EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Testamenti i Napoleon Bonapartit

Shko poshtë

Testamenti i Napoleon Bonapartit Empty Testamenti i Napoleon Bonapartit

Mesazh  Kinich-Ahau 23.05.10 17:50

Napoleon Bonaparti: "U lë testament të gjitha familjeve sundimtare, tmerrin dhe turpin e çasteve të mia të fundit. Po vdes para kohe, i vrarë nga oligarkia angleze dhe prej vrasësve të saj të paguar…"

Testamenti i Napoleon Bonapartit/Trupi i Napoleonit dëshmon vrasjen e tij

"Pas vdekjes sime, e cila nuk është shumë larg, dëshiroj ta hapni trupin tim... Dëshiroj ta nxirrni zemrën time, ta vini në një shportë dhe ta çoni në Parmë, tek e dashura ime Maria Luiza... Ju lutem ta kontrolloni barkun tim me shumë kujdes. Për këtë të bëni raport të saktë dhe të hollësishëm dhe t'ia jepni djalit tim... Ju porosis që të mos lëshoni asgjë në këtë shqyrtim... U lë testament të gjitha familjeve sundimtare, tmerrin dhe turpin e çasteve të mia të fundit".

Napoleon Bonaparti u lind në vitin 1769 në Korsikë rreth një vit e gjysmë pas bashkangjitjes së saj me Francën. Rrjedh prej një familjeje aristokrate. I ati i tij, avokat me profesion, ishtë kundër okupimit francez të Korsikës.

Që në moshën nëntë-vjeçare, Napoleoni u regjistrua në kolegj në Francë, në të cilin u arsimua dhe u edukua sipas sistemit francez, megjithatë, kjo nuk ndryshoi gjë në tëmperamentin e tij korsikan. Pesë vjet mësoi në kolegjin ushtarak në Brien, pastaj një vit në Akademinë Ushtarake në Paris.

Në moshën gjashtëmbëdhjetë-vjeçare kreu Akademinë me sukses dhe iu dha grada e nëntogerit artilerik. Vazhdoi të lexojë dhe të merret më me intensitet posaçërisht me materiale nga fusha e strategjisë dhe taktikës. Pikërisht në atë kohë filluan trazirat, të cilat më vonë u shndërruan në revolucionin francez.

Ai, si adhurues i Zhan-Zhak Rusoit dhe Volterit, mendonte se ndryshimet politike ishin të domosdoshme, por nuk e kishte shumë të qartë se çfarë ndryshimesh duheshin, sepse nuk ishte i njohur me vuajtjet e punëtorëve.

Si nëntoger iu ofrua jakobinëve dhe për një kohë të shkurtër u bë kryetar i tyre. Ligjëronte haptazi kundër fisnikëve, ipeshkëve dhe murgjëve.

Në vitin 1792, partia e babait të tij, atëherë nën qeverisjen e diktatorit korsikan, Paolit, u përgatit ta ndajë Korsikën nga Franca, gjë që Napoleoni iu kundërvu në mënyrë energjike, i mobilizoi jakobinët korsikanë dhe e okupoi ujdhesën Shën Stefani, kështu që filloi lufta qytetare në Korsikë.

Pas vdekjes së babait të tij, në moshën gjashtëmbëdhjetë-vjeçare, Napoleoni i mori përsipër të gjitha përkujdesjet dhe detyrat ndaj nënës së vet dhe anëtarëve të familjes. Financiarisht nuk qëndronte mirë.

Në të njëjtën kohë, Rothshildi kërkonte një luftëtar të talentuar dhe Talejrani ia gjeti. Temperamenti i tij korsikan dhe gadishmëria e tij për të bërë çdo gjë tamam përputheshin me konceptet e Rothshildit, i cili nuk mendonte aspak se kalorësi i tij një ditë mund të bëhej monarku më i fuqishëm.

Qëllimet e tij ishin: E para, të likujdonte miliona të krishterë dhe ta dobësonte Kishën e krishterë dhe e dyta, ta mbante vazhdimisht në luftë Europën.

Për këtë shkak i dha urdhër bankave të veta dhe të gjitha organizatave të fshehta që me gjithë zemër të ndihmonin Napoleonin, i cili në mënyrë të shkëlqyeshme e shfrytëzoi proteksionin deri në momentin e marrjes së pushtetit.

Ai në një mënyrë mjaft të shkathët simuloi antikatolikun e madh, gjë që, natyrisht, iu pëlqeu frankmasonëve. Ky është sqarimi i vetëm për suksesin e jashtëzakonshëm të tij.

A nuk është e vërtetë se të gjithë mendojnë, bile edhe sot e kësaj dite, se koncepti i vetëm për të ka qenë "lufta". Të njëjtin koncept ka pasur edhe Rothshildi. Kjo është arsyeja e vetme për karrierën e shkëlqyeshme të Napoleonit.

Se pse Franca dhe Rusia hynë në luftë në vitin 1812, kjo qe një enigmë e madhe për historianët.

Ekzistojnë dokumente në arkivin nacional në Paris që tregojnë se Xhejmsi, Karli dhe Natan Rothshildi janë marrë me lloj-lloj intrigash dhe komplotesh. Bile disa personalitete të larta që rrinin pranë Napoleonit e këshillonin që t'i përzinte ata nga vendi dhe secili anëtar i klanit të tyre që do të hynte në Francë të burgosej.

Ministri i Punëve të Brendshme, po ashtu, posedonte shumë dëshmi dhe korrespondenca për komplotet e Rothshildeve. Napoleoni bëri gabimin fatal që nuk i lau hesapet në mënyrë kategorike me këtë familje famëkeqe, gjë që jo vetëm do t'i shpëtonte veten, por edhe tërë botën. Tashmë ishte tepër vonë!

Beteja që u zhvillua te Vaterloja, po ashtu, mbeti enigmë. Deri në momentin e fundit ushtria e Napoleonit përparonte në të gjitha pozicionet. Napoleoni u sëmur dhe i dyti pas tij sipas hierarkisë, Mareshal Sulti, sipas planit të kurdisur, e humbi betejën.

Sulti dëgjonte urdhërat e familjes Rothshild në vend që të dëgjonte ato të komandantit të tij suprem, Napoleonit. Më vonë doli në shesh se Sulti kishte qenë i afërt për nga gjaku me Rothshildin.

Për miqësinë dhe shërbimin e madh që i bëri ai familjes më vonë u shpërblye me pasuri të madhe. Gjatë viteve të fundit, Napoleoni nuk i provokonte luftërat, por ato thjesht ndodhnin dhe ai i pranonte si "ultima racio".

Në janar të vitit 1814, kufijtë e Francës u sulmuan nga të gjitha anët. Aleatët në mënyrë zyrtare deklaruan se nuk luftonin kundër popullit francez, por kundër vetë Napoleonit. Ishte pothuajse e pamundur që armata franceze t'iu bënte ballë forcave ushtarake të aleatëve, të cilat tashmë ndodheshin para dyerve të Parisit.

Dhe pikërisht në momentin kur Napoleoni u përgatit t'u binte nga shpina, Senati emëroi qeverinë e përkohshme me Talejranin si kryetar, i cili shpalli shfronësimin e perandorit dhe pa deklarimin e popullit shpalli Luj-in XVIII si perandor, i cili kishte vetëm përkrahjen e Anglisë.

Kur Napoleonin e braktisën shumica e gjeneralëve dhe kaluan në anën e kundërshtarëve, ai abdikoi më 6 prill të vitit 1814. E dërguan në ujdhesën e vogël (vetëm disa milje kuadratë) Elba, prej nga, pas dhjetë muajsh qëndrimi, iku dhe u kthye sërish në Francë që të rimerrte sundimin edhe për 100 ditë, pastaj serish abdikoi dhe iu dorëzua anglezëve.

Pas tragjedisë në afërsi të Vaterlos, Napoleoni u dorëzua në mëshirën e kundërshtarit, kundër të cilit luftoi plot njëzet vjet. Më 15 korrik ai ndodhej i burgosur në anijen luftarake "Belrofon", duke pritur të marrë vesh se si do të vendosin për fatin e tij.

Napoleoni, para se t'iu dorëzohej anglezëve, pati mundësi, ashtu siç e këshilluan shumica e njerëzve të tij të besueshëm, të udhëtonte me një anije e cila mund ta printe për në Amerikë. Pasi u mendua gjatë erdhi në përfundim se nuk ishte e ndershme për njerëz si ai të fshihej si mi në rropullitë e anijes.

Atëherë shkruajti letrën e famshme dërguar princit britanik, trashëgimtar i fronit, me vonë mbret, Xhorxhit IV:

"Lartëmadhëria Juaj. Viktimë e fraksioneve që e ndanë shtetin tim dhe e armiqësisë së fuqive të mëdha europiane, unë e kreva karrierën time politike dhe tani nisem njësoj si Temistokliu për të zenë vend në zemër të njerëzve britanezë. Vihem nën mbrojtje të ligjeve të tyre, gjë të cilën e kërkoj prej Lartëmadhërisë Suaj si njeri ndër armiqtë e mi më të fuqishëm, më pozitivë dhe më zemërbardhë".

Qeveria angleze u gjet në një pozitë delikate. Iu deshën plot dy javë për të vendosur se çfarë qëndrimi të mbanin ndaj Napoleonit. Pati propozime të ndryshme: ta lënë të jetojë diku në Angli ose ta vrasin.

Propozimin e dytë në mënyrë më energjike e kundërshtoi Vlingtoni - i njëjti i cili fitoi luftën në afërsi të Vaterlos. Më në fund u pranua mendimi që ai të dërgohej në ujdhesën Shën-Elena, prej nga as zogu nuk mund ta kalonte oqeanin duke fluturuar.

Këtë vendim të anglezeve e pëlqyen edhe fuqitë e tjera aleate. Më 31 korrik, në anije arriti admirali anglez Lord Kejti për të lexuar Dekretin me të cilin Napoleoni internohej në ujdhesën Shën-Elena.

Napoleoni e degjoi me durim, pas kësaj nuk u përmbajt dot dhe i hutuar bërtiti: "Kjo është më e keqe se sa kafazi i hekurt i Timurlengut... më mirë t'i isha dorëzuar korsarëve... Unë vihem nën mbrojtje të ligjeve të vendit Tuaj... Qeveria Juaj i prish të drejtat e shenjta të mikpritjes... Ndoshta vetë e kam nënshkruar gjykimin me vdekje...".

Më 7 gusht Napoleoni së bashku me suitën e tij kaloi në anijen luftarake "Nortumberlend", e cila pas dy ditësh u nis për Shën-Elenë, ku arriti pas 71 ditësh.

Njeriu, i cili e kishte në disponim tërë Europën, tashmë ndodhej në shoqëri të 27 vetëve që vullnetarisht emigronin me të - shërbëtorë, oficerë me familjet e tyre dhe një mjek.

Njeriu i tij më besnik, Luj Marshani - ordinancë e tij personale, i cili në të gjitha betejat kishte qenë gjithmonë me të, nuk harroi që të marrë dhe të paketojë nëpër sënduqe, bibliotekën lëvizëse të Napoleonit, e cila përbëhej prej rreth 600 librash, ushqime e gjëra të tjera të ngjashme.

Ky mërgim e rriti numrin e anglezëve jashtëzakonisht shumë. Në ujdhesë u vendosën mëse 3 mijë ushtarë, pesë anije ushtarake dhe gjashtë anije të tjera më të vogla.

Anijet vazhdimisht e mbanin të rrethuar ujdhesën, në të cilën shumë topa të drejtuar nga oqeani ishin në gjendje gadishmërie që të zmbrapsnin çdo sulm të flotave të huaja që do të tentonin të lironin Napoleonin.

Jeta e Napoleonit në ujdhesë kalonte në monotoni dhe në pikëllim. Dëfrim të vetëm kishte kalërimin. Për çdo ditë shëtiste hipur në kalë në shoqëri të ndonjërit nga suita e tij.

Drekat, darkat dhe pritjet e disa autoriteteve që vinin prej skajit tjetër të botës që ta shihnin, kalonin sipas protokollit dhe njësoj në mënyrë solemne sikur më parë në pallat. Njerëzit të cilët e shoqëronin i drejtoheshin me fjalët: "Lartëmadhëria Juaj".

Kështu vazhdoi gjatë disa vitëve të para, deri në momentin kur Napoleoni filloi të mos ndihej mirë me shëndet. Trashja e tij e shpejtë, dalja e nyjave dhe dhimbjet në stomak filluan ta shqetësonin.

Ai në Francë gjithmonë jetonte me mendimin se i kanosej rreziku i ndonjë hakmarrjeje dhe se në çdo hap përgjohej të vritej. Dhe me plotë të drejtë - vetëm si perandor kundër tij ishin regjistruar mëse 30 atentate.

Në ujdhesë nuk ndihej më i sigurt, sepse sipas tij, armiqtë më të mëdhenj të tij ishin anglezët, të cilët nuk guxonin ta likuidonin në mënyrë zyrtare, sepse ishin pjesë e aleatëve dhe zbatonin vendimin e tyre që ta ruanin dhe t'i siguronin sipas mundësisë një jetë normale.

Ai jetonte larg, i rrethuar vetëm me simpatizuesit e vet francezë dhe me dy korsikanë, të cilët vullnetarisht e kalonin jetën në internim me të. Ai nuk frikësohej prej njerëzve të vet.

Ushqimin për të dhe për të tjerët e përgatiste kuzhinieri i tij, Pieroni, i cili edhe më parë i përgatiste ushqimin dhe ishte shumë i besueshëm. Që nga fillimi i vitit 1821 shumë shpejt gjendja shëndetësore iu përkeqësua.

Në maj ai diktoi dëshirat e fundit të tij: "Kam dëshirë që hiri im të pushojë në brigjet e Senës, në mesin e francezëve, të cilët i kam dashur jashtëzakonisht shumë... Po vdes para kohe, i vrarë nga oligarkia angleze dhe prej vrasësve të saj të paguar".

Në të njëjtën ditë shqiptoi edhe disa fjali të ndërprera si: "Zotëri... Franca... Komandanti i armatës... Biri im...", kështu që pikërisht në orën 5 e 49 minuta, më 5 maj të vitit 1821, vdiq Napoleoni i madh e i pathyeshëm në kushte dhe rrethana shumë më të mjerueshme se çdo njeri tjetër i rëndomtë.

Dëshira e tij u plotësua - mjeku i tij përsonal ia bëri autopsinë në ujdhesën Antomarci në prani të gjashtë mjekëve ushtarakë anglezë të njësive ushtarake të ujdhesës. Lukthi u zbulua i thatë dhe mushkëria e zezë dhe mjaft e zmadhuar.

Mjekët ndanin katër mendime të ndryshme për shkaktimin e aktit të vdekjes. Në fund pranuan atë më të zakonshmen dhe i liruan anglezët nga çdo përgjegjësi duke deklaruar: "Vdiq prej rakut në stomak". E varrosën në një luginë të ujdhesës Shën-Elena.

Në përmendoren e varrit nuk e ka të shkruar emrin, por vetëm: "Këtu pushon". Qeveria angleze nuk u pajtua që t'ia vinin titujt e tij, për këtë shkak miqtë e tij, në shenjë proteste, vendosën të mos shkruajnë asgjë.

Para se të varrosej Napoleoni, njeriu i tij më i afërt dhe më i besueshëm, Luj Marshani preu një pjesë të madhe të flokëve dhe kur u kthye në Francë vendoi copëza të vogla flokësh në medaljonet e arta dhe ua dërgoi të gjithë të afërmve dhe simpatizuesve të tij.

Njëqind e tridhjetë e katër vjet pas vdekjes së Napoleonit, një dentist suedez me emrin Forshufvud, i cili përveç shërimit të dhëmbëve merrej edhe me toksikologji, arriti në përfundim se smalti i dhëmbëve të tij nuk ishte i vdekur dhe paraqiste indin jetësor, i cili vazhdimisht ushqehet prej plazmës së gjakut, të cilën ai e quajti ultrakapilar.

Forshufvudi ishte adhurues i madh i Napoleonit dhe ruante gjithëfarë portretesh, figurash të vogla e sende të tjera që i përkujtonin atë, ndërsa në kohën e lirë lexonte çdo libër që botohej në lidhje me Napoleonin dhe emrin e tij.

Një natë vjeshte të vitit 1955, Forshufvudi lexonte memoaret e Luj Marshanit. Këto ishin kujtimet e fundit të sapopublikuara në lidhje me jetën dhe vdekjen e Napoleonit në ujdhesën Shën-Elena, të shkruara nga njeriu më i afërt dhe më i besueshëm i tij.

Në këto memoare ndiqej ditë për ditë muaji i fundit i jetës së Napoleonit. Forshufvudi arriti të njihej me detaje, të cilat nuk mund t'i gjente në asnjë shkrim tjetër të memoareve.

Marshani përshkruante me një thjeshtësi bindëse se si ndihej Napoleoni për çdo ditë dhe si Napoleoni vetë i regjistronte disa simptoma; çfarë kishte ngrënë gjatë ditës dhe si kishte qenë reaksioni. Ky ishte një përshkrim i njeriut, i cili kishte kaluar shumë orë pranë shtratit të mbrojtësit të tij.

Nga përshkrimet e hollësishme të Marshanit shihej se si Napoleonit i binin qimet e trupit në përjashtim të atyre të kokës; ndonjëherë nuk e merrte gjumi tërë natën, e herën tjetër nuk mund të zgjohej; i dilnin nyjet; nuk mund ta mbanin këmbët etj.

Forshufvudi ndërlidhi disa gjëra nga përditshmëria e Napoleonit me njohuritë e tij nga fusha e helmeve dhe shtroi pyetjen - a ka mundësi që Napoleoni të jetë helmuar? Menjëherë u shtrua pyetja tjetër se pse autopsia nuk zbuloi asgjë, gjë që me siguri do të duhej të zbulonte gjurmë nga helmimi i tmerrshëm.

Mbetet mundësia tjetër - helmimi kronik. Simptomat, të cilat Marshani theksonte në memoaret e tij, bënin fjalë për arsenikun - helmi më i njohur me emrin "pluhur trashëgues", sepse më të janë helmuar prindër dhe të afërm për t'i trashëguar pasuritë.

Forshufvudi vendosi që pjesën më të madhe të kohës t'ia kushtojë ndriçimit të enigmës në lidhje me vdekjen e parakohshme të Napoleonit. Plotë katër vjet, mjeku në laboratorin e tij bëri hulumtime të hollësishme që kishin të bënin me helmime me arsenik dhe të ngjashme.

Sërish u kthye dhe i lexoi të gjitha materialet në lidhje me Napoleonin në ujdhesën Shën-Elena.

I studioi në detaje fatet e të gjithë njerëzve të suitës së Napoleonit, si dhe të njerëzve që e internuan - anglezëve - dhe u mundua të zbulojë një vrasës historik! Për të, më me rëndësi ishte që pikësëpari të dëshmonte që Napoleoni ka qenë i helmuar.

Si ta argumentonte këtë? Kufoma e Napoleonit, prej asaj kohe që qëndroi 19 vjet në ujdhesë, gjendet në Paris në një sarkofag të çuditshëm të mermertë. Cila qeveri franceze do të pajtohej që një njeri i huaj, suedez, ta kotrollojë dhe të marrë prova nga kufoma e idhullit të tyre, Napoleonit?

Mbeti mundësia e vetme që t'u bëhej analizë flokëve që Marshani i kishte marrë prej kokës së tij dhe ua kishte shpërndarë të afërmve. Nga toksikologjia mjeku e dinte se flokët ishin njëri prej vendeve më të mira për matjen e arsenikut që përmbante trupi, sepse trupi tenton që ta nxjerrë helmin jashtë përmes flokëve.

Metoda për një analizë të tillë ishte e mirënjohur dhe shfrytëzohej prej kohëve të hershme në një mënyrë mjaft primitive dhe të ngadalshme.

Në vitin 1959, dr. Hamilton Smithi - shkencëtar dhe profesor i Universitetit në Glasgou - në mënyrë të veçantë është marrë me toksikologji.

Ai zbuloi dhe përkrahu sistemin për caktimin e saktë të sasisë së arsenikut vetëm përmes një qimeje të kokës. Kryhet bombardimi nuklear, të cilin e aktivizon arseniku, bile edhe jep mundësi të përcaktohet prej njërit skaj të qimes deri në tjetrin, me milimetra në mënyrë mjaft të saktë përmbajtjen e arsenikut, e po ashtu, edhe koha kur organizmi ka marrë helm.

Me vështirësi të mëdha Dr. Forshufvudi gjeti prej tre-katër burimesh fije të flokëve të Napoleonit dhe ia dërgoi në Glasgou, Dr. Smithit për analizë. Dr. Smithi bëri më shumë se 140 prova.

Të dhënat për sasinë e arsenikut në flokët e Napoleonit në një afat prej mëse pesë vjetësh qëndrimi në ujdhesë tregonin përmbajtje të ndryshme, që të çonin në përfundimin se Napoleoni ka qenë i helmuar sistematikisht me arsenik gati çdo ditë.

Por kush ishtë ai që e helmonte? Anglezët apo dikush nga shoqëria e tij? Në bazë të hulumtimeve të themelta e të thella u konstatua se vrasës dhe helmues i drejtpërdrejtë ka qenë njëri nga shoqëria e Napoleonit - gjeneral Montaloni, i cili iu bashkangjit suitës së Napoleonit menjëherë pas Vaterlos dhe me të shkoi në ujdhesën Shën-Elena.

Ai ruante verën e Napoleonit dhe gjatë mbushjes së shisheve me verë ai mund të këtë futur në të edhe sasinë e domosdoshme të arsenikut. Autori i studimeve, Dr. Forshufvudi, si dhe studiuesit e tjerë paraqesin shumë argumente serioze kundër gjeneral Montalonit, të cilat u studiuan thellësisht.

Vetë Montaloni nuk ka pasur asnjë arsye dhe bazë personale për ta helmuar Napoleonin. Rreziku dhe flijimi nga ana e tij ishin mjaft të mëdha, do të thotë të jetoje i ri pesë vjet e gjysëm në atë ujdhesë të shkretë!

E vërteta është se ai ishte dërguar me një mision të tillë, dhe kur u kthye u shpërblye me dhurata të majme. Kush e shpërbleu? Kuptohet, armiqtë e pasur të Napoleonit.

Pas njëzet vjetësh, kur delegacioni mbretëror francez e transferoi kufomën e Napoleonit nga ujdhesa Shën-Elena, për çudi të të gjithëve trupi i tij ishte i njëjti si ditën e fundit të vdekjes së tij. Rrobat ishin kalbur, ndërsa trupi - i paprekur, sikur të kishte qenë i balsamosur.

Mirëpo, balsamimi i trupit të tij para varrimit nuk është bërë. Ky fakt përbën një argument tjetër për helmimin kronik me arsenik, sepse ky helm i fortë, i cili shkatërron shumë shpejt qelizat e gjalla, në të njëjtën kohë konservon ato të vdekurat.

Muzetë shpesh e shfrytëzojnë atë për ruajtjen dhe konservimin e kufomave njerëzore. Madje edhe sot, po qe se hapen gjashtë arkivole, ku ndodhet i varrosur Napoleoni, trupi i tij heshtazi do të dëshmojë për vrasjen e tij në mënyrë tinzare.

Menjëherë pas vdekjes së Napoleonit shkrimtarët dhe poetët e famshëm filluan të përshkruajnë jetën e tij dhe pasojat e mbretërisë së tij. Bajroni publikoi "Ode për Napoleonin", Hajne shkruajti baladën "Die Grenadiere", Stendli - "Jeta e Napoleonit".

Megjithatë, më interesante dhe më kompetente janë veprat e shkruara prej njerëzve, të cilët ndanë me Napoleonin pesë vjet e gjysëm të jetës së tyre në ujdhesën Shën-Elena. Mjeku i tij, O. Mera, në vitin 1822 botoi "Një zë nga Shën-Elena".

Në vitin 1823, gjeneral Montaloni botoi librin "Historia e ujdhesës Shën-Elena", të cilën e kishte shkruar duke qenë në ujdhesë.

Mirëpo, kjo histori nuk është e plotë, sepse në të Sharl-Tristan de Montaloni askund nuk shkruan se kush e helmoi Napoleonin. Kush urdhëroi? Pse u desh të kryhej ky krim i madh?

La Kejsi i ka kontribuar jashtëzakonisht shumë historisë, sepse për çdo ditë Napoleoni vetë i ka diktuar me orë të tëra, hollësitë e të gjitha luftërave dhe raportin e tij personal ndaj të së kaluarës.

Në memoaret e tij, La Kejsi e prezanton Napoleonin si një republikan të madh, i cili ka qenë kundër luftërave, i cili e ka pranuar luftën vetëm atëherë kur Europa e ka detyruar të luftojë për të mbrojtur lirinë.

Në kohën e sundimit të Luj Filipit, në vitin 1833, statuja e Napoleonit u vendos sërish në një kolonë në Paris.

Ministri i Punëve të Brendshme, Remizati, duke e lajmëruar Kuvendin nacional francez për vendimin e mbretit që ta kthente në Francë kufomën e Napoleonit, deklaroi me mburrje: "Franca dhe vetëm Franca do ta ketë kufomën e Napoleonit". Kjo risi u pranua nga shumica me duartrokitje. Por, u deklarua edhe poezia, cituar prej Lamartinit: "Hiri i Napoleonit nuk është ftohur sa duhet që të mund të kapet".

Nëntëmbëdhjetë vjet pas vdekjes së Napoleonit, në vitin 1840, vetë biri i mbretit e transferoi kufomën e tij prej ujdhesës Shën-Elena dhe në mënyrë mjaft solemne e vendosi nën kupolën e shtëpisë së invalidëve në Paris.

Disa historianë bashkëkohorë e krahasojnë Napoleonin me Hitlerin dhe Stalinin.

Ndoshta ai ka njëfarë ngjashmërie me Hitlerin, por vetëm në raport me përparimin jashtëzakonisht të shpejtë të Hitlerit, i cili këtë, po ashtu, ia ka borxh asaj familjeje famëkeqe, e cila me gjithë zemër e ndihmoi të bëhej ai që u bë, duke i imponuar të njëjtat projekte dhe luftëra, luftëra, luftëra!

Mirëpo, vend për krahasime nuk ka, sepse Hitleri likuidoi shumë hebrenj, kurse Napoleoni i liroi ata nga getoja. Napoleoni, siç e quajnë të gjithë ka qenë "njeriu i shekullit XVIII".

Ajo që kontribuoi Napoleoni për Francën, bile edhe për Europën, mund të pranohet si pozitive. Industria, e stimuluar nga luftërat, përparoi dukshëm. Por, aristokratët dhe fisnikët që atëherë e deri më sot, nuk mundën t'i kthejnë privilegjet e mëparshme.

Më me rëndësi është se Napoleoni ka lënë pas vetes institucione të qëndrueshme dhe të shëndosha, në bazë të të cilave u ndërtua Franca moderne: sistemin gjyqësor, sistemin administrativ, bankën franceze dhe organizatën financiare, universitetet dhe akademitë ushtarake. Ai ka lënë gjurmë të thella në historinë franceze dhe në atë botërore.

Rothshildi e ndihmoi Anglinë që ta zhdukë Napoleonin, por vetëm atëhere kur ai, prodhim dhe vegël e tyre, e zvogëloi fuqinë e Anglisë.

Nuk do të kishte masonë pa ndihmën e milionave të Rothshildit; Napoleoni do të kishte pas shpine vetëm disa luftëra të vogla, me pak gjakderdhje dhe shumë më pak rebelime dhe kryengritje që askujt nuk i nevojiteshin.

Prej atëherë kur Majer Rothshildi pësoi fiasko me zgjedhjen e Napoleonit, gjë që i kushtoi jashtëzakonisht shumë pasuri dhe pakënaqësi, ai vendosi që familja të krijonte pasardhës të Napoleonit dhe perandor të tyre personal francez.

Duket se kjo u realizua përmes djalit të tij, Natanit dhe Hortenzisë - vajzës së sjellë të Napoleonit, të martuar me vëllain e Napoleonit - Luj Bonaparte, mbretin e Hollandës. Hortenzia ndodhej vazhdimisht në skamje materiale dhe merrte hua prej Rothshildit, tek i cili u ngarkua me shumë borxhe.

Perandori i ardhshëm i Francës, Napoleoni III, i cili sundoi prej vitit 1852 deri më 1870, sipas karakterit nuk ngjasonte aspak në familjen Bonaparte.

Ai ishte kopie e Natanit, jo vetëm për nga fizionomia, por edhe për nga karakteri. Sajrus Hamlini në veprën e tij "Therjet armene", shkruan: "Napoleoni III nuk ka pasur asnjë damar të ndershëm në karakterin e vet".

Napoleoni në ujdhesën Shën-Elena ka pasur kohë të mjaftueshme që të mendonte dhe të vlerësonte tërë jetën si dhe të gjitha aktivitetet e tij.

Përfundimin e këtyre mendimeve e shprehu në testamentin e vet, ku i jep këshilla dhe mësim djalit të tij, të sintetizuar në fjalinë vijuese: "Të sundosh do të thotë të lartësosh dhe të përhapësh moralin, arsimin dhe lumturinë".
Kinich-Ahau
Kinich-Ahau

29


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi