EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sekretet e Vullnetit

4 posters

Shko poshtë

Sekretet e Vullnetit Empty Sekretet e Vullnetit

Mesazh  Xhemajl 06.08.10 12:28

SEKRETET E VULLNETIT
Nga Harry Box


Ajo që ju e quani enigma e madhe, faktori X, mister (kujdes se enigmat e vërteta, në botë, numërohen me gishtat e një dore). Unë nuk besoj tjetër tek fjala "mister"; ajo që i zmadhon në një pikë të tillë kufijtë e energjisë njerëzore: ajo që ka fuqinë për të realizuar absurden ka një emër të shkurtër, që të gjithë e njohin e pothuajse të gjithë e keqkuptojnë: vullnet.


LINJA E VULLNETIT

Kur Andre Maurois ishte akoma student, shkoi një ditë i joshur nga disa miq në studion e një falltari me popullaritet, që t'i parashikonte të ardhmen.

Falltari e ftoi t'i tregonte pëllëmbën e dorës e, nëpërmjet një lenteje, filloi të shqyrtojë ndërlikimet e vizave pak a shumë të gjata, pak a shumë të thella.

- E çuditshme! - tha në një moment, duke ngritur sytë. - Ju mungon plotësisht vija e vullnetit.
Miqtë qeshën.
Për ata, ky fakt nuk kishte ndonjë rëndësi.

Por Maurois u trishtua shumë. La dhjetë franga mbi tavolinën e falltarit, nxitoi për në shtëpi e, me një brisk roje krijoi mbi pëllëmbën e dorës së djathtë, pa iu dridhur syri, vijën e vullnetit.

Mos u mungon edhe juve i nderuar lexues në karakterin tuaj, jo në dorën tuaj - vija e vullnetit? Ky libër do tu rnësojë si ta krijoni.

Fatkeqësisht, të krijosh vullnetin në veten tënde nuk është kaq e lehtë sa të bësh një prerje të vogël në pëllëmbën e dorës me një brisk çfarëdo. Megjithatë nuk është një punë për t'u dëshpëruar. Kushdo mund t'a çojë deri në fund. Edhe ju.

FAKTORI X

PROBLEMI:

"Të besosh është fugia e dytë: e para është të duash. Proverbat e shumta se besimi të vë në lëvizje nuk janë asgjë, në krahasim me atë që mund të bëjë vullneti"
V.Hygo

Në periudhën e olimpiadave amerikane, pata rast të takohem me një njeri të veçantë: Mr. Buck, mjek dhe masazhator. Një njeri që ka hequr dorë prej shkencës nga dashuria për sportin e që rron me kampionët e pistës e të ringut qysh prej 30 vjetësh. Ai i njihte, secilit prej tyre, jo vetëm strukturën muskulore e stilin luftarak, por edhe shpirtin e temperamentin.

Mbasi kishim parë garat e vrapimit e kur turma ishte duke u shpërndarë, Mr. Buck më ftoi të më prezantonte fitimtarët e për të vizituar palestrat.

-Ekziston një enigmë... - filloi në një farë pike, duke ndjekur fillin e mendimeve të tija të brendshme. - Thuhet: "Bien rekordet sepse ka në dispozicion metoda më të mira për t'u stërvitur, pista më elastike, instrumente kontrolli më të sakta, aftësi më të gjerë për frymëmarrje,..". Dakord. Por të tëra këto pretendime nuk janë asgjë. Duhet shumë për t'u bërë më kompetent, të diktosh norma, të thuash se kjo bëhet më mirë në një mënyrë e ajo në një tjetër: por në momentin e fundit do të dalë një njeri në çakordim të madh me rregullat tuaja, një njeri që mund të duket se nuk mund të qëndrojë në këmbë... e do të fitojë garën.

Ç'E BËN QË TË FITOJË?

Kam dëgjuar radiologë, mjekë, specialistë në këtë fushë. Më kanë folur për ritmin e pulsit, për ushqimin, për mëlçinë, për gjëndrat endokrine, për temperaturën, për njëqind faktorë të tjerë pak a shumë të pranueshëm.

Shume mirë! —iu jam - përgjigjur. - Marrim një atlet, duke e trajtuar sipas këtyre kritereve, duke e vendosur në kushtet më të mira të mundshme. Kur ta kemi bërë këtë, nuk do të kemi bërë asgjë. Atëherë duhet parë thelbësorja: enigma e fuqishme, e fshehta, faktori X.

- Kam parë - vazhdoi Mr. Buck duke u frymëzuar - kampionë të bien pa frymë një metër përtej parashikimit. Ç'i ka bërë që të rezistojnë deri aty? Fiziologjikisht - duhej të kishin rënë shumë kohë më parë - kanë bërë një përpjekje "çnjerëzore".

Më kujtohet një vrapues, në një pistë të Parisit. Është vërtitur e vërtitur... Në mënyrë të papritur, pasi një nga shokët e garës e preku shkarazi, ra përtokë. Nxituam për tek ai. Asfiksi. Gjaku i ishte mpiksur i ishte bërë i zi, nuk i qarkullonte më. E megjithatë ky njeri vërtitej, përpiqej...

Në luftë, kam parë fakte të shumtë të këtij lloji. Një herë, na çuan në një vend të izoluar. Ishim një grup njerëzish të papërgatitur, të pastërvitur: duhej të mbështetnim një kompani pushkatarësh me dy mitraliatriçe. E kishin kaluar tashmë shtatëmbëdhjetë ditë. Uji na arrinte deri sipër gjunjëve. Furnizimet tona ushqimore kufizoheshin deri në një kuti sardele për secilin çdo ditë. Do të thoshte: o të rezistoje, o të vdisje. E kemi rezistuar. Bile edhe pa marrë ndonjë të ftohtë.

E keni lexuar, në gazetë, atë fatkeqësinë në mal? Ka rrëshqitur një njeri. Drejtuesi që printe grupin i lidhur me litar u rrëzua, duke mos e lëshuar litarin nga dora, njëzetë metra poshtë duke mbetur i varur në ajër. Litari sharronte ngadalë - ngadalë shpatullën e tij. E megjithatë, ai nuk e lëshonte. Priste ta ndihmonin. Ka rezistuar dy orë! Kur i kanë zbuluar shpatullën e kanë gjetur të prerë deri në kockë.

Ju Lutem të më dëgjoni akoma edhe për një fakt tjetër, harakirin. Njeriu që i hyn kësaj gjëje nuk është nën ndikimin e alkoolit, as të ndonjë eksitusi tjetër: ka agjëruar tërë ditën e mëparshme. Vesh rrobat më të mira, gjunjëzohet merr shpatën, e fut më parë lehtë, në mënyrë të butë, në drejtim vertikal, në bark. Do të duhej pra të vdiste menjëherë sepse zorrët dhe peritoni kanë mbetur të shpuar... por nuk vdes: duhet të thotë akoma tre vargje me lutje. Vetëm atëherë, lëshohet mbi shpatë duke çarë lehrë gjoksin, nga poshtë - lart... E vetëm atëherë, pranon të vdesë...

- Tani - vazhdon Mr. Buck - dy gjëra janë evidente, në këto fakte misterioze e në njëqind të tjera që nuk mund t'i rreshtoj:

1. Se një përpjekje e këtij lloji nuk është thjesht një përpjekje fizike, por më shumë një përpjekje psikike.

2. Që përpjekja psikike mund të japë rezultate pa kufi.
Nëse pikësynimi do të ishte përcaktuar njëqind metra më tutje, vrapuesi për të cilin kam folur do ta kishte arritur finishin e, vetëm pastaj do të kishte rënë.


ENERGJIA NJERËZORE NUK NJEH KUFI

E ne, për fat të keq, nuk dimë asgjë. Do të ishte e nevojshme të shkosh tutje në lindje për të zbuluar sekretet: të mësosh si mbetet në mënyrë celebrale (me anë të trurit) një hemorragji, si vetmitarët rrojnë 90 vjet duke u ushqyer vetëm me qumësht, të njohësh ata njerëz të imët e jo të ushqyer mirë, që përshkojnë 17 kilometra në orë duke mbajtur pesha të rënda, duke kënduar psalme...

NDIKIM NERVOR, MISTICIZEM?!

Nuk e di. Ku e marrin forcën, banorët e Polinezisë, për t'u futur 25 metra nën ujë duke qëndruar 3 minuta? Si mundet një kapiten marine të qëndrojë në vendin e komandimit 15 ditë e 15 net pa fjetur e duke mos ndjerë gjumë? Si shpjegohet rasti i një kalorësi që bie, thyen tre brinjë, hipën përsëri mbi kalë, kapërcen pengesat e arrin në pikësynim? Nga shpërthejnë këto burime misterioze të energjisë njerëzore?

Zgjidhja:

Mr. Buck më vështronte ngultas, duke pritur një përgjigje.
-Për mua - fillova t'i shpjegoj - çështja nuk është kaq misterioze sa e gjykoni ju. Ajo që ju e quani enigma e madhe, faktori X, mister (kujdes se enigmat e vërteta, në botë, numërohen me gishtat e një dore). Unë nuk besoj tjetër tek fjala "mister"; ajo që i zmadhon në një pikë të tillë kufijtë e energjisë njerëzore: ajo që ka fuqinë për të realizuar absurden ka një emër të shkurtër, që të gjithë e njohin e pothuajse të gjithë e keqkuptojnë: vullnet.

Shembujt, që më keni treguar, me habisin, por nuk më lënë në mëdyshje. Në fushën morale e në aktivitetin intelektual, kam parë fakte të tilla e shembuj shumë të veçantë, që do t'ju mahnitnin... Për mua s'ka asgjë në botë, që vullneti të mos mund ta kryej. Ku hyn vullneti, fjala "mrekulli" nuk ka më arsye të ekzistojë. Kujtoni batutën e Napolonit: "E pamundura gjendet në fjalorin e teveqelëve..."

Vazhdon...
Xhemajl
Xhemajl

187


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekretet e Vullnetit Empty Re: Sekretet e Vullnetit

Mesazh  Xhemajl 09.08.10 9:50

SEKRETET E VULLNETIT (2)

"Të gjithë duan të jenë padronë - ka thënë W. Gëte - e asnjë s'është padron i vetvetes... Kush argëtohet me jetën, nuk arrin kurrë sukses; kush nuk komandon vetveten, mbetet gjithmonë një shërbëtor".


QË TË MOS JESH NJË SHËRBËTOR

Të vijmë tek ty, lexues. Ta zëmë - përkohësisht - se ti je një nga mijëra të njerëzve që kanë kaluar, e kalojnë përmes jetës time: një nga ata njerëz që hyjnë një ditë të bukur në studion time e jetojnë për gjysmë ore në kontakt me mua, nën ndikimin e vullnetit tim, në rrethin e drejtpërdrejtë të pushtetit tim.

Përshtypja që ti do të provoje do të ishte ajo e një inferioriteti të qartë e të padiskutueshëm mo ral. Një njeri i ulur në vendin e tij të komandimit, i rrethuar nga një personel (i shkallëzuar në mënyrë hierarkike, i disiplinuar, vigjilent) nëpunësish e agjentësh gati për të kapur shenjën më të vogël të padronit; një njeri që ka në dorë të gjitha instrumentet materiale të sundimit të tij, që me një firmë mund të realizojë shifra absurde e me një telefonatë vendos për fatin e qindra individëve, të ngjall nënshtrim, e ti vetë duhet ta pranosh: "Unë s'jam asgjë, përballë këtij njeriu".

Tani, unë të them: Ti vetë, ti që je përpara meje, i hutuar nga ndikimi i pushtetit tim, i dobët, i druajtur, i pasigurt, i zhvullnetur, mundesh, për disa vite, të bëhesh një "forcë" që të peshojë në shoqëri, një "pushtet" që të ngjall respekt e frikë, një "dominues" i admiruar.

Nuk po bëj retorikë, as optimizëm me çdo kusht. Vitet dhe eksperienca më kanë mësuar të shqyrtoj me saktësi mundësitë e individëve e të nxjerr pastaj argumente të përpikta.

Sekreti i këtij transformimi është tek ty, pak a shumë i zhvilluar, o ndoshta vetëm në embrion, mbytur nga dembelizmi e nga indiferenca: një embrion që nuk ke bërë përpjekje ta zhvillosh e ta përforcosh, o që ndoshta ke tentuar ta rritësh, por pa ia dalë mbanë.

TË DISH TË ZGJEDHËSH:

"Të gjithë duan të jenë padronë - ka thënë W. Gëte - e asnjë s'është padron i vetvetes... Kush argëtohet me jetën, nuk arrin kurrë sukses; kush nuk komandon vetveten, mbetet gjithmonë një shërbëtor".

Që të mund të dominosh të tjerët, është kusht i domosdoshëm të dish të dominosh vetveten. E për të dominuar vetveten është e nevojshme të kesh një vullnet të qartë, të gatshmi, të paepur. Duhet të arrish në atë pikë që të mund të marrësh nga vetvetja, nga burimet morale vetjake, fizike, intelektuale, tëre atë që do të doje pa përpjekjen më të vogël.

Vetëm në një periudhë të dytë, do të mundesh të ushtrosh mbi të tjerët atë dominim që është zbatuar para së gjithash me seriozitet, në mënyrë të pamëshirshme mbi vetveten.

Energjia, kjo dhunti e lartë, që ti shumë herë e ke admiruar tek një tjetër e nuk ke ditur kurrë ta ngjallësh ne mënyrë të mjaftueshme tek vetja jote, është rezultati i një fitoreje mbi elementet inferiore të temperamentit. Nuk është një veti e lindur dhe natyrore: është epilogu i një përpjekje.

Energjia e dalë nga vullneti, e plotëson dhe e zgjat në pambarim, duke transformuar përpjekjen fillestare në zakon duke i dhënë fuqi dhe zgjatje. Energjia është, me fjalë të tjera, një gjendje e vazhdueshme, e pandryshueshme, e zakonshme, e vullnetit, drejtuar ndaj një qëllimi të saktë e koshient.

Me anën e vullnetit, do të mbijnë e zhvillohen fort tek ty ambicia, vendosmëria, forca e durimit dhe e rezistencës, kruajua: të gjithë elementët e domosdoshëm për atë që do, në jetë, të sundojë, e jo të shërbejë.
Bota, sot, i përket njeriut të fortë. Të jesh i fortë, do të thotë të dish të dëshirosh. Të dëshirosh do të thotë të dish të realizosh. Ja leksioni i madh që i jep jeta atij që di ta kuptojë.

Në punë, në dashuri, në lojë, njeriu me vullnet do të ketë në mënyrë të pashmangshme epërsinë.
Në punë, vullneti ngjall energji, e bashkë rendit, e drejton, e mbështet, e udhëheq drejt qëllimit, duke përmbysur në mënyrë të pamëshir shme kundërshtarët e vështirësitë materiale.

Në dashuri, të dobëtit ,janë në mënyrë siste matike të eliminuar. Gratë, të interesuara nga njëra anë të zgjedhin burrin që vlen më shumë, që fiton më shumë, që u garanton jetën më të mirë ekonomike e shoqërore e prej instinktit, nga ana tjetër, për t'i dhënë më të fortit, më mashkullit, atij që e sundon në mënyrë të pashmangshme, kanë një tmerr të vërtetë fizik, për të dobëtit, për të pazotët, për të zhvullneturit!.

Gruaja shumë rrallë e kupton atë që përfshihet në fushën e idealit të shpirtërores, të "ëndrrës": është tmerrësisht kon krete dhe materialiste. Një "kafshë ekonomike" e përkryer. Prandaj, mos jep asnjë shenjë mbi dhuntitë e tua sentimentale - nëse nuk ke të tjera - e kujdesu të jesh e të dukesh i fortë.

Në lojë kam vënë re se individi më i vullnetshëm, individi moralisht superior, është, në 90% të rasteve, ai që fiton. Në kushte të barabarta, gjithmonë më i forti është ai që imponon lojën e tij kundërshtarëve.

DUKE BËRË NJË PËRMBLEDHJE:

Jeta i përket njerëzve të vullnetshëm, të tjerët janë të dënuar të veprojnë si shërbëtorë mbi skenën e shoqërisë e të shuajnë urinë me mbeturinat e banketeve të padronëve. Një burrë duhet të pretendojë diçka më shumë.

Ja dy vërejtje, të rëndësishme:
1. Mos e gjyko veten në mënyrë tepër optimiste.

Mos beso se ke arritur majën e zhvillimit moral. Përsa i përket energjisë e vullnetit, kurrë nuk fitohet etapa e fundit. Gjithmonë mund të shkohet më tej. Çdo hapi përpara i përgjigjen rezultate të pabesueshme, që ti tani i parandjen.

Njerëzve me vullnet, jeta u jep më shumë sesa ata shpresojnë.

2. Mos e gjyko veten në mënyrë tepër pesimiste.

Edhe nëse ti je infektuar nga sëmundjet më të rënda, më shkurajuese, më poshtëruese të vullnetit: nëse je i zhvullnetur, i pavendosur, i paqëndrueshëm, hipokondriak, dembel, kapriçioz, i turbulluar nga manira, i mbërthyer nga një ndjenjë inferioriteti e pafuqie, mundesh ta zhvillosh jashtëzakonisht shumë këtë embrion, që ti pra e zotëron, si çdo individ tjetër, por që dergjet brenda teje në gjendje latente (të fshehtë) o embrionalet: vullnetin.

Edhe ti mund të bëhesh për një kohë të shkurtër një njeri energjik. i vendosur, ngulmues, i sigurte, aktiv, i fortë. Ky libër është bërë për ty posaçërisht për ty. Lexoje, studioje, zbatoje: do shërohesh. Së bashku me fjalën e pamundur, duhet të heqësh nga fjalori yt edhe mbiemrin "i pashërueshëm". Kush dëshiron të shërohet, shërohet.

Thuaj vetes tënde:

"Në botë ekzistojnë padronë (pronarë, etj.) dhe shërbëtorë, sundon o sundohesh. Ky është klasifikimi suprem shoqëror i individëve. Dy fate. I pari i përket individëve që duan; i dyti atyre që nuk dinë të duan. Rruge të mesme nuk ekzistojnë për këtë. " Zgjidh!"

Vazhdon...
Xhemajl
Xhemajl

187


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekretet e Vullnetit Empty Çka në të vërtetë është - VULLNETI

Mesazh  elco 09.08.10 15:04

Çka në të vërtëtë është VULLNETI


"Energjia, kjo dhunti e lartë, që ti shumë herë e ke admiruar tek një tjetër e nuk ke ditur kurrë ta ngjallësh në mënyrë të mjaftueshme tek vetja jote, është rezultati i një fitoreje mbi elementet inferiore të temperamentit. Nuk është një veti e lindur dhe natyrore: është epilogu i një përpjekje."

Shkrimi, vecanarisht ky citat i marrë nga Xhemajl-i më dha vullnet që të shkruaj për pikpamjet e mia mbi vullnetin.

Në të vërtetë njerëzit posedojnë vullnet, ashtu si dhe të gjitha qeniet e gjalla. Askush nuk ka arritur që vullnetin ta prekë me dore, as ta shijoje, as ti marrë ere, as tia ndëgjoje zërin e as ta shohë se çfarë forme ka. Por ja që të gjithë e kemi dhe në një mënyre e ndjejmë që e kemi (sipas të gjitha gjasave kjo shqisë që na bën ta ndjejmë do të ishte shqisa e gjashtë).

"Vullneti" pra është një emërim (nocion) filozofik e që është i lidhur ngushtë me lartesinë e vetëdijes sonë.

Vullneti tek njerëzit çfaqet në forma të ndryshme, përderisa dikush ka vullnet për të krijuar diçka, një tjetër ka vullnet për të shkatërruar diçka. Ose përderisa i njejti njeri në një moment ka vullnet për të krijuar diçka, në një moment tjetër ka vullnet për të shkatërruar. Me siguri që çdo njeri i vetëdijshëm i cili posedon vullnetin për të jetuar, në përpjekjet e tij për të krijuar rrethanat jetësore ashtu siç ai dëshiron, i ka ndodhur që ti mërzitet jeta. etj.

Këto shembuj i morra për të qenë më i qartë përfundimi se VULLNETI çfaqet në forma të ndryshme dhe se çdo formë e vullnetit ka të kundërtën e vet. Plotësisht i vetëdijshëm, duke u bazuar nga prononcime të shumë njerëzve, se shumë njerëz e quajnë vullnet vetëm atë formë të vullnetit e cila sipas tyre është pozitive, kurse të kundërtën - mungesë vullneti. p.sh.

1. Vullneti për jetë - Vullneti për vdekje
2. Vullneti për kenaqësi - Vullneti për vuajtje
3. Vullneti për pushtet - Vullneti për nënshtrim
4. Vullneti për dashuri - Vullneti për urrejtje
5. Vullneti për të krijuar - Vullneti për shkatërim
6. Vullneti për të parashikuar - Vullneti për indiferencë
7. Vullneti për paqë - Vullneti për luftë
elco
elco

1


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekretet e Vullnetit Empty Re: Sekretet e Vullnetit

Mesazh  Xhemajl 13.08.10 12:37

SEKRETET E VULLNETIT (3)

Përsëritja e thjeshtë e një fraze, e një ideje, e një. fakti, mund të krijojë efekte të pallogaritshme. Kujtoni imazhin e vjetër të pikës së ujit e cila me durim, vazhdimisht gërryen shkëmbin. Fuqia e errët që përfshihet në këtë formë sugjestioni, është mjaft e njohur në Amerikë, e përbën, në fund të fundit, sekretin e publicitetit.


AMLETI I PËRJETSHËM

"Energjia: virtuti i parë dhe i vetëm njerëzor"
W. Von Humboldt

Shekspiri na ka lënë trashë gim, në një nga tragjeditë që të gjithë e njohim, Amletin, figurën e një njeriu të pavendosur përjetës isht, i lëkundur ndërmjet dëshirave dhe qëllimeve të papajtueshme, i luhatur ndërmjet plogështisë dhe veprimit, apatisë dhe vullnetit, hipokondrisë dhe eksitimit patologjik, dorëheqjes dhe ambicionit.

Kjo figurë, e pranuar, e vlerësuar dhe e kthyer në modë nga romanticizmi, është bërë simbol i një kategorie, për fat të keq e përhapur, njerëzish që rrojnë një gjendje somnambulizmi, të pafuqishëm për të realizuar veprimin më të vogël me një farë rëndësie e për të ndjekur një qëllim me një farë vështirësie, të gatshëm për të dramatizuar ndodhitë më të pakuptimta të jetës së tyre të përditshme.

Mundet që një pjesë e lexuesve mi të jetë infektuar tashmë nga amletizmi.

Kam njohur persona që ndjenin kënaqësi nëse i ngjasonin moralisht dhe intelektualisht Amletit e që mbanin vazhdimisht në jetë maskën e trishtimit të ngrirë e të mbyllur me një rëndesë të kobshme e moralizuese, e që do ta ndjenin veten rehat vetëm poshtë një manteli të zi e me një kafkë në duar.

Përveç këtyre teprimeve groteske, amletizmi mbijeton për fat të keq në një numër jo të paket personash. Karakteret me vullnet serioz e të vendosur janë të paktë.
Një firmë në Londër që kërkonte një shitës endacak, mbasi vendosi të merrte njërin nga kandidatët, shefi i personelit e vuri këtë të fundit në një provë.

- Nesër në orën gjashtë e dyzetë - i tha - ju do të niseni në X vend. Mbasi të keni arritur në orën njëmbëdhjetë do të bleni dy sandwichs, sepse sigurisht do t`ju ketë marrë uria, pastaj do të shkoni të vizitoni klientët, do të rregulloni llogaritë e ndërprera e do të më njoftoni telegrafisht çfarë keni kryer.

Pas dy ditësh, shefi i personelit morri një telegram ku shkruhej:
"Këtu nuk ka sandwichs. Jam i pavendosur. Më telegrafoni çfarë duhet të bëj".
Sigurisht kjo është një anekdotë. Por ekzistojnë, në botë, individë amletjanë jo më pak të ngathët e të lëkundshëm se ai shitësi endacak, të hutuar përballë vendimeve më fëmijërore e situatave më të thjeshta e të zakonshme.

Tani, të gjithë ata që janë të infektuar nga kjo sëmundje e aq më keq që vazhdojnë të kënaqen me qëndrime të zbrazëta, të padobishme, anakronike të një trishtimi të pakurueshëm e të një plogështie të përjetshme, duhet të mbajnë parasysh se tipi që ata mishërojnë i ka kaluar tashmë koha përfundimisht: mund tu dukej interesant vajzave dhe estetëve të shekullit të kaluar; por sot në epokën tonë, në këtë epokë të ethshme e të ashpër, të sunduar nga ankthi i shpejtësisë, i veprimit e në afrimin sa më të mundshëm me realitetin, nuk vlen më.

Me romanet e 1830-ës, është zhdukur mania e fytyrave të hequra, të mekura e të zbehta si tuberkulozë. Vajzat nuk qajnë më pranë një djaloshi të ligështuar, me sy fatal, me qafën të rrethuar nga një kravatë e zezë.

Kohët kanë përmbysur përgjithmonë këto manifestime te rënies fizike e morale. Vajtimet për djaloshin e mjerë, të ligështuar, nuk vlerësohen më; vajzat sot e ngulin shikimin mbi djemtë e fortë, me shpatulla të fuqishme, që flasin për makina e për rekorde; njerëzit e sotshëm i japin më shumë rëndësi energjisë, vullnetit, aktivitetit.

Kushdo e kërkon fatin. Na i kanë thënë që kur ishim fëmijë. Gjithçka na bën të kujtojmë, deri edhe kinemaja, spektaklet e luftërave që kërkuesit e parë të arit bënin më shumë me rivalët se me forcat e natyrës.

Popujt - që manifestojnë në shkallë më të gjerë e të dukshme prirjet e individëve - ndjekin, sot, të gjithë të njëjtin qëllim: të bëhen të fortë. Shkolla, familja, institucionet shoqërore përpiqen vetëm të edukojnë individët e masën me kultin e një virtyti që po bëhet gjithmonë e më i domosdoshëm: forcën.

Shikoni Japoninë, një nga kombet më modernë shpirtërisht. Qysh në fëmijërinë e parë, japonezët shkathtësohen, me forma nga më të ndryshmet, me praktikën e vullnetit e të energjisë. Rezultatet, janë në rend të ditës: të gjithë i njohin.

- Parimet që ne kërkojmë, nëpërmjet çdo lënde mësimi, për të futur në trurin e studentëve - më thoshte Rektori i Universitetit të Tokios, në një udhëtim në Japoni - janë këto: "Qëllimi thelbësor i jetës është të dominosh. Virtyti më i lartë njerëzor është vullneti. Me vullnet dominohen njerëzit dhe gjërat".

Duke këmbëngulur mbi këto parime, për 100 vjet do të kemi krijuar një popull fitimtar, realizues, dominues: njerëz, me tërë kuptimin e fjalës.

S'të ngelet gjë tjetër, veç të konsultohesh me kujtimet e tua, për të konstatuar se çdo herë që ke arritur të fitosh një rezultat të rëndësishëm, të çosh deri në fund me fitore një punë, të realizosh diçka, ia ke dalë sepse ke dashur t'ia dalësh.

E kur nuk ke arritur rezultatin që i ke propozuar vetes, kur ke dështuar në një punë o në një përpjekje, shkaku kryesor ka qenë mungesa apo pamjaftueshmëria e vullnetit: Shkruajini, mëdyshje, përtaci, mosbesim, frikë.

Do të diagnostikojmë thellësisht krizat, sëmundjet e anomalitë e vullnetit e ndikimin e tyre ogurzi në rrjedhjen e jetës së përditshme. Do të zbulojmë ilaçet e mënyrën si t'i përdorim. Ne vazhdim, do te shikojmë si forcohet vullneti, derisa t'i japim një intensitet të provuar, një fortësi diamanti, një shtytje të pa rezistueshme.

Secili nga lexuesit e mi që dëshiron të jetë i sinqertë me vetveten do t'i njohë me lehtësi, në inventarin që unë do të bëjë për të metat e vullnetit të tij. Duke zbatuar rregullat që unë do të sugjeroj, do te arrijë të shpengohet plotësisht. Etapa e pare do jete kryer. E dyta fuqizimi i vullnetit - nuk do të paraqesë më veç një pasojë, e lehte dhe e thjeshtë për t`u realizuar.

PËRGATITJE PËR ZHVILLIMIN E VULLNETIT

Zhvillimi i vullnetit presupozon një bazë thelbësore: aftësinë e interesimit dhe të vëmendjes. D.m.th. aftësinë për të fiksuar - në mënyre spontane apo për shkak të detyrimit - shpirtin mbi një gjë, mbi një person, mbi një ide, mbi një fakt, e për të fituar për to interesimin.

Ata qe stërviten, në shoqëri, për te dëgjuar me vëmendje të gjitha diskutimet që u drejtohen atyre, fitojnë në pak kohe një intuite të shpejtë, vigjilentë, të sigurt. Shembulli me karakteristik vihet re tek diplomatët.

Për ne, kjo zotësi vëmendje e interesimi ka rendësi kur lidhet me problemin e vullnetit. Nuk mund të duash një gjë që të mos ketë nxitur, qysh në fillim, imagjinatën tonë e të ketë thithur vëmendjen tone, e pastaj, të ketë ngjallur interesin tonë me te madh e me të thellë.

SI ZGJEROHET VËMENDJA?

Secili nga ju ka qenë, ndonjëherë, i mbërthyer nga imazhe, idera, në atë pike që të mos ketë mundur të çlirohet më. Secilit nga ju i ka ndodhur gjatë një dite të tërë, të mendojë me ngulm për një gjë, të bluaj me mend një frazë apo të ketë përpara syve linjat e një fytyre apo veçantitë e një skene, e të mos mundet më, me gjithë përpjekjet e shumta, të mendojë për një gjë tjetër, të harrojë atë frazë, të mos shohë atë fytyrë o atë skenë.

Këto fiksime, këto përsëritje të papëlqyeshme, këto ankthe, mund të marrin një ndryshim të madh në formë e të hyjnë në jetën tonë nëpërmjet shumë rrugëve. Janë fenomene të monomanisë: forma të vëmendjes së ekzagjeruar, të ushqyera nga kujtesa. Sa më shumë të përpiqeni t'i dominoni e t'i eliminoni aq më shumë i imponohen shpirtit tuaj.

Përsëritja e thjeshtë e një fraze, e një ideje, e një. fakti, mund të krijojë efekte të pallogaritshme. Kujtoni imazhin e vjetër të pikës së ujit e cila me durim, vazhdimisht gërryen shkëmbin. Fuqia e errët që përfshihet në këtë formë sugjestioni, është mjaft e njohur në Amerikë, e përbën, në fund të fundit, sekretin e publicitetit.

Njerëzit tërhiqen nga përsëritja e vazhdue shme, si e kur duhet.

Kohët e fundit, një studiues amerikan u desh të bënte një eksperiment për të kuptuar, përafërsisht, rëndësinë e sugjestionimit të njeriut nëpërmjet përsëritjes së thjeshtë.

Zgjodhi një mjedis që të mos haste as faktorin më të vogël të favorshëm: që të mos joshte sedrën e askujt, që të mos nxiste as lakminë, as kuriozitetin, as simpatinë, që të mos kishte as lidhjen më të vogël me bindjet fetare apo morale të personave mbi të cilët mendonte të kryente eksperimentin.

Zgjodhi, bile, një zgjidhje që të ngacmonte një element me rëndësi primare: interesin e tyre.

Lëshoi një frazë: "Më dërgoni një dollar!" , pasuar nga adresa e tij. Për njëzet ditë, gazetat, stacionet e radios, reklamat me drita përhapën nga njëri skaj i Shteteve të Bashkuar në tjetrin këtë slogan të shkurtër e urdhërues: "Më dërgoni një dollar!".

Që nga ajo kohë e më pas, njoftimi bëhej çdo ditë më kategorik e këmbëngulës: "Ju kam thënë të më dërgoni një dollar!... Nxitoni të më dërgoni një dollar!... Nuk ju mbeten më, veç tri ditë për të më dërguar një dollar!... Ekziston akoma dikush që duhet të më dërgojë dollarin!... Para mbrëmjes së nesërme, duhet të më dërgoni dollarin tuaj!... Më dërgoni dollarin tuaj brenda mesnatës".

Kërkesa ishte absurde, e pakuptueshme, e pajustifikueshme. Megjithatë, në krye të 25 ditëve, dollarët e ardhur nga çdo cep i Amerikës arrinin në 3 milion e 700 mijë. Eksperimenti e kishte arritur qëllimin plotësisht e studiuesi, i kënaqur, u kthente dërguesve dollarin e tyre.

Vëmendja, pra, mund të provokohet në një mënyrë mjaft të thjeshtë, të pranueshme për të gjithë: nëpërmjet përsëritjes. E zëmë se një ide o një frazë të mund të jetë përsëritur l00 herë ndaj një individi të shkujdesur e të paaftë për të menduar, pa ngjallur tek ai vëmendjen më të vogël.

Por, do t'i mjaftojë të formulojë mendimin më të vogël për atë që i paraqitet e i përsëritet, që të krijohet tek ai një farë vëmendje që do të jetë e prirur të zmadhohet, të zhvillohet, të marrë përmasa të mëdha. Pjesa më e madhe e besëtytnive, e traditave, të zakoneve e të besimeve e kanë origjinën tek përsëritja. Vetë zakoni, s'është tjetër veç rezultati i një përsëritje të gjesteve, të fjalëve, të bindjeve.

Mbasi ke ngjallur njëherë vëmendjen, është e lehtë pastaj të krijosh interesin. Kur është fjala për letërsinë, shkencën, artin, aktivitetin industrial, për problemet tregtare, mjeti më i mirë për të krijuar interesin qëndron në okupimin e fuqishëm, pa ndërprerje.

Për një argument letrar, për shembull, do të mjaftonte të fillohej studimi duke akumuluar një seri njohurish, të ngulitet aktivisht në kërkime e në lexime, duke mbajtur parasysh se pesë volume të lexuara njëri mbas tjetrit për një çështje të dhënë, japin përfitimin më të madh se 50 volume të lexuara në një distancë mujore ose vjetore. Ajo që vlen është intensiteti dhe vazhdimësia e përpjekjeve...

Tre të katërtat e njerëzve që në një farë pike të jetës së tyre pushojnë çdo aktivitet praktik e tërhiqen në ndonjë pronë të tyre duke vendosur të "pushojnë", shfaqin një spektakël të trishtueshëm: harxhojnë ditët një pas një për gjëra të kota, e mërziten tmerrësisht, sepse nuk dinë të interesohen për asgjë, as për libra, as për tablo, as për probleme shkencore o shoqërore.

Megjithëse, mund t'i kalonin në mënyrë shumë më të kënaqshme e më të dobishme për vete e për të tjerët vitet e tyre të "pushimit", nëse do të dinin të interesoheshin për diçka. Kam vënë re shpesh herë se, në shoqëri, personat e aftë për t'iu kushtuar kohës në dispozicion me okupime të tjera që nuk përbëjnë muhabete, kotësira o kalime kohe me budallallëqe, janë fare të paktë, paraqesin një përjashtim.

Një ditë, një intervistues gjerman më pyeti cili ishte, për mua, spektakli më i trishtueshëm i shoqërisë kontemporane

- Mërzia - i jam përgjigjur, pa hezitim. Individit që i hapet goja më shkakton një ndjenjë vuajtje. Është një njeri që nuk di të jetojë. Të jetosh, do të thotë të interesohesh, të apasionohesh, të mendosh pa ndërprerje për diçka. Pa interesa jeta është një nonsens (absurditet), një budallallëk. Mërzia rrjedh nga mungesa e interesave...

Binde veten për këtë të vërtetë: nuk është e mundur të duash, ose të vendosësh arritjen e një qëllimi e ta ndjekësh me këmbëngulje, me metodë e durim, nëse ky qëllim nuk na intereson, ose, nëse s'kemi ditur, më përpara, ta marrim këtë qëllim në konsiderate e të krijojmë në veten tonë një pasion të fortë të pa shkatërrueshëm për vazhdimin e tij.

Duhet së pari, që secili të dijë me saktësi ç'mendon të bëjë me përkushtim e me vëmendje; duhet, së dyti, që të vërtetojë nëse aktiviteti i përcaktuar e intereson realisht; në këtë rast, suksesi është i sigurt. Vullneti nuk do të bëjë tjetër veç do të ndihmojë këtë nxitje të krijuar më përpara e do të forcohet vazhdimisht nëpërmjet pengesave e vështirësive që do t'i duhet të hasë.

Duhet tit ngulitësh, njëherë e përgjithmonë, dy parimet që përbëjnë bazën për zhvillimin e vullnetit: vëmendjen dhe interesimin.

Vazhdon...
Xhemajl
Xhemajl

187


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekretet e Vullnetit Empty E MREKULLUESHME

Mesazh  agro1 14.08.10 14:47

Te faleminderit shum, shum, shum. E mrekullueshme !
agro1
agro1

17


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekretet e Vullnetit Empty Re: Sekretet e Vullnetit

Mesazh  Xhemajl 14.08.10 14:54

.


Edituar për herë të fundit nga xhemajl në 10.04.12 16:47, edituar 1 herë gjithsej
Xhemajl
Xhemajl

187


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekretet e Vullnetit Empty Re: Sekretet e Vullnetit

Mesazh  Xhemajl 16.08.10 20:04

SEKRETET E VULLNETIT (4)

Autosugjestioni qëndron pikërisht në ndikimin e vetëdijes mbi pavetëdijen (me terma më të sakta: të një njeri mbi vetveten), me qëllim për të krijuar një bindje, një veprim, një qëndrim të paravendosur.

Ne mund te autosugjestionohemi, në mënyrë që të marrim nga vetja jonë rezultatet që duam. Autosugjestioni vihet përmes përsëritjes me durim të një vendimi o të një propozimi, në të cilin duhet të hyjë gjithashtu "maksimumi" bindjes, por nga i cili përjashtohen në mënyrë absolute sforcimi dhe kokëfortësia.


ZHVILLIMI I VULLNETIT

Shqyrtoni me vëmendje këtë fakt. Ekzistojnë në botë miliona individë, që vuajnë nga gjaknxehtësia, nga mungesa e kontrollit mbi vetveten, nga manira, nga të meta shumë të ndryshme që hyjnë në kategorinë e madhe të fenomeneve nervozë, e që nuk do të kërkonin më tepër veç të dinin të dominonin e të përmbanin vetveten.

Neurologët pohojnë se në këto raste mjafton të veprohet mbi trurin e të sëmurit, mbi inteligjencën e tij, mbi idetë e tij. E metoda tregohet, në shumë raste, plotësisht e paefektshme. Një individ mund ta dijë shumë mirë se është i keq e megjithatë të jetë i pazoti të korrigjohet.

Ç'mund të bëjë, ky individ, për t'u shëruar? Vetëm një gjë: të përqendrojë vëmendjen e tij, për një farë kohe, mbi zakonet e reja, derisa të harrojë plotësisht të parat. Duke gjetur metodën për të arritur këtë qëllim (për të eliminuar zakonet e vjetra e për të fituar të rejat), shërimi do të jetë fare i lehtë. Por si do të mundet, ky individ të fitojë zakone të reja?

Duke ndërmarrë një përsëritje sistematike, të rregullt e graduale të gjesteve të kundërta me zakonet nga të cilat do të çlirohet, e njëkohësisht, duke përcaktuar në vetvete - me një seri auto-sugjestionesh që do të analizojnë - një gjendje të zakonshme qetësie e gjakftohtësie. Shërimi do të vijë nga vetvetja.

Po kështu edhe për sëmundjet e vullnetit. Zhvillimi i vullnetit është një problem i thjeshtë zhdymëzimi e autosugjestioni.

ÇFARË ËSHTË AUTOSUGJESTIONI?

Të gjithë lexuesit e mi e njohin nëpërmjet romanit të Stevensonit o përmes interpretimit kinematografik të Frederik March, ndodhinë e doktor Jeckyll: njeriun që kishte arritur, nëpërmjet një proçesi kimik, të zhdymëzonte vetveten e të luante, herë pjesën më të mirë e të vetëdijshme të personalitetit të tij, herë pjesën më të keqe, pjesën e shëmtuar.

Ideja themelore e këtij romani nuk është e re. Stevensoni nuk ka bërë tjetër veç ta dramatizojë. Prej kohësh dihet se tek çdo njeri gjendet një element i dyfishtë, një shtytje e dyfishtë, një personalitet i dyfishtë: vetëdija dhe pavetëdija, prej nga rrjedh, në jetën morale, një renditje e dyfishtë faktesh! Frojdi e ka kapur dhe e ka ngritur në shkencë këtë teori shumë të vjetër, të vërtetuar nga fenomene të shumta, si delirium tremens e somnambulizmi.

Autosugjestioni qëndron pikërisht në ndikimin e vetëdijes mbi pavetëdijen (me terma më të sakta: të një njeri mbi vetveten), me qëllim për të krijuar një bindje, një veprim, një qëndrim të paravendosur. Ne mund te autosugjestionohemi, në mënyrë që të marrim nga vetja jonë rezultatet që duam.

Autosugjestioni vihet përmes përsëritjes me durim të një vendimi o të një propozimi, në të cilin duhet të hyjë gjithashtu "maksimumi" bindjes, por nga i cili përjashtohen në mënyrë absolute sforcimi dhe kokëfortësia. Nëse ti, natën (supozojmë se ti vuan nga pagjumësia) përqendrohesh, mbyll sytë, e duke qëndruar i qetë brenda jorganit, i përsërit vetvetes, nën zë, me bindje: "Ja, tani po fle, tani po më zë gjumi..." është fare e qartë që do të flesh për pak minuta; nëse përkundrazi, irritohesh, e vendos me veten tënde: "Dua të fle, dua absolutisht të fle... nuk do të flesh kurrë".

Autosugjestioni duhet të jetë i efektshëm në gjendje shpirtërore fare të qetë, në një ambient pa zhurmë, në orë të përshtatshme. Efekti i këtij procedimi psikologjik është shumë i madh. Doktor Cone, në Francë ka krijuar një sistem të tërë terapie në bazë të sugjestionit, duke mundur të shërojë nevrasteni (dobësi nervore), fobi (ankth), marrje goje, paralize, nevralgji (dhimbje nervi). Metoda e tij është bazuar mbi këtë "Nëse arrini të bindni një të sëmurë se mund të shërohet, do të shërohet".

Në fushën e vullnetit, autosugjestioni përbën faktorin vendimtar, sekretin, bazën, kyçin e kthesës. Zbatimi i tij, do të jetë për ty një punë interesante, tërheqëse. Do të vesh re zgjimin e vullnetit tënd me një kënaqësi në rritje, si një aventurë plot joshje o me shfaqje sugjestive (tërheqëse).

Në përputhje me atë që thotë doktor Cone, duke iu referuar kurës së sëmundjeve, mund të pohohet, në fushën e vullnetit: "Nëse ti arrin të bindësh veten se mund të duash e të arrish atë që ke për zemër, do ta arrish". Kur një ide është transformuar, në mendjen tonë, në sugjestion, çdo përpjekje e kryer për ta eliminuar nuk bën tjetër veç do t'i jepte fuqi më të madhe e fortësi më të madhe.

Autosugjestioni bën pjesë në forcat e mëdha që flenë tek ne: duhet ditur ta dominosh e ta shfrytëzosh. Është një armë e fuqishme, që pak e njohin dhe e vlerësojnë. Jemi ashtu siç duam të jemi: kushdo që ecën në jetë me idenë për të arritur diçka, në mënyrë të pashmangshme do ta arrijë.
Për arsye eksperimentimi e stërvitje, bëj këto ushtrime elementare. Do të shërbejnë si parapërgatitje për ato që do të të sugjeroj më tutje. Mos i nënvleftëso: janë të domosdoshme për ty.

USHTRIME PARAPËRGATITORE

Mbyllu në dhomën tënde, o në një dhomë çfarëdo, ku të jesh vetëm të kesh mundësi të vendosësh një farë qetësie e një farë përqendrimi. Pakësoje dritën, në mënyrë që të krijohet një gjysmë hije e lehtë. Ulu, vendose veten në një pozicion të rehatshëm, që të mos të të shqetësojë o të të hutojë asnjë përshtypje me karakter fizik. Në fillim, imponoi vetes një qëndrim absolutisht të palëvizshëm për pesë minuta, më pas do të arrish, shkallë - shkallë, deri në 15 minuta.

Ky ushtrim i thjeshtë kërkon tashmë një farë përpjekje të vullnetit, siç do ta vëresh edhe ti vetë. Përsërite shpesh, derisa ti të kesh arritur të ruash palëvizshmërinë, pa përpjekjen më të vogël, pa lodhje, pa tension nervor.

Atëherë, e vetëm atëherë, do t'i imponosh vetes një argument meditues, mbi të cilin do të përqendrosh, në mënyrë të thellë, të vendosur, tërë vëmendjen tënde e inteligjencën tënde. Do duhet të arrish, duke e përsëritur tetë o dhjetë herë ushtrimin, që të mund të mendosh për një çerek ore për një argument çfarëdo, me një intensitet të tillë, që të mos biesh më në hutimin më të vogël as të mos ndikohesh nga zhurma më e vogël rreth e rrotull.

Në vështrim të parë, ky do të duket ndoshta një ushtrim fëminor o punë për murgjit. Në fakt është një sport i vërtetë për vullnetin: një gjimnastikë e vullnetit, e aftë për të zhvilluar vetitë e tua të përqendrimit e të dominimit mbi vetveten. Dhjetë, pesëmbëdhjetë minuta në palëvizshmëri, përbëjnë një përpjekje të vullnetit, që fare pak dinë ta kryejnë: 10, 15 minuta meditim mbi të njëjtin objekt, pa shqetësime të asnjë lloji, zbulojnë një fuqi energjie jo indiferente, të pranueshme vetëm për ata që, nga eksperiencat e mëparshme, janë stërvitur tashmë në përqendrim e në izolim mendor.

Sa herë, në fakt, do të kesh vënë re, me një ndjenjë inati e zemërimi që, pavarësisht se të është imponuar në mënyrën më absolute për të thelluar një çështje të dhënë, shpirti yt fillonte automatikisht të endej e të tërhiqej, përmes një bashkëlidhje idesh të vështira për t'u rindërtuar, shumë larg nga pikënisja! E duke u shkundur përnjëherësh nga ëndërrimi yt i kotë, do të çuditesh që e ke lënë veten të shtyhet kaq lehtë nga imagjinimi, në një fushë krejt të ndryshme nga argumenti meditues që të ishte imponuar.

Askush nuk mund të nisë një veprim për fitoren e energjisë e për zhvillimin e vullnetit, nëse nuk arrin më parë të dominojë fantazinë e vet.

Ushtrime të tjera, të ngjashëm me të mëparshmin, por shumë më të lehta, janë këto: të shtrish dorën mbi gju e të përpiqesh të numërosh ngadalë, pa menduar për asgjë tjetër, duke përkulur herë pas here gishtërinjtë, së pari deri në tre, pastaj deri në pesë, pastaj deri në dhjetë, deri në njëzetë. Ose: të numërosh me vëmendje hapat e tua, duke ecur rrugës, në mes të turmës.

Ose: të shqyrtosh thellësisht e të ndash në linja të veçanta një vizatim të komplikuar gjeometrik. Do të gjesh shumë prej këtyre mënyrave praktike që - nëse ndryshojnë në mënyrë të vazhdueshme - nuk do të të lodhin tepër e do të të ndihmojnë të arrish një rezultat të rëndësishëm: forcën e përqendrimit, të vëmendjes, e të menduarit. Do të stërvitesh kështu me anë të autosugjestionit, i cili siç e kemi parë, është krejt një çështje përqendrimi e këmbëngulje ndaj një qëllimi të përcaktuar.

Ja, tani, disa ushtrime autosugjestioni, si parapërgatitje për zhvillimin e vullnetit. Nëse do të kesh një ide të qartë për fuqinë e autosugjestionit që ushtron mbi individët, shqyrto këto dy raste:

I pari i referohet akrobacisë. Nëse ti vendos gjysmë metri nga toka një dërrasë të gjerë 20 centimetra, do ta përshkosh me lehtësi të madhe; por nëse ti e vendos në 100 metra lartësi e do përpiqesh të kalosh mbi të, do të biesh. Kjo, sipas logjikës, nuk do të duhej të ndodhte absolutisht.

Por është çështje autosugjestioni. Ti nuk bie nga gjysmë metri lartësi, sepse je i bindur se nuk do të biesh: bie nga 100 metra, sepse je bindur se do të biesh. Akrobati nuk bie nga 100 metra lartësi, sepse ka arritur, duke autosugjestionuar e duke ia treguar vetes me një fare numri provash, për t'u bindur se nuk do të bjerë.

Një fakt tjetër. Ta zëmë se ti hyn në oborrin e një shtëpie fshati e që një qen të sulet duke lehur. Nëse ti i kthen shpatullat e ikën, qeni do të të kafshojë; nëse nuk lëviz e i ngul sytë, nuk do të të sulmojë. Do ta shpjegosh faktin, duke thënë se në rastin e dytë qeni ka pasur frikë nga ty, është tërhequr nga shikimi yt e nuk ka guxuar të të sulmojë.

Është një shpjegim i pamjaftueshëm: shpjegon vetëm qëndrimin e qenit, e nuk shpjegon tëndin. Në rastin e parë, ti i je nënshtruar vrullit e ke ikur, i bindur se qeni do të kishte kafshuar në mënyrë të pashmangshme: e në fakt ka ndodhur pikërisht kështu. Në rastin e dytë, përkundrazi, ti i ke thënë vetes tënde se qeni nuk do të të kishte sulmuar, e prandaj nuk ke lëvizur: në fakt qeni nuk të ka sulmuar.


USHTRIME ELEMENTARE AUTOSUGJESTIONUESE

1. Ti duhet të ndërmarrësh një punë, të nisësh një kërkim, të kapesh pas një pune çfarëdo. Para se te vihesh në veprim, përqendrohu e mendo mirë disa minuta për atë që do të të duhet të bësh, për të vendosur si ta kryesh e për ta çuar deri në fund, për të mos hequr dorë para se ta kesh kryer plotësisht. Megjithëse mund të të dukej e çuditshme, do të kuptosh se realizimi i punës do të jetë fare i lehtë e që do të arrish realisht ta çosh deri në fund, me një rezultat të plotë, të përkryer.

Mos i jep këtij ushtrimi një vlerë thjesht si eksperiment me hope, i mirë për t'u realizuar nganjëherë. Përshtate si sistem. Asgjë nuk provizohet në jetë: një përgatitje serioze dhe e thellë morale ushtron, mbi çdo gjest tëndin e mbi çdo aktivitet tëndin, një ndikim vendimtar.

Përdore mbi të gjitha këtë sistem kur është fjala për vendime të rëndësishme. Do të kishte, në bote, shumë më pak të falimentuar shumë më pak të spostuar, shumë pak "të dështuar", nëse para se të formulohet një vendim që mund të ndikojë për pjesën më të madhe të të ardhmes, secili do të bënte ato që unë të kam sugjeruar.

Nëntëdhjetë përqind e vështirësive, të druajtjeve, të ndjenjave shqetësuese, që fillestarët provojnë në çdo ndërmarrje të re, e që shpesh bën të tërhiqen, rrjedhin nga mungesa e çfarëdo lloj parapërgatitje morale.

2. Mbrëmjeve, në krevat, para se të flesh, thuaj vetvetes në mënyrë të qetë por të vendosur: "Nesër, gjatë gjithë ditës, dua të jem çliruar nga çdo torturë morale o nervoze, dua të mbetem i qetë e alegro, dua të jem i respektuar me të gjithë" Ditën tjetër, do të vësh re se dëshira e shprehur vetvetes në formë kaq kategorike, ushtron mbi ty e mbi gjendjen tënde shpirtërore një ndikim të pamohueshëm, të dukshëm: më i dobët në ditët e para, më fortë në ditët e më pasme, nëse do të jesh këmbëngulës për një farë kohe në këtë ushtrim.

Do të kesh natyrisht momente dobësie: nuk mund të merret për 15 ditë, një përmbysje tërësore e temperamentit tuaj. Edhe njeriu më i urtë i botës mund t'ia presë fytin një tjetri, nëse do të jetë provokuar forcërisht. Por dobia e kësaj forme elementare të autosugjestionit do të shfaqet në mënyrë të pamohueshme. Disa profesorë kanë arritur, me këtë sistem, të shërojnë pasionin për opium e për vese të tjerë të gjykuara përgjithësisht të pashërueshme.

3. Ti e di se duhet, nesër, të kryhet një veprim që kërkon vullnet e vendosmëri; se duhet të ndërmerret një punë e vështirë, e mërzitshme, antipatike; se duhet të kryhet një detyrë; se duhet të paraqitesh tek një person që e urren; se duhet të mbash një diskutim; se duhet t'i thuash jo dikujt. E di se duhet të zotërosh, se duhet të bësh, në fund të fundit një përpjekje të madhe mbi vetveten.

Formulo para se të flesh, një vendim të këtij lloji: "Dua, nesër, të kryej me shumë qetësi e me shumë indiferencë, atë diçka të përcaktuar që më ngacmon". Mos iu impono tepër dhunshëm, as me ndjenjë hidhërimi; por me thjeshtësi, me gjakftohtësi, pothuajse pa e përfillur shumë. Do të arrish, pa dyshim, të kryesh atë që duhet, në mënyrën që ti e ke paracaktuar.

E duke vazhduar me këmbëngulje në këtë qëllim të pandërprerë për ta bërë natyrë të dytë në veten tënde, do të marrësh efektet me të mrekullueshme. Duke përsëritur shpesh këto lloj ushtrimesh, do të mundesh të vësh re në mënyrë të pagabueshme një përmirësim të madh në gjendjen tënde shpirtërore të zakonshme.

Prandaj mos u shkurajo, nëse eksperimentet e para do të duken jo shumë të kënaqshme. Këmbëngul, përsërit me durim eksperimentet, zhvilloi me bindje: rezultatet nuk do të vonojnë të shfaqen. Atëherë, sapo të kesh filluar të kuptosh se ke fituar një farë dominimi mbi vetveten, mos harro se ky është momenti i çmueshëm që të shumëfishosh aktivisht përpjekjet e tua. Rezultati i kësaj disipline të fortë e të durueshme morale do të kalojë parashikimet e tua.

Fund i kapitullit të parë
Xhemajl
Xhemajl

187


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekretet e Vullnetit Empty Faleminderit.

Mesazh  agro1 17.08.10 22:55

Faleminderit shume!
agro1
agro1

17


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekretet e Vullnetit Empty SEKRETET E VULLNETIT (1) (Kapitulli i dytë)

Mesazh  Xhemajl 23.01.11 12:11

KRIZA E VULLNETIT

SHKURAJIMI

"Fati ynë nuk është jashtë nesh, por brenda nesh: tek vullneti ynë"
Confucio


Dua - duke folur për këtë krizë të vullnetit - të vë në dukje një fenomen të cilin të gjithë, pak a shumë, e takojnë në jetën e tyre: një fenomen depresioni që ushtron në disa periudha të ekzistencës, ndonjëherë tepër të gjata, një ndikim shkatërrues.

Edhe ti do të kesh kaluar të paktën një nga këto periudha të errëta, të zymta, të tmerrshme, gjatë së cilës duket se një ankth torturon trurin, paralizon vullnetin, ashpërson shumë nervat. Vetëm ata që nuk kanë bërë kurrë asgjë, që nuk kanë ndër­marrë kurrë asgjë, që kanë ndjekur me pasivitet rutinën e jetës së tyre monotone, të zakonshme, të lehtë, nuk e njohin shkurajimin.

Ata që, si ty, përpiqen të shmangen nga automatizimi i karrierës së tyre të vogël, për të krijuar një jetë më të denjë, janë vazhdimisht të ekspozuar ndaj këtyre periudhave të zymta të depresionit moral, sepse, jo të gjitha përpjekjet janë të prirura të realizohen pa kontraste të rënda; e çdo vështirësi me një farë mase, çdo mossukses, çdo rezultat negativ, krijon në vetvete një reagim shkurajimi, që nëse nuk përballohet e mbytet para se të jetë thelluar e zhvilluar - mund të paragjykojë fatkeqësisht tërë të ardhmen.

Një nga karakteret më të dëmshme e të rrezikshme të shkurajimit qëndron pikërisht në këtë prirje të tij për t'u zmadhuar, për t'u intensifikuar, për t'u thelluar e për të përmbysur me një goditje të vetme - tërë energjitë e një njeriu: kurajën, vullnetin, shpirtin e besimin në vetvete, besimin në sistemin e vetë nervor.

Përplasjet e jetës krijojnë me mijëra nga këto "kufoma të gjalla". Klinikat janë mbushur me persona të infektuar nga kjo sëmundje, për të cilën janë gjetur - për të pakësuar shqetësimet e të vuajtu­rve - emrat më të ndryshëm: nevralgji, ipokondri, depresion psikik: por në realitet është gjithmonë e njëjta dhe e vetmja sëmundje: shkurajimi!

E jo vetëm klinikat: por bota është plot me fatkeq që zvarriten si nën peshën e një dënimi të pariparueshëm, të një sëmundje të pashërueshme, një fati të keq: me individë që ecin në jetë si hije: të pakënaqur, të nervozuar, gati për t'u nxehur, shkëputur nga realiteti: me një fjalë, të mundur.

Çdo riparim fizik, çdo kurë dietike, çdo terapi mjekësore tregohet absolutisht e paefektshme, mbi këta të sëmurë nga nervat. Ilaçin, secili e ka brenda vetes; por të pakët, shumë të pakët, janë ata që dinë të arrijnë këtë zbulim e të ndërmarrin kurën që do të mund shëronte; një kurë; me karakter thelbsisht moral.

Flas me bindje të thellë për këtë: unë vet kam pësuar - si të gjithë ata që bëjnë një jetë të ethshme e ripërtërijnë, si mund ta themi çdo ditë, një përpjekje që mund të ketë sukses o mund të dështojë - goditje shkurajimi. Por, ndryshe nga pjesa më e madhe e personave që bien në mossukses, nuk i kam lënë kurrë kohë goditjes e mundësisë për të përfunduar në krizë.

Shkurajimi, siç kam thënë, është një sëmundje progresive: fillon të shfaqet si një fenomen i izoluar i jetës tonë e arrin, nëse nuk mbytet në kohë, të thithë tërë personalitetin tonë, mendimet tona, botën tonë të brendshme. Sekreti i kurës qëndron në vetëdijen për ta kapur në kohë.

"Unë nuk e kam lejuar kurrë shkurajimin të më sundojë më shumë se një çerek ore - më thoshte një ditë Rockfelleri - Ja përse kam arritur të çaj në situata që kushdo do t'i kishte përcaktuar të dëshpëruara, absurde, të patolerueshme.

Nëse i nisur nga asgjë, kam arritur të realizoj punëra që kanë çuditur Amerikën, nuk ka ndodhur vetëm sepse unë jam një punëtor i madh, një inteligjent i madh, o një fatlum: ia dedikoj suksesin tim, mbi të gjitha, se kam pasur besim: se nuk e kam lënë kurrë veten gjatë në krizë shkurajimi, se kam transformuar, me këmbëngulje e optimizëm, një dështim në një sukses, se kam besuar atje ku të tjerët do të ishin të dëshpëruar.

Ky besim në të ardhmen, tek fati në dobinë e përpjekjeve të mija, ka ngulitur në tërë qenien time atë gjurmë dinamizmi, që e ka bërë të pëlqyeshme e interesante për mua, të admirueshme për të tjerët".


MOS BESO NË PARIPARUESHMËRI

Lumturia është "vullnet i kënaqur". Ai që nuk ka arritur, në ndonjë rrethanë të jetës, të realizojë vullnetin e tij e nuk ka ditur të fshijë përshtypjen e pafuqisë që i është krijuar prej kësaj, ai që nuk ka ditur të frenojë në kohë ndjenjën e shkurajimit, është i prirur të mbajë në jetë një peshë që do t'i prishte çdo gëzim.

Mjafton një mossukses për të krijuar një "të falimentuar": kur këtij mossuksesi i ngjitet një krizë e papërcaktuar shkurajimi. Ja, për ty, metoda që duhet të përdorësh në momentet e rënda e të vështira të jetës.

Kur ndjehesh i goditur nga një fatkeqësi, nga një padrejtësi, nga një mossukses, mos krijo në veten tënde atë paragjykim të tmerrshëm që quhet: pariparueshmeri. Asgjë nuk është e pariparueshme në botë. Mos i thuaj vetvetes: jeta ime ka mbaruar. Jeta gjithmonë mund të rifilloje. Mos mendo: unë nuk jam i prirur për të pasur sukses. Të gjithë janë të prirur për të arritur sukses.

Kam parë individë, që kanë çuar me kurajo deri në fund punëra në të cilat kanë qenë penguar nga një kompleks kundërshtimesh të mëdha. Kam njohur njerëz që kanë pasur kurajon të rindërtojnë një jetë të re mbi rrënojat e shkatërrimit moral financiar: njerëz që një ditë kanë vënë re shembjen e tërë fatit të krijuar me durim në dhjetëra vjet sakrificë e punë, e që mëngjesin tjetër kanë ditur të gjejnë në veten e tyre forcën për të rifilluar nga e para: njerëz që dhjetë herë kanë falimentuar në një përpjekje, e në të njëmbëdhjetën kanë arritur suksesin: njerëz që dukeshin të humbur, që në gjykimin e njerëzve të zakonshëm quheshin të dështuar, e që kanë ditur të përmbysin situatën e dëshpëruar.

Mos u shkurajo kurrë. Sado të rënda të jenë rrethanat në të cilat ti përplasesh, sado kritike të jenë kushtet e tua, gjejë në veten tënde forcën për të mos u rrëzuar kurrë. Mbi të gjitha mos u dëshpëro kur je i detyruar të luftosh kundër vështirësive me karakter financiar. Pesëdhjetë përqind e njerëzve aktualisht më të pasur të botës kanë vuajtur në rini - e shpesh edhe në vitet e pjekurisë - nga uria.

E në çdo kohë, në çdo vend, ka qenë gjithmonë kështu. Të gjithë ata që ia kanë dalë të bëjnë diçka të madhe në botë e që kanë pretenduar të ngrihen mbi masën, kanë luftuar ashpër kundër varfërisë e mjerimit.

Karli i VII, mbret i Francës, para se të dilte fitimtar nga lufta kundër kundërshtarëve të tij, ndodhej në një gjendje të keqe. Po kështu edhe Luigji i XII.

Aleksandër Dumas ishte vazhdimisht i ndjekur nga ftuesit e gjykatës. Kjo kategori nëpunësish për­bënte për të një ankth të vërtetë. Një ditë qe ftuar për të dhënë një kartëmonedhë njëzet frangash për varrosjen e një ftuesi të vdekur në mjerim. Dumas dha dyzet, duke thënë: Ja 40 franga: varrosni dy.

Gjëja e parë, pra, ruaje nga gjykimi "i paripa­rueshëm" veten tënde. Nuk them se ti duhet t'i du­rosh me indiferencë të plotë provat e hidhërimet e jetës: stoicizmi absolut nuk ekziston veç në teori, në realitet është i parealizueshëm.

Por ekziston një gjendje e zakonshme shpirtërore, pikërisht për njeriun që, duke marrë parasysh humbjen e pësuar, di ta durojë më mirë se një tjetër: është kalitja morale, që mund të arrihet e forcohet duke e ushtruar përditë në rastet më me pak rëndësi.

Kush ushtrohet te notojë në një përrua, do të dijë nesër, të notojë edhe në oqean; ai që di të dëgjojë pa u tronditur zhurmën e një porte të përplasur natën, do të mundet, nesër, të dëgjojë pa frikë buçi­mën e një topi.

Kushdo mund, duke u stërvitur, të durojë me indiferencë goditjet e jetës së përditshme, do të arrijë ta sundojë veten e të ruaj një humor të tillë të pandryshueshëm, një qetësi të tillë, një gjendje të tillë sigurie e superioriteti, sa të mund të përballojë pa frikë edhe kundërtitë më të rënda e më të papritura të jetës.

Njëherë, dy minj ranë në një enë plot me qumësht.
I pari, që ishte pesimist e i prirur lehtë nga shkurajimi, rënkoi:
- Jam i humbur, addio!..
- E la veten të fundosej e u mbyt.
Por i dyti, që ishte optimist e nuk humbte kurrë gjakftohtësinë e tij, i tha vetes:
- Nuk dua të vdes; jeta është tepër e bukur.
E filloi të lëvizte këmbët me tërë forcën, saqë qumështi u ngurtësua, duke u kthyer në gjalpë. Miu u ngjit sipër, që aty u hodh në tavolinë, e nga tavolina në strofkën e tij të vogël.
"Jeta është tepër e bukur"! Kujtojeni, edhe në rrethanat më të këqija të jetës. Është fjala vetëm për të thyer rrethin e dëshpërimit, për të hequr nga sytë pëlhurën e zezë të shkurajimit, për t'i bërë apel, me tërë energjitë e brendshme, vullnetit instiktiv për të rrojtur, që nuk e braktis individin as edhe në momentet e agonisë.

Vazhdon...
Xhemajl
Xhemajl

187


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekretet e Vullnetit Empty Re: Sekretet e Vullnetit

Mesazh  Uliks 24.01.11 22:31

Te lumt Xhemajl vertet nje shkrim me vlera te larta kogja nje kohe te gjat kesi lloj shkrimi nuk kam lexuar ne explorer me ka pelqyer per se tepermi besoj se per kesi tema kemi nevoje te gjithe respekt.
Uliks
Uliks

36


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekretet e Vullnetit Empty SEKRETET E VULLNETIT (2)

Mesazh  Xhemajl 30.01.11 10:37

Bindu mirë për këtë të vërtetë: nuk ekzistojnë situata të dëshpëruara: Një zgjidhje gjithmonë ekziston: për atë që di ta zbulojë. Ndonjëherë, ilaçi shfaqet atje ku se pret: nga ndonjë rrethanë me fat, nga ndonjë koinçidenë rastësore, nga ndonjë fakt i harruar e i largët. Jeta është shumë kapriçoze!




GJAKFTOHTËSIA

Tristan Bernard shëtiste një ditë nëpër Paris me karrocë. Sapo karrocieri i ra kalit me kamxhik, kafsha e mjerë e trembur nga befasia e goditjes dhe filloi të hidhej përpjetë, të turfullonte e të bënte rrëshqitje, derisa, papritur, u lëshua përtokë e nuk lëvizi më. Atëherë, Tristan Bernard duke zbritur gjakftohtë nga karroca, pyeti me qetësi karrocierin, si të gjendej në një rreth kalorsiak: Vetëm këtë di të bësh?

Pak njerëz dinë të ruajnë, përballë kundërtive të vogla të jetës së përditshme, një kthjelltësi të tillë të shpirtit. Nga 10 persona që do të gjendeshin në një rast të ngjashëm me atë të Tristan Bernardit, të paktën 8 persona do të ishin nxehur, do të kishin humbur plotësisht kontrollin e vetvetes, do të kishin bërtitur, do të vërsuleshin kundër karrocierit o do të shfrenin dufin kundër kafshës. Ç'dobi ka?

Ta zëmë se një fatkeqësi e njëjtë, një mossukses i njëjtë bie mbi katër individë të ndryshëm.
I pari është një " maniak depresiv ": një nga ata njerëz që ligështohen për hiçgjë, qajnë lehtë, rrojnë në një gjendje të vazhdueshme ankthi, frike e shqetësimi.
I dyti është një tip thellësisht i ndryshëm nga i pari. Violent, zemërak, i pacipë në fatmirësi, i dëshpëruar në fatkeqësi, kalon në çast nga ekzaltime të verbëta në trishtime të zymta e të thella.

I treti është një individ moskokëçarës. Nëse shkon mirë, aq më mirë; nëse shkon keq, pak rëndësi ka. Ç'të bëjmë?
I katërti është një njeri i arsyeshëm, padron i vetvetes, i ndjenjave të tij, i nervave të tij.

Si do të reagojnë në disfatën o në fatkeqësinë që do t'u ndodhë papritur?
Maniaku depresiv: do të lëshohet mbi një kolltuk. Nuk do të mund dot të fshehë ngashëri­min që e bën t'i dridhet buza, do të shkulë flokët me dorë. Herë pas here, do të nxjerrë nga xhepi shaminë për të fshirë djersën që i rrjedh nga balli. Nuk do të pushojë së ankuari.

"Paskam qenë budalla, i paaftë, i mirë për asgjë! I kisha tërë mundësitë për t'ia dalë mbanë, e i vetmi rast i favorshëm i tërë jetës time. Nuk do të kisha mundur të gjeja një kombinim më të sigurt: e megjithatë... bram; Duhej pikërisht të bëja budallallëk në momentin e fundit! Një rast i tillë nuk ka për t'u paraqitur kurrë më. Jam një njeri i shkatërruar. Është shkatërrimi, falimentimi me afat të shkurtër. Aq më keq për mua. Vetë e desha! "

Zemëraku: Do të përshkojë me nervozizëm dhomën e tij nga një qoshe tek tjetra. Sytë e tija shkëlqejnë nga një dritë armiqësore, një ngërdhesh­je e tmerrshme i shtrembëron gojën. Gjestet e tij janë të vrazhda e të çrregullta. Më në fund, ndalon para tavolinës, e duke goditur fort me grusht, i mban vetvetes këtë diskutim:

"Fatkeq! Është e treta herë që gabon kështu. Është faji yt? Jo. Fati të ra në qafë. Nuk arrin të bësh as përpjekjen më të vogël, se të mashtrojnë menjëherë rrethanat. E kur nuk ka rrethana, janë njerëzit! S'ia vlen të luftosh, tashmë! Mjaft!....Më mirë jo. Do të ishte budallallëk të përpiqesh për një idiotizëm të tillë. Durim! Do të marrë hak. E atëherë..."

Moskokëçarësi: Edhe ky do të ecë gjerë e gjatë nëpër dhomë, por hapi i tij do të jetë luftarak, pothuaj alegro. Me gishtat e dorës të futur nën jelek, poshtë sqetullave, me një buzëqeshje tallëse mbi buzë, do të masë me qetësi shkallën e dëmit. Është plot respekt për vetveten:

"Sigurisht, tani nuk mbetet gjë për të bërë. Për mendimin tim, nuk do të kisha mundur të veproja më mirë. Ah! Kështu e ka jeta. Fati dhe shkatërrimi na prekin pa na kujtuar. Unë nuk kam asgjë qortuese ndaj vetes time: ishte e pamundur të shmangej shkatërrimi. Oh, mos mendo më për të! Gjithçka do të rregullohet. Atje lart, qëndron gjithmonë ylli i fatit. E shikon? Jo, po fillon të zbardhet... S' ka rëndësi, është gjithmonë aty, jam i sigurt për këtë..."

Njeriu padron i vetvetes: I ulur përpara një tavoline plot me libra e letra, mendon thellë. Pa nervozizëm, pa u turbulluar. Me qetësi, gjykon pro dhe kundra. Herë pas here, ngrihet, bën ndonjë hap të lehtë me duart mbrapa kurrizit, kokën pak të përkulur përpara. Nxjerr konkluzione:

"Po të ishte vepruar ndryshe, do të kisha mundur padyshim ta evitoja këtë dështim që pengon jo pak realizimin e projekteve të mia. Por jo për fajin tim, duhet pranuar se ishte shumë e vështirë ta parashikoja se do të kishte shkuar kështu. Kur jam futur kësaj pune, nuk mundja absolutisht ta llogarisja këtë të papritur. Nga ana tjetër, fjala e fundit akoma nuk është thënë. Ndoshta unë mund t'ia nis nga e para përsëri e ta riparoj dështimin. Megjithatë, ishte një leksion i mirë për të ardhmen. Që këtej e tutje, do të jem më i matur e më i kujdesshëm".


NJË RRUGËDALJE KA GJITHMONË

Të jesh i bindur se ekziston një ilaç, cilado qoftë fatkeqësia o mossuksesi që na ka goditur, e që ilaçi është në dorën tonë, është tashmë një pritë kundër rrezikut të shkurajimit.

Por nuk mjafton. Mbasi të kesh fituar këtë rezultat të parë, do të duhet të kryesh një përpjekje tjetër. Do të duhet, pra, të kalosh në shqyrtimin e situatës, për të gjetur një rrugëdalje. Shqyrtimi që do t'i bësh situatës duhet të jetë i ftohtë, objektiv, pa pasione. Do të duhet ta gjykosh rastin tënd, si të ishe thirrur për të gjykuar një rast që nuk të përket, si të ishte fjala për të dhënë një sugjerim një të huaji që gjendet në ato rrethana të caktuara.

Gjakftohtësia është një ndër vetitë më të rëndësishme e të nevojshme të një njeriu superior. Historianët e Napolonit na kanë dhënë shembuj të shumtë. Mbrëmjen e një beteje të humbur, në njoftimin e një përmbysje ushtarake o të një dështimi diplomatik, perandori i madh përqendrohej në studion e tij e me gjakftohtësi, qetësisht, shqyrtonte të dhënat e situatës e përgatiste planin e një kundërsulmi stra­tegjik o të një kundërofensive diplomatike.

Deri edhe në rrëmujë e në eksitim të ndonjë luftimi vendimtar, në të cilin ishin në lojë fatet e tija e të Francës. Napoleoni ishte i vetmi që e ruante qetësinë në mënyrë të përkryer e që organizonte me vetëpërmbajtje të shkëlqyer pështjellimin e një situate që dukej shkatërruese. Ishte kjo pikërisht forca e tij e madhe.

Të arrish të mbetesh i qetë në disa fatkeqësi, të arrish të ballafaqosh me gjakftohtësi shqyrtimin e disa situatave dëshpëruese në mënyrë të dukshme, është një gjë më e vështirë sesa duket. Nuk është e lehtë të eliminosh tronditjen, trishtimin, neverinë, që paraqesin pasojat e natyrshme të një përmbysje financiare o ndonjë fatkeqësi sentimentale.

Megjith­atë, duhet t'ia dalim mbanë: e kush përpiqet, ia del. I vetmi preokupim që duhet ndërmarrë është që të mos ta lejojmë atë ndjenjë që quhet shkurajim të veprojë në thellësi të shpirtit tuaj. Janë brejtës të tmerrshëm. Prekin vullnetin, depërtojnë në thellësi. dobësojnë tërë burimet e brendshme.

Sapo të shohësh se po fillon të pësosh një krizë shkurajimi, ndaloje menjëherë, nxito ta riparosh, fillo të reagosh në bazë të besimit në vetvete e në të ardhmen. Përsëriti vetes tënde, pa pushim, vazhdi­misht, dhjetëra herë në ditë: "S'ka gjë. Dua të jem alegro. Do të dalë shpejt nga kjo situatë".

Përpiqu ta harrosh dëmin e pësuar, me anë të autosugjestio­nit. Mbasi ta kalosh njëherë depresionin fillestar, do të jetë e lehtë pastaj të vazhdosh me shqyrtimin e rastit e të dalësh në fund me idenë e një ilaçi. Do të formulosh pra planin tënd, do ta përgatisësh hollës­isht e do të kalosh me energji të shpejtë, në veprim.

Bindu mirë për këtë të vërtetë: nuk ekzistojnë situata të dëshpëruara: Një zgjidhje gjithmonë ekziston: për atë që di ta zbulojë. Ndonjëherë, ilaçi shfaqet atje ku se pret: nga ndonjë rrethanë me fat, nga ndonjë koinçidenë rastësore, nga ndonjë fakt i harruar e i largët. Jeta është shumë kapriçoze! Shembuj të përmbysjeve të situatave shkaktuar shpesh nga fakte të pamenduara, incidente të paparashikuara, faktorë pa peshë, nga një lojë me elemente fare mospërfillës, ka me bollëk në historinë e popujve e në jetën e individëve.

Juria e një gjykate ishte duke gjykuar rastin e një të akuzuari J. Hans, se kishte vrarë mikun e tij më të mirë, për vjedhje. Krimi paraqitej qartë nën formën e vrasjes me paramendim. Kjo do të thoshte, praktikisht, dënim më karrigen elektrike. Kështu që tashmë s'kishte më asnjë shpresë. Por avokati mbrojtës nuk u shkurajua edhe pse mbrojtja e tij deri në atë kohë ishte absolutisht negative: dënimi ishte gati për t'u shpallur.

Megjithatë, ai u ngrit dhe mbajti këtë diskutim para jurisë: "Klienti im dhe gruaja e tij janë shumë të varfër. Ju lutem ta merrni në konsideratë këtë fakt. Një mbrëmje, J. Hans kur kthehej nga puna i lodhur e i uritur, takoi një qen, që filloi t'i lëpinte këpucët. J. Hans e kuptoi se qeni po vdiste nga uria. E mori në krahë dhe hyri në një dyqan. I bleu bukë, duke harxhuar ato pak para që kishte në xhep. Nuk kam gjë tjetër për të thënë".

Si juria dhe publiku, mbetën thellësisht të pre­kur nga ky gjest njerëzor. Prokurori u ngrit e tha: "Pas kësaj që na tregoi avokati mbrojtës, gjyqi nuk e mendon më të drejtë ta dënojë të pandehurin në karrigen elektrike. Askush, në këtë kohë kaq të mjerë që po jetojmë, nuk do të shpenzonte lekët e fundit për të ushqyer një qen të uritur endacak. Sjellja e J. Hans është në fund të fundit e lavdërueshme. Gjyqi e ndërron pra dënimin nga karrigia elektrike në 20 vjet burgim".

Sapo të gjesh një rrugëdalje, sapo të kesh zbuluar një pikëmbështetje, sapo të kesh formuluar një plan veprimi, mos humb më kohë: provo. E nëse përpjekja nuk të ecën, reago përsëri: mos u shkura­jo, mos u përul, mos u ligështo. Provo përsëri. Disa punëra, duhet të provohen dhjetë herë, derisa të arrijmë sukses.

Kjo është bindja ime dhe e të gjithë atyre që, si unë, e kanë krijuar fatin me përpjekje e këmbëngulje. Viktor Hygo ka thënë: " Kokëfortët janë të madhërishëm". Nëntëdhjetë përqind e njerëzve që dominojnë botën, janë të përbërë nga kokëfortë: kokëfortë inteligjent, kuptohet. Fatmirësitë e mëdha, karrierat madhështore, zbulimet e rëndësishme realizohen duke provuar, duke riprovuar e duke provuar nga e para.

Edhe miku im Zaharoff (tregtar i famshëm armësh) më ka treguar një herë se kishte pësuar, në karrierën e tij të mrekullueshme, goditje të vazhdueshme shkurajimi: por gjithmonë i kalonte, sepse dinte të provonte në stil të gjerë.

- Kam pasur shumë kundërshtarë - më thoshte një ditë Zaharoff - më është dashur të matem, sidomo­s në fillimet e afirmimit tim në botë, me armiq të kalitur, me përvojë të organizuar. Konkurrenca të zanatit... Njëherë m'u desh të luftoja me përfaqë­suesit e Skodës. Ishte fjala për furnizimin me armë të ushtrisë ruse, disa vite para shpërthimit të luftës botërore.

Pengesa e pakapërcyeshme ishte një gjeneral i caktuar në Ministrinë e Luftës që - me sa duket i joshur nga agjentët e Skodës - ngulmonte vazhdimisht të mos pranonte ofertat e mia. Po ju them se shkurajimi që kam provuar në ato rrethana qe fatal, saqë mendova shumë herë se mos ishte rasti që duhej të tërhiqesha.

Por unë nuk jam nga ata që nënshtrohem lehtë. I vendosur ta kryeja këtë punë në një mënyrë o në një tjetër, të provoja akoma derisa të merrja një rezultat. Është mënyra që kam ndjekur gjithmonë në momentet e vështira. Shkova në Ministri dhjetëra herë, por gjithmonë dilja me përfundim negativ. E më në fund më lindi ideja gjeniale.


E ftova gjeneralin për drekë, në hotelin tim. Në një farë momenti e luta të pranonte një cigare, e i af­rova kutinë, nga e cila dukej, e rrumbullakosur shumë mirë, një kartëmonedhë njëmijë rublash. Pastaj u largo­va për një çast, duke i kërkuar falje për këtë. Kur u ktheva dhe hapa kutinë për të marr për vete një cigare, kartëmonedha nuk ishte më. Prova eci. U zhyta në kolltukun tim e vazhdova të pi cigaren me qetësi.

Atëherë, gjenerali hodhi tutje cigaren me një ngërdheshje e murmuriti:
E kotë: unë dua puro, jo cigare!"
- Prisni - i thashë - Po shkoj ta marrë!!!...
E u ktheva pas pak me një kuti ku kisha futur nja dhjetë kartëmonedha si ajo e para. Prova doli me sukses. Të nesërmen në mëngjes, në një nga zyrat e Ministrisë, vura firmën time, pranë asaj të gjeneralit që i pëlqente shumë cigaret e trasha, në fund të një kontrate furnizimi për qindra mijëra rublash..."

E vetë Zaharoff, i intervistuar nga një gazetar amerikan mbi metodën e tij të punës, u kufizua me këtë deklaratë:
-Nuk kam sekrete. Kur mbyllet një portë, trokas në portën tjetër. Nuk shkurajohem kurrë. Prandaj, gjithmonë ia dal".

Fund i kapitullit te dytë
Nga : Harry box.
Xhemajl
Xhemajl

187


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekretet e Vullnetit Empty Re: Sekretet e Vullnetit

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi