EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Simbolika e ngjyrave

+6
Zattoo
Luli
Elizza
patrolla
gjilanasi
Neo
10 posters

Shko poshtë

Simbolika e ngjyrave Empty Simbolika e ngjyrave

Mesazh  Neo 01.06.08 13:42

Mistika e ngjyrave

Simbolika e ngjyrave Ngjyra10

Ashtu sikurse besohej për numrat dhe format e manifestimit mistik të ndikimit të tyre në jetën tonë të përditshme, jo vetëm urtësitë e lashta të civilizimeve të ndryshme, por edhe psikologjia jonë bashkëkohore, vlerëson rëndësinë e madhe të ndikimit të ngjyrave në krijimin e efekteve të ndryshme psikike dhe gjendjeve të caktuara emocionale dhe shpirtërore në përgjithësi.

Se ngjyrat, vërtet, kanë një ndikim të pamohueshëm në gjendjen tonë emocionale, atë mund ta ndjeni edhe vetë. Humori juaj fare nuk do të jetë i njëjtë në një ambient ku dominon ngjyra e kuqe dhe aty ku do të dominojë ndonjë ngjyrë tjetër më e çiltër.

Mu për këtë qëllim edhe arkitektët e enterierit të hapësirave publike dhe banesore, gjithnjë përkujdesen që dhomat dhe ambientet me dedikime të ndryshme, të kenë ngjyra të caktuara. E njëjta gjë është edhe me rrobat që ne i veshim. Edhe këtu, ngjyrat e kanë rolin e tyre vendimtar, si në shkaktimin e gjendjes së humorit në ne, ashtu edhe te krijimi i efekteve të caktuara tek të tjerët.

Që nga koha e Babilonisë së vjetër, astrologët kanë besuar se çdo planeti i takon një ngjyrë e caktuar dhe ajo, në mesin e shumë elementeve tjera, luan një rol të rëndësishëm në komentimin parathënës për shenjën e caktuar.

P.sh. Diellit, i ka takuar e verdha e arit dhe e portokallta; Hënës, ngjyra e bardhë; Marsit, e kuqja e mbylltë; Merkurit, tonet neutrale dhe jeshil e çelët; Venerës, jeshil e mbylltë dhe e kaltra; Jupiterit, e kaltra dhe ngjyra vjollcë; Merkurit, edhe ngjyra e zezë dhe e kaltra e mbylltë.

Përveç astrologjisë, urtësia e lashtë çifute Kaballeja, manipulon shumë me ritualin e ngjyrave. Sipas saj, vizualizimi mental i ngjyrës së caktuar dhe paralelisht shqiptimi i fjalëkalimit adekuat verbal, arrihet në gjendje transi, gjatë së cilës mund të kontaktohet me nivele të lartësuara hyjnore.

Edhe urtësitë tjera të lashta, sikurse janë: magjia, hermetizmi, okultizmi, alkimia etj., të gjitha ritualet e veta i mbështesin në veprimin e domethënies së simbolikës së ngjyrave.

Ndikimet e ngjyrave në hapësira të caktuara dhe në gjendjen e përgjithshme emocionale të njeriut, ata kanë përpiluar tabela të veçanta të klasifikimit të tyre, të cilat i ruanin si fshehtësi. Në përgjithësi, popujt e lashtë ngjyrat e i kanë klasifikuar si: ngjyra me ndikime pozitive, dhe ato që kanë ndikim negative.

Ngjyrat me ndikim pozitiv:

Ngjyra vjollcë simbolizon inteligjencën, dijen dhe triumfin;
Ngjyra e kaltër simbolizon natyrën e panënshtrueshme të njeriut;
Ngjyra jeshile simbolizon shpresën, besimin dhe fitoren;
Ngjyra e bardhë simbolizon pastërtinë, gëzimin dhe të vërtetën;
Ngjyra e kuqe simbolizon vlerën, fuqinë dhe shëndetin;
Ngjyra e verdha e artë simbolizon suksesin.

Ngjyrat me ndikim negativ:

Ngjyra e zezë simbolizon vdekjen, kobin dhe vajtimin;
Ngjyra e verdhë e mbylltë simbolizon tradhtinë, ambiciet dhe dyfytyrësinë;
Ngjyra hirtë simbolizon gabimet dhe pendimin;
E purpurt simbolizon shkatërrimin dhe disfatën;
Ngjyra e portokalltë simbolizon lakminë;

Ata që s'kanë dashur të rrezikojnë fatin e tyre, i kanë kushtuar një kujdes të veçantë kombinimit dhe kontrasteve të këtyre ngjyrave. Ngjyra e bardhë nuk duhet të përzihet me ngjyrën vjollcë; e verdha me të hirtën ose me të kaltrën e mbylltë; e kuqja me të portokalltën; jeshilja me të hirtën; e bardha me të kaltrën etj.

Si kombinime të ngjyrave që do të ndikonin pozitivisht në fatet njerëzore konsideroheshin: e kuqja me vjollcën; e kaltra e mbylltë me të portokalltën; e kaltra a hapur me jeshilen e mbylltë; e zeza me të verdhën etj.

Edhe ditët e javës i kishin ngjyrat e tyre: e hëna ishte me ngjyrë të bardhë: e marta me ngjyrë të kuqe, e mërkura kishte ngjyrë jeshile; e enjtja mbante ngjyrën e purpurt; e premtja identifikohej me të kaltrën; e shtuna me të kaltrën e mbylltë dhe e diela kishte ngjyrë portokalli.

Ngjyrat që më së shumti përmenden në mitologjitë dhe besëtytnitë popullore janë: e bardha, e zeza, e kuqja, e kaltra, jeshilja dhe e verdha.

Filozofi i lashtë Filioni nga Alaksandria, konsideronte se i tërë universi është i ndërtuar nga katër ngjyrat që i simbolizojnë të katër elementet: e bardha, tokën; e jeshilja, ujin; ngjyra vjollcë, ajrin, dhe e kuqja, zjarrin. Ndërsa, të shtatë ngjyrat tjera që pasojnë, sipas Filionit, kanë përputhshmëri numerike dhe harmoninë e shtatë ditëve të javës, shtatë notave muzikore, shtatë qiejve, shtatë planetëve etj.

Edhe psikiatri bashkëkohor Karl Gustav Jungu ka konstatuar se në koncepcionin e psikanalizës, ngjyrat shpalosin funksionet themelore psikike të njeriut.

Në vazhdim do ta paraqesim domethënien simbolike të gjashtë ngjyrave më të rëndësishme që konsiderohen si bazë e formimit të shumë nuancave tjera kolorite:

NGJYRA E BARDHË

- Edhe pse në Kinë dhe Japoni ngjyra e bardhë simbolizon zinë dhe vdekjen, ajo në besimet e popujve tjerë të botës, ka domethënien ngjyrës së dritës. Është ngjyrë që simbolizon pastërtinë dhe kthjelltësinë, gjendje humori, festën, gëzimin dhe harenë, pafajësinë dhe virgjërinë femërore, sinqeritetin etj. Por, tek disa popuj ekziston besëtytnia që prania e disa llojeve të luleve të bardha në shtëpi nuk sjellin fat.

NGJYRA E ZEZË

- Zakonisht është negative dhe ka të bëjë me: terrin, vdekjen, varfërinë, kobin, kaosin... Ngjyra e zezë është ngjyra e sotonës, e djajve, shtrigave dhe e demonëve. Gjithmonë kjo ngjyrë shprehet si manifestim i së keqes. Në letrat e fatit Tarot, ka domethënien e vdekjes.

Tek shumë popuj besohet se vezët e zeza kanë fuqi magjike, ndërsa pula me ngjyrë të zezë parathonë varfërinë. Nëse buqetën e luleve e lidhim me fjongo të zezë, kjo parathotë vdekjen. Në hieroglifët egjiptiane, pëllumbi i zi ka qenë simboli i femrës, e cila gjatë tërë jetës ka mbetur e ve.

Ndërsa, Kalorësi i Apokalipsës (paralajmëruesi i shkatërrimit të botës), tregohet se kalëron në kali të zezë. Edhe te ne shqiptarët besohet se, nëse ju prehet rruga nga macja e zezë, nuk do të keni fat, ndërsa romakët e vjetër ditën e "pafat" e kanë shënjuar me gur të zi. Në Bibël thuhet se Juda që e tradhtoi Jezusin është i mbuluar me të zezë. Por, e zeza, si simbol, shpesh nuk përdorej në kontestin negativ.

Ta zëmë, nëse me vete mbani dhëmbin e qenit të zi, atëherë kurrë nuk do të sulmoheni dhe as të kafshoheni nga qentë tjerë. Ose, në kulturat e pasura tradicionale të shumë popujve, lidhja e shiritit të zi është përdorur për largimin e zënies së frymës, dhimbjes së kokës dhe dhimbjeve të dhëmbëve.

NGJYRA E KUQE

- Ngjyra e kuqe është njëra ndër ngjyrat më të rëndësishme të simbolikës rituale okulistike. Konsiderohet si ngjyra e gurit alkimist të të urtëve që në vete mban vulën e shenjës së diellit. Është ngjyrë e shpirtit të shenjtë, e viktimizmit, zjarreve hyjnore, bukurisë, begatisë dhe dashurisë. Po ashtu, konsiderohet edhe si ngjyrë e luftës, gjakut, shqetësimeve kolektive, emocioneve dhe urrejtjes.

Jo vetëm kaq!

Më tej, ngjyra e kuqe trajtohet si ngjyrë e shpirtit, epshit (libidosë), e zrmës, dijenisë, mençurisë si dhe urtësisë ezoterike. Të gjithë magjistarët, gjatë ritualeve të tyre magjike, vishnin pelerinat me ngjyrë të kuqe. Edhe sipas mësimeve biblike, gjatë krijimit të njeriut të parë (Ademit) është përdorur dheu i kuq. Në Japoni, e kuqja është ngjyra e sinqeritetit dhe besnikërisë. Atje, zakonisht, në veshjet e tyre tradicionale, të kuqen e bartin femrat.

Në Romën e lashtë, ngjyra e kuqe ka qenë ngjyrë e fisnikëve, gjeneralëve dhe shtresës elite të patricëve.
Në Kinë dhe Rusi, ngjyra e kuqe u paraprinte të gjitha riteve popullore e veçanërisht atyre që i kushtohen pranverës, fejesës dhe lindjes - pjellshmërisë.

Për fëmijët e shëndoshë, thuhet se është i kuq si gjaku. E, nëse e ëndërron të kuqen, do të thotë fat në dashuri.

NGJYRA E JESHILËT

- Në besimet e popujve që nga lashtësia dhe në kohërat e sotme, ngjyra e gjelbër simbolizon fuqinë, besimin, ringjalljen, natyrën, qetësinë shpirtërore dhe mirëqenien në përgjithësi, andaj edhe jo rastësisht është përvetësuar si ngjyra bazë e besimit mysliman. Nga ana tjetër, ekzistojnë edhe popuj të tjerë që këtë ngjyrë e konsiderojnë si të pafat dhe ngjyrë e njerëzve të vegjël, "e vegjëlisë".

Në këto besime, ajo konsiderohet se është e pafat, veçanërisht tek të dashuruarit kur ata me vete mbajnë eventualisht ndonjë veshje apo send që ka këtë ngjyrë. Në Anglinë e vjetër, ngjyra e jeshilët simbolizonte pranverën, rilindjen dhe shëndetin e mirë. Të dhuruarit dikujt në mëngjes ndonjë send me ngjyrë jeshile është konsideruar si fatsjellëse.

NGJYRA E KALTËR

- Kjo ngjyrë konsiderohet si ngjyra e qiellit dhe e shpirtit. Në planin psikik, e kaltra është ngjyra e mendimeve, ndërsa e kndërta në orientin e lashtë, kjo ngjyrë simbolizonte brengën dhe dhembshurinë, ndërsa në besimet e disa popujve tjerë ajo shpreh sinqeritetin dhe aftësinë kreative. Po ashtu, është shumë i përhapur besimi se ngjyra e kaltër sjell fat dhe na mbron nga ndikimet negative psikike dhe shpirtrat e ligë.

Të veshësh veshje me ngjyrë të kaltër në ditën e parë të martesës është besuar se bashkëshortëve të ardhshëm në jetën e përbashkët bashkëshortore do t'iu sjellë fat, harmoni dhe lumturi. Po ashtu, duhet përmendur edhe një besim që është tejet i përhapur edhe në kohën e sotme dhe ka të bëjë me bartjen e zinxhirit apo qafores me guralacë të kaltër rreth qafe, se ato na ruajnë nga gripi, ftohjet dhe inflamacionet e ndryshme.

NGJYRA E VERDHË

- Është ngjyra e arit, dritës diellore dhe inteligjencës kreative. Në besimet e popujve të lindjes, kjo ngjyrë simbolizon dobësinë dhe sëmundjen. Ndërsa, zakonisht konsiderohet se veshjet me ngjyrë të verdhë, në veçanti femrave u sjellin magnetizmin, tërheqjen, gëzimin dhe harenë.

Në marketingun bashkëkohor, ngjyra e verdhë konsiderohet si ngjyrë që më së shumti e tërheq vëmendjen e të tjerëve, andaj edhe shumë punime publicistike për qëllime të reklamimeve të ndryshme, gjithnjë krijohen nga ngjyra e verdhë.

Nga Adnan Abrashi
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Simbolika e ngjyrave Empty Simbolika e ngjyrave

Mesazh  gjilanasi 19.06.10 0:05

A jane ngjyrat ato qe shprehin personalitetin e secilit prej nesh?

E zeza

Kjo është ngjyra e autoritetit dhe e fuqisë. Rrobat e zeza i bëjnë njerëzit të duken më të dobët. Ndonjëherë kjo është një ngjyrë që e lidhin me djallin (për shembull, kaubojsi me kapele të zezë pothuajse gjithmonë ka qenë personazh negativ). Në hemisferën perëndimore, e zeza është e lidhur me zinë për të vdekurin. E zeza është ngjyrë serioze që evokon emocione të forta; është e lehtë t’i impresionosh njerëzit kur je veshur krejt me të zeza.

E bardha

Për pjesën më të madhe të botës, kjo është ngjyra që lidhet me pafajësinë (kujtoni veshjet e dasmës); me pastërtinë (mjekët me bluza të bardha) dhe me sigurinë që ndjen njeriu në dritën e diellit (gjërat bëhen të frikshme natën, jo ditën me diell!). Ajo përdoret gjithashtu, për të shprehur mungesën e ngjyrës. Në disa shtete të Lindjes, e bardha lidhet me zinë për të vdekurin.

Grija

Kjo ngjyrë është më tepër e lidhur me gjërat praktike, të përjetshme, të rëndomta dhe solide në jetë. Grija e ekzagjeruar i bën njerëzit të mos ndjejnë thuajse asgjë. Megjithatë, qoftë edhe pak ngjyrë gri i shton produktit tuaj atë ndjenjën e fortësisë së gurit. Disa nuanca të grisë lidhen me moshën e vjetër, vdekjen, taksat, depresionin ose humbjen e sensit të drejtimit.

E kuqja

E kuqja është ngjyra e energjisë. Ajo lidhet me lëvizjen dhe me emocionet. Njerëzit e rrethuar nga e kuqja ndjejnë se zemra e tyre rreh shumë shpejt. Kjo është absolutisht ngjyra e gabuar për dhomën e një foshnjeje por është e përsosur për t’i bërë njerëzit të gëzuar. Veshja e rrobave të kuqe e bën njeriun të duket paksa më i shëndoshë dhe natyrisht të dallohet më lehtë nga të tjerët. (Disa studime tregojnë se makinat e kuqe bëhen më shpesh viktimë e gjobave, por kjo vjen ndoshta sepse ata që kanë makina të kuqe i ngasin ato më shpejt ose polici i vë re më shpejt makinat me këtë ngjyrë).

E kuqja nuk është ngjyrë e mirë po të përdoret më shumë se sa duhet, por përdorimi i një njolle të vogël të kuqe aty ku duhet është diçka me vend në disa raste (një shenjëz e kuqe në një dhomë neutrale tërheq vemendjen e vizitorit një kravatë e kuqe me një kostum blu dhe me këmishë të bardhë krijon energjinë e duhur për të tërhequr syrin. E kuqja është simbol i jetës (i jetës së kuqe si gjaku!) dhe për këtë arsye, është ngjyra që veshin nuset në Kinë. E kuqja përdoret në festat që kanë si temë dashurinë dhe bujarinë (trëndafilat e kuq, zemrat e Valentinit, etj.) por ngjyra e vërtetë e dashurisë është roza. Ngjyra rozë është më qetësuesja e të gjitha ngjyrave – shpesh, kriminelët më të rrezikshëm vendosen në qeli ngjyrë rozë sepse siç tregojnë studimet kjo ngjyrë shterron energjitë dhe qetëson agresionin.

Bluja

Pyesni njerëzit se cila ngjyrë u pëlqen më shumë dhe shumica e tyre do të thonë bluja. Një pjesë e mirë e botës është blu (qielli, detet). Kur njeriu shikon ngjyrën blu, kjo e bën trupin të prodhojë kimikate që janë qetësuese. Por kjo nuk është e vërtetë për të gjitha nuancat e blusë. Disa nuanca (ose bluja e tepruar) mund të dërgojnë mesazhin e ftohtësisë. Shumë dhoma gjumi janë blu sepse kjo është ngjyra e qetësisë. Me kalimin e kohës, bluja është lidhur me vendosmërinë, besueshmërinë dhe besnikërinë (po ta keni vënë re, shumë uniforma janë blu). Njerëzit janë më produktivë në një dhomë blu sepse janë të qetë dhe të fokusuar tek ajo që kanë në dorë. Disa studime tregojnë se peshëngritësit ngrejnë më tepër pesha në një palestër blu – në fakt, pothuajse të gjitha sportet kanë më tepër sukses në mjedise blu.

Jeshilja

Është ngjyra e rritjes, e natyrës dhe e parasë. Është një ngjyrë qetësuese dhe shumë e këndshme për shqisat. Jeshilja e errët lidhet me terma të tilla si konservator, mashkullor dhe pasuri. Spitalet përdorin dhoma në jeshile të lehtë sepse është gjetur se ato i qetësojnë pacientët. Kjo është gjithashtu ngjyra që lidhet me zilinë, fatin, bujarinë dhe pjellorinë. Është gjithashtu ngjyra tradicionale e paqes.

E verdha

E verdha e gëzuar është ngjyra e diellit që lidhet me qeshjen, lumturinë dhe qejfin. E verdha lidhet me optimizmin dhe është gjithashtu ngjyra e të qarit. Studimet tregojnë se foshnjet qajnë më shumë në dhoma të verdha; njerëzit nxehen më shpejt në mjedise me këtë ngjyrë. Ajo ka fuqinë për të shpejtuar metabolizmin dhe për të nxitur mendime krijuese. E verdha mund të kthehet shpejt në ngjyrë të padurueshme nëse përdoret më tepër se duhet, por kur përdoret me kursim ajo mund të shërbejë si mjet i efektshëm për të shtuar shitjet. Disa nuanca të së verdhës lidhen me poshtërsinë, por nuancat ngjyrë ari lidhen me premtimin e një të ardhmeje më të mirë.

Portokallja

Kjo është ngjyra më e guximshme dhe më shpërthyese e planetit. Është ngjyra që lidhet me ditët e kënaqësive, të lumturisë dhe të enegjisë, me produktet e ngohta dhe organike. Ajo lidhet gjithashtu me ambicjen. Asgjë e qetë nuk lidhet me këtë ngjyrë. Portokallija lidhet gjithashtu me një fillim të ri në sjelljen e njeriut.

E purpurta

Çfarë ngjyre kishin rrobat e mbretërve dhe të mbretëreshave? Ishin të purpurta, ngjyra më mbretërore e cila lidhet me pasurinë, begatinë dhe me sofistikimin e pasur. Por nëse përdoret jashtë mase në një mjedis të zakonshëm ajo lidhet me mendjemadhësinë dhe artificialitetin. Nëse përdoret me kujdes, e purpurta jep një ndjenjë misteri, urtësie dhe respekti. Vajzat adoleshente në shumicën e tyre zgjedhin nuancat e kësaj ngjyre si më të preferuarat e tyre.

Ngjyra Kafe

Kjo ngjyrë lidhet më tepër me qëndrueshmërinë dhe miqësinë. Njerëzit janë gjithnjë e më të prirur për të zgjedhur këtë ngjyrë si favoriten e tyre. Kjo është ngjyra e vetë tokës dhe nuk ka gjë që e përfaqëson më mirë stabilitetin se sa toka. Ajo lidhet gjithashtu me gjërat natyrale dhe organike. Por duhet patur kujdes sepse në Indi kjo është ngjyra e zisë.
gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Simbolika e ngjyrave Empty Ngjyra e gjelberte - simbolika

Mesazh  patrolla 04.09.10 1:36

NGJYRA E GJELBERTE

Simbolizon fuqinë, besimin, ringjalljen, natyrën dhe paqen, por ka njerëz që besojnë se eshte ngjyra e "njerëzve të vogel". Ajo është në këto besime, veçanërisht për të dashuruar, dhe ata që e mbajnë në skenë, në pagëzimin apo një martesë.
Në Anglin e vjetër, simbolizonte shëndet të mirë.
patrolla
patrolla

20


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Simbolika e ngjyrave Empty Re: Simbolika e ngjyrave

Mesazh  Elizza 06.09.10 17:22

Ngjyrat për shëndetin




E blerta - konsiderohet si ngjyrë për qetësim dhe çlirim. Kjo është ngjyra e natyrës, pyllit dhe fushës. Simbolizon jetën që përtëritet, për këtë edhe sjell gëzim, por edhe qetësim e drejtpeshim. Poashtu zbut edhe kokëdhembjen, ndihmon kundër nervozës si dhe shton vetbesimin

E kaltër dhe e kaltër e mbylltë - konsiderohet si pushim i plotë. Të gjitha nuancat e kësaj ngjyre përmirsojnë gjumin, i qetësojnë ëndrrat e këqija dhe nxisin kreativitetin. Këto janë ngjyra të hapsirës qiellore dhe të pafundësisë së detit. Prandaj sjellin qetësim, zbusin tendosjen, mundimet e ndryshme, lirojnë, ngadalsojnë rrahjet e zemrës, ulin shtypjen e gjakut, mundësojnë frymëmarrjen e thellë dhe të qetë si dhe japin ndjenjën e qetësisë.

E verdha - paraqet gëzim jetësor. Është simbol i diellit, prandaj jep energji, është një antidepresiv, përmirëson gjendjen shpirtërore, zbut pakënaqësinë dhe hallet, e pakëson lodhjen dhe pikëllimin, nxit optimizmin dhe ju jep gjallëri, përmirson tretjen, poashtu edhe apetitin dhe ju ndihmon në ruajtjen e kthjelltësisë.

E kuqja - me të gjitha nuancat iu ndihmon në dobësim. Ngjyra e zjarrit, mëngjesit, mbrëmjes (perëndimit), shenjë e dietës. E kuqja nxit qarkullimin, metabolizmin dhe punën e zorrëve, ndihmon në sistemin nervor, rrit aktivitetin, mban kujdes pvr apetit dhe ndikon në tajitjen e lëngjeve, shton forcën dhe pakëson lodhjen.

Portokallja - Përmirëson energjinë, nxit ndjenjat, ndihmon kundër apatisë (mungesë ndjenjash), zgjon mendime pozitive dhe optimiste. Kjo është ngjyrë e komunikimit intim, e vitalitetit dhe entuziazmit. Zgjon gëzim, ndihmon në punën e lukthit, kundës nervozës, mundimeve dhe problemeve që ndikojnë në tretje. Jo rastësisht murgjit e disa pjesëve e përdorin për veshjet e tyre.

Vjollca - mban trurin e kthjelltë. Kjo ngjyrë përmirëson mendimet, ushqen shpirtin, sjell energji të re shpirtërore dhe vitalitet, vendos drejtpeshimin ndërmjet të gjitha funksioneve të trupit dhe këndell mendimet. Ka efektin e antibiotikut natyral.
Elizza
Elizza

195


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Simbolika e ngjyrave Empty Re: Simbolika e ngjyrave

Mesazh  Elizza 24.09.10 18:48

Ngjyra e gjelbërt dhe kënaqësia shpirtërore

Simbolika e ngjyrave Green-Healing

Fjala e gjelbërt përmendet shumë në ajetet e Kur’anit fisnik, veçanërisht në ato që përshkruajnë gjendjen e banorëve të xhennetit dhe kënaqësitë që i rrethojnë ata.
Ata rrinë të mbështetur në mbështetëse të gjelbërta e shtroja të bukura” (Er Rahman 76)
Ata veshin rroba të gjelbra prej mëndafshi të hollë e të trashë” (El Kehf 31) e me radhë...

Psikologët thonë: Ndikimi i ngjyrës te njeriu është tepër i madh. Janë kryer eksperimente të shumta që bëjnë të qartë se, ngjyra ndikon në reagimin apo vetëpërmbajtjen e njeriut, dhe e bëjnë atë të ndihet i gëzuar apo i trishtuar, të ketë ftohtë apo nxehtë, madje ndikon edhe në personalitetin e njeriut dhe në këndvështrimin e tij për jetën.

Spitalet kanë filluar të thërrasin specialistët për tu propozuar ngjyrën e mureve që ndihmon për shërimin e të sëmurëve e, po kështu, ngjyrën e rrobave.
Eksperimentet dhe studimet psikologjike kanë bërë të qartë se: ngjyra e verdhë gjallëron sistemin nervor, ngjyra e kuqe, e mbyllur qetëson nervat, ngjyra blu (e kaltër) e bën njeriun që të ndiejë ftohët, ngjyra e kuqe e bën njeriun të ndiejë ngrohtë.

Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se, ngjyra e vetme që ngjallë gëzimin në shpirt dhe gjallërinë në mendime, si dhe që ndez te njeriu shkëndijat e gëzimit dhe të dashurisë për jetën, është ngjyra e gjelbër .
Eksperimenti më interesant që argumenton ndikimin e ngjyrës së gjelbër është ai që zhvilluan banorët e Londrës me urën ”Blak Fajar”, që njihej si ”ura e vetëvrasjeve”, pasi pjesa më e madhe e rasteve të vetëvrasjeve ndodhnin mbi të.

Ndryshuan ngjyrën nga ngjyrë pluhuri të errët në ngjyrë të gjelbër. Si rezultat, numri i vetëvrasjeve ra menjëherë në 1/3 (një të tretën).

Ky është ndikimi i ngjyrës së gjelbër te njeriu.Vështro urtësinë e All-llahut në krijimin e bimëve dhe pemëve me ngjyrë të gjelbër. A nuk është ajo, që zbuloi shkenca në kohët moderne, e njëjta gjë për të cilën tërheq vërejtjen Kur ’ani, kur pohon se, banorët e xhennetit gëzohen dhe kënaqen të veshur në jeshile të ulur në ndenjëse jeshile?

All-llahu thotë në Kur ’an:” Ne do t’ju bëjmë të mundur atyre, që t’i shohin argumentet Tona në horizonte dhe në veten e tyre, derisa t’u bëhet e qartë se, ai (Kur ’ani) është i vërtetë” (Fusilet 53).
Elizza
Elizza

195


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Simbolika e ngjyrave Empty Re: Simbolika e ngjyrave

Mesazh  Luli 02.11.10 1:13

Ngjyrat dhe Psikologjia

Ngjyrat dhe psikologjia kane lidhje me njera-tjetren, nga e bardha dhe e kuqja mund te gjendet domethenia qe fshihet pas cdo ngjyre.

E kuqja - Nese e kuqja eshte ngjyra juaj atehere fshihni nje temperament pasional dhe ndonjehere paksa agresiv; jeni kurajoze, spontane, te sigurt ne vetvete. Ne alkimi, e kuqja eshte simboli i Diellit, i njeriut dhe luftes dhe ne antikitet perdorej nga luftetaret per t'u mbrojtur nga zjarri. E kuqja eshte nje ngjyre terapeutike, sepse stimulon organizmin. Nese e zgjidhni ne veshje, atehere e kuqja ju ben me te hapur, me pasionale; adrenalina dhe euforia juaj rritet me shpejt.

Portokallia - Eshte nje ngjyre qe jep energji dhe vitalitet dhe simbolizon diellin e sapolindur dhe rritjen; ne kulturen japoneze dhe kineze portokallia lidhet me dashurine dhe gezimin keshtu qe konsiderohet edhe si ngjyre anti-depresive. Nese e zgjidhni per veshje, atehere do te thote se jeni krijues, te vendosur dhe nuk keni probleme per te arritur suksesin. Ashtu sikurse te gjitha ngjyrat e gjalla prodhon humor te mire per ata qe e shohin. I shkon shume femrave brune dhe atyre me lekure te zeshket, per te gjithe te tjerat eshte e ndaluar!

E verdha - Nese ju pelqen e verdha, atehere do te thote se jeni te gezuar, e doni jeten dhe ndiheni mire me veten tuaj; kjo ngjyre eshte e lidhur me sensin e identitetit me kapacitetet vetjake per te patur raporte me te tjeret. E verdha tregon personalitet te forte dhe te drejte, por edhe deshiren per te ndryshuar dhe per te perqafuar te rejat. Perfaqeson driten e diellit, arin dhe rritjen. Stimulon vemendjen, rrit perqendrimin dhe energjine muskulare. E veshtire per ta perdorur ne veshje, sepse kerkon nje fizik te tonifikuar, lekure te nxire, ndaj me mire eshte ta perdorni ate ne vere.

Jeshilja - Eshte ngjyra e natyres e ekuilibrit energjetik, qetesuese, freskuese. Per budistet jeshilja perfaqeson jeten dhe konsiderohet si dizintoksikuese per organizmin. U shkon shume biondeve me lekure te celet, e po ashtu edhe femrave brune apo me floke te kuqe, me disa rezerva.

Bluja - Simbolizon harmonine, te verteten, qendrueshmerine dhe intelektin; eshte nje ngjyre e ftohte dhe ndihmon qetesimin e plote dhe ne perqendrimin e forte mendor. Per fuqine e saj qetesuese eshte shume e mire ne rast stresi, nervozizmi, ankthi, pagjumesie dhe irritimi. Nese ju pelqen ta vishni shpesh do te thote se jeni nje person i rezervuar dhe diskret, por gjithnje i vemendshem per stimujt dhe personat qe te rrethojne; ju pelqen qe te qendroni i distancuar nga situatat kaotike dhe te viheni ne prove per gjera te rendesishme. Te zgjuar dhe te kujdesshem, mund te jeni te mire me te tjeret.

Lejla - Sinonim i devocionit per besimin; vjollca arrin te influencoje ne sistemin nervor dhe nuk keshillohet ne rast ankthi dhe depresioni sepse evokon nje lloj nostalgjie. E lindur nga bashkimi i te kuqes me blune, kjo ngjyre shpreh disi karakteristikat e tyre: sensualitet dhe spiritualitet. Ndalohet te perdoret nga femrat me floke te kuq, duket bukur te biondet dhe brunet, sidomos ne raste formale.

Kafja - Kjo eshte ngjyra e tokes dhe e drurit, ndaj lidhet me forcen, durimin ne situata me emotivitet te larte. Nese e zgjidhni, atehere jeni kokeforte dhe ambicioze, ju pelqen te zhvilloni lidhje te thella dhe jeni te qendrueshem per familjen dhe traditat e se kaluares. E veshtire te perdoret ne veshje, sepse ju jep disa vite me shume ne moshe, i shkon biondeve sepse i jep nje ton te ngrohte, dhe u rri mire edhe atyre femrave me floke geshtenje.

E zeza - Perfaqeson boshllekun, erresiren, dhimbjen, anulimin e cdo emocioni dhe konkluzionin mbi asgjene; e zeza eshte nje ngjyre e ashper e lidhur me fuqine dhe autoritetin. Nuk keshillohet ne raste trishtimi dhe depresioni, sepse mund te ndikoje te humori dhe dhuron gjithnje nje mister te thelle dhe sensual. Megjithate ne veshje eshte shume e perdorur sepse tregon gjithnje elegance dhe hijeshi, si dhe shkon me te gjitha ngjyrat e tjera.

E bardha - Perfaqeson pastertine, pafajesine dhe freskine, qarteson idete dhe favorizon meditimin. E bardha permbledh ne vete te gjithe ngjyrat dhe per kete simbolikisht perdoret per te shoqeruar pasazhe te ndryshme ne jete: ne perendim eshte ngjyra e marteses, ndersa ne lindje e funeraleve. Bashke me te zezen perfaqeson dualitetin, gjerat e kunderta, te miren dhe te keqen dhe ashtu si e zeza u shkon edhe biondeve edhe bruneve. Nese e zgjidhni per veshje, kjo do te thote se jeni te sinqerte dhe ju pelqen ta shihni boten te paqte dhe te thjeshte
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Simbolika e ngjyrave Empty Re: Simbolika e ngjyrave

Mesazh  Zattoo 13.09.11 0:31

Ngjyrat dhe dashuria

Simbolika e ngjyrave Paysag10

Ngjyra që dominon në jetën tënde është çelës i dashurisë dhe seksualitetit tënd...

Ngjyrat dhe jeta e juaj intime

Disa thonë se ngjyrat janë shkencë në vete. Të tjerët mendojnë se ato drejtëpërdrejtë ndikojnë në jetën e njeriut. A e dini se cila është ngjyra që ndikon në jetën tënde? Pikërishtë ajo ngjyrë të cilën më së shumti e adhuroni është çelës i dashurisë dhe seksualitetit në jetën tuaj.

Më poshtë, së pari përcaktohuni për ngjyrën që e adhuroni më së shumti. Nëse nuk mund ta bëni këtë, atëherë shikoni përreth juash se cila ngjyrë dminon. Cila ngjyrë dominon në dhomën tënde, në robet e tua, çfarë është ngjyra e veturës që e vozit.. etj. Ajo ngjyrë që dominon në jetën tënde është çelës i dashurisë dhe seksualitetit tënd. Psikologët lidhjen mes ngjyrës që më së shumti e adhuroni dhe seksualitetit e sqarojnë në këtë mënyrë:

E bardhë - personi që e adhuron ngjyrën e bardhë seksin e konsideron si papastrti. Këta njerëz përnga natyra janë puritan. Për ata puthja franqeze "French Kiss" është e turpshme dhe është e pazakonshme të bëjnë dashuri gjatë ditës. Femrat, adhurues të ngjyrës së bardhë, vdishen pas paravanit ndërsa meshkujt që e adhurojnë këtë ngjyrë dot ë bëjnë dush edhe para por edhe pas seksit. Organet e veta gjenitale këta njerëz edhe më tej i emertojnë me emra fëmijërore.

Gështenje - Dashnorët gështenje janë të zjarrtë dhe të sinqertë, si dhe të ndjeshëm në dëshirat dhe kërkesat e partnerit. Dashuria është ajo për të cilën mendojnë 24 orë në ditë, e fjalën "të dua" e përdorin shpesh. Kur të ngrohen pranë zjarrit, kur të ecin nëpër shi apo gjithçka që bëjnë, e shndrrojnë në dahsuri. Për seks u nevojitet shumë kohë dhe intiitet. Por emocionet e tyre janë të tilla sa që një fjalë e vrazhdë mund ta përfundoj lidhjen.

E Kuqe - Njerëzit që e adhurojnë këtë ngjyrë janë tigra të vërtetë në shtrat. Lehtë nxehen dhe kënaqen në seks në gjitha

E zeza - Këta njerëz janë thasë të mbushur përplot seksualitet dhe së bashku kërkohen. Kanë tendencë që të shfaqin seks perverz dhe shpesh kanë natyrë të kombinuar sado-mazoistike në kombinim apo njërën në veçanti. Janë të çuditshëm dhe shpesh shfaqjet e veta i lozin kur janë nën ndikimin e stresit apo kur ndodhen në periodë të dobët. Sipas anketave të dosieve të policisë, vie në pah se delikuentët seksual e adhurojnë ngjyrën e zezë. Për këtë nuk është e rastësishme se "veshja uniforme" e hajnave, bandave, kriminelëve tjerë është e ngjyrës së zezë.

Vjollce - Adhuruesit e ngjyrës vjollce (violete) mendojnë se janë të stërmençur për argëtime shtrati. Femrat urejnë që flokët e tyre të shprishen, përderisa meshkujt e kësaj ngjyre seksit i afrohen me çasje afariste. Të dy gjinitë, sdhurues të ngjyrës vjollce, më tepër brengosen për kënaqësinë e vet se sa për kënaqësitë e partnerit.

E portokalltë - njerëzit që adhurojnë ë portokalltën jetojnë në botën e fantazive seksuale. Akti seksual për ata është shfaqje njëaktëshe ku vet ata janë aktorë kryesor. Për ata paraloja ka të njëjtën rol si edhe vet akti seksual.Si imixh të vetin e konsiderojnë pëshpëritjet e ëmbla të zbrazëta dhe dialogjet e parëndësishme. Shesh edhe nuk përjetojnë orgazëm, por e aktrojnë këtë aktë për mrekulli. Mashkulli "i portokalltë" ka si ves ta tërhjekë partneren për flokë, ndërsa femra ka dëshirë të le gjurmë të kuqë nga thonjët e saj në shpindë të partnerit.

E kaltër - Adhuruesit e ngjyrës së kaltër janë partnerë të mrekullueshëm. Janë të sinqertë ndaj nevojave të partnerit. Të bërit dashuri ata e konsiderojnë si art të sofistikuar dhe ndaj një gjëje të tillë kanë çasje elegante. Mashkulli që adhuron ngjyrën e kaltër është si një lozës në piano dhe së pari thellësisht e relakson partnerin para ekzekutimit madhështor. Femra e kësaj kategorie, plotësisht kënaqet në seks. Pasioni i tyre mund të krahasohet me baticën në ardhje. Që të dy gjinitë, kënaqen në paralojë dhe çastet pas saj si dhe në vet aktin e dashurisë. Në martesë personi "i kaltër" është partner i mrekullueshëm që kurr nuk kërkon argëtim jashtë shtëpisë.

Roze - ata që e duan ngjyrën e trëndafiltë shfaqin papjekshmëri në gjërat seksuale. Femrat më tepër provokojnë dhe më tepër premtojnë se që ofrojnë. Në disa raste ato imponohen me feminizmin e tyre, ndërsa e vërteta është se fshehurazi i urrejnë meshkujt. Një numër i madhë i prostitutave me dëshrë mban robe me ngjyrë të trendafiltë. Meshkujt që e adhurojnë këtë ngjyrë janë jostabil dhe adhurojnë flirtet. Ata caktojnë tre takime të njëjtën ditë, dhe nuk do të shkojnë në asnjërën. Më me dëshirë do të kishin marr ndonjërën në ndonjë restorant rrugës. Gratë, burrat e të cilave e adhurojnë këtë ngjyrë, duhet të jenë të kujdesshme dhe t'i përcjellin ata fshehurazi.

Ngjyrë hiri - Është ngjyra e adhuruar e njerëzve që smund të vendosin. Ata asgjë nuk mund t'i ngazëllej ngase e kanë zgjdhur hijen. Meshkujt që e adhurojnë këtë ngjyrë seksin e shofin si çlirim nga tendosjet.Vetëm kaq dhe as më shumë as më pak. Pam, pam, pam dhe ë falëminderit. Femrat ekësaj ngjyre nuk bëjnë dashuri. Ato vetëm kanë mardhënje seksuale për dy arsye: që ta shkarkojnë partnerin apo që të mbeten shtatzane. Ato gjatë seksit i shikojnë të çarat në tavan. Martesa e dy partnerëve që e adhurojnë këtë ngjyrë është vërtet "bekim hyjnor".

Gjelbër - Ata që e adhurojnë këtë ngjyrë, gjithnjë janë të freskët dhe të virgjër në çasje drejt seksit. Femrat që e adhurojnë të gjelbrën, gjithjë do të bëjnë dashuri sikur të ishte hera e parë e tyre. Mashkulli mund të jetë i pashkathtë por në mënyrë tejet sharmante. Dashnorët e gjelbër janë gjentil por jo edhe të zjartë. Ashtu që partneri i personit "të gjelbër" asnjëherë nuk ka nevoj të brengoset për pabesnikëri martesore.

Verdhë - Këtë ngjyrë e adhurojnë njerëzit me nxitje adaptive seksuale. Është kjo ngjyrë e homoseksualëve. Hahahah. Skeni nevoj të bëni panikë, nuk janë të gjithë ata që e mbajnë të verdhën homoseksual. Në shumicën e rasteve adhuruesit e të verdhës, do të përgjigjen me pasivitet në dëshirat dhe kërkesat seksuale të partnerit. Kurrë nuk kënaqen në plotni të seksit, por dhe kurr nuk do të ikin nga nxitja e dikuj që e adhurojnë dhe në prani të cilit ndjejnë kënaqësi.

Ngjyrat e ylberit - Hahaha. Athua vërtet smundeni të përcaktoheni? Thamë se duhet ta zgjedhni një ngjyrë e jo të gjitha ngjyrat. Provoni sërish të përcaktoheni për njërën nga ngjyrat.
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Simbolika e ngjyrave Empty Re: Simbolika e ngjyrave

Mesazh  Luli 01.06.13 1:26

Sekretet që fshehin ngjyrat

Simbolika e ngjyrave Largea_ngjyra1368355960

Për të krijuar konceptin e saktë të rëndësisë së ngjyrave mund të përmendim vetëm një fakt: 60-90 për qind e idesë mbi diçka krijohet vetëm prej ngjyrave.


Një nga mrekullitë e shqisës sonë të të parit është aftësia e saj për të dalluar ngjyrat. Rëndësia e ngjyrave dhe truket që fshihen pas tyre, kanë lidhje të drejtpërdrejtë me zhvillimet dhe arritjet e ndryshme të marketingut, por jo vetëm.

Sipas statistikave, 87 për qind e klientëve përmendin ngjyrën si nxitësin kryesor, që i shtyn ta blejnë ose jo një produkt.

Kërkuesit kanë zbuluar se në mënyrë të pavetëdijshme, njerëzit bëjnë një vlerësim pamor të shpejtë në 90 sekondat e para që shohin një mjedis apo produkt.

Ekspertët e marketingut shprehen se kur njerëzit blejnë diçka, 93 për qind e tyre mbështeten te pamja e jashtme e produktit, 6 për qind shohin materialin dhe vetëm 1 për qind i kushton rëndësi aromës që mban sendi.

Rreth 80 për qind e njerëzve pranojnë se i njohin më mirë markat vetëm prej ngjyrës së përdorur. Më se 50 për qind e konsumatorëve nuk e vizitojnë më një dyqan nëse ngjyra e mureve të tij nuk i ka pëlqyer.

Mendohet se reklamat me ngjyra tërheqin 42 për qind më shumë vëmendje sesa reklamat bardhezi.

Përdorimi i ngjyrave përmirëson aftësinë për të mësuar nga 55-68 për qind, aftësinë për të lexuar me 40 për qind dhe rrit me 73 për qind mundësinë e të kuptuarit të diçkaje. Ja sekretet që fshihen pas çdo ngjyre kryesore.

E kuqja është ngjyra më e preferuar e të gjitha kohërave, ndoshta sepse ajo përfaqëson një emocion shumë të fortë siç është dashuria. Ajo lidhet me pasionin dhe intensitetin e ndjenjave të ndryshme. Trëndafilat e kuq janë lulet më të shitura ditën më të veçantë të dashurisë, atë të Shën Valentinit.

Në fushën e marketingut, ngjyra e kuqe përdoret më së shumti në restorante, pasi mendohet se nxit oreksin. Siç mund ta keni vënë re, ngjyra e kuqe përdoret edhe për të tërhequr vëmendjen e konsumatorëve në raste ofertash apo shitjesh, sepse nxit një lloj impulsi të tërheqjes te njerëzit. E kuqja përdoret edhe për të sinjalizuar një rrezik apo urgjencë, siç është rasti i ambulancave, semaforëve dhe tabelave rrugore. Kompani të mëdha që e përdorin ngjyrën e kuqe në logot e tyre janë: “Mc Donald’s”, “YouTube”, “Lay’s” “H&M”, “CNN”, “Nintendo”, “Red Bull”, “Toyota” dhe “Adobe”.

E verdha është ngjyra e lidhur me lumturinë dhe gëzimin. Për sytë, ajo është një ngjyrë që shkakton lodhje dhe tendosje. Sa herë që një bebe shikon ngjyrën e verdhë, ka shumë mundësi që ajo të qajë. Kjo ngjyrë nxit komunikimin dhe stimulon sistemin nervor.

Në fushën politike e verdha përfaqëson liberalët. Në marketing, ajo është sinonim i rinisë dhe optimizmit. Përdoret në reklama apo në vitrina për të tërhequr vëmendjen e kalimtarëve. Ngjyra e verdhë nënkupton qartësinë dhe pastërtinë.

Kompanitë që përdorin ngjyrën e verdhë janë: “CAT”, “IMDB”, “National Geographic”, “DHL”, “Nikon” dhe “Shell”.

Bluja është e lidhur me paqen dhe ujin. Pëlqehet më së shumti nga meshkujt dhe prezanton qetësinë e kthjelltësinë. Fakti interesant për ngjyrën blu është se ajo parandalon urinë. Është një ngjyrë gjithnjë e pranishme për njerëzit, pasi është ngjyra e qiellit dhe e detit. Nga pikëpamja psikologjike, bluja rrit produktivitetin dhe për këtë arsye përdoret më së shumti në zyra.

Në politikë, ngjyra blu është përfaqësuese e atyre me pikëpamje konservatore dhe përdoret më së shumti nga partitë demokratike të shteteve.

Në marketing, ngjyra blu përdoret për të rritur rendimentin e punës dhe për të qenë sa më qetësuese. Markat e njohura e përdorin ngjyrën blu në produktet e tyre, pasi ajo rrit sigurinë dhe besimin.

Kompanitë që përdorin ngjyrën blu janë: “Facebook”, “Twitter”, “Pepsi”, “Word”, “Ford”, “Skype”, “Dell” dhe “Walmart”.

Portokallia është ngjyra që lidhet me entuziazmin dhe ekzaltimin. Reflekton ngrohtësi dhe përdoret për të dhënë paralajmërime.

Në pikëpamje politike, portokallia paraqet Vendet e Ulëta dhe familjet e tyre mbretërore. Në marketing, portokallia është simbol i agresionit, nxit ndërmarrjen e veprimeve si blerja dhe shitja, mendohet se i shkakton impulse të shumta blerësve dhe përfaqëson markat miqësore, të gëzuara dhe të besueshme.

Kompanitë që përdorin ngjyrën portokalli janë: “Amazon”, “Mozilla Firefox”, “Fanta” dhe “Harley-Davidson”.

E gjelbra është një nga ngjyrat më të pëlqyera dhe më qetësuese. Ajo lidhet me shëndetin dhe natyrën. Ngjyra e gjelbër simbolizon edhe paratë. E gjelbra parandalon dhembjet e stomakut tek punëtorët që punojnë në një mjedis të gjelbër dhe ul ndjeshëm nivelin e depresionit. Kjo ngjyrë përdoret tek syzet e natës, pasi syri ynë është shumë më i ndjeshëm për të dalluar forma nën efektin e së gjelbrës.

Nga pikëpamja politike, ajo lidhet me ambientalistët. Në marketing përdoret për të dhënë ndjesinë e qetësisë, shëndetit dhe mendohet se përçon mesazhe seksuale. Prej shumë kohësh është simbol i pjellorisë. Kompanitë që përdorin ngjyrën e gjelbër janë: “XBOX”, “John Deere”, “Android”, “Land Rover” dhe “Excel”.

Vjollca është ngjyra që përfaqëson më së miri shëndetin, suksesin dhe diturinë. Për shkak se shumë mbretër preferonin ngjyrën vjollcë për veshjet e tyre, nga pikëpamja politike, ajo përfaqëson mbretërinë.

Në marketing vjollca përdoret për produktet që reklamojnë bukurinë dhe luftën ndaj plakjes. Ajo i transmeton klientit rehatinë dhe qetësinë. Në marka të njohura, ngjyra vjollcë përdoret për të nxitur imagjinatën, krijimtarinë dhe mençurinë. Një nga kompanitë më të njohura që përdor këtë ngjyrë është “Yahoo”.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Simbolika e ngjyrave Empty Re: Simbolika e ngjyrave

Mesazh  Odin 23.11.13 1:04

Ngjyrat: Sa e influencojnë ato gjendjen tonë shpirtërore

Simbolika e ngjyrave Largea_ngjyrat1384441511

Ngjyrat kanë një ndikim mjaft të madh në jetën tonë, ndaj mos harroni ta “ngjyrosni” atë duke i përdorur mirë. Ndihmojnë në cilësinë e jetës

Shpesh themi se jemi me humor të zi kur jemi të trishtuar: ngjyrat në fakt janë të lidhura shumë ngushtë me humorin tonë. Por cili është efekti i tyre real mbi gjendjen tonë shpirtërore? A është e nevojshme të besojmë te një “terapi ngjyrash” në rast stresi apo depresioni? Lexoni në vazhdim këtë artikull përpara se të zgjidhni ngjyrën për muret e sallonit të shtëpisë suaj.

Ngjyrat dhe humori

Ka mendime kontradiktore mbi ndikimin e ngjyrave. Natyrisht është e natyrshme të mendosh se ekziston një lidhje midis ngjyrave dhe humorit, sepse ne preferojmë të jetojmë në një dhomë “të gjallë” me ngjyra sesa mes katër mureve gri! Ne gjithashtu e dimë se gjatësitë e valëve të caktuara të dritës së diellit (pra ngjyrat) ushtrojnë një ndikim në humorin tonë dhe në fakt, seancat dhe terapitë e tilla, të lehta, janë të rekomanduara për të luftuar depresionin sezonal. Ngjyrat nuk janë gjë tjetër veçse valë drite me gjatësi valore të caktuara: disa studime duket se kanë gjetur një lidhje mes ngjyrave dhe humorit.

Ngjyrat e mia të preferuara

Duhet të pranohet se perceptimi ynë i ngjyrës është krejtësisht individual. Një ambient mund të rezultojë relaksues për ndonjë person, por stresues për dikë tjetër. Prandaj është e vështirë të përgjithësosh efektet e gjatësive valore të caktuara.

Nga ana tjetër, një profesor zviceran, Maks Luscher (Max Luscher), është i bindur se nuk janë ngjyrat ato të cilat ndikojnë në personalitetin tonë, por personaliteti ynë ndikon në preferencat tona në këtë drejtim. Luscher e ka vërtetuar tezën e tij me anë të testeve të ndryshme: për shembull, u dhuron disa personave tetë karta me ngjyra të ndryshme, sipas preferencave të tyre. Sipas pikëpamjes së tij, ata që zgjidhnin të njëjtin kombinim kanë të njëjtin personalitet. Bëhet fjalë për një test të thjeshtë që mund ta bëni edhe në shtëpi me partnerin/en (duke prerë tetë kartonë të vegjël me ngjyra të ndryshme) për të verifikuar se… “e shihni gjithçka të kuqe”.

Një ngjyrë, një emocion

Edhe pse ekzistojnë opinione kontradiktore mbi efektin e ngjyrave, për disa mendimi është unanim:

Bluja për t’u qetësuar

Bluja, që i përket gamës së ngjyrave “të ftohta”, njihet përgjithësisht si një ngjyrë relaksuese, që ndihmon në lehtësimin e stresit. Nga ana tjetër, duhet të jetë e mjaftueshme të ulesh në një tarracë dhe të shikosh qiellin dhe detin për t’u pushtuar nga një ndjenjë paqeje (akoma më shumë nëse në sfond është edhe murmurima e valëve). Por, nga ana tjetër, historia nuk na ka treguar se policia ka zgjedhur blunë e uniformës për t’i qetësuar njerëzit më lehtë…

Jeshile për t’u kthyer në natyrë

Jeshilja është padyshim ngjyra e natyrës, e vegjetacionit dhe ashtu si bluja, ajo ka një efekt qetësues. Në të vërtetë, duket se ajo është absolutisht ngjyra e qetësisë. Prania e bimëve duket se ushtron një efekt të dobishëm në nivelin psikologjik, siç dëshmohet nga shumë punonjës, të cilët mbajnë një filiz të gjelbër në një cep të zyrës.

E verdha për t’u përqendruar

E verdha është një ngjyrë e ngrohtë dhe ka një efekt stimulues në mendjen tonë; ajo përmirëson përqendrimin dhe aktivitetet organizative. Kështu që ambienti i punës do të dukej ideal me këtë ngjyrë (postierët janë më të favorizuar nga ky këndvështrim…).

Portokallia për buzëqeshjen

Edhe portokallia është një ngjyrë e ngrohtë, si e verdha, që stimulon mendjen. Ndërkaq, disa mendojnë se kjo ngjyrë ndikon veçanërisht te humori, duke hequr mendimet negative dhe duke sjellë buzëqeshjen në vend të tyre.

E kuqja, po… por me moderim

E kuqja është një ngjyrë shumë “ngarkuese” e referencave: gjaku, dhuna, seksi… Ajo nuk është gjë tjetër veçse një ngjyrë relaksuese, edhe pse opinionet mbi efektet e saj janë kontradiktore: disa argumentojnë se nxit zemërimin dhe nervozizmin, të tjerët thonë se është një nxitës i fortë që promovon përqendrimin dhe krijimtarinë. Në të vërtetë bëhet fjalë për çështje nuancash: një nuancë midis së kuqes dhe rozës (dorëzonjë e kuqe) do të ishte ideale.

Zgjidh ngjyrën që bën për ty!

Tani qetësisht mund të rinovoni shtëpinë dhe gardërobën duke ndjekur indikacionet tona dhe shijet tuaja. E rëndësishme është që “të vendosni pak ngjyra” në jetën tuaj!
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Simbolika e ngjyrave Empty Re: Simbolika e ngjyrave

Mesazh  Albaniaa 21.12.13 17:13

Si ndikojnë ngjyrat te ti?

Teksa sheh përreth, syri dhe truri bashkëpunojnë për të mbledhur informacione. Sytë të shkojnë te një frutë aty afër dhe vendos nëse dëshiron ta hash apo jo. Vështron qiellin dhe arrin në përfundimin se sot nuk do të bjerë shi. Shikon fjalët që po lexon tani dhe kap kuptimin e tyre. Në fakt, ky është ndikimi i ngjyrave. Vërtet?

Ngjyra e frutës që pe, të ndihmon për të kuptuar sa e pjekur dhe sa e dëshirueshme është. Ngjyra e qiellit dhe e reve të ndihmon të parashikosh motin. Ndërsa lexon fjalët në këtë artikull, sytë përshtaten më së miri me kontrastin e ngjyrave mes tekstit dhe sfondit. Po, ndoshta pa e vënë re, ti vazhdimisht përdor ngjyrat si ndihmë për të përpunuar informacionet përreth botës ku jeton. Ngjyrat ndikojnë edhe tek ndjenjat e tua.

SI NDIKOJNË NGJYRAT TE NDJENJAT?

Teksa endesh nëpër dyqan, sheh përreth një shumëllojshmëri paketimesh që janë bërë apostafat për të të tërhequr vëmendjen. E kupton ose jo, reklamuesit i zgjedhin me kujdes ngjyrat dhe kombinimet e tyre për t’u bërë thirrje dëshirave specifike, gjinisë dhe grup-moshës sate. Edhe dekoruesit e shtëpive, stilistët e veshjeve dhe artistët e dinë se ngjyrat mund të ndikojnë te ndjenjat.

Njerëzit mund t’i interpretojnë ngjyrat në mënyra të ndryshme për shkak të kulturës dhe zakoneve vendëse. Për shembull, disa në Azi e lidhin ngjyrën e kuqe me mbarësinë ose me festat, kurse në disa pjesë të Afrikës, e kuqja është ngjyra e zisë. Por, pavarësisht nga mënyra si janë rritur, njerëzit kanë të njëjtin reagim emocional ndaj disa ngjyrave të caktuara. Le të shqyrtojmë tri ngjyra dhe si ndikojnë te ne.

E KUQJA bie në sy shumë kollaj. Shpesh, lidhet me gjallërinë, luftërat dhe rrezikun. Është një ngjyrë që ndez ndjenjat dhe mund të përshpejtojë metabolizmin e njeriut, rrit shpeshtësinë e frymëmarrjes dhe ngre tensionin e gjakut.

Në Bibël, fjala hebraike «e kuqe» vjen nga një fjalë që do të thotë «gjak». Bibla përdor të kuqen e ndezur për të përshkruar një pamje të paharrueshme të një prostitute vrastare të veshur me të purpurt dhe të kuqe të ndezur, e cila
i ulur mbi «një bishë me ngjyrë të kuqe të ndezur . . . plot me emra blasfemues».—Zbulesa 17:1-6.

JESHILJA nxit një reaksion krejt të kundërt nga e kuqja, pasi ajo ngadalëson metabolizmin dhe krijon një efekt qetësues. Ngjyra jeshile është një ngjyrë çlodhëse dhe shpesh lidhet me qetësinë. Ndihemi të çlodhur kur shohim kopshte dhe kodra të gjelbërta. Tregimi i krijimit te Zanafilla thotë se Perëndia u siguroi njerëzve barin dhe bimësinë e gjelbër.

E BARDHA lidhet shpesh me dritën, sigurinë dhe pastërtinë. Gjithashtu, lidhet me cilësinë e mirësisë, të pafajësisë dhe të dëlirësisë. E bardha është ngjyra që përmendet më shpesh në Bibël. Në vegime, njerëzit dhe engjëjt shfaqen të veshur me të bardha, duke theksuar kështu drejtësinë dhe pastërtinë  frymore. (Gjoni 20:12; Zbulesa 3:4; 7:9, 13, 14) Kuajt e bardhë dhe kalorësit e veshur me li të bardhë e të pastër, simbolizojnë luftën e drejtë. (Zbulesa 19:14) Perëndia e përdor ngjyrën e bardhë për të theksuar se ai është i gatshëm t’i falë mëkatet. Ai thotë: «Edhe sikur mëkatet tuaja të jenë të kuqe flakë, do të bëhen të bardha si bora.»—Isaia 1:18.

E BARDHA lidhet shpesh me dritën, sigurinë dhe pastërtinë. Gjithashtu, lidhet me cilësinë e mirësisë, të pafajësisë dhe të dëlirësisë. E bardha është ngjyra që përmendet më shpesh në Bibël. Në vegime, njerëzit dhe engjëjt shfaqen të veshur me të bardha, duke theksuar kështu drejtësinë dhe pastërtinë  frymore. (Gjoni 20:12; Zbulesa 3:4; 7:9, 13, 14) Kuajt e bardhë dhe kalorësit e veshur me li të bardhë e të pastër, simbolizojnë luftën e drejtë. (Zbulesa 19:14) Perëndia e përdor ngjyrën e bardhë për të theksuar se ai është i gatshëm t’i falë mëkatet. Ai thotë: «Edhe sikur mëkatet tuaja të jenë të kuqe flakë, do të bëhen të bardha si bora.»—Isaia

1:18.NGJYRAT NDIHMOJNË KUJTESËN

Përdorimi i ngjyrave në Bibël tregon sa mirë e kupton Perëndia reagimin emocional të njerëzve ndaj ngjyrave. Për shembull, libri biblik i Zbulesës parathotë atë që po përjeton sot njerëzimi, si luftërat, zinë e bukës dhe vdekjet jonatyrore nga mungesa e ushqimit dhe nga epidemitë. Për t’i fiksuar në mendje, na ndihmon një vegim i mahnitshëm me kalorës mbi kuaj, që nuk janë kuaj të zakonshëm, por kanë ngjyra që simbolizojnë diçka.

I pari është një kalë i bardhë si bora, i cili simbolizon luftën e drejtë të Krishtit Jezu. Më pas, shohim një kalë me ngjyrë të kuqe zjarr, i cili përfaqëson luftën mes kombeve. Pas tij, vjen një kalë i zi i kobshëm, i cili përfaqëson zinë e bukës. Pastaj shohim «një kalë të zbehtë, dhe ai që rrinte mbi të, e kishte emrin Vdekje». (Zbulesa 6:1-8) Ngjyra e secilit kalë mund të shkaktojë një reagim emocional brenda nesh që përkon me simbolikën e kalit. Mund t’i kujtojmë me lehtësi këta kuaj me ngjyra dhe mësimet që nxjerrim sot prej tyre.

Në Bibël ka shumë shembuj ku ngjyrat përdoren për të përshkruar pamje të gjalla. Po, Krijuesi i dritës, i ngjyrave dhe i syrit njerëzor e përdor me mjeshtëri ngjyrën si një mjet mësimi për të përshkruar pamje që lexuesit i kuptojnë dhe i mbajnë mend kollaj. Ngjyrat na ndihmojnë të mbledhim dhe të përpunojmë informacione. Ato ndikojnë te ndjenjat tona dhe na ndihmojnë të kujtojmë koncepte të rëndësishme. Ngjyrat janë një dhuratë e dashur nga Krijuesi ynë që ta shijojmë jetën.

Pasi Noeja dhe familja e tij dolën nga arka, Perëndia shfaqi para tyre një ylber shumëngjyrësh si shenjë të premtimit të Tij se nuk do ta përmbytte më kurrë tokën për të shkatërruar njerëzimin. Kjo shenjë shumëngjyrëshe dhe e paharrueshme mund t’u ketë ngelur në mendje si bukuri mahnitëse.—Zanafilla 9:12-17.

Evolucionistët ndoshta pyesin veten pse njerëzit kanë aftësinë të dallojnë një gamë të gjerë ngjyrash, ndërkohë që aftësia për të parë ngjyrat nuk është e nevojshme për mbijetesën. Por, nëse pranojmë se një Krijues na ka projektuar me aftësinë për të gëzuar kaq shumë ngjyra, atëherë e konsiderojmë këtë dhuratë si një shprehje dashurie që ta gëzojmë jetën.
avatar
Albaniaa

409


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Simbolika e ngjyrave Empty Re: Simbolika e ngjyrave

Mesazh  Equinox 17.04.14 13:40

Ndikimi i Ngjyrave

E zeza– pastron veten dhe ambientin.

Kjo ngjyre simbolizon magmen e madhe prej se ciles ka lindur çdo gje. E dime qe erresira (e zeza) absorbon gjithçka: ana pozitive dhe ana negative shkrihen bashke, ne gjendjen ekzistuese dhe te padiferencuar qe ishte para krijimit.

E bardha – permireson shendetin

Kjo ngjyre shpreh pafajesi, spiritualitet, vetmine absolute, por edhe driten e brendshme. Na stimulon qe te jemi mire fizikisht, keshillohet kur kemi ndonje problem apo fatkeqesi fizike per te zgjidhur, veçanerisht kur varen nga psiqika jone.

Blu – e kalter – zhvillimin e brendshem

Bluja i referohet pafundesise se dimensionit tone te brendshem dhe pavetedijes. Ështe ngjyra qe na nxit te jetojme sipas nevojave te shpirtit. Na ndihmon te rigjejme ekuilibrin dhe harmonine dhe zbut nervat e teperta.

Jeshilja – per te pasur sukses dhe per t’u rigjeneruar.

Ështe ngjyra qe terheq prosperitet, lidhet me natyren dhe rritjen e brendshme dhe mund te jete efikase per rikuperimin e shendetit. Ështe ngjyra e shpreses per nje jete te re, e rinise dhe e qetesise.

Roza – per problemet sentimentale.

Ështe ngjyra e dashurise se persosur. Ështe mire te perdoret per problemet ne çift, per te zgjidhur problemet me parterin tuaj.

E kuqja – na jep plot energji.

Ështe symbol i kurajos, forces, iniciatives dhe fuqise seksuale. Na mbron nga armiqte, nga semundjet e ndryshme, na nxit te reagojme.

Grija – frenon teprimet

Kjo ngjyre lidhet me pavetedijen, zbulon pasigurine tone, pavendosmerine dhe mungesen e entuziazmit. Ështe ideale per ekuilibrin psikofizik.

Kafe (geshtenje)– favorizon gjerat konkrete

Na jep nje vizion te qarte, ne situata te ndryshme ne fushen e punes. I referohet tokes dhe ka lidhje te ngushta me realitetin perreth.

E verdha – e arte – zhvillon krijimtarine

Ështe ngjyra e intelektit dhe e perceptimit, ndjell gezim dhe lumturi, keshtu qe eshte e dobishme per gjendjen depresive, stresin. Ështe ngjyre qe pastron melçine dhe lekuren, stimulon tretjen. Ështe e dobishme ne rastet me ulçere gastrike.

Vjollca – analizat ndaj vetvetes

Na ben te reflektojme, na ndihmon te dalim nga varesia e alkolit dhe droges dhe nga dashurite e gabuara. Ështe e dobishme per pagjumesine dhe mendimet e fiksuara. Zbut gjithashtu nervozizmin e tepruar dhe zemerimin.

Portokallia – te rigjesh humorin e mire

Portokallia bashkon energjine fizike dhe mendore, stimulon idete dhe konceptet, rrit ndjenjat, shkakton ndjenja mireqenieje te pergjithshme dhe deshiren per te jetuar. Perfaqeson ngrohtesi dhe prosperitet, entuziazem, perkushtim dhe vendosmeri.
Equinox
Equinox

207


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Simbolika e ngjyrave Empty Re: Simbolika e ngjyrave

Mesazh  gjilanasi 09.05.14 10:33

Zgjidhni ngjyrat që ju duhen

Simbolika e ngjyrave Largea_zgjidhni-ngjyrat-q-euml-ju-duhen_hd1399593672

Të gjithë reagojmë në ngjyra, e dijetarët kanë zbuluar se çdo ngjyrë dërgon porosi unike në tru, gjë që në mënyra të ndryshme ndikon në humorin tonë.
Shqyrtojeni regjistrimin e poshtëm dhe mendoni se si ngjyrat dhe rrethi juaj mund të shtojnë humorin e caktuar.

E kuqja
Paraqet trupin dhe fizikisht është stimuluese. Mbajeni për shkak të energjisë. E kuqja mund të nxisë të tjerët reagime të ashpra (prandaj kujdes).

E verdha
Ka të bëjë me egon tuaj dhe me emocionet tuaja. Është e mirë për shtimin e optimizmit dhe besueshmërisë kreative.

E portokallta
E portokallta, ka të bëjë me seks. Sidomos shton ngrohtësinë, kënaqësinë dhe sigurinë fizike. Mbajeni nëse dëshironi të përmirësoni jetën tuaj të dashurisë.

E gjelbra
Paraqet shërimin natyrorë dhe ekuilibrin. Mbajeni të gjelbrën nëse doni ta përtërini energjinë tuaj dhe ta frymëzoni harmoni në tek të tjerët.

E trëndafilta
Lidhet me veçoritë tona femërore të kultivueses. Mbajeni në mënyrë që të tërhiqni pak dashuri delikate dhe të kujdesshme.

E kaltra
I përgjigjet anës sonë intelektuale, është logjike, e harmonishme dhe qetësuese. Është e mirë për momentet në të cilat dëshironi të veproni i qetësuar ose kur dëshironi të mendoni për diçka seriozisht.

Gri
Simbolizon vetëdijen shpirtërore, është e mirë për momentet në të cilat ktheheni ndaj vetvetes dhe mendoni për shumë gjëra. Shfrytëzoni me vetëdije ngjyrat në rrethin tuaj në mënyrë që nga vetja të nxirrni atë më të mirën.
gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Simbolika e ngjyrave Empty Re: Simbolika e ngjyrave

Mesazh  Odin 23.05.14 0:06

Ndikimi i ngjyrave në gjendjen emocionale


Simbolika e ngjyrave Ngjyrat

Ngjyrat që zgjedhim për veshjet tona ndikojnë në gjendjen tonë shpirtërore, në mënyrën se si e shohim ditën, apo edhe njerëzit që na rrethojnë. Është e vërtetë, që perceptimi ynë mbi ditën në kompleksitet, varet nga mënyra se si vishemi dhe cilat ngjyra preferojmë. Ngjyrat mund edhe t’i shfrytëzojmë në favorin tonë, varet se çfarë duam.

Kështu, e kuqja mund të përzgjidhet farë mirë nëse duam që sytë e gjithë botës t’i kemi të gjithë mbi vete. E kuqja, është një prej atyre ngjyrave, që më shumë se cilado tjetër tërheq vëmendjen, në këtë rast jo vetëm të demave, por edhe të njerëzve.

or kujdes, duke qenë ngjyrë e cila bie shumë në sy, e kuqja kërkon një kombinim të kujdesshëm, mos ekzagjeroni, sepse rrezikoni, vërtetë të tërhiqni vëmendjen, por për keq.

Nëse doni t’i tregoni të gjithëve se ju jeni shumë mirë, jeni rehat, jeni në paqe me veten, atëherë vishni një veshje blu. Bluja transmeton qetësi dhe paqe, ndaj e veshura e kësaj ngjyre, tregon pikërisht këtë.
Në rastet kur doni të jeni e parezistueshme, tentoni me ngjyrat jo tradicionale, siç mund të jenë e verdha ose portokallia. Janë ngjyra të ndezura, të cilat transmetojnë gëzim e kështu mund të tregoni se jeni e lumtur, ndiheni mirë dhe nuk keni frikë të guxoni me veten tuaj.

Kur vërtetë jeni në humor të mirë, atëherë kur ndiheni mirë me veten, ndiheni elegante, në formë dhe pse jo, keni dëshirë të joshni në çdo rast, asgjë nuk krahasohet me të zezën klasike. E zeza është sa e zakonshme, po aq edhe e veçantë, është mbretëresha e ngjyrave, i shkon kujtdo dhe përshtatet për çdo moment. Madje, kjo është ngjyra e cila bën përjashtim nga përcaktimi i lidhjes së pashmangshme mes veshjeve dhe gjendjes shpirtërore. Ç’ka do të thotë se jo domosdoshmërisht nëse vishni të zezë, jeni të mërzitur, të zymtë, apo doni të justifikoni gjendjen tuaj shpirtërore të rënduar. Të zezën mund ta përzgjidhni edhe për arsyet që thamë më sipër.

Lidhja e ngjyrave me gjendjen shpirtërore nuk është diçka e re, por e vërtetuar nga disa studime dhe sigurisht nga jeta e përditshme, e shumë njerëzve, edhe të famshëm veshja e të cilëve, flet shumë më tepër se deklaratat e tyre.

Humori dhe veshja ecin dorë për dore

Një studim i Universitetit Hertfordshire, i realizuar mbi mënyrën si vishemi dhe gjendjes sonë shpirtëroreka ngjallur një sërë diskutimesh. Kanë qenë mbi 200 femra, ato të cilat kanë marrë pjesë në studim, duke vërtetuar në këtë mënyrë edhe rezultatet, ndonëse të njohura edhe më parë , të studimit. Femrave ju është kërkuar që sipas gjendjes së tyre shpirtërore të përzgjidhnin në sirtaret e tyre, diçka për të veshur e të shkonin në punë. Rezultatet ishin të tilla që rreth 60% e tyre, në një gjendje stresi, kishin veshur diçka, jo vetëm të pakombinuar në ngjyra, por edhe në stil. Rrëmuja e veshjes së tyre, ishte e koordinuar edhe me gjendjën e tyre të paqëndrueshme shpirtërore.

Përkundrazi, femrat, të cilat ndiheshin të lumtura, në rehati me veten e tyre, kishin përzgjedhur për të veshur diçka të mirë kombinuar, të rregullt dhe në harmoni me atë ç’ka ndjenin. Veshjet e tyre ishin të “gjalla” në ngjyra dhe shprehnin vetbesim, ishin në material mëndafsh, të buta dhe të rehatshme. Një tjetër fakt interesant në lidhje me veshjet e femrave të cilat në ato moment ndiheshin mirë, ishte se ato ishin përzgjedhur apostafat për të treguar pikat e forta të fizikut të gjithësecilës, pra diçka e veshur qëllimisht për të tërhequr vëmendjen e tjetrit dhe jo diçka rastesore e cila vishet sa për të dalë nga situata.

Një tjetër fakt i dalë nga kërkimi në Britani ishte edhe ai lidhur me aksesorët shtesë të veshjeve. Ata mund të shërbëjnë si një terapi shumë e mirë për të shëruar humorin e zi. Kështu përshembull, nëse jeni të mërzitura, një palë këpucë me takë të lartë, jo model i zakonshëm, mund të jenë mikeshat tuaja më të mira për të luftuar strsin. Po kështu mund të shërbejnë edhe një palë size, një çantë, një shall, apo kapele. Të gjitha këto, është vërtetuar, se rrisin vetëvlerësimin dhe fitimin e gjallërisë në publik, kryesisht nëse janë të veçantë që tërheqin vëmendjen në mënyrë të menjëhershme.

Kromoterapia, shkenca e ngjyrave

Duket e çuditshme, megjithatë ngjyrat, funksioni i tyre, mënyra se si ndikojnë në shëndetin tonë psiqik, mirqenien tonë, mënyrën se me sa pozitivitet e shohim ditën, njerëzit, e me këtë rast, edhe të veshjeve me humorin e njeriut.

Studiuesit e kësaj fushe thonë se gjendja jonë shpirtërore , reagon ndryshe për çdo ngjyrë, është një reagim i ndërsjelltë mes nesh edhe ngjyrave, ç’ka do të thotë se vendosim të veshim një ngjyrë të caktuar atëherë kur nuk jemi mirë nga gjendja shpirtërore dhe anasjelltas nëse vendosim të veshim një ngjyrë të zymtë, edhe pse pa një gjendje të përcaktuar, në një mënyrë apo tjetrën e përcaktojmë që në këtë moment.

Përshembull, sa herë bëhet fjalë për të kuqen, mendja shkon te gjallëria, energjia, joshja dhe dëshira për të qenë në vëmendje. Nëse jeni pak a shumë në një gjendje të tillë, dashur pa dashur mendja do ju shkojë të vishni diçka të kuqe. Por, vlen edhe ana tjetër, nëse e vishni të kuqen rastësisht, pa e menduar, është vërtetuar se gjendja juaj shpirtërore ndryshon, madje një studim amerikan, kohë më parë, ka treguar se fitimtarët vishen me të kuqe, pra e kuqja rrit autostimen dhe vetëbesimin, duke bërë që si psikologjikisht, ashtu edhe fizikisht të jeni më të përgatitur për të pasur sukses.

Edhe nëse do t’i referoheshim portokallisë, është një prej ngjyrave që përdoret edhe në terapi të ndryshme, madje edhe nëpër reklama është vërtetuar që ngjall pozitivitet, rrit humorin e mirë përveç faktit që tërheq vëmendjen.

Portokallia është prej atyre ngjyrave që ju “ngrohë” jo vetëm ju, por edhe ata që keni përqark. Mirëpo, duke vënë ngjyrat mënjanë, kromoterapia këshillon edhe mbi veshjen e përdorur. Kujdes sepse mund të rrezikoni të dërgoni sinjale të gabuara tek ata që takoni, përmes veshjes suaj.

Kështu, nëse xhinset janë shprehje e një personaliteti disi harrakat, të shpërqëndruar, xhaketa, sidomos për femrat, tregon nevojë për t’u pranuar, për t’u bërë pjesë, veçanërisht në vendin e punës. Xhaketa është element mashkullor, më tepër se femëror, ndaj, e veshur nga femrat, në vendin e punës, tregon “nevojë” për njejtësim me gjininë tjetër, nga frika e përjashtimit, por edhe për të qenë të barabartë në shfaqjen e vlerave.
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Simbolika e ngjyrave Empty Re: Simbolika e ngjyrave

Mesazh  gjilanasi 06.09.14 21:11

Pse ngjyra e kuqe është konsideruar si ngjyra e ngjyrave?!

Ngjyra e kuqe është një ndër ngjyrat më të rëndësishme të simbolikës rituale. Ajo është e para ndër ngjyrat e tjera, përderisa perceptohet e para edhe nga fëmijët.

Simbolika e ngjyrave Blog_p10

Por cila është domethënia e kësaj ngjyre? Në realitet, e kuqja ka kuptime të shumta, që lidhen me perceptimet që ne kemi për të. Emri rubens (e kuqe) nga latinishtja për të parët tanë ishte edhe sinonim i “ngjyra e ngjyrave”: e kuqja për ta ishte ngjyra e cila tërhiqte menjëherë shikimin dhe identifikohej me jetën dhe vdekjen.

E kuqja është ngjyra e gjakut si linfa jetësore, e dashurisë dhe e pasionit, por është edhe shenjë e rrezikut, e dhunës dhe e agresivitetit. Romakët e lashtë adhuronin planetin Mars, perëndinë e luftës, për gjakun që rridhte në fushëbetejat dhe për forcën dhe guximin për të fituar ndaj armikut. E kuqja, siç e thamë, ka më shumë se një domethënie.

Është ngjyra e luftës, e agresivitetit dhe e forcës. Disa studime kanë demonstruar se ekspozimi në një dritë të kuqe rrit rrahjet e zemrës dhe stimulon prodhimin e adrenalinës. Ngjyra e kuqe është edhe ngjyra e zjarrit. Ajo është simbol i forcës dhe guximit, por edhe e pasionit e dashurisë. Pasioni, erosi, por edhe romantizmi përmblidhen në këtë ngjyrë.

Ajo është një ngjyrë e fortë dhe me ndikim, që pushton por edhe ngroh shpirtin. Në mesin e shumë kuptimeve, kjo ngjyrë ka një lidhje edhe me rrezikun: të qenët një ngjyrë parësore, e cila mund të perceptohet menjëherë, ajo rrit pragun e vëmendjes. Nëse ne shohim një kartelë të kuqe, edhe pse mund të jetë larg, e dimë se duhet të bëjmë më shumë kujdes.

Disa studime tregojnë se makinat e kuqe bëhen më shpesh viktimë e gjobave, kjo ndoshta vjen prej faktit se polici i vë re më shpejt makinat me këtë ngjyrë. Edhe në mbretërinë e kafshëve, nuancat e së kuqes e bëjnë grabitqarin të vendosë për prenë e tij.

Por ngjyra e kuqe ka domethënie edhe në sferën politike dhe atë fetare. Në kohën e mbretërive ajo është përdorur te mantelet, gradat, apo edhe rrobat e princërve dhe të mbretërve për të treguar pushtetin dhe fuqinë e tyre. Por në epokën moderne, ajo u bë një simbol i përpjekjeve të punëtorëve për kërkesat e tyre sociale, si shenjë e gjakut që ata derdhën. Ndërkaq, komunistët e zgjodhën atë si ngjyrën e tyre politike.

Ngjyrën e kuqe e gjejmë edhe tek fetë, veçanërisht në atë kristiane. Në mesin e rrobave veladon (veshjet e priftërinjve) ngjyra e kuqe është përdorur për të Dielën e Dafinës, Të Premten e Zezë, në Ditën e Rrëshajave, por edhe në festat e Martirëve të Shenjtë, duke treguar dhuratën e Frymës së Shenjtë që ju lejon të dëshmojnë për besimin deri në martirizim.

Të gjithë magjistarët, gjatë ritualeve të tyre magjike, vishnin pelerinat me ngjyrë të kuqe. Edhe sipas mësimeve biblike, gjatë krijimit të njeriut të parë (Adamit) është përdorur dheu i kuq. Në Japoni, e kuqja është ngjyra e sinqeritetit dhe besnikërisë. Atje, zakonisht, në veshjet e tyre tradicionale, të kuqen e bartin femrat. Në Kinë dhe Rusi, ngjyra e kuqe u paraprinte të gjitha riteve popullore e veçanërisht atyre që iu kushtohen pranverës, fejesës dhe lindjes. E kuqja përdoret në festat që kanë si temë dashurinë dhe bujarinë (trëndafilat e kuq, zemrat e Valentinit, Krishtlindjet, etj.).

Përdorimi i ngjyrës së kuqe në përditshmëri

ngjyra-e-kuqe.gif1Kjo është ngjyra e gabuar për dhomën e një foshnjeje por është e përsosur për të bërë njerëzit të gëzuar. Veshja e rrobave të kuqe e bën njeriun të dallohet më lehtë nga të tjerët. E kuqja nuk është ngjyrë e mirë po të përdoret më shumë se sa duhet, por përdorimi i një njolle të vogël të kuqe, aty ku duhet, është diçka me vend në disa raste. Për shembull një shenjëz e kuqe në një dhomë neutrale tërheq vëmendjen e vizitorit, një kravatë e kuqe me një kostum blu dhe me këmishë të bardhë krijon energjinë e duhur për të tërhequr syrin.

E Kuqja

Konsiderohet si ngjyra e gurit alkimist të të urtëve që në vete mban vulën e shenjës së diellit. Është ngjyrë e shpirtit të shenjtë, zjarreve hyjnore, bukurisë, begatisë dhe dashurisë. Po ashtu, konsiderohet edhe si ngjyrë e luftës, gjakut, shqetësimeve kolektive, emocioneve dhe urrejtjes. Jo vetëm kaq! Më tej, ngjyra e kuqe trajtohet si ngjyrë e shpirtit, epshit, dijenisë, mençurisë si dhe urtësisë ezoterike.
gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Simbolika e ngjyrave Empty Re: Simbolika e ngjyrave

Mesazh  Albaniaa 07.09.14 17:54

qe e vogel e deri tashi mu mpelqen vetem ngjyra zi
avatar
Albaniaa

409


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Simbolika e ngjyrave Empty Re: Simbolika e ngjyrave

Mesazh  gjilanasi 05.10.14 23:04

Fuqia e ngjyrave

Simbolika e ngjyrave Colori_thumb300_

Ne reagojmë në mënyra të ndryshme kur bëhet fjalë për ngjyrat.

Mënyra si vishemi ndikon në humorin tonë, ndaj disa psikologë besojnë te “veshje-terapia”. Nëse duam të ndryshojmë këndvështrimin e gjërave duhet të luajmë me disa ngjyra të caktuara kur të zgjedhim rrobat, makijazhin dhe aksesorët shoqërues.

Ngjyra e kuqe shkakton emocione të fuqishme si frika, zemërimi apo pasioni. Kjo ngjyrë tregon ndryshime dramatike kur e zbut disi, si për shembull kur e çel me rozë ose e errëson me vishnje të errët. Buzët e kuqe mund të jenë aksesori më i mirë, sidomos kur jemi veshur me të zeza.

Ngjyra blu, nga pikëpamja psikologjike, përfaqëson të kundërtën e së kuqes, ul tensionin e gjakut, por jo deri sa të kalojë në stres. Duke parë në natyrë qiellin ose detin, bluja e tyre na përcjell qetësi, kjo ndodh edhe kur vishemi me blu. Nëse japim një intervistë ose kemi një takim të rëndësishëm duhet të vishemi me blu sepse përfaqëson besimin dhe fuqinë shpirtërore.

Ngjyra e gjelbër lidhet ngushtë me mjedisin dhe na bën të ndihemi gjithmonë të freskët. Kjo ngjyrë shkon me të gjitha llojet e lëkurave dhe ka nuanca që të lejojnë t’i ndryshosh herë pas here, të cilat kalojnë nga serioze e të sofistikuara, në nuanca të freskëta e të shndritshme.

Ngjyra e verdhë mbart si ngarkesa pozitive, rrezet e diellit që shpalosin hare e optimizëm, ashtu edhe negative, errësim të arsyes e turbullim. Veshja e ngjyrës së verdhë të shndritshme ndihmon të jemi në qendër të vëmendjes.

Ngjyra portokalli është zëvendësuesja më e mirë e ngjyrës së kuqe. Kjo ngjyrë stimulon entuziazmin, kreativitetin dhe simbolizon gjallërinë e durimin. Ngjyra portokalli është më e përshtatshme për përdorim të përditshëm.

Ngjyra e purpurt simbolizon luksin, sipas disa psikologëve, dhe duhet ta përdorim kur duam të fitojmë pak vetëbesim. Nëse kemi fytyrë të freskët, që duket shumë e re, por duam të dukemi më të sofistikuar duhet të përdorim të purpurtën për t’u dukur më e pjekur.
gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Simbolika e ngjyrave Empty Re: Simbolika e ngjyrave

Mesazh  gjilanasi 05.10.14 23:06

Ta keni ditën të mbushur me ngjyra ju ndihmon të ndiheni mirë.

Ngjyrat janë të njohura për aftësinë e lehtësimit të stresit, për të rivendosur energjinë, për të reduktuar parehatinë, për të rivendosur ekuilibrin mendor dhe fizik.

Si mund të të zgjidhni ngjyrën e përsosur? Kjo varet nga humori, momenti si dhe nevoja për të pasur energji ose e kundërta. Mësoni sesi të përdorni ngjyrat në jetën e përditshme në mënyrë që të ndjeheni mirë me veten dhe në lidhje me të tjerët.

E kuqja: energjike dhe stimuluese, i referohet dashurisë, pasionit, forcës dhe energjisë. Ajo ka një efekt stimulues, rrit presionin e gjakut, normën e frymëmarrjes dhe të rrahurat e zemrës.

Bluja: ngjyra e qetësisë që zvogëlon tensionin, ankthin dhe stresin në përgjithësi. Përçon një ndjenjë gatishmërie dhe sinqeriteti ndaj të tjerëve. Është ngjyra e përkryer për intervista pune.

Portokallia: transmeton optimizëm, qetësi dhe entuziazëm. Ajo stimulon qëndrime proaktive dhe bashkëpunuese.

E gjelbër: kjo është ngjyra e natyrës. Qetësuese, indukton një kuptim të përgjithshëm të mirëqenies dhe krijon harmoni.

Vjollcë: stimulon intuitën dhe frymëzimin.

E verdha: tonifikon sistemin nervor dhe shkakton optimizëm.
gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Simbolika e ngjyrave Empty Re: Simbolika e ngjyrave

Mesazh  gjilanasi 05.10.14 23:07

Psikologjia e Ngjyrave

Ja te shohim se si shpjegohen ngjyrat qe na pelqejn ne gjuhen psikologjike.

Perse na terheq ne veshje nje lloj ngjyre si prsh ngjyra e verdhe , e kalter , e zeze, e kuqe, vishnje..etj,

A jan ngjyrat ato qe shprehin personalitetin e secilit prej neshe nese Po te shikojm cfare flasin ngjyrat

Ti hedhim nje sy shkurtimisht kuptimit qe kan ngjyrat baze ne hemisferen perendimore.
ky informacion do t’ju ndihmoj se cilat ngjyra ju pershtaten me shume .

E zeza
Kjo eshte ngjyra e autoritetit dhe e fuqise. Rrobat e zeza i bejne njerezit te duken me te dobet. Ndonjehere kjo eshte nje ngjyre qe e lidhin me djallin (per shembull, kaubojsi me kapele te zeze pothuajse gjithmone ka qene personazh negativ). Ne hemisferen perendimore, e zeza eshte e lidhur me zine per te vdekurin. E zeza eshte ngjyre serioze qe evokon emocione te forta; eshte e lehte tei impresionosh njerezit kur je veshur krejt me te zeza.

E bardha
Per pjesen me te madhe te botes, kjo eshte ngjyra qe lidhet me pafajesine (kujtoni veshjet e dasmes); me pastertine (mjeket me bluza te bardha) dhe me sigurine qe ndjen njeriu ne driten e diellit (gjerat behen te frikshme naten, jo diten me diell!). Ajo perdoret gjithashtu, per te shprehur mungesen e ngjyres. Ne disa shtete te Lindjes, e bardha lidhet me zine per te vdekurin.

Grija
Kjo ngjyre eshte me teper e lidhur me gjerat praktike, te perjetshme, te rendomta dhe solide ne jete. Grija e ekzagjeruar i ben njerezit te mos ndjejne thuajse asgje. Megjithate, qofte edhe pak ngjyre gri i shton produktit tuaj ate ndjenjen e fortesise se gurit. Disa nuanca te grise lidhen me moshen e vjeter, vdekjen, taksat, depresionin ose humbjen e sensit te drejtimit.

E kuqja
E kuqja eshte ngjyra e energjise. Ajo lidhet me levizjen dhe me emocionet. Njerezit e rrethuar nga e kuqja ndjejne se zemra e tyre rreh shume shpejt. Kjo eshte absolutisht ngjyra e gabuar per dhomen e nje foshnjeje por eshte e persosur per tei bere njerezit te gezuar. Veshja e rrobave te kuqe e ben njeriun te duket paksa me i shendoshe dhe natyrisht te dallohet me lehte nga te tjeret. (Disa studime tregojne se makinat e kuqe behen me shpesh viktime e gjobave, por kjo vjen ndoshta sepse ata qe kane makina te kuqe i ngasin ato me shpejt ose polici i ve re me shpejt makinat me kete ngjyre). E kuqja nuk eshte ngjyre e mire po te perdoret me shume se sa duhet, por perdorimi i nje njolle te vogel te kuqe aty ku duhet eshte dieka me vend ne disa raste (nje shenjez e kuqe ne nje dhome neutrale terheq vemendjen e vizitorit nje kravate e kuqe me nje kostum blu dhe me kemishe te bardhe krijon energjine e duhur per te terhequr syrin. E kuqja eshte simbol i jetes (i jetes se kuqe si gjaku!) dhe per kete arsye, eshte ngjyra qe veshin nuset ne Kine. E kuqja perdoret ne festat qe kane si teme dashurine dhe bujarine (trendafilat e kuq, zemrat e Valentinit, Krishtlindjet, etj.) por ngjyra e vertete e dashurise eshte roza. Ngjyra roze eshte me qetesuesja e te gjitha ngjyrave e shpesh, kriminelet me te rrezikshem vendosen ne qeli ngjyre roze sepse sie tregojne studimet kjo ngjyre shterron energjite dhe qeteson agresionin.

Bluja
Pyesni njerezit se cila ngjyre u pelqen me shume dhe shumica e tyre do te thone bluja. Nje pjese e mire e botes eshte blu (qielli, detet). Kur njeriu shikon ngjyren blu, kjo e ben trupin te prodhoje kimikate qe jane qetesuese. Por kjo nuk eshte e vertete per te gjitha nuancat e bluse. Disa nuanca (ose bluja e tepruar) mund te dergojne mesazhin e ftohtesise. Shume dhoma gjumi jane blu sepse kjo eshte ngjyra e qetesise. Me kalimin e kohes, bluja eshte lidhur me vendosmerine, besueshmerine dhe besnikerine (po ta keni vene re, shume uniforma jane blu). Njerezit jane me produktive ne nje dhome blu sepse jane te qete dhe te fokusuar tek ajo qe kane ne dore. Disa studime tregojne se peshengritesit ngrejne me teper pesha ne nje palester blu e ne fakt, pothuajse te gjitha sportet kane me teper sukses ne mjedise blu.

Jeshilja
eshte ngjyra e rritjes, e natyres dhe e parase. eshte nje ngjyre qetesuese dhe shume e kendshme per shqisat. Jeshilja e erret lidhet me terma te tilla si konservator, mashkullor dhe pasuri. Spitalet perdorin dhoma ne jeshile te lehte sepse eshte gjetur se ato i qetesojne pacientet. Kjo eshte gjithashtu ngjyra qe lidhet me ziline, fatin, bujarine dhe pjellorine. eshte gjithashtu ngjyra tradicionale e paqes.

E verdha
E verdha e gezuar eshte ngjyra e diellit qe lidhet me qeshjen, lumturine dhe qejfin. E verdha lidhet me optimizmin dhe eshte gjithashtu ngjyra e te qarit. Studimet tregojne se foshnjet qajne me shume ne dhoma te verdha; njerezit nxehen me shpejt ne mjedise me kete ngjyre. Ajo ka fuqine per te shpejtuar metabolizmin dhe per te nxitur mendime krijuese. E verdha mund te kthehet shpejt ne ngjyre te padurueshme nese perdoret me teper se duhet, por kur perdoret me kursim ajo mund te sherbeje si mjet i efektshem per te shtuar shitjet. Disa nuanca te se verdhes lidhen me poshtersine, por nuancat ngjyre ari lidhen me premtimin e nje te ardhmeje me te mire.

Portokallja
Kjo eshte ngjyra me e guximshme dhe me shperthyese e planetit. eshte ngjyra qe lidhet me ditet e kenaqesive, te lumturise dhe te enegjise, me produktet e ngohta dhe organike. Ajo lidhet gjithashtu me ambicjen. Asgje e qete nuk lidhet me kete ngjyre. Portokallija lidhet gjithashtu me nje fillim te ri ne sjelljen e njeriut.

E purpurta
Cefare ngjyre kishin rrobat e mbreterve dhe te mbretereshavee Ishin te purpurta, ngjyra me mbreterore e cila lidhet me pasurine, begatine dhe me sofistikimin e pasur. Por nese perdoret jashte mase ne nje mjedis te zakonshem ajo lidhet me mendjemadhesine dhe artificialitetin. Nese perdoret me kujdes, e purpurta jep nje ndjenje misteri, urtesie dhe respekti. Vajzat adoleshente ne shumicen e tyre zgjedhin nuancat e kesaj ngjyre si me te preferuarat e tyre.

Ngjyra Kafe
Kjo ngjyre lidhet me teper me qendrueshmerine dhe miqesine. Njerezit jane gjithnje e me te prirur per te zgjedhur kete ngjyre si favoriten e tyre. Kjo eshte ngjyra e vete tokes dhe nuk ka gje qe e perfaqeson me mire stabilitetin se sa toka. Ajo lidhet gjithashtu me gjerat natyrale dhe organike. Por duhet patur kujdes sepse ne Indi kjo eshte ngjyra e zis

gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Simbolika e ngjyrave Empty Re: Simbolika e ngjyrave

Mesazh  gjilanasi 22.01.15 22:21

Psikologjia e ngjyrave


Bashkë me notat dhe çelësin e muzikës si dhe shkronjat e alfabetit, ngjyrat sigurojnë blloqet ndërtuese të emocioneve tona. Nuk ndodh pa arsye që ne të themi “ndjehemi blu” ose “shohim të kuqe”. Çdo ngjyrë është lidhur në mënyrë të hollë me një rrjet eksperiencash dhe shoqërizimesh. Disa nga këto janë shumë karakteristike: një e verdhë e veçantë mund të na kujtojë kuzhinën e gjatë e të verdhë të gjyshes së vdekur ose një palë çizme që ne mbanim kur ishim fëmijë. Por të tjerat mbajnë mbi vete kuptime më shumë universale. Duke eksploruar shoqërizimet që ne kemi rreth ngjyrave mund të arrijmë të kuptojmë veten dhe po aq e rëndësishme, kjo na krijon një mundësi t’u tregojmë të tjerëve se kush jemi.


E VERDHA
SHPRESE
E verdha është e kujdesshme dhe plot besim. Nuk është në anën mbrojtëse. Vepron si një mburojë kundër dëshpërimit dhe ndjesive të poshtërimit. Është e etur për vëmendjen tonë, si një fëmijë i lumtur i gëzuar të jetë në qendër të gjërave. Me kohë energjia e saj mund të jetë shtypëse, por si ambasadori i saj më i famshëm – limoni – ka pak gjëra që nuk do t’i përshkallëzojë. Poeti Gjerman Johann Wolfgang von Goethe e dashuronte të verdhën, duke e konsideruar atë si ngjyrën e një sjelljeje të butë plot me shprese ndaj jetës. Ai zotëronte një koleksion prej njëzet jelekësh të verdhë, të cilët ai gjithmonë i çiftonte me pantallona të bardha – pasi donte shumë edhe qetësinë.


PORTOKALLIA
VITALITET
Portokallia është paksa më e pjekur, e fuqishme dhe kërcënuese sesa fqinja dhe simotra e saj, e verdha. Ajo pothuaj kalon në diçka frikësuese. Ka shumë prej saj në llavën e brendshme të diellit. Megjithatë në dozën korrekte, duket si një përqëndrim i një energjie dhe vitaliteti që shumë shpesh na mungon në mendjet dhe përditshmërinë tonë. T’ia japësh gjithë dhomës, makinës, flamurit ose veshjes këtë ngjyrë mund të jetë me rrezik, pasi mund të kalojë në ekstremitet dhe në obsesion, dhe megjithatë ta mohosh zgjuarsinë rastësore të ngjyrës duket të jetë gjithashtu gabim. Ne duhet të dimë sesi të ndërtojmë në momente të caktuara atë që portokallia përfaqëson në një jetë të mirëbalancuar.


E KUQE E LEHTË
AVENTURË
Një e kuqe e ndritshme dhe e lehtë është aventuriere, e zgjuar, madje dhe pa ndjenja. Nuk shqetësohet se çfarë mendojnë të tjerët. Dhe është e nevojshme dhe jep forcë kur, siç ndodh në shumicën e rasteve, ne jemi jashtëzakonisht në ankth prej opinionit të njerëzve të tjerë. E kuqja e lehtë nuk është e ashpër, thjesht e pavarur. Është më e interesuar të ndiqet sesa të jetë një pasuese. Është ngjyra e flamurit tuaj kur ju ndjeni se mund t’i kundërviheni botës (ose një pjese të saj që ka rëndësi për juve).


E KUQE E ERRËT
FUQI
Kur Napoleoni e kurorëzoi veten Perandor të Francës në 1804, ai veshi një pelerinë kadife në të kuqe të shkëlqyer. Kjo është ngjyra e froneve, e kardinalëve, e fuqisë dhe pompozitetit, e ceremonive dhe e festimeve. Autoriteti simpatizon të kuqen e errët dhe e kuqja e errët favorizon idenë e maturisë. Është pohuese dhe e sigurt, dhe mund të funksionojë si një kujtesë e një sjellje më shumë kërkuese e këmbëngulëse kur, përmes fatkeqësisë apo gabimeve tona, ne ligështohemi. I drejtohet fragmentit të sjelljes së Napoleonit, të varrosur në shpirtin e gjithsecilit.


MANUSHAQE
DYKUPTIMËSI
Manushaqja është e kuqe që është pothuajse transformuar në blu. Ka marrë pak nga të dyja, i kujton të dyja, e kjo e bën atë misterioze, të papërcaktuar dhe sugjestionuese. Artistët e Rilindjes së Hershme pëlqenin të përshkruanin engjëjt, të zënë me detyra mëshirëdhënëse midis qiellit e tokës, ndërsa mbanin veshur pelerina manushaqe. Ngjyra evokonte për ta idenë e një pafundësie “përtej” që nuk ishte kërcënuese apo e rrezikshme, dicka që mezi e prisnim, por që mbetej gjithmonë jashtë pamjes.


BLU E LEHTË
QARTËSI
Bluja e lehtë është pashmangshmërisht ngjyra e qartë e një qielli mëngjesi – me një përshtypje të qetë, të veriut ose të malësisë. Është një ngjyrë për të qenë aktivë. Është e papërkulshme, e gëzueshme, gati të marrë dhe të përballojë të gjithë gjërat që juve i keni lënë mënjanë. Hijet, konfuzioni, dyshimet dhe mendimet e pavendosura gjejnë një skutë të fshihen kur shfaqet bluja e lehtë. Nuk është kurrë mizore, thjesht e mbushur me vullnet të mirë si një fllad. Është llogjike, e qartë. Admiron të thjeshtën, fjalinë e drejtëpërdrejtë.


BLU E ERRËT
DISIPLINË
Kjo ngjyrë është ngjyra e rregullit dhe disiplinës. Na tregon neve të mos dorëzohemi, të kërkojmë për rezerva të elasticitetit. Është e vendosur, e besueshme. Bluja e errët nuk e kalon kufirin. Kapet pas detyrës kyçe, ndaj pikës kryesore. E mban parasysh gjithmonë qëllimin. Më shumë e fuqishme sesa e vështirë; kurajoze sesa e ashpër, është e civilizuar dhe e orientuar. Është fuqi në anën tonë, mbrojtëse dhe ndihmuese. Është ngjyra e një babai të mirë e të vërtetë.


JESHILE E LEHTË
MENDJE E SHËNDOSHË
Jeshilja e lehtë ka ndjesinë e freskët dhe natyrale të mendjes së shëndoshë. Thirret kur ne jemi mirënjohës sesa ziliqarë. Kur ne nuk kemi nevojë t’i ulim të tjerët për t’u ndjerë mirë për vetveten dhe kur ne jemi më shumë të interesuar të gjejmë se si të bëjmë gjërat të shkojnë mirë, sesa të ankohemi kur ato nuk shkojnë si duam. Ne mund ta përdorim këtë ngjyrë që të fokusohemi në fuqinë tonë për të bërë diçka – sesa të fajësojmë të tjerët për dështimet tona ose të dyshojmë në forcat tona.


JESHILE E THELLË
REALIZËM
Sferat zbutëse të jeshiles së thellë më gri kanë të bëjnë me realizmin. Kjo fjalë ka ndonjëherë shoqërizime të pafata, sikur të ishte e kundërta e shpresës, por në fakt, është diçka si maturia, shpresa realiste. Ky emocion na tregon ne se gjërat janë të vështira, por që e keqja do të kalojë, se ajo që kemi mund të jetë e mirë sa duhet, se ne do të menaxhojmë dhe bashkëpunojmë pavarësisht zhgënjimeve të paevitueshme dhe kompromiseve. Kjo është shpresa e atij që ka arritur një njohuri të duhur mbi shqetësimet e jetës – por nuk është dorëzuar. Na kthen neve tek durimi dhe moderimi si edhe vetëpëmbajtja.


KAFE E LEHTË
RELAKSUESE
Kjo është një ngjyrë që nuk dëshiron të tërheqi vëmendjen ndaj vetes. Është e ndërgjegjshme për kohët e shkuara dhe e ndjen tërheqjen e tyre. I pëlqen qetësia. Është medituese dhe e butë. Por nuk na vë në gjumë. Kafja e lehtë është mikja jonë kur ne duam të qetësohemi dhe të mënjanojmë stimulimin e jashtëm, me qëllim që të dëgjojmë zërat më të qetë të botës së brendshme - gjysëm kujtimet, shoqërizimet në tentativë, fillimet e momenteve delikate të një mendimi të ri.


KAFE E THELLË
DINJITET
Dinjitet do të thotë të mos fillosh të përpiqesh të impresionosh. Je i sigurt për vetveten – për atë që je, dhe kujt i përket. Mund të jetë ngjyra e një tavoline të vjetër, me një orë me tik-tak të lehtë në sfond. Koha është e ngadaltë dhe mëse e mjaftueshme, nuk ka pse të nxitohesh, apo të shpejtohesh. Kafja e errët nuk është ngjyrë hektike – është hija e rehatisë ose dheut të errët në një ditë me lagështirë. Jo pompoze, por thellësisht e mirë dhe plot besim. Është solide dhe që mund t’i besosh.


E ZEZË
AUTORITET
E zeza është ngjyra shumëvjeçare e modës dhe sofistikimit në botën moderne. Është e fuqishme, pa iluzione. Flirton me cinizëm. Është më pak naivja, më pak fëmijërorja e ngjyrave. Neve na duhet e zeza kur duam të ruajmë qetësinë; ne kemi parë shumë tashmë për t’u mbartur tej. Është një kujtuese e ndjesisë së të qënit paksa i ashpër, paksa kërkues dhe i vendosur.

e.xh.

gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Simbolika e ngjyrave Empty Re: Simbolika e ngjyrave

Mesazh  Siroco 31.05.16 23:07

Shkenca e Ngjyrave: si, ngjyra e preferuar ndikon Personalitetin

Simbolika e ngjyrave Untitled

Gjithkush ka një ngjyrë me të cilën lidhet energjikisht. Edhe nëse nuk keni një ngjyrë të preferuar, ekziston ndoshta një hije që ju pëlqen. Zakonisht ne i përziejmë stilet dhe personalitetet tona me ngjyra të ndryshme, në formën e personalitetit. Mund të jetë ngjyra e flokëve apo e thonjve, e rrobave ose eaksesorëve, apo thjeshtë ngjyra e ambjentit të dhomë apo zyrës suaj.
Disa ngjyra mund të na bëjnë të ndihemi mirë e të lumtur kur i shikojmë, ndërsa të tjera na mbëjnë të ndihemi të mërzitur. Disa ngjyra priren të kenë një efekt të caktuar për shumicën e njerëzve, por rezultatet mund të varjojnë nga njëri person tek tjetri.

Ja efektet më të zakonshme psikologjike mbi njerëzit, për të gjitha ngjyrat e ylberit.


E kuqja

E kuqja i korrespondon bazës së rrënjës së çakrës. Shumica prej nesh biem dakord që e kuqja njohet si ngjyra e pasionin dhe dashurisë, por çuditërisht, kjo ngjyrë mund të përdoret edhe në anën tjetër të spektrit: për të përfaqësuar agresionin dhe luftën.

Është ngjyra ajo që na tërheq vëmendjen më shumë se çdo jgë tjetër. Jep një sens të ndërgjegjes dhe rëndësisë së lartë, si përdorimi i tapeteve të kuq për VIP-at. Ka gjithashtu efektin e të ndjerit më afër, prandaj përdoret në dritat e semaforëve në të gjithë botën për të sinjalizuar ndalimin.

Nuancat e mbyllura të së kuqes nxerrin në pah aspakte të rinisë, impulsivitetit dhe ndërmarrjen e rreziqeve. Ndërsa nuancat e mbyllura lidhen me fuqinë dhe qëndrueshmërinë, si një tullë e kuqe.


Portokallija

Portokallia mban akoma shumë nga energjia e fuqishme e ngjyrës së kuqe, duke i shtuar pak ngrohtësinë dhe butësinë e të verdhës. Tërheq vëmendjen nga distanca të mëdha dhe ka një shikueshmëri të lartë.

Portokallija gjithashtu nxit urinë dhe oreksin si e kuqja dhe e verdha, prandaj këto tre ngjyra përdoren shpesh në industrinë e ushqimit. Portokallija shpesh shoqërohet me eksitimin, entuziazmin, stimulimin, ndryshimin dhe humorin. Mund të përdoret në mënyrë fine për të tërhequr vëmendje dhe ngacmuar, pa bujë dhe ashpërsi.

Portokallija lidhet me çakrën e shenjtë të brendshme dhe instiktin e zorrëve.

Dise njerëzve u jep fuqi emocionale në kohë të vështira. Energjia e portokallisë është ekzaltuese, optimiste dhe përtëritëse për shpirtin, duke ndihmuar në kapërcimin e dëshpërimit, pikëllimit dhe zhgënjimit.

Gjithsesi është e rëndësishme edhe lloji i ngjyrës së portokallisë që përdoret. Portokallija e errët mund të përfaqësojë tradhti dhe mosbesim, ndërsa portokallia e kuqelidhet me dëshirat, agresivitetin dhe dominimin. Portokallia e artë shpesh lidhet me nderimin, inteligjencë, dhe pasurinë. Ndërsa portokallija e pjeshkës priret të jetë qetësuese, miqësore dhe qetësuese për sytë.


E verdha

E lidhur me pleksusin e diellit, e verdha është njgyra e ekstrovertëve - e njerëzve që u kushtojnë më shumë rëndësi të tjerëve. E verdha "kullon" ngrohtësi, lumturi, përkujdesje, muqësi, pozitivitet dhe besim. Frymëzon kreativitetin, pasurinë dhe prosperitetin. Konsiderohet gjithashtu njgyra që simbolizon më shumë inteligjencën, mendjehollësinë dhe aktivitet mendorë të rritur.

Studimet sugjerojnë se e verdha ndihmon për të aktivizuar qendrat e kujtesës së trurit, inkurajon komunikim më të mirë, zgjeron vizionin dhe këndvështrimin, ndërton vetëbesim, dhe madje ndihmon në stimulimin e sistemit nervorë.

Megjithase ka edhe disa aspekte negative. Nëse e verdha mbipërdoret, mund të ketë efet shqetësues tek fëmijët.

Për shembull, është një fakt i provuar që fëmijët qajmë më shumë në dhomat me ngjyrë të verdhë. Mbipërdorimi i kësaj ngjyre mund të nxisë mungesën e përqendrimit dhe ta bëjë të vështirë kryerjen e detyrave. Mund t'i bëjë njerëzit kritik dhe kërkues.

E verdha e pakët mund të shkaktojë ndjenjën e frikës, pasigurisë, izolimit dhe vetëvlerësimit të ulët. Mungesa totale e së verdhës ka treguar që nxit njerëzit të reagojnë në mënyrë më të ashpër, difensive ose posesive.


E gjelbërta

Kjo ngjyrë shoqërohet me shërimin dhe besohet se është ngjyra më relaksuese për syrin e njeriut. Është ngjyra e jetës, e përtëritjes, e harmonisë dhe e qetësisë, e natyrës, e rritjes, fertilitetit, freskisë dhe sigurisë. Nga ana tjetër e spektrit mund të shoqërohet me paratë, financat, babëzinë, xhelozinë dhe lakminë.

E gjelbërta lidhet me çakran e zemrës, prandaj shoqërohet edhe me dashurinë. Jo vetëm me dashurinë romantike, por gjithashtu me dashurinë për jetën, shtëpinë, familjen, dhe miqtë.

Kur rrethohemi nga kjo ngjyrë, ndihemi të sigurtë dhe pacënuar. Prandaj, të pasurit një kopësht të vogël mund të bëjë ndryshimin e madh në shtëpi.

Megjithatë, është e rëndësishme të bëjmë kujdes nga mbipërdorimi i të jeshiltës. Ngjyra e gjelbër e tepërt mund të bëjë që bëhen më të avashtë, dembelë, të depresionuar, letargjik dhe humor të rëndë; ndëra e jeshilta e pakët mund të prodhoë ndjenjën e apatisë, frikës dhe mohimit.


Bluja dhe indigo

Ekzistojnë shumë variacione të ngjyrës blu. Po aq sa edhe ngjyrat e tjera, por për disa arsye do i kushtojmë më shumë vëmendje se të tjerat variacioneve të kësaj ngjyre. Bluja e lehtë lidhet me çakran e fytit. Ka një efekt të mbrehtë dhe besohet se zgjeron kreativitetin, qëndrimin dhe elekuencën.

Bluja lehtësisht e errët besohet se është një nga ngjyrat më qetësuese. Besohet se frymëzon paqen mes armiqsh dhe madje ndihmon njerëzit të kapërcejnë pengesat mendore.

Sidoqoftë, jo të gjitha blutë janë gjakftohta dhe të qeta. Bluja e errët ose "indigo" shoqërohet me çakrën e syrit të tretë. Lidhet me konservatizmin dhe përgjegjësitë. Megjithëse duket tërheqëse dhe e qetë, është ngjyra e luftëtarit pa emocione, me ndjenja të represuara, pesimizëm dhe hipokrizi.

Ngjyra blu e errët është një ngjyrë mashkullore serioze, që përfaqëson dijen, logjikën, integritetin dhe fuqinë. Ndoshta prandaj përdoret kaq shpesh në botën e biznesit.


Vjollca

Kjo ngjyrë është një kombinim i stabilitetit të qetësisë së ngjyrës blu dhe energjisë së egër të së kuqes. Shpesh shoqërohet me mbretëroren, fisnikërinë, luksin, fuqinë dhe ambicien. Ngjyra vjollcë përfaqëson gjithashtu kuptimin e pasurisë, ekstravagancës, mençurisë, dinjitetit, devocionit, paqes, krenarisë, misterit, pavarësisë, dhe magjisë.

Kjo ngjyrë është e rradhë dhe ndoshta prandaj shihet sikur ka një kuptim të shenjtë. Trumza, orkideja, lilaku, dhe lulet vjollcë janë konsideruar gjithmonë delikate dhe të çmuara.

Kjo ngjyrë i shkakton shumë efekte trupit dhe trurit, përfshirë ngritjen e shpirtit, qetësimin nervorë, qetësimin e mendjes, zgjerimin e të shenjtës, rritjen e tendencave ushqyese dhe ndjeshmërin, gjithashtu inkurajon imagjinatënd dhe kreativitetin.

Vjollca shoqërohet me çakrën e monarkut, dhe si e tillë lidhet me shpirtëroren, me të shenjtën, me vetëdijen e lartë, përmbushjen dhe vitalitetin. Ngjyra vjollcë e lehtë përfaqëson energjinë femërore dhe delikatesën, gjithashtu ndjenja romantike dhe të nostalgjisë.

Nëse ngjyra vjollcë e errët mbipërdoret, mund të nxisë ndjenjat e trishtimit, mërzisë dhe frustrimit.
Siroco
Siroco

Unë e dëgjoj këngën e zogut jo për zërin e tij, por per heshtjen që vjen pas.


201


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Simbolika e ngjyrave Empty Re: Simbolika e ngjyrave

Mesazh  gjilanasi 04.10.17 20:49

Historia e lashtë e ngjyrës së Kuqe

Simbolika e ngjyrave Untitled

Ngjyrat kanë domethënje të ndryshme për njerëz të ndryshëm në hapësirë dhe kohë, por ngjyra e kuqe ka mbetur prej mijëra vjetësh një mënyrë integrale e përfaqësimit të urrejtjes, dashurisë dhe lluksit.

Në një libër të ri mbi historinë e ngjyrave që nga mesjeta, historjani Mishel Pastorau sjell informacione të pasura në lidhje me ngjyrën e kuqe.

Që në fillim të librit Pastorau bën një citim të bujshëm: E kuqja është ngjyra arketipe, ngjyra e parë që njerëzit mësuan të prodhojnë e riprodhojnë, fabrikojnë dhe ta ndajnë në spektre të ndryshme, është ngjyra e parë e përdorur në piktura. Kjo e ka bërë këtë ngjyrë më të famshme se ngjyrat e tjera përgjatë mijëvjeparëve.

Libri bazohet në prehistori që nga shpellat e Spanjës rreth 30,000 para Krishtit dhe deri në shekullin e 20. Me interes të veçantë në studimin e tij është e kuqja në kontekstin e Egjiptit të lashtë dhe Mesdheut. Siç ka qenë rasti i pikturave prehistorike, ku egjiptjanët përdornin hematite, minerali nga oksidi i hekurit. Përdornin gjithashtu sulfitin e mërkurit të importuar nga Spanja dhe realgarin. Të tre produktet ishin të shtrenjta dhe duhej t'u përdornin në mënyrë të moderuar. Artizanët egjiptjan u bënë tejet të aftë në prodhimin engjyrës së kuqe duke ripërpunuar pëlhurat e lyera me të kuqe.

Grekët dhe romakët gjithashtu e vlerësonin ngjyrën e kuqe tek veshjet, flokët, pikturat dhe "meikapet". Afresket e pikturuar me sulfurin e mërkurit në shumë shtëpi të epokës "pompei" komunikonin lluks. E kuqja u përdorte gjithashtu në mbishkrime dhe më vonë në dorëshkrime mesjetare. Mbishkrimet romake zakonisht ishin të bardha me gërma të kuqe.

Historian argumenton se as latinët dhe as grekët nuk kishin një mbiemërorë për ngjyrën "rozë". Mbiemri "roseus", lidhej me fjalën "rosa" (trëndafil) dhe jo me të kuqen. Por ekzistonte një fjalë e rrallë për ngjyrën rozë të ftohtë të përmendur në shekullin e III nga perandori Aureli: Ai gjithashtu i lejonte gratë e martuara që të mbanin tunikë dhe të tjera veshje në ngjyrë vjollcë. Mbiemri "oxypaederōtinus" duket se nënkupton një ngjyrim të rozës.

Mënyra se si ne e përdorim gjuhën e ngjyrave është magjepsëse dhe provokuese. Një romak mund të thoshte: "Më pëlqejnë togat e kuze ose i urrej lulet blu; por ishte tejet e vështirë për të që të thoshte se e urrej të kuqen apo blunë pa specifikuar diçka të veçantë. Sipas historianit, abstraksioni i ngjyrës nuk ishte i zakonshëm dhe se shpesh lidhej me një objekt.

E kuqja ishte gjithashtu pjesë integrale e lojërave të romakëve. Përdorej dendur në arenat e gladiatorëve dhe në pikturat e tyre.

Në fakt ekzistojnë shumë informacione për të shkruar për ngjyrën e kuqe, të cilat sigurisht që nuk mund të përmblidhen në këtë postim, duke e mbyllur kështu me një pasazh të vogël nga libri i Pastoraut në lidhje me ngjyrat: Njohuritë tona, sensibiliteti ynë, të vërtetat e ditëve të sotme, nuk janë ato të djeshmet dhe nuk do jenë kurrë ato të nesërme.

gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Simbolika e ngjyrave Empty Re: Simbolika e ngjyrave

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi