EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

E Vërteta e Ditëve të Javës

+20
nitty
Venera1
Cimi Elezi
Gon!
rose666al
Niko_
fitore paloja
undercover
darkboy
Ivana
Uliks
don fationi
alejna.k
sasa
GentianRrapi
sklejda
amaterasu
mario
Perla
Nikolaos
24 posters

Shko poshtë

E Vërteta e Ditëve të Javës Empty E Vërteta e Ditëve të Javës

Mesazh  Nikolaos 11.04.10 20:27


Nuk eshte e vertete qe 7 ditet e javes lidhen me faktin qe perendia e krijoi boten per 6 dite dhe te shtaten e la pushim. Kjo do te ishte fare pa kuptim. E verteta eshte se cdo dite jave lidhet me nje planet qe atehere konsiderohej si perendi pagane. Njerëzit e lashtë për të respektuar perënditë e tyre i kushtuan secilës nga një ditë. Vetë dita kryesore -e diela- ka marre emrin e Diellit, sepse dhe ne anglisht sunday = sun+day qe do te thote dita e Diellit, perendise se drites dhe krijimit te jetes. dhe vijojne...

Hena = e hene           (italisht: Luna-Lunedi, anglisht: Moon-monday)
Marsi =  e marte         (italisht: Marte -martedi)
Merkuri =  e merkure (italisht: Mercurio - Mercoledi, frengjisht: Mercure: Mercredi)
Jupiteri = e enjte            (italisht: Giove = giovedi)
Venusi = e premte          (italisht: Venere = Venerdi, frengjisht: Venus-vendredi)
Saturni = e shtune          (anglisht Saturn -saturday)
Dielli = e diele                (anglisht : Sun -sunday, gjermanisht: Sonne -sonntag)

Më perpara njiheshin 7 trupa qiellor si perendite qe shiheshin nga syri i njeriut, Venusi quhej ndryshe Aferditë nga grekët dhe ilirët e lashtë. Seciles perendi i kushtuan nje dite te veçante dhe pikerisht ne diten e tyre luteshin ne tempullin perkates. P.sh Romaket i luteshin Marsit (perendise se luftes) diten e marte ne tempullin e tij per te fituar betejen. Te dashuruarit luteshin ne tempullin e Aferdites (Venusit)......Planetet e tjere te sistemit diellor jane zbuluar me vone, ne 3 shekujt e fundit. Po te ishin zbuluar me perpara ndoshta do kishim 10 dite jave.

E Vërteta e Ditëve të Javës Javal
http://en.wikipedia.org/wiki/Week-day_names
http://www.cjvlang.com/Dow/dow1.htmlE Vërteta e Ditëve të Javës Javak
www.astro-al.page.tl


Edituar për herë të fundit nga Nikolaos në 05.10.11 22:22, edituar 23 herë gjithsej
Nikolaos
Nikolaos

"Kthejeni fytyrën nga Dielli dhe çdo hije mbetet mbrapa jush"

249


Mbrapsht në krye Shko poshtë

E Vërteta e Ditëve të Javës Empty Re: E Vërteta e Ditëve të Javës

Mesazh  Perla 12.04.10 22:13

Vertete interesante.
Bravo!
Perla
Perla

NA BASHKON BESIMI DHE SHPRESA VETEM NE NJE ZOT TE VETEM!

4


Mbrapsht në krye Shko poshtë

E Vërteta e Ditëve të Javës Empty Re: E Vërteta e Ditëve të Javës

Mesazh  mario 29.04.10 19:19

Pse nuk e bejm me 10 dite javen:
e hene, e mart, e merkure, e enjte, e premte, e shtune, e urant, e neptunt, e plutont, dhe e diel ?
mario
mario

8


Mbrapsht në krye Shko poshtë

E Vërteta e Ditëve të Javës Empty Re: E Vërteta e Ditëve të Javës

Mesazh  amaterasu 03.05.10 14:09

haha, sa e papare kjo e neptunt e urant...:P
avatar
amaterasu

1


Mbrapsht në krye Shko poshtë

E Vërteta e Ditëve të Javës Empty Re: E Vërteta e Ditëve të Javës

Mesazh  sklejda 20.06.10 17:23

shume interesante .....nje gje me shume per te mesuar
avatar
sklejda

1


Mbrapsht në krye Shko poshtë

E Vërteta e Ditëve të Javës Empty Re: E Vërteta e Ditëve të Javës

Mesazh  GentianRrapi 28.06.10 11:54

Me Pelqeu jashte mase jeni nje forum shume i papame ia Vlejti te Rregjistrohesha madje do ua sygjeroj edhe ca miqve
avatar
GentianRrapi

1


Mbrapsht në krye Shko poshtë

E Vërteta e Ditëve të Javës Empty sasa

Mesazh  sasa 05.07.10 10:44

shume interesante ahaha::O::::O:O
sasa
sasa

1


Mbrapsht në krye Shko poshtë

E Vërteta e Ditëve të Javës Empty Re: E Vërteta e Ditëve të Javës

Mesazh  alejna.k 08.07.10 21:04

:)))
avatar
alejna.k

1


Mbrapsht në krye Shko poshtë

E Vërteta e Ditëve të Javës Empty Re: E Vërteta e Ditëve të Javës

Mesazh  don fationi 11.07.10 22:17

hahahaha sh te bukura keto ditet e javes e urant e neptunt e plutont.................sa sh kam qesh jeni te papare
avatar
don fationi

1


Mbrapsht në krye Shko poshtë

E Vërteta e Ditëve të Javës Empty Re: E Vërteta e Ditëve të Javës

Mesazh  Uliks 12.07.10 23:48

Shume shkrim me prova bindese per kesi shkrime dhe prova ka nevoj i gjithe opinioni por besoj pse jo edhe te gjithe antaret e explorer .
ME RESPEKT TE VECANTE PER JU DHE GJITHE ANTARET E EXPLORER odiuliks
Uliks
Uliks

36


Mbrapsht në krye Shko poshtë

E Vërteta e Ditëve të Javës Empty Jam Dakort

Mesazh  Ivana 20.07.10 13:39

Besoj se shume gjera feja ka dashur t`i shpjegoje sipas qefit te saj, por ne te vertete ato kane pasur baza shkencore, ky artikull ishte vertete interesant, por nuk dua 10 dite jave, sepse i thone 10 dite shkolle ose 10 dite pune, me sakte 9 perjashtuar te dielen...na mjaftojne 7 :))) ju pershendes dhe mendoj gjithashtu se jeni *
Ivana
Ivana

9


Mbrapsht në krye Shko poshtë

E Vërteta e Ditëve të Javës Empty Re: E Vërteta e Ditëve të Javës

Mesazh  darkboy 21.08.10 9:32

E Bukur fare kjo. E kisha vene re dhe vet se kishin emrat e planeteve, po shume e bukur.
darkboy
darkboy

3


Mbrapsht në krye Shko poshtë

E Vërteta e Ditëve të Javës Empty Re: E Vërteta e Ditëve të Javës

Mesazh  undercover 30.09.10 5:28

Besoj se kur jane shpikur ditet e javes gjuha italiane nuk ka egzistuar.nje gjuhe qe mund te kete egzistuar mund te jete latinishtja dhe aty mund te kuptohen me mire.dies lunae- e hene(hena), dies marti- e marte(Marsi), dies mercuri- e merrkure(merkuri), dies iovis-e enjte(Jupiteri/Jove), dies veneris-e premte (Venusi), dies saturni- e shtune(saturni), dies solis- e diele(dielli). Por ne te vertete planetet jane emertuar nga Babilonasit ne nder te Diellit, Henes dhe 5 planeteve zota
avatar
undercover

1


Mbrapsht në krye Shko poshtë

E Vërteta e Ditëve të Javës Empty Re: E Vërteta e Ditëve të Javës

Mesazh  fitore paloja 25.01.11 14:38

shum interesante edhe po me pelqen kjo tem shum shum e bukur.............
fitore paloja
fitore paloja

2


Mbrapsht në krye Shko poshtë

E Vërteta e Ditëve të Javës Empty Re: E Vërteta e Ditëve të Javës

Mesazh  Niko_ 04.02.11 23:28

Besir Bajrami shkruajti:Ditet e javes ne disa gjuhe ; Greqisht:

PARASKEVI - SAVATO - KIRIAKI - DEFTERA - TRITI - TETARTI - PEMPTI_____

Është shumë interesant dhe me vlerë postimi yt!
E vetmja gjë që do të shtoja është se për sa i përket ditëve të javës në gjuhën greke. Ti këtu na ke shkruar se si u thonë ditëve të javës në greqishten e sotme dhe jo të greqishtes së lashtë. Në greqishten e lashtë ditët e javës quheshin si mëposhtë:

1) ΗΛΙΟΥ - ILIOU - Dita e Djellit

2) ΣΕΛΗΝΗΣ - SELINIS - Dita e Hënës

3) ΑΡΕΩΣ - AREOS - Dita e Marsit (grekët planetit Mars i thonë ARIS) (Aris, perëndia e luftës në mitologjinë greke.)

4) ΕΡΜΟΥ - ERMOU - Dita e Mërkurit (planetit Mërkur i thonë ERMIS) (Ermis, lajmëtari i zotave në mitologjinë greke, etj..)

5) ΔΙΟΣ - DHIOS - Dita e Jupiterit (planetit Jupiter i thonë DHIA) (Dhias=Zeus) (Zeusi, kryezot, zot i zotave në mitologjinë greke.)

6) ΑΦΡΟΔΙΤΗΣ - AFRODHITIS - Dita e Afërditës (Planeti Afërdita)(Afërdita, perëndia e dashurisë dhe bukurisë në mitologjinë greke.)

7) ΚΡΟΝΟΥ - KRONOU - Dita e Saturnit (planetit Saturn i thonë KRONOS) (Kronos, ishte kryetari i brezit të parë të zotave titanë. Babai i Zeusit, etj...)
avatar
Niko_

57


Mbrapsht në krye Shko poshtë

E Vërteta e Ditëve të Javës Empty Re: E Vërteta e Ditëve të Javës

Mesazh  rose666al 12.05.11 19:18

shume interesante!une do isha dakort te kishim 10 dite jave po ama te kishim 5 nder to pushim
dmth:5 dite pune/shkolle dhe 5 dite pushim keshtu do ishim dhe barabarte.
rose666al
rose666al

3


Mbrapsht në krye Shko poshtë

E Vërteta e Ditëve të Javës Empty Re: E Vërteta e Ditëve të Javës

Mesazh  Gon! 19.05.11 12:11

E si thuani ju, këta njerëzit e lashtë i paskan parë këta planet?
Vetëm Dielli dhe Hëna duken kjart dhe shihen nga syri i njeriut, kurse tëtjerët duken vetëm si yje, ju thuani se në atë kohë ata prej planetit Tokë paskan ditur cili është marsi e cili saturni e afërdita e jupiteri...etj?
Gon!
Gon!

294


Mbrapsht në krye Shko poshtë

E Vërteta e Ditëve të Javës Empty Re: E Vërteta e Ditëve të Javës

Mesazh  Nikolaos 19.05.11 16:15

Gon! shkruajti:E si thuani ju, këta njerëzit e lashtë i paskan parë këta planet?
Vetëm Dielli dhe Hëna duken kjart dhe shihen nga syri i njeriut, kurse tëtjerët duken vetëm si yje, ju thuani se në atë kohë ata prej planetit Tokë paskan ditur cili është marsi e cili saturni e afërdita e jupiteri...etj?
Ti nuk mund te hedhesh poshte historine. Ka specialist per kete pune, shko e pyeti se kur jane emertuar per here te pare planetet, pastaj hajde fol me mua. Te gjithe e dine qe keta planete jane njohur dhe zbuluar qe ne kohet e lashta, vetem ti nuk e ditke.
Nikolaos
Nikolaos

"Kthejeni fytyrën nga Dielli dhe çdo hije mbetet mbrapa jush"

249


Mbrapsht në krye Shko poshtë

E Vërteta e Ditëve të Javës Empty Re: E Vërteta e Ditëve të Javës

Mesazh  Gon! 20.05.11 10:16

Nikolaos shkruajti: Ti nuk mund te hedhesh poshte historine. Ka specialist per kete pune, shko e pyeti se kur jane emertuar per here te pare planetet, pastaj hajde fol me mua. Te gjithe e dine qe keta planete jane njohur dhe zbuluar qe ne kohet e lashta, vetem ti nuk e ditke.

Ahuuu!!! sigurisht nuk e ditkam, pa ma trego pra ta mësoj edhe unë!!
I beson ti qdo historie të shkruar nga njeriu?
Gon!
Gon!

294


Mbrapsht në krye Shko poshtë

E Vërteta e Ditëve të Javës Empty Re: E Vërteta e Ditëve të Javës

Mesazh  Gon! 20.05.11 10:19

Sa për këtë hostori që ti ke komentuar këtu, për mua është krejtësisht jasht logjikës.
Duke shumë e qart, pa bazë të fortë!
Gon!
Gon!

294


Mbrapsht në krye Shko poshtë

E Vërteta e Ditëve të Javës Empty Re: E Vërteta e Ditëve të Javës

Mesazh  Gon! 20.05.11 10:24

Unë as sa i përket Biblës që e kanë shkruar: në ditën e shtatë, Perendia pushoi, nuk i besoj, kjo është shpifje e tyre, njerëzve.
Unë besoj, vetëm për gjasht ditë është krijuar Toka dhe gjithqka ka në qiej, sepse vetëm Perendia (një) mund ta bëj këtë.
Gon!
Gon!

294


Mbrapsht në krye Shko poshtë

E Vërteta e Ditëve të Javës Empty Re: E Vërteta e Ditëve të Javës

Mesazh  Nikolaos 20.05.11 12:31

Gon! shkruajti:Unë as sa i përket Biblës që e kanë shkruar: në ditën e shtatë, Perendia pushoi, nuk i besoj, kjo është shpifje e tyre, njerëzve.
Unë besoj, vetëm për gjasht ditë është krijuar Toka dhe gjithqka ka në qiej, sepse vetëm Perendia (një) mund ta bëj këtë.
Me cfare logjike i beson qe eshte krijuar per 6 dite? Ku e mbeshtet kete fakt? apo vetem ne kuran? Mjafton te besosh vetem ne nje liber? Ndersa per mua historia eshte shkruar ne disa libra, nga shume autore, jo vetem ne nje liber qe te mos besohet. Kur shkruajne shume autore per te njejten gje, atehere perse te mos besojme. Historia eshte shkruar edhe me hieroglife, eshte bazuar edhe ne statuja qe jane gjetuar nga arkeologet, nga tempujt. Per kete kane folur edhe romaket edhe greket e lashte te cilat kane nje pasuri me dokumenta antike. Vetem me kete krijimin 6 ditor feja bie poshte. Ky eshte nje gabim i pafalshem qe cdo shkencetar do te qeshte me te.


Edituar për herë të fundit nga Nikolaos në 14.08.11 12:45, edituar 1 herë gjithsej
Nikolaos
Nikolaos

"Kthejeni fytyrën nga Dielli dhe çdo hije mbetet mbrapa jush"

249


Mbrapsht në krye Shko poshtë

E Vërteta e Ditëve të Javës Empty E verteta e diteve te javes.

Mesazh  Cimi Elezi 20.05.11 13:58

Gon! shkruajti:Unë as sa i përket Biblës që e kanë shkruar: në ditën e shtatë, Perendia pushoi, nuk i besoj, kjo është shpifje e tyre, njerëzve.
Unë besoj, vetëm për gjasht ditë është krijuar Toka dhe gjithqka ka në qiej, sepse vetëm Perendia (një) mund ta bëj këtë.
Si ka mundesi qe perendia ka ndejtur per nje kohe te gjate ne kete zbrazetire dhe me pas u kujtua qe te krijoj token dhe universin per 6 dite??????????????????????? Shkenca po verteton se universi po zgjerohet cdo dite e me shume.Pra do te thote qe universi vazhdon krijimin e tij.6 ditet e krijimit per universin bien nga shkenca.
Cimi Elezi
Cimi Elezi

108


Mbrapsht në krye Shko poshtë

E Vërteta e Ditëve të Javës Empty Re: E Vërteta e Ditëve të Javës

Mesazh  Venera1 14.08.11 12:10

Shume e bukur kjo teme, nuk e dija qe emri im lidhet me diten e premte
Venera1
Venera1

17


Mbrapsht në krye Shko poshtë

E Vërteta e Ditëve të Javës Empty Re: E Vërteta e Ditëve të Javës

Mesazh  nitty 14.08.11 12:41

cimi elezi shkruajti:
Gon! shkruajti:Unë as sa i përket Biblës që e kanë shkruar: në ditën e shtatë, Perendia pushoi, nuk i besoj, kjo është shpifje e tyre, njerëzve.
Unë besoj, vetëm për gjasht ditë është krijuar Toka dhe gjithqka ka në qiej, sepse vetëm Perendia (një) mund ta bëj këtë.
Si ka mundesi qe perendia ka ndejtur per nje kohe te gjate ne kete zbrazetire dhe me pas u kujtua qe te krijoj token dhe universin per 6 dite??????????????????????? Shkenca po verteton se universi po zgjerohet cdo dite e me shume.Pra do te thote qe universi vazhdon krijimin e tij.6 ditet e krijimit per universin bien nga shkenca.

Cimi nuk është krijuar toka për 6 ditë!

Për më shumë rreth këtij pohimit tim,lexo një postim timin në këtë temë:

http://www.explorerunivers.com/t3093-kush-jemi-ne#21389
nitty
nitty

72


Mbrapsht në krye Shko poshtë

E Vërteta e Ditëve të Javës Empty Re: E Vërteta e Ditëve të Javës

Mesazh  Cimi Elezi 14.08.11 13:05

nitty shkruajti:

Cimi nuk është krijuar toka për 6 ditë!

Për më shumë rreth këtij pohimit tim,lexo një postim timin në këtë teme
Pershendetje.Sapo erdha,pash postimin e nitty.Pak a shume me kujtohet dicka nga ajo qe ke shkruajtur mbi evoluimin e jetes ne tok sipas kuranit dhe shkences.Pas ketij postimi do ti hedh nje sy.Por kam nje pyetje nitty.Gjithmon sipas librave te shejnt.Ditet e javes sipas librave sa zgjasin? 1 vit,10 vjet,100 vjet,1000vjet?
Cimi Elezi
Cimi Elezi

108


Mbrapsht në krye Shko poshtë

E Vërteta e Ditëve të Javës Empty Re: E Vërteta e Ditëve të Javës

Mesazh  rebelisistemit 14.08.11 13:29

Në kalendarin perëndimor java fillon nga e hëna. Ajo emërtohet sipas Hënës. Pastaj e marta sipas Marsit, e mërkura sipas Merkurit, e enjtja sipas Jupiterit, e premtja sipas Venusit, e shtuna sipas Saturnit dhe e diela sipas Diellit. Në gjuhet e folura në Perëndim, etimologjia e këtyre emrave gjithnjë kthehet tek e njëjta prejardhje – tek yjet planetarë. Dielli përbën qendrën dhe planetet tjera sillen rreth tij, simbolikë kjo me të cilën në Tokë paraqitet mësuesi (prijësi shpirtëror) i rrethuar nga nxënësit të cilët ndriçohen nga dituria e tij, duke u harmonizuar kështu kozmologjikisht me rendin apo sistemin universal.


Në kalendarin islam java fillon nga e diela. Ajo emërtohet El Ehad (يَوْمُ الأَحَدْ) që domethënë i pari. Pataj e hëna, El Ithnani (يَوْمُ الإِثْنَيْنْ) – i dyti; e marta, Eth-thulathau (يَوْمُ الثُّلاَثَاءْ) – i treti; e mërkura, El-erbiau (يَوْمُ الأَرْبِعَاءْ) – i katërti; e enjtja, El-hamisu (يَوْمُ الْخَمِيْسْ) – i pesti; e premtja, El-xhumatu (يَوْمُ الْجُمْعَة) – përbashkuesi dhe e shtuna, Es-sebtu (يَوْمُ السَّبْتْ) – ndërprerësi.
Ehad (e diela) apo “i pari” na e kujton njërin nga Emrat e Bukur të Krijuesit të ditëve. Zoti është I PARI, dhe gjithashtu edhe dita e parë vjen nga i njëjti Burim. E hëna është dita e ardhjes në jetën tokësore e Profetit të Fundit a.s. dhe quhet “e dyta” duke na kujtuar kështu se mbas dëshmisë së parë La ilahe ila-Zot, vjen dëshmia e dytë Muhamedun ResulAllah dhe në këtë ditë parapëlqehet të agjërohet. Pastaj java vazhdon të përmbushet me të tretën (të marten), të katërtën (të mërkurën) të pestën (të enjten e cila gjithashtu është e parapëlqyer për agjërim) deri tek përbashkuesi (e premta), dita në të cilën, sipas burimeve tradicionale, është përbashkuar krijimtaria e Ademit si qenie tredimensionale: trup, mendje dhe frymë. Si rrjedhojë, në këtë ditë bashkohen edhe besimtarët për t’u falur bashkërisht dhe fjala xhami derivohet nga e njëjta rrënjë e fjalës nga e cila vjen Dita e Xhuma, dita në të cilën poashtu do të bashkohet njerëzimi në Gjyqin e Fundit (Ditën e Gjykimit). Ndërprerësi (e shtuna), na jep simbolikën e ndërprerjes apo përfundimit të krijimit të qiejve dhe tokës, duke u bërë kështu dita përmbyllëse e javës. Me gjithë dallimet në emërtime dhe kuptime, ditët e javës, si në lindje ashtu edhe në perëndim, takohen domosdoshmërisht te Ai “që krijoi qiejt dhe Tokën për gjashtë ditë e pastaj u ngrit mbi Fronin hyjnor (që mbisundon gjithësinë). Ai me errësirën e natës e mbulon ditën, e cila e ndjek atë; Dielli, Hëna dhe yjet i përulen urdhrit të Tij.”(7/54).


Derisa në perëndim përdoren emërtimet e ditëve që janë bazuar kryesisht në krijimtarinë fizike, si trupat qiellor apo yjet, në fjalorin tradicional islam këto emërtime tejkalojnë fiziken duke u ofruar shpirtrave kureshtarë shtigje për t’u lidhur metafizikisht me Realitetin Universal, nëpërmjet ritualit të përditshëm të namazit (fjalë e prejardhur nga gjuhët indo-iraniane që ka kuptimin e përuljes) apo siç quhet në Kuran, salatit (salah - صلاة). Vetë fjala salat, me të cilën është emërtuar lutja, derivohet nga fjala rrënjë silah (uasale, saleue) që domethënë lidhje.


Edituar për herë të fundit nga rebelisistemit në 14.08.11 13:42, edituar 1 herë gjithsej
rebelisistemit
rebelisistemit

Nësë do të bësh armiq, nuk është e nevojshme që të shpallësh vetëm luftë, mjafton ta thuash të Vërtetën. (Martin Luter King)

80


Mbrapsht në krye Shko poshtë

E Vërteta e Ditëve të Javës Empty Formula per te gjetur diten e javes se lindjes sone

Mesazh  Jorghoson Vanilla 06.10.11 20:43

Nese merrni kalendarin ne dore , do te shihni qe muaj janar fillon te shtunen ( 1 Janar ) ... Para kesaj date jane 5 "kuti" bosh ... Keto jane data qe i perkasin muajt dhjetor te 2010 ... Prandaj kemi formulen D = 5 + X - (modulin e 7 ) ... 5-sa eshte sepse kemi pese "kuti" bosh ... Moduli i 7 do te thote , se eshte e nevojshme qe ta bejm -7 aq here sa te marrim nr me te vogel natyror ... Eshte -7 sepse java ka shtate dite ...... Ndersa per X-in , thash qe eshte data qe ne zgjedhim .... D-ja eshte dita e javes qe do te dal ne perfundim ..... Me kete formule cfare do date qe do zgjidhni , do ta gjeni se cfare dite i bie ... Mos harroni qe perfundimi do te jet nje numer nga 1 deri tek 7 , ku secili nga keto numra i perket njeres dite te javes ( e H=1 , e M=2 , e M=3 , e E=4 , e P=5 , e SH=6 , e D=7 )... Muaj Shkurt e ka formulen D = 1 + X -( moduli i 7-es ) ...... Muaj Mars e ka formulen te njejte me ate te Shkurtit .... Muaj Prill e ka formulen D = 4 + X - ( modulin e 7-es ) ..... Muaj Maj e ka formulen D = 6 + X - ( modulin e 7-es ) ..... Muaj Qershor e ka formulen D= 2 + X - ( moduli i 7-es ) .... Muaj Korrik e ka formulen te njejte me ate te Prillit .... Muaj Gusht e ka formulen D = X - ( modulin e 7-es ) .... Muaj Shtator e ka formulen D = 3 + X - ( modulin e 7- es ) ..... Muaj Tetor e ka formulen te njejte me ate te Janarit .... Muaj Nentor e ka Formulen D= 1 + X - ( modulin e 7-es ) .... Dhe muaj Dhjetor e ka formulen te njejte me ate te Shtatorit ... .... Gjithashtu eshte e rendesishme qe ne rast se nr i "Kutive" + X eshte me i < se 8 atehere - ( minus ) moduli i 7 eshte i pavlefsh ... .... Shpresoj qe cilido qe mund ta lexoj kete , ta kete kuptuar ... Me i qarte nuk mund te jem ...
avatar
Jorghoson Vanilla

If you want to know the outcome of a game before the game has even started, you need to control each side.

5


Mbrapsht në krye Shko poshtë

E Vërteta e Ditëve të Javës Empty Re: E Vërteta e Ditëve të Javës

Mesazh  Berti69 24.10.11 19:07

Të gjitha emërtimet, numrimet, përenditë, besimet dhe njohuritë na vijnë nga djepi i civilizimit njerëzor, pra nga civilizimi SUMER.
Njëri nga konceptet themelore të Mesopotamisë së Vjetër është mendimi i ngjashmërisë së bëmave qiellore dhe botërore me njëra tjetrën.
Sidomos, yjet përfytyrohen si një shkrim misterioz i hyjnive dhe leximi dhe kuptimi i saj për njerëzit është i mundshëm.
Për këtë babilonasit, që në kohën më të hershme, kanë zhvilluar disa njohuri për lëvizjen e yjeve dhe po këtë lëvizje e kanë llogaritur me një precizitet të madh.

Gjithashtu edhe të llogariturit e javës si shtatë ditë dhe të vitit si 365 ditë-netë, bazohet në ato.

Shtatë ditët e javës u përshkruhen zotave.

Marduki është llogaritur Jupiter (e enjte);
Nabui, Merkur (e mërkurë);
Nergali, Mars (e martë);
Ninurtai, Saturn (e shtunë);
Ishtari, Venus (e premte).
Përveç këtyre pesë planeteve e diela i përshkruhet Shamashit (diellit), kurse e hëna, Sinit (hënës).


Mitologjitë pasqyrojnë marrëdhëniet e hyjnive me planetet dhe karakterin e tyre. Kjo kulturë e Mesopotamisë më vonë është përvetësuar nga grekët dhe romakët. Edhe pse botërat e zotave që moti janë bërë pjesë e historisë, madje edhe sot profecia e astrologëve bazohet në njohuritë e Mesopotamisë së Vjetër.
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

E Vërteta e Ditëve të Javës Empty Re: E Vërteta e Ditëve të Javës

Mesazh  orlando77 07.02.14 22:13

hahahah me kenaqet jam shum i kenaqur qe jam pjese e ketij forumi
orlando77
orlando77

aforizem

1


Mbrapsht në krye Shko poshtë

E Vërteta e Ditëve të Javës Empty Re: E Vërteta e Ditëve të Javës

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi