EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

A është jeta vetëm imagjinatë ?

+19
ijj
BeLti
nitty
JoziGila111
freegogo
Fakiri
Fikrro
Nikolaos
ILIRA
Arsenic
yasmin
Equinox
Berti69
Estilen
Zattoo
i panjohuri
imaginanti
Elizza
Jon
23 posters

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shko poshtë

A është jeta vetëm imagjinatë ? - Faqe 2 Empty Atehere

Mesazh  JoziGila111 26.04.11 15:46

Atehere edhe ky post do te ishte nje ilusion....

JoziGila111

2


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A është jeta vetëm imagjinatë ? - Faqe 2 Empty Re: A është jeta vetëm imagjinatë ?

Mesazh  nitty 26.04.11 16:52

Nëse jeta jonë është imagjinatë,atëherë imagjinata jonë çfarë është?

nitty

72


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A është jeta vetëm imagjinatë ? - Faqe 2 Empty Re: A është jeta vetëm imagjinatë ?

Mesazh  BeLti 21.05.11 15:43

Jeta nuk është as ëndërr, dhe as imagjinatë..

BeLti

1


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A është jeta vetëm imagjinatë ? - Faqe 2 Empty Re: A është jeta vetëm imagjinatë ?

Mesazh  Estilen 21.05.11 17:55

freegogo shkruajti:pajtohem me keto ide apo supozime se jeta eshte ose munde te jete vetem nje imagjinate sepse ka nje thenie te profetit Muhamed i cili ka thene:"njerezit jane ne gjume, kur te ndrrojne jete (vdesin) do te zgjohen"

Nuk ka njeri me koke mbi shpatulla qe e besone kete thenie gjoja te profetit,sepse vetem kaq sa citohet nga Kurani dhe kush e lexon dhe e beson,ka marre ilacin me te forte gjumevenes per njerzimin.

Kjo do te thote qe ti njeri ....''bageti'' e mjere ke qene dhe ''bageti'' pa ndergjegje do te ngelesh,PRANDAJ MBLIDH MENDJEN E O NJERI ME BESO MUA E MOS NGRE KRYET TE MESOSH ME SHUME,SE NDRYSHE UNE TE MALLKOI PER TERE JETEN....dhe te coje ne sketerre.

Miqte e mi, lexoni pak me shume per te ditur disa gjera themelore per ekzistencen tone,ndryshe nuk mund te ngelet diskutimi vetem duke ju referuar Kuranit,sa do i shenjte qe te jete ai.E shenjte eshte jeta jone per se gjalli,se me fantazite e pafundme te literatures fetare,i shkreti njeri futet ne hullira dhe imagjinata tejet te turbullta dhe pa nje drite ne fund.

Nuk kerkoi debate per sa thashe se ato i kemi konsumuar gjithmone atje ku eshte postuar per kesi lloi temash,gjithsesi nuk e kam as me Freegogo,qe po i referohem ne citim.

Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A është jeta vetëm imagjinatë ? - Faqe 2 Empty Re: A është jeta vetëm imagjinatë ?

Mesazh  Berti69 14.09.11 0:50

ILUZIONI

«Problemi i iluzionit qëndron në faktin se ai është veprim i shpirtit dhe rezultat i aspektit mental të të gjitha shpirtërave në...Shpirti është ai që është i rrënjosur në iluzion dhe, shpirti është ai që nuk sheh qartë deri sa të mësojë ta derdhë dritën e vet në mendje e tru.»

Kjo për ju do të mund të kishte qenë një zbulim i ri. Ndoshta nuk do të kishit menduar kurrë që shpirti të ketë qënë i përkufizuar në çfarëdoqoftë mënyre. Ndoshta keni menduar se përkufizimi është çështje që ka të bëjë gjithmonë me materien, karakterin, mospërshtatjen e aparatit, fizik... ose mental, për t'i mundësuar shpirtit vetëdije të njëmendtë mbi botën e jashtme ku jetojmë...

Ne jemi ata që i mundësojmë shpirtit dalje në botë dhe, nëse s'kemi aparat, shpirti nuk mund të shohë. Theksi më i madh në mësim i është dhënë asaj që aparati është i papërshtatshëm, çka edhe është. Inercioni i vet materies ia vështirëson, nganjëherë madje edhe ia pamundëson shpirtit përdorimin e përshtatshëm të aparatit të cilin e ofron karakteri në lindjen e dhënë. Rezultatin e kësaj në sferën mentale e quajmë iluzion. Mendja dhe truri e interpretojnë gabimisht të vërtetën dhe atë që e sheh shpirti. Mu ky interpretim i gabueshëm shkakton iluzionin.

E shikojmë botën, në mendjen tonë fusim ide, trajta të të menduarit, ideologji e pikëpamje pastaj provojmë që të gjitha këto të kenë një kuptim. Nëse ato ide e ideologji na janë tërheqëse, atëherë lidhemi me to. I bashkohemi kësaj apo asaj grupe a organizate dhe në këtë mënyrë e mbushim mendjen me iluzion. I pamundësojmë shpirtit për ta parë qartë e pa pengesa botën ashtu çfarë në të vertetë është.Ia tregojmë shpirtit atë botë ashtu siç mendojmë se është.

Pasi të kemi tregtuar me të gjitha idetë, ideologjitë, partitë politike, mënyrave të të jetuarit e të menduarit, besimeve të ndryshme, doktrinave e dogmave të ndryshme, mbesin në mjegull, nën mungesën e dritës,e këtë e quajmë iluzion dhe në këtë mënyrë e mendjen e karakterit e mbyllim për depërtimin e dritës së shpirtit.

Shpirti provon ta nxjerrë dritën e vet përmes trupit mental. Përderisa iluzioni është në sferën astrale, e quajmë verbërim (apo mashtrim, anglisht Glamour). Bota është e mbushur me verbërime. Disa nga ju i njohin disa nga verbërimet e tyre. Përveç mjeshtërve dhe teologëve më të lartë, të gjithë të tjerët vuajnë nga verbërimi apo iluzioni. Nuk e shohim botën ashtu siç është në të vërtetë. Jetojmë në iluzion.

Shumica e njerëzve që fillojnë të mendojnë (ky është dallimi ndërmjet verbërimit e iluzionit) mendimet dhe interpretimet i përdorë sikur të ishin të vërtetë, pastaj zgjedhin ndërmjet tyre. Iu pëlqen ndjenja e diçkaje meqë janë, për shembull, sentimentalë, kështuqë gjejnë mënyrë sentimentale në të shprehurit e vetes. Nëse janë tip i personit të ashpër, mund të gjejnë që të vepruarit e ashpër është më i përshtatshëm për shijen e tyre. Lidhemi për atë që dijmë ta shpjegojmë e mendojmë se ajo është e njëmendtë.

«Iluzioni është para së gjithash mental dhe është karakteristike për qëndrimin e mendjes së atyre njerëzve që janë më tepër intelektual se sa të ndjeshëm. Janë shtuar verbëritë e tilla për të cilat flasim rëndom. Faji i tyre qëndron në të kuptuarit e gabuar të ideve e trajtave mendore si dhe interpretimeve të gabuara."

«Iluzioni sot është aq i fuqishëm ashtuqë vetëm disa njerëz, mendja e të cilëve është e zhvilluar në çfarëdoqoftë mënyre, zotëron me ato trajta të fuqishme të të menduarit të përlyer me iluzion, rrënjët e të cilit ndodhen në jetën e karakterit të ulët dhe natyrës së dëshiruar të masës së njerëzve dhe nga kjo nxjerrin energjinë e tyre jetësore.»

Njerëzit, ata që mësojnë gjat gjithë jetës së tyre, para së gjithash, duhet të kenë kurajo. Njerëzimi nuk do të mund të lirohet kurrë nga iluzioni po qe se nuk do të jemi të guximshëm. Një nga detyrat e këtyre njerëzve (nxënës) të vërtetë është që të flasin hapur kundër cilitdoqoftë autoritet të botës, qoftë shkencor, religjioz, politik apo tjetër, me të cilin (autoritet) nuk pajtohet dhe të shohë më larg e më qartë se ai.

Nëse mendon se gabojnë, atëherë i takon që këtë edhe ta thojë. Po qe se vetëm e ulë kokën e bëhet ashtu sikur të mos kishte pikëpamje vetjake lidhje me temën dhe se nuk mund të ofrojë asgjë më të mirë, më të qartë e më të njëmendtë, ky njeri (nxënës) vetëmse quhet si i tillë. Njeriu i vërtetë është i pakrikshëm. Kjo është çështja e parë dhe çelës për të gjithë.

Mënyra e vetme e kapërcimit të verbërisë (iluzioni në sferën emocionale; shembujt e thjeshtë janë xhelozia, varësia, mëria, ndjenjat e vlerës së ultë e të lartë, materializmi i ekzagjeruar, ndjenja për të pasur gjithmonë të drejtë etj.) është me ndihmën e (të ashtuquajturit) trupit mental, ashtuqë shpirti ta zbulojë verbërinë përmes trupit mental.

Prandaj është thënë: „ Gjë me rëndësi të madhe është të hetohet ekzistimi i verbërisë (glamour) dhe iluzioneve. Shumica e njerëzve nuk është e vetëdijshme për prezencën e tyre“. Me shumicën e njerëzve mjafton vetëm të bisedoni e do të konstatoni që kjo është e saktë. Shumica e njerëzve s'është fare e vetëdijshme që jetojnë në verbëri e iluzione.

„Shumë njerëz të mirë sot nuk e kuptojnë këtë; verbëritë e veta i shpallin zot.“ I konsiderojnë zot! Mendojnë se janë të çuditshme. „Gjënë më të mirë që kam është kjo verbëri,“ pa marrë parasysh se për çka është fjala. „ Në iluzionet e veta shikojnë sikur në pasuri të çmuar e të arritur me mund të madh.“

„Iluzioni është mënyrë me ndihmën e së cilës të kuptuarit e kufizuar dhe dituria materiale e interpreton të vërtetën, duke e mbuluar e fshehur prapa reve të trajtave mendore. Me këtë rast, këto trajta mendore bëhen më të njëmendta se e vërteta të cilën e fshehin dhe në bazë të kësaj manipulojnë me njerëzit e thjeshtë.“

„Kemi frikë të ndryshohemi dhe për këtë arsye nuk e shohim domosdoshmërinë për ndryshim.“

Shohim idenë. Për shkak të gjuhës sonë të gabuar, formimit (arsimimit) të gabuar, mosditurisë sonë dhe mangësisë së të kuptuarit (këtë ide) e komentojmë në përputhshmëri me „normën“, me mënyrën akademike, të kuptuarit e (gjithë) pranuar, qoftë ai politik, religjioz apo akademik.

Me fjalë tjera pranojmë STATUS QUO-në. Kjo është kështu sepse kemi frikë të ndryshohemi. I frigohemi ndryshimeve dhe për këtë rasye nuk shohim nevojë për ndryshim. E mbulojmë nevojën për ndryshim, të vërtetën që është rreth nesh, situatën e njëmendtë të botës, dhimbjen, vuajtjen, pasigurinë e botës. Këto na shqetësojnë shumë, tmerrojnë dhe në këtë mënyrë i mbulojmë me iluzion. Çdo pjesëz së jetës e përmbushim me iluzion.

Këtë e bëjmë si grupacion, në partitë politike, sikur qeveritë. Të gjithë kanë mënyrat e veta të veprimit si ta mbulojnë të vërtetën me këtë truk.
Cila është zgjidhja? Si mund të dalim nga kjo?


Berti69

411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A është jeta vetëm imagjinatë ? - Faqe 2 Empty Re: A është jeta vetëm imagjinatë ?

Mesazh  Zattoo 17.10.12 12:37

A është realiteti thjesht një iluzion?

Qe nga viti 2003, Nick Bostrom, profesor nga Universiteti i Oksfordit, ka paraqitur tezën e vet sipas së cilës ekziston mundësia që ne në fakt jetojmë në një simulim kompjuterik.

Ai atëbotë nuk ka ofruar dëshminë shkencore që do të mbështesnin këtë tezë por tani është shfaqur ekipi i fizikanëve të cilët pohojnë që diçka e tillë është me të vërtetë e mundur. Këtë dëshirojnë ta dëshmojnë me ndihmën e të ashtuquajturit nënshkrim kozmologjik (gjurma) i cili në këtë rast do të shërbente si “pilula e kuqe” e popullarizuar nga filmi legjendar “Matrix”.

Silas Beane dhe ekipi i tij nga Universiteti në Bonn, pohojnë që simulimi i gjithësisë duhet të ketë kufizime dhe deformime të caktuara, të cilat njerëzit brenda simulimit duhen të jenë në gjendje që t’i vërejnë, në formë të kufizimeve dhe deformimeve të llojit të vet të proceseve fizike. Sipas pohimeve të tyre ne këto kufizime dhe deformime do të mund t’i identifikonim sikur do ta krijonim vetë simulimin e gjithësisë. Dhe kjo është pikërisht ajo çka fizikanët po përpiqen të bëjnë tani. Pra çdo simulim do të duhej të lërë gjurmë, të cilat do të mund të vëreheshin.

Për këtë arsye kanë krijuar versionin ultra të zvogëluar të gjithësisë, brenda të cilit, për të zbuluar nënshkrimin e përmendur, simulojnë kromodinamiken kuantike – forcën themelore në natyrë e cila mundëson zhvillimin e forcës nukleare në mes protoneve dhe neutroneve dhe shpjegon ndërveprimin e tyre. Përveç kësaj, me “teorinë e rrjetës shablon” krijojnë vazhdimësi artificiale të kohës dhe hapësirës, e cila u mundëson qasje dhe pamje të re në natyrën themelore të materies, përcjell io9.

Ata konsiderojnë që simulimi i tyre është paraardhës i një versioni shumë më të fuqishëm brenda të cilit një ditë mund të përfshihen molekulat, qelizat, madje edhe njerëzit, por për momentin janë të orientuar në krijimin e modeleve precize të proceseve kozmologjike dhe zbulimin e atyre që mund të paraqesin kufizime për simulimet.


Pyetja nëse jemi me të vërtetë të vetëdijshëm për botën e vërtetë është bërë vazhdimisht nga filozofët.

Një nga artikulimet më të hershme të këtij misteri gjendet në Republikën e Platonit, ku Alegoria e Shpellës tenton të përshkruajë ekzistencën imagjinare që jetohet nga njerëzit që nuk mendojnë.

Platoni, që nga shumë konsiderohet si babai i filozofisë perëndimore, ka sugjeruar që mënyra  e vetme për të arritur tek kuptimi i botës së vërtetë ka qenë studimi i thellë i matematikës dhe gjeometrisë, të cilat do t’u jepnin studentëve një  aluzion për natyrën e vërtetë të botës.

Filozofi francez Rene Descarte, veprat e të cilit shpesh përdoren si hyrje e përgjithshme në metafizikë, ngrit problemin përsëri si eksperiment i mendimit për të çuar lexuesit në pozitën e dyshimit radikal. 

Duke presupozuar demonin malinj i cili mund të na mbajë të bllokuar në botën iluzionare, Descarte u kërkon lexuesve që të lënë anash të gjitha dëshmitë e përvojave të tyre senzorike në kërkim të një premise të caktuar.

Ai del me argumentin e famshëm  'cogito ergo sum', apo ‘Mendoj prandaj ekzistoj’, që e përdorë si bazë të sigurt për të rikonstruktuar një pamje të caktuar të realitetit.

Kritikët e mëvonshëm të punës së tij, sidoqoftë, thonë që vetëm pse ka mendime, nuk ka garanci që me të vërtetë ekziston edhe mendimtari.



Besohet që simulimi i fizikës në këtë nivel fondamental është ekuivalent, pak a shumë, me simulimin e funksionimit të vetë universit.

Madje edhe tek operimi në shkallë kaq të vogël, matematika është mjaft e vështirë, dhe pavarësisht përdorimit të superkompjuterëve më të fuqishëm në botë, fizikanët deri tani kanë menaxhuar të simulojnë vetëm rajonet e hapësirës në femto-shkallë.

Në këtë kontest, një femtometër është 10^-15 metra – kjo është pjesa e kuadriliontë e metrit ose 0.000000000001mm.

Sidoqoftë problemi kryesor me simulimet e tilla është që ligjet e fizikes duhet të jenë të super mbivendosura në një rrjet diskret tredimensional, i cili avancon në kohë. Dhe këtu është pika ku vjen në pah testi.

Profesor Beane dhe kolegët e tij thonë që hapësira e rrjetit imponon një limit në energjinë që mund ta kenë grimcat, sepse asgjë që është më e vogël se vetë rrjeti nuk mund të ekzistojë. Kjo do të thotë që nëse universi siç e njohim është në fakt simulim kompjuterik, aty duhet të ketë një ndërprerje në spektrin e grimcave me energji të lartë. Dhe faktikisht ne kemi saktësisht një ndërprerje të tillë në energjinë e rrezeve kozmike, limiti i njohur si ndërprerja Greisen–Zatsepin–Kuzmin (GZK).

Siç shpjegon blogu Physics arXiv, kjo ndërprerje është e studiuar mirë dhe ka ndodhur sepse grimcat me energji të lartë duke ndërvepruar me sfondin kozmik të mikrovalëve humbin energjinë derisa udhëtojnë përgjatë distancave të gjata.

Hulumtuesit kalkulojnë që hapësira e rrjetit imponon karakteristika tjera në spektër, më e rëndësishmja që rrezet kozmike do të preferonin të udhëtojnë përgjatë boshteve të rrjetit. Kjo do të thotë që nuk do të vrojtoheshin njëjtë në të gjitha drejtimet.

Ky do të ishte testi që hulumtuesit janë duke e kërkuar – një tregues që gjithçka nuk është ashtu siç duket me universin. Kjo është po ashtu një matje që mund ta bëjmë tani me nivelin aktual të teknologjisë sonë.

Sidoqoftë, zbulimi nuk është pa telashe. Një problem që e identifikon profesor Beane është që universi i simuluar mund të konstruktohet në një mënyrë tërësisht të ndryshme me atë se si e kanë parafytyruar ata.

Madje-madje, efekti është i matshëm vetëm nëse ndërprerja e rrjetit është e njëjtë si ndërprerja GZK, më e vogël se kaq dhe vrojtimet nuk do të çojnë askund. Zbulimet e profesor Beane dhe të kolegëve të tij janë publikuar në periodikun arXiv të Universitetit Cornell. 
A ka mundësi që jetojmë në simulim virtual


Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A është jeta vetëm imagjinatë ? - Faqe 2 Empty Re: A është jeta vetëm imagjinatë ?

Mesazh  ijj 17.10.12 19:22

kjo eshte teoria me apsurde qe kam degjuar!

ijj

41


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A është jeta vetëm imagjinatë ? - Faqe 2 Empty Aeshte jeta vetem imagjinate

Mesazh  elektronika 17.10.12 21:51

Me 5 shqisa te kufizuara qe disponojme jemi shume te vegjel dhe te pafuqishem per te perceptuar boten deri ne detaje. Mendoj qe te marim per baze kete realitet material ne formen qe ne e perceptojme, qe prekim dhe jetojme, ato te tjerat le ti prekim dhe ti shijojme kur te shkojme, gjithmone nese ekzistojne.

elektronika

58


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A është jeta vetëm imagjinatë ? - Faqe 2 Empty Re: A është jeta vetëm imagjinatë ?

Mesazh  Equinox 17.10.12 22:19

Matrix-i ynë brenda nesh është shoqëria jonë, një sistem aq iluzor saqë na jep ndjenjën e njëjtë të realitetit dhe të lumturisë, edhe pse shumë më pak i suksesshëm në pikën e fundit, në të cilën secili luan një rol duke besuar fuqishëm në rëndësinë dhe dobinë e saj .
Që kur ka filluar matrica të aplikohet me shekuj është se nuk ka nevojë që te monitorohet vazhdimisht.

Ne jemi aq të verbër ndaj këtij realiteti artificial saqë ne vet i "programojmë" fëmijët tanë. Gjithkush duhet të ketë vendin e tij në matricë dhe ne përgatitim fëmijët tanë nga një mosha shumë e re.

Sigurisht, prindërit nuk janë të mjaftueshëm. E gjithë infrastruktura dhe një sistem i "vlerave" janë vëndosur në vend për të parandaluar në maksimum ikjen nga ai: mësimi, morali, koncepti i së mirës dhe së keqes, mediat dhe filmat duke shpjeguar se si të luajnë rolin e tyre në matricë, shoqëri konsumatore, refuzimit i ndonjë të pabinduri, vënja e nderimit të atyre më koperativë, etj.
Kjo është në këtë botë të shpellës (Platoni), kjo botë artificiale ku ne evoluojmë, një botë ku arbitri i lirë është simuluar (Demokracia?).

Nuk është ndonjë çudi që dikush të ju afrohet dhe të ju tregon se:
- Matrica (shoqëria, sistemi i kompanisë) është kudo. Ajo na rrethon, edhe në këtë dhomë. Ju mund të shihni atë kur ju shikoni nga dritarja, ose kur ju jeni duke parë TV.Ju ndjeni praninë e saj kur ju shkoni në punë, kur ju shkoni në kishë, kur ju paguani taksat tuaja. Kjo është bota që është vendosur para syve tuaj për të fshehur të vërtetën.
- Çfarë të vërtete?
- Që ju jeni një rob. Ashtu si të gjithë të tjerët, ju keni lindur në skllavëri, në një burg që ju nuk mund ta prekni as ta ndjeni. Një burg për mendjen (shpirtin) tuaj ...

Mendjet tona, egot tona janë të mbushura me mesazhe çdo ditë që na bëjnë të besojmë, na bindin që ka vetëm një jetë dhe dy alternativa: ju jeni me sistemin dhe ju jeni njerëz të respektuar, ose ju jeni kundër dhe ju jeni anarkistët, parazitë, llumi i shoqërisë ... ju do të jenë mësues, mjekë, muratorët, elektricist, postier ... ju do të martoheni, ju do të bleni një shtëpi të bukur, një makinë, ju do të rregulloni kopshtin tuaj çdo të shtunë, ju do të bëni pazare... dhe ja, ju jeni pjesë e sistemit, ju jeni në matricë.

Matrica është një sistem, ... Kur ju jeni në brendësi, çfarë ju shihni? Biznesmenë, mësuesë, avokatë, zdrukthtarë ... Në ndërkohë, ata janë pjesë e këtij sistemi. Ju duhet të kuptoni: ata nuk mund të jenë të shkyçur.
Disa janë aq amorfë dhe aq të varur nga sistemi saqë ata luftojnë për ta mbrojtur.


Në përfundim, nëse ju keni vendosur për të hapur sytë, historia përfundon këtu, ju zgjoheni nga shtrati juaj dhe ju besoni çdo gjë që ju dëshironi, por të jenë të kujdesshëm sepse ju do të bëheni armiq të shoqërisë, të matricës, në të kundërtën, ju qëndroni në Botën e Çudirave.

Ndoshta është më e sigurt për të qëndruar atje. Por çfarë dëshironi? Të jetoni artificialisht, të keni një jetë të rreme, të jeni skllevër të mashtrimit të disa të njerëzve që janë të gatshëm për të kontrolluar botën, apo të jeni të lirë, të keni një jetë të vërtetë, më qartë: të dilni nga matrica?

Equinox

207


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A është jeta vetëm imagjinatë ? - Faqe 2 Empty Re: A është jeta vetëm imagjinatë ?

Mesazh  gjilanasi 23.06.13 0:56

Realiteti është ai qe ne e krijojmë.
Ne jetojmë në "ëndrra" duke kaluar  nga njëra tek tjetra, duke rene në gjumë, duke u zgjuar... Jeta është një ëndërr e zgjuar dhe vetëm "vetë-kuptimi" i  bërë nga mendja, na bene te besojmë se ky është realitet i vetëm i prekshëm.
Por kjo është illuzore sikur  ëndrrat që ne bëjmë dhe që na duken aq te vërteta. Duke nënvlerësuar potencialin psikik të trurit tonë dhe qenies sonë në tërësi, ne jetojme nen hipnoze dhe sikur zombi.
gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A është jeta vetëm imagjinatë ? - Faqe 2 Empty Re: A është jeta vetëm imagjinatë ?

Mesazh  Valtoni 23.06.13 1:34

Jeta per njeriun nuk mund te jet nje imagjinat. Por njeriu per jeten po! Dhe eshte nje imagjinat e cila eshte aq e shkurter, sa per t'a quajtur imagjinate, eshte e destinuar te perseritet, ndoshta edhe te shuhet.
Valtoni
Valtoni

Dija eshte Pushtet!

39


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A është jeta vetëm imagjinatë ? - Faqe 2 Empty Re: A është jeta vetëm imagjinatë ?

Mesazh  Magus 24.06.13 11:45

Pse nuk shikoni për të kërkuar të vërtetën në terren (artet e energjisë, meditim, udhëtimi astral ...) se sa të spekuloni?
Çfarëdo qoftë niveli i teorive që ju mund të zhvilloni, kjo mbetet gjithmonë masturbim intelektual ... kërkoni të vërtetën përmes zemrës (shpirtit) në vend të intelektit sepse kjo jep rezultate më të mira...
Magus
Magus

Kërkoni të vërtetën në praktikë dhe jo me spekulime.
Çfarëdo qoftë niveli i teorive që ju mund të zhvilloni, ato do të mbeten gjithmonë masturbim intelektual.



101


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A është jeta vetëm imagjinatë ? - Faqe 2 Empty Re: A është jeta vetëm imagjinatë ?

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi