Përfytyrime Shpëtimtare
2 posters
Faqja 1 e 1
Përfytyrime Shpëtimtare
PËRFYTYRIMET SHPËTIMTARE
Çudirat nuk ndodhin në kundërshtim me natyrën, por në atë që ne e njohim si natyrë. Shën Augustin
Nëse keni diçka për të thënë mos ngurroni. Të vërtetën për vetën më së miri e dini vetë Ju. Ne ju besojmë...!
Ndjenja më e vjetër dhe më e fuqishme e njeriut është frika, por më e fuqishme se frika është frika nga e panjohura. Që të dëshmojmë se “Zona e errësirës” ka qenë e përhershme dhe prezentë edhe këtu te ne, do të rrëfejmë disa nga rastet e shumta, pa komente e gjykime...E vërteta është atje diku, por ndonjëherë edhe këtu!
“...Ishte viti 1979, kurrsesi nuk mund ta harroj atë që më ka ndodhur” - fillon rrëfimin e vet Besnik N. Nga Prishtina, i cili pasi kishte dëgjuar se jam duke hulumtuar këto raste, kishte kërkuar të takohej me mua . “Ato vite punoja me kamion, dërgoja dhe merrja mall jashtë kufijve të ish-Jugosllavisë. Më 26 mars 1979 ushtoja për Francë. Posa arrita në Paris, e parkova kamionin në depon e një fabrike (nuk e ceku cilën fabrikë) dhe dola të shëtitëm e të kënaqem me bukuritë e qytetit që më së tepërmi më ka lënë përshtypje.
Isha duke ecur, asgjë nuk mendoja, kur papritur, e dëgjova një zë femre, e cila m’u afrua. Fliste shqip! Mirëpo ajo që më tepër më habiti, është se më thirri në emër: Besnik, Besnik! Isha më së i bindur se kurrë më parë nuk e kam parë në jetë. Mbeta i habitur. Filloi të flasë me mua, më tregoi se si quhet nëna ime, babai im dhe anëtarët e tjerë të familjes.
Më tha se kemi probleme në shtëpi dhe se duhet të kontrollojmë shtëpinë mirë ngase diku në të ndodhet diçka që nuk do të duhet të ishte aty. Unë isha shtanguar dhe pa fjalë e dëgjoja, ndërsa ajo me një gjakftohtësi vazhdoi: ...kujdes, në këto 25 sekonda, nëse mbetesh gjallë, do të jetosh një kohë të gjatë...kujdes...kuj...d...e...s! Mbeta i shtangur dhe fillova ta shikoj orën. Më silleshin në kokë me miliona mendime. Çdo sekondë më dukej se zgjaste më shekuj... njëmbëdhjetë ...nëntë ...pesë ...tre ...dy ...një... dhe asgjë më nuk mbaj në mend. E fundit që më kujtohet është zëri rrëqethës i rrotave të një automobili, vozitësi i të cilit pa sukses kishte tentuar të frenonte...”
Disa qaste pasoi një heshtje rrëqethëse përderisa Besniku i menduar vazhdoi rrëfimin e vet: “...i kam hapur sytë në spital, ku më treguan se më kishin sjell dje pasdite. Ngjarja ishte zhvilluar diku rreth orës 16 e 50 minuta. Për fat të mirë nuk pësova lëndime të rënda dhe kurrfarë pasoja, pos asaj që disa orë pata humbur vetëdijen. Edhe një ditë pushova në spital. Edhe pse vështir e pata t’i bind ata të policisë franceze për gjendjen time shëndetësore se jam mirë, mezi arrita t’i marr dokumentet personale nga ta dhe të nesërmen menjëherë u nisa për shtëpi.
Askush nuk më besonte, por edhe nuk i tregoja çdokujt. Si duket, nëna më tepër më besoi dhe pas një jave gjurmimi nëpër shtëpi, nën shkallë gjeti një hajmali dhe shumë gjëra tjera, si penj të kuq e zi, dhe, thonj, etj. atë grua, vajzë apo çka ishte, më nuk e kam takuar asnjëherë, pos që kam komunikuar disa herë përmes ëndrrave, të cilat, t’ua the të drejtën, nuk më kujtohen mirë...”
Kush qe ajo grua a vajzë? Pse komunikoi me Besnikun? Nga erdhi dhe ku u tret brenda atyre njëzet e pesë sekondave? Për këtë ekzistojnë me miliona komente, dhe kur ta thuash variantin e fundit... ” E vërteta është diku atje...” papritmas lindin edhe një milion pyetje tjera me vetëm një përgjigje: “...E vërteta është edhe këtu, diku mes nesh!”
Për këtë dëshmon edhe rasti i Raxhije P. nga Istogu.
“...Çdo mëngjes e përcjell tim shoq në punë. Asgjë e pazakonshme, me vite të tëra i kam kryer këto obligime të mia, ia pastroja këpucët, ia bëja kafenë gati dhe pasi e përcillja për punë kthehesha dhe i kryeja obligimet tjera të shtëpisë. Mirëpo, një mëngjes nuk më kujtohet data, si zakonisht, dola ta përcjell te dera.
Ka ndodhur kjo para 16-17 vjetësh. E kishim shtëpinë me qerpiç nga balta e pjekur, dhe njëra pjesë e murit ishte lagur pasi që tërë natën kishte rënë shi. Madje, brenda në dhomë nuk kam mund të flejë ngase pikte shiu nga pullazi i vjetër. Kokërr gjumi nuk kam vënë në sy nga frika se mos do të shembje shtëpia... pra dola ta përcjell tim shoq dhe t’i dëshiroj ditë të mirë, siç e kemi zakon...” - pasi që i tha këto fjalë R. P. u mendua pakëz, mori frymë thellë dhe vazhdoi me një buzëqeshje melankolike.
“...Eh, mor bir, se ndodh kjo, dorën në zjarr do e vërja, e...”
Pasi që e luta të vazhdoj duke i thënë se nuk është e vetme që i ka ndodhur diçka e tillë, ajo sërish buzëqeshi, dhe më tha: “Apo beson a jo, është puna jote, por kjo goja ime po t’a thotë atë që e kam parë me këta sy...
...Nuk i thashë, pra, atë mëngjes burrit tim ditën e mirë. Jo ngase nuk desha, por ngase më rrëshqiti nga goja diçka tjetër. Thashë Babë, baba... se e vërejta me këta dy sy të mi babanë tim plak që tashmë pesë muaj e gjysmë kishte vdekur. Këto ishin vetëm disa çaste, por mua m’u duk se më gjatë më buzëqeshi. Afrohej drejt shtëpisë sonë, i veshur si gjithnjë, me bastunin në dorë, duke u kollitur si më parë. Babë, baba po vie, baba - i thashë këto fjalë nga zemra dhe me një zë të fortë. Burri më kishte dëgjuar dhe në të njëjtën kohë i kthye kah unë, pra, e ndërpreu hapin!
Në atë çast u shemb muri i lagur, disa pëllëmbë pranë tij. Nuk e shemb tërë muri por vetëm një pjesë e tij, që mjafton ta mbys njeriun nga një lartësie tillë. Po sikur të bënte ky hapin tragjik!? E kam dëgjuar zhurmën e shpërndarjes së tullave të baltës në tokën e lagur dhe...dhe nuk e pash më babën. Humbi! Baba ma shpëtoi burrin! Atë ditë ai nuk shkoi në punë, por ia kënduam disa duva te hoxha.
Ja, ky është tregimi im dhe shkruaje aty senë nuk fshihem, tregomë në daç edhe më emër e jo si më the. Le të mos besojnë njerëzit, qe ku jam unë, gjallë e shëndosh. Ai në rrugën e drejt të andejshme, unë në rrugën time. Ai ma shpëtoi burrin pesë muaj pasi që vdiq.”
Për një çast mbeta pa tekst. Nuk mund të them se nuk besoj, por as se besoj. E tëra që tash mund të them është se e vërteta nuk mund të jetë vetëm atje diku, por edhe këtu në mesin tënd, në shtëpinë tënde, qytetin, fshatin tënd... Ndoshta edhe në kokën tënde!
Emrat e personave dhe qyteteve janë ndërruar për shumë arsye.
Arsim Gjinoci

Jon- 1159
Re: Përfytyrime Shpëtimtare
Histori e tille i ka ndodh edhe nje gruaje qe jeton perballe shtepise sime.
Ishte duke u ecur naten me motren e vet dhe me bashkeshortin e saj, rruga ishte e erret sepse ajo zone ishte larg qytetit. Ata nuk po gjenin rrugen per ne shtepi dhe anes rruges nderkohe qe ata flisnin se nga cila rruge te kalonin, ajo gruaja sheh nje vajze dhe nje djale qe rrinin shume afer njeri tjetrit te dy te veshur me te bardha, vajza me floke te gjate te zinj por fytyrat nuk i dukeshin, ajo e cuditur i drejtohet te tjereve duke thene "po cfare jane duke bere ata ne mes te nates ketu jashte?".
Ata kur i pane e kuptuan qe nuk ishin nga kjo bote dhe i ben shenje gruas qe te mos fliste me, vajza dhe djali papritur filluan ti ndiqnin, te tre keta persona ishin me te vertete ishin shume te frikesuar.
Gjate rruges cifti nuk fliste vetem ecnin perkrah tyre, dhe nuk e dine sesi ata filluan te ecnin ne drejtim te paditur duke u zhytyr akoma me shume ne erresire...kur u gjenden pastaj ne breg te nje perroi qe shkonte rrembyeshem, nga perroi vinte nje e qare femije dhe motra e gruas dhe bashkeshorti i saj u perpoqen te hidheshin ne perrua per te "shpetuar"femijen qe qante, por vetem gruaja qe njoh une dhe qe me tregoi historine erdhi ne vete duke i mbajtur ata te mos hidheshin duke i thene "po si mund te mbijetoj nje foshnje aty ne ate perrua?".
Por problemi ishte se nuk dinin si te ktheheshin ne shtepi, te tre u ngjiten ne maje te nje kodre dhe pane se ne cilin drejtim vinin dritat e qytetit, vazhdimisht u ndoqen nga cifti derisa arriten ne rrugen me drita...kjo eshte histori e vertete.

ajo vajza- 3
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi