EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kulmi i mençurisë së përsosur

Shko poshtë

Kulmi i mençurisë së përsosur Empty Kulmi i mençurisë së përsosur

Mesazh  Neo 30.10.10 18:43

KULMI I MENÇURISË SË PËRSOSUR

Përshëndetje Mençurisë së përsosur, mësimit më të shtrenjtë, mësimit më të dashur!

AVALOKITA, Zoti i shenjtë dhe Bodisatva, ishte kredhur në thellësi të mençurisë së përtejme.

Ai vështroi përposh, nga maja më e lartë dhe pa vetëm pesë pirgje, por dhe atë në thelb qenë bosh.

Mba vesh, o Sariputra, forma është zbrazëti, dhe zbrazëtia vetë është formë. Zbrazëtia s’është e ndryshme nga forma, e as forma s’ndryshon nga zbrazëtia. Çdo gjë që ka formë, është e zbrazët, çdo gjë e zbrazët ka formë.

E njëjta gjë është e vërtetë edhe për ndjenjat, perceptimet, impulset dhe vetëdijen.

Mba vesh, o Sariputra, gjithë dharmat (mësimet) mbajnë vulën e boshësisë, ndaj edhe as janë krijuar, as mund të frenohen, as janë ndotur, e as mund të pastrohen.

Si pasojë, o Sariputra, ku ka zbazëti, nuk ka as formë, as ndjenja, as perceptime, as impulse, as vetëdije, as sy, as veshë, as hundë, as gjuhë, as trup, as mendje, as tingull, as nuhatje, as shije, as ndjesi, as ndjesi, as mendime, organ të të parit e kështu me radhë, deri sa harrijmë te elementi i mosegzistencës së vetëdijes; këtu nuk egziston as injoranca, e as fundi i saj, etj,etj, derisa harrijmë te mosqenia e zvetnimit dhe vdekjes, e as parandalimi i tyre; nuk ka as vuajtje as shkak për të vuajtur, as mënyrë për ta frenuar e as rrugë për tu ndjekur; nuk ka as njohje, as realizim, e as mosrealizim.

Për pasojë, o Sariputra, për shkak të moskokëçarjes së Bodisatvës ndaj çfarëdolloj përftimi vetor, dhe ngaqë këndvështrimi i tij është bazuar në këtë mençuri të përsosur, ai e vazhdon udhën pa u hutuar.

Në mungesë të iluzioneve mentale, atë s’ka gjë që e frikëson ngaqë e ka kapërcyer çfarëdolloj pengese, duke pasur në fund të fundit, mbështetjen e ekuilibrit më të përsosur.

Gjithë Budat që janë shfaqur gjatë tre periudhave kohore e arritën njohurinë më të lartë, më të plotë, më absolute, nga realizimi i kësaj mençurie të përsosur.

Për pasojë, PRAJNAPARAMITA duhet kuptuar si formulimi më i lartë, metoda më e përsosur, esenca më e arrirë, ilaçi i gjithë vuajtjeve, se ç’mund të shkojë gabim për atë që e ka kuptuar vërtet të vërtetën? Me anë të PRAJNAPERAMITAs është bërë e mundur shpallja e kësaj diturie.

Heart Sutra – Edward Conze
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi