EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jeta

5 posters

Shko poshtë

Jeta Empty Jeta

Mesazh  Neo 29.05.08 0:48

Ç‘është jeta?

Jeta Jeta10

Nuk jemi aspak të veçantë. Në gjithësi, me siguri veç nesh, ka edhe gjallesa te tjera, por ato ndryshojnë kategorikisht nga përfytyrimet tona

Çdonjëri prej nesh e di shumë mirë ç‘është jeta. Nuk kemi asnjë vështirësi për të dalluar krijesat e gjalla nga materia jo e gjallë. Ne ndryshojmë nga shkencëtarët, ngaqë këtyre nuk iu mjafton ndarja intuitive e botës në organizma të gjalla dhe objekte jo të gjalla.

Koncepti i jetës është njohur nga biologët, fizikanët dhe informaticienët, por kanë pasur vështirësi të madhe për ta përkufizuar atë, madje edhe deri më sot, sepse akoma nuk është gjetur asnjë formulë e përgjithshme që të pranohet. Megjithatë duhet thënë se nga koha në kohë janë organizuar konferenca, në të cilat kanë marrë pjesë qindra studiues nga vende të ndryshme të botës.

Atje kanë bërë propozime të reja, por nuk ka pasur asnjë rast që dy prej këtyre propozimeve të kenë qenë të njëjta. Mund të thuhet, se karakteristika më e rëndësishme e jetës është quajtur këmbimi i materies dhe energjisë mes organizmit dhe rrethinave (mjedisit) të tij, ashtu sikurse shumëzimi apo dhe shumëfishimi i saj.

Në këtë përkufizim kaq të shtrirë mund të ketë ndonjë formë të pazakontë jete, e cila u bë e njohur në gusht të vitit 2007 nga grupi i studiuesve të Institutit të Fizikës Përtejtokësore me emrin "Maks Planc në Granching", poshtë Monachium.

"Jeta e huaj mund të ekzistojë në Tokë, në formën e grimcës prej pluhuri që vallëzon", - kështu është vendosur nga fizikanët e këtij instituti, të cilët simuluan në kompjuterët e tyre molekulën e pluhurit elektrikisht të ngarkuar njëlloj si pluhuri që ndodhet në përbërjen e rresë së materies ndëryjore.

Përfundimi i simulimit doli aq interesant, saqë jo vetëm habiti të gjithë, por dhe gëzoi pa masë eksperimentuesit. Kështu, "pluhurat elektrikisht të ngarkuar, të rrethuar

nga plazma kozmike u vendosën në spirale dyfishe, të ngjashme me ato, që në organizmat e tokës krijojnë AND-në. Më tepër do të thoshim akoma, se këto krijesa sillen si gjallesa.

Këto gjallesa kopjojnë dhe transmetojnë informacionet e ndërsjella", - shpjegon dr. Gregor Morfill, drejtuesi i eksperimentit.

Fillimisht, pluhurat e imët tërhoqën molekulat e ngarkuara negativisht (elektronet) nga rrethinat, ndërsa më pas tërhoqën jonet pozitive nga plazma, duke krijuar kështu rreth tyre një membranë të qëndrueshme.

Kështu u krijuan rregullisht rrjete pluhurash, që për nga forma kujtojnë spiralet dyfishe të AND-së.

Këto spirale, ashtu sikurse të AND-së, grumbullojnë informacione, ndërsa rregulli i lidhjes mes tyre me fijet e gjata apo të shkurtra qoftë dhe kopjimi nga njëra te tjetra spirale është njëlloj si te kodi gjenetik.

Studiuesit akoma nuk shikojnë saktësisht se si kryhet ky kopjim. Ndërsa dihet se spiralet e pluhurit kërkojnë rrjedhje energjie nga mjedisi (rrethinat). Atë e shpie plazma, pra material i jonizuar ku krijohen këto grimca.

Në sajë të kësaj, jo vetëm se mund të zgjaten, por po ashtu edhe të shtohen. "Madje një spirale mund të konkurrojë me të tjerat me po këtë lloj ushqimi, siç është për ato plazma. Por meqenëse janë po ashtu të afta, ato vetë transmetojnë reciprokisht kodin gjenetik, mund të evoluojnë në sistem shumë të përbërë", -konfirmon dr. Morfill.

Grupi gjerman aktualisht është duke përgatitur eksperimentin me grimcat e pluhurit. Ky eksperiment është i vështirë, sepse forca e veprimit gravitacional në plazmën e vërtetë mund t‘i shkëpusë më lehtësisht spiralet e pluhurit. Pra mund të ketë të ngjarë që ato e t‘u shmangen vështirësive - eksperimenti do të zhvillohet në Stacionin Ndërkombëtar Kozmik në kushtet e mungesës së peshës.

GRIMCA E JETËS PËRTEJ TOKËS

Thërrmimi, apo strukturat e formuara nga grimcat e pluhurit, do të kenë apo jo gjallesa, kjo do të varet nga pranimi i përkufizimit.

Dikur biologëve, gjatë formulimit të përkufizimit të jetës, iu erdhi në ndihmë fizikani Erwin Schrodinger, Laurent i çmimit "Nobel" dhe njëri prej klasikëve të shekullit XX.

Në vitin 1944, në librin e tij të famshëm "What is life?" (Ç‘është jeta?) bënte me dije, se një nga kriteret më të rëndësishme të jetës është grumbullimi dhe transmetimi i informacionit, ndërsa kodi që mundëson përcjelljen e tyre nga prindi te fëmijët, duhet të jetë po ashtu shumë i përbërë, por dhe shumë i kondensuar, i tillë që mund të futet te çdo qelize. Si fizikan, Schrodingeri ishte i bindur se ky informacion duhet të jetë i regjistruar në sistemin ndërmjet lidhjeve kimike në qelizë.

Vetëm disa vjet më vonë, Francis Crick dhe James Watson zbuluan spiralen dyfishe të AND-së, dy fije prej së cilës janë të lidhura me shkallë katërshe të një rregulli të ndryshëm.

Përkufizimi (definicioni) i jetës i propozuar nga Schrodingeri rezultoi profetik. Kështu fizikani u bë bazë e re për fizikën moderne-gjenetika molekulare", - kjo konfirmoi përputhjen ideale me parashikimin dhe vërtetësinë e astrobiologut prof. Paul Davies.

Sipas përkufizimit të Schrodingerit, strukturat pluhurore kanë shumë karakteristika të jetës. Ato grumbullojnë informacione dhe i transmetojnë në spirale të tjera pluhurore, duke shfrytëzuar energjinë e marrë nga jashtë. Ato krijojnë rregullin nga kaosi.

Nga molekulat e pluhurave që enden (vallëzojnë) krijon kristale të rregullta dhe struktura spirale të ngjashme me AND-në. Gjithsesi, ka shumë vende me masa të bollshme pluhuri të zhytura në plazmën kozmike, ku mund të shfaqen forma të tilla jete.

Në sistemin tonë planetar të tilla ndodhen në unazat e Saturnit dhe ato të Uranit, rreth dhjetë mijë unaza të holla rreth Saturnit që kanë pluhura, shkëmbinj dhe akull.

Plazma kozmike (gjendja e veçantë agregate e lëndës që përbëhet nga atomet e jonizuar dhe elektrone të lirë) - d.m.th materie e rrallë me ngarkesa elektrike, që vazhdimisht e kanë burimin nga era diellore.

Eventualisht për spiralet pluhurore që enden në unazat e Saturnit, ritmi i jetës prapëseprapë do të ishte i ngathët. Proceset në kristalet plazmore lëvizin vazhdimisht qindra mijë herë më ngadalë se në biosferën e Tokës.

Shumë shkencëtarë kërkojnë thërrmijën e parë të jetës fillestare pikërisht përtej Tokës. Megjithatë, gjithësia është një furrë gjigante, e krijuar nga atomet e thjeshta të substancave, të cilat më vonë shërbejnë jo vetëm për ndërtimin e planetëve, por dhe për krijesat e trupave të gjallë.

Teoria e kryespermës, d.m.th. hipoteza se jeta në Tokë ka ardhur nga kozmosi, po testohet nga dhjetëra sonda të hedhura në sipërfaqen e Marsit, Afërditës dhe në trupat e tjerë qiellorë.

Vërtetësia e kësaj teorie ka bindur mes të tjerëve edhe prof. Francis Crick, laurenti nobelist në zbulimin e spirales dyfishe të AND-së dhe prof. Fred Hoyle, të cilët për shërbimin në fushën e astronomisë merituan çmimin e "Lordit".

NUK JEMI KAPRICIOZË TË FATIT

Astronomët vërtetojnë se transportin e lidhjeve organike që ndodhen te karboni dhe uji, të ardhur nga hapësira kozmike në sipërfaqen e Tokës, e sigurojnë kometat.

Rreth tre vjet më parë, 80 teleskopë vrojtuan një spektakël të madh, që u pa nga shumë njerëz, të cilëve iu turbulloi sytë kur kjo kometë humbëse eklipsoi të gjithë trupat qiellorë me ndriçim të dobët rreth planetit tonë.

Sonda amerikane kozmike "Deeo Impact", në korrikun e vitit 2005 u ndesh me kometën "Tempel" me "flokë" dhe ngjyrë bakri, me peshë gati gjysmë toni.

Kjo xhufkë me majë gjigante me përmbajtje avujsh uji dhe me pluhurin që u mor nga brendësia e saj, ndikoi që të supozohej për rolin që luajnë kometat si përbërës të materialeve të mëvonshme që krijuan jetën dhe njëherësh për të ndërtuar mjete transporti për të sjellë materiale nga andej në Tokë.

Siç treguan më vonë analizat, doli se në renë pluhurore të saj kishte shumë lloje molekulash organike, ashtu si ato që janë qereste e trupave tanë.

Astrofizikanët dhe biologët prej kohësh zhvillojnë diskutimet nëse gjithësia qysh prej fillimit të ekzistencës së saj ka qenë "e mbarsur me jetë". Me fjalë të tjera, kjo është njëlloj dhe e pashmangshme, ashtu si krijimi i atomeve, yjeve dhe galaktikave.

Një pjesë e studiuesve konfirmojnë me këmbëngulje, se në Tokë këto gjallesa u gjendën krejt rastësisht, për shkak të zhvillimeve fantastike të rrethanave. Pjesa tjetër provon se qysh prej fillimit kjo ka qenë e piketuar në skenarin e gjithësisë.

"Ekzistencën tonë ia kushtojmë kufirit të kapriçios së çuditshme të kozmosit", - ka thënë 30 vjet më parë në esenë "Rastësia dhe domosdoshmëria" Jasques Monod, biologu i vlerësuar francez dhe laurent i çmimit "Nobel". "Njeriu është mospërfillës ndaj gjithësisë kolosale, prej së cilës lindi për shkak të rastësisë".

Megjithatë mjaftoi vetëm çerek shekulli që formulimi kategorik i Monod-it u njoh për sigurinë e tij. Gjithësia ka një potencial të çuditshëm krijues.

Aftësia bazë e komplikoi përherë e më shumë strukturën e elementëve të thjeshtë që ekzistonin në hershmëri", - konfirmoi prof. Paul Davies, fizikani teorik britanik.

Kështu, jeta siç e njohim ne, është një shembull i shkëlqyer. Format e reja të arritura nga proceset e vazhdueshme kopjues janë trashëgimtare të evolucionit.

Pikërisht kjo e fundit, pra aftësia evolutive, është shenjë e jetës, - sipas biologut meksikan Antonio Lanzano, - është me thelbësore. Prof. Lanzano prej 30 vjetësh merret me origjinën e jetës në Tokë, si dhe udhëheq "Shoqatën Ndërkombëtare të Studimeve mbi Fillimin e Jetës".

Sipas tij, nuk mjafton të njohësh si të gjallë çdo molekulë që arrin të vetëkopjohet. Jeta është sistem që jo vetëm lejon, por edhe i nënshtrohet ndryshimit të pandalshëm.

Ky sistem është kimik, që nëpërmjet mutacionit gjenetik vazhdon të transformohet në vetvete dhe të përshtatet ndaj kushteve të mjedisit. Në këtë mënyrë krijohen përherë e më shumë forma të thjeshta me strukturë të përbërë.

KRIJESAT E PANJOHURA NË KOMPJUTER

Disa filozofë biologjie shkojnë edhe më tej. Nëse jeta vazhdimisht evoluon dhe krijon forma të reja, atëherë ajo fiton po ashtu tipare të reja, kjo veprimtari nuk mund të jetë absolutisht e lidhur vetëm me një lloj materieje.

Ajo nuk duhet të mbështetet vetëm në lidhje të karbonit dhe albuminës edhe pse këto në Tokë janë me bollëk. Më në fund jeta nuk duhet të mbështetet absolutisht në substancat kimike.

Madje mundet të mos të fitohet fare nga materiali. "Nëse kjo dikujt i duket e parëndësishme, le ta mbikëqyrë.

Krijesat e panjohura tashmë janë shfaqur në laboratorët e SHBA-së, Japoni, Itali, Gjermani, në Britaninë e Madhe, madje dhe janë futur edhe në internet", -paralajmëron fizikani dhe astronomi David Berling në librin "Life everywhere" (Jetë ka gjithandej).

Nuk janë të ngjashme me ne, origjina e tyre është komplet e ndryshme nga organizmat natyrorë në Tokë. Mund të thuash se banojmë në shtresa të tjera të realitetit.

Por këtu mundet të shtohen, rriten, konkurrojnë mes tyre, evoluojnë dhe vdesin njëlloj si ne. Kjo është pra forma artificiale e jetës dhe e panoramës shifrore e peizazhit të kompjuterëve.

Pionieri i kërkimeve të formave të reja të jetës joorganike është prof. Thomas Ray i Universitetit të Oklahamës, krijues i programit kompjuterik "Terra-life" (Jeta në Tokë).

Burimi i jetës shifrore në kompjuterin e Ray-t është i shkurtër, që numëron thuajse 80 përtypje të programit "Ancestor" (Paraardhës), i pajisur me aftësi vetëkopjuese në memorien operacionale të kompjuterit.

Ky program jo i madh qe kopja e tij është e thjeshtë dhe me analogji të drejtpërdrejtë me kodin gjenetik, që shfaqet në jetën biologjike të tokës. Krijuesi i tij e pajisi atë po ashtu me sistem të atillë që gjatë kopjimit të bëjë gabime sa më të vogla.

Këto gabime duhen në mënyrë që programi i pasardhësve të ndryshonte nga origjinali apo të mund të evoluonte. Eksperimenti i prof. Ray-n vazhdon. Në kompjuter krijohen sintetike që mund të replikojnë.

Mutacionet shkaktojnë shndërrimin e formave të hershme në të tjera forma, ndërsa evolucioni kryhet me anën e seleksionimit natyror dhe konkurrimit të gjenetipeve të ndryshëm te vendi i memories së kompjuterit.

A thua se krijesat kompjuterike janë të gjalla?

Sipas prof. Ray-n dhe shumë krijuesve të qenieve të gjalla inteligjente artificiale nuk konsiston në atë se çfarë krijimesh realizohen në materien e ngurtë, të lëngët, të gaztë apo në formë zero - që është e vetme nga elektronet vallëzuese në kompjuter. E rëndësishme është se molekulat e vdekura apo programi abstrakt i shndërron në organizëm krijues individual.

RRJETET ARTIFICIALE QË ËNDËRROHEN

Rrjetet nervore artificiale tregojnë p.sh. aftësinë për t‘u menduar. Në këtë sektor, deri pak kohë më parë nuk kanë qenë njëlloj. Sot fillojmë të kemi konkurrencë.

Rrjetet e krijuara nga truri me thurje nervore të gjalla të njëllojta me ekuivalentet elektronikë që vetëmësojnë, nxjerrin konkluzione dhe marrin vendime.

Do të arrijnë po ashtu të kombinojnë informacione nga sektorë krejtësisht të ndryshëm Mundet p.sh. të ndërtohet një rrjet, i cili të marrë vesh femrat. I njëjti rrjet mund të mësojë se çfarë është peshku.

Por më e çuditshmja është se ky rrjet bashkon gruan me peshkun. Kjo do të thotë, se kështu përfytyrohet sirena. Pra do të njohë sirenat me shëmbëlltyrë, pavarësisht se ato asgjëkund nuk i kishte parë.

Madje rrjetet artificiale arrijnë t‘i ëndërrojnë - thotë prof. Ryszard Tadeusicz nga Krakovi, i cili 25 vjet më parë ishte krijuesi i parë i rrjetit artificial nervor.

Rrjetet janë dëshmi se natyra di në mënyrë të përsosur se si të organizojë sisteme të mendimit pa qenë angazhimi biologjik i trurit, d.m.th. pa subkontrollin siç e tha Christopher Langton, informator nga San Fe në Meksikën e Re, që drejton programin e krijimit të jetës artificiale atje.

Jo shumë kohë më parë u bënë po ashtu prova për krijimin e formave të reja të jetës, të bazuar tek albumina. Shkencëtarët e Universitetit të Rockefellerit ndërtuan dy vjet më parë qelizën artificiale të gjeneve, enzimave dhe albuminës të marra nga krijesa të ndryshme.

Kjo kujton bashkimin mbresëlënës në të cilin çdo fragment buronte nga një tjetër terren. Membrana qelizore prej pluhurit të vezës dhe bakteret e brendshme ndihmojnë në tretjen, enzimat nga viruset dhe degëzimet e tjera.

Qelizat artificiale të venave marrin ushqim dhe se ndriçimin e marrin nga furnizimi i gjeneve fluoreshente me origjinë nga kandili i detit. Hapi tjetër do të jetë përpunimi i mekanizmit, që e lejon atë të ndërtojë albuminën dhe shumëzimin.

Kështu që firma amerikane biokimike "ProtoLife" paralajmëron krijimin e jetës artificiale gjate tre vjetëve më të afërt. Këto do të jenë të ngjashme me bakteret.

Patentën e metodës së krijimit të organizmave të gjalla, gjenetiku amerikan dr.Craig Venter arriti ta përgatisë dy vjet më parë. Ky ishte i vetmi që në vitin 2001 fitoi garën mes dhjetëra kolektivave ndërkombëtare që luftonin për prioritetin në deshifrimin e gjenit njerëzor.

Këtë herë morën mikroorganizma të kultivuara, të ngjashme me bakteret që arritën të prodhojnë biolëndët djegëse. Pikë dalje u bënë mikroorganizmat e thjeshta Mycoplasma genitarium, që vegjetojnë në rrugët e frymëmarrjes së njeriut dhe në organet seksuale.

Dr. Venter, nga 480 gjene humbi 100 prej tyre, sado që mykoplazma e venave ishte larg. Eliminimi i gjeneve të radhitura ndihmoi në përcaktimin se cilat nga këto janë të domosdoshme për rritjen dhe kopjimin e organizmit. Përfundimi i patentës se dr. Venter-it shpjegon autorin e ligjit: "Kompozimit më të rëndësishëm të gjeneve si dhe atyre artificiale që jetojnë të lira në organizëm dhe të afta për rritje dhe shumëzim".

Kështu që, gara për krijimin e formave të jetës mbetet e hapur.


Edituar për herë të fundit nga Neo në 27.02.10 0:25, edituar 2 herë gjithsej
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Jeta Empty Re: Jeta

Mesazh  Admin 09.03.09 1:15

Mbi librin "Ku qëndron kuptimi i jetës"autor Viktor Frankl

Me vdekjen të gjithë pajtohemi, por ajo me çka ne nuk pajtohemi, është jeta (Graham Greene).

Dhe jeta megjithë vuajtjet, problemet e sfidat që sjell, ajo është e ëmbël. Jeta nuk është fabrikë që prodhon me shtypjen e një butoni vetëm ditë të mira, por edhe ditë të këqia.

Dhe meqë ne njerzit jemi emocialë, kemi ndjenja, shpesh nga dështimet, pësimet apo kur humbim të dashurit tanë ofshajmë, ngrisim zërin edhe kundër vetë jetës.

Dhe në këto çaste të vështira të jetës, shumë prej nesh pyesim: a ka jeta kuptim?! Pse më është shkaktuar mua kjo dhembje?! Dhe shkojmë shpesh me mendimet tona duke thënë po „ç`farë Zoti është ai që na torturon me vite për t`na sprovuar“?!

Dhe mendoj se shumë prej nesh i kemi shtruar vetit të paktën njëherë pyetjen, se ku qëndron kuptimi i jetës, a ka jeta kuptim?

Dhe tani kemi ardhur këtu, i jemi afruar pikës qendrore të temës që po e trajtojmë. Për të gjitha këto pyetje që i parashtuam e që na përcjellin në jetën tonë, dhe konkretisht në momentet e jetës më kritike, më të vështira është munduar t`i shpjegoj t`iu japë përgjigje psikologu i njohur Viktor Frankl, një njeri i madh i psikologjisë, i cili ka përjetuar holokaustin e Luftës së Dytë Botërore dhe që ka përjetuar vetë kampin e përqëndrimit. Ngjarja ndodh gjatë viteve 1942-45. Autori ka qëndruar më së shumti në kampin famëkeq Ausschwitz, ku humb prindërit, vëllain dhe gruan e parë shtatzënë.

Duke parë rëndësinë dhe vlerën e librit të psikologut Viktor Frankl …trotzdem Ja zum Leben sagen, që në në përkthimin shqip është titulluar “Ku Qendron kuptimi i jetës, një psikolog përjeton kampin e përqëndrimit” e sidomos kur populli i Kosovës përjetoi vuajtje të mëdha gjatë luftës, me iniciativën e z. Albert Ramajt u bë përkthimi i këtij libri në gjuhën shqipe e që u botua nga shtëpia botuese “Shpresa” në Prishtinë (2003).

Libri është i ndarë në tri pjesë.. Pjesa e parë një psikolog përjeton kampin e përqëndrimit e përkthyer nga Arbnore Gojani, është e ndarë në tre faza:

Në fazën e parë psikologu Frankel përshkruan pranimin në kampin e përqëndrimit, seleksionimin e të burgosurve, dezinfektimi i tyre, marrjen e gjësendeve të të burgosurve, reagimet e para të të burgosurve në kamp. Për këtë pjesë të ngjarjes Frankel shkruan: Reagimi i një të burgosuri me pranimin e tij në kampin e përqëndrimit përfaqëson një gjendje anormale të gjendjes shpirtërore, por megjithëatë gjykuar objektivisht kjo është normale dhe se është reagim tipik në ato rrethana që ata kanë përjetuar.

Në fazën e dytë, Frankel përshkruan gjendjen e të burgosurve në kamp, apo jetën në kamp. Ai flet për apatinë që lind te të posaburgosurit e që arrin një vdekje të brendshme, dhe torturat e dhembshme që kanë përjetuar në kamp. Më tutje autori mundohet të gjejë përgjigje në pyetjen se cilët janë shkaktarët e apatisë, topitjes së shpirtit dhe ndjenjat e indiferentizmit të brendshëm. Pastaj vazhdon me endërrimet e të burgosurve dhe pasojat, uria e madhe dhe lufta për mbijetesë, seksualitetin, josentimentalitettin, politika dhe religioni, mëtutje përshkraun seancat shpirtërore, pastaj fenomenin e arratisë në brendi, arti në kamp etj…

Megjithë vështërsitë dhe turturat fizike e psikike, të burgosurit janë munduar që të gjejnë kuptimin e jetës, që edhe në kamp ti jepet jetës një kuptim. Dhe kështu Frankel përshkruan situata ku, megjithë vuajtjet kalohet në humor, dhe se ka ekzistuar edhe në ato rethana katastrofale sensi për humor, e që shton se, humori ishte një armë e shpirtit në luftë për vetëmbajtje. Dhe përpjekja për ta zhvilluar sensin e humorit dhe për t`i shikuar gjërat në një dritë humoristike është një lloj taktike e mësuar gjatë zotërimit të artit për të jetuar.

Ne këtë fazë Frankël përshkruan nevojën e higjienës, e cila kishte munguar aq shumë në kamp, sëmundjen e tifos që paraqitet në kamp, dëshira për vetmi, qetësi, etja për mallin për një grimë intimitetit dhe vetmi.

Autori me të drejtë thotë se, ai që nuk e ka përjetuar kampin e përqëndrimit e ka vështirë të kuptoj se sa ishte e pavlerë jeta individuale e njeriut. Ai përshkruan se të burgosurit nuk kanë qenë të regjistruar me emra, por me numra, dhe se lista e numrave ishte e vetmja gjë me rëndësi, dhe se siç potencon Frankel, njeriu me kuptim të plotë të fjalës u shndërrua në një numër: i vdekur apo i gjallë, dhe se kjo nuk ishte me rëndësi; “jeta” e një “numri” ishte plotësisht irrelevante.

Në pjesën ku flet për acarimin e gjendjes në kamp, psikologu përshkruan fundosjen e gjendjes shpirtërore të të burgosurve në një nivel primitiv, apatia, acarimi dhe shkaqet trupore si uria dhe mungesa e gjumit, gjendje kjo që shpiente edhe te shpërthimet e konflikteve edhe brenda vetë të burgosurve, si rezulat i tensioneve shpirtërore dhe torturave që kanë përjetuar.

Megjithë ato vuajtje qe kanë përjetuar të burgosurit në kampin e përqëndrimit, psikologu Frankl thotë se përjetimet e jetës në kamp tregojnë se njeriu gjithsesi ka “alternativë” të funksionimit. Njeriu mund të ruaj gjurmët dhe mbeturinat e lirisë shpirtërore, qëndrimin e lirë ndaj rrethit, madje edhe në ato kushte tmerruese të shpypjeve psikike dhe fizike. Dhe më tej shton se mënyra se si ata kanë mundur t’i përballojnë vuajtjet, ishte me të vërtetë arritje vërtetë e brendshme, dhe thotë se, liria shpirtërore nuk mund t’i merret njeriut edhe deri në frymëmarrjen e fundit të jetës.

Nëse jeta në përgjithësi ka kuptim, atëherë duhet të ketë kuptim edhe vuajtja, thotë Frankl. Vuatja është pjesë e jetës sikurse edhe fati dhe vdekja dhe se pa vuajtje dhe vdekje jeta nuk do të mund të ishte e tërësishme. Mënyra se si njeriu e pranon fatin e tij dhe të gjitha vuajtjet që ai fat i kërkon i jep mundësi të mjaftueshme – edhe nën rrethanat më të vështira- të shtoj një kuptim të thellë në jetën e tij. Dhe se forca e brendshme e një njeriu mund ta ngrisë atë edhe mbi fatin e jashtëm.

Në pjesën analiza e ekzistencës provizore, Frankel vjen në përfundim se, vëzhgimet psikologjike të të burgosurve tregojnë se vetëm ai njeri i cili ka lejuar të fundosë mbajtjen e brendshme të moralit dhe të shpirtit, eventualisht ka rënë viktimë e ndikimit degjenerues të kampit. Dhe se ata që kishin humour qëndresën morale dhe shpirtërore preferonin të mbyllin sytë e të vdisnin, dhe se jeta për ta humbte kuptimin. Dhe ata që humbin shpresën për ardhmëri, humbnin edhe qëndrimin dhe rezistencën shpirtërore, dhe se kjo humbje e papritur e shpresës dhe guximit kishte efekt vdekjeprurës.

Në pyetjen se për kuptimin e jetës, Psikologu i njohur Frankl, thotë se assesi kurrë nuk është me rëndësi se çka prisnim nga jeta, por çka jeta priste nga ne. Dhe jeta përfundimisht nuk do të thotë tjetër përveç se: të marrësh përgjegjësinë për të gjetur përgjigjen e drejtë për problemet e saj dhe të përmbushim detyrat të cialat jeta vazhdimisht i vë për secilin individ, për plotësimin e kërkesës së çdo momenti. Dhe pasi që kuptimi i jetës ndryshon nga njëri-tjetr i dhe nga njëri moment dhe momenti tjetër, autori Frankl thotë se, është e pamundur të definohet kuptimi i jetës në mënyrë të përgjithshme.

Në fazën e tretë, autori flet për kohën pas lirimit nga kampi. Ai përshkruan se si ata kishin harruar të gëzohen, pas gjithë asaj kohe që kanë qëndruar në kamp. Rruga nga tensioni i lartë shpirtëror, i përjetuar gjatë qëndrimit në kamp, rruga nga ajo luftë nervore në qetësi shpirtërore, nuk ishte assesi rrugë pa pengesa thotë Frankl.

Përveç deformimit, që ishte rezultat i lirimit të të burgosurve në mënyrë të papritur të presionit shpirtëror, ekzistonin dy eksperienca themelore që kërcënonin të dëmtonin karakterin e njeriut të liruar: zemërimin dhe zhgënjimin pas kthyerjes së tij në jetën e mëparshme.

Në pjesën e dytë të librit është përkthimi i dramës se Frankëlit “Sinkronizmi në Birkenawald, një konferencë metafizike, të përkthyer nga Albert Ramaj. Poashtu ky i fundit e ka një shkrim në pasthënie shumë interesant për psikologun dhe themeluesin e logoterapisë, Viktor Frankl. Ramaj flet për jetën dhe veprat e tij, duke shpjeguar se çka ështe logoterapia e keshtu me radhë.

Rëndësia e librit për shqiptarët e Kosovës

Gjatë luftës në Kosovë 1998-99 populli shqiptar përjetoi një situatë të ngjashme me atë që përjetuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Shqiptarët përjetuan nënçmimet, maltretimet fiziko-psikike, dhe ngarkesat tjera shqiprtërore të cilat po i përcjellin dhe sot një pjesë të popullit, si pasojë e traumave dhe përjetimeve gjatë luftës, pra si shkak i krimeve dhe masakrave të bëra nga pushtuesi serb. Libri ka një mesazh shumë të rëndësishëm për shqiptaret… megjithë dhembjet dhe torturat fiziko-psikike e shpirtërore që u janë bërë atyre, ata shqiptarët nuk duhet të kalojnë nga roli i të maletruarit në maltretues, të mos kalojnë nga viktima në viktimizues.

Ne duhet të përpiqemi, që njeriut t`i ofrojmë paramendimin e bukurisë së jetës, do të thoshte Julian Beck. Por të falim, jo se ata e meritojnë, por për ardhëmrinë tonë, jo se ata e meritojnë, por për hire të lirisë dhe paqes, jo se ata e meritojnë por për hirë të përspektivës së femijeve tanë, jo përse ata e meritojnë, por se hakmarrja dhe gjakmarrja nuk janë zhgjidhje e problemit, përkundrazi ato shkaktojnë plagë dhe dhembje të reja.

Libri preferohet për çdokënd. Gjuha e Frankëllit është jo e komplikuar, është e kjartë dhe inkurajuese.

Nga Zef Ahmeti
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Jeta Empty Re: Jeta

Mesazh  Neo 28.04.09 17:39

Jeta!

Lindi një fëmijë! Lindi një jetë! Lindi një gëzim! Lindi një mundësi për gjeneracion, zhvillim a moszhvillim, që në embrion ka vdekjen…

-Jeta, një klithmë qarjeje, që përfundon përsëri me klithma qarje, e pavarësisht nga nocioni i papërcaktuar kohë...
-Jeta është aq individuale dhe “bronviane” në lëvizjen e saj kohore, sa që s‘mund të gjesh në globin tokësor dy jetë njësoj në zhvillim, sepse nuk ka dy njerëz njësoj, nga ana morfologjike, intelektuale dhe aktivitet njerëzor, edhe sikur të ishin vëllezërit “siamezë”…
-Jeta është luftë për të mbijetuar, është gëzim e hidhërim i mbrujtur bashkë, është rritje dhe plakje, konsumim mendor dhe fizik dhe më tepër shpirtëror, është e bukur, se jeton me shpresë, se shpresa e mban njeriun, se po vdiq shpresa, njeriu është kufomë. Jeta është iluzion dhe realitet, është e bukur dhe e shëmtuar, është dashuri, ideal dhe zhgënjim…

-Kush ta jep e ta merr jetën?!… Ja një pyetje pa përgjigje!…
“Në do të mos torturosh vetveten, mos kujto çast lumturie, kur je në kulmin e hidhërimit të vështirë.”
-Njeriun nuk e plak mosha, atë e plakin hallet, zhgënjimi, humbja në humnerën e shpresës, shpifja…
-Vjen një kohë dhe pyet veten: Ç‘kam bërë? Si e kam jetuar jetën?
-Sa lëng të ëmbël i thitha asaj? Sa helm është grumbulluar në shpirt?
-Ditët kalojnë si ujërat e lumit, një ditë ai ujë do të mbërrijë në oqeanin e paanë, për t‘u rikthyer te brezat e tjerë, në cirkuitin jetësor dhe qiellor, në vazhdimësinë jetësore dhe iluzore të pafundësisë të kësaj bote jallane dhe asaj që akoma nuk e njohim, por që duhet të jetë më e mirë, se kjo e sotmja që po jetojmë…
-Nuk ka qenie njerëzore që të mos lërë diçka në jetë nga vetja e tij. Po kështu dhe bimët e kafshët…-

E me gjithë këto të mësipërmet, jeta duhet jetuar, ashtu si ta jep fati e rasti, siç e ke të shkruar e të pashkruar, i pasur e i varfër, me halle e pa halle, me gëzime e me hidhërime, me dasma e vdekje, me miq e me shokë, me besim dhe me zhgënjime, me bukurinë dhe shëmtinë e saj…
-U shua një qiri dhe klithma çau qiellin si sirenë që lajmëron se dikush po vjen drejt hapësirës së saj të paanë… Po a vdes njeriu? A vdes shpirti i tij? Kush do të përgjigjet?…

-Lindi një fëmijë dhe klithma e tij çau qiellin dhe lajmëroi se jam këtu!… Lindi një jetë, një histori!…
-Një klithmë kur lind, një klithmë kur vdes, klithmë që mban tokën e qiellin në përjetësi enigmatike!?

nga Vehbi Furxhi
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Jeta Empty Re: Jeta

Mesazh  Neo 27.02.10 0:08

Kuptimi i Jetes

A janë të gjithë vuajtjet e jetës pasuri e përhershme? Përgjigjja kushtëzohet nga synimet tona në jetë. Në fakt, domethënia e qëllimit të jetës është një proces i ngadaltë dhe tërheqës.

Ne ndjejmë misterin e saj gjatë reflektimit me ekzistencën tonë dhe me natyrën njerëzore. Prandaj, koncepti ynë për jetën zhvillohet gradualisht gjatë gjithë jetëve tona.

Qëllimi i krijimit tonë është i qartë: të arrijmë në skaj të synimeve tona për besimin, dituritë dhe spiritualitetin, të reflektojmë universin, natyrën njerëzore, dhe kështu, të demonstrojmë vlerat tona si krijesa njerëzore. Përmbushja e këtij ideali është e mundur vetëm përmes mendimit dhe qëndrimit sistematik. Mendimi do të shkaktojë veprim dhe, si rrjedhim, fillon një "cikël i mbarë".

Ky cikël do të prodhojë cikle më komplekse, të cilat janë krijuar përmes spiritualizmit për zemrën dhe njohurive për trurin, prandaj zhvillojnë përjetësisht idetë komplekse dhe prodhojnë më shumë projekte ambicioze.

Aktivizimi i një procesi të tillë tregon një besim të fortë, vetëdije dhe inteligjencë. Njerëzit me këto karakteristika mund të kuptojnë dhe analizojnë mënyrën e pamenduar të jetës së të tjerëve.

Njerëz të tillë reflektojnë, bëjnë atë që besojnë se është e drejtë dhe, për pasojë, vazhdimisht thellojnë mendimet e tyre dhe fitojnë ide të reja. Ata besojnë që vetëm ata që reflektojnë thellësisht janë prodhimtarë dhe që dhimbjet dhe vuajtjet i durojnë për ta bërë besimin më të fortë dhe më të pranueshëm.

Ata jetojnë një jetë të reflektuar nga vëzhgimi i krijimit për çdo ditë, nganjëherë duke e lexuar atë si një libër ose duke qëndisur mendjet e tyre me njohuritë që fitojnë. Duke besuar dhe kuptuar që universi është krijuar për të qenë "gati", ata e shohin qëllimin e krijimit tonë si asgjë më pak nga kjo.

Në vetvete, ekzistenca është pikërisht bujaria që na drejton ne në një udhë të mbarë për zemërgjerësi. Prandaj, ne duhet të njohim vlerat e saj. Meqenëse jemi krijuar së bashku me një univers të tërë shpërblyes, ne atëherë duhet t'i shfrytëzojmë këto dhurata dhe të mira prej tyre.

Për të arritur këtë synim, ne duhet të shfrytëzojmë vullnetin tonë, një zë i lajmëruar dhe i kushtuar një vlere vetëm prej të Gjithëfuqishmit, dhe të zhvillojmë aftësitë dhe zotësitë tona për shtrirjen shumë larg të tyre, kështu të provojmë veten për të qenë qenie të bindura. Detyra jonë është të reflektojmë vendin tonë në jetë, përgjegjësitë tona dhe lidhjen tonë me këtë univers të paanë.

Ne duhet të shfrytëzojmë mendimet tona të brendshme për të zbuluar anën e fshehtë të krijimit. Pas kësaj, ne do të fillojmë të kemi një kuptim të thellë për veten tonë, t'i shohim gjërat ndryshe, gjë që dëshmon se ndodhitë dhe rrethanat nuk janë ashtu siç duken, dhe të kuptojmë që ata janë duke u përpjekur të komunikojnë diçka me ne.

Unë besoj se ky duhet të jetë qëllimi i vërtetë i jetës. Ne jemi krijesat e gjalla më të rëndësishme në këtë univers.

Në fakt, ne jemi më shumë si shpirti dhe esenca e tij, prej së cilëve zhvillohet pjesa tjetër e universit. Duke e marrë në konsideratë këtë, ne duhet të reflektojmë në univers dhe ta vëzhgojmë atë, kështu që të mund të realizojmë dhe përmbushim qëllimin e krijimit tonë.

Detyra jonë është të gjurmojmë njohuritë dhe gëzimet hyjnore në zemrat dhe shpirtrat tanë, sepse vetëm kjo rrugë e jetës mund të na shpërngulë nga përpjekjet zhgënjyese për një jetë plotësisht materialiste dhe të dhimbshme.

Vlera që merr kjo jetë e dhimbshme duke e jetuar, është gëzimi që ne ndjejmë ndërsa ecim përgjatë udhës dhe marrim këto dhurata. Ata që ecin në këtë rrugë, janë vazhdimisht të kënaqur me njohuritë e shumta. Ata vrapojnë të entuziazmuar drejt qëllimit të tyre final si një lumë që derdhet në det.

Ne nuk besojmë që lumturia vjen nga burimet e jashtme të përkohshme. Lumturia e vërtetë vjen nga brenda, përgjatë thellësive të lidhjes sonë me Zotin dhe kthehet në një jetë të amshuar në qiell…

Po, ky është gëzimi ynë. Bota jonë e brendshme është si një mbretëri për njohuritë hyjnore dhe vetëdija jonë është si një ndjekës për këto njohuri. Siç ne bëjmë me shenjë dhe presim gjatë gjithë jetëve tona për një pamje të lehtë kalimthi, shpirtrat tanë këndojnë me kënaqësi të plotë:

Zemrat tona janë froni yt, O Mbret! Mirë se erdhe në zemrat tona!

M. Lutfi (1868-1956), studiues i shquar, poet dhe person spiritual.

Gjenerata jonë është e nevojshme të na udhëzojë për të arritur një besim të tillë përmes proceseve dhe lumturisë. Udhëheqja e tyre do të pohojë freskinë tonë për ta gëzuar rininë dhe jetuar drejt jetën.

Ata do të shfaqin ekzistencën dhe joekzistencën si të njëjtën gjë, prapë ata ndjejnë pavdekësi në shpirtrat e tyre.

Ata do të jenë të aftë të tregojnë që mund të bëjnë më shumë nga se ata mendojnë në një çift sekondash.

Ata do të shohin jetën e përtejme të reflektuar në çdo gjë dhe për pasojë dëshmojnë jetën pa fund.

Ata do të zbulojnë që jeta është e vlefshme kur e jeton.

Ata do të dëshmojnë që i gjithë krijimi ngrihet dhe qëndron në shpirtrat e tyre.

Dhe ata do të udhëtojnë përmes dimensioneve të shpirtrave të tyre, tamam si të ishin duke udhëtuar përmes galaktikave duke vëzhguar pafundësinë brenda dimensioneve që ata kanë arritur përgjatë kësaj jete të vdekshme.

F. Gülen
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Jeta Empty Re: Jeta

Mesazh  Jon 04.03.10 22:42

E vërteta e jetës së kësaj bote

Në këtë botë asgjë nuk është e pavdekshme. Koha punon kundër të gjithave çka është e mirë dhe e re. Shumë shpejt autoja e re del nga moda me daljen e një modeli të ri të prodhuar.

Në të njejtën mënyrë, dikush mund të lakmojë në shtëpitë luksoze të të tjerëve apo në shtëpi shumëdhomëshe me pajisje të arta shtëpiake, që i ka parë ndonjëherë, humb interesimin ndaj shtëpisë së vet dhe nuk mund të mos i ketë zili.

Një kërkim i pafund për të rejat dhe për të mirat, duke mos i dhënë rëndësi asaj që e ka arritur, kundërshtimin e të gjithave çka është e vjetër dhe shpresa në diçka të re: këta janë rrathët vicioz që njerëzit gjithkund i kanë përjetuar gjatë historisë.

Por një njeri intelegjent do të duhej që të ndalej dhe të pyes veten për një moment: pse të ndjek ambiciet e përkohshme dhe a ka arritur ndonjëherë ndonjë gjë nga këto kërkime?

Më në fund, ai duhet të tërheq përfundim se “ekziston një problem radikal nga kjo pikëpamje.”

Sidoqoftë, njerëzit, duke iu munguar ky lloj arsyetimi, vazhdon kërkimin e ëndrrave që vështirë se do t’i arrijë.
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Jeta Empty Re: Jeta

Mesazh  Neo 04.04.10 22:26

Jeta dhe Shpirti
pikepamje sufiste - Neo

Jeta është një e fshehtë hyjnore; natyrën e saj e njohin vetëm ata që janë konfidentë të të fshehtave hyjnore...

Jeta, në kuptimin e saj absolut, është një gjëllim fizik, trupor. Temperatura dhe gjëllimi në trup janë krejtësisht natyrore dhe prodhohen brenda procesit të shndërrimit të lëndëve ushqimore në gjak dhe energji.

Qëllimi i jetës fizike (trupore, fiziologjike) është gjëllimi dhe kryerja e një sërë detyrash fizike (trupore); nisur nga një gjë e tillë, nga një lloj jete e tillë, mes njeriut dhe kafshës nuk ka asnjë ndryshim. Kurse jeta njerëzore është jeta e përbërë prej vetëdijes, njohjes dhe mundësisë për të komunikuar me botët përtej dhe ja, kjo është jeta e vërtetë!

Jetë s'do të thotë shpirt. Jeta është një gjëllim trupor, material. Kurse shpirti është një qenie e brishtë, e pazbërthyeshme, e papjestueshme, e ndryshme prej elementeve lëndore si dhe një "ligj i urdhëruar" i vetëdijshëm.

Shpirti hyn në raport me trupin së bashku me jetën dhe ndahet prej tij me ndarjen e jetës. Jeta shuhet e shkatërrohet, kurse shpirti jeton, në saje të urdhrit të Allahut, gjer në pafundësi.

Jeta është me burim krijimi dhe me dimensione natyrore. Kurse shpirti, një frymë hyjnore, zotëron një cilësi mbikrijimore e mbinatyrore. Jeta është e vdekshme dhe e fundme, kurse shpirti, me pamje përjetshmërie dhe i pavdekshëm.

Shpirti është një qenie që, mbi mekanizmën e trurit, njeh, ndien, kërkon dhe dëshiron vetë. Kurse marrëdhënia e tij me trupin është një fqinjësi e përkohshme dhe fat i përbashkët.

Shpirti është një qenie e pavdekshme që, ashtu siç e kapërcen lehtësisht gropën e varrit dhe ikën, ashtu dhe, pa u penguar në pritat e jetës së varrit dhe grumbullimit pas ringjalljes, shkon dhe arrin pafundësinë e xhehennemit e të xhennetit!

Shpirti reflektohet në pasqyra ose në ëndrra apo iluzione disa herë i shembëllyer si njeri, disa herë në formë avulli të lehtë e, disa herë, në formën e një elementi tjetër dhe, si engjëjt, merret me gjëra të dobishme ose, si djajtë, me gjëra të dëmshme e të këqia.

Jeta e vërtetë është ajo në të cilën jeta shpirtërore me jetën trupore shkojnë sup më sup. Një jetë e tillë është, në të njëjtën kohë, këtu një farë nga e cila del dhe çel lule jeta e njeriut të vërtetë, kurse përtej, jeta e të merituarve të xhennetit që do të hedhë shtat e blerojë në të gjitha përmasat e saj.

Vetëdija dhe thjeshtësia janë rezultat i jetës ndiesore.

Nuk mund të ketë jetë shpirtërore te ata që e jetojnë jetën pa përgjegjësi. Edhe përlotimi i tyre është një gënjeshtër më vete!

Qysh nga çasti kur erdhëm në këtë botë, jeta e vërtetë na është dhënë amanet e lidhur ngushtë me jetën shtazore dhe me qëllim për ta zhvilluar atë. Dhe kjo përgjegjësi mbetet mbi ne gjersa të vijë çasti që marrëdhënia shpirt-trup të prishet.

Përsa i përket jetës shtazore, njeriu është në koherencë me kafshët, kurse, përsa i përket jetës shpirtërore, në koherencë me engjëjt. Ashtu siç është i paracaktuar engjëllizimi me kohë i atyre që
munden t'i vlerësojnë dhe përdorin mundësitë dhe dinamikat në esencën e krijimit të vet, ashtu edhe është e pamënjanueshme rënia herët a vonë nën nivelin e kafshëve, madje e djallëzimit të atyre që i
lenë të verbëra mundësitë dhe dinamikat në fjalë, madje, që, duke i shndërruar në elementë destruktivë, i përdorin për të keq ato!

F.Gülen
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Jeta Empty Re: Jeta

Mesazh  Neo 07.06.10 0:32

Çfarë duhet të bësh përpara se të vdesësh

Jeta 26936510

Jeta është ajo që të ndodh teksa je i zënë duke bërë plane të tjera…

Jeta është dhurata më e çmuar, por mësohemi ta vlerësojmë vetëm kur e kuptojmë se po bëhet gjithnjë e më e shkurtër. Më pas muajt duken si ditë, ditët si orë e orët si minuta.

E kupton se je shumë afër fundit dhe vetëm atëherë fillon të pendohesh për të gjitha gjërat që nuk ke arritur të bësh ndoshta ngaqë ke qenë shumë i zënë duke fituar para për të bërë kushedi se çfarë.

Kjo është edhe ironia e fatit, më në fund ke para të mjaftueshme për të bërë të gjitha gjërat që ke ëndërruar, por nuk ke më kohë dhe koha nuk blihet me para.

Në vitin 1902, teksa qëndronte i shtrirë në shtratin e tij të vdekjes, 48-vjeçari Cecil Rhodes kthente kokën prapa dhe arrinte të shikonte karrierën e tij të çmuar dhe të shumëpërfolur.

Ai kishte mbledhur një pasuri të jashtëzakonshme në flori dhe diamante. Kishte ndërtuar hekurudha në zona të egra pyjore dhe në male e shkëmbe të thepisur duke u kthyer në një nga liderët e mëdhenj të shekullit.

Ai kishte krijuar një perandori të jashtëzakonshme që nuk mund ta shohësh kurrë në kurrikulumin e një 48-vjeçari tjetër. E megjithatë, Rhodes nuk ishte aspak i qetë dhe i kënaqur që po mbyllte sytë për të mos i rihapur më kurrë. Në shtratin e tij të vdekjes mund ta dëgjoje duke rënkuar në dhimbje: "Sa pak që kam bërë, sa shumë kam ende për të bërë".

Çfarë donte të thonte? A ka mundësi që një njeri si ai mund të kërkojë më shumë toka, pasuri apo pushtet në jetën e tij? Mos ndoshta ishte një nga ata njerëzit e fiksuar pas punës që i kalojnë minutat e fundit të jetës duke dëshiruar më shumë kohë për të kaluar në zyrë? Jo!

Në momentet e fundit të jetës, jo vetëm Rhodes, por çdo njeri shqetësohet për një lloj tjetër liste të "gjërave që duhen bërë". Kur Jos Mart nxori një listë të gjërave që çdo njeri duhet patjetër t'i bëjë përpara se të vdesë, nuk përfshiu gjëra si për shembull "çliro një shtet".

Heroi i pavarësisë së Kubës përmendi tre gjërat më të rëndësishme për të në jetë: të mbjellësh një pemë, të shkruash një libër dhe të kesh një djalë. Ky është një fillim i shkëlqyer. Ja edhe dhjetë të tjera, në mënyrë që shtrati i vdekjes të jetë pak më i butë se ai i Rhodes:

Bëj një pelegrinazh

Destinacioni mund të jetë një nga më tradicionalët si për shembull Jeruzalemi, Roma apo Meka. Mund të jetë një vend ritualesh parahistorike si për shembull Stonehenge apo Machu Picchu.

Për adhuruesit e natyrës idealja mund të jetë savanna e Afrikës ose pylli i Amazonës. Adhuruesit e muzikës mund të zgjedhin tempujt e mrekullueshëm si La Scala ose Bayreuth.

Qëllimi është që të paktën një herë në jetë të ndjesh emocionin e të qenurit në katedralen apo tempullin që ju e konsideroni të shenjtë, një vend ku për një çast mund të ndiheni pjesë e diçkaje më të madhe.

Një vend ku lumturia është tërësisht personale dhe ngrihet në nivelin më të lartë të mundshëm. Rezultati? Nuk ka çmim!

Nuk ka rëndësi nëse zgjedh të dëgjosh "Gloria-n" në Shën Pjetër apo të shohësh me sytë e ty një kaproll teksa bën hapin e tij të parë, do të jetë një nga ato momente kur nuk ke nevojë as për kamera dhe as për aparat fotografik. Do të ngulitet thellë në shpirtin tuaj.

Ha një vakt aq të mirë sa për të qenë i fundit


Kur ndjen se fundi është më afër se kurrë, ekziston një mundësi shumë e madhe të mos jesh në gjendje të shijosh ushqime ekzotike. Duket si diçka e parëndësishme, por një nga kënaqësitë e jetës është edhe kjo.

Bota është e mbushur plot me mrekulli që ja vlen t'i shijosh. Nëse i planifikon gjërat me kujdes, nëse shijon sot atë që ke dashur gjithmonë të provosh, nuk do të ndihesh i tradhtuar nga ajo mani e çmendur për të kursyer që ke patur gjithë jetën.

Mendoje si një siguracion mbi vdekjen dhe mos i kushto rëndësi çmimeve të kripura në anën e djathtë të menusë.

Mbaj mend dy versionet e fjalëve të fundit të Uilliam Pitt. Historianët kanë debatuar prej kohësh dhe nuk kanë arritur të nxjerrin një version të saktë se çfarë ka thënë ai në momentet e fundit të jetës.

Versioni i lavdishëm i skenës së Uilliam-it në shtratin e vdekjes në vitin 1806 tregon se Kryeministri britanik, i zhgënjyer nga suksesi i Napoleonit, është shuar duke thënë: "Vendi im, oh, si po e lë unë vendin tim!"

Versioni më pak i lavdishëm, por gjithsesi jo i pamundur, është se fjalët e tij të fundit në fakt kanë qenë këto: "Do të doja të kisha ngrënë një byrek me mish viçi Bellamy". Nëse keni dyshime rreth versionit që mund t'iu duket më i besueshëm, duhet të rishqyrtoni prioritetet tuaja personale.

Ngjisni malin tuaj Ventoux

Thuhet se epoka e re e Rilindjes ka filluar pikërisht me ngjitjen e Petrarkës në majën e këtij mali në Provecë të Francës në vitin 1330. Në atë kohë, të ngjisje një mal nuk ishte një gjë që njerëzit e bënin për të kaluar pushimet.

Malet konsideroheshin si të rrezikshëm dhe të padobishëm.

Për më tepër, kishte nga ata që mendonin se malet ishin një shpërqendrim mëkatar ndaj Zotit, siç e ka përshkruar edhe Petraka në një nga sonetat e Augistinës, duke përshkruar meshkujt që "adhuronin malet e larta." Poeti në këtë rast mundohej të bindte veten se duhet të shikonte më thellë në brendësinë e shpirtit të tij, sipas versionit mesjetar.

Megjithatë, edhe pse mundohej t'u bindej besimeve të kohës dhe të luftonte me veten, Petrarka vendosi të ngjiste 1.912 metra lartësi i vetëm dhe u mahnit me pamjen e re. "Ato çfarë kam lexuar nga Athos dhe Olympus duken më pak të pabesueshme në krahasim me ato që panë sytë e mi", shkroi ai.

Në ditët e sotme, mund të shijosh të njëjtën pamje shumë herë më lehtë. Tashmë ka rrugë për të shkuar në majë të maleve dhe madje mund të gjesh restorante shumë të këndshme atje. Qëllimi nuk është ky. Ajo që duhet të bësh para se të vdesësh, është të ngjisësh diçka që ke frikë ta ngjisësh dhe ashtu si Petrarka të mahnitesh nga pamja e re.

Mëso përmendësh një poezi dhe recito


Zgjedhja më interesante, edhe pse ndoshta nuk ke menduar kurrë ta bësh, është një performancë gjatë një takimi romantik dhe është e pamundur të shkojë keq nëse zgjedh poezinë e Bajronit "Ajo ecën me bukuri, si nata".

Nuk ka nevojë të jesh aktor e të kesh publik të gjerë për të recituar. Nuk duhet të shkruash poezi për të qenë poet. Mjafton t'i lexosh djalit tënd vargjet e Kiplingut "…në mundsh t'i mbushësh minutat aq të rënda, me vepra që peshojnë, dije dhe mos ki asnjë dyshim, se jotja do të jetë bota me ç'ka brenda dhe burrë do jesh, o biri im!", për t'u bërë heroi i tij më i madh.

Një poezi e bukur mund të bëhet shoqëruesja e momenteve më të bukura të jetës tuaj. Të mësosh përmendësh dhe të recitosh këtë poezi, është njëlloj si të jetosh e rijetosh vazhdimisht atë moment të paharrueshëm të jetës tënde. Nuk ka çmim!

Bëj një armik të betuar

Një person i dashur dhe miredukuar përshkruhet si dikush që nuk i shkakton qëllimisht vuajtje të tjerëve.

Megjithatë, ky përkufizim lë një hapësirë të gjerë manovrimesh për të qenë qëllimisht i ashpër me dikë që nuk e duron dot. Ngri zërin përpara një padrejtësie. Merr hak kundër kolegut që të zuri vendin e punës. Lufto me gjithë forcat e tua për të fituar një çmim duke lënë kundërshtarët pas.

Mbro me fanatizëm idetë e tua sa për ta çmendur dikë. Një armik të ndihmon të përcaktosh veten. Ashtu siç ka thënë edhe Shopenhauer: "Ndonjëherë na vjen më shumë keq për vdekjen e armiqve se sa të miqve, vetëm sepse mungesa e ekzistencës së tyre nuk i lejon të bëhen dëshmitarë të suksesit tënd".

Fal dikë

Këtë këshillë e ke dëgjuar edhe më parë. Ta ka thënë gjyshja kur ke qenë i vogël, ta kanë thënë në shkollë, ta kanë thënë prindërit dhe miqtë e tu gjithashtu. Të gjithë e dinë që duhet të falin, por ndonjëherë duket thjesht e pamundur.

E vërteta është që falja nuk është e pamundur, por të nevojitet një motiv i fortë. E cili motiv mund të jetë më i fortë se vdekja? E gjen veten pa kuptuar në momentet e fundit të jetës kur kanë kaluar aq shumë vite pa folur me atë mik të vjetër dhe tashmë as që të kujtohet më pse. Impulsi i parë është t'i telefonosh dhe ashtu bën.

Më në fund ke gjetur guximin t'i flasësh, por është tepër vonë, miku yt e ka lënë këtë botë përpara teje. E çfarë mund të bëjë njeriu kur gjendet përpara vullnetit të Zotit? Ka diçka, fale mikun tënd tani!

Nuk besoj se do të doje të gjendeshe në situatën kur ngrihesh nga shtrati i vdekjes për të shkuar tek vëllai yt me të cilin ke vite pa folur dhe që jeton në anën tjetër të qytetit, por këmbët të tradhtojnë. Mos harro që koha është armikja më e pabesë.

Vërteto me sytë e tu që Toka është e rrumbullakët

Mënyra më e sigurt është që të lundrosh vetëm në një drejtim të caktuar dhe mos të ndalosh derisa të kthehesh përsëri në pikën ku u nise.

Një metodë më pak e kushtueshme, edhe pse jo aq direkte, është të udhëtosh në veri të Rrethit Arktik në ditën e solstikut apo diellndalimit veror dhe kaloje natën (mundësisht brenda një vaske me ujë të ngrohtë) duke parë diellin që rrotullohet mbi horizont.

Shko tek "Camera degli Sposi" me atë që dashuron

Ndoshta ka shumë vepra arti të tjera më të rëndësishme si për shembull statuja e Davidit, Darka e Fundit apo Faltorja Sistina në Vatikan, por sharmin e pastër dhe të vëretë mund ta gjesh vetëm në kryeveprat e shek. XV të Mantegnas.

Këto nuk i gjen në një muze gjigant të stërmbushur, por në një kuti të fshehtë xhevahirësh, në dhomën e vogël të pallatit mbretëror Mantua. Pikturat me gjyra të ndezura shkëlqejnë në një mënyrë të mrekullueshme nga reflektimi i arit.

Pikturat portretizojnë fisnikë, kurtizana, oborrtarë, fëmijë, anije, kuaj e kafshë të tjera, të cilët vëzhgohen të gjithë jo nga një Perëndi e sertë, por nga një grup i famshëm "putti" (ëngjëj të vegjël) lozonjarë në tavan.

Ëngjëjt duken sikur janë duke kontrolluar disa aktivitete të afirmimit të jetës dhe kjo është arsyeja pse kjo dhomë quhet "Dhoma e Nuses dhe e Dhëndrit".

Mund forcën e gravitetit


Po, është padyshim ligji më i pakundërshtueshëm dhe i pandryshueshëm i planetit dhe në shtratin tuaj të vdekjes do të kënaqeshit duke kujtuar atë moment të mrekullueshëm rebelimi ndaj ligjeve të natyrës, nuk ka rëndësi nëse je hedhur me parashutë nga një aeroplan apo ke bërë bungee-jumping duke u hedhur nga një urë e lartë.

Për shumicën e njerëzve, të hidhesh nga një lartësi e madhe si për shembull nga një ndërtesë apo urë, ose nga një aeroplan duket diçka e tmerrshme. Por, kjo është pikërisht arsyeja për të cilën njerëzit vendosin ta bëjnë.

Nëse do të ndihesh i gjallë dhe i çorientuar në të njëjtën kohë atëherë bungee-jumping është aktiviteti që bën për ty. Por, kjo nuk do të thotë që këtë aktivitet mund ta bëjnë vetëm njerëzit ekstremisht guximtarë, madje mund të thuhet se sa më shumë frikë të kesh, aq më shumë kënaqesh.

Kur bie me shpejtësi të madhe drejt tokës, litari tendoset dhe ndjen sikur po fluturon përsëri, por duke u ngjitur lart për të zbritur sërisht.

Këto osilacione janë po aq elektrizuese sa edhe vetë rënia e lirë. Në ato momente ndjen një lloj euforie të papërshkruar duke e ditur se je hedhur nga një lartësi marramendëse vetëm duke u kapur pas një litari.

Nëse ke pyetur veten se çfarë ndiejnë zogjtë teksa fluturojnë, ky është momenti për ta provuar.

Eksperiencat e frikshme shpesh herë janë edhe më entuziazmueset. Në fund të fundit, jeta nuk matet nga numri i frymëmarrjeve, por nga numri i momenteve që të lënë pa frymë.

Jepi shans dikujt tjetër të bëjë gjërat që nuk i ke bërë dot


Mund të jetë një nga gjërat për të bërë në listën e çdokujt, si për shembull një udhëtim që ke dashur gjithmonë ta bësh, por në një moment është bërë i pamundur. Me kalimin e moshës kufijtë ngushtohen, por me moshën gjithashtu vjen edhe urtësia, zgjuarsia dhe paratë.

Kur e kupton se është bërë tepër vonë për ty, jepi një të riu atë që ti ke dashur gjithmonë të kesh dhe do t'i mbyllësh sytë pak më lehtë se zotëria i diamantëve, Cecil Rhodes.

KB
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Jeta Empty Re: Jeta

Mesazh  Luli 25.10.10 16:35

Jeta

Kemi lindur ne kete bote, per ti sherbyer te mires se njerezimit, edhe pse egoja njerezore, kerkon qe ne rradhe te pare te arrije te mirat individuale, perseri kjo gje e pare ne nje kendveshtrim me te gjere, dhe me te fokusuar, gjithe perpjekja e tij, gjithe ai vullnet, sakrifice, force te vendosura dhe te ofruara ne shoqeri, kane nje rol shume te rendesishem, ate te cuarjes se shoqerise drejt principeve me te larta te jeteses.

Njeriu per njerine eshte bishe, por eshte pikerisht kjo bishe e stervitur inteligjente, qe ne saje te zgjuarsise se saj arrin te emetoje me force, zjarr, dashuri, dhembshuri dhe zemergjeresi, e ne te njejten kohe behet burim i nje ndjenjeje te nje cmire te jashtezakonshme ne syte e personave te tjere, duke i bere ata te gjykojne mbi jeten e tyre, dhe te kerkojne me shume, duke nxitur tek ata shpirtin ambicioz, deshiren per te arritur dicka me te mire, per te arritur edhe ata majat.

Ambicje e kushtezuar nga nje fakt pozitiv per mbare njerezimin, duam te korrim suksese, duam te jemi te paret, duam qe askush te mos jete mbi ne, dhe te jemi ne ata qe komandojne, e pra nese cdo kush synon majat atehere edhe e ardhmja do te jete me e mire, se ne saje te ketyre perpjekjeve te gjithsecilit per te bere dicka me te mire per jeten e tij, ne menyre te pandergjeshme ai krijon mundesira te reja, dhe shpresa te reja per brezat e ardhshme.

Jetojme, luftojme, krijojme, ndertojme, nje te ardhme qe te jete shembull per te gjithe, edhe pse shpesh e lyer me gjakun e kuq te sakrificave njerezore, kjo e ardhme duhet te jete e denje per brezat qe do te vijne.

Jetojme per te ndihmuar ate qe ka me shume nevoje. Shpesh hidherohemi duke pare mijra persona te lenduar, persona te deshperuar, persona pa familje, pa strehe, pa te ardhme, pa para, pa pranine e nje njeriu te dashur, qe ti shtrengoje fort ne gjirin e tij dhe ti japi ngrohtesi.

Jetojme ne nje jete qe eshte shume kapricioze dhe qe nuk te afron prane vetes, por te qendron e ftohte, e eger, e ashper, e dhunshme, shpesh e pafajshme ne sjelljen e saj, dhe e kushtezuar nga veprimi i disa personave qe deklarojne se jane ata qe do ti vijne ne ndihme paqes, mirekuptimit, tolerances, dashurise dhe nje te ardhmeje me te mire.

Duam te jemi te lumtur, duam te jemi te paret, duam te arrijme cdo gje qe enderrojme dhe deshirojme, duam te duhemi, duam te na jepet ngrohtesi, duam qe te gjejme mirekuptim, po valle ku po i kerkojme keto? Nese nuk alternojme vizionin e fantazise se llogjikes sone me dashurine e emetuar me force, zjarr dhe pasion nga zemra jone, atehere jeta do te jete vetem nje vazhdueshmeri e njetratshme e nje vije fundi i se ciles eshte toleranca zero.

Jeta eshte e bukur, jeta eshte e dashur, jeta eshte e mbushur plot gezim e hare, por qe te arrish te futesh ne zemren e saj, ne te privilegjuarit e saj, duhet qe me pare te shikosh ne brendesi te vetes, dhe te kuptosh se cfare kerkon vertet te arrish ne te, cili je dhe si mund ta vesh zgjuarsine tende ne te mire te cdo kujt qe te rrethon, duke i bere mire vetes, por ne te njejten kohe duke i dhuruar dashuri, paqe dhe miresi dhe personave qe te rrethojne.

Mos e shikoni jeten si nje placke qe mund ta bleni dhe ta hidhni kur te doni, ajo eshte e vyer, e shenjte dhe e dlire. Portat e saj jane te hapura, por me pare duhet ti gjeni ato, per te arritur ate qe te gjithe deshirojme, nje te ardhme me te mire dhe me te lumtur, paqe, harmoni, dhe gezim.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Jeta Empty Përbërësit e ADN-së qarkullojnë në hapësirë

Mesazh  Nikolaos 10.08.11 10:16

Një studim i fundit i NASA-s pohon se përbërësit e ADN-së - molekula që përmban udhëzimet gjenetike për jetën - të gjetura në meteoritë, sipas të gjithë gjasave janë krijuar në hapësirë. Studimi mbështet teorinë se një "komplet" pjesësh të gatshme kanë qenë formuar që në hapësirë dhe pasi kanë hyrë në Tokë nëpërmjet meteoritëve kanë ndihmuar kështu në fillesat e jetës te ne.

"Përbërës të ADN-së në meteoritë janë gjetur që në vitet 1960, por shkencëtarët nuk kanë qenë të sigurt nëse këto ishin formuar vërtet në hapësirë apo nga ndotja biologjike në Tokë," thotë dr. Majkëll Kalahani i qendrës së fluturimeve hapësinore "Godard" të NASA-s. "Për herë të parë provat i kemi në tri drejtime që, së bashku, na sigurojnë se përbërësit e ADN-së janë krijuar vërtet në hapësirë."

Zbulimi i shtohet grupit të provave që pohojnë se kimikatet brenda asteroideve dhe kometave mund të formojnë vetiu përbërës të qelizave themelore biologjike. Më parë shkencëtarët kanë gjetur dhe aminoacide (baza e proteinave) në kampionet e marra nga kometa "Wild 2" nga misioni "Stardust" i NASA-s, si dhe në meteoritë të tjerë të pasur me karbon.

Studimi i fundit u përqendrua mbi 12 kampione meteoritësh të pasur në karbon, 9 prej të cilëve janë gjetur në Antarktidë. Çdo kampion është marrë me solucion acidi formik dhe është kaluar në kromatograf me lëng, instrument që ndan përbërësit e materialit. Në vijim kampionet janë analizuar me spektrometër mase, për të përcaktuar strukturën kimike të përbërësve.

Pas analizës ekipi evidentoi adeninë dhe guaninë (përbërës të ADN-së, të quajtur dhe nukleobaza), si dhe hipoksanthinë e ksanthinë. Në shkallën spirale të ADN-ës adenina dhe guanina lidhen me dy nukleobazat e tjera për të formuar secilën ndarje të shkallës. Ato janë pjesë e kodit që i tregon aparatit qelizor se çfarë proteinash duhet të prodhojë. Ndërkaq hipoksanthina dhe ksanthina nuk gjenden në ADN, por përdoren në procese të tjera biologjike.

Gjithashtu, në dy prej meteoritëve, ekipi zbuloi për herë të parë gjurmë tre molekulash purine që punojnë me nukleobazat: purinë, diaminopurinë-2,6 dhe diaminopurinë-6,8; ku e fundit nuk përdoret thuajse kurrë në biologji. Këto përbërje kanë të njëjtën bërthamë si nukleobazat por me një strukturë të shtuar apo të hequr. Janë pikërisht këto molekula që quhen analoge të nukleobazave, që ofrojnë provën e parë se përbërësit e meteoritëve vijnë nga hapësira dhe jo nga kombinime tokësore.

"Këto analoge nukleobazash nuk do të gjendeshin këtu nëse vinin nga ndotja tokësore e materialit, pasi nuk përdoren në biologji, me përjashtim vetëm të një raporti se diaminopurina-2,6 është hasur në një virus (cianofagu S-2L)," thotë Kalahani. "Megjithatë, nëse asteroidet sillen si 'fabrika' kimike, duke lëshuar material parajetësor, do të ishte e pritshme që, falë shumëllojshmërisë së përbërësve dhe të kushteve në çdo asteroid, të prodhonin disa variante nukleobazash e jo thjesht ato biologjike."

Prova e dytë vjen nga analiza për të përjashtuar edhe më tej mundësinë e ndotjes tokësore të materialit. Ekipi analizoi një kampion akulli 8-kilogramësh nga Antarktida, ku u mor dhe shumica e meteoritëve të përdorur, me të njëjtën metodë që u përdor për meteoritët. Sasitë e dy nukleobazave dhe të hipoksanthinës e të ksanthinës të gjetura në akull, ishin shumë më të ulëta (në rendin për trilion) se të meteoritëve (që ishin në rendin për miliard). Për më tej, në kampionet e akullit nuk u gjet asnjë analog nukleobaze.

Duke qenë se njëri prej meteoritëve me analog nukleobaze kishte rënë në Australi, ekipi analizoi dhe dheun nga u mor kampioni në vendin e rënies. Ashtu si me rastin e akullit, as kampioni i dheut nuk përmbante analoget që u hasën në meteorit.

Së treti, ekipi gjeti se këto nukleobaza (biologjike dhe jobiologjike) ishin krijuar me anë të një reaksioni tërësisht jobiologjik. "Në laborator, një grup i ngjashëm nukleobazash dhe analogesh u prodhuan në rekasione jobiologjike me përmbajtje cianidi hidrogjeni, amoniaku dhe uji. Kjo evidentoi mekanizmin e mundshëm të sintezës së tyre në trupin e asteroidit dhe mbështet idenë se këto janë jashtëtokësore," thotë Kalahani. "Në fakt, duket se ka një kategori të caktuar meteoritësh, të ashtuquajtur CM2, të cilët paraqesin kushtet më të favorshme për krijimin e mëtejshëm të këtyre molekulave," përfundon ai.
Nikolaos
Nikolaos

"Kthejeni fytyrën nga Dielli dhe çdo hije mbetet mbrapa jush"

249


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Jeta Empty Re: Jeta

Mesazh  Luli 08.12.11 20:59

Kuptimi i jetës

Jeta Higher-self-mountain-top_thumb_medium326_216

Njeriu është i ngjashëm me kafshët. Ka trup d.m.th. veshë, këmbë, sy etj., sikur kafshët. Po në të njëjtën kohë kur themi që njeriu është i ngjashëm me kafshët, gjithashtu vërejmë që njeriu është superior ndaj tyre.

Njeriu mendon, njeriu është i aftë të dojë përgjithmonë, është i aftë të krijojë vepra arti, është i aftë për të qenë një hero... Dhe kjo nuk ndodh sepse ka një trup sepse në këtë aspekt është i ngjashëm me kafshët, kjo ndodh sepse njeriu ka një shpirt, një shpirt të pa vdekshëm. Një shpirt që është i ngjashëm me Zotin.

Shpirti, që në latinisht quhet anima, është ajo që gjallëron trupin, ajo që jep jetë dhe lëvizje ajo që të bën të njohësh dhe të duash.

Njeriu mund të njohë dhe të dojë sepse shpirti i tij ka dy aftësi të quajtura “inteligjencë” dhe “vullnet”. Njeh me inteligjencë dhe dashuron me vullnet. Me inteligjencën “shikon” atë që mund të bëjë, dhe me vullnet “vendos” “zgjedh” atë që do të bëjë. Meqë është njeri, ndryshe nga kafshët është i lirë.

Njeriu është i lirë të bëjë gjëra të mira dhe të këqija, psh. Nëse harxhoj shumë para vetëm të plotësuar të gjitha dëshirat e mia pa më interesuar të tjerët, do të jem duke marrë një rrugë të gabuar. Por nëse dua të formoj një familje të mirë, po zgjedh një qëllim që më plotëson si person.

Të gjithë veprimet tona kanë një fund. Megjithatë, fundi që ka më shumë rëndësi është fundi i të gjithë fundeve. E thënë me fjalë të tjera: lumturia.

Çfarë është lumturia: Është pyetja përfundimtare e ekzistencës sonë. Përgjigjia është e vështirë, por është aq e vështirë sa edhe e vlefshme.

Mund të themi që në ekzistencën njerëzore ka dy rrugë: një e vështirë dhe një e lehtë; një që na bën të lumtur dhe një që na bën fatkeqë.

Rruga e lehtë, fatkeqësisht, është tipi i rrugës që marrin shumë njerëz, njerëz që nuk dinë nga të vijnë dhe nga të shkojnë. Atë që zgjedhin këtë rrugë ndihen të keqtrajtuar nga shoqëria, lodhen nga jeta, ju duket sikur janë të ndëshkuar dhe kërkojnë të fajësojnë të tjerët. Psh. Mund të mos kenë fizikun që dëshirojnë, ose para të mjaftueshme dhe për këtë fajin e kanë të tjerët: prindërit, vëllezërit, shoqëria dhe më e keqja ndonjëherë fajësojnë Zotin.

Kjo rrugë ka një karakteristikë çelës që gjithmonë duhet ta kemi parasysh: është një rrugë e mashtrimit, e gënjeshtrës. Një rrugë që premton dhe nuk pëmbush. Por, nuk duhet të mashtrohemi .

Jeta është e bukur dhe meriton të jetohet.

E vërteta është e vërtetë, e vërteta është e mundur. Ka të rinj që e jetojnë jetën në mënyrë të pastër, si të krishterë të vërtetë, dhe nuk janë të rinj anormalë, me të meta fizike ose mendore, përkundrazi, janë të rinj shumë të lumtur, plot jetë dhe gëzim. Siç mund ta shohin, kjo është një rrugë e atyre që në të vërtetë duan të jenë të lumtur. Është një rrugë që aktualisht nuk është shumë e populluar, që nuk ka propaganda as publicitet, por ka diçka që kanë të gjitha rrugët “standart” që duan të na paraqiten: kurrë nuk mashtron dhe kurrë nuk na lë bosh.

Është një rrugë që kërkon sakrifica dhe të heqësh dorë. Është një rrugë që të bën të ngresh shikimin dhe të shohësh që ka gjëra më të mëdha dhe më fisnike për të cilët ia vlen të japësh jetën.

Përfundimisht bëhet fjalë për ata të rinj që kanë një shpirt fisnik, dhe në ato sy të pastër dallohet freskia e një zemre të dashuruar me të mirën, me të bukurën dhe të vërtetën.

- Nëse do t’ju thosha që do të gjeni lumturinë vetëm duke qenë profesionista të mirë, do t’ju gënjeja: ka shumë profesionista të famshëm që janë të palumtur.

- Nëse do t’ju thosha që do të gjeni lumturinë vetëm duke mos i bërë keq askujt, përsëri do të ishte shumë pak... ka shumë që nuk i bëjnë keq askujt dhe nuk janë të lumtur.

- Nëse do t’ju thosha se do ta gjeni lumturinë tek alkoli, tek droga etj. do t’ju gënjeja edhe më shumë.

I riu është bërë për gjëra më të mëdha dhe më fisnike, për të luftuar për të ndjekur për gjëra të zjarrta dhe të vështira. I riu nuk është bërë për kënaqësi por për heroizmin.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Jeta Empty Re: Jeta

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi