EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Torino - kulmi i trekendeshit te magjise

Shko poshtë

Torino - kulmi i trekendeshit te magjise Empty Torino - kulmi i trekendeshit te magjise

Mesazh  Magus 07.03.10 15:46

Torino - kulmi i trekendeshit te magjise

Pa dyshim qe Torino eshte qendra italiane e okultizimit. Sheshet e saj kane qene gjithnje sfond i fenomeneve te pashpjegueshme.

Dihet se magjistare e profete te te gjithe koheve kane zgjedhur te rrojne pikerisht ne Torino.

Sipas ezoteristeve, qyteti i Torinos eshte njeri nga kulmet e dy trekendeshave gjeografike, ai i magjise se bardhe, qe e lidh me Pragen dhe Lionin, dhe ai i magjise se zeze qe e lidh me Londren dhe San Franciskon.

Ezoteristet pohojne gjithashtu se energjia pozitive buron nga pika nevralgjike e piazza Castello, ose me sakte, nga vendi ku ngrihet Palazzo Reale qe lidhet me shatervanin e Tritonit. Kangjellat e Pallatit, te rrethuara nga statujat e bijve te Zeusit, Kastorit dhe Poluksit, shenojne kufirin mes qytetit te shenjte dhe atij diabolik.

Pikat ku eshte me i larte perqendrimi i forcave pozitive jane pikerisht te kangjellat e Palazzo Reale ku dikur u shfaq ne publik Sacra Sindone, ose Qefini i Shenjte, dhe gjithashtu edhe tek Mole Antonelliana.

Mole Antonelliana duket se rrezaton mbi gjithe qytetin energjite pozitive nga nendheu. Ne lidhje me kete teme, ja vlen te permendim te famshmin Gustavo Adolf Rei per fuqite paranormale te te cilit ekzistojne shume histori dhe legjenda. Per sa i perket magjise se bardhe, duhet thene diçka edhe per piazza Solferino me te famshmen Fontana Angelica. Ky shatervan perbehet nga kater gruper statujash te cilat jane ngritur sipas rregullave te masonerise.

Energjia pozitive e qytetit shtohet edhe me teper nga prezenca e Sacra Sindone, qefinit te shenjte qe, sipas tradites, eshte perdorur per te mbeshtjelle trupin e Krishtit pasi u hoq nga kryqi. Por sipas tradites ezoterike, kush zoteron nje nga reliktet e Krishtit i zoteron te gjitha. Keshtu qe prania e Qefinit te Shenjte ne Torino i garaton qytetit edhe prezencen e simboleve te tjera te krishterimit.

Prej ketej buron bindja se kisha Gran Madre di Dio, ne rreze te kodrines torineze, ruan ne brendesi te saj Sacro Gral-in, kupen me te cilen piu Jezusi gjate Darkes se Fundit dhe ne te cilen u mblodh gjaku i tij pas kryqezimit. Si prove per kete duket se sherbejne dy statujat ne hyrje qe perfaqesojne Besimin dhe Religjionin.

Dhe si per te mos lene manget asgje, thuhet se ne bodrumet e Basilica di Maria Ausiliatrice ruhet nje kryq i realizuar nga druri i kryqit ku u kryqezua Jezusi.
Magus
Magus

Kërkoni të vërtetën në praktikë dhe jo me spekulime.
Çfarëdo qoftë niveli i teorive që ju mund të zhvilloni, ato do të mbeten gjithmonë masturbim intelektual.



101


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi