Astrologjia zbulon tiparet tuaja!
Faqja 1 e 1
Re: Astrologjia zbulon tiparet tuaja!
Ashendenti, ose shenja hyrëse
Gjatë përcaktimit të pasqyrës së përgjithshme të shëndetit dhe të sëmundjeve në jetën e individit është e domosdoshme që të dihet ashendenti, ose shenja hyrëse.
Ashendenti është shenja, e cila ngrihet në horizontin lindor në çastin e lindjes së personit (falë rrotullimit të Tokës rreth boshtit të saj), duke pasur si pikë shikimi vendin e lindjes. Koha është përdorur gjithashtu për ta shënuar jo vetëm shkallën e saktë të ekliptikës, e cila rritet, por të të gjithë shenjës zodiakale të cilës i përket shkalla hyrëse.
Natyrisht, Toka është në lëvizje të vazhdueshme, gjë që në çdo katër minuta shkakton paraqitjen e shkallës së ndryshme të ekliptikës mbi horizont. Kështu binjakët, të cilët do të mund të lindeshin në një distancë më të madhe kohore se katër minuta, do të kishin shenja të ndryshme hyrëse. Nëse ashendenti i binjakut të parë do të ishte në 30 dema, i dyti do t’i kishte binjakët si ashendent.
Prej këtu edhe del rëndësia e përcaktimit të saktë të ashendentit në një horoskop personal. Në rastin e astrologjisë mjekësore, i cili këtu është më i afërti, një përcaktim i tillë i shenjës hyrëse është së tepërmi i rëndësishëm për shkak se përdoret për ta shënuar kulmin e shtëpisë së Parë, që i përket trupit fizik.
Frymëzuesi i teorisë mbi antenat stelare të cilin tashmë e kemi përmendur, Cejn, pohon se shkalla e ashendentit shënon linjën e fortë të energjisë elektromagnetike, që rrjedh nëpër trupin astral, të cilën qartazi mund ta dallojnë personat parashikues. Aspektet e këtij "teli për tokëzim" janë po aq të rëndësishme, qoftë kur është fjala për shëndetin, qoftë për aspektet e Hënës dhe të Diellit.
Përcaktimi i shenjës hyrëse për fëmijët e lindur sot, në kushtet bashkëkohore, është tepër i thjeshtë, pasi që koha e lindjeve në klinikat gjinekologjike-akusherike shënohet saktësisht.
Megjithatë, një numër i madh njerëzish nuk e dinë orën e saktë të lindjes së tyre. Madje, edhe prindërit, në rast se ende jetojnë, rëndom janë çuditërisht të pasigurt kur i pyesim për orën e lindjes së fëmijës së tyre.
Astrologët profesionistë përdorin disa metoda në përpjekje për ta zgjidhur këtë problem. Njëra nga to është rektifikacioni (korrigjimi), që realizohet nëpërmjet kalkulimit të bazuar në të ndodhurat e rëndësishme të personit të cilit i bëhet horoskopi, sikundër janë: sëmundja e parë serioze, fatkeqësitë, vdekja e prindërve, ose e vëllezërve dhe motrave, kurorëzimi, lindja e fëmijës e të tjera zhvillime të ngjashme me këto.
Metoda e dytë merret me krahasimin e pozitave të shtëpive dhe aspekteve në horoskopin e personit me pozitën e tij shoqërore, vijat e karakterit, llojin e punës që bën, ose me profesionin dhe gjendjen materiale.
Procedura e tretë është njohur me emrin Epoka paranatale dhe është zhvilluar nga teorema e lashtë hermetike. Hermesi kishte vërejtur se ekzistojnë lidhje të caktuara të domosdoshme të pozitës së Hënës gjatë lindjes dhe ashendentit në kohën e ngjizjes dhe anasjelltas. Sefariali (Sepharial - pseudonim i mësuesit të njohur të astrologjisë moderne dhe përkthyes nga hebraishtja, sanskrishtja, kinezishtja, italishtja dhe frëngjishtja, vër. e përkthyesit) më 1898 ka shpikur formulën astronomike të bazuar në idenë e tij të përgjithshme dhe e ka botuar me titullin Epoka paranatale dhe ligji i seksit.
Astrologët me përvojë tashmë janë aftësuar plotësisht që ta vlerësojnë ashendentin e personit në bazë të dukjes së rij fizike, manireve dhe zërit.
Dëshmitar i një situate të tillë ka qenë edhe autori i këtij teksti. Gjatë kohës së intervistës me redaktoren e revistës së Rozenckrojcerit, të cilën e boton shoqata me të njëjtin emër nga Ousnsajdi në Kaliforni, kam theksuar se ashendenti im është virgjëresha. Redaktorja – e cila kishte një përvojë të theksuar në astrologji – qetë, por vendosmërisht tha se ashendenti im nuk ishte virgjëresha, por luani. Më vonë, kur pata rastin që ta marr vesh datën e saktë të lindjes sime, doli se redaktorja vërtet kishte të drejtë. E dhëna e deriatëhershme mbi orën e lindjes sime ishte e pasaktë.
Dr. Dejvidson, tashmë i ndjerë, i cili në praktikën e tij të përditshme si mjek e shfrytëzonte astrologjinë dhe përfundimet e saj, me vite kishte mbledhur vijat e theksuara, për të cilat kishte pohuar se në mënyrë joprogresive mund ta përcaktojnë cilëndo shenjë hyrëse. Përfundimet e tij thonë:
Dashi ashendent: u bien flokët në ballë në formë të vulës. Vetullat kryesisht i kanë të bashkuara. Mollëza e Adamit i ngrihet dhe i zvogëlohet derisa flet.
Demi ashendent: lloj karakteristik i zgurdullimit të syve dhe i ballit të rrumbullakët. Dr. Dejvidson e përmend presidentin e SHBA-së, Ajzenhauerin, si tipik për këtë lloj. Dr. Dejvidsoni ia kishte dalë që ta bindte nënën e presidentit, e cila i kishte kërkuar ndihmë pasi që nuk i kujtohej ora e saktë e lindjes së të birit, se i biri i saj ishte dem në shenjën hyrëse.
Binjakët ashendentë: rëndom ekziston prirja për hundën e shqiponjës, ndonjëra e ngjashme me sqepin e zogut. Vijën e dytë tipike e paraqesin buzët e bëshme. Pamja e përgjithshme e personave do të mund të karakterizohej si shprehje e maces që ka përpirë kanarinën.
Gaforrja ashendent: buzët të ngushtuara në skaje. Parë nga anash fytyra, në një masë të madhe, duket e rrafshët dhe e rrumbullakët, sikundër është Hëna e plotë.
Luani ashendent: kërkoni kraharor të gjerë dhe kokë të ngritur. Shkëlqen me ndjenjën e vitalitetit dhe shpirtin e gjallë.
Virgjëresha ashendent: shenja më veçuese e virgjëreshës është koka e gjatë konike, e cila nuk është e gjerë. Nganjëherë fytyra është trekëndore, shpesh me mjekër të theksuar spicore.
Peshorja ashendent: Venera, planeti zotërues i peshores, rëndom dhuron lëkurë të pastër. Sytë duken të humbur në largësi, por ka edhe një frymë sikur të ishte nga bota tjetër dhe thellësi në mendime, karakteristike për personat me këtë shenjë hyrëse.
Akrepi ashendent: sipas rregullit këtë shenjë hyrëse e dallojnë vetullat shumë të mrrolura, zëri i fortë dhe sytë depërtues. Buza e epërme shpesh është e ngërdheshur. Hunda rrallëherë është e drejtë, shpesh është romake, ose me majë të ngritur. Shenjat e dukshme në shpinë të dorës janë edhe një tregues tjetër.
Shigjetari ashendent: kur kjo shigjetë zodiakale paraqitet gjatë lindjes, sipas dr. Dejvidsonit, personi i cili lindet do të ketë hundë të drejtë, gjatësia nga këmbët deri te koka do të jetë më e madhe se rëndom, syri do të jetë i plotë – por kurrsesi i theksuar në përmasën që e kemi te demi ashendent. Këmbët gjithashtu janë më të gjata në proporcion me trupin.
Bricjapi ashendent: njëra nga shenjat më direkte të këtij ashendenti janë veshët të cilët rriten direkt në ashtin e mollëzës. Femrat e lindura në këtë kohë rëndom i kanë të shprehura venat në shpinën e dorës, madje edhe kur janë të reja. Personat e të dyja gjinive kanë flokë të paktë.
Ujori ashendent: flokët me krela dhe këndi i drejtë i syrit janë karakteristikë për personat me ujorin si shenjë hyrëse me rastin e lindjes. Këtyre dy veçorive, dr. Dejvidson, ua shton edhe - "shikimin miqësor".
Peshqit ashendentë: personat e lindur në këtë orë, njihen për ecjen e njëtrajtshme dhe për faktin se e bardha e syrit paraqitet ndërmjet bebes së syrit dhe kapakut. Pasi që janë nën ndikimin e Neptunit misterioz, sjellja e tyre shpreh preokupimin për mendimet e fshehta.

Fikrro- 484
Re: Astrologjia zbulon tiparet tuaja!
Elementet astrologjike
Dymbëdhjetë shenjat e Zodiakut i përfshijmë në grupe në bazë të karakteristikave të përbashkëta. Njëra nga mënyrat e kategorizimit të tyre është që ato t’i përmbledhim në grupe në bazë të temperamentit. Një kategorizim të tillë e quajmë si grupim sipas elementit.
Katër elementet janë: zjarri, toka, ajri dhe uji dhe këta janë arketipat e energjisë, të cilët e formojnë temperamentin e ndokujt, ndërsa temperamenti përbën elementin dominues të horoskopit.
SHENJAT E ZJARRIT
Zjarri përfaqëson energjinë vitale, burimin e aktivitetit të gjithmbarshëm, burimin e tërë jetës. Forca, komunikueshmëria, energjia dhe vitaliteti, ngrohtësia dhe entuziazmi – këto janë cilësitë e zjarrit. Ajri dhe zjarri ngjiten përpjetë; esenca e tyre është ekspansioni. Toka dhe uji zbresin poshtë, duke u përpjekur që të zënë një vëllim sa më të vogël.
Njerëzit, te të cilët mbizotëron ky element, shprehin një natyrë afirmative, të pavarur, të guximshme dhe të fortë. Dispozitat e të lindurve në këtë shenjë janë të orientuara nga krenaria, besimi, trimëria, guximi. Kanë një shpirt pushtues, i cili lakmon që më shumë të urdhërojë e më pak të jetë i dëgjueshëm. Ata janë shpesh agresivë, mund të thuhet edhe arrogantë; kërkojnë sherre dhe i besojnë vetëm vetes; janë shumë mosbesues. Gjithnjë kanë dëshira të mëdha dhe synime të pangopura. Ata janë "pjekur në vullnetin e tyre". Njerëzit e tillë vetë e krijojnë fatin e tyre, ose të paktën e kanë bindjen se e bëjnë atë.
Zjarri është element që u përgjigjet syrit dhe vizionit – nga të pesë shqisat syri është shqisa që i arrin caqet më të largëta. Yjet në qiell janë zjarre të mëdha, të cilat shihen në largësitë prej disa miliarda vitesh drite. Të lindurit në shenjën e zjarrit, sipas kësaj, kanë prirje për gjëra të largëta, abstraksione. Ata kanë, më shumë ose më pak të shprehura, aspirata spirituale në varësi nga fakti se a janë të udhëhequr nga zjarri, apo vetëm janë djegur nga ai. Në përgjithësi, planetët janë më aktivë në këtë triciplitet kundruall të tjerëve. Elementi kimik që i përgjigjet zjarrit është oksigjeni; ai bashkohet pothuajse me të gjithë trupat e tjerë gjatë djegies.
Shenjat të cilat i përkasin zjarrit janë: dashi, luani dhe shigjetari.
SHENJAT E TOKËS
Toka paraqet përbërjen materiale, e cila është e pranishme në të gjitha gjërat, madje edhe në ato më të imëtat. Maturia, stabiliteti, pesha dhe pjelloria janë karakteristika e këtij elementi. Ajri dhe zjarri ngjiten përpjetë; esenca e tyre është ekspansioni. Toka dhe uji zbresin poshtë, duke u përpjekur që të zënë një vëllim sa më të vogël.
Shenjat e tokës paraqesin natyrën e kujdesshme, praktike, emocionale dhe misterioze. Të lindurit me elemente të theksuara të tokës janë të ngadalshëm dhe të mbyllur, të rezervuar dhe të përmbajtur, ekonomikë dhe metodikë. Ata i bartin gjatë shenjat e të ndodhurave; por edhe janë më të aftë se sa të tjerët që për një kohë të gjatë ta lënën shenjën e tyre në atë që e prekin. Toka, parimisht, është e plogësht, e butë dhe e errët; por ajo mund të bëhet e përhershme dhe transparente sikur një diamant. Toka i përgjigjet shqisës së të prekurit, e cila pranon sinjale tepër të afërta, të shkaktuara nga objektet e vendosura në periferi të trupit.
Të lindurit në shenjën e tokës dëshirojnë t’i prekin gjërat; me fjalë të tjera t’i ndiejnë njëkohësisht ngjashmëritë dhe ndryshimet. Vlera e tyre spirituale mund të vijë nga ky distinksion, të cilin ata janë të aftë ta bëjnë ndërmjet asaj që prekin (gjegjësisht, asaj që kanë, që duan, ose që bëjnë) dhe asaj që janë vetë. Por, kur e harrojnë këtë distinksion, ata jetojnë vetëm për t’i mbushur xhepat dhe stomakun. Materializmi, kryeneçësia, frika e cila paralizon, pakënaqësia e tepruar, dembelia – janë disa nga të metat e tyre më të mëdha. Përndryshe, elementi kimik, i cili i përgjigjet tokës është karboni, lidhjet e forta të të cilit forcojnë strukturën e molekulave organike.
Shenjat të cilat i përkasin tokës janë: demi, virgjëresha dhe bricjapi.
SHENJAT E AJRIT
Ajri është element i relacionit. Ai paraqet diçka më tepër sesa një përzierje e gazrave – që sajohet nga azoti, oksigjeni, hidrogjeni dhe në sasi minimale edhe nga substanca të tjera – që e bëjnë të përshtatshme për jetë një ambient në të cilin ndodhemi.
Ajri si element ndërambiental është substanca e përkryer dhe e pashkatërrueshme, e cila përmban materien, por që nuk përzihet kurrë me të. Me këtë rast mendohet edhe për hapësirën intersiderale (ndëryjore) dhe zbrazëtirën ndëratomike. Në këtë kontekst, mbase ajrit më shumë do t’i përgjigjej emri eter. Elasticiteti grandioz, stërhollimi, aftësia që të plotësojë çdo gjë, ose më parë ta bëjë të pakufishëm mungesën e formës, por edhe ekzistimin e substancës nga e cila është krijuar çdo gjë, pavarësia – këto janë vetitë themelore të këtij elementi.
Ajri dhe zjarri ngjiten përpjetë; esenca e tyre është ekspansioni. Toka dhe uji zbresin poshtë, duke u përpjekur që të zënë një vëllim sa më të vogël. Të lindurit në shenjën e këtij tripliciteti dhe të përbërësve të tij më të rëndësishëm janë subtilë, të rafinuar, me prirje që të kultivohen, kureshtarë, kënaqen në shprehjen e kujdesit. Parë në përgjithësi, kanë sjellje të mirë dhe janë matur. Vitaliteti i tyre lë shumë për të dëshiruar, ndërsa baraspesha e tyre nervore shpesh është e pasigurt. Rëndom shprehin ndonjë talent artistik, por jo edhe shkencor.
Shenjat e ajrit paraqesin një natyrë mjaft humane, të gëzuar, zbavitëse, të dashur dhe simpatike. Kanë intelekt të madh dhe imagjinatë të bujshme. Paqëndrueshmëria, jokonsekuenca, plogështia, shkujdesja, sipërfaqësia – këto janë disa nga të metat e tyre. Ajri si element u përgjigjet shqisave të transmetimit në distancë, në rend të parë shqisës së të dëgjuarit. Kjo është logjike, pasi që ajri është element i relacionit; sepse meqenëse krijesat njerëzore merren vesh nëpërmjet fjalës së folur, të dëgjuarit paraqet organin e marrëveshjes, pajtimit (edhe më tutje kolektivisht përdoret fjala dëgjoj si sinonim për kuptoj – për dallim nga shprehja jonë "hyn për njërin vesh dhe del për tjetrin ").
Vlera spirituale e të lindurve te të cilët mbizotëron elementi i ajrit mund të jetë shumë e madhe, nëse ata në atë komunikim gjurmojnë edhe për gjëra të tjera dhe jo vetëm për burimin e fitimit. Të dëgjuarit merr sinjale mjaft të largëta, por gjithnjë me vonesë të vogël kundruall shqisës së të parit; zëri nganjëherë na vjen shumë më vonë sesa drita. Nëse nuk merret parasysh kjo zmbrapsje, kumtimi nëpërmjet fjalëve bëhet i pamjaftueshëm, mjegull që bie mbi natyrën e vërtetë të gjërave dhe shndërrohet në pengesë në rrugën drejt dijes. Elementi kimik që i përgjigjet ajrit është azoti – substanca inerte e cila e përbën esencën e atmosferës së tokës.
Shenjat të cilat i përkasin ajrit janë: binjakët, peshorja dhe ujori.
SHENJAT E UJIT
Uji paraqet tërësinë e brendshme të të gjithë organizmave të gjallë, por gjithashtu edhe esencën e jashtme të numrit më të madh të llojeve të gjalla. Në ujë, para mijëra shekujsh, kishte filluar jeta, në të e ka fillin çdonjëri prej nesh. Uji, sipas kësaj, del se është edhe më shumë i lidhur me jetën kundruall tokës, ajrit, por edhe zjarrit.
Elementi i ujit është i brumosur me shumë domethënie simbolike – misteri i jetës, lashtësia e rrënjëve të tij, thellësia oqeanike. Ajri dhe zjarri ngjiten përpjetë; esenca e tyre është ekspansioni. Toka dhe uji zbresin poshtë, duke u përpjekur që të zënë një vëllim sa më të vogël. Nëpërmjet përroskave, lumenjve dhe lumëmëdhenjve, ujërat që janë të njëkahshme dhe të ngjashme, në rënien e tyre përfundojnë në dete. Uji, pra, është element, i cili në mënyrë më kuptimplote synon unitetin. Natyra e tij është e butë dhe dashamirëse. Uji qarkullon nëpër trupin tonë sikur ta përkëdhelte atë, por uji di ta ketë edhe anën tjetër; marinarët e dinë se pikërisht kur uji duket shumë i padjallëzuar e i qetë, ekziston rreziku që të tërbohet.
Dykuptimësia, misterioziteti, qetësia, pjelloria, përshtatshmëria – këto janë disa nga karakteristikat e këtij elementi. Zjarri spastron çdo gjë – por ky spastrim vret – për dallim nga spastrimi nëpërmjet ujit, i cili ringjall. Të lindurit me cilësi të theksuara të këtij tricipliteti kanë natyrë të prekshme, të ndjeshme, të lëndueshme dhe konteplative. Ata, rëndom janë të rezervuar dhe të turpshëm, të qetë dhe misteriozë, pak të dhënë pas aksionit. Më shumë interesohen për anën e fshehtë të gjërave sesa për aspektet e prekshme dhe më shumë rëndësi u japin domethënieve të ngjarjeve sesa vetë realitetit. Janë të dhënë pas komentimit të çdo gjëje, qoftë fjala për gjëra të mëdha, qoftë për të vogla. Janë shumë të larguar nga planet e vërteta materiale. Kanë një natyrë mjaft të pjellore dhe imagjinatë të bujshme.
Fuqia e tyre e ripërtëritjes është shumë e dobët (duke e përjashtuar akrepin); por ata nuk kanë ndonjë nevojë të theksuar për energji të madhe. Zakonisht shprehin disa talente të "paranormalitetit". Mund të bëhen artistë të mëdhenj ose mendimtarë të mëdhenj, sepse nganjëherë dëshmohen në fushat e dijes në të cilat shumica e vdekatarëve nuk kanë qasje. Rrallëherë janë të lumtur për shkak të hipersensibilitetit të tyre dhe mungesës evidente te energjisë e entuziazmit.
Dobësia në të gjitha nivelet, shpirtngushtësia, konfuzioni dhe inertësia – janë disa nga të metat më serioze të shenjave të ujit. Ky element u përgjigjet shijeve dhe aromave që janë tejet të veçanta dhe të pashoqërueshme. Shija është shqisa me "afërsi" më të madhe, më e afërta që mund të ekzistojë, ngase është lëndë e cila emeton sinjal vetëm nëse e prekim me buzë. Vlera spirituale e ujit është e madhe, sepse ky element u përgjigjet bashkimeve kulmore. Elementi i cili i përgjigjet ujit është hidrogjeni, i cili bashkohet me ujin nëpërmjet djegies...
Shenjat të cilat i përkasin ujit janë: gaforrja, akrepi dhe peshqit.

Astrologjia Karmike - të fshehtat e jetëve të kaluara
Procesi i shkaqeve dhe i pasojave, i cili emërtohet si k a r m a, nganjëherë interpretohet si dora e pamëshirshme e Zotit, por në fakt njeriu vetë e krijon karmën e tij, ose të paktën e liron me veprat e tij të mira. Zoti është dëshmitari i përjetshëm. Ne vetë, me veprat tona, e përcaktojmë fatin tonë.
Çdo jetë lind me një personalitet të caktuar, i cili përbëhet nga elementet e matricës së shpirtit dhe, sikundër aktorët, edhe ne luajmë role të ndryshme, por gjithnjë në përputhje me karakterin tonë. Personaliteti ynë zhvillohet gjatë jetës. Ai përparon ose ngec në varësi nga fakti se si reagon ndaj rrethanave jetësore në të cilat ndodhet. Çdo gjë që na ngjan në jetë, gëzimet ose fatkeqësitë, janë veçse mësime të cilat duhet t’i marrim në rrugën drejt përsosurisë dhe lirimit të shpirtit nga lidhjet me këtë botë. Për aq kohë sa janë dëshirat në njeriun është e pamundur të shmanget lindja e sërishme. Dëshirat janë ato që na lidhin për këtë botë. Shpirtrat e lirë vijnë në planet si mësues, por nuk janë të lidhur me këtë botë.
Shkaktar i të gjitha problemeve dhe shqetësimeve është fakti se e kemi humbur pushtetin mbi ndjenjat tona. I lëmë që të shpërthejnë dhe kështu pushojmë të gjykojmë drejt. Hidhërimi, mendjemadhësia dhe ndjesi të tjera i japin njeriut shprehi demoni dhe nganjëherë madje edhe e bastardojnë deri në nivelin e kafshës. Sa herë kemi qenë të përfshirë në veprime të gabueshme dhe me këtë edhe më shumë jemi lidhur me zinxhirët e karmës. Mllefi është sikurse droga. Duhet të bëjmë përpjekje që të lirohemi nga ai. Për ta bërë këtë është e domosdoshme që ta zbulojmë forcën e inteligjencës së lartë, që fshihet thellë në ne…
Kur vjen koha e lindjes, zgjidhet një lloj i veçantë i trupit që do të jetë i përshtatshëm për shpirtin e caktuar. Llojet e ndryshme të elementeve kimike nga të cilat përbëhet trupi, sikundër edhe mënyra se si kombinohen ato, përbëjnë realizimin e ndikimit të sundimtarëve planetarë, ndërsa lindja bëhet në momentin kur planetët ndodhen në pozitat që duhet t’i marrin në pajtim me planin paraprakisht të caktuar, të cilin e harton vetë horoskopi. Kështu pozitat planetare janë përcaktuese të përkryera si për trupin që lindet, ashtu edhe për karakterin, /për këtë është përgjegjës Hëna/, i cili do ta pushtojë për një periudhë të caktuar jetësore. Pozita e Hënës në kohën e lindjes shpreh tërësinë e përvojave të jetëve të kaluara, ndërsa Dielli na udhëzon për atë se në çka duhet të orientohemi tani, ndërsa kjo është rruga drejt vetëdijesimit dhe arritjes së nivelit më të lartë të vetëdijes në jetën e tanishme.
NËSE JENI TË LINDUR NË SHENJËN E:
D A S H I T
Në jetët e mëhershme keni qenë emocionalisht të pavendosur dhe të varur nga të tjerët, kështu që tani për ju është shumë e rëndësishme që në jetën emocionale ta ndërmerrni iniciativën, të insistoni për nevojat dhe dëshirat tuaja, në mënyrë që ta gjeni identitetin tuaj të humbur. Megjithatë, mos shkoni në ekstremin tjetër, në pavarësinë e tepruar, e cila mund të kalojë në egoizëm. Këmbëngulësia dhe besimi në vete është ajo që ju duhet më së shumti.
D E M I T
Jetët e kaluara, të cilat i kemi lënë pas, në aspektin emocional kanë qenë jostabile dhe të ashpra. Keni njohur shkatërrimet e vuajtjes, frikës dhe ndjenjave të mëdha. Jeta e tanishme ju është dhënë si një rast që të stabilizoheni dhe të shkelni në tokë. Stabiliteti, qëndrueshmëria dhe lidhja e veprave dhe praktikës për ju janë të një rëndësie të veçantë. Është koha që t’ia lejoni qenies suaj shpirtërore që të manifestohet nëpërmjet punës, në mënyrë që të mund të piqet dhe ta mësojë atë që diku në rrugën e jetëve të kaluara e ka harruar.
B I N J A K Ë V E
Problemet në jetën e kaluar për ju kanë qenë probleme që kanë lindur si pasojë e komunikimit të keq me njerëzit e tjerë. Kjo jetë përbën një rast që të bindeni se sa është e rëndësishme të thuhet ajo që ndihet…Korrigjoni rastet e humbura në mënyrë që ta realizoni kuptimin emocional dhe harmoninë. Posesiviteti, largimi nga njerëzit e tjerë dhe tërheqja në botën vetjake tani do të duhej të kapërceheshin me modelin e ri të përgjigjes emocionale dhe komunikimit të drejtë.
G A F O R R E S
Në këtë jetë mësoni që të bëheni besnikë dhe stabilë, që sipërfaqësinë dhe paqëndrueshmërinë nga jeta e kaluar tani ta ktheni në qëndrueshmëri dhe përkrahje si për të tjerët, ashtu edhe për veten. Pavarësisht se si veproni nga jashtë, natyra juaj e brendshme është e butë, sikur guaskë. Mësimet e shumta nga kjo jetë ju udhëzojnë që t’i kuptoni drejt marrëdhëniet familjare dhe mu për këtë për ju janë shumë të rëndësishëm prindërit dhe fëmijët. Megjithatë, nuk bën që ta harroni edhe veten!
L U A N I T
Në mishërimet (inkarnimet) e kaluara keni mësuar që të doni në mënyrë të paanshme, që të mos i veçoni njerëzit, por tani duhet të mësoni që energjinë tuaj emocionale dhe forcën t’i orientoni drejt njerëzve të caktuar dhe fushave të jetës, të cilat janë të rëndësishme për ju. Keni pothuajse aftësinë fëmijërore që ta përjetoni lumturinë në situatat kur të tjerët ju falënderojnë dhe kur jeni në qendër të vëmendjes…, por mos u zemëroni kur nuk ju kushtojnë vëmendjen dhe respektin e duhur. Mësimi juaj në këtë jetë është vetëbesimi dhe respekti për veten.
V I R G J Ë R E S H Ë S
Jeta e tanishme ju mëson ta keni të drejtën e zgjedhjes të asaj që ju kënaq, si dhe faktin se emocionet e vërteta ndërtohen shkallë-shkallë, gur, gur bëhet mur…Duhet të mësoheni që të mos mbështeteni në të tjerët, por vetëm në veten, madje këtë do ta arrini kur të mësoheni që plotësisht ta pranoni veten me të gjitha të metat dhe cilësitë. Ndjenja e fajit ju përcjell nga jetët e kaluara…lirohuni nga ia! Edhe më tej brengoseni për njerëzit e tjerë, fatin e tyre dhe për atë se si do të mund t’i ndihmonit.
P E S H O R E S
Në jetët e kaluara keni pasur probleme në marrëdhëniet me të tjerët, sikurse edhe me gjininë e kundërt, ndaj edhe në jetën e sotme mund t’ju shoqërojë frika /thellë e fshehur dhe e ndrydhur/ nga njerëzit, refuzimi ndaj ekipit të punës dhe mosbesimi. Në mënyrë që ta përmirësoni këtë gabim, kjo jetë do t’ju ofrojë një numër të madh partnerësh të dashurisë dhe një rreth të gjerë miqsh, ashtu që të mësoni si ta zhvilloni harmoninë me njerëzit e tjerë.
A K R E P I T
Keni krijuar një pamje të madhe emocionale dhe intuitive mbi esencën e jetës. Intuita juaj ofron ndjenjën e detyrës që e keni përpara dhe udhëzuesin se në cilën rrugë do të duhej të niseshit, sikundër edhe elementin e nxitjes që është i domosdoshëm për t’u nisur në një rrugë. Frikat irracionale nga jeta e kaluar janë frika që shkaktohen nga sëmundja dhe vuajtja, si dhe nga humbja e të afërmve, ndaj në këtë botë mund të shkoni në skajin tjetër, në posesivitet ndaj miqve të afërm dhe partnerit, ndonjëherë edhe në mënyrë të pavetëdijshme, në gjakimin që t’i mbani vetëm për vete.
S H I G J E T A R I T
Në jetën e tanishme keni ardhur për t’i çrrënjosur paragjykimet tuaja dhe që të mësoni të bëheni fleksibilë, ashtu që në këtë aspekt të porsazbuluar të personalitetit ta gjeni lirinë tuaj. Çrrënjosja e të gjitha trajtave të paragjykimeve dhe përhapja e tolerancës është diçka që konsiderohet përcaktim i jetës tuaj, ndaj edhe jeta do t’ju çojë në këtë drejtim. Prandaj, për ju janë të rëndësishme udhëtimet, njohja me kultura të ndryshme dhe me modele sjelljes dhe të besimit.
B R I C J A P I T
Përvojat nga jetët e kaluara ju kanë shkaktuar konflikt me autoritetet, ndaj në vete bartni frikën nga ajo se dikush tjetër do t’i kontrollojë ose do t’i shfrytëzojë dobësitë tuaja dhe besnikërinë ndaj tyre. Në jetën e tanishme mësoni që vetes t’i bëheni autoritet dhe se si të bëheni përgjegjës ndaj emocioneve tuaja dhe të të tjerëve. Kjo jetë është jetë e stabilizimit dhe e të kuptuarit të së vërtetës jetësore, sipas së cilës të jesh i përgjegjshëm dhe i disiplinuar nuk do të thotë të jesh i ftohtë dhe i distancuar.
U J O R I T
Kjo pozitë tregon se në jetët e kaluara ka pasur shumë xhelozi dhe posesivitet në planin emocional. Nxitja e jetës së tanishme qëndron në ndarjen nga pasqyrimet e rrejshme dhe xhelozia, posesiviteti dhe gjakimi që ta drejtojmë atë që e duam. Duhet t’ia ofroni lirinë vetes dhe të tjerëve. Detyra e juaj është që të zhvilloni marrëdhënie miqësore me të gjithë, sikundër që duhet t’i zhvilloni edhe humanizmin, shpirtgjerësinë dhe tolerancën.
P E S H Q V E
Në jetën e kaluar nuk keni mundur që sa duhet ta vlerësoni emocionin e vërtetë, ashtu sikurse nuk keni pasur kohë që t’u dorëzoheni emocioneve…Jeta e tanishme, nëpërmjet kësaj shenje tepër fine dhe intuitive, jua ofron mundësinë që “ta prekni fundin” dhe të mësoheni t’u dorëzoheni emocioneve, në mënyrë që ta pasuroni veten dhe vetë përmbajtjen e jetës. Këtu jeni që të mësoni se ne të gjithë jemi pjesë e Njërit dhe nëpërmjet kësaj të dhëne ta përmbyllni ciklin e hapjes emocionale që ka filluar para shumë jetëve.
Fikrro- 484
Re: Astrologjia zbulon tiparet tuaja!
Planetët
Të gjithë planetët zënë në Zodiak pozicione të caktuara, të rregulluara nga shpejtësitë e ndryshme të orbitave të tyre. Ata ndikojnë drejtpërdrejt në jetën tonë, në harmoninë familjare dhe në të gjitha veprimet që bëjmë. Një planet që qëndron i palëvizshëm është Dielli. Të tjerët: Hëna, Merkuri, Venera, Marsi, Jupiteri, Saturni, Urani, Neptuni e Plutoni, krijojnë pozicione dhe lidhje me kalimin e kohës. Çdo planet ushtron influencën e tij mbi një grup fenomenesh, përveçse mbi një sektor të përcaktuar të sjelljes së njeriut. Sipas pozicionit në të cilin ndodhet planeti, kjo influencë do të marrë karakteristika të ndryshme, të nevojshme për ta inkuadruar personalitetin e një individi, duke i dhënë arsyet e sjelljes së tij dhe duke na ofruar të dhëna mbi të ardhmen e tij. Karakteri, por edhe momentet e ndryshme të evolucionit të një jete, janë të dhëna të marra nga ndërlidhja e shenjave dhe e planetëve.
Dielli
Dielli personalizon esencën e njeriut, personalitetin e tij. Ai po ashtu përfaqëson unin aktiv dhe treguesin bazilar të sjelljes së një individi. Dielli është baza e karakterit dhe e vullnetit, i cili shpreh potencialin e energjisë që kemi, krijimtarinë, marrjen e një pozicioni në jetë dhe që përgjithësisht ofron përmasat e një individi. Virtytet diellore janë: ndershmëria, kuraja, përbuzja e rrezikut, zemërmadhësia, por të cilat shumë lehtë mund të kalojnë në: mashtrim, krenari, mendjemadhësi dhe autoritarizëm. Në tema natale, Dielli përfaqëson një figurë mashkullore, edhe pse vlera e tij simbolike është e influencuar nga pozicioni i planetëve të tjerë. Ne trupin njerëzor, Dielli është i identifikuar në krahun e djathtë të trupit, ose në zemër. Shenjë shtëpiake e tij është luani.
Hëna
Hëna ka një imazh femëror dhe amësor, përfaqëson unin marrës, kontaktet emotive me botën rrethuese. Hëna korrespondon me fëmijërinë dhe ka lidhje të forta me prehrin amësor dhe nga ana e karakterit përcakton mentalitetin fëmijëror, mungesën e eksperiencës, pakujdesinë. Nga një anë është element i pasigurisë e konservatorizmit, nga ana tjetër e surprizës dhe e papërcaktimit të reagimit, por edhe e imagjinatës dhe e përshtatshmërisë me ambientin. Në sferën natale Hëna përfaqëson gruan. Ajo është komponent i domosdoshëm për inteligjencën, e cila, n.q.s. është në pozicion të keq, mund te krijojë nervozizëm, forma të tjera paqëndrueshmërie nervore. Në trupin njerëzor, Hëna identifikohet në zonën e gjinjve dhe pjesën e majtë të trupit. Bashkimi Diell-Hënë ka simbolizuar gjithmonë binomin mashkull–femër, domethënë realitet dhe ëndërr, dritë dhe errësirë. Shenja e saj shtëpiake është gaforrja.
Merkuri
Është planeti më afër Diellit. Në astrologji Merkuri përfaqëson kontaktin me botën e jashtme. Pra, ky planet simbolizon inteligjencën, perceptimin intelektual të lidhur me dinakërinë, zotësinë dhe llogaritjen. Po ashtu jep edhe një vizion në perspektivë të gjërave, që lejon sensin e humorit dhe një ndarje nga pasioni, që favorizon sensin kritik, kundërshtimin dhe kapacitetin e përshtatshmërisë. Duke rregulluar dëgjimin dhe zërin, Merkuri kontrollon shkëmbimin e ideve si dhe instrumentet teknike, të cilat favorizojnë komunikacionin (shtypin, telefonin….), ushtron influencë në fushën e tregtisë, të shkencës dhe të letërsisë. Merkuri korrespondon me adoleshencën, me padurimin e tij dhe me gatishmërinë e reflekseve mendore. Në sferën natale, Merkuri përfaqëson vëllezërit, fëmijët dhe burrin e ri. Ne aspektin fizik, ai përfaqëson nervat, mushkëritë, daullen e veshit dhe vetë veshët. Shenjat e tij shtëpiake janë, binjakët dhe virgjëresha.
Venera
Venera gjithmonë ka simbolizuar dashurinë, kontaktin e ndjenjave me botën e jashtme, domethënë fillimin e përshtatshmërisë sociale të individit: nga njëra anë kapacitetin për të dashuruar, nxehtësinë dhe intensitetin e ndjenjave dhe të ndjeshmërisë, kurse nga ana tjetër sensin e paraqitjes, transformimet artistike, shijet e së bukurës e të lumturisë. Nga këtu zhvillohet tërheqja personale, mundësia e sukseseve në fushën e dashurisë, dëshira për qetësi, lumturi e harmoni rreth vetes. Edhe dëshira për të shkuar mirë me të tjerët është element i Venerës. Ne sferën natale ajo përfaqëson edhe ndihmën e fatit dhe mbrojtjen e shëndetit. Në trupin fizik rregullon metabolizmin dhe funksionet e veshkave dhe korrespondon me ovalet. Venera ka si qëndrim të saj kryesor peshoren, ndërsa qëndrimin bazë në shenjën e demit.
Marsi
Marsi konsiderohet si planet sundues i shenjës së dashit, ndërsa për disa astrologë edhe i akrepit. Marsi shoqërohet me fshehtësi, agresion, energji, ambicie dhe mospërmbajtje. Marsi është sundues i shtëpisë së parë dhe asaj të tetë. Para së të zbulohej planeti i Plutonit, Marsi është konsideruar si sundues i shenjës së akrepit. Një mori astrologësh modernë e konsiderojnë Plutonin si sundues të shenjës së akrepit, por shumica sish janë të mendimit se Marsi është bashkësundues i kësaj shenje. Astrologët tradicionalë ndërkaq i referohen Marsit si sunduesit të vetëm të kësaj shenje. Në astrologjinë kineze, Marsi sundohet nga elementi i zjarrit, që përfaqëson pasionin, energjinë dhe aventurat. Edhe në astrologjinë indiane ky planet përfaqëson energjinë, fshehtësinë dhe egon.
Jupiteri
Jupiteri është planeti më i madh i sistemit diellor. Influenca e tij ka një karakter përmbledhës. Në fakt, ai shpreh integrimin e lumtur në jetë, simbolizon gëzimin për të jetuar, përfshirjen në shoqëri dhe shpirtin e drejtësisë. Nga Jupiteri varen fjalët, përpunimi i gjuhës, euforia dhe kënaqësia materiale, si dhe dëshira për paqe e qëndrueshmëri. Tradita e lidh Jupiterin me pasurinë dhe fatin, besimin në vetvete dhe tërheqjen personale, e cila e hap rrugën drejt suksesit në botën e tregtisë e të parasë, por edhe të lumturisë personale. Nga Jupiteri, në të vërtetë, vijnë cilësitë, si: simpatia, lehtësia e bashkëbisedimit, cilësia e bindjes dhe dëshira për të bindur. Si burim i jetës dhe i drejtësisë, ky planet përfaqëson pikën e forcës në sferën natale, duke bërë ndërmjetësin midis individit dhe botës rrethuese. Në pozicion negativ mund të prezantohet si pak human dhe kokëfortë. Fizikisht Jupiteri korrespondon me gjuhën, gojën, e sytë dhe e rregullon qarkullimin e gjakut. Shenja shtëpiake primare e Jupiterit është shigjetari, kurse ajo bazë peshqit.
Saturni
Saturni për shumë kohë konsiderohej si mbajtës i mallkimeve. Ai njihet si ruajtje dhe përqendrim i të gjitha energjive në vetvete, domethënë përfaqëson integrimin racional në jetë, vlerësimin e çdo situate, duke organizuar më mirë mbrojtjen e individit. Saturni është personifikimi i një miqësie të pamundur, nuk arrin t’i mbajë raportet shoqërore, por ka një forcë të madhe shpirtërore dhe shumë vendosmëri, kurajë morale dhe inteligjencë. Negativisht, mosbesimi dhe pesimizmi e nxitin që të marrë masa, duke e shtyrë në një ambicie të llogaritur, në ftohtësi dhe në mungesë mëshire. Për shumë kohë Saturni ka qenë i njohur si bartës i fatit të keq. Në fakt edhe traditat e lidhin me tersllëkun. Materialisht Saturni përfaqëson pleqërinë, kohën e vetmisë dhe të heqjes dorë nga shumë gjëra. Në trup korrespondon me skeletin e njeriut, më dhëmbët dhe mëlçinë. Shenja shtëpiake primare e tij është bricjapi, ndërsa ajo bazë ujori.
Urani
Urani është planeti i fundit që mund të bëjë xhiro rreth Diellit brenda harkut të jetës së një njeriu. Ai e përshkon këtë rrugë për 84 vjet. Urani është forca primare që krijon, shkatërron dhe detyron. Prej tij varet mbijetesa në kushtet më të veçanta (si Saturni) dhe kështu influenca e tij është e papritur, e papërcaktuar, duke përfaqësuar një shtytje për të vepruar në rastet urgjente. Urani përfaqëson ngjarjet e papritura, ndryshimet e rrufeshme të drejtimit dhe largimin nga bindjet. Duke e parë kapacitetin e tij për të arritur një qëllim, me gatishmëri dhe me zotësi, Urani është planeti i teknikës, në të gjitha mundësitë e shprehisë, është i lidhur me zotësinë manuale dhe me aplikimet teknike e mekanike. Nga ana anatomike korrespondon me duart. Shenja e tij shtëpiake primare është ujori, ndërsa ajo e bazës bricjapi. Nga astrologët modernë Urani konsiderohet si sundues i shtëpisë së 11-të, bashkë me Saturnin.
Neptuni
Para se të zbulohej Neptuni (në vitin 1846), Jupiteri është konsideruar si sundimtar i shenjës së peshqve, ndërsa sot një mori astrologësh modernë e konsiderojnë Jupiterin si bashkësundimtar i kësaj shenje, por ka edhe të tjerë që vlerësojnë se Neptuni nuk sundon asnjë shenjë të veçantë. Në astrologjinë moderne Neptuni konsiderohet si planet që sundon shtëpinë e 12-të bashkë me Jupiterin. Neptuni simbolizon ujin e kripur të detit dhe të oqeaneve, ndërsa në trupin e njeriut përfaqëson jetën e jashtëqitjes, lëngun amniotik dhe rregullon imunitetin. Neptunit i nevojiten 165 vjet për ta përshkuar rrugën rreth diellit. Ky planet konsiderohet si frymëzuesi i njerëzve për të udhëtuar drejt vendeve të largëta, qoftë gjeografike, qoftë shpirtërore, pra përfaqëson të panjohurën, fantazinë etj. Mirëpo, ky planet ka ndikim edhe në mënyrën e të menduarit të njeriut dhe në disa veti negative që mund të shkojnë deri te skizofrenia.
Plutoni
Roli dhe simbolika e Plutonit kanë filluar të zbatohen vetëm në astrologjinë moderne. I zbuluar më 1930, ashtu sikurse planetët e tjerë të ngadaltë, Plutoni vepron në një nivel më të thellë. Ai rregullon forcat sekrete, të cilat bazohen në kënaqësinë dhe në pakënaqësinë e njeriut ndaj vetes. Ky planet konsiderohet si simbol i principeve mashkullore. Ai përfaqëson kapacitetin për ta vënë në praktikë forcën e krijimit që secili person e ka brenda vetes, pastaj cilësinë e ringritjes pas një krize, por edhe të vullnetit për të dominuar, ambicien për pushtet dhe influencën mbi masën. Plutonit i duhen 248 vjet për ta përshkuar rrugën rreth Diellit, ndërsa shenja e tij shtëpiake primare është akrepi. Plutoni nga astrologët modernë konsiderohet si bashkësundimtar i shtëpisë së tetë bashkë me Marsin.
Fikrro- 484
Re: Astrologjia zbulon tiparet tuaja!
Astro orët gjatë një dite
Sikundër e ka çdo ditë në muaj vibracionin e saj numerik, ashtu edhe çdo orë në ditë ka frekuentimin e caktuar astrologjik, gjë që në shumëçka ndikon në lëkundjet e ngarkesës sonë bioenergjetike.
Ora e lindjes sonë është e rëndësisë së posaçme, kur e dimë se ndikimi i planetëve të caktuar ndryshon në mënyrë alternative gjatë 24 orëve. Me fjalë të tjera, nuk është njësoj nëse jemi lindur në mëngjes, në mesditë, ose vonë në mbrëmje. Disa veprime tona, qëndrime dhe disponime do t’i kuptojmë më mirë në rast se e dimë vibracionin numerik të orës së lindjes sonë. Cikli prej 24 orësh është i ndarë në gjashtë njësi (stacione) numerike. Stacioni i parë numerik është ndërmjet orës zero dhe katër, stacioni i dytë ndërmjet orës 4 dhe 8, stacioni i tretë ndërmjet orës 8 dhe 12, i katërti ndërmjet orës 12 dhe 16, i pesti ndërmjet orës 16 dhe 20; dhe i gjashti, i fundit, ndërmjet orës 20 dhe 24, do të thotë orës zero.
Për të lindurit ndërmjet orës zero dhe katër
Ju keni natyrë të qetë. Dëshironi të ëndërroni dhe të ndërtoni kulla mbi re. Keni imagjinatë të bujshme, por vështirë ia dilni në botën e realitetit fizik. Jeni fantazist dhe poet i lindur, ndaj për shkak të kësaj njerëzit nuk ju kuptojnë. Jeni nga pak edhe i somnabul dhe çamarrok, por, megjithatë keni një shpirt bujar.
Për të lindurit ndërmjet orës katër dhe tetë
Juve ju shquajnë shkathtësia dhe rregullshmëria. Jeni këmbëngulës dhe insistues në të gjitha punët, e posaçërisht në çështjet praktike. Si pakkush ia dilni të gjendeni në botën e realitetit të përditshëm. Përpiqeni me mish e shpirt që të tjerëve t’u bëhen shembull, që të tregoheni dhe të pranoheni si i tillë.
Për të lindurit ndërmjet orës tetë dhe dymbëdhjetë
Jeni krijesa të përbëra nga besimi, shpresa dhe optimizmi. Jeni të shkathtë, gjithnjë të preokupuar nga shqetësimi krijues. Kudo rrezatoni dashurinë për të tjerët dhe ngrohtësinë magnetike. Jeni epshorë dhe spiritualë. Jeni të dhënë pas artit dhe filozofisë. Ju dallojnë vlerat dhe talenti.
Për të lindurit ndërmjet orës dymbëdhjetë dhe gjashtëmbëdhjetë
Jeni të kthjellët, të shkathtë, dinamikë, plot energji. Punët praktike sikur janë krijuar nga Zoti për ju. Jeni oratorë të mirë, matematikanë dhe fizikanë. Por nuk do të ishit më pak sesa letrarë, në rast se do ta kishit orientuar energjinë tuaj në atë drejtim. Me një fjalë, ju jeni persona të talentuar në mënyrë të shumanshme, ashtu që në shumë profesione dhe zanate ia dilni ta shprehni shpirtin tuaj kreativ.
Për të lindurit ndërmjet orës gjashtëmbëdhjetë dhe njëzet
Jeni shpirtra të trazuar dhe bredharakë, nga pak nervozë dhe hutaqë. Lëvizjet i keni dinamike, fjalët të forta, mendoni dhe veproni shpejt. Dëshironi që të rrëmbeni sa më shumë nga jeta, e doni jetën në të gjitha aspektet dhe trajtat. Shpesh i ndryshoni vendimet, në të njëjtën kohë merreni me disa punë. Kush nuk ju njeh mirë aty për aty do të mendonte se jeni të ngutshëm, por ju gjithsesi jeni të ndërgjegjshëm për çdo gjë që e bëni.
Për të lindurit ndërmjet orës njëzet dhe njëzetekatër
Jeni të matur, këmbëngulës dhe insistues në të gjitha fushat. Keni synim që të dominoni mbi punët dhe situatat. Keni prirje për filozofi e letërsi dhe jeni racionalë e spiritualë. Në mënyrë magnetike veproni ndaj ambientit, jeni autoritete në familje dhe në shoqëri, mes miqsh dhe farefisit. Nga pak lini përshtypjen e qëndrimit robust dhe mendjemadh, por kjo vjen nga fakti se jeni plot vetëbesim dhe energji kreative jetësore.

Tipat themelorë astrologjikë/numerologjikë
TIPI SOLAR (DIELLOR) – Jeni të lindur ndërmjet orës katër të mëngjesit dhe dhjetë të mbrëmjes. Karakteristikat: të kthjellët, të shkathtë, optimistë, racionalë, praktikë, plot dritë dhe energji jetësore. Tipi solar i ka këto vlera numerologjike: 1, 3, 5, 7 dhe 9. Nëse i mbledhim numrat brendapërbrenda tipit solar, shohim se na del shuma 25, gjegjësisht 2+5= 7. Pra, numri 7 i përket tipit solar.
TIPI VEROR - Jeni të lindur ndërmjet datave 30 prill dhe 31 tetor. Karakteristikat: racionalë, ndërmarrës, praktikë, të shoqërueshëm, të balancuar, mërdhacë. Tipi veror i ka këto vlera numerologjike: 5, 6, 7, 8, 9 dhe 1. Nëse i mbledhim numrat brendapërbrenda tipit veror na del numri 9.
TIPI LUNAR (HËNOR) – Të lindurit ndërmjet orës dhjetë në mbrëmje dhe orës katër të mëngjesit. Karakteristikat: të qetë, të këndshëm, joimponues, nga pak të melankolikë, pesimistë, ëndërrimtarë të lindur dhe poetë. Tipi lunar i ka këto vlera numerologjike: 2, 4, 6, 7. Nëse i mbledhim numrat brendapërbrenda tipit lunar: 2+4+6+8=20, gjegjësisht, 2+0=2, që do të thotë se numri 2 është i tipit lunar.
TIPI DIMËROR – Të lindurit ndërmjet 31 tetorit dhe 30 prillit. Karakteristikat: filozofikë, meditativë, më pak praktikë, nervozë, të shoqërueshëm po aq sa edhe të tërhequr në vete, lehtë e përballojnë të ftohtët. Nëse i mbledhim numrat përbrenda tipit dimëror si karakteristik i këtij tipi del numri 6.
Domethënë, tipat solarë dhe verorë e kanë vlerën numerologjike 7, gjegjësisht 9, derisa tipat lunarë dhe dimërorë - 2, gjegjësisht 6. Pothuajse në të gjithë literaturën okulte numrat tek (sidomos 7 dhe 9) simbolizojnë Diellin, ditën, dritën, kthjelltësinë dhe optimizmin, derisa numrat çiftë (sidomos 2 dhe 6) shënjojnë Hënën, natën, melankolinë, botën e hijeve dhe pesimizmin.

Numerologjia – numrat dhe fati
Një llogaritje e moçme e karaktereve të njerëzve është edhe numerologjia. Sipas kësaj llogaritjeje astrologjike kuptojmë se secili person fshihet prapa ndonjërit nga numrat prej një deri në nëntë. Në mënyrë shumë të thjeshtë, secila datë e lindjes mund të zbritet në një numër njëshifror, i cili i tregon rrugën e jetës suaj dhe zbulon vetitë tuaja të mira dhe të këqija, por edhe si silleni ndaj njerëzve të tjerë. Madje, mund ta krahasoni numrin tuaj me atë të partnerit, apo të njerëzve që ju rrethojnë, për ta parë përputhshmërinë mes jush.
1-2-3-4-5-6-7-8-9
Si të llogaritet numri i rrugës jetësore
Mblidhni numrat që i jep ditëlindja juaj. Për personin që ka lindur më 15 shtator 1981 mbledhja duhet të bëhet në këtë mënyrë: 1+5+9+1+9+8+1= 34. Pastaj mblidhni shifrat e këtij numri: 3+4=7. Shuma e fituar tregon secilës rrugë jetësore i takoni, pra rrugës 7. Nëse shuma edhe pas dy mbledhjeve del një numër më i madh së 9, atëherë vazhdoni mbledhjen derisa të fitoni numrin njëshifror...
Domethënia e numrave
1 - Udhëheqës autoritar që e kalon çdo pengesë. Perfeksionist që kërkon shumë, si nga vetja ashtu edhe nga të tjerët. Me besnikëri qëndron pas planeve që ia ka parashtruar vetes, duke mos u kujdesur për mendimet e të tjerëve. Shpesh ka nevojë të përmbajë depërtueshmërinë e tij, megjithatë nën sipërfaqen e jashtme të vrazhdë fshihet një shpirt goxha i butë.
2 - Njeri paqësor, por që i urren urdhrat. Kur i jepet rasti e pëlqen dembelinë. Vetitë e çmuara: imagjinata dhe kreativiteti. Ëndërrimtar i papërmirësueshëm. Kur gjërat nuk i ecin sipas planit është idhnak dhe i pakënaqur.
3 - Lëvizës dhe revolucionar me tërë qenien e tij. Është person i shoqërueshëm dhe pa brenga, por nganjëherë pak i frikësuar. Të metat më të mëdha: naiviteti, xhelozia dhe optimizmi i tepruar.
4 - Këmbëngulës dhe punëtor i vyer. Njeri i vendosur, aktiv dhe besnik, por nëse gjërat nuk i shkojnë siç ka planifikuar mund të shndërrohet në person të dhunshëm. Është person logjik, i organizuar, metodik dhe besnik edhe pse në brendinë e tij ka vend për brenga.
5 - Ëndërrimtar i pasionuar, dashnor i përkryer, por lehtë u nënshtrohet çrregullimeve psikologjike. E urren rutinën dhe punën e mundimshme.
6 - Zemërmirë dhe sharmant, ka dell të zhvilluar për drejtësi. Është i gatshëm edhe për sakrifikim. Ka kualitete për te qenë politikan i suksesshëm. Është i butë me ata që i do, por vështirë fal dhe harron.
7 - I rezervuar, i matur dhe shumë inteligjent. Ëndërrimtar, hetues dhe mendimtar që ka burime të pashtershme. Është i gatshëm edhe të mashtrojë vetëm për të pasur sukses. Po ashtu është edhe zemërgjerë dhe egocentrik.
8 - Trim dhe energjik, por ka sukses vetëm atëherë kur ia arrin të kontrollojë oreksin goxha të madh personal. Është person që lufton për të drejtën dhe gjërat e çmuara. Edhe pse për nga natyra është person optimist, nganjëherë është i fshehtë dhe i mbyllur në vete.
9 - Luftarak, trim, i pavarur deri në fund, por që, nganjëherë, ka nevojë edhe për ndihmë. Ia del me sukses në çdo gjë që kërkoni nga ai. Është i zgjuar, energjik, plot epsh, por nuk është sentimental, siç mund të duket në shikim të parë.
A i përgjigjet numri i tij tuajit?
1-shi dhe 2-shi janë në kundërshtim më njëri-tjetrin, mirëpo kreativiteti dhe shkathtësia e udhëheqjes që e posedon 1-shi mund ta joshë 2-shin artistikisht të orientuar.
3-shi është i pavarur dhe i gjallë. I përshtaten 3-shat të tjerë, ose numrat që pjesëtohen me 3.
4-shi është praktik dhe vështirë krijon shoqëri. Përshtatet mirë me 2-shin dhe 8-shin.
5-shi është adhurues i jetës tolerante dhe përshtatet më të gjithë numrat, sidomos me numrin 5.
6-shi është besnik dhe i baraspeshuar, ndërsa përshtatet me 7-shin e rënë në mendime dhe me 9-shin seksipil.
7-shi i pëlqen 3-shat e gjallë dhe 5-shat dinamikë.
8-shi është ambicioz, botërisht i hapur dhe goxha materialist. E pëlqen kreativitetin e 1-shit, ndërsa ka nevojë për stabilitetin e 4-shit.
9-shi është tip luftëtar që i pëlqen 1-shat autoritarë dhe 6-shat besnikë.

Astrologjia dhe shëndeti
Dega e astrologjisë, e cila merret me ndikim e trupave qiellorë në shëndetin tonë, quhet astromjekësi (astomedicinë). Shenjat astrale renditen që nga maja e trupit për të vazhduar deri në fund të këmbëve me të njëjtin rend sikundër renditen në Zodiak.
Kështu, dashi është ekuivalenti i kokës, demi i qafës, binjakët të krahëve dhe pjesës së epërme të gjoksit, gaforrja ekuivalent i gjinjve, zemra i luanit, peshorja dhe virgjëresha të pjesës së mesit të trupit, akrepi ekuivalent i organeve seksuale, shigjetari i kofshëve, bricjapi i gjunjëve, ujori i pjesëve të nëngjurit, ndërsa peshqit janë ekuivalentë të shputës së këmbës.
Secilës shenjë duhet t’i jepet domethënia e planetit zotërues, sepse planetët i drejtojnë pjesët e caktuara të trupit dhe organet e tij. Mirëpo, që ta krijojmë një pamje mbi shëndetin e ndonjë personi nuk na mjafton vetëm shenja e tij solare dhe planeti i tij sundues. Në bazë të orës së lindjes duhet të bëhet karta precize natale, pastaj të analizohet në tërësi horoskopi, duke u dhënë përparësi pjesëve të horoskopit që kanë të bëjnë me gjendjen shëndetësore.
Planetët dhe trupi i njeriut: Secilit planet i përket një pjesë e caktuar e trupit.
Në astrologji secila shenjë zodiakale udhëheq pothuajse të njëjtat pjesë të trupit sikundër edhe planeti i saj sundues (dashi she akrepi - Marsi, Plutoni; demi dhe peshorja - Venera; binjakët dhe virgjëresha - Merkuri; shigjetari - Jupiteri; bricjapi - Saturni; ujori - Urani; peshqit - Neptuni, gaforrja - Hëna, Luani - Dielli), ndaj gjatë analizës së shëndetit duhet t’i marrin parasysh si shenjat, ashtu edhe planetët.
Prandaj ky regjistër i planetëve dhe i pjesëve të trupit, që u përgjigjen atyre, mund të zbatohet edhe në shenjat e Zodiakut.
• Dielli: syri, zemra, qarkullimi i gjakut, shpina, sperma;
• Hëna: syri, psikika, limfa, gjinjtë, gjëndrat qumështore, mitra, lëngjet e trupit;
• Merkuri: sistemi nervor, veshët, mushkëritë, sistemi i frymëmarrjes, krahët, duart, bërrylat, gishtat;
• Venera: goja, faqet, fyti, lëkura, veshkat, vezoret;
• Marsi: koka, hunda, mjekra, muskujt, zorrët, rruazat e kuqe të gjakut, organet seksuale;
• Jupiteri: mëlçia, arteriet, gjëndrat;
• Saturni: eshtrat, thonjtë, dhëmbët, flokët, gjunjët;
• Urani: nervat, psikika, truri, nyjat;
• Neptuni: psikika, shputat, boshti kurrizor, rruazat e bardha të gjakut;
• Plutoni: sistemi reprodukues, gjëndrat, hipofiza, gjenet.
Predispozitat shëndetësore të shenjave të Zodiakut
DASHI: Pika e dobët – koka
Si shenja e parë e zjarrtë, dashi mishëron energjinë, karakterin luftarak dhe depërtueshmërinë. Është shumë impulsiv dhe drejt cakut shkon si i pakokë, sikurse krijesa në bazë të së cilës edhe e ka marrë emrin, andaj shpesh edhe e pëson. Sundimtar e ka Marsin e zjarrtë, planet që në astromedicinë shihet si përgjegjës për ndezjet e forta dhe lëndimet, por gjithashtu edhe meritor për shërimin e shpejtë dhe për ripërtëritjen e gjakut e të forcës.
Dashi i udhëheq kokën dhe organet të cilat ndodhen në të (truri, nervat, sytë, hunda, boshti i qafës, eshtrat e fytyrës), pastaj muskujt, nervat dhe motorikën. Sa herë që lëndohet gjithnjë tek ai pëson koka, prandaj është shumë me rëndësi që të mbrohet, bie fjala, gjatë vozitjes me motoçikletë. Dashi është së tepërmi nervoz, epshor dhe erotik, ndërsa për shkak të mosdurimit dhe humbjes së arsyes shpeshherë u qaset marrëdhënieve seksuale pa përdorur mbrojtjen. Për këtë shkak shpesh kurohet nga sëmundjet seksuale, disa nga të cilat mund ta rrezikojnë së tepërmi pjellshmërinë e tij. Rëndom atakohet nga ndezjet me temperaturë të lartë, dhembja e kokës dhe migrena, dhembja e dhëmbëve, meningjitisi, stresi, anksioziteti me shtypje të lartë të gjakut. Është i dëshirueshëm si dhurues gjaku, ndërsa për t’u ndier më mirë duhet të flejë sa më shumë, të hajë ushqim pejzor, si dhe ushqime të pasura me vitaminat C dhe E. E qetëson aroma e livandës.
Aktiviteti trupor: Vrapimi Deshtë e duan trupin e tyre, ndërsa gjendjes së tyre psiko-fizike i përgjigjet jashtëzakonisht shumë aktiviteti i shtuar trupor. Për ta gjëja më e mirë është vrapimi herët në mëngjes, ende pa lindur dielli, ose në mbrëmje nëse nuk flenë herët. Pjesëtarët e kësaj shenje rregullisht shënojnë rezultate të mira në vrapime, madje më së shumti në shtigje të shkurtra. Vrapimi është zgjedhja ideale nëse duan që nga vetja ta largojnë ngarkesën psiko-fizike dhe energjinë negative. Më së miri do të ishte nëse do të vraponin në natyrë, por këtë mund ta bëjnë edhe në ambient të mbyllur në shiritin lëvizës.
DEMI: Fyti i ndjeshëm
Demi tokësor është shenja qendrore e pranverës së bujshme, ndaj edhe simbol i pjellorisë, i rritës dhe i përparimit. Është jashtëzakonisht rezistues dhe këmbëngulës, megjithëse ka veprime të plogështa dhe të ngadalshme. Ka rezerva të mëdha të energjisë, por nganjëherë është dembel dhe i ngadalshëm, i gatshëm që vetëm të shijojë kënaqësinë e të ushqyerit, pijes dhe udhëtimit. Për këtë shkak është i ndjeshëm ndaj problemeve shëndetësore që lidhen me teprimet në të ngrënë dhe të pirë, trashësinë dhe nganjëherë edhe me buliminë. Në trupin e njeriut kësaj shenje i takon pjesa ndërmjet kokës dhe krahëve: qafa, fyti, bajamet, gjëndrat mbrojtëse, vezoret (pjelloria), goja dhe zgavra e gojës (zëri, të ushqyeri).
Nën ingjerencën e kësaj shenje janë edhe sekrecioni dhe veprimi hormoneve (rritja, menstruacionet, ndryshimet e pubertetit), ëndrrat dhe metabolizmi i gjithmbarshëm. Më së shpeshti sëmuret nga çrregullimet e metabolizmit, sëmundjet e fytit, trashësia ose humbja e apetitit, por mund të ketë probleme edhe me vezoret dhe gjëndrat mbrojtëse. Me rëndësi është që të konsumojë ushqim të shëndoshë, të ushqehet masë dhe të ushtrojë rregullisht. I ndihmon qëndrimi në natyrë, terapia aromatike dhe çajet e bimëve. Në vend të plogështisë do të duhej të fillonte me ushtrime të lehta trupore, me jogë, ose meditim në ambient në të cilin ndihet aroma e vajit eterik të livandës, rozmarinës dhe eukaliptusit. Por nëse vendos që të bëjë masazh, atëherë le të jetë ajo e fortë dhe nga pak e shoqëruar edhe me dhimbje.
Aktiviteti trupor: Aerobiku dhe lundrimi.
Dembelisë së rrezikshme e të lindur dhe plogështisë demat do të duhej t’i përgjigjeshin pa hamendje me lëvizje më të shumta. Pa dyshim për femrat aerobiku është zgjidhje ideale, sepse ai, krahas mënjanimit të humorit të keq dhe të energjisë negative, do të ndihmojë edhe që t’i humbin një sasi të madhe të kalorive, të cilat për demat janë armiku tradicional. Madje, edhe kur nuk janë në formë, ose ndiejnë se ushtrimet janë tepër të vështira, as edhe në një rast të tillë, nuk do të duhej të ndalonin, por do të duhej niseshin menjëherë në një shëtitje për t’i mbushur plot ajër mushkëritë. Për meshkuj sporti ideal është kanotazhi, sepse ai ua mundëson të lëvizin edhe duke qëndruar ulur!
BINJAKËT: Mushkëritë e rrezikuara
Binjakët janë shenjë ajrore e cilësisë së ndryshueshme, në aspektin e biznesit janë shumë të shqetësuar, kureshtarë, të shkathtë dhe të shumanshëm. U përgjigjet ritmi i shpejtë i të jetuarit, por ai do t’u shkaktojë telashe me lukthin (gastritisin). Sikundër sundimtari i tyre Merkuri, edhe ata merren me komunikimin mental dhe veprojnë si ndërmjetës mes mendimit dhe lëvizjes, që do të thotë se kanë të njëjtën detyrë sikur nervat. Sa i përket trupit të njeriut ata e udhëheqin pulsin, bronket, mushkëritë, veshin, daullet e veshit, krahët, bërrylat, tetivat, nyjat si dhe sistemin nervor. Nën ingjerencën e tyre janë edhe funksionet e frymëmarrjes dhe enzimeve, pastaj qarkullimi periferik, sistemi periferik nervor dhe hemoglobina.
Më së shumti janë të prirë që të pësojnë ndezjen e veshit dhe të bronkeve, pastaj të kenë probleme me mushkëritë, alergjitë, lëndimin e ekstremiteteve, ngarkesën nervore, duke i shtuar edhe telashet me lukth. Mangësia e tyre është se nuk janë fort të vendosur, kështu që vështirë heqin dorë nga ajo që ua kënda, e nuk janë edhe aq të disiplinuar në raport me udhëzimet e mjekut. Meqenëse udhëheqin rrugët e frymëmarrjes, do të duhej ta shmangnin jo vetëm pirjen e duhanit, por edhe vetë pirësit e duhanit! Më së shumti u përgjigjen pemët jugore – limoni, portokalli dhe sidomos grejpfruti, ndërkohë që do të duhej të siguronin sasi të mjaftueshme të vitaminës B dhe të magnezit.
Aktiviteti trupor: Tenisi. Aktiviteti më i preferuar sportiv i binjakëve është tenisi. Edhe kur nuk kanë ndonjë dëshirë për garë, tenisi ua ofron mundësinë e përmirësimit të reflekseve dhe të krijimit të aftësive për zgjidhjen e situatave jostabile. Rezultat i marrjes me këtë sport do të jetë vetëbesimi dhe këmbëngulësia, por gjithashtu duhet theksuar se tenisi i rrit edhe aftësitë intelektuale sikundër janë vëmendja dhe përqendrimi.
GAFORRJA: Qejfi i ndryshueshëm, shëndeti jostabil
Gaforrja ujore hyn ndër shenjat e ndjeshme edhe në aspektin emocional dhe shëndetësor. Në fëmijëri shpesh sëmuren, nuk janë të prirë as për aktivitete fizike dhe as për sport, e vetmja gjë që i kënaq në këtë drejtim është noti. Në trupin e njeriut është "vendosur" në pjesën e parme të gjoksit dhe të lukthit, ndaj drejton organet që ndodhen në këtë pjesë (stomakun e epërm, daljen e poshtme të lukthit, pankreasin). Megjithatë, pasi që është shumë emocionale, bën pjesë në shenjat e ndjeshme psikike. Qejfin (mirakanden) e ka të ndryshueshëm, është i brengosur dhe prirë për depresion, ndërsa gjëja më e ndjeshme për të është familja.
Kjo shenjë dëshmon edhe se çfarë është trashëgimia gjenetike, ndërsa në astrologji është e lidhur me mitrën, ndaj nën kontrollin e saj janë organet dhe funksionet trupore që janë pjesë e mbarsjes, shtatzënësisë dhe periudhës së paslindjes (mitra, placenta, muskujt e lëmuar, rritja, ciklet reprodukuese, të ushqyerit, shtatzënësia, të dhënët gji foshnjës). Është i prirë për sëmundje të lukthit, pankreasit, diabetit, ndezjes së mëshikëzës, për telashe me shtatzënësinë, pengesa psikike, depresion të paslindjes.
Shëndetin ia përmirësojnë uji i burimit, çaji dhe pemët e primet, që janë të pasura me lëngje. Sallata e gjelbër është bima e tij, kastraveci i gjelbër dhe perimet e tjera të paziera.
Aktiviteti trupor: Noti Për gaforret që do të dëshironin ta humbnin ndonjë kilogram peshe noti është sporti ideal. Në rend të parë, femrat e kësaj shenje do të kenë përfitime në rast se vendosin që kohën e lirë ta kalojnë duke notuar në pishinë, ndërsa verës në det dhe në ujëra të tjera. Edhe nëse nuk jeni mjeshtër i notit, mos u shqetësoni aspak. Kini parasysh faktin se "rekreativët" me lëvizjet e tyre joharmonike harxhojnë shumë më shumë kalori sesa profesionistët.
LUANI: Robëruesi i zemrave
Luani i zjarrtë, sikurse edhe sundimtari i tij Dielli, i udhëheqin funksionet vitale trupore – punën e zemrës dhe qarkullimin e gjakut. Është me shëndet të mirë, përplot energji, pjellor dhe i qëndrueshëm. Mirëpo, nuk e përballon mirë dhimbjen, posaçërisht pritjen te mjeku dhe shkuarjen te stomatologu. Megjithëse duket plot vetëbesim dhe i fortë, në situatat e rrezikshme bëhet mjaft frikacak.
Stresin e ka armikun më të madh, sikundër edhe ushqimin e yndyrshëm dhe nikotinën, e cila do t’i krijojë shtresa në muret e venave. Te trupi i njeriut udhëheq punën e zemrës, aortën, venën koronare, boshtin kurrizor, shpinën dhe nervat.
Është i ndjeshëm ndaj problemeve të zemrës, shtypjes së lartë të gjakut, aritmisë, mbylljes së venave të gjakut, infarktit, pikës në tru, nxehtësisë, qëndrimit në diell, infektimit dhe ndezjes së organeve seksuale. Do të duhej që kolesteroli të kontrollohej në kohën e duhur, ndërsa shumë herët do të duhej të konstatohej edhe shtrembërimi i boshtit kurrizor dhe si masë do të duhej aplikuar ecjen dhe vrapimin e rregullt. Mund të vuajë edhe nga telashet që lidhen me boshtin kurrizor, është i prirë që të ketë ishiasin dhe shtangimin, kryesisht ndërmjet shpatullave.
Në racionet e tij do të duhej të ishte edhe peshku, madje peshku i kaltër, pastaj gjërat ushqimore të pasura me vitaminat A dh C (bimët e verdha dhe të gjelbra, karotat, sardinat).
Aktiviteti trupor: Bodibildingu
Thuhet se bodibildingu është sport ideal për personat e lindur në shenjën e luanit. Duke i forcuar muskujt, ky sport ua jep atyre pamjen për të cilën shumëkush ua ka lakmi. Për gjininë e bukur, përfaqësueset e së cilës nuk duan të dëgjojnë për “fryrjen” e muskujve, rekomandohet gjimnastikë me pesha të vogla. Këshillë për përmirësimin e pamjes së gjinjve: shtrihuni me shpinë në dysheme, me këmbë të lakuara në gjunjë dhe me tabanë të mbështetur fort për toke. Shtrijeni mirë shpinën (dhe qafën), pastaj në duar merrni dy pesha të vogla dhe ngadalë i ngrini nga dyshemeja, duke i mbajtur duart plotësisht të shtrira. Ushtrimin përsëriteni të paktën njëzet herë pa ndërprerë; pushoni dhe pastaj përsëriteni ushtrimin.
VIRGJËRESHA: Brengosja për shëndetin
Shenja e dytë tokësore, virgjëresha, sikurse edhe analogia e saj, shtëpia e gjashtë, në astrologji është e ngarkuar me shëndetin dhe higjienën. Kjo është shenjë që synon përsosurinë dhe dëshiron t’ua bëj qejfin të tjerëve, për çka shpesh është e brengosur, e pasigurt dhe pasive. Ne lukthin dhe në sistemin tretës të personit me këtë shenjë do të reflektohen të gjitha situatat nëpër të cilat kalon dhe është së tepërmi e ndjeshme kur është fjala për ushqimin. Brengosja më e madhe e kësaj shenje është brenga për shëndetin, por nëse është e tepruar kthehet në hipokondri. Pjesët e trupit dhe organet të cilat i drejton janë: stomaku i poshtëm, mëlçia, pankreasi, lukthi dhe sistemi nervor.
Virgjëresha shpreh manifestime trupore të stresit, ndërsa funksionet trupore të cilat i udhëheq janë absorbimi i materieve ushqyese dhe lëvizja e muskujve të barkut të poshtëm. Më së shpeshti sëmuret nga pengesat e tretjes, helmimi, nervozat e lukthit, kapsllëku, sëmundjet e zorrëve, mëlçisë dhe pankreasit.
Ushqimi për të është pjesë e rëndësishme në jetë, por nuk do të duhej ta lërë anash as aktivitetin e rregullt fizik. Më së shumti do t’i përgjigjej vozitja me biçikletë, sepse do ta përmbushte nevojën e tij për lëvizje praktike dhe të kursyer. Po kështu do t’i ndihmonin edhe teknikat e frymëmarrjes, meditimit dhe masazhi me vajra eterikë. Me rëndësi është se ushqimi i pasur me pejza dhe drithëra të shumëllojshme ndihmon në tretjen më të mirë.
Aktiviteti trupor: Volejbolli në rërë
Virgjëreshat janë mjaft ngathëta në pikëpamje të shëndetit të tyre, derisa në aspektin intelektual gjithnjë janë të gatshme për aksion. Për to sporti ideal është volejbolli dhe veçmas volejbolli në rërë, si një lojë dinamike dhe argëtuese, e cila gjithnjë ofron shoqëri, argëtim dhe sport në ajrin e freskët. Ndërsa ajo që virgjëreshat me siguri i ngazëllen në këtë sport është komponenti mental, i cili nga to do të kërkojë vëmendje, përqendrim dhe reagim të shpejtë.
PESHORJA: Baraspesha dhe emocioni i trupit
Peshorja simbolizon rregullin dhe baraspeshën. Ka konstruksion të mirë dhe mekanizëm të fortë mbrojtës. Gjëja më e rëndësishme për të në jetë është dashuria dhe martesa e mirë dhe nëse në këtë pikë është e pakënaqur do t’u nënshtrohet stresit dhe sëmundjeve. Shumë vëmendje i kushton dukjes së jashtme, i intereson që të duket e bukur dhe atraktive dhe nëse është në modë zaifllëku, do të durojë pa ngrënë derisa ta arrijë peshën e synuar. Për këtë shkak është e prirë për telashe psikosomatike dhe çrregullimeve në ushqim për të cilat në kohët moderne flitet gjithnjë e më shumë, buliminë dhe anoreksinë.
Në Zodiak shtrihet në pjesën e tij të mesme, ndërsa në trupin e njeriut udhëheq barkun (pjesën e poshtme) dhe organet që ndodhen aty – organet abdominale, ijët, gjëndrat mbiveshkore, veshkat. Meqenëse është shenjë që kujdeset për anën e jashtme, asaj i takon edhe mbështjellësi i trupit, lëkura dhe mishi. Është e prirë për alergji dhe telashe dermatovenerologjike, sëmundje në kryqe, dhimbje koke, tretje problematike dhe mungesë baraspeshe hormonale e minerale. Është e ndjeshme edhe në rrezet e diellit, ndaj është me rëndësi që t’i shmangë dhe që rregullisht e me kujdes ta mirëmbajë lëkurën. I rekomandohet vaj eterik i trumzës, shumë ujë burimi e pemë, si dhe çaj uvini me qëllim të pastrimit të veshkave dhe të kanaleve të urinës.
Aktiviteti trupor: Joga Përfaqësuesit e peshores bukur fort i ndiejnë pasojat e jetës dinamike, por që të funksionojnë normalisht kanë nevojë për baraspeshën ndërmjet trupit dhe shpirtit. Joga do t’u ndihmojë që ta forcojnë trupin dhe që me qartësi ta shikojnë forcën shpirtërore që fshihet në ta. Për fillim ju rekomandohet një ushtrim i shkurtër i meditimit: rrini çlirët, uluni këmbëkryq, shpinën mbajeni drejt dhe mbyllni sytë. Pastaj provoni ta vizualizoni dhomën, diellin që krejtësisht ngadalë paraqitet në horizont dhe i cili gjithnjë e më shumë e shndrit qiellin, duke e krijuar atmosferën e qetësisë hyjnore. Meditoni përditë në një kohë të caktuar, më së miri në mëngjes, ose në mbrëmje.
AKREPI: Aftësia e regjenerimit
Këtë shenjë ujore e veçon energjia e jashtëzakonshme dhe konstrukti i fortë muskulor, madje edhe kur personi është shumë i bëshëm. Është i fortë dhe i qëndrueshëm, ndërsa falë sunduesve, Marsit dhe Plutonit, shpejt e merr veten edhe pas sëmundjeve të rënda. Është erotik dhe epshor dhe që të funksionojë normalisht është me rëndësi të ketë jetë të kënaqshme seksuale.
Është i prirë për ndezje të cilat i karakterizojnë temperaturat e larta dhe dhimbjet e forta, mirëpo, pasi që të shërohet, ndihet më i fortë se më parë. Udhëheq pjesën e trupit nën stomak; gjenitalet, zorrën e urinës mëshikëzën, shpretkën dhe zorrën e trashë.
Sundimtari i tij është Marsi, bartës i parimit mashkullor dhe aftësisë prodhuese, ashtu që njëri nga funksionet e tij është pjelloria e mashkullit. Te gratë udhëheq ciklin menstrual dhe lindjen, dështimin spontan dhe abortin. Rregullon djersitjen dhe proceset e zbrazjes, ndërsa, në rast të sëmundjes, është i prirë për format alternative të shërimit.
Ngahera i ka sëmundjet e organeve seksuale dhe venave, ndezjet virusale, sëmundjet ngjitëse, helmimet, sëmundjet kërpudhore dhe sëmundjet psikike – psikozat e ndryshme, paranojat, skizofreninë. I ndihmon gjumi i shëndoshë, akupunktura, ndërsa nga ushqimet të cilat ia sjellin energjinë janë – grozhla, farat, lajthitë, arrat si dhe radhiqja e rrodhja për pastrim.
Aktiviteti trupor: Vallëzimi
Aktivitet ideal për akrepat është vallëzimi, meqenëse kjo disiplinë i bashkon shpirtin dhe trupin. Me aplikimin e shpeshtë të vallëzimit akrepat do ta fitojnë një vetëbesim më të madh dhe kondicion të mirë.
Përveç vallëzimit, u rekomandohet edhe një ushtrim i cili i mënjanon pengesat psikosomatike: shtrihuni në dysheme, fikeni dritën dhe dëgjoni muzikë klasike sipas zgjedhjes suaj. Pastaj filloni të bëni lëvizje spontane, harmonike dhe shumë të ngadalshme, sikur të dëshironi të shkriheni me muzikën që ju rrethon.
SHIGJETARI: Në trupin e shëndoshë – shpirti i shëndoshë!
Shigjetari është shenja e fundit e zjarrit, me energji dhe temperament më të përmbajtur se shenjat e tjera, dashi dhe luani. E veçojnë optimizmi i pashuar dhe shpirtgjerësia, energjia e madhe dhe shpirtmirësia.
E do sporti dhe i përmbahet kultit të trupit, në frymën e thënies olimpike "në trupin e shëndoshë – shpirti i shëndoshë!". Mirëpo, shpirti i tij aventurier dhe prirja për hedonizëm mund të mbizotërojnë, ashtu që gjithnjë e më shumë do t’u japë përparësi kënaqësive tokësore kundruall aktivitetit të theksuar fizik. Njësoj si demi, krahas të cilit shigjetari është shenja prijëse hedoniste e Zodiakut, di ta teprojë në gosti dhe në dembelosje.
Alkooli dhe pijet e gazuara, ëmbëlsirat dhe ushqimi i yndyrshëm, janë ato që më së shumti i dëmtojnë organet të cilat i sundon shigjetari: mëlçinë dhe tëmëlthin. Kjo shenjë udhëheq me pjesën e trupit nën shpinë: kërdhokullën, komblikun dhe mëlçinë e tëmëlthin. Proceset trupore të cilat janë nën kontrollin e tij janë qarkullimi dhe enzimet, tretja, eliminimi i materieve helmuese. Është i prirë për problemet e lindura me kërdhokullat, ndrydhjen e kërdhokullave, reumën, ishijasin, sëmundjet e mëlçisë, helmimin, ndezjen e venave dhe sëmundjet e gjakut.
Për shëndet të mirë dhe mbajtjen e kondicionit është e domosdoshme që të qëndrojë larg ushqimit të dëmshëm, alkoolit dhe duhanit. I bëjnë mirë sparogat, lule dylli, angjinarja dhe rikola.
Aktiviteti trupor: Streçingu (të zgjaturit)
Për ta përmirësuar muskulaturën shigjetarët te streçingu gjejnë një metodë të shkëlqyeshme. Mirëpo këtë sport duhet ta aplikojnë me durim dhe me kujdes, sepse ai nuk duron lëvizje të forta dhe me rrëmbim. Të gjitha lëvizjet gjatë streçingut duhet të jenë të matura dhe gracioze.
Si hyrje në këtë sport rekomandohet një ushtrim shumë dobiprurës: shtriheni në ijë duke u mbështetur në bërryl dhe e ngrini këmbën lart dhe duke e mbajtur me dorë plotësisht drejt. Nëse nuk arrini që me shuplakë ta kapni shputën e këmbës së shtrirë, për fillim përpiquni që ta kapni nyjën e këmbës. Në një pozitë të tillë qëndroni plotësisht të palëvizshëm 30 sekonda, ndërsa, pas kësaj, ngadalë ndërrojeni këmbën. Brenda një kohe të caktuar, përsëriteni gjatë ditës disa herë këtë ushtrim.
BRICJAPI: Këmbëngulës drejt shërimit
Për bricjapin thuhet se është si vera – sa më i vjetër aq më i mirë është! Ngjashëm do të mund të thuhej edhe për shëndetin e tij. I sëmurë në fëmijëri, por me kalimin e viteve bëhet më i fortë, më i lidhur dhe më i qëndrueshëm. Sunduesi i saj Saturni i ftohtë dhe i ashpër trupin ua nënshtron sëmundjeve të shumta, por njëkohësisht e ushqen me përvoja dhe "antivirusë". Bricjapi në këtë mënyrë e zhvillon vetëdijen për vetëndihmën, e di se çka i bën dëm, çka i ndihmon dhe në mënyrë të disiplinuar ndjek udhëzimet e profesionistëve. Nuk është i prirë të improvizojë, shpreh mosbesim për pseudomjekët dhe ndaj çdo gjëje që është joshkencore dhe e paverifikuar.
Te trupi i njeriut i udhëheq eshtrat, nyjat, gjunjët, thonjtë, dhëmbët, lëkurën dhe flokët. Megjithëse i frikohet stomatologut, analizave të gjakut, shpimit dhe ndërhyrjeve të ngjashme mjekësore, nëse diçka do t’i ndihmonte që të shërohej dhe që dhimbja t’i pushonte do ta duronte në mënyrë stoike. Funksionet që i rregullon janë: ngurtësimi, dregëzimi i plagëve, zënia e gjakut, sedimentacioni. Është i prirë për thyerje eshtrash, lumbago, reumë, anemi, anoreksi, mungesë të mineraleve dhe sëmundje të psikikës, sikundër janë paranoja, fobia dhe depresioni. I nevojitet vetëdijesimi dhe ndërgjegjësimi gjithnjë e më i madh, por më së shumti treningu autogjen, meditimi dhe shoqërimi me persona te kthjellët dhe të durueshëm.
Aktiviteti trupor: Alpinizmi
Bjeshkët janë mbretëria e vërtetë për bricjapët që duan vetminë. Në mënyrë që ta fitojnë energjinë trupore dhe qetësinë shpirtërore, më së miri e kanë që të shkojnë në piknik të gjatë në bjeshkë sa herë që kanë mundësi. Atje do të jenë të rrethuar nga ajri tërësisht i pastër dhe nga qetësia aq shumë e nevojshme, ndërkohë që shikimi nga lartësitë do t’i përmbushë me një ngazëllim të veçantë. Shëtitjet nëpër bjeshkë njëkohësisht do ta përmirësojnë ndërrimin e materieve në organizmin e tyre, ashtu që pas një pushimi të tillë të shëndetshëm, bricjapët do të kthehen plotësisht të rilindur. Bricjapët në aspektin e ndërmarrësisë janë shumë të qëndrueshëm, ndaj u përgjigjet ecja e gjatë, madje edhe maratona.
UJORI: Problemet me vena
Shenja e fundit e trinisë ajrore është ujori i paadaptueshëm dhe origjinal. Veçantinë e tij disa e quajnë problem psikik, pa u përpjekur fare që ta kuptojnë se ai e sheh botën në një mënyrë tjetër. Përfaqësuesit e kësaj shenje më së miri ndihen kur nuk duhet t’u përshtaten të tjerëve; kur bëjnë atë që duan, ndihem mirë dhe të shëndetshëm!
Meqenëse kjo shenjë e drejton qarkullimin e gjakut e të limfës dhe udhëheq me pjesën e poshtme të trupit, nëngjurin dhe nyjat e këmbës, njëkohësisht kjo edhe do të jetë pjesa e saj e lëndueshme. Përfaqësuesit e saj janë të prirë të kenë telashe me qarkullimin e gjakut e të limfës, venat varikoze, këmbët e sëmura dhe të ënjtura, shputat e rrafshëta, koagulimin e gjakut, frakturat, distorsinë e nyjave të këmbës dhe mungesës baraspeshës hormonale e çrregullimet psikosomatike.
Disa telashe mund të lindin edhe si pasojë e mënyrës së jetës. Meqenëse nuk ka një kufizim në kërkesat e tij dhe duke qenë kureshtar do të provojë gjithçka do t’ia shkatërrojë vetes shëndetin. Në këtë mënyrë konstruktin e mirë që e ka nga lindja do ta dëmtojë me mënyrën jo të shëndoshë të jetës, me gjumin e parregullt dhe ushqimin gjithashtu të parregullt. I pranon format alternative të shërimit dhe mjekësinë natyrore. Nga vajrat eterike më së shumti i ndihmojnë rozmarina për përdorim të jashtëm, ndërsa valeriana për përdorim të brendshëm – për qetësim dhe gjumë të mirë.
Aktiviteti trupor: Çiklizmi
Biçikleta është mjet transporti, i cili për shumë ujorë njëkohësisht është edhe aktiviteti më i mirë sportiv. Vozitja me biçikletë do t’i ndihmojë për t’i kapërcyer vështirësitë dhe depresionin, duke i bërë mirë trupit dhe shpirtit të tij. Të etshëm për liri dhe pavarësi, ujorët mbi biçikletë do të ndihen sikur peshku në ujë. Nëse e shfrytëzojnë kohën e bukur për vozitje me biçikletë jashtë qytetit, vetëm ose në shoqëri të këndshme, do të ndihem më të shëndetshëm dhe më të qetë, por do t’u përmirësohet edhe qarkullimi në vena.
PESHQIT: Telashet psikosomatike
Në fund të Zodiakut na presin peshqit e grumbulluar e të bashkuar, të preokupuar në botën e tyre të imagjinatës dhe të emocioneve të përjetuara. Përfaqësuesit e kësaj shenje janë të ndjeshëm në çdo pikëpamje, ndërsa, nëse mësohen që herët me tableta dhe medikamente të ndryshme, do t’ia krijojnë vetes edhe një problem shëndetësor.
Peshqit janë intuitivë, të ndjeshëm, sakrifikues, por jostabilë në aspektin psikik. Nëse i nënshtrohen influencës së huaj dhe nëse ajo është negative, edhe vetë do të shkojnë në drejtim të gabueshëm. Janë të prirë për telashe psikosomatike, varësi të ndryshme dhe çrregullime të gjumit.
Shenja e peshqve udhëheq shputat, simbolikisht edhe me baraspeshën ndërmjet pjesë së epërme dhe të poshtme të trupit, ndërmjet trupit dhe shpirtit, ëndrrës dhe zhgjëndrrës. Nën drejtim e kësaj shenje janë muskujt, ligamentet, eshtrat e këmbës, thembra, pastaj hipofiza cerebrale dhe ajo e membranës. Funksionet trupore të cilat i udhëheq janë: aktivitetet psikike dhe kontrolli i hormoneve. Krahas sëmundjeve të ndryshme, të lindurit në këtë shenjë janë të prirë edhe për çrregullime të metabolizmit dhe qarkullimit, frakturat dhe deformimet e shputave. Sikundër edhe te çdo shenjë tjetër ujore, edhe për ta uji (dhe të gjitha lëngjet) ka cilësi shëruese. Veçmas do t’u pëlqejnë noti, masazhi me vajra eterike, balta shëruese, çajet natyrore, joga dhe meditimi.
Aktiviteti trupor: Noti
Shumica e peshqve e adhuron verën vetëm për faktin se mund të notojnë sa të duan. Noti në pishinë nuk u pëlqen gjithaq, sepse më shumë e duan ambientin natyror. Të lumtur që gjenden pranë ujit, do t’i bashkojnë kënaqësinë me dobinë, duke i falur trupit të tyre kënaqësi të përditshme në këtë sport të dobishëm. Mirëpo, noti nganjëherë mund të bëhet i rrezikshëm për ta. Të etshëm për romantikë dhe qetësi, do të mund të rrëmbeheshin plotësisht, duke e harruar rrezikun që mund të vijë si pasojë e qëndrimit të gjatë nën rrezet e diellit.

Ora e lindjes e përcakton karakterin
Data e lindjes nuk është një kornizë e mjaftueshme për ta përcaktuar karakterin e dikujt. Saktësia e analizës së karakterit në masë të madhe varet nga ora e lindjes.
Nëse jeni të lindur...
Nga ora 0 deri në orën 01 Këta persona i karakterizon agresiviteti (dashi) i shoqëruar me qëndrueshmërinë (Saturni). Rrethina i konsideron kokëfortë, aspak diplomatikë dhe së tepërmi krenarë. Në rrethana të favorshme, ky konstelacion mund të sjellë arritje të pabesueshme krijuese.
Nga ora 01 deri në orën 02
Fuqia, autoriteti dhe statusi për ju përfaqësojnë gjithçka. Për shkak të kësaj më së shpeshti vuajnë më të afërmit tuaj. Jeni të suksesshëm në jetë falë faktit se dini ta drejtoni energjinë e madhe të cilën e dispononi. Për ngjitjen tuaj drejt kulmit duhet t’i jeni mirënjohës ndihmës së gjithanshme të personave (bricjapi) me ndikim (Jupiteri).
Nga ora 02 deri në orën 03 Me kënaqësi, në të njëjtën kohë, u përkushtoheni disa detyrave. Jeni dinamikë dhe të aftë që të ngazëlleheni (Marsi), por në të njëjtën kohë shumë shpejt e humbni interesimin për punët që i keni filluar. Nganjëherë jeni përjashtues dhe jotolerantë, ndaj pak më shumë durim nuk do t’ju bënte keq.
Nga ora 03 deri në orën 04 Jeni subtilë dhe të ndjeshëm, ndaj lehtë prekeni. Janë këto shenja të qarta të përkushtimit dhe të dashamirësisë (Venera). Për ju janë njësoj të rëndësishme edhe familja edhe shtëpia (gaforrja). E adhuroni sigurinë financiare. Mund të thuhet se me i përdorni paratë mjeshtërisht.
Nga ora 04 deri në orën 05
Mendimet tuaja (Merkuri) gjithnjë janë të përqendruara drejt një caku konkret. Janë përplot me përqendrim dhe vullnet të fuqishëm. Për këtë në secilën punë ju bëheni autoritet (Luani). Mirëpo, megjithatë, ju jeni një luan sallonesh. Mirëpo, kur u kushtoni më shumë vëmendje marrëdhënieve shoqërore përfundoni në depresion.
Nga ora 05 deri në orën 06
Më së miri ndiheni kur keni rastin që nga kaosi ekzistues të krijoni rregull. Dashuria juaj (Dielli) u takon detajeve (virgjëresha), me ç’rast e keni të vështirë që ta dalloni të rëndësishmen nga e parëndësishmja. Gjithnjë rrezikoni që t’i harxhoni paratë në gjëra të cilat për ju fare nuk janë të rëndësishme. Në punë jeni të përkushtuar dhe detyrat tuaja i kryeni në mënyrë të përkryer.
Nga ora 06 deri në orën 07 Jeni sharmant dhe visheni mirë (peshorja). Banesa juaj është e rregulluar me shije dhe gjithashtu përbën një vend ku shpesh tubohen miqtë tuaj. Jeni shumë dashamirës me çdokënd. Rreziku më i madh qëndron në faktin se siguria juaj emocionale (Hëna) varet nga të tjerët dhe jo nga ju.
Nga ora 07 deri në orën 08
Gjërat i emërtoni ashtu sikundër janë dhe në këtë pikëpamje nuk keni qime në gjuhë. Ju e thoni (Merkuri) atë që e mendoni (akrepi). Mirëpo, ju dini edhe të heshtni si i pagojë. Për suksesin tuaj në punë duhet t’i jeni mirënjohës gatishmërisë suaj që gjithçka t’ia nënshtroni një qëllimi dhe imagjinatës së bujshme. Intrigat dhe mosbesimi mund t’ju nxjerrin nga takti.
Nga ora 08 deri në orën 09 Loja, sporti dhe aktiviteti në ajër të pastër për ju janë gjëra shumë të rëndësishme (shigjetari). Gjithnjë përpiqeni që t’i kapërceni kufijtë, pavarësisht nëse është fjala për kufijtë shoqërorë, shpirtërorë, apo shtetërorë. Ju tërheqin të huajt. Miqësia e re (Venera) duhet t’ju ofrojë diçka që ende s’e keni përjetuar. Jeni aventurierë të lindur.
Nga ora 09 deri në orën 10
Për ju në mënyrë të vazhdueshme janë të domosdoshme arsyet konkrete (bricjapi) që të mund të jeni aktivë (Marsi). Falë talentit të madh për organizim dhe disiplinë gjithnjë e realizoni qëllimin të cilin ia keni vënë vetes. Ndiheni mirë kur i ndihmoni të tjerët, para së gjithash anëtarët e familjes suaj. Veç kësaj keni edhe vlera të tjera.
Nga ora 10 deri në orën 11
Për ju të gjithë njerëzit janë të njëjtë. Për ju nuk ekzistojnë dallimet klasore, gjithkujt ia lejoni pikëpamjet personale dhe zhvillimin vetjak. Keni ndjeshmëri për t’u marrë me gjëra okulte, keni mirëkuptim të plotë (Jupiteri) dhe gjithnjë jeni të hapur për ide të reja (ujori). Pasi që aq shumë i doni njerëzit, në rastet më të shpeshta jeni të rrethuar me miq të sinqertë.
Nga ora 11 deri në orën 12
Veçmas jeni të suksesshëm kur bëni punë "prapa kulisave". Në një rast të tillë vërtet mund të arrini gjëra të mëdha. Sa herë që ia dilni të siguroni qetësi të mjaftueshme (Saturni) që t’i mbushni bateritë (peshqit), realizoni karrierë të shkëlqyeshme në fushë të artit dhe në këtë drejtim asgjë nuk mund t’jua zërë rrugën.
Nga ora 12 deri në orën 13
Çdo pune i shkoni deri në fund. Me këtë rast arsyeja ju ndihmon që të mos harxhoni shumë kohë në gjëra të parëndësishme. Siguria materiale (demi) në kuadër të familjes është më e rëndësishmja për qetësinë tuaj shpirtërore (Hëna). Shumë rrallë keni vetiniciativë. Kontaktet i vendosni rrallë, vetëm në rastet kur njerëzit ju drejtohen.
Nga ora 13 deri në orën 14
Mendime e të tjerëve shpeshherë i merrni afër zemrës. Për këtë arsye nganjëherë mendoni se çdo gjë që është thënë ose është bërë ndërlidhet vetëm me ju. Jo rrallë, për të vërtetë e merrni vetëm atë që ju mendoni se është e vërtetë. Ndoshta pikërisht kjo veçori ju sjell suksese të jashtëzakonshme në punë.
Nga ora 14 deri në orën 15
Partnerit tuaj jetësor i qëndroni besnik deri në fund të jetës (Venera). Mirëpo në qoftë se e hetoni se në jetën e tij nuk zini një vend qendror (luani), menjëherë kërkoni partner tjetër. Arti dhe aktrimi zënë vend të rëndësishëm në jetën tuaj. Për fëmijët je i gatshëm që të sakrifikosh gjithçka.
Nga ora 15 deri në orën 16
Afirmim të plotë përjetoni vetëm në atë veprimtari (Marsi) në të cilën mund t’i investoni ndjenjat tuaja (gaforrja). Jeni persona të përzemërt që shkëlqeni nga vetëkënaqësia. Mirëpo dini edhe të pezmatoheni kur ju refuzojnë. Shfryjeni hidhërimin tuaj. Në atë mënyrë do t’i shmangni agresivitetin, fjalët e rënda dhe fyerjet.
Nga ora 16 deri në orën 17 Paraja për ju luan rol të rëndësishëm. Për këtë shkak mendoni (demi) se në pjesën e parë të jetës duhet të arrini diçka (Jupiteri). Në tërë këtë ju bën mirë aftësia juaj që të ngriheni mbi përditshmërinë dhe mashtrimet e imëta, sikundër edhe mundësia që gjërat t’i parashikoni që më parë.
Nga ora 17 deri në orën 18
Përderisa të jeni i varur nga perfeksionizmi juaj, njerëzit do t’ju vlerësojnë edhe privatisht edhe në biznes. Jeni person shumë praktik dhe me sukses ia dilni me njerëzit që u kundërvihen planeve tuaja. Me këtë rast prirja juaj për detajet (virgjëresha) shpesh di t’jua zërë rrugën drejt realizimit të qëllimeve (Saturni).
Nga ora 18 deri në orën 19
Vetëm në marrëdhënie me njerëzit e tjerë (peshorja) mund t’i realizoni qëllimet tuaja jetësore (Saturni). Në miqësi ju duhet shumë durim në mënyrë që t’ia dilni në krye me vetveten. Rreziku më i madh qëndron në faktin se partneri mund t’ju mbulojë me kërkesa të mëdha, të cilat ju në shtigje të gjata nuk mund t’i përmbushni.
Nga ora 19 deri në orën 20
Prirja juaj për të rrezikuar do t’ju mundësojë ngritje të madhe në shoqëri. Për shkak të kërkesave seksuale (akrepi) të theksuara (Venera), rrezikoni që të humbni vlera të tjera në një lidhje të qëndrueshme, sikundër janë besnikëria, kujdesi i dyanshëm dhe interesat shpirtërore. Në esencë, për gjithçka që bëni do të duhej të kishit masë.
Nga ora 20 deri në orën 21
Ekscitimi i të riut dhe të panjohurit (shigjetari) ju nxit për ndërmarrje kulmore (Marsi). Eliksir jetësor i keni udhëtimet e largëta në vendet ekzotike. Besnikëria deri në varr llogaritet ndër karakteristikat tuaja. Falë optimizmit, pas rënies së madhe përsëri do të qëndroni në këmbët tuaja.
Nga ora 21 deri në orën 22
Nga frika se mos ju lëndojnë (peshqit), njerëz të tjerë shpesh mendojnë se jeni i ngadalshëm dhe inert. Mirëpo, kur ju njohin, binden se rrethit i ofroni shumë ngrohtësi dhe bashkëndjesi. Kujdes të madh u kushtoni dëshmive të dukshme të dashurisë (Venera) dhe befasoheni shumë nëse gjërat nuk janë ashtu sikurse i keni menduar.
Nga ora 22 deri në orën 23
Jeni jashtëzakonisht inteligjentë (ujori) dhe shpesh mendoni ndryshe nga të tjerët (Merkuri). Për këtë shkak ia dilni mbanë edhe me problemet më të vështira. Gjithnjë jeni në përparësi ndaj të tjerëve. Për këtë nuk do të duhej të ishit arrogantë dhe të narcisoidë. Modestia, megjithatë, është virtyt!
Nga ora 23 deri në orën 24
Me orën tuaj sundon i ashtuquajturi diell i natës. Ai simbolizon dritën e brendshme. Jeni të prirë (akrepi) për veprimtari okulte (Dielli). Në jetën e përditshme nuk i doni kompromiset. Motoja juaj jetësore është: "gjithçka ose asgjë", ndërsa në dashuri jeni të prirë për posesivitet dhe xhelozi.

Buzëqeshi gaforres, gatuaj mirë demit!
Të pëlqen, të tërheq, mbase je e dashuruar në të? Zbuloje se kur ka lindur, pastaj afroju dhe pushtoje, por pikërisht ashtu sikundër i përgjigjet shenjës së tij të horoskopit...
T’i pëlqesh dashit
Cilësitë
Ka buzagazin e gjuetarit që e pret prenë e tij. Nga natyra është udhëheqës, i do luftën dhe garën. Është i vendosur dhe i guximshëm, pandërprerë shkon përpara, konsideratave nuk ua vë veshin së tepërmi.
Spirituoz, optimist, e do jetën dhe e di se si duhet t’u hyjë në zemër atyre që e rrethojnë.
Besnik dhe shpirtgjera, ai e di se si duhet të luftojë për ty.
Të metat
Si egocentrik i matur, ai beson se Toka sillet për shkak të tij dhe rreth tij.
Është shumë krenar dhe mendjemadh, me shumë vështirësi i duron goditjet e dashurisë.
Ka një ndjenjë të pazakonshme për kundërshtimet. Nëse dëshiron që të bëjë diçka, pikërisht këtë ndaloja!
Ndjenjat e tij janë pak a shumë sipërfaqësore, adhuron të dëgjojë dhe të mbledhë ndodhi të dashurive.
Ka natyrë agresive dhe në disa raste mund të jetë edhe i dhunshëm.
Si t’i pëlqesh
Mos iu vardis. Dashi është luftëtar i cili dëshiron që “vetë ta arrijë qëllimin që ka”. Kushtoji pak më shumë kujdes dukjes tënde.
Bëhu pak më e egër nëse ka nevojë. Gjithsesi, duhet të jesh gjithnjë tërheqëse. Pranoji “ikjet” e tij të vogla.
Mos lejo që të të hutojë me nxitimin e tij.
T’i pëlqesh demit
Cilësitë
Mashkullor, i butë, sensual, Demi kënaqet në jetë sikundër adhuruesi i ëmbëlsirave në ëmbëltore.
I rregullt, i vyeshëm, ai ndërton ngadalë, por në mënyrë të sigurt.
Meqenëse është i sinqertë në të gjithnjë mund të llogaritësh.
I durueshëm, i dashur dhe i kujdesshëm, ai do të bjerë copë që t’i kënaqë ata që i do.
Ka koncept për të bukurën, e do artin në të gjitha format e tij.
Të metat
Koncepti i tij për kursimin nganjëherë përkufizohet me koprracinë.
Nevojën e tij për të pasur e bart edhe në ndjenjat dhe marrëdhëniet me të tjerët.
Shumë rrallë preket nga sulmet e hidhërimit, por kur kjo i ndodh... nuk mund të kontrollohet. Nuk është taktikant.
Është mosbesues dhe lehtë hidhërohet pa ndonjë arsye të vërtetë.
Si t’i pëlqesh
Bëhu spontane, e sinqertë dhe e natyrshme. Ai i urren nazet.
Shmangi dietat për dobësim.
Demat i duan vajzat vitale, por jo edhe varëset e rrobave.
Ji e sigurt dhe besnike.
Mëso të ziesh: i pëlqen të hajë, por jo gjithçka.
Ji e butë dhe e ndjeshme.
Mos harxho kot dhe së tepërmi. Demi dëshiron që ta theksojë se si paraja fitohet me vështirësi.
T’i pëlqesh binjakut
Cilësitë
Ka një shpirt të gjallë, inteligjencë të shkëlqyeshme dhe ka pikëpamje shumë të zhvilluar për komunikimet.
Është sharmant dhe spirituoz, është i dashur dhe i matur.
E ruan gjatë shpirtin rinor.
Është kureshtar dhe qartësisht i etur për njohje të reja.
Përshtatet lehtë.
Të metat
Nganjëherë sillet si një fëmijë i llastuar.
Përnjëherë e ndryshon humorin dhe në një rast të tillë shpreh anë shumë të këqija të karakterit.
Është i paqëndrueshëm dhe ndjenjat e tij janë kryesisht sipërfaqësore.
Është lajkatar, egocentrik dhe bukur narcisoid.
Kur ndesh në pengesë e ka të vështirë që ta tejkalojë.
Si t’i pëlqesh
Në rend të parë shmange bisedën mbi lidhjen serioze dhe martesën.
Bëje të të adhurojë në aspektin intelektual.
Bëhu e paparashikueshme, e ndryshme, e paparë.
Ki stil.
Mos ia beso ndjenjat e tua.
Adhuroje forcën, atë edhe ai e adhuron.
T’i pëlqesh gaforres
Cilësia
Është punëtor i madh, nuk frikohet nga lodhja. Imagjinata e tij lehtë do ta dërgojë në botën e çudive, kuptohet, ai atje mund të jetë me ty.
Është i sinqertë dhe nuk i fsheh ndjenjat e tij më të thella.
Është i këndshëm dhe ka ndjenjën e përkatësisë.
Të metat
Paratë i rrëshqasin nga dora.
Gjithnjë është i pakënaqur.
Me vështirësi i përballon gabimet e veta.
Është bukur pesimist dhe i mungon vetëbesimi.
Është naiv.
Si t’i pëlqesh Pranoja se një ditë do të dëshiroje të kesh fëmijë.
Bëje të qesh. Bëj shaka në llogarinë tënde, ose në llogari të nënës së tij, e cila e adhuron.
Ki durim që ta dëgjosh dhe beso në imagjinatën e tij.
Në mënyrë sharmante dhe misterioze ofroja dëshminë e besnikërisë suaj.
Qëndro gjithnjë në krahun e tij.
Bëhu mikja e tij më e mirë.
Si t’i pëlqesh luanit
Cilësitë Krenar dhe këmbëngulës, i lindur për sukses. I gatshëm të bëjë sakrifica të mëdha për ata që i do.
Epshor dhe dashnor i madh.
Ai jep pa kufizim.
I guximshëm dhe plot vetëbesim, nuk di as për dyshimin, as për frikën.
Të metat
Krenaria e tij nuk ka kufij, nganjëherë madje shndërrohet në krenari të tepruar.
I inatosur, nganjëherë shumë i lëndueshëm.
Vdes nga frika e plakjes dhe paaftësisë.
Nuk e duron vetminë.
Vështirë i pranon gabimet e tij dhe nuk e duron mosbesimin e të tjerëve.
Si t’i pëlqesh
Ki besim në të dhe lejoje që të krenohet me ty.
Vlerësoje shoqërinë e tij dhe dëshmoja se sa krenohesh me të.
Mos iu hidh në përqafim aq lehtë dhe aq shpejt.
Bëhu koketuese, e kujdesshme dhe shumë femërore. Ai i adhuron femrat e bukura dhe elegante.
Mos e lëndo rastësisht vetëbesimin e tij të madh.
T’i pëlqesh virgjëreshës
Cilësitë
Kureshtar dhe inteligjent, i interesojnë mijëra gjëra të ndryshme. Është i organizuar dhe themeltar, dëshiron që ta bëjë mirë punën që e kryen.
Është i guximshëm, u përmbahet ideve dhe bindjeve të tij.
Është perfeksionist dhe asgjë nuk e lë në dorë të rastit.
Është sentimental, nuk dëshiron që ta lëndojë atë që e do.
Të metat
Pikëpamja dhe nevoja për raporte kritike nganjëherë e tërheqin në thashetheme.
Nganjëherë është së tepërmi përgjegjës.
Frika nga vuajtja e frenon që të hyjë në lidhje të dashurisë.
Fare lehtë bën jetë të dyfishtë sentimentale.
Më me kënaqësi qëndron në rehatinë e shtëpisë sesa që del jashtë për t’u argëtuar.
Si t’i pëlqesh Trego ndjenjë për detajet, inteligjencën tuaj dhe durimin.
Fitoje besimin e tij, gjë që nuk është punë e vogël.
Ji dashamirëse, diskrete dhe e butë: ai e urren vulgaritetin.
Afroju, sepse ai është i turpshëm për të filluar i pari.
Binde se i vëren cilësitë e tij të shumta.
Respektoje nevojën e tij për të qenë i pavarur dhe nevojën për pavarësi në punë.
T’i pëlqesh peshores
Cilësitë
Jashtëzakonisht joshës dhe i butë, harmoni e vërtetë ndërmjet butësisë dhe bukurisë.
Shumë taktik, i këndshëm, lehtë krijon njohje të reja.
E adhuron artin.
Solidarizohet me më të dobëtit dhe personat në nevojë.
Ka ndjenjë te patundur për drejtësi.
Të metat
Vështirë merr vendime. Nganjëherë me të vërtetë mundohet, por i mundon edhe të tjerët.
Është kokëfortë dhe dëshiron që të grindet.
Nuk është gjithaq besnik, kurrë nuk e bren ndërgjegjja.
I mungojnë guximi dhe qëndrueshmëria. Nganjëherë frikësohet edhe nga hija e vet.
I mungon ndjenja për rregull dhe organizim.
Si t’i pëlqesh
Foli për dashurinë, mendimin kryesor që e preokupon.
Bëhu e butë, femërore dhe paksa misterioze.
Bëhu sikurse ai, ji gjithnjë në anën e të drejtëve.
Lufton për gjëra të rëndësishme, andaj bashkoju edhe ti.
Duhet të dish që qartë t’ia tregosh atë që dëshiron.
Zhvilloje ndjenjën për të zier, ai i vlerëson gjellët e shijshme.
T’i pëlqesh akrepit
Cilësitë
Ka inteligjencë dhe aftësi të e të kuptuarit të shpejtë. Ka temperament të bujshëm epshor. E veçon tërheqja magnetike.
Ka aftësi të madhe të përqendrimit dhe e do punën.
Është i guximshëm dhe gjakftohtë.
Ka konceptin për vlerat dhe u nënshtrohet qëllimeve të mëdha.
Të metat
Agresiviteti i tij nganjëherë mund të kthehet në dhunë.
Di që ta godasë kundërshtarin në pikën e dobët.
Në mënyrë që të dominojë mbi ata që i do, do t’i detyrojë që të vuajnë. Në këtë është artist i vërtetë. Përjeton sulme të kokëfortësisë.
Si t’i pëlqesh
Mos nxito që t’i tregosh se të pëlqen.
Pranoje lojën e dashurisë dhe të luftës. Për të këto janë të ndërlidhura.
Mos gënje, sepse gënjeshtra di të të zbulojë si radar i vërtetë.
Ji besnike, ngase xhelozia e tij është e rrezikshme dhe besimin e humbur do ta paguash shumë shtrenjtë.
Bëhu e paarritshme dhe temperamente sikundër është ai vetë.
Pranoje humorin e tij të keq.
T’i pëlqesh shigjetarit
Cilësitë
Është i lumtur, beson në yllin e tij të fatit dhe gjithnjë e arrin qëllimin e tij.
Është luftëtar energjik, i do aksionin dhe aventurën.
Nuk frikësohet që ta thotë se çka ka në zemër.
Është i ndershëm dhe i përkushtuar, nuk ngurron që të vihet në krahun e më të dobëtëve.
Tërheq simpatitë dhe ka shumë miq.
Të metat
Me kënaqësi do ta shtrembëronte të vërtetën.
Fjalët e tij kanë një afat të shkurtër përdorimi, ai nuk i mban gjithnjë premtimet.
Është i pavarur dhe vështirë qëndron në një vend.
Njëkohësisht mund të dashurohet në më shumë vajza.
Ka një gjuhë të mprehtë dhe vështirë e pranon fajin e tij.
Si t’i pëlqesh
Impresionoje me dukjen ose me veshjen.
Tregoji se je e vendosur, e fortë dhe e sigurt.
Tregoji se krenohesh me të.
Çfarëdo që të bëjë, pranoja se është më i mirë se ti.
Ndaje me të kënaqësinë e udhëtimeve.
Shpallja dashurinë dhe besnikërinë.
T’i pëlqesh bricjapit
Cilësitë
Është i lumtur, beson në yllin e aftit të tij dhe gjithnjë e realizon qëllimin.
Është luftëtar energjik, i do aksionin dhe aventurën.
Nuk frikësohet që ta shprehë atë që e ka në zemër.
Është i ndershëm, i përkushtuar dhe nuk ngurron që të vihet në krah të më të dobëtëve.
I tërheq simpatitë dhe ka shumë miq.
Të metat
Me kënaqësi do ta shtrembëronte të vërtetën.
Fjalët e tij kanë një afat të shkurtër përdorimi, ai nuk i mban gjithnjë premtimet.
Është i pavarur dhe vështirë qëndron në një vend.
Njëkohësisht mund të dashurohet në më shumë vajza.
Ka një gjuhë të mprehtë dhe vështirë e pranon fajin e tij.
Si t’i pëlqesh Impresionoje me dukjen ose me veshjen.
Tregoji se je e vendosur, e fortë dhe e sigurt.
Tregoji se krenohesh me të.
Çfarëdo që të bëjë, pranoja se është më i mirë se ti.
Ndaje me të kënaqësinë e udhëtimeve.
Shpallja dashurinë dhe besnikërinë.
T’i pëlqesh ujorit
Cilësitë
Është origjinal dhe nuk është konformist, i pëlqen novitetet dhe në këtë madje edhe e tepron.
Është dorëlirë ndaj të tjerëve, më shumë mendon për personat që e rrethojnë sesa për veten.
Ka dëshirë që me të tjerët ta ndajë të mirën dhe kjo i sjell simpati dhe miq të shumtë.
Është i lirë dhe përparimtar, lehtë përshtatet. Posaçërisht është i talentuar për njohje të reja dhe për marrëdhënie ndërnjerëzore.
Të metat
Me vështirësi e përfundon atë që e fillon, më shumë i intereson mënyra se si do të arrijë diçka se sa vetë qëllimi.
Është utopist, nuk e ka të zhvilluar ndjenjën për realitetin.
Gjithnjë është i gatshëm për shaka dhe nganjëherë për shkak të kësaj edhe lë përshtypje të keqe.
Në dashuri e ka të vështirë që ta gjejë dikë që është më pak besnik se sa vetë ai. E do pavarësinë dhe për këtë pas vetes lë një zbrazëti të dukshme.
Si t’i pëlqeni
Shmangi skenat e xhelozisë.
Mbaje pavarësinë dhe mos i trego se varesh nga ai.
Bëju më shumë mike sesa “dashnore epshore”.
Shmangi formalitetet dhe obligimet.
Dëshmoji durimin tuaj dhe tolerancën.
Tregoji se je plot mirëkuptim.
T’i pëlqesh peshkut
Cilësia
Ka intuitë sikundër radari, është e pamundur që t’i fshihet çfarëdo qoftë.
Nuk është sharmant sa duhet, por rreth kësaj punë as që duhet të mundohet fare. Është energjik, por i butë dhe i vendosur. A nuk ke imagjinuar pikërisht për këtë? Me kënaqësi përshtatet.
Është tepër mikpritës.
Të metat
Shumë lehtë impresionohet dhe ndikohet. Shpesh harron se çka ka dashur në të vërtetë.
Nëse dashurohet, bëhet sikur një ngjitës. Këtu nuk ka ilaç, ky është stili i tij.
Beson lehtë dhe është naiv sikurse një fëmijë.
Është bukur dembel. I duhet shumë kohë që ta fillojë, por kur e fillon punën atëherë edhe e mbaron.
Është dyshues, nganjëherë edhe hakmarrës, vetëm për faktin se është paksa i pasigurt në vetvete.
Si t’i pëlqesh Bëhu sensuale dhe misterioze, ai i do misteret.
Tregoji se je energjike.
Bëj diçka me të cilën do të krenohet. Blija një lojë për kompjuter.
Përshtatju, le të ndihet i lirë derisa është me ty.
Bëhu e butë dhe femërore. Nuk do të mund të përmbahet kur të të shohë në veshje femërore.
Bëhu e dashur dhe sillu miqësisht ndaj tij.
Fikrro- 484
Re: Astrologjia zbulon tiparet tuaja!
Astrologjia dhe mjekësia
Shumë mjekë gjatë punës së tyre e shfrytëzojnë astrologjinë. Konsiderohet se është shumë e rëndësishme që të bëhet një krahasim i horoskopit të mjekut dhe pacientit për të parë nëse nënshenjat e tyre janë në baraspeshë
Shumë mjekë gjatë punës së tyre e shfrytëzojnë astrologjinë. Konsiderohet se është shumë e rëndësishme që të bëhet një krahasim i horoskopit të mjekut dhe pacientit për të parë nëse nënshenjat e tyre janë në baraspeshë. Me fjalë të tjera, nënshenjat e këtyre dy personave duhet t’i takojnë elementit të njëjtë (ujit, zjarrit, ajrit, tokës, ose metalit) dhe duhet të jenë në këtë aspekt të përputhura me njëra-tjetrës. Nëse pacienti e ka nënshenjën e peshores, atëherë edhe mjeku i tij do të duhej ta kishte nënshenjën e peshores, ujorit, ose binjakëve. Aspektet e përputhshme në mes të mjekut dhe pacientit ofrojnë kurajë dhe mirëbesim të dyanshëm, derisa ato të papërputhshme mund të shkaktojnë aversion të dyanshëm.
Ndikimi i Hënës në shëndetin e njeriut
Pas Diellit, Hëna është trupi qiellor që ka ndikimin më të madh në organizimin e njeriut. Cikli menstrual te femrat përputhet me kohëzgjatjen e Hënës lunare, ndërsa periudha e fillimit të frytit deri te lindja e tij, zgjat plot nëntë muaj. Fazat e ndryshme të Hënës ndikojnë në paraqitjen e sëmundjeve të ndryshme e sidomos të krizave mentale. Pasi që Hëna është mbledhëse e energjisë së Diellit, ajo njëkohësisht është edhe transmetuese e kësaj energjie në trupin e njeriut. Kur një person e ka Hënën e dobët në horoskop, atëherë ai person do të marrë më pak energji diellore dhe më lehtë u nënshtrohet sëmundjeve të ndryshme. Hëna ndikon në organet shumë të ndjeshme të trupit, si: lukthi, shpretka, stomaku, gjoksi dhe mitra. Po ashtu edhe shtatzënia, lindja dhe sistemi nervor drejtpërsëdrejti janë të lidhur me ndikimin e Hënës. Hëna ka ndikim edhe te trashëgimia gjenetike.
Shërimi nën ndikimin e Hënës
Në kohën e Ptolomeut, të pajtoheshe me operacion e të mos e analizoje mirë pozitën e Hënës, do të thoshte ta rrezikoje jetën personale. Qysh në kohët e lashta njerëzit nuk operoheshin gjatë ditëve kur Hëna ndodhej në shenjën e bricjapit, sepse gjatë atyre ditëve dobësohet funksionimi i organizmit. Po ashtu pacientët atëbotë nuk janë shëruar as gjatë ditëve kur mbi Tokë paraqitej Hëna e re, sepse gjatë këtyre ditëve besohej se ndodhin ndryshimet e mëdha atmosferike. Kjo praktikë vazhdon edhe sot.
Koha më e përshtatshme për shërim janë ditët kur Hëna është e pozicionuar në shenjat: akrepi, peshqit ose shigjetari. Ndërsa nuk preferohet kurimi gjatë kohës kur Hëna është në perëndim e sipër për shkak të mundësisë së gjakrrjedhjes së madhe. Mjekët që konsultohen me astrologji po ashtu nuk operojnë organet, apo pjesët e trupit gjatë kohës kur ato janë nën ndikimin e Hënës. P.sh. është shumë rrezik të operohet koka në kohën kur hëna është në shenjën e dashit...

Kurorëshkelësit sipas Zodiakut
Shenjat e zjarrit e shkelin kurorën për shkak të lakmisë dhe të dëshirës për t’u treguar, shenjat tokësore për shkak të pakënaqësisë me martesën, shenjat e ajrit për shkak të kureshtjes, ndërsa ato të ujit për shkak emocioneve dhe revanshit...
Të dymbëdhjetë shenjat, secila në mënyrën e vet, e përjetojnë faktin se partneri po i mashtron, ose, megjithatë, janë vetë të pabesa. Mirëpo, duke mos i marrë parasysh dallimet ë secilës veç e veç, shenjat mund t’i përfshijmë në katër grupe, sipas këtyre elementeve – zjarrit, tokës, ajrit dhe ujit.
Shenjat e zjarrit (dashi, luani dhe shigjetari) bëjnë pjesë në tërësinë e përkrahësve të seksualitetit të shëndoshë, të cilët në rend të parë do të bëheshin kurorëshkelës për shkak të pamundësisë që ta kontrollojnë epshin e fuqishëm seksual (libidonë seksuale), por edhe për shkak se duan që të dëshmohen. Për pjesëtarët e të tri këtyre shenjave mund të thuhet se janë gjuetarë, të cilët nuk i qetëson martesa, përkundrazi tradhtisë bashkëshortore ajo i jep ngjyrim të rrezikshëm. Meqenëse e adhurojnë ndjenjën se si adrenalina u kalon nëpër vena, shkeljes së kurorës nuk do të mund t’i kundërvihen as edhe kur janë të dashuruar në partnerin e tyre.
Është interesant se në të njëjtën kohë janë shumë të ndjeshëm kur është fjala për besnikërinë e partnerit të tyre, në rend të parë për shkak të egos dhe mburrjes së tepruar. Diçka më tolerant, kundruall dy të tjerëve, është shigjetari, aventurier i çiltër, i cili seksin e koncepton si sport, një ushtrim të veçantë për trupin dhe shpirtin.
Shenjat tokësore (demi, virgjëresha dhe bricjapi) janë shumë të matura dhe të kontrolluara. Megjithatë, ndër këto shenja përjashtim bën demi, shenjë e udhëtimit, të cilën sundimtarja Venera mund ta bëjë të varur nga seksi. Virgjëresha e kujdesshme do të tradhtojë në rast se është e pakënaqur me lidhjen e saj ose me martesën, ndërsa këtë do ta bënte në rastet më të shpeshta me dikë që, sikundër ajo, nuk është i lirë. Për bricjapin e ftohtë thuhet se i shtohet apetiti seksual me rritjen e fuqisë dhe të ndikimit të tij, megjithëse edhe ai, sikundër edhe dy shenjat e tjera tokësore, do të bëhej kurorëshkelës në rastin kur është i pakënaqur me martesën, ose kur nuk është i vetëdijshëm!
Pjesëtarët e këtyre shenjave do ta shikonin nëpër gishta tradhtinë e partnerit me qëllim që ta ruajnë martesën, në rend të parë virgjëresha, por jo gjithaq lehtë sikundër ngjet kjo me shenjat e ajrit.
Për shenjat e ajrit (binjakët, peshorja, ujori) është me rëndësi të madhe komunikimi mental, ndërsa janë të prirë që ta dallojnë tradhtinë emocionale nga tradhtia trupore. Seksin që bëhet vetëm për shkak të seksit do t’ia falnin si vetes, ashtu edhe partnerit, por kur e vërejnë se aty ndërlidhet edhe diçka tjetër, do të këmbëngulin që për të gjithat të diskutojnë hollësisht (dhe në mënyrë të mundimshme), ashtu që të vendosin se si do të rrjedhin gjerat më tej.
Në astrologji pjesëtarët e shenjës së peshores çmohen si kryesorët sa i përket shkeljes së kurorës, sa për faktin se janë të lindur si të pavendosur, po aq edhe për shkak të dëshirës që t’u pëlqejnë të tjerëve. Më shumë se në kurorëshkeljen e vërtetë, ndiejnë kënaqësi në flirt, por shpesh nuk janë ata që mund ta përcaktojnë se deri ku do të shkojnë. Binjakët bukuroshë dinë të luajnë me emocionet dhe seksualitetin, derisa disa ujorë mashtrojnë në frymën "fëmijët e luleve" – bëni dashuri dhe jo luftë!
Të lindurit në shenjat ujore (gaforrja, akrepi dhe peshqit) dallojnë shumë ndërmjet tyre. Megjithatë, forca e ndjenjës është ajo që i bashkon dhe që i mban besnikë. Ata lidhen për shkak të dashurisë dhe jo për shkak të interesave të tjera, ndaj edhe tradhtinë do ta kundrojnë nëpërmjet optikës së personit të dashuruar. Kjo, në mënyrë të veçantë, vlen për gaforren e ndjeshme dhe peshqit, të cilët janë kurorëshkelës vetëm në raste të jashtëzakonshme dhe që dashurohen në dikë me të cilin duan të kenë "seks kalimthi" (kuptohet, nëse ka qenë i mirë!).
Akrepi, megjithatë, është tregim në vete. Kjo shenjë erotike nuk mund ta durojë faktin se personi i dashur po e mashtron, prandaj edhe ai nuk do të vendosë që aq lehtë të tradhtojë. Martesa për të është si një lidhje gjaku, ku secila nga fjalët e ritualit ka një domethënie të veçantë. Sidomos fjalia "...përderisa vdekja të mos na ndajë!".
Ndër shenjat e Zodiakut kampioni i tradhtisë në lidhje është peshorja, ndërsa atë e ndjekin shenjat e zjarrit, në rend të parë shigjetari.
Fikrro- 484
Re: Astrologjia zbulon tiparet tuaja!
Çfarë ushqimi për secilën shenjë
Makrobiotika, vegjetariania, ushqimi i kontrolluar, dietat rigoroze...janë disa nga përpjekjet e njeriut modern që jetën e tij ta kalojë me sa më pak probleme shëndetësore. Këtë gjithsesi duhet përkrahur.
Megjithatë, a i përshtatet çdonjërit prej nesh mënyra makrobiotike e të ushqyerit? Ose mënyra vegjetariane? Ose ndonjë e tretë?
Në veprën hyrëse "Astro lonca" do të bëjmë përpjekje që ta dëshmojmë harmoninë ndërmjet ushqimit dhe shenjës së horoskopit, sepse do ta shihni që, për shembull, peshorja, e cila në sasi të mëdha i konsumon ëmbëlsirat (të cilat si fëmijë i Venerës i adhuron), mund ta shkatërrojë seriozisht shëndetin e saj.
Pra, të nisim me rendin e horoskopit:
Dashi
Udhëheqës, luftëtar, ose euforik ose depresiv, temperamentin e tij të fortë mund ta zbusë me ushqim të lehtë, kryesisht me perime, me pak mish, pa pije të forta alkoolike dhe pa duhan.
Perimet e gjelbra dhe të kuqe, spinaqin, lakrat, rrepat e vegjël, panxharin e kuq duhet t’i kemi në racionet tona të përditshme, sepse përmbajnë hekur, i cili i nevojitet aq shumë dashit që ka predispozita potenciale për anemi. Për të njëjtin shkak duhet ngrënë sa më shumë pemë të kuqe: qershi, vishnjë, kumbulla të kuqe, rrush serezi.
Për shtendosje më së miri është të hahen rrushi i kaltër, kumbullat e kaltra, pemët me ngjyrë të kaltër përgjithësisht.
Demi
Me temperament melankolik, por me shëndet të mirë, demi i do sportet, por edhe jetën e qetë e komode. Demi ka apetit të mirë, e do ushqimin, nganjëherë është grykës, e do alkoolin, në mënyrë të veçantë pijet luksoze.
Demat e duan kuzhinën dhe është interesante e dhëna, kundruar nga aspekti historik, sipas së cilës helmueset më të njohura kanë qenë të lindura pikërisht në këtë shenjë.
Duke e lënë anash shakanë, lirisht uluni pranë tavolinës, të cilën me shkathtësi të madhe e ka përgatitur demi. Meqenëse është i prirë të trashet, sidomos në vitet e pjekurisë, i rekomandohet që ta kufizojë apetitin.
Demave u përgjigjen jashtëzakonisht pemët e kaltra: kumbullat, manaferrat, rrushi...
Binjakët
Fëmijët e Merkurit, me gjithë paqëndrueshmërinë e tyre, janë shumë simpatikë, vitalë, rinorë dhe përplot energji fizike. Me një fjalë kjo shenjë përjetësisht u takon njerëzve të rinj, të shpejtë, të cilët në mënyrë imperative ecin në hap me kohën, ndaj para të gjithëve ata do ta pranojnë makrobiotikën, vegjetarinë dhe secilin trend tjetër nutricionistik.
Binjakët e duan zierjen, i duan gjellët e reja dhe recetat e reja, por në aspektin e të ushqyerit janë shumë nazeli. Pasi që nuk pëlqejnë të qëndrojnë gjatë ulur rreth tavolinës, më me kënaqësi përcaktohen për shujta të pakta dhe të shpeshta të cilat ta kujtojnë koktejin. Sidomos i pëlqejnë kuzhinat ekzotike të vendeve të largëta.
Nga prodhimet e vendit duhet të përdorin sa më shumë perime dhe pemë të ngjyrës indigo, si për shembull; patëllxhanin, rrushin, manaferrat, qershitë e murrme.
Rreptësisht u ndalohet duhani dhe u rekomandohet pushimi.
Gaforrja
Gaforrja sensibile e adhuron vatrën e shtëpisë, pastat dhe ëmbëlsirat, me çka i kompenson vuajtjet e dashurisë dhe problemet e jetës.
Në pikëpamje të ushqimit nuk është nazelie – ha gjithçka, por për shkak të barkut të ndjeshëm duhet që t’i shmangë pijet e forta alkoolike, duhanin dhe ushqimin djegës, me gjithë apetitin e mirë. Rëndom trashja është pasojë e situatave fatkeqe emocionale.
Gaforreve u rekomandohen perimet dhe pemët me mbështjellës të verdhë, si: speci, patatja, kungulli, banania, ananasi, dardha, grejpi, limoni.
Luani
Zjarri, Dielli, drita, bollëku, janë simbole të luanit, shenjës më kërkuese të Zodiakut. Ai do nga jeta më të mirën, sepse mendon se kjo i përket, ndaj për këtë harxhon shumë para për të gjitha llojet e kënaqësive, duke përfshirë këtu edhe ushqimin.
Luani në tryezë është mjaft nazeli dhe kërkues, e çmon cilësinë më shumë se çdo shenjë tjetër e Zodiakut. Ushqimin e vet duhet ta organizojë në varësi nga fakti se a ka probleme me shtypjen e lartë apo me shtypjen e ulët. Kjo, kuptohet, ka të bëjë edhe me kafenë. Duhanin duhet ta shmangë.
Klorofili është ai që i duhet luanit, ndaj për këtë është e nevojshme që në ushqim të përfshijë sasi më të mëdha të perimeve të gjelbra: lakrës me gjethe, lakrës, radhiqes...
Virgjëresha
Virgjëresha precize e mat me gram çdo zarzavate që përfshihet në shujtën ditore, e cila nuk ka kufizime në pikëpamje të shumëllojshmërisë, por ka kufizime në aspektin e sasisë: për shkak të sistemit të ndjeshëm të tretjes Virgjëresha nuk bën të hajë shumë ushqim përnjëherë dhe as të konsumojë pije të forta alkoolike.
Perimet e gjelbra gjethore dhe, përgjithësisht perimet e shumta janë ato që u duhet patjetër të lindurve në këtë shenjë.
Gjatë kohës së të ushqyerit do të duhej pirë një gotë ujë, e cila paraprakisht kishte qëndruar në dritë të gjelbër (poç i gjelbër) të paktën 30 minuta.
Peshorja
Ajo që mund të supozohet për shenjat e tjera të Zodiakut, për peshoren dihet botërisht: fjala është për helmet të cilat i merr nëpërmjet ushqimit, me çka e shkatërron shëndetin e vet, paçka se mund të thuhet se është shumë i mirë. Për këtë peshoret duhet t’i shmangin duhanin, alkoolin dhe ushqimin e rëndë, sidomos biberin, kafenë e zezë, çokollatën, sheqerin e bardhë dhe kripën industriale. Do të thotë, duhet të konsumojnë kripë deti dhe mjaltë në vend sheqerit (madje në pije të nxehta – vetëm se duhet të pritet ftohja e tyre, sepse nxehtësia i shkatërron përbërësit e dobishëm të mjaltit).
Nga zarzavatet e tjera peshoreve u pëlqejnë: vaji i ullirit, mishi i pulës dhe mishi i viçit. Pemët me ngjyrë portokalli: mango, ftoi japonez, mandarina, pjeshka e verdhë, kajsia, pjepri, molla, karota, do të duhej të ishin përherë në tryezën e peshores.
Akrepi
Akrepi i fortë e do ushqimin pikant, në gjithçka e tepron, madje edhe pi shumë. Për shkak të problemeve të mundshme me zorrën e trashë, në vend të ushqimit të rëndë e të biberosur, të cilin e ka aq për qejf kjo shenjë, rekomandohet ushqimi i lehtë.
Pemët të cilat i rekomandohen akrepit janë: rrushi, manaferrat, kumbullat e kaltra, kungulli, banania, ananasi, dardha, limoni, grejpi.
Perimet të cilat akrepi duhet t’i ketë gjithnjë në tavolinë janë: patatja, speci i verdhë, patëllxhani.
Shigjetari
Shigjetari i pabrenga lehtë mund të vuajë nga mbipesha ne qoftë se nuk ia ndal hovin apetitit të mirë, ndërsa trashet kryesisht në pjesën e kofshëve dhe të brinjëve.
Kjo shenjë e horoskopit kënaqet me ushqimin, prandaj dietat, të cilat duhet t’i mbajë sipas udhëzimit të mjekut, asaj i shkaktojnë zemërim.
Ushqimin e shigjetarit duhet ta pasurojmë me perime e pemë me ngjyrë vjollce: patëllxhanin, panxharin e kuq dhe rrushin e murrmë.
Është mirë që shigjetari, gjatë ushqimit të tij, ta pijë edhe një gotë ujë e cila paraprakisht kishte qëndruar 30 minuta në dritën me ngjyrë vjollce.
Bricjapi
Pasi që në jetën e bricjapit nuk ka vend për ndonjë gjë pa të cilën nuk mundet, ai është mjaft modest në kërkesat e tij lidhur me ushqimin dhe mënyrën e jetës. Përgjithësisht, bricjapi e merr vetëm atë që është më e domosdoshme për jetë: nuk pi kafe të zezë dhe pije të shtrenjta, nuk ushqehet ne restorantet luksoze.
Bricjapi ka konstruksion eshtëror dhe në parim nuk do të duhej të kishte probleme me kilogramët, megjithatë do të duhej të merrte ushqim që përmban pak yndyra për shkak të kolesterolit. Ushqimi ideal: gjithçka që është e bardhë - djathi, qumështi, mishi i zogut...
Perimet dhe pemët të cilat rekomandohen në mënyrë të veçantë për bricjapin janë spinaqi, rrepa e vogël, panxhari i kuq dhe rrushi i kuq.
Ujori
Ujori, i çmuar si Promethe për shkak të lartësive të tij spirituale e intelektuale, është mbështetës i kuzhinës vegjetariane dhe makrobiotike me dëshirën që gjallesat të mos vuajnë për shkak të tij.
Ujori ka forcën e mendjes, por jo edhe shumë energji fizike (Dielli në ekzil), prandaj ka nevojë për më shumë pushim, gjumë, ritëm të rregullt jetese dhe ushqimi.
Megjithëse nuk ka kufizime në pikëpamje të të ushqyerit, veç atyre që ia imponojnë vetvetes, ujori do të duhej të hante pemë dhe perime të të gjitha llojeve, përveç atyre që janë të tharta. Nga erëzat më e dobishme është kripa e detit.
Peshqit
Shenja më komplekse e Zodiakut, peshqit, ikën nga jeta e përditshme edhe sa i përket të ushqyerit. Bashkësundimtari Jupiteri i krijon apetit të mirë, ndaj mes peshqve ka shumë njerëz të trashë, madje tepër të trashë.
Rruga e dytë e ikjes është në alkoolizëm, pilulomani dhe drogë, prandaj psikiatri është mjeku më i vizituar nga kjo shenjë.
Peshqve së tepërmi u bëjnë mirë perimet e ziera taze dhe pemët e ngjyrës indigo në të kaltër dhe pemët e kaltra: patëllxhani, kumbullat, rrushi, manaferrat...
Fikrro- 484
Re: Astrologjia zbulon tiparet tuaja!
Një shpjegim i shkurtër i astrologjisë I
Sigurisht se shumë herë gjatë jetës tuaj jeni pyetur se cili është roli juaj unik në këtë botë - kush ua dhuron talentin, kush frikën e kush dashurinë. Madje, mund të keni pasur edhe shumë pyetje të tjera, për të cilat asnjëherë nuk keni gjetur përgjigje ose mund të keni marrë përgjigje të prera të formës – vjen nga natyra ose Zoti. Një gjë duhet kuptuar mirë, astrologjia nuk i mohon këto shpjegime - mirëpo çdoherë ka kërkuar dhe kërkon më shumë - kërkon të dijë se cili është roli i njeriut në këtë botë dhe se në çfarë forme është i lidhur mikrokozmosi i brendshëm i tij me makrokozmosin që e rrethon atë. Pra, astrologjia është metodë shumë e përparuar e vetënjohjes. Më ndihmën e saj ne jemi në gjendje t’i njohim dhe t’i zhvillojmë potencialet tona, duke iu përshtatur energjive të planetëve në planin shpirtëror, mental, emotiv dhe fizik. Imazhi i pozitave të planetëve në momentin e lindjes së një personi është, në të vërtetë, mikrokozmosi i atij personi, respektivisht ID-ja e tij e përhershme. Karakteri i njeriut, por edhe momentet e ndryshme të evoluimit në jetën e tij, janë të dhëna të marra nga ndërlidhja e shenjave dhe e planetëve.
Çfarë është raporti i njeriut me Universin?
Si ndikon lëvizja e trupave qiellorë në jetën e njeriut?
Si ndikon astrologjia në vullnetin e lirë?
T’u përgjigjesh këtyre pyetjeve, do të thotë të fillosh një rrugëtim drejt vetënjohjes dhe vetëkuptimit. Astrologjia është një vegël antike që ju mundëson të vetënjiheni, vetinformoheni dhe vetëtransformoheni. Astrologjia ju shpie drejt kuptimit më të madh të asaj se kush në të vërtetë jeni dhe si mund të rriteni.
Astrologjia ju ndihmon ta realizoni potencialin tuaj dhe t’i zhvilloni aftësitë tuaja. Së fundi, nëpërmjet vetëkuptimit që e promovon, astrologjia ka kapacitet të ndikojë në shpirtin e njeriut dhe ta mbajë gjallë atë.
Të gjitha gjërat lëvizin. Sikundër që Toka sillet rreth boshtit të vet brenda 24 orëve, po ashtu edhe planetët e tjerë lëvizin me shpejtësi të ndryshme në orbitën e madhe rreth Diellit. Astrologjia, pra, ka të bëjë me marrëdhëniet ndërmjet këtij kozmosi të madh që na rrethon dhe kozmosit brenda secilës qenie njerëzore. Energjitë e njëjta që funksionojnë rreth jush në univers, po ashtu veprojnë edhe brenda jush: ato reflektojnë, formojnë dhe ndikojnë në botën tuaj të brendshme.
Çka është horoskopi?
Origjina e fjalës horoskop rrjedh nga fjala greke “horoscopos”, që do të thotë “shenjë e ngritur mbi horizontin lindor në një moment të caktuar”. Horoskopi më i vjetër i ruajtur deri sot, daton nga viti 410 para erës sonë.
Horoskopi, ose harta jetësore, është imazh ose diagram që prezanton orën e ndalur kozmike në momentin kur keni lindur, pra imazh që shpërfaq pozicionin e planetëve në atë moment. Lëkundjet planetare, ose energjitë që kanë vepruar në momentin kur keni lindur, janë unike. Horoskopi është projektplan i karakterit dhe potencialeve tuaja – pra portreti juaj kozmik.
Sidoqoftë, trupat qiellorë nxisin, por nuk largojnë: një kuptim i energjive planetare që operojnë në jetën tuaj ju lejojnë të jeni në kontroll dhe t’i përdorni këto energji me mençuri, për suksesin dhe evoluimin tuaj personal.
Për çka shërben astrologjia?
Astrologjia është një vegël që ju mundëson përparimin personal dhe që ta përmirësoni cilësinë e jetës suaj. Sot, miliona njerëz në botë, kërkojnë t’u punohet harta e jetës për t’i vjelë të mirat e ditës dhe për t’i shfrytëzuar mundësitë që ua ofrojnë planetët.
Një shpjegim më i avancuar na thotë se ndryshimet dhe përparimet janë mësimet që duhet t’i marrim në një kohë të caktuar të jetës dhe kështu mund t’i përballim sfidat, periudhat e vështira dhe ta rrisim qenien tonë shpirtërore.
Asnjë mashkull ose femër nuk e sheh veten sikur i shohin të tjerët dhe shpesh ndodh që para njerëzve të tjerë ata të shfaqin paragjykimet për vetveten, por pyetja e vërtetë është – a dëshironi të bëheni më të vetëdijshëm, t’i pranoni vetitë e këqija dhe të filloni t’i zhvilloni vetitë e mira? Astrologjia ju mëson ta njihni veten më mirë dhe si të jetoni në harmoni me të tjerët rreth jush, sidomos me partnerin ose familjarët. Për këtë shkak është i nevojshëm krahasimi i horoskopëve të njerëzve.
Astrologjia: Shkencë, ose art?
Mund të thuhet se astrologjia është edhe shkencë, edhe art. Astrologjia studion ndikimin e forcave kozmike mbi karakterin e njeriut, që burojnë nga trupat qiellorë. Përpilimi i një harte jetësore (horoskopi) është punë që kërkon llogaritjen e saktë të çdo faktori. Ndërsa arti i astrologjisë gjendet në aftësinë e astrologëve për ta sjellë një kuptim të duhur psikologjik, shpirtëror dhe human për mënyrën se si energjitë kozmike ndikojnë mbi jetën tonë.
Një shpjegim i shkurtër i astrologjisë II
A është shkencë astrologjia?
Ka mendime se astrologjia është shkencë. Lidhur me çështjen se me çka merret astrologjia ka pikëpamje të ndryshme, ndërsa njëra ndër më të shpeshtat është se astrologjia është shkencë e cila merret me studimin e ndikimit të energjisë së planetëve dhe yjeve në njeriun. Kjo pikëpamje daton nga astrologët të cilët e praktikojnë të ashtuquajturën astrologji moderne (të popullarizuar), është plotësisht e gabuar, paraqet përpjekjen që me qëllim të komercializimit, astrologjia të harmonizohet më mirë më mënyrën bashkëkohore të të menduarit dhe me idetë bashkëkohore shoqërore dhe, veç tjerash, është pasojë e mosnjohjes elementare të natyrës së përmbajtjes së astrologjisë.
Po çka është në të vërtetë astrologjia?
Kjo është një pyetje shumë e komplikuar, të cilës nuk është lehtë t’i jepet një përgjigje e shkurtër. Dikur afërsisht deri në shekujt XVI - XVII, në kohën kur ka jetuar dhe ka vepruar Francis Bekoni, astrologjia konsiderohej shkencë, por në atë kohë edhe vetë shkenca kishte një kuptim dhe një domethënie krejtësisht tjetër kundruall asaj moderne, kundruall shkencës postbekoniane. Astrologjia merret me studimin e lidhjeve ndërmjet qiellit të dukshëm dhe tokës, ndërsa natyra e saj lidhjeje nuk është fizike, shkak-pasojë, por simbolike. Astrologjia, pra, nuk studion kurrfarë ndikimi të energjisë së planetit dhe të yjeve në njeriun, por vetëm lidhjen simbolike ndërmjet qiellit të dukshëm (shtatë planetëve të dukshëm, yjve të palëvizshëm, kometave të dukshme dhe të dukurive të tjera në qiell të cilat gjithashtu mund të shihen) dhe zhvillimeve në tokë. Pikërisht për shkak të simbolizmit të cilin e studion, astrologjia assesi nuk mund të jetë shkencë në konceptimin modern të kësaj fjale. Edhe pse është pararendëse e shumë shkencave, astrologjia sot konsiderohet shkathtësi ezoterike, e cila nënkupton unitetin e gjithësisë dhe ndërlidhjen e çdo gjëje në të, ndërsa në pikëpamje të njohurive të saja dhe metodave që zbaton është plotësisht e përmbyllur dhe e përfunduar, ndaj në këtë pikëpamje, për dallim nga shkenca moderne, lënda dhe metodat e saj nuk mund të ndryshohen, përkatësisht të zgjerohen. Astrologjia është një sistem i përkufizuar i njohjes, që nuk mund të ndryshohet dhe i cili pranohet ashtu sikundër është. Nga ky shkak astrologjia më parë mund të konsiderohet shkathtësi ezoterike sesa shkencë.
Cilave pyetje mund t’u përgjigjet astrologjia?
Besoj se astrologjia mund t’i përgjigjet çdo pyetjeje. Do ta vëreni se kam theksuar se astrologjia (dhe jo astrologu) mund t’i përgjigjet çdo pyetjeje me çka dua të theksoj se astrologjia është e kufizuar vetëm me dijen dhe përvojën e atyre që e praktikojnë. Astrologjia është e saktë po aq sa është i shkathtë astrologu.
Secili astrolog, i cili merret me astrologjinë në mënyrë serioze, herët ose vonë do të përballet me çështjet, sikundër janë përcaktimi profesional i personit që parashtron pyetjet, pastaj se si do të jetë statusi financiar në një periudhë të ardhshme, marrëdhëniet me partnerin, numrin e fëmijëve që do të lindin dhe në raste të shpeshta madje edhe bëjnë pyetje lidhur jetën në botën e jashtme e të ngjashme. Astrologu, nganjëherë, mund të ndodhet në një situatë delikate, posaçërisht kur parashtrohen pyetje lidhur me vdekjen e ndonjë personi, përfundimin e ndonjë sëmundjeje të rëndë, gjetjen e personave të zhdukur etj. Është çështje e secilit astrolog që, në pajtim me shkathtësinë, përvojën dhe parimet morale, të vendosë nëse do t’u përgjigjet këtyre pyetjeve. Për hir të së vërtetës, duhet theksuar se astrologu më parë fokusohet në mënyrën sesa në kohën e vdekjes, për shkakun se përcaktimi i jetëgjatësisë është njëra nga çështjet më komplekse astrologjike, e cila kërkon zbatimin e teknikave të përparuara të kësaj fushe dhe çështjes së zënë ngoje astrologët me përvojë duhet t’i qasen në mënyrë shumë të kujdesshme. Gjithashtu, horoskopi vazhdon “të jetojë” edhe pas vdekjes së personit për të cilin bëhet horoskopi, ashtu që nga horoskopi i personit tashmë të ndjerë mund të konstatohen shumë zhvillime lidhur me personat e tij të afërm të cilët kanë mbijetuar.
Rëndësia e horoskopëve ditorë, javorë dhe mujorë?
Shumica e astrologëve, të cilët merren me astrologjinë e popullarizuar (moderne) merren njëkohësisht edhe me të ashtuquajturit "horoskopë natyrorë", te të cilët shenja në të cilën ka dalë Dielli në ditën e lindjes merret si substitut për shtëpinë e vërtetë që bazohet në momentin e saktë të lindjes dhe në koordinatat gjeografike të vendit të lindjes, ndërsa shenja pasuese deri te Dielli është si zëvendësim për shtëpinë tjetër dhe kështu me radhë deri te shenja e dymbëdhjetë, e cila i paraprin shenjës diellore. Në bazë të pozitave ditore, javore, mujore etj. të planetëve, bazuar në shenjat e tilla e tilla dhe në marrëdhëniet e ndërsjella, mund të bëhen analiza dhe parashikime për personat e lindur në kuadër të një shenje të caktuar. Kjo është plotësisht e pamjaftueshme, sepse trajtohet vetëm Dielli dhe madje në kuadër të të tridhjetë shkallëve të një shenje që, gjithashtu, vetvetiu del shumë e palogjikshme. Përndryshe pozita e Diellit përfaqëson pjesën qendrore në pikëpamje të treguesit të individualizimit të personit, por në mënyrë të pashmangshme vetëm në lidhje me elementet e tjera të një horoskopi radikal. Dielli, në këtë pikëpamje, nuk mund të analizohet në mënyrë të izoluar, sepse personaliteti i paraqitur nëpërmjet të gjitha elementeve të një horoskopi, për të cilin Dielli është përbërës i rëndësishëm, por gjithsesi jo i vetmi.
Horoskopët natyrorë kanë lindur në kohët e fundit si pasojë e komercializimit të astrologjisë. Kjo gjë e ka sjellë astrologjinë në një nivel të sensacionit të ulët, të përmbajtjeve sipërfaqësore dhe në rastet më të shpeshta edhe të përmbajtjeve të pasakta, të cilat i gjejmë, pothuajse përditë, në media. Astrologjia nuk është një argëtim banal, por një shkathtësi e komplikuar e interpretimit ndërmjet të raporteve ndërmjet Tokës dhe pjesë së dukshme të Kozmosit.
Astrologjia tradicionale nuk i njeh horoskopët ditorë, javorë, mujorë, pastaj horoskopët e kanakarëve dhe sajime të ngjashme kuaziastrologjike.
A mund ta parashikojë astrologu të ardhmen e një personi?
Ka mundësi, me kusht që koha e lindjes së atij personi të komunikohet saktësisht, me një dallim prej më së shumti katër minutash (gjë që natyrisht është një rast i rrallë). Madje, edhe në rast të mossaktësimit prej katër minutash (por jo më shumë se pesëmbëdhjetë minuta) edhe më tej është e mundur që, me një saktësi të madhe, të parashikohen ngjarjet në të ardhmen e jetës së një personi (nga lindja deri te ditëlindja). Kuptohet e gjithë kjo është e kushtëzuar nga dija dhe shkathtësia e vetë astrologut.
Në qoftë se është e njohur vetëm përafërsisht koha e lindjes së një personi, është e mundur që të aplikohet një metodë e përparuar astrologjike, i ashtuquajturi rektifikacioni i horoskopit, që paraqet përcaktimin e shkallës së saktë të ashendentit të horoskopit që analizohet. Për ta përcaktuar shkallën e saktë të ashendentit, nëpërmjet zbatimit të rektifikacionit të horoskopit me rëndësi jetike është njohja e rregullave tradicionale të astrologjisë dhe përvoja e astrologut për rektifikacionin e horoskopit.
Personave, të cilëve nuk u dihet koha, madje as edhe data e lindjes, është e mundur t’u jepet përgjigje për çështje konkrete. Përgjigjet për këto çështje i gjejmë në kuadër të astrologjisë horare, nëpërmjet analizimit të horoskopit për kohën dhe vendin e saktë në t cilin astrologu është njoftuar lidhur me pyetjet që i janë bërë.
Fikrro- 484
Re: Astrologjia zbulon tiparet tuaja!
Ngjyrat dhe gurët e cmuar sipas horoskopit
Jeni kuriozë të mësoni se cilat ngjyra dhe gurë të cmuar ju përshtaten me shenjën tuaj të horoskopit?
Dashi- I drejtuar nga Marsi, zoti i Luftës, kjo shenjë është e lidhur me të kuqen, ngjyrë që i sjell fat dhe që i mbron nga negativiteti; guri i cmuar është korali ose rubini ne spektrin nga e kuqe në vjollcë.
Demi-Kurajoz, sensual duhet gjithnjë që të mbajë veshur dicka jeshile, sidomos në momentet e vështira, për të kaluar pengesat dhe për të patur sukses në dashuri. Ndër gurët e cmuar, fatsjellës janë smeraldi, që garanton dashuri dhe ekuilibër.
Binjakët- Ngjyra që i shkon për shtat kësaj shenje të udhëhequr nga Mërkuri është e verdha, që është zgjedhja e duhur në rast të një udhëtimi të rëndësishëm, apo ndryshimi të jetës. Topazi është guri i cmuar që i ndihmon të kontrollojnë emocionet.
Gaforrja- Argjenti, e bardhja; këto janë ngjyrat që i duhen atyre që i përkasin kësaj shenje, për të zgjidhur cështje familjare dhe sentimentale. Guri i cmuar mbetet perla, që ka efekt qetësuar dhe riekuilibrues.
Luani- E arta dhe portokallia janë ngjyrat e kësaj shenje, të lidhur me zotin e Diellit, që i sjellin kurajo dhe sukses. Diamanti është guri i cmuar që i jep energji, i mbron dhe i ndihmon për t’u fokusuar në objektivat e duhura.
Virgjëresha- E udhëhequr nga Mërkuri, kjo shenjë ka tonalitetet e grisë si ngjyra ideale. Për të zhvilluar më shumë intuitën, këshillohet të mbahen gurë të cmuar që quhen kunzite e zakonisht jane kristale ngjyre roze ose vjollce.
Peshorja- Për të gjetur paqen dhe ekuilibrin, shenja e dominuar nga Afërdita, mund të zgjedhë mes të kuqes dhe jeshiles. Edhe gurët e cmuar duhet t’i zgjedhë në këto ngjyra. Opali jep fuqi, ndërsa guri i Malakitit forcon kapacitetet kritikuese.
Akrepi- I lidhur me Plutonin, Akrepi arrin sukses edhe falë së kuqes, ngjyrës së purpurt apo të kuqerremtës. Guri fatsjellës është rubini që lufton sëmundjet dhe të këqijat, por edhe forcon personalitetin.
Shigjetari- Kjo shenjë lidhet me tonalitetet e blusë dhe të kaltrës së thellë që i sjellin kurajo dhe humor të mirë. Guri i cmuar me emrin Bruz rrit personalitetin.
Bricjapi- Ngjyrat e kësaj shenje janë kafja dhe grija, që i ndihmojnë për të patur më shumë kurajo dhe grintë. Oniksi është guri tipik që i ndihmon për të kaluar cdo vështirësi, kurse Opali i zi, eshte një stimulues i mirë dhe antidepresiv.
Ujori- Bluja e errët, për shenjën që dominohet nga Urani, është zgjedhja më e mirë. Kjo ngjyrë ndihmon për të gjetur shpesh idetë brilante. Kristali i qartëson mendimet, ndërsa Zafiri i favorizon dashurinë dhe shëndetin.
Peshqit- Shenjë që nuk ka si t’i shpëtojë ngjyrës blu të detit dhe jeshiles. Gurët që kanë funksion mbrojtës dhe japin energji dhe forcojnë vlerësimin dhe vullnetin janë Ametisti dhe gurët më ngjyrë që nxjerr deti.

...
Edituar për herë të fundit nga Fikrro në 03.11.10 20:55, edituar 1 herë gjithsej
Fikrro- 484
Re: Astrologjia zbulon tiparet tuaja!
Psikotest: lidhja me shenjat e horoskopit
Nëse keni filluar lidhjen në shenjën:
Dashi (21.03. – 20.04)
Kjo shenjë njihet për nga kokëfortësia e saj, dëshiron të argumentojë dhe mendon vetëm për veten e tij.
Anët e mira: Kurrë nuk do të mërziteni!
Anët e këqija: Ana e errët e dashit është egoja me të cilën nuk durohet, prandaj përgatitni nervat.
Plus: Merruni me sport së bashku.
Nëse keni filluar lidhjen në shenjën:
Demi (21.04 – 21.05.)
Ju lumtë atyre të cilët janë dashuruar në kohën që mbizotëron kjo shenjë.
Anët e mira: Me demin mbizotëron Venera, planeti i dashurisë, prandaj ju pret kënaqësi në çdo hap.
Anët e këqija: Janë shumë të turpshëm dhe kjo do t’ju pengojë.
Plus: Demat janë zotërues të podiumit të vallëzimit – kënaquni!
Nëse keni filluar lidhjen në shenjën:
Binjakët (22.05 – 21.06.)
Kjo është koha për të qëlluar cakun. Binjakët janë shenjë e komunikimeve, prandaj kjo lidhje do të zgjasë.
Anët e mira: Gjithmonë do të keni për çfarë të bisedoni.
Anët e këqija: Mungesën e dashurisë do ta kompensoni me bisedë, por më shumë puthje nuk do të bënin dëm.
Plus: Lidhja do të pasurohet me porositë sekse përmes SMS-ve. !
Nëse keni filluar lidhjen në shenjën:
Gaforrja (22.06 – 22.07.)
Ju lumtë, keni zgjedhur momentin e duhur për të filluar lidhjen.
Anët e mira: Do ta keni të lehtë të shprehni emocionet tuaja.
Anët e këqija: Gaforret janë të njohur për shfaqjen e emocioneve, nganjëherë mund të ndiheni se një gjë e tillë po ju ngulfat.
Plus: Me siguri se do të kënaqeni me shëtitjet.
Nëse keni filluar lidhjen në shenjën:
Luani (23.07. – 22.08.)
Kjo lidhje do të fillojë dhunshëm, por me siguri se edhe do të zbehet shumë shpejt.
Anët e mira: Ngritje dramatike!
Anët e këqija: Rënie dramatike!
Plus: Kënaquni me sporte!
Nëse keni filluar lidhjen në shenjën:
Virgjëresha (23.08 – 22.09.)
Virgjëresha është shenjë e cila dëshiron detajet, prandaj me siguri se do t’ju kujtohet data e takimit dhe çfarëdo që keni kaluar së bashku!
Anët e mira: Do t’i kujtoni datat e rëndësishme.
Anët e këqija: Imtësitë mund t’ju pengojnë.
Plus: Në këtë lidhje do të keni plan për secilin aktivitet të përbashkët.
Nëse keni filluar lidhjen në shenjën:
Peshorja (23.09 – 22.10.)
Peshorja është shenjë e mirë për fillimin e një lidhjeje të re dhe keni mundësi të madhe për sukses.
Anët e mira: Venera, planeti i dashurisë kujdeset për ju.
Anët e mira: Peshoret shumë shpesh dinë të jenë të pavendosura, prandaj shumë shpesh mund t’ju ndodh nëse do të shkoni në shtëpi apo diskotekë.
Plus: Ushqejeni njëri-tjetrin me çokollatë.
Nëse keni filluar lidhjen në shenjën:
Akrepi (23.10 – 21.11.)
Nëse lidhja juaj ka filluar në shenjën e akrepit, do të kënaqeni me veten tuaj. Keni kujdes ngase dinë të jenë mjaft agresiv dhe mund të kërkojnë hakmarrje.
Anët e mira: A duhet të flasim për a....
Anët e këqija: Nëse diçka shkon mbrapsht, gjërat mund të bëhen të rrezikshme.
Plus: Lidhja në shenjën e akrepit, do t’i zbulojë gjërat për ju që kurrë nuk i keni ditur.
Nëse keni filluar lidhjen në shenjën:
Shigjetari (22.11 – 21.12.)
Mirë se vini në botën e aventurave! Do të kënaqeni me momente të zjarrta të lidhjes suaj të re.
Anët e mira: Kjo lidhje do të ketë shumë kthesa.
Anët e këqija: Për shigjetarët bari është më i gjelbër se kudo tjetër.
Plus: Shigjetari është një shenjë që adhuron udhëtimet.
Nëse keni filluar lidhjen në shenjën:
Bricjapi (22.12. – 20.01.)
Nëse dëshironi lidhje të gjatë, ajo që ka filluar me këtë shenjë, ka mundësi shumë të mira.
Anët e mira: Mund të bëni realitet atë që imagjinoni.
Anët e këqija: Bricjapi është një shenjë e ftohtë, kështu që nëse adhuroni ndonjë shenjë të zjarrtë, mund të ngriheni.
Plus: Kaloni kohën e lirë së bashku.
Nëse keni filluar lidhjen në shenjën:
Ujori (21.01- 18.02.)
Nga të gjitha shenjat tjera, ujori më së shumti kënaqet në origjinalitetin e tij.
Anët e mira: Së bashku mund të pushtoni botën.
Anët e këqija: Duhet shumë mund.
Plus: Gjithmonë janë të gatshëm për çmenduri.
Nëse keni filluar lidhjen në shenjën:
Peshqit (19.02 – 20.03.)
Kur jeni takuar, keni ndjenjën se jeni të lindur për njëri-tjetrin.
Anët e mira: Rrethi romantik në të cilin do të kënaqeni.
Anët e këqija: Do të keni problem me realitetin.
Plus: Muzika është kënaqësia juaj e shpirtit.

Similar topics
» Çfarë tregojnë tiparet për përsonalitetin tuaj
» Cfare tregojne gjestet tuaja!
» Zbuloni sa vite do të jetoni përmes këmbëve tuaja
» Astrologjia
» Shkenca zbulon Perëndinë?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi