EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sjelljet e çrregullta e dëmtojnë aftësinë mendore

Shko poshtë

Sjelljet e çrregullta e dëmtojnë aftësinë mendore Empty Sjelljet e çrregullta e dëmtojnë aftësinë mendore

Mesazh  Elizza 08.07.10 16:07

Sjelljet e çrregullta e dëmtojnë aftësinë mendore



Njerëzit të cilët nuk hanë mëngjes, do të kenë sasi të pakta të sheqerit në gjak dhe si rezultat i kësaj, truri nuk do të ketë rezerva të mjaftueshme ushqyese, prandaj shkakton degjenerimin e trurit.

Kështu edhe në rastet e dietave ushqimore. Ngrënia e mëngjesit është e rekomanduar nga dietologët.

Ngrënia pa masë

Jo vetëm mungesa e oreksit, por edhe ngrënia e tepërt është një ves që shkakton forcimin e arterieve trunore, e cila të shpie deri në zvogëlimin e fuqisë mentale. Në një dietë të shëndetshme ditore parashikohet edhe një sasi e caktuar ushqimi, për të mos rrezikuar mbipeshën dhe probleme të ndryshme shëndetësore.

Humbja e gjumit


Humbja e gjumit mund të kthehet në një faktor të vërtetë rreziku për shëndetin tuaj. Truri si organ i brendshëm i njeriut ka nevojë për pushim. Pagjumësia e madhe apo çrregullimet e theksuara të gjumit përshpejtojnë vdekjen, sepse mungesa e gjumit shoqërohet me eliminimin e qelizave trunore.

Pirja e duhanit

Përdorimi i duhanit, tashmë dihet se është i dëmshëm për shëndetin tuaj. Pirja e tij shkakton tkurrje të shumëfishtë të trurit dhe mund të shkaktojë sëmundjen e Alzheimerit.

Përdormi i tepërt i sheqerit


Eksperimentet e ndryshme të realizuara në vite kanë treguar se përdorimi i tepërt i sheqerit, qoftë ai në ngrënie apo pije, pengon në thithjen dhe përvetësimin e proteinave dhe lëndëve tjera ushqyese, duke shkaktuar vështirësi sidomos në zhvillimin e kujtesës. Mbani mend: Sa më shumë ëmbëlsira, më tepër kohë ju duhet të kujtoni diçka.

Ndotja e ajrit

Edhe faktorët ambientalë veprojnë drejtpërsëdrejti në shëndetin tuaj. Një faktor i tillë është edhe ndotja e ambientit. Kjo ndodh sidomos në zonat urbane. Truri është njëri prej konsumatorëve më të mëdhenj të oksigjenit në organizmin tonë. Thithja e ajrit të ndotur dobëson furnizimin e trurit me oksigjen duke zvogëluar efikasitetin e tij.

Mbulimi i kokës gjatë fjetjes


Për disa prej jush, të mbulosh kokën kur fle mund të jetë një veprim i njohur. Por të mbulosh kokën ndërsa jeni duke fjetur, çon në shtimin e dioksidit të karbonit dhe zvogëlimin i oksigjenit, gjë që shkakton dëmtimin e trurit.

Aktivizimi i trurit kur je i sëmurë

Puna e vështirë apo të studiuarit gjatë sëmundjes çon në zvogëlimin i efektshmërisë së trurit si dhe prishjen e tij. Kur jeni i sëmurë duhet të tregoheni të kujdesur dhe të relaksoheni.

Mungesa e mendimeve stimuluese

Të menduarit është metoda më efikase në stërvitjen e trurit tonë. Mungesa e mendimeve stimuluese në tru shkakton tkurrjen e tij.

Të flasësh jo rrallë

Disa thonë "Kur nuk je në brendësi të një bisede, më mirë të heshtësh, sesa të flasësh pa lidhje". Por jo gjithmonë është e vlefshme kjo. Truri juaj ka nevojë të jetë në funksion. Bisedat intelektuale do të ndihmojnë që truri të jetë sa më efikas.

Mësimi i gjuhëve të huaja një gjimnastikë për trurin


Flisni vetëm gjuhën e mëmës? Gjasat që truri juaj të mbetet i kthjellët edhe në pleqëri, nuk janë shumë të kënaqshme. "Njerëzit të cilët flasin dy gjuhë në moshë të shtyrë, mund ta ruajnë më gjatë mendjen e mprehtë", shkruan gazeta Toronto Star.

Psikologia Ellen Bialystok ka testuar aftësitë e të menduarit të 104 personave të moshës nga 30 deri në 59- vjeçare dhe 50 personave të moshës nga 60 deri në 88 vjeçe. Të gjithë të pyeturit kanë pasur nivel të njëjtë të arsimit dhe gjendje të njëjtë ekonomike.

Në të dyja grupet, gjysma e të pyeturve ka folur rrjedhshëm dy gjuhë. Secilit person i është dhënë një detyrë e thjeshtë, të cilën ka mundur ka realizojë në dy mënyra, ndërsa gjatë kësaj periudhe studiuesit kanë matur shpejtësinë e reagimit.

"Testimet kanë treguar se personat që kanë folur dy gjuhë kanë reaguar më shpejt se ata që kanë folur një gjuhë", shkruan gazeta. Sipas Bialystok, njerëzit që flasin dy gjuhë, gjithmonë mund të zgjedhin se me cilën gjuhë do të shërbehen, kështu që në komunikimin e përditshëm truri i tyre duhet të vendosë se me cilën gjuhë do t i drejtohen bashkëbiseduesit, që e lehtëson të menduarit.

"Kjo gjimnastikë trunore, shfrytëzon trurin dhe parandalon ngadalësimin e proceseve të lidhura me planifikimin dhe koncentrimin, që është shumë e shpeshtë në moshë të shtyrë", ka thënë studiuesja kryesore.

Gjumi i pasdites përmirëson kujtesën

Dremitja e bën trurin të përpunojë informacionet e fundit

Gjumi i pasdites pushon trurin dhe përmirëson funksionet e kujtesës, ka dëshmuar një hulumtim i ri. Mirëpo, ky studim në fakt vërteton se është e dobishme të flihet, por jo edhe të flihet në gjumë të thellë. Gjumi i shkurtër prej gjithsej dhjetë minutash zvogëlon lodhjen edhe pse shumica e hulumtimeve tjera kanë dëshmuar se për çlodhje të plotë më i dobishëm është gjumi më i gjatë.

Mirëpo, hulumtuesit gjermanë nga Universiteti i Dusseldorf ka kryer një test në të cilin kanë kërkuar nga studentët, të mbajnë mend një listë të emrave dhe t i rikujtojnë pasi të kenë luajtur një orë rresht lojën e durimit. Disave u është lejuar të flenë pesë minuta në fillim të testit, e më vonë është dëshmuar se kanë mbajtur dukshëm më shumë fjalë.

Para vet zhytjes në gjumë, truri sërish përpunon ngjarjet e fundit dhe prodhon ndjenja të ngjashme me gjumin dhe mendime të ndryshme "të marra". Duket se gjatë këtyre momenteve truri kërkon materiale të reja për të ditur çfarë të bëj me to. Pikërisht kjo periudhë e shkurtër është shumë e rëndësishme për përmirësimin e kujtesës dhe në fakt shumë më i rëndësishëm sesa vetë gjumi./G.Ballkan/
Elizza
Elizza

195


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi