EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jeta jonë në Tokë

Shko poshtë

Jeta jonë në Tokë Empty Jeta jonë në Tokë

Mesazh  Neo 17.05.10 22:30

Jeta jonë në Tokë

Le të pretendojmë që ti je një trup ujor, i lidhur me gjithë ujin në botë... atë që di një pikë, e dinë edhe të tjerat, se kështu e ka uji.

Le të themi që je një liqen, i qetë, i thellë, i heshtur dhe i bukur. Shiu bie mbi ty, ti lëshon avull në vapë, rrjedh në lumenjtë dhe lumenj rrjedhin drejt teje. Ti përzien esencën tënde prapë e prapë me të gjitha ujërat e botës, duke dhënë nga përvojat e tua dhe duke marrë nga përvojat e tyre. Ti je pjesë e NJËSHIT në mjedisin tënd. Dhe pavarësisht nga ç’ndodh, mund të kthehesh gjithmonë te vetja jote.

Je në gjendje t'ua shuash etjen atyre të cilëve u pihet, dhe të freskosh ata që janë të lodhur, vetëm për arsye se kjo je ti dhe ti je pjesë e NJËSHIT, je në gjendje ta bësh…

Kur vjen koha për të pasur një përjetim tjetër, ti vendos që niveli i Tokës mund të jetë argëtues dhe sfidues. Kështu përgatitet gjithçka, je i eksituar për çdo gjë. Dëgjon këshillën që të jepet; u kushton vëmendje atyre që kanë qenë në Tokë më parë. Bile mund të mendosh që ti mund t’ia dalësh më mirë. Ata e dinë këtë dhe vetëm buzëqeshin dhe ikin. Ata kanë mësuar mësimin e tyre duke qenë këtu, tani e ke radhën ti.

Ndoshta jeni mjeshtër me përvojë për këtë dhe vendosni që erdhi koha për të pranuar një sfidë shumë më të madhe. Çfarëdo të vendosësh, dhe kudo të jesh në udhën tënde, të thonë me urtësi se e gjitha që duhet të bësh është të kujtosh që ne shpirtrat do të të shikojmë dhe do të presim që të na dëgjosh. Do të mbajmë kontakt për çdo kohë, nuk do të jesh asnjëherë i vetëm. E gjitha që të duhet është të kujtosh që pjesa jote më e madhe është ende këtu, është ende në komunikim të vazdueshëm me Gjithësinë, dhe kështu edhe me ne. A dëgjove? MIRË

Ti nuk mund të sjellësh këtu gjithë veten tënde, prandaj ti sjell në këtë nivel një pikë prej vetes sate – një esencë prej tërësisë. Kjo është litari yt i shpëtimit në shtëpi.

PASTAJ

Ti je këtu. Duket se asgjë nuk ecën mbarë. Duket se Zoti nuk të dëgjon. I ke bërtitur, i ke lypur, i ke qarë dhe bile i je lutur… dhe HIÇ.

ATËHERË

A ka një Zot? A ka jetë pas vdekjes? Ku do të shkojmë kur vdesim? Pse ka aq shumë njerëz me jeta të hidhëruara? Pse është jeta ime aq e ngatërruar?

Më në fund mbaron të pyetësh dhe fillon të shikosh. ………

Dhe “Bingo!” – ke nxjerrë hidraulikun tënd të vogël nga fshehja, dhe tani ai mund të fillojë të nxjerrë atë gyp që të ka lidhur gjithë këtë kohë me veten tënde të lartë. Ky është plani… pra ç’mund të shkojë gabim?

Kur fillon ta kërkosh veten, po kërkon të lidhesh përsëri.

Prandaj ke harruar që tashmë je!

Nëse ke harruar, atëherë kjo pikë e vogël esence, vetëdija jote aktuale, ka harruar.

Imagjino atë që po ndodh në atë pjesë të vetes sate që ka jetuar me ty në këtë jetë për të gjitha ato vite. Ka qenë gjithmonë atje për ty, duke të çuar në të gjitha vendet ku ke qenë, duke të diktuar se si të veprosh, flasësh, shohësh etj.

Tani ti, kjo pikë esence, dëshiron të gjejë VETEN TËNDE TË LARTË.

Kjo do të thotë… kemi konflikt. Konflikt sepse po kërkojmë atë që tashmë është aty, konflikt sepse dimë që ka diçka tjetër, por nuk dimë ç’është, dhe konflikt sepse i themi pjesës sonë të vogël brenda nesh se ajo nuk mjafton.

Konflikti prodhon frikë të madhe. Frika vjen nga ajo që nuk dimë as nuk kuptojmë.

Frika gjithmonë do të na pengojë. Frika do të reagojë gjithmonë me një mori shprehjesh: dhunë, dyshim, tallje, dhe e fundit, inat.

Nëse teprojmë dhe nuk jemi në gjendje ta përballojmë frikën, esenca jonë e vogël, vetëdija jonë aktuale, do të tërhiqet.

Do të krijojmë brenda vetes atë që momentalisht quajmë skizofreni, një çarje të vetvetes, çarja e shpirtit në cifla.

Përgjigjja është aq e thjeshtë sa marramendëse. DASHURI. Duaje veten. Duaje gjithë veten tënde. Duaji pjesët që i konsideron të shëmtuara, të liga dhe të tmerrshme. Duaji ndjenjat që nuk dëshiron që t’i shohin të tjerët. Duaji zakonet që i mban nën batanije. Duaji varësitë dhe sjelljet me fiksim. Në fakt duaje gjithçka që je, dhe kështu bën që vetja jote të ndihet e sigurtë dhe e qetësuar.

Kur duam thjesht atë që jemi, atëherë lidhja mund të rritet dhe do t’i lejohet të rritet. Me rritjen vjen kuptimi. Me kuptimin vjen lëshimi pe dhe besimi i vetvetes. Me besimin e vetvetes vjen dashuria e shenjtë që ndan dhe përjeton gjithçka që është. Kështu i mëson asaj pjesës sate të vogël se sa e rëndësishme qenka në të vërtetë. Ti i mëson që nuk është e ndarë, por një pjesë e tërësisë.

Shënimi i fundit: Duke qenë këtu në nivelin tokësor, është absolutisht e pamundur të sjellësh gjithë veten tënde në trupin tënd fizik. Por duke qenë i lidhur me gjithçka që je, pavarësisht nga forca e asaj lidhjeje, ti po përjeton burimin e shenjtë. Pavarësisht nga sa e dobët është një dritë, prapë është dritë.

Rose Powell
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi