Pilotët dhe Ufo-të
3 posters
Faqja 1 e 1
Pilotët dhe Ufo-të
Pilotët dhe UFO-të
Objekte Fluturues të Paidentifikuar. Gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit janë rritur në mënyrë të ndjeshme rrëfimet për shfaqje të fenomeneve të tillë, ndoshta një rritje që ka ardhur edhe për shkak të shtimit të telefonave celularë dhe të telekamerave në gjendje që të filmojnë. Por nga ana tjetër, edhe qeveri të vendeve të ndryshme kanë vendosur tashmë që të hapin arkivat e tyre sekretë.
Po çfarë mund të thuhet për shfaqjet e ndryshme që janë rregjistruar në kutitë e zeza të avionëve civilë të linjave ajrore, të pjesëtarëve të ekuipazhit që vetëm tani kanë vendosur të rrëfejnë përvojat e tyre.
Që nga fillimet e fluturimeve të njeriut, pilotë dhe astronomë nga të katër anët e botës kanë ndeshur në objekte të paidentifikuar. Këto rregjistrime, sëbashku me shumë filmime mbërrijnë prej kutive të zeza të avionëve të linjës.
Raportet e pilotëve të avionëve në lidhje me shfaqjet e UFO-ve konsiderohen si më të mirët dhe nga ana tjetër më të besueshmit, duke patur parasysh njohjen e madhe që ata kanë për qiejt. Rregjistrime të kutive të zeza dhe të kullave të kontrollit në fluturimet e linjave civile ajrore, por edhe konkluzionet e komunikimeve të astronautëve në hapësirën kozmike në vitin 2005 konsideroheshin sekret shtetëror.
Shumë astronautë të NASA-s kanë dëshmuar tashmë se kanë ndeshur në shfaqje UFO-sh gjatë fluturimeve të tyre. Numri i astronautëve dhe pilotëve që dëshmojnë për një nivel të lartë të aktivitetit të pazakontë në qiejt tanë është në rritje të vazhdueshme. Por ata që fluturojnë dhe vijnë vërdallë qiejve tanë, janë me të vërtetë objekte jashtëtokësorë?
Në 17 nëntor të vitit 1986, fluturimi JL 1628 ishte duke fluturuar sipër tundrës së Alaskës. Ngjarjet e asaj nate u rregjistruan të gjitha. Ngarkesa sipër avionit të tipit Boeing 747 ishte duke ndjekur një rrugë rutinë ndërmjet Parisit dhe Tokios dhe kishte arritur shpejtësinë 750 kilometra në orë, në një lartësi 10 mijë metra.
Avioni ishte drejtuar për në Anchorage, në Alaskë, për t'u furnizuar. Krejt papritur, në orën 17:11 minuta, kapiteni i avionit, një pilot me 29 vite eksperiencë vuri re tre objekte të mëdhenj fluturues, të paidentifikuar e që fluturonin me shpejtësi të lartë 600 metra poshtë lartësisë në të cilën po fluturonte avioni i tij.
Sipas pilotit të avionit, më i madhi prej objekteve fluturues i ngjante një lëvozhge lajthie, por ishte më shumë se dy herë më i madh se sa një aeroplanmbajtëse ushtarake amerikane.
Pikërisht në atë moment, kontakti në radio me kullën në Anchorage u zhduk, duke e lënë avionin në fluturim instrumental. Pastaj, krejt papritur, objektet u ngjitën edhe më lart dhe u zhvendosën në të majtë, duke u larguar në horizont.
Në raportin e tij zyrtar, kapiteni shkruante në atë kohë se "na u desh që të shmangnim atë objekt". Mbulimi i gjerë mediatik që iu bë në gazetat dhe televizionet e të gjithë botës e bëri këtë rast të shfaqjes së objekteve të paidentifikuar një prej më të dokumentuarve në të gjithë historinë e botës.
Një prej rasteve më intrigues është ai i fluturimit LH 405, kur në 18 nëntor të vitit 1985, një UFO u shfaq mbi Long Island.
18 nëntor, 1985. Kulla e kontrollit e Bostonit mori një thirrje nga avioni i fluturimit LH 405 që nga Nju Jorku kishte për destinacion Frankfurtin, dhe që për momentin ndodhej në Long Island. Pilotët flisnin për një objekt fluturues të paidentifikuar që kishte kaluar në një distancë vetëm 100 metra larg nga avioni i tyre.
UFO u përshkrua prej pilotëve si një objekt cilindrik me një dritë shumë të fortë në pjesën e përparme si dhe një bisht të gjatë e të shndritshëm me ngjyrë të gjelbërt. Objekti i çuditshëm u vërejt edhe nga avioni i fluturimit BA 226 që ndodhej pak më në veri.
Të dy pilotët pohuan më vonë, se objekti fluturues emetonte një dritë të çuditshme si dhe në pjesën e prapme nxirrte një vizë të gjatë tymi të gjelbërt, një lloj tymi që ata nuk e kishin parë asnjëherë më parë.
Shpjegimi që u ofrua menjëherë ishte se bëhej fjalë për një meteorit të vogël, i cili kishte hyrë në atmosferën tokësore, ishte duke u konsumuar në vetvete përpara se të mbërrinte në sipërfaqen e tokës. Megjithatë, të dy komandantët vunë menjëherë dyshime mbi këtë hipotezë, duke e hedhur poshtë atë.
Jo, thoshte njëri prej pilotëve, nuk ka aspak gjasa që të ketë qenë një meteor, pasi ishte duke udhëtuar në kuotë, dhe lëvizte me një shpejtësi të madhe, shumë më të madhe se sa avionët normalë. Po lëvizte në një vijë të drejtë në një nivel preciz fluturimi.
Edhe pse autenticiteti i këtyre regjistrimeve të kutive të zeza të pilotëve është i sigurtë, Shoqata amerikane e Fluturimeve, si dhe kompanitë ajrore të përfshira në këtë incident nuk i kanë komentuar asnjëherë këta incidente të ndodhur në qiejt e New England.
Dy vjet më vonë, Bostoni do të bëhej epiqendra e një tjetër takimi të çuditshëm mes pilotëve dhe UFO-ve, por këtë herë, më shumë se sa një takim, bëhej fjalë për në përplasje, e cila u shmang vetëm për një fije. Episodi u regjistrua në shiritat e kutisë së zezë të avionit.
9 gusht, 1997. Avioni i fluturimit LX 128 ishte në rrugën e tij drejt Zyrihut. Në komandë ishin piloti Filip Bobe dhe Kurt Glunder. Në kuotën e 7 mijë metrave, Bobe do të lajmëronte kullën e vrojtimit se tashmë kishte një vizibiltet absolut, me një qiell shumë të pastër, kur një objekt ajror i paidentifikuar hyri në hapësirën e tij ajrore.
Piloti hyn menjëherë në kontakt me kullën e kontrollit të Bostonit. "Nuk e di se çfarë ishte ajo që sapo më kaloi sipër avionit, një objekt që fluturonte me shpejtësi shumë të madhe, diku 700 metra mbi lartësinë time 7000 metra mbi nivelin e detit.
Ishte shumë i shpejtë dhe nuk mendoj se ka qenë një avion". Më vonë, në raportin e tij zyrtar, Bobe do ta përshkruante UFO-n si një objekt me një ngjyrë të bardhë të shndritshme, cilindrik dhe pa krahë, i ngjashëm me një peshkaqen të bardhë.
Rasti i Bostonit ishte shumë i rëndësishëm, sepse objekti ishte shumë i pazakontë dhe personat që e përshkruan atë kishin kredenciale shumë të mira. Ishin pilotë ekspertë të linjave civile të fluturimit, me më shumë se 19 mijë orë fluturime mbi shpatulla.
Raporti zyrtar i pilotit e klasifikoi objektin si UFO, duke e përcaktuar formën, ngjyrën dhe shpejtësinë e tij. Megjithatë, shoqata amerikane e fluturimeve civile bëri të ditur se, ndoshta ka qenë thjeshtë një sondë e lëshuar nga ana e ushtarakëve pak a shumë në të njëjtën orë.
Por, këta nuk janë persona që mund të zihen në befasi apo që mund të mos njohin një sondë të tillë, pasi ata shohin të tilla në mënyrë të shpeshtë, është e vështirë që ta ngatërrosh atë me objekte të tjerë. Një tjetër shfaqje e fenomenit të UFO ka ndodhur sipër ishullit të Zelandës së Re në vitin 1979.
Në 21 dhjetor të vitit 1978, pilotët e një avioni neozelandez, Xhon Randëll dhe Kith Hain vërejtën një fenomen shumë të çuditshëm sipër detit në lindje të ishullit meridional neozelandez. Të njëjtët objekte u kapën edhe nga radarët e Kullës së Kontrollit të Uellingtonit. Raportet mbërritën shumë shpejt në media.
Dhjetë ditë më vonë, në 31 dhjetor, televizioni australian dërgon në të njëjtën gjurmë ajrore një gazetar të tijin, bashkë me telekamerën për të raportuar në lidhje me objektin e paidentifikuar. Dhe në mënyrë të pabesueshme, kështu ndodhi.
Personeli i kontrollit vërejti sinjale të çuditshëm në radiot e tyre.
Ja çfarë kishte referuar gazetari i televizionit australian pak përpara se të hipte në avionin që një muaj më herët kishte vërejtur fenomenin e çuditshëm: "Jemi në sallën e radarëve të aeroportit. Eshtë ora dy pa një çerek dhe pas pothuajse njëzetë minutash do të fluturojmë me një avion me katër motorë dhe do të ndjeki edhe një herë rrugën që bëmë vetëm disa minuta më parë. Nga Kulla e Kontrollit e Uellingtonit thuhet se, ka ende gjurmë në hapësirën e Kajukrës. Shpresojmë që të realizojmë filmime më të mirë se sa ata paraardhës dhe mund të them që, kush do të jetojë do të shikojë".
Ky rast, ka në fakt një farë lidhjeje me historinë e ufologjisë. Kjo, për arsye se sasia dhe cilësia e informacioneve që janë siguruar është shumë e madhe dhe e jashtëzakonshme. Kemi një filmim të vërtetë si dhe rregjistrime që janë kryer nga ana e gazetarit në avion.
Por gjëja më e rëndësishme është se kemi rregjistrimet e kryera nga Kulla e Kontrollit e aeroportit të Uellingtonit. Një gjë e tillë na lejon që të rikonstruktojmë me precizion fazat e ndryshme të kësaj ngjarjeje.
"Aktualisht jemi duke fluturuar vetëm tre minuta larg nga aeroporti dhe nga krahu ynë i djathtë shohim dy drita shumë të fuqishme, njëra më intense dhe e shndritshme se sa tjetra, është si një yll shumë i shndritshëm, dhe m'u poshtë saj është një tjetër dritë, më pak e fortë. Pak përpara mesnatës, avioni nis uljen me pilotin e avionit të mallrave.
Fluturimi vazhdon në mënyrë të qetë. Pastaj, në orën dymbëdhjetë e pesë të natës, piloti dhe pjesëtarët e ekuipazhit vërejnë disa drita të çuditshme dhe shumë të fuqishme që i afrohen avionit të tyre nga krahu i djathtë i aeroplanit.
Operatori rrëmben kamerën për të rregjistruar skenën: "ato dy drita duket sikur janë duke udhëtuar bashkë me ne, janë ende në krahun tonë të djathtë me dritën më të shndritshme që është sipër asaj më të dobët. Eshtë jashtëzakonisht shumë e fuqishme, më shumë e fuqishme se çdo lloj ylli që shohim në qiell".
Edhe radari në tokë i kap objektet. Kulla e kontrollit e konfirmoi dhe e rregjistroi bashkëbisedimin. Ai që vijon është zbardhja e regjistrimit origjinal të një ngjarjeje pazakonshmërisht shumë mirë të dokumentuar. "Eshtë dalluar një gjurmë e madhe ora 11.00, 5 kilometra larg. Faleminderit, ende nuk kemi asnjë kontakt. Në të majtë ora 09.00, tre kilometra".
Kapiteni referon se objekti është fillimisht m'u përpara tyre dhe më pas spostohet me shpejtësi shumë të madhe në krahun e majtë të avionit.
Dhe piloti e kthen avionin në mënyrë të menjëhershme nga i njëjti krah, në përpjekje për të hyrë në kontakt me të. Në tokë, kulla e kontrollit e Uellingtonit ka komunikuar se është pikasur një tjetër objekt në krahun e majtë. Edhe ai është duke iu afruar avionit. "Drejtimi i orës 12.00, 5 kilometra larg.
Tani jam duke parë në krahun e djathtë të avionit, dhe kemi një objekt që është konfirmuar edhe nga radari i Uellingotnit, është duke na ndjekur prej pak momentesh dhe është diku rreth 6 kilometra larg. Lëviz me shpejtësi dhe herë pas here lëshon një dritë të gjelbër dhe të bardhë.
Iloti afrohet aq shumë sa për të kuptuar se, objekti është në fakt një spektër dritash blu shumë intensive që pulsojnë me shpejtësi shumë të madhe.
Dhe vëren për habinë e tij se, objekti është zmadhuar. Objekti qëndron në ekranin e radarëve për 36 sekonda, dhe më pas rikthehet në dimensionet e tij të mëparshëm. Ishte kjo dritë blu, që dukej se ishte duke fluturuar bashkë me avioni dhe ajo u kap nga ana e radarëve të bordit të avionit.
Gazetari i televizionit australian ka transmetuar në mënryë direkte regjistrimin 17 milimetërsh të kësaj shfaqjeje të objekteve të paidentifikuar. Regjistrimet integralë janë të pabesueshëm. Ekspertët besojnë se, këto pamje janë provat më ezauruese dhe të frikshme për ekzistencën e UFO-ve që janë rregjistruar ndonjëherë në film.
Ky është filmi i famshëm neozelandez i 31 dhjetorit të vitit 1978. Kameramani ishte vendosur ndërmjet komandantit dhe pilotit shoqërues. Sekuenca është disi e lëvizshme, pasi ajo është realizuar me kamera në shpatull, por ata kanë vërejtur dritën në të djathtën e tyre, e cila shfaqej dhe zhdukej.
Për të kuptuar atë që ka ndodhur, ekspertët e kanë ngadalësuar filmin, duke shkuar fotogramë pas fotograme. Objekti kalon nga një ngjyrë shumë e shndritshme në një ngjyrë portokalli të errët. Imazhi është shtrembëruar në momentin që kameramani është përpjekur ta vendosë dritën në qendër të objektivit.
Shfaqet e objekteve fluturues të paidentifikuar nuk kanë ardhur vetëm në atmosferën e tokës. Në fillimin e viteve gjashtëdhjetë, ndërmjet garës për pushtimin e hapësirës mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik, astronautë dhe kozmonautë u bënë dëshmitarë të objekteve të çuditshëm dhe të ngjarjeve të pashpjegueshme në hapësirë.
Në vitin 1958, atëherë kur lindi NASA, të gjithë prisnin që të hyhej në kontakt me forma jete jashtëtokësore.
4 dhjetor 1965. Kanë kaluar 4 orë dhe 24 minuta që nga nisja e misionit historik të katërmbëdhetë ditëve. Astronautët e Gemini 7, Frenk Borman dhe Xhejms Louell, të dy pilotë ushtarakë janë duke kryer misione dhe detyra rutinë. Kur në 22:34, ora universale, teksa kapsula e tyre ishte duke fluturuar mbi Hauai, vërejnë një objekt që duket se kalon sipër kapsulës. Objekti është i shndritshëm.
Bormani kontakton menjëherë bazën në kullën e kontrollit në Hjuston. Ajo që vjen më pas është zbardhja e regjistrimit origjinal: ka një prani të një objekti në drejtimin e orës 10.00 pak më lartë. Mund ta përsëritësh të lutem.
Thashë se ka një prani të një objekti në drejtimin e orës 10.00 pak më lartë. Regjistrimi ndërpritet në mënyrë të menjëhershme. NASA komunikon menjëherë se objekti është rrezja e vektorit Titan të Geminit. Por Louell përgjigjet se e sheh shumë mirë rrezen, por edhe shumë objekte të tjerë.
Ekspertët e kujtojnë mirë përsëritjen e atij regjistrimi nga NASA si dhe faktin që është përdorur fjala prani e çuditshme. Në raportin zyrtar të NASA mbi misionin Gemini 7, të publikuar në janar të vitit 1966, nuk ka asnjë gjurmë të bashkëbisedimit në lidhje me praninë e objektit. As Borman dhe as Louell, nuk kanë komunikuar asnjëherë me publikun në lidhje me këta komunikime.
Në deklaratat e saj publike, NASA mohon vetë ekzistencën e takimeve me UFO një qëndrim që e ka mbajtur që nga fillimet e fluturimeve hapësinore. Që nga vitet e parë të programit hapësinor ka patur raporte të ndryshëm në lidhje me shfaqje të objekteve të paidentifikuar nga ana e astronomëve dhe kozmonautëve.
13 shtator 1966. Astronautët Ricard Gordon dhe Carls Konrad vërejnë diçka të çuditshme gjatë rrotullimit të tyre të gjashtëmbëdhjetë përreth Tokës, 27 orë dhe 48 minuta pas ngritjes nga toka. Konrad vihet menjëherë në kontakt me bazën dhe transmeton se, sapo ka vënë re një objekt të paidentifikuar 8000 metra më poshtë.
Eshtë një objekt metalik dhe rrotullohet me një ritëm marramendës. Më pas, merr një aparat fotografik dhe shkrep tre fotografi. Objekti fillimisht afrohet dhe më pas zhduket.
Atëherë u deklarua se mund të ishte vetëm një rreze e lëshuar nga ndonjë satelit rus. Tek NASA ndoqën të njëjtën strategji, ndonëse objekti i pikasur nga Gemini është i vetmi që NASA e ka pranuar si të paidentifikuar.
Megjithatë, Gemini 11 nuk ishte i vetmi mision i NASA që kish ndeshur në UFO. Në të vërtetë, që nga fillimi i prigramit Apollo, shfaqje të tilla janë shumëfishuar. Në mënyrë të veçantë astronautët e Apollo u ndoqën nga disa UFO.
Mendohet që, Nil Armstrong vetë ka parë disa UFO, zyrtarisht nuk flitet, por kjo është e vërteta. Nga misioni i famshëm i Apollo 11 u mësua për objekte që kishin ndjekur kapsulën si dhe për objekte të vërejtur në hapësirën dhe në sipërfaqen hënore.
4 muaj më vonë, në 14 nëntor 1969, komandanti i Apollo 12, Fil Korrad i referoi NASA-s se, kishte parë disa objekte që nga dritarëzja e tij. Në vitin 1981, NASA inauguroi programin Space Shuttle, dhe bashkë me të erdhi dhe një valë e paprecedentë rrëfimesh për takime me UFO në hapësirë, si dhe një seri e gjatë dhe e pabesueshme dokumentash audio dhe video.
Në 13 mnars të vitit 1989, astronauti Xhon Blar vuri re diçka të pazakontë. Një prej astronautëve në bordin e Space Shuttle, gjatë atij misioni tha në mënyrë të qartë: jemi ende në kërkim të alienëve. Gjatë këtij misioni, një amator rregjistroi me radion e tij po amatore bisedën që kryhej me qendrën: "Houston. Këtu Discovery, kemi ende nën vëzhgim atë objektin alien". Deri sot, NASA as e ka konfirmuar dhe as e ka hedhur poshtë vlefshmërinë e këtij transmetimi.
Space Shuttle, ka dy kanale radio. Njëri prej tyre është publik dhe mund ta dëgjojmë të gjithë. I dyti, është një kanal sekret dhe i koduar i Ministrisë së Mbrojtjes, dhe pikërisht aty ndodhin pjesa më e madhe e bashkëbisedimeve.
Një prej provave më shokuese të pikasjes së UFO-ve në hapësirë u sigurua në 6 gusht të vitit 2005, nga fluturimi STS 114 i Space Shuttle. Anija kozmike ishte duke ardhur përreth Tokës me një shpejtësi 29 mijë kilometra në orë.
Objekti duhej që të udhëtonte me një shpejtësi më të madhe për ta arritur për të fluturuar në të njëjtën shpejtësi me të dhe më pas për të fluturuar në drejtim të kundërt.
Objekti u afrua me shpejtësi, ndryshoi me shpejtësi të madhe shpejtësinë dhe drejtimin dhe më pas u largua sërish nga fushëpamja. Trajektorja dhe shpejtësia e tij sfidojnë të gjithë ligjet e fizikës, duke lënë si gjithmonë një mal me pyetje për studiuesit.
Që nga fillimi i fluturimeve të njeriut, ka patur një mal me raporte të pilotëve ekspertë mbi fenomene të pashpjegueshëm dhe takime me UFO.
Ndërkohë, që pilotët tanë fluturojnë në atmosferën tokësore, dhe drejt hapësirës së pafundme, shumëkush ngre pyetjen: qielli është i okupuar vetëm nga mjete fluturues tokësorë?

Jon- 1159
Re: Pilotët dhe Ufo-të
Avion i amerikan i goditur nga UFO...
Nje aeroplan C-17 i Shteteve te Bashkuara me 176 pasagjer ne bord,eshte goditur nga nje UFO.Te kater motoret e tij pothuaj ndaluan pikerisht ne momentin e uljes ne toke ne aeroportin Mukhtar Ahmed Butto.
Nje zedhenes i autoriteteve te Aviacionit ne Pakistan,ka deklaruar per Agjensine AFP,se piloti amerikan ka kryer nje ulje emergjence ne Aeroportin nderkombtare te Pakistanitm,duke mos rrezikuar asnje jete nga pasagjertet e tij.
Raportet nga media te ndryshme kane deklaruar se avioni transportonte banore nga zona e permbytyra,per ne zonen verioreperendimore te Skardus.
Te gjithe te pranishmit ne avion,si pasagjeret dhe ekuipazhi,kane shpetuar per mrekulli dhe askush nuk ka raportuar ndonje traume..
Shtetet e Bashkuara kane derguar ne Pakistan avione te ndryshem ushtarake me misione ndihme dhe shpetimi per banoret e goditur nga permbytjet ne ate vend.Rasti i incidentit te me siperme me Ufo..eshte i pari rast ne Pakistan qe ka ndodhur.
Estilen- 713
Re: Pilotët dhe Ufo-të
Rriten rastet e kontakteve me UFO-t ne bazat ushtarake berthamore
Jashtëtokësorët kanë çaktivizuar raketat bërthamore të Britanisë së Madhe dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pretendojnë disa pilotë amerikanë, raportoi para disa kohesh gazeta britanike, “Daily Telelgraph”...
Sipas këtyre pilotëve, “mysafirët e panjohur” kanë aterruar në bazat raketore bërthamore të Mbretërisë së Bashkuar dhe të SHBA-së, duke pamundësuar aktivizimin e arsenalit bërthamor.
Pilotët kanë thënë po ashtu se kjo “vaki” ka ndodhur vazhdimisht që nga viti 1948, por ishin ushtarakët e lartë të të dyja shteteve që nuk kishin lejuar publikimin e këtyre informatave.
Pretendimet e gjashtë pilotëve amerikanë dhe të një anëtari të ushtrisë të cilët kishin njohuri për të dhënat e përmbledhura në një dokument prej 120 faqesh, ka shkruar “Daily Telelgraph”, duke u bazuar në informatat e pilotëve amerikanë. Ata kanë njoftuar se të dyja shtetet ishin të vendosura që t’i mbanin sekrete informacionet.
Pilotët ngulmojnë se jashtëtokësorët kanë ateruar në Tokë edhe para shtatë vjetësh. Burrat kanë thënë se po këmbëngulin që qeveritë e Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës ta pranojnë “faktin” e tyre. Do të zhvillojnë një taki,ku do të diskutohen “dëshmitë” e tyre.
Njëri prej tyre, kapiteni Robert Salas, ka thënë se “Forca Ajrore amerikane po gënjen për implikimet në sigurinë kombëtare për objektet e paidentifikuara në bazat ushtarake bërthamore, dhe ne kemi dëshmi për këtë”.
Ai ka thënë se ishte dëshmitar i aterrimit i çaktivizimit të raketave bërthamore më 16 mars të vitit 1967 në bazën e Malmstromit.
“Isha në detyrë kur një objekt erdhi qëndroi pezull në zonë”, ka treguar Salas. “Raketat u çaktivizuan dhe kjo ndodhi pas një jave edhe në një tjetër bazë”.
Të tjerë kanë thënë se kanë dëshmi se një gjë e tillë ka ndodhur edhe me bazat ushtarake bërthamore në Britani të Madhe. Koloneli Charles Halt ka thënë se kishte parë nj UFO në ish-bazën ushtarake afër Ipswichit para tridhjetë vjetësh. Ai ka thënë se kishte parë një sinjal që ishte në bazë, derisa radiolidhjet kishin njoftuar se jashtëtokësorët aterruan në bazë
Estilen- 713
Re: Pilotët dhe Ufo-të
Pas 40 vjetesh, piloti flet per takimin me UFO
Mbas pothuajse kater dhjetevjecaresh qe qendronte i heshtur ne lidhje me kete takim te afert me nje UFO mbi Pensacola, nje pilot i dale ne pension i Forcave te Marines eshte duke treguar historine e tij ne nje liber.
Ne naten e 6 Shkurtit 1975, piloti qe atehere ishte Kapiten i Marine Reserve Squadron, ishte duke pilotuar nje T-39D Sabreliner me nje ekuipazh me 5 persona ne bord.
Fluturimi prej dy oresh i cili filloi ne perendim te diellit filloi dhe me pas u ul ne Pensacola Naval Air Station. Nderkohe qe me pas Sabreliner ishte duke u kthyer nga misioni i trajnimit, Jividen tha se ai dalloi nje drite rrethore te kuqe qe po i afrohej avionit.
Ai u lidh me Pensacola Approach Control per te pyetur mbi trafikun ajror e per te kuptuar se cfare ishte, por ata i thane qe ne radar nuk shfaqej asgje tjeter pervec Sabreliner. Jividen tha qe ai dhe pese te tjeret pane qe ne disatance nje objekt rrethor te ngurte ne qiell ne pozicionin perafersisht ora 1. Ai tha gjithashtu qe UFO nuk sillej si ndonje avion tjeter i zakonshem civil apo ushtarak.
"Ne radio, cdo here qe djali shtypte butonin e mikrofonit, ne sfond do te degjoheshin zera qe ishin duke folur per te," - tha Jividen. "Ata ishin te shqetesuar por edhe shume te entuziazmuar qe ata nuk mundeshin ta shihnin ate objekt fluturues ne radar, dhe ata deshironin te dinin ne detaje se cfare ne shihnim."
I intriguar nga kjo gje, Jividen vendosi qe te shkonte ne drejtim te UFO-s per te pare se cfare do te bente.
"Papritur drita e kuqe kerceu ne te majte,qe do te ishte pozicioni ora 11." - tha ai.
Mbasi u sigurua qe drita e kuqe nuk ishte nje far, Jividen vendosi te zbulonte nese UFO ishte solid.
Duke fluturuar nen te, ai tha qe UFO ishte i rrethuar me yje, ndersa duke fluturuar mbi te, UFO ishte si nje mantel mbi Gjirin e Meksikes.
"Mbas rreth 5 minutash, ai shpejtoi ne drejtim te perendimit ne horizont," - tha Jividen.
Mbas ujles ne toke, Jividen arkivoi nje raport mbi incidentin e ndodhur. "Dhe ne nuk morem asnje feedback tjeter mbi ngjarjen"- tha ai.
Por pasi lexoi edicionin e pare te “UFO-s: Myths, Conspiracies and Realities,” te John Alexander, Jividen u ndje i terhequr per te ndare historine e tij me autorin, i cili eshte i njohur per kerkimet e UFO-ve duke perfshire edhe deshmitare te besueshem qeveritare dhe ushtarake.
"Une mendova qe ai ishte i vetmi individ qe do te ishte i besueshem per te treguar historine." - tha Jividen.
Jividen ka jetuar ne zonen e Pensacola nga vitet 1969 dhe deri ne 1976 nderkohe qe ai ishte nje instruktor fluturimi i Trupave te Marines ne Pensacola Naval Air Station.
Ai ishte nje pilot i Trupave te Marines per 9 vjet.
Gjate luftes Vietnameze atij i eshte dhene nje mirenjohje per "heroizem dhe arritje te jashtezakonshme" pasi ai kishte pilotuar nje helikopter per te marre nje ekip te Marines qe ishte nen zjarr te rende.
Ai thote qe i ka humbur kontaktet me te gjithe pjesetaret e fluturimit te vitit 1975, por ai po shpreson qe te mund te lidhet me disa prej tyre te cilet mund te duan te ndajne informacionin qe kane.
Jividen, 67 vjec, i dale ne pension ne vitin 2002 si nje pilot i United Airlines jeton ne Henderson, Nevada.
Dhe mbas gjithe ketyre viteve, a beson ai ende qe ka pare nje UFO te pilotuar nga jashtetokesore?
"Ka mundesi te kene qene vizitore nga diku larg qe eshte duke na vezhguar," - tha ai.
"Mund te jete dicka inter dimensionale, nga nje univers alternativ, nje fenomen atmosferik... ka disa mundesi".

Luli- "Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"
861
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi