Jeta zhvillohet edhe gjetiu
Faqja 1 e 1
Jeta zhvillohet edhe gjetiu
Toka s’është planeti i vetëm ku zhvillohet jeta
Astrofizicienti i njohur, Stephen Hawking, konsideron se qeniet e gjalla nuk ekzistojnë vetëm në tokë. Ai madje nuk ndalet vetëm me kaq, por sqaron sesi to do të mund të dukeshin disa prej tyre. Mirëpo, Hawkins nuk beson në raportet për ‘pjatat fluturuese’.
"Në pjesën tonë të galaktikës ndoshta ekziston ndonjë formë primitive e jetës, por, me sa duket, nuk ekziston asnjë lloj inteligjence e përparuar”, tha Hawking gjatë një ligjërate të paradokohshme në Washington University.
"Mungesa e suksesit gjatë kërkimit të jetës jashtëtokësore në programin SETI, nëpërmjet të cilit kaq qenë dashur të kapej sinjali i ndonjë civilizimi të panjohur, tregon se, të paktën brenda një rrethi prej disa mijëra vite të dritës nga toka, nuk ekziston asnjë e tillë”, tha Hawking. Nga ana tjetër, në emisionin special “Discovery Channel Into the Universe with Stephen Hawking”, ky i fundit supozon se një formë jashtëtokësore të jetës ndoshta as që do të mund ta njihnim si të tillë, sepse ajo për ne do të mund të jetë plotësisht e panjohur.
Mirëpo, çfarë thotë Hawking lidhur me raportet për objektet e paidentifikuara fluturuese?
"Me sa duket, ne nuk jemi vizituar nga jashtëtokësorët. Nuk besoj në raportet për objekte të paidentifikuara fluturuese. Përse ato shfaqen vetëm para syve të njerëzve të çuditshëm ose të sëmurë?”
Stephen Hawking thotë se jashtëtokësorët, po qe se ekzistojnë, nuk është e thënë fare që të jenë miqësisht të disponuar karshi nesh.
"Jashtëtokësorët kaq të përparuar ndoshta janë nomadë në kërkim të një planeti të cilën do të mund ta pushtonin. Nëse është kështu, është shumë logjike që me rastin e ardhjes në planet t’i shfrytëzojnë resurset e tij për ndërtimin e anijeve të reja kozmike, për të vazhduar më tutje”, sqaroi ai.
"Jetojmë në një shoqëri që udhëhiqet nga shkenca dhe teknologjia, megjithëse gjithnjë e më pak njerëz dëshirojnë që të merren me shkencë. Dërgimi i astronautëve në Hënë dhe vendosja e bazës lunare, me qëllim të qartë që së shpejti të nisemi edhe në Mars, do të mund të rriste ndjeshëm përkrahjen e publikut për punën shkencore”, tha ai.
Duke marrë parasysh madhësinë e gjithësisë, ekziston një mundësi e vogël që të thuhet se toka është planeti i vetëm në të cilin arriti të zhvillohej jeta, theksoi 66-vjeçari Hawking gjatë një ligjërate në universitetin George Washington, në Washington DC.
Sipas tij, njerëzimi duhet ta përqafojë hulumtimin e gjithësisë, të paktën sa për të siguruar një mbijetesë afatgjate të vetvetes. Ndërkaq ata që i kundërvihen investimit të tillë, Hwaking i krahason me ata që hulumtimin transatlantik të Christopher Columbos, të vitit 1492, e quanin vetëm një shpenzim të kotë parash.
(RFE)

Luli- "Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"
861
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi