve të mëdha, Frensis Hope i kërkoi gjykatës në 1898, që të shiste për të diamantin Hope, por kërkesa e tij mori përgjigje negative.
Sa për mallkimin, tre breza të Hope-ve mbetën të paprekur nga mallkimi dhe me shumë gjasa ka qenë bixhozi i Frensis Hope dhe jo mallkimi që shkaktoi falimentimin.
Ishte Simon Frenkël, një argjendar amerikan që e bleu diamantin Hope në vitin `1901 dhe që e solli atë në SHBA. Diamanti ndërroi duar disa herë gjatë viteve të ardhshëm, duke përfunduar tek Pierre Cartier. Ky i fundit besonte se kish gjetur një blerëse tek pasanikja Evalin Uolsh Meklin. Kjo e pa për herë të parë diamantin Hope në vitin 1910 teksa vizitonte Parisin bashkë me të shoqin. Duke qenë se Meklin i kish thënë më herët Pierre Cartierit se objektet që konsideroheshin se sillnin fat të keq për të ishin fatsjellës, Cartier i shpjegoi asaj historinë negative të diamantit Hope. Megjithatë, ajo nuk e bleu.
Pak muaj më vonë, Pierre Cartier erdhi në SHBA dhe i kërkoi zonjës Meklin që të mbante diamantin Hope gatë fundjavës. Pasi i kish dhënë një formë të re e shkëlqim të ri, Cartier shpresonte se ajo do të lodhej aq shumë me gurin e çmuar gjatë fundjavës saqë do të donte ta blinte. Kishte të drejtë, sepse zonja e pasur e bleu diamantin blu. Suzanë Patch në librin e saj ngre pyetjen se ndoshta ka qenë Pierre Cartieri që krijoi legjendën e mallkimit për shkak të qëllimit të tij për ta shitur. Sipas kërkimit të saj, legjenda dhe koncepti i një mallkimi për diamantin nuk u shfaqën deri në shekullin XX.
Evalin Meklin e mbante gjatë të gjithë kohës diamantin. Sipas një historie, duhej një punë e madhe bindëse nga doktori i saj për ta hequr varësen edhe kur bëri një operacion në gushë. Ndonëse e mbajti gjatë të gjithë kohës si një fatsjellës, të tjerë panë mallkimin edhe mbi të. Djali i parë i Meklin, Vinson, vdiq në një aksident automobilistik kur ishte vetëm nëntë vjeç. Meklin vuajti një tjetër humbje të madhe kur e bija kreu vetëvrasje në moshën 25-vjeçare. Veç gjithë këtyre, bashkëshorti i Evalin u shpall i çmendur dhe u mbyll në një çmendinë deri kur vdiq në vitin 1941.
E vështirë të thuhet nëse kjo ishte pjesë e mallkimit, ndonëse duket pak si shumë për një person të vetëm. Ndonëse Evalin Meklin kish dashur që stolia e saj t'i shkonte nipërve kur këta të plakeshin, ajo u nxorr në shitje në 1949 me qëllim që të paguheshin borxhet që ajo kish lënë pas.
Diamanti blu u ble nga Herri Uinston, një argjendar nga Nju Jorku. Uinston e ofroi diamantin në raste të shumtë nëpër ballo me qëllim që të grumbullonte para për bamirësi.
Ndonëse disa besojnë se Uinston dhuroi diamantin Hope që të hiqte qafe mallkimin, ai e dhuroi atë se kish besuar në një kohë të gjatë në krijimin e një koleksioni kombëtar gurësh të çmuar. Ai ia dhuroi diamantin Hope Institutit Smithsonian në vitin 1958.

Neo- "Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."
1402
Similar topics
» C'ti them Vdekjes!
» Misteri i Vdekjes
» Në shtratin e vdekjes
» Përvojat pranë vdekjes te shpjeguara nga shkenca
» Pervojat pas vdekjes...

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi