EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Masonët dhe Napoleon Bonaparta

2 posters

Shko poshtë

Masonët dhe Napoleon Bonaparta Empty Masonët dhe Napoleon Bonaparta

Mesazh  Andi Ballshi 24.09.09 12:24

Masonët dhe Napoleon Bonaparta

Me ardhjen në pushtet, Napoleoni lejoi ekzistimin e masonëve, meqë nuk dëshironte që Kisha katolike të mbetej shumë e fuqishme... Megjithatë, më 1811, Napoleoni nxori një dekret me të cilin shpalli të paligjshme formimin e çfarëdo organizate me më shumë se nëntë (9) anëtarë, përveç nëse ajo organizatë nuk merr leje më parë nga qeveria.

Masonët francezë tregonin një admirim ndaj Napoleonit përkundër humbjeve në Spanjë dhe në Rusi. Lozha e Madhe e Orientit të Madh kishte dhënë 5000 franaga për blerjen e kuajve për ushtri, por pas rikthimit të Luigjit XVIII në fronin e mbretit, masonët u kthyen kundër Napoleonit.

Napoleoni ishte zënë, por Zhozefi (Joseph) Bonaparti arriti të ikë në Amerikë dhe atje i kaloi 29 vitet e fundit të jetës. Në atë kohë ai ishte Mjeshtër i Madh, ndërsa masonët disa herë e kishin lutur që të tërhiqej. Zhozefi nuk kishte pranuar, andaj masonët vendosën të mos zgjedhnin Mjeshtër të Madh, këhtuqë mbetën pa Mjeshtër 38 vjet.

Pozita e masonëve gjatë sundimit të Luigjit XVIII nuk ishte e kënaqshme për shkak të zërit të tyre si revolucionarë dhe kundërshtimit të Napoleonit. Grofi nga Artoi, i vëllai i mbretit, ishte mason dhe trashëgoi të vëllain më 1824, duke zënë fronin e mbretit Karli X.

Në vitin 1830 shpërtheu revolucioni kundër tij, të cilin e udhëhoqën masonët e ri në lozhat të cilat i kishin marrë grupet revolucionare, andaj mbreti abdikoj dhe iku në Angli. Revolucionarët e vendosën Luigj Filipin për mbret, meqë ishte më liberal se të gjithë të tjerët dhe kishte mbështetje të plotë nga masonët.

Sipas Ridlit, Napoleoni, nuk ka qenë mason, mirëpo, edhe para se të bëhej një personalitet i shquar, katër (4) vëllezërit të tij ishin masonë...
Andi Ballshi
Andi Ballshi

16


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Masonët dhe Napoleon Bonaparta Empty Re: Masonët dhe Napoleon Bonaparta

Mesazh  Odin 08.03.14 10:56

Prova që mund të vërtetojë helmimin e Napoleonit

Masonët dhe Napoleon Bonaparta Nap-0603lajm

Një pjesë e tapicerisë së dhomës ku ndërroi jetë Napoleon Bonaparte mund të shërbejë përfundimisht për të treguar nëse historitë e komplotit, që flasin për helmimin e tij prej britanikëve janë të vërteta.

Me një vlerë prej 2 mijë stërlinash, kjo copë tapicerie do të dalë në ankand dhe me aprovimin e blerësit, ajo mund t'i nënshtrohet një testi për gjurmë arseniku.

Një teori e vdekjes së Napoleonit thotë se tapiceria e dhomës së tij, në gjashtë vitet e fundit të jetës që kaloi në burgun  Shën Helenës u spërkat me arsenik dhe se avujt e helmit të fuqishëm i shkaktuan vdekjen.

Figura që udhëhoqi Francën pak pas Revolucionit Francez, Perandori Bonaparte shkroi një prej faqeve më të ndritura të historisë ushtarake të vendit të tij, duke shtrirë kufijtë e Francës deri në kufi me Rusinë e Egjipt, përpara tatëpjetës së nisur me luftën e humbur për pushtimin e Perandorisë Ruse.

Në një autopsi që iu bë Napoleonit pas vdekjes, mjeku britanik i kohës përcaktoi se Perandori ndërroi jetë nga kanceri i stomakut.
Ishte i njohur fakti që Bonaparte vuante nga ulçera dhe se babai i tij ndërroi jetë nga ky lloj kanceri, por për shumë kohë besohet se mjeku ligjor falsifikoi të dhënat, për të eliminuar çdo dyshim për një vrasje të mundshme të tij prej britanikëve, të cilët e mbanin të burgosur në ishullin e Shën Helenës, i ndodhur në mes të asgjësë në Oqeanin Atlantik.

Një provë që mbështet teorinë e helmit daton që në vitin 1840, kur trupi i Napoleonit u transportua nga vendi ku u varros fillimisht dhe ai u gjet në një gjendje shumë të mirë edhe pse 20 vjet pas vdekjes.

Arseniku njihet si një lëndë konservuese, ndërsa dyshimet për helmim u rritën edhe më shumë në vitin 2007, pasi një toksikologjist gjeti gjurmë arseniku në flokët e Napoleonit.

Masonët dhe Napoleon Bonaparta Nap1-0603_thumb_medium400_0
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi