EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Teoritë më të famshme të konspiracioneve

Shko poshtë

Teoritë më të famshme të konspiracioneve Empty Teoritë më të famshme të konspiracioneve

Mesazh  Admin 25.11.08 23:19

Teoritë më të famshme të konspiracioneve

Vrasja e presidentit të famshëm amerikan, George F. Kennedy, sulmet terroriste mbi Kullat Binjake të New Yorkut më 11 shtator 2001, vdekja misterioze e princeshës Diana: interneti nuk ka bërë tjetër veçse i ka shumëfishuar teoritë mbi komplote të mundshme të organizuara e të vëna në jetë nga qeveritë e shteteve të mëdha, apo nga shoqëri të fshehta.

Pyetja së cilës i duhet gjetur përgjigje është ajo e përhershmja: bëhet fjalë për aksidente, fatkeqësi e katastrofa natyrore, apo gjithçka u duhet atribuuar konspiracioneve të fshehta, që shohin të përfshira sferat më të larta të politikës e ekonomisë së gjithë rruzullit?

Për “komplotistët”, siç quhen ata që besojnë teoritë nga më piktoresket, sektorët ku mund të aplikohen “teoritë e komploteve”, janë nga më të ndryshmet.

Sipas psikologëve, këto teza ngacmojnë imagjinatën kolektive, teksa kërkojnë të zbardhin (vetëm në aparencë) episode të vështira për t’u shpjeguar. E përditshmja britanike “Telegraph” ka renditur në një listë teoritë më të përfolura, nga më të besueshmet deri tek ato produkte të imagjinatave më të shfrenuara. Në listë zënë vend disa vdekje të famshme.

11 Shtator 2001


Ekziston një teori konspirative, sipas së cilës, qeveria amerikane kishte dijeni për sulmet e 11 Shtatorit, por nuk bëri sa duhet për t’i parandaluar. Ka teori të tjera konspirative, sipas të cilave administrata e Bushit mbylli një sy ndaj kërcënimeve, sepse donte një pretekst për të filluar luftën në Lindjen e Mesme.

Vrasja e John F. Kennedyt

Dyshimet mbi shpjegimin zyrtar se Oswald ishte personi i vetëm përgjegjës për vrasjen e presidentit amerikan, vazhdojnë sot e kësaj dite të diskutohen. Ekzistojnë një sërë teorish konspirative, asnjë prej të cilave s’është provuar. Në vitin 1979 doli teoria se ndaj Kennedyt kishte pasur të paktën katër të shtëna nga drejtime të ndryshme.

Incidenti “Roswell”

Incidenti “Roswell” përfshin gjetjen e materialeve të një objekti të paidentifikuar në Roswell, New Mexico në SHBA, në vitin 1947. Që prej asaj kohe, ky rast është kthyer në objekt spekulimesh e hipotezash nga më të ndryshmet. Forcat ushtarake të SHBA-së pretendojnë se mbetjet që u zbuluan në vendin e aksidentit ishin ato të një balone top-sekrete që ishte përplasur. Sidoqoftë, shumë ithtarë të UFO-ve vazhduan të besojnë se objekt i përplasjes ishte një UFO.

Iluminati dhe Rendi i Ri Botëror

Kjo është një teori konspirative, sipas së cilës grupe të fuqishme dhe sekrete (Iluminati, Grupi i Bilderbergut etj.) po planifikojnë të udhëheqin njerëzimin me anë të një qeverie të vetme botërore. Sipas teorisë, shumë prej ngjarjeve historike janë projektuar nga këto grupe me një qëllim të vetëm, krijimin e Rendit të Ri Botëror.

Princesha Diana është vrarë

Pavarësisht hetimit zyrtar, sipas të cilit nuk është gjetur asnjë e dhënë e një komploti të mundshëm nga MI6, apo njësi të tjera për vrasjen e princeshës dhe Dodi Fayed në vitin 1997. Sidoqoftë, spekulimet vazhdojnë. Sipas teorisë konspirative, elementë në shërbimet sekrete britanike vendosën se lidhja e Dianës me Fayedin ishte kërcënim për monarkinë dhe si rezultat, për qeverinë britanike.

Elvis Presley nuk ka vdekur
Ekziston një teori konspirative, sipas së cilës Elvis Presley nuk ka vdekur në vitin 1977. Shumë fansa këmbëngulin se ai është akoma gjallë dhe se ai është fshehur për arsye të ndryshme. Ka pasur raste kur dy tabloide kanë botuar artikujt mbi “jetën” e Presley-t pas vdekjes në detaje, duke përfshirë një këmbë të thyer nga një aksident me motor e deri te “vdekja e vërtetë” në mes të viteve ’90.

Operacioni “Northwoods”

Kjo teori konspirative përfshin një plan të Shefave të Stafit për të krijuar një fushatë sulmi ndaj njerëzve si në Miami, ku njerëzit do të qëlloheshin në rrugë, varkat që vinin me emigrantë nga Kuba të mbyteshin, të hidheshin në erë anije amerikane dhe avionë dhe të fajësohej Kastro dhe Kuba, për të krijuar kështu justifikimin e sulmit ndaj këtij vendi. Sipas teorisë, refuzimi i Kennnedyt për ta aprovuar këtë plan, ka çuar në vrasjen e tij.

Bashkimi i Amerikës Veriore

Bashkimi i Amerikës Veriore është një bashkim teorik rajonal i Kanadasë, Meksikës dhe SHBA-së, i njëjtë në strukturë me Bashkimin Evropian, që mund të përfshijë një valutë të përbashkët të quajtur “amero”. Sipas teorisë konspirative, tri vendet po planifikojnë të themelojnë diçka të quajtur Rendi i Ri Botëror. Tri vendet e kanë mohuar këtë teori në mënyrë të vazhdueshme.

Paul McCartney ka vdekur

“Paul ka vdekur” është një legjendë urbane, sipas së cilës Paul McCartney ka vdekur në një aksident automobilistik në vitin 1966 dhe është zëvendësuar nga një sozi me zë të ngjashëm. Sipas atyre që e besojnë këtë teori, të dhënat për një fakt të tillë gjenden në vargjet e errëta të këngëve dhe imazhet e dyfishta në kopertinat e albumeve. Më e njohura prej tyre është kopertina ku Paul është i vetmi që ecën zbathur dhe pak jashtë rreshtit.

Bombardimi i apartamenteve në Moskë

Ish-oficeri i GRU-së, Aleksey Galkin, dhe ish-oficeri i FSB-së që nuk jeton më, Alexander Litvinenko, si dhe disa personazhe të tjera të qeverisë ruse dhe shërbimeve sekrete, kanë pohuar se bombardimet e apartamenteve ruse në vitin 1999 ishin kryer nga FSB-ja, agjencia pasardhëse e KGB-së, për të justifikuar luftën e dytë ruse kundër Çeçenisë.
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi