Incidentet më të famshme me UFO
2 posters
Faqja 1 e 1
Incidentet më të famshme me UFO
Incidentet më të famshme me UFO
Sondazhet zakonisht dëshmojnë se thuajse gjysma e popullsisë së botës beson në ekzistencën e UFO-ve dhe 5 përqind e popullsisë pranon se ka parë një objekt që mund të quhet UFO në një rast ose tjetër.
Nganjëherë, raportimi për UFO ka të bëjë me fenomene natyrore ose fenomene të zakonshme, por që keqinterpretohen apo nuk dallohen mirë, e në disa raste bëhet fjalë dhe për mashtrimi.
Por, duhet pranuar se në disa raste të dhanë janë shumë të forta për të dyshuar për një rast takimi me jashtëtokësorë.
Që në vitin 1450 para erës sonë, kur njeriu i lashtë shënoi në një copë druri vizatimet e “rrathëve të zjarrit” të zbritura nga qielli, ato kanë mbetur pa emër.
Prandaj quhen “Unidentified Flying Object”, (Objekte fluturuese të paidentifikuara) shkurt UFO.
Edhe pse janë bërë me mijëra dokumentarë për to, madje edhe filma artistikë me protagonistë aktoren Kim Bassinger, ato kanë mbetur pa formë. Sipas shkencëtarëve, të gjitha përgjasimet si qenie jeshile, me sy të mëdhenj dhe me kokë vezake, janë spekulime.
Disqet fluturuese kanë futur në punë investiguesit më të mirë, por pjesa më e madhe e rasteve të shfaqura kanë mbetur mister. Të paktën, hetimet rreth tyre kanë shërbyer për përmirësimin e fluturimeve me avionë.
Ndërkohë, raporte të pazakonta datojnë që në kohët antike. Krahas veglave të punës, apo figurave që tregonin për jetën e tyre, njerëzit e lashtë kanë vizatuar apo kanë gdhendur nëpër shpella, edhe objekte të çuditshme që i kanë vizituar.
Ndërsa agjencia e parë për hetimin e tyre është krijuar në 1948. Në vitin 1954 rregullorja e “Air Force” i konsideronte shfaqje të tilla si “kërcënim i mundshëm i Sigurisë së Shteteve të Bashkuara”.
Një objekt fluturues i paidentifikuar ose ndryshe, “UFO” quhet çdo objekt i dukshëm, i cili nuk mund të identifikohet nga vëzhguesi dhe që mbetet i paidentifikuar pas hetimeve.
Në kulturën popullore, termi “UFO” shpesh përdoret për t’iu referuar çdo anijeje hapësinore hipotetike apo të paprovuar aliene.
Termi “pjatës fluturuese” përdoret po kaq shpesh. por raporte “UFO”-sh janë bërë edhe më të zakonshme kur janë publikuar fillimisht në Shtetet e Bashkuara, në vitin 1947. Me dhjetëra mijëra raportimesh “UFO”-sh janë bërë që nga ajo ditë në të gjithë botën.
Megjithatë edhe më shumë pamje mbeten të paraportuara, për shkak të frikës ndaj shoqërisë dhe për stigmën shoqërore që rrethon subjektin e “UFO”-ve, dhe për shkak se shumë vende nuk kanë autoritetin zyrtar të sanksionuar për të marrë dhe për të vlerësuar raportet e “UFO”-ve.
Sapo një “UFO” identifikohet si një objekt i njohur (për shembull një mjet ajror apo një balonë), atëherë nuk klasifikohet më si një “UFO” dhe riklasifikohet përsëri si një objekt i paidentifikuar.
Viti 99 para Krishtit
Autori romak, Iulius Obsequens, shkruan se në vitin 99 para Krishtit, “në kohën e perëndimit në Tarquinia, një objekt i rrumbullakët si një glob, një mburojë rrethore, mori rrugën nga qielli nga perëndimi për në lindje”. Gjithashtu, gjatë mbretërimit të faraonit Thutmose III, gjatë vitit 1450 para Krishtit, ekziston një përshkrim i shumë “rrathëve prej zjarri”, më të shndritshme se dielli dhe rreth 5 metra në masë, të cilat janë shfaqur në ditë të ndryshme që zbrisnin nga qielli herë pas here.
14 prill 1561
Në 14 prill të vitit 1561, qielli mbi Nuremberg, Gjermani, thuhet të jetë mbushur me një mori objektesh që dukej se ishin përfshirë në një betejë ajrore. Sfera dhe disqe të vegjël thuhet se kanë dalë nga cilindra të mëdhenj. Këto ngjarje janë trajtuar si ogure të mbinatyrshme, engjëj dhe shenja të tjera fetare. Disa hetues kontemporanë besojnë se ata janë ekuivalenti i lashtë i raportimeve moderne të UFO-ve. Edhe më vonë Gjermania është shoqëruar gjithnjë në një farë mënyrë me disqet fluturuese e thuhej se Hitleri ishte i fiksuar me to.
17 nëntor 1882
Një fenomen i pazakontë ka ndodhur më 17 nëntor të vitit 1882, i cili është vëzhguar nga astronomi Edward Walter Maunder, nga “Greenwich Royal Observatory” dhe nga disa astronomë të tjerë evropianë. Maunder raportoi një “vizitor të çuditshëm qiellor”, i cili kishte formën e diskut, formë siluri, formën e aksit apo ndoshta si një aerostat zepelini. (Kështu përshkruhej në vitin 1916). Ishte më e shndritshme se shfaqjet e dukshme mëngjesore, cepat i kishte të përcaktuar mirë dhe ishte i zbehtë në qendër, në ngjyrë të bardhë në të gjelbër, rreth 30 gradë i gjatë dhe 3 gratë i gjerë.
28 shkurt 1904
Në 28 shkurt të vitit 1904, tre anëtarë ekuipazhi të “USS Supply”, 300 milje në perëndim të San Franciskos, të raportuar nga lejtnant Frank Schofield, që më vonë është bërë kryekomandanti i Flotës së Betejës së Paqësorit. Schofield shkroi për tre objekte të kuq të shndritshëm dhe rrethorë të cilët fluturonin në një formacion skalioni që është afruar pranë reve, më vonë ka ndërruar kurs dhe është “ngjitur” mbi re, duke u ngritur menjëherë larg tokës pas 2 ose 3 minutash. Më i madhi kishte një pamje të dukshme, sa për gjashtë diej.
5 gusht 1926
Më 5 gusht të vitit 1926, ndërsa udhëtonte në malet Humboldt të krahinës Kokonor të Tibetit, Nicholas Roerich raportoi se anëtarët e ekspeditës së tij kanë parë lart në qiell një shqiponjë, të cilën po e vëzhgonin, “diçka të madhe dhe të shndritshme që pasqyronte diellin, si një vezë gjigante që lëvizte me një shpejtësi të madhe” (nga ditari i udhëtimeve në Altai-Himalaja, i publikuar në vitin 1929). Edhe pse Roerich nuk e thotë se çfarë mendonte se do të kishte qenë objekti, në pasazhet më poshtë diskutohen dëshmimet teozofike të civilizimeve të lashta dhe teknologjinë e tyre.
25 shkurt 1942
Më 25 shkurt të vitit 1942, Ushtria Amerikane gjurmoi një mjet hapësinor në radar mbi Los Anxhelos, në krahinën e Kalifornisë. Anija qëndroi lart edhe pse ndërkohë kishin kaluar 20 minuta. Ajo vazhdonte të rrinte pezull dhe ushtria nuk arriti t’i avitej pasi objektet e paidentifikuara duket se gjithmonë ndërhyjnë në sistemin e avionëve që i ndjekin. Origjina e anijes nuk është identifikuar asnjëherë. Incidenti më vonë u bë i njohur si Beteja e Los Anxhelosit ose sulmi ajror i Bregut Perëndimor.
1946
Raportime për shfaqjen e dritave të çuditshme në qiell apo objekteve fluturuese të paidentifikuara ka pasur gjithnjë. Por, në vitin 1946, ka pasur më shumë se 2 mijë raporte të anijeve të paidentifikuara në vendet skandinave, së bashku me raporte të izoluara nga Franca, Portugalia, Italia dhe Greqia, të cilat më vonë janë quajtur “breshëria ruse”, dhe më vonë si “raketa fantazmë”, për shkak se mendohej se këto objekte misterioze ishin teste ruse të raketave të kapura gjermane Vi dhe V2. Më vonë doli se nuk ishte ky shpjegimi i saktë dhe fenomeni mbetet i pashpjeguar.
Roswell, 1947
Incidenti “Roswell” përfshin gjetjen e materialeve të një objekti të paidentifikuar në Roswell, Nju Meksiko në SHBA, 1947. Që prej asaj kohe ky rast është kthyer në objekt spekulimesh e hipotezash nga më të ndryshmet. Ekzistojnë hipoteza të ndryshme në lidhje me atë që ka ndodhur në të vërtetë atje. Forcat ushtarake të SHBA-së pretendojnë se mbetjet që u zbuluan në vendin e aksidentit ishin ato të një balone sekrete që ishte përplasur. Sidoqoftë shumë ithtarë të UFO-ve vazhduan të besojnë se objekt i përplasjes ishte një UFO. Incidenti u kthye në një legjendë urbane dhe Roswell njihet si incidenti më i njohur që ka lidhje me UFOt.
19 shtator 1976
Deri në vitin 1976 thuhej se UFO-t ishin shumë rezistentë për t’u kapur nga radari, duke lënë të kuptohej se ishin më shumë imagjinarë se jashtëtokësorë. Gjithçka ndryshoi kur në orët e par atë agimit më 19 shtator, 1976 pilotët luftarakë të avionëve iranianë u dërguan të ndjekin një UFO që manovronte në mënyrë të çmendur në qiellin mbi Teheran, pasi shumë radarë e kishin kapur. Ajo që ishte akoma më mbresëlënëse është se objekti çrregullonte sistemin e avionëve sa herë i afroheshin dhe ky rast shënohet si një prej takimeve të llojit direkt me UFO-t.
30 mars 1990
Mbrëmjen e 30 marsit avionët e NATO-s u përpoqën që të ndiqnin disa UFO në formë trekëndëshe mbi Belgjikë. Ajo që ishte mbresëlënëse në këtë rast ishte se këto objekte lëviznin me një shpejtësi të tillë dhe bënin ato lloj manovrash që do e vrisnin pilotin që ishte brenda. Këto objekte të paidentifikuara fluturuese u panë nga shumë dëshmitarë në tokë, por ato u kapën dhe kullat e kontrollit dhe nga radarët e armëve në bordet e avionëve të NATO-s që po i ndiqnin duke i fotografuar e duke e bërë këtë rastin e fotografimit më të mirë të UFO-ve.

Jon- 1159
Incidentet më të famshme në histori të UFO-ve
10 Incidentet më të famshme në histori të UFO-ve
Sondazhet tregojnë se, në përgjithësi, gjysma e popullsisë beson në ekzistencën e UFO-ve, dhe rreth 5 % e saj pranon që kanë parë diçka që mendojnë mund të ketë qenë një UFO. Sigurisht, fakti është se shumica e raportimeve mbi UFO-t janë keq-identifikime të fenomeneve natyrore (sidomos yje të ndritshëm dhe planete, meteorë, rrufe, gaz atmosferik, etj) apo fenomene artificiale (dritat e uljes së avionëve, balona, avione testimesh) ose, në disa raste, madje edhe shaka. Megjithatë, ka një numër të vogël dukurish që sfidojnë shpjegimin e thjeshtë ose kanë pasur një ndikim të tillë në shoqëri që ka bërë që përfundimisht këto fenomene të bëhen një pjesë e folklorit UFO. Kjo është lista e dhjetë “përvojave”, të raportuara më gjerësisht, të dokumentuara më mirë, të pashpjegueshme, ose thjesht të çuditshme mbi UFO-t në histori.
10. CALIFORNIA dhe MIDWEST-i, shikimi i “Anijes”, 1896-97
Shumë njerëz nuk e dinë se vëzhgimi i burimeve të dritave të paidentifikuara në qiell shkon prapa në mbi një shekull, kur e para “Zonë Fluturimi” UFO-sh (një grupim UFO-sh të vëna re mbi një zonë të caktuar brenda disa muajve) ka ndodhur mbi njëqind vjet më parë në vitet e largëta të shekullit të nëntëmbëdhjetë. E tëra filloi kur një dritë misterioze e paidentifikuar e cila lëvizte ngadalë është vërejtur nga qindra njerëz mbi Sacramento, Kaliforni në nëntor, 1896, në dukje po lëvizte kundër erës me një shpejtësi prej tridhjetë miljesh në orë. Kjo dritë u pa sërish një javë më vonë, këtë herë mbi San Francisco; deri në fund të vitit, nga gjithë skajet e bregdetit të oqeanit Paqësor po vinin me qindra raporte, duke krijuar një eksitim mediatik. Pas një mungese dy mujore gjatë dimrit të viteve 1896-1897, objekti misterioz – për të cilin dëshmitarët tregojnë se qëndronte pezull në errësire, me formën e një cigareje puro artizanale – u rishfaq mbi Midwest, ku tregohet së është parë nga Nebraska në Michigan dhe nga Minesota në Teksas para se të zhdukej papritmas përfundimisht në prill të vitit 1897. Megjithëse i injoruar nga skeptikët modernë si një shembull i histerisë mediatike (i ndihmuar ndoshta nga pamje të planetit Venus), numri absolut i raportimeve – disa mijëra shikime sipas disa vlerësimeve – e bën të pamundur që ai fenomen të ishte vetëm një rreng i shtypit. Disa kanë sugjeruar edhe mundësinë intriguese se ajo mund të ketë qenë një anije e hershme, përpara se sa të fluturonte avioni i vëllezërve Wright – duke e bërë atë më tokësor se sa jashtëtokësor në natyrë (dhe evidencë e një teknologjie të sapolindur). Në çdo rast, “anija e madhe e vitit 1897″ – apo çfarëdo qoftë ajo, mbetet një mister sot ashtu siç ishte në ditët e para të fenomenit.
9. UASHINGTON, viti 1952
Në vitin 1952 Uashington DC, gumëzhinte kur kontrollorët në tokë të Aeroportit Kombëtar në Uashington (tani Aeroporti Ndërkombëtar Reagan) dalluan objektiva të shumta të fiksuar në radarët e tyre, si dhe sfera me ngjyra të ndezura lehtësisht të vëzhgueshme në horizont, duke nxitur Forcat Ajrore ë të ngrinin avionët luftarakë në një përpjekje të kotë për t’iu afruar këtyre objekteve. Incidenti, i cili u zhvillua gjatë dy fundjavave të njëpasnjëshme në mes të 13 korrikut dhe 29 korrikut të vitit 1952, mori edhe vëmendjen e Presidentit amerikan dhe pati pasoja pothuajse të menjëhershme, duke vendosur se mbrojtja më e mirë është sulmi, qeveria vuri në zbatim të ashtuquajturin “Paneli Robertson”. Një komision i shkencëtarëve të shquar, të emëruar për të shqyrtuar “rastet më të UFO-ve në Tokë” të mbledhura nga Projekti i Librit Blu (një studim tetëmbëdhjetë vjeçar i Forcave Ajrore i cili analizonte më shumë se 12.000 raportime UFO-sh para se të ndërpritej në vitin 1969). Shkencëtarët arritën menjëherë në përfundimin se Forcave Ajrore dhe Projektit të Librit Blu i nevojitej të shpenzonte më pak kohë duke analizuar dhe studiuar raportet e UFO-ve dhe më shumë kohë për ti hedhur poshtë publikisht ato. Për fat të keq, vendimi për të hedhur poshtë raportet duke mos hetuar ka ndjekur qeverinë amerikane që në zanafillë dhe mbetet arsyeja kryesore pse shpjegimet “zyrtare” të qeverisë në përgjithësi bien në vesh të shurdhër në ditët e sotme.
8. Dritat në PHOENIX, 1997
Ndoshta një nga incidentet e fundit më të famshëm, për shkak të numrit të madh të dëshmitarëve të përfshirë (duke përfshirë, në dukje, edhe Guvernatorin e shtetit) është ai i dritave në Phoenix. Qytetarët e Arizonës vunë re një seri dritash – së bashku me një disk shumë të madh në formë trekëndëshi – që u endën në qiell për gati tre orë në mbrëmjen e 13 marsit të vitit 1997. Disa nga dritat u tha më vonë ishin materiale të lëshuara nga një avion A-10 Warthogs gjatë ushtrimeve të trajnimit në jugperëndim të qytetit, edhe pse ajo anije e madhe trekëndore mund të ketë qenë mbetje e pashpjeguar (disa skeptikë kanë sugjeruar se ishin avionë që fluturonin në formacion). Çfarëdo lloj gjëje ishte, nuk pati një rikthim, duke i lënë njerëzit në Phoenix dhe botën në përgjithësi të krijonte një debat mediatik mbi të cilin debatohet ashpër edhe sot e kësaj dite.
7. KECKSBURG, PENNSYLVANIA, rrëzimi i UFO-s, 1965
Më 9 dhjetor të vitit 1965, një top zjarri i shkëlqyeshëm dhe i madh, është parë nga mijëra njerëz, të paktën në gjashtë shtete të SHBA-së, por edhe në Ontario, Kanada, të depërtojë qiellin e natës, duke u rrezuar pranë qytetit të vogël të Pensilvanisë, Kecksburg. Në fillim u mendua të ishte një top i zjarrtë veçanërisht i madh (një meteor i cili shkëlqente në mënyrë të pazakontë), por më vonë banorët u shqetësuan, kur ushtria u drejtua në zonën e rënies dhe u panë të ruanin një objekt me formën e një zileje, përsëri duke nxitur spekulimet se qeveria ishte po ribënte përsëri truket e saj të vjetra. Disa të tjerë, më vonë kanë spekuluar se objekti që u rrëzua ishte një satelit sovjetik, megjithëse kjo mbetet akoma e kontestuar nga ufologistët deri në ditët e sotme. Megjithatë, duhet të theksohet se kapja e një sateliti sovjetik në kulmin e Luftës së Ftohtë do të shpjegojë arsyen për praninë e madhe të ushtrisë dhe fshehtësinë e operacionit; natyrisht, kështu që do kishte qenë edhe për një UFO të rrëzuar, prandaj edhe debati vazhdon.
6. INCIDENTI MANTELL INCIDENT, viti 1948
Në atë që mund të jetë fataliteti i parë i lidhur me një objekt fluturues të paidentifikuar ndodhi më 7 janar të vitit 1948, kur piloti ajror i Gardës Kombëtare, kapiteni Thomas F. Mantell, u rrëzua me avionin e tij luftarak P-51 ndërsa ndiqte një objekt të pazakontë në qiellin mbi Kentucky. Duke fluturuar në mungesë të oksigjenit në lartësi të madhe në ndjekje të një diçkaje “argjendi në formë disku”, piloti humbi kontrollin, me pasoja tragjike, ndërsa po përpiqej t’i afrohej. Hetimi i mëvonshëm tregoi se ajo që kapiteni Mantell mund të ketë ndjekur në të vërtetë ishte një balonë e madhe e motit Skyhook, e cila mund të marrë pamje të një disku – kur shihet nga poshtë dhe ka një sipërfaqe të argjendtë shumë reflektive. Në qoftë se ka qenë ky rasti, atëherë Mantell ka qenë një viktimë e zellit të tij dhe mosrespektimi i procedurave të Forcave Ajrore në rast fluturimi mbi lartësinë e sigurisë. Incidenti ka arritur të ndryshojë perceptimet publike të UFO-ve, megjithatë, duke bërë që disa persona të shohin vizitorët e huaj si potencialisht të rrezikshëm dhe jo si figura të këndshme që supozohej se ishin deri para atij incidenti.
5. Rrëmbimi i Barney dhe Betty Hill, viti 1961
Në incidentin e parë të rrëmbimit (por padyshim jo i fundit) në mbrëmjen e 19 shtatorit të vitit 1961, Betty dhe Barney Hill panë çfarë ata besonin ishte një UFO, ndërsa ata po ecnin me makinën e tyre në një rrugë të vetmuar pranë Groveton, New Hampshire. Edhe pse ata nuk mund të kujtohen me vetëdije se çfarë ka ndodhur (janë disa orë për të cilat ata nuk janë në gjendje të tregojnë) për disa javë me rradhë ata ankoheshin se kishin ëndrra të frikshme në lidhje me rrëmbimin eventual për arsye ekzaminimi mjekësor nga “alienët gri” dhe më tej u liruan. Ëndrrat e këqija u bënë akute dhe çifti përfundimisht kërkoi ndihmë duke u hipnotizuan dhe intervistuar nga doktori nga Bostoni, Benjamin Simon, i cili arriti në përfundimin se çifti mund të jetë ndikuar ndjeshëm nga një episod televiziv në të cilin shfaqeshin alienët humanoidë, të cilin e kishin parë para “takimit” të tyre dhe po fantazonin në mënyrë të pafajshme mbi ngjarjen, edhe pse ai gjithashtu pranoi se nuk arriti të shpjegojë në mënyrë bindëse çdo aspekt të rastit të tyre. Nëse ata ishin viktima të një imagjinatë aktive (çifti ishte i njohur për sjellje të çuditshme) ose ata ishin të rrëmbyerit e vërtetë, ky rast mbetet një burim debati të konsiderueshëm, dhe ndoshta ka hedhur themelet për rastin akoma më spektakolar të rrëmbimit të Travis Walton dhe Pascagoula, Misisipi në vitin 1970.
4. Fluturimi numër 1628 JAL, Incidenti UFO, viti 1986
Më 16 nëntor 1986 një anije aliene e përshkruar si “tri herë më e madhe se sa një aeroplanmbajtëse” fluturoi së bashku me avionin numër 1628 të Japan Air Lines për 50 minuta rresht teksa avioni po fluturonte mbi Alaskën verilindore, dhe ku objektet kapeshin në mënyrë intermitente nga radarët si ata civilë ashtu edhe ata ushtarakë. Çfarë e bën këtë incident kaq mbresëlënëse ishte sasia e madhe e kohës në të cilin objekti është parë, numri i lartë dhe besueshmëria e dëshmitarëve (ekuipazhi dhe të gjithë pasagjerët) dhe fakti që u kap edhe nga radarët, duke e bërë këtë një nga takimet më mbresëlënës me UFO-t. Ky rast mbetet i pashpjegueshëm edhe sot e kësaj dite. Më e veçanta nga ky incident është që ky rast mbetet një nga rastet e pakta në të cilat ekuipazhi i një avioni civil ishte i gatshëm për të diskutuar lidhur me incidentin në publik, duke e bërë atë edhe më të jashtëzakonshëm.
3. TEHRAN, IRAN, Incidenti UFO, viti 1976
Deri 1976, mendohej se UFO-t gjithmonë dukeshin sikur nuk kapeshin nga radarët (edhe pse jo gjithmonë) duke nënkuptuar se ishin më shumë imagjinarë se jashtëtokësor. Megjithatë, e gjithë kjo ndryshoi kur në orët e para të 19 shtatorit të viti 1976, avionë luftarakë iranianë (kjo ishte para Revolucionit Islamik, kur SHBA-të dhe Irani ishin aleatë të ngushtë), u dërguan për të ndjekur pas një UFO i cili po manovronte mbi qiellin e Teheranit, ndërkohë që disa stacione radari kapnin sinjale. Edhe më mbresëlënës është fakti që objekti ndërhynte në mënyrë të drejtpërdrejtë mbi sistemet elektronike të avionëve luftarake kur këta afroheshin, duke i bërë pajisjet elektronike të papërdorshme dhe, në një rast, duke shkaktuar madje edhe sistemin e armatimit të një nga avionët, i cili dështoi krejtësisht në çastin që po përpiqej të hapte zjarr. Incidenti është konsideruar si një nga ballafaqimet më të rëndësishme me UFO-t e regjistruar ndonjëherë, jo vetëm për shkak të cilësisë dhe epërsisë së provave (objekti është dalluar edhe nga sateliti ushtarak DSP-1), por edhe për shkak të ndikimit të drejtpërdrejtë mbi instrumentet dhe radarët e disa avionëve të ndryshëm të përfshira në ndjekjen e anijes aliene. Skeptikët thonë se pilotët ishin thjesht në ndjekje të nxehtë e një pjese të Jupiterit, por ky shpjegim është shumë qesharak.
3. BELGJIKE, Incidenti UFO, viti 1990
Një incident shumë i ngjashëm me rastin e Teheranit ndodhi edhe në Belgjikë në vitin 1990, kur avionët e NATO-s u gjendën përsëri, duke ndjekur një seri anijesh UFO-sh të errët dhe në formë trekëndëshi mbi fshatrat belgë. Çfarë ishte veçanërisht mbresëlënëse në lidhje me këto objekte ishte shpejtësia dhe aftësitë e tyre, anijet aliene ishin në gjendje të bënin manovra që do të kishin vrarë një pilot human. Njësoj si incidenti i Teheranit, edhe në Belgjikë, objektet fluturues jo vetëm që u panë nga dëshmitarë të shumtë në terren, por u kapën edhe nga kontrollorët dhe radarët e armatimit në bord të avionëve dhe u fotografuan, duke dhënë provat më të mirëdokumentuaratë UFO-ve.
2. Kenneth ARNOLD, Mali Rainer, Uashington, viti 1947
Në atë që konsiderohet si fillim i vërtetë i epokës moderne të UFO-ve. Pilot dhe biznesmeni Kevin Arnold, nga Seattle, zbuloi një numër të madh formash “harkore” të cilat fluturonin mbi malin Rainier në një pasdite maji në vitin 1947, të cilat lëviznin me një shpejtësi shumë herë më të lartë se avionët më të mirë të kohës. Pasi ai uli avionin, tërhoqi vëmendjen e medias, duke deklaruar se objektet dukeshin “si disqe”, nga ku lindi edhe termi “disk fluturues”, dhe duke filluar një kapitull të ri në botën e fenomeneve ajrore. Skeptikët edhe sot vazhdojnë të sfidojnë vlerësimin Arnoldit mbi shpejtësinë e objektit dhe distancën duke ngritur pretendimin se ishin thjesht pasqyrime të lehta jashtë dritares së kabinës së tij, por çfarë nuk mund të mohohet është se çfarëdo qoftë ajo që Arnold pa atë ditë, takimi i tij i rrallë në qiejt mbi Paqësorin veriperëndimor pati një efekt më të madh në kulturën tonë se sa edhe ai vetë mund të ketë imagjinuar.
1. Roswell, Maksika e Re, përplasja dhe rikuperimi, viti 1947
Asnjë incident tjetër se sa incidenti i Roswell nuk ka sjellë më shumë nw vëmendjen publike burrat e gjelbër dhe disqet fluturues. Incidenti ndodhi në korrik të vitit 1947 rreth pesëdhjetë kilometra në veri të qytetit të Meksikës së Re, Roswell, kur një bujk i thjeshtë me emrin Matt Brazell zbuloi mbeturinat metalike dhe copëzat e drurit të anijes aliene në një fushë pranë fermës së tij. Pasi kishte dëgjuar për “disqe fluturuese” në lajme, Matt pyeti veten nëse ai po gjendej përballë një rasti rrëzimi të një disku fluturues, dhe në këtë mënyrë ai kontaktoi menjëherë autoritetet ushtarake vendore. Çuditërisht, në fillim ata ranë dakord me vlerësimin e fermerit dhe deklaruan se një “disk i rrëzuar” ishte gjetur, por autoritetet e përgënjeshtruan deklaratën disa orë më vonë, duke pretenduar më pas se mbeturinat ishin pjesë e një balone të moti, e cila ishte rrëzuar. U duk sikur historisë iu vu kapak deri në vitet shtatëdhjetë, kur oficeri i inteligjencës ajrore Jesse Marcel, i cili ishte dërguar të mblidhte sendet e gjetura (të cilat ai i ngarkoi në bagazhin e makinës së tij), pohoi se sendet e gjendura dhe materiali përbërës ishte jashtëtokësor, duke krijuar një teori konspirative me përmasa epike që refuzon të vdesë edhe në ditët e sotme. Aq e rrënjosur u bë “përplasja” në Roswell në kulturën popullore, sa edhe kur Forcat Ajrore deklasifikuan rastin në vitin 1995 duke treguar se ishte një projekt për të tërhequr vëmendjen nga misioni i vërtetë i balonave fluturuese të mbushura me sensorë monitorues të projektuar për të kapur lëvizjet e armëve bërthamore sovjetike, sa që shumica e ufologjistëve refuzuan ta pranonin. Që atëherë, historia ka devijuar nga origjinali nga një fushë të vetme në tregime të shumë përplasjeve, plot me alienë të vdekur, si dhe fakti që pas çdo shpikjeje teknologjike gjatë pesëdhjetë viteve të fundit qëndron një rrëzim UFO-sh. Roswell, vendi i ngjarjes u kthye nga një vend i qetë në një Mekë për admiruesit e UFO-ve dhe përreth saj është krijuar një industri e cila ndoshta do të qëndrojë në jetë më shumë se Perandoria Romake vetë.

Jon Sh- 25
Similar topics
» Mallkimet më të famshme
» Fotot me te famshme
» Teoritë më të famshme të konspiracioneve
» Legjendat më të famshme mesjetare
» 10 Shoqëritë sekrete më të famshme

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi