EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Çfarë tregojnë tiparet për përsonalitetin tuaj

Shko poshtë

Çfarë tregojnë tiparet për përsonalitetin tuaj Empty Çfarë tregojnë tiparet për përsonalitetin tuaj

Mesazh  Odin 17.08.13 11:54

ÇFARË TREGOJNË TIPARET PËR PERSONALITETIN TUAJ

Çfarë tregojnë tiparet për përsonalitetin tuaj Timth7_596013

Është e vërtetë, tiparet e fytyrës suaj zbulojnë diçka për personalitetin tuaj. Këtë e pohon edhe Jean Harner, një eksperte e leximit të fytyrës.

Keni lindur me tiparet e tanishme për një arsye. Fytyra është një hartë që tregon personalitetin tuaj dhe gjithë jetën po ashtu. Sytë, hunda, buzët, mjekra, faqet të gjitha këto i thonë botës diçka për ju.

Ballë i rrumbullakët

Ajo që kinezët i kushtonin më shumë rëndësi, kur lexonin fytyrën e dikujt 3000 vjet më parë, ishte forma e ndërtimit të ballit të tij. Kjo, sepse balli tregon shumë për një person. Nëse keni një ballë të rrumbullakët, për shembull si Christina Ricci, kjo zakonisht tregon se jeni kreativ, artist, me shumë emocione, por jo gjithnjë i arsyeshëm.

Ballë i pjerrët

Nëse balli juaj është i pjerrët, ashtu si ai i Ryan Seacrest, kjo nënkupton se jeni sipërmarrës dhe se ju pëlqejnë rezultatet e veprimeve tuaja, por që nuk flisni shpesh për veten. Nëse po dilni me dikë që ka këto tipare, duhet të dini se ata janë tipa që nuk u pëlqen të flasin për lidhjen, por më tepër për gjërat e veta.

Ballë i sheshtë

Nëse i dashuri apo e dashura juaj e ka ballin të sheshtë, për shembull si të Brad Pitt, kjo do të thotë se atij ose asaj i pëlqen të mendojnë gjatë para se të veprojnë.

Vetulla të trasha

Sa më të trasha të jenë vetullat e dikujt, aq më shumë besim ka ai te vetja. Nëse njihni dikë me këto lloj vetullash, atëherë njihni një njeri që jeton me shumë arsyetim dhe me tërheqje të fortë seksuale gjithashtu. Këta tipa janë emocionalisht të fortë.

Vetulla të holla

Bëhet fjalë për njerëzit që i kanë të holla natyralisht, si për shembull Paris Hilton. Për këta njerëz thuhet se kanë vetëbesim shumë të ulët dhe se mund të lëkunden shumë shpejt nga gjërat që besojnë.

Sy të mëdhenj

Sytë janë një stil tjetër komunikimi. Njerëzit me sy të mëdhenj, kanë zemër të mirë dhe duan t’i ndihmojnë të gjithë. Ata zakonisht priren të flasin shumë, si me miqtë ashtu edhe me të huajt.

Sy të vegjël

Njerëzit me sy të vegjël dhe të futur brenda, si për shembull Tylor Swift, janë të rezervuar dhe skeptikë. Ata kanë gjithnjë një ‘as’ nën mëngë. Për të fituar besimin e tyre duhet një kohë e mirë, por kur kjo ndodh, ata s’e humbin më besimin te ju.

Hundë e dalë

Kinezët thonë se sa më të dalë ta kesh hundën, aq më shumë do të kujdesesh që t’i bësh punët mirë dhe të vëresh me kujdes çdo detaj. Këta njerëz janë të ndjeshëm për gjëra të vogla dhe kanë gjithnjë plane.

Hundë e vogël

Këta njerëz kanë një moto: “punoj me zgjuarsi, jo shumë”. Ata nuk janë të dhënë pas perfeksionit, por kërkojnë dobinë dhe praktiken. Njerëzit me hundë të vogël nuk përqendrohen te detajet, por te gjërat e mëdha.

Gojë e madhe/buzë të plota

Një nga mesazhet më të forta që përcjellin njerëzit me gojë të madhe është fakti sesi ata janë në një marrëdhënie. Nëse keni buzë të mëdha dhe të plota, si Angelina Jolie, kjo nënkupton se për juve miqtë dhe të dashurit janë shumë të rëndësishëm dhe se jeni një person që i pëlqen të bëjë për të tjerët. Kjo është një shenjë që femrave me këtë formë goje u pëlqen të jenë nëna.

Gojë e vogël/buzë të holla

Nëse keni një gojë të vogël ose buzë të holla si për shembull Daniel Radcliffe, kjo nënkupton se nuk jeni shumë të dhënë pas modës. Me fjalë të tjera, keni nevojë për hapësirën tuaj, privatësi dhe nuk i doni miqtë apo shokët gjithë kohën rreth vetes.

Buzë të poshtme të mëdha

Nëse buzët tuaja të poshtme janë më të mëdha se ato të sipërmet, si Katy Perry, kjo nënkupton se jeni një gjuetar kënaqësish dhe se e gëzoni jetën. Në fakt, prireni ta gëzoni jetën pak si tepër duke i hapur vetes shpeshherë telashe. Nuk jeni të balancuar dhe në marrëdhënie krijoni dramë kur gjërat nuk shkojnë siç doni ju.

Mjekër e theksuar

Mjekra tregon për nivelin e pushtetit, kokëfortësisë dhe këmbënguljes. Sa më e dalë të jetë mjekra, si për shembull Kristen Strewart, aq më kokëfortë është njeriu. Njerëzit me mjekër të theksuar kanë aftësinë të përballojnë situatat e rënda. Mjekra tregon për nivelin e testosteroneve në trup. Njerëzit me mjekër të theksuar, janë të pavarur dhe shumë të vendosur për monogami.

Mjekër e vogël

Nga ana tjetër, njerëzit me mjekër të vogël, kanë mungesë vetëbesimi dhe vullneti. Ata shpesh mendojnë (edhe pa të drejtë) se nuk janë të fuqishëm sa duhet. Për këtë arsye nuk janë të rralla rastet kur dorëzohen.

Faqe të theksuara

Faqet tregojnë për aftësinë e të folurit dhe janë shenjë e potencialit të menaxhimit të një stafi ose dhënies së këshillave ndaj njerëzve të tjerë. Nëse keni faqe të theksuara si Jessica Alba kjo është një gjë e mirë. Sa më të dukshme të jenë faqet, aq më shumë janë gjasat që këta persona të kenë një rol me rëndësi.

Faqe të rrafshëta

Nëse keni faqe të rrafshëta, si për shembull Rihanna, kjo nënkupton se juve nuk ju pëlqejnë urdhrat, as për t’i dhënë dhe as për t’i marrë.

Nofulla të dala

Sa më të gjera dhe të dukshme të jenë nofullat, si për shembull Olivia Wilde, aq më i dhënë dhe konkurrues jeni. Këta njerëz kanë sukses në jetë, janë gjithnjë të gatshëm për sfidën tjetër. Ata janë edhe paragjykues.

Nofullat e thjeshta

Këta njerëz janë të ndryshueshëm dhe të hapur ndaj gjërave të reja. Ata janë në gjendje t’i dëgjojnë të tjerët, por ndonjëherë mund të ndikohen shumë lehtësisht nga ato që thonë njerëzit.
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi