Konspiracion mbi ufot nga Cia
Faqja 1 e 1
Konspiracion mbi ufot nga Cia
Konspiracion mbi UFO-t, nga CIA
A ekziston një konspiracion botëror i prirur për të fshehur fenomenin e UFO-ve? A është e vërtetë se qeveria amerikane e njeh të vërtetën lidhur me alienët dhe bile u studion shkencën nëpërmjet një operacioni "inxhinierie së prapthi", por tenton të prishë provat e kalimit të vizitorëve mbi Tokë për të mos humbur autoritet?
Përgjigjja është pohuese dhe na shtohet nga rindërtimi i hollësishëm dhe i saktë ihistorisë “sekrete” të ufologjisë, i bërë për herë të parë nga Alfredo Lissoni dhe i karakterizuar nga dokumente dhe prova të okultuara nga grupe misterioze pushteti me emra tejet magjepsës: Majestic 12, Men in Black, Revealers.
Pas një kërkimi të filluar më 1993 dhe të zgjatur për 9 vjet të mira, autori vë së bashku copërat e një mozaiku gjigant që ka parë ndërtimin në vitin 1947 dhe pas rënies së një UFO-je në Roswell të New Mexico-s e komisioneve të para studimore amerikane,si publike, ashtu dhe sekrete. Nëpërmjet një serie studimore"Projects", qeveria amerikane tentoi që të fusë në dorë teknologjinë ejashtëtokësorëve dhe ia arriti.
Në këtë libër, Alfredo Lissoni eksploron për ne sekretet e misteriozes Area 51, shtetit të 51-të të
Shteteve të Bashkuara, strumbullarit të të gjitha mistereve të teknologjisë aliene; rindërton operacionet debunking (diskredituese) dhe cover up (fshehjeje) të presidentëve amerikanë nga Trumani tek Bushi Junior (I riu); zbulon prapaskenat e incidentit ajror në Walesville, që e bëri qeverinë hije amerikane të armatosej kundër alienëve dhe të nënshkruante në vitin 1955 një pakt shumë të fshehtë bashkëpunimi antialien me “armikun”, Bashkimin Sovjetik.
Akoma do të shqyrtohen, më së fundi do të shpjegohen dhe do të futen në një kontekst logjik disa prej mistereve më shqetësues ufologjikë të dekadave të fundit: gjymtimet e kafshëve, vdekjet misterioze të
shkencëtarëve, "zbulimet" e pilotuara të inteligjencës, letërkëmbimet sekrete të siguruara nëpërmjet Aktit mbi Lirinë e Informimit (X-files e vërtetë), rrëzimet e UFO-ve, disqet fluturues tokësorë, Rendi i Ri
Botëror, taktika në formë pike (që alienët të mos shfaqen publikisht).
E gjitha kjo duke ndjekur fillin e manipulimeve dhe të konspiracioneve të urdhëruara nga grupe pushteti në hije: Trilateral, Bildeberg, CFR,MJ-12, CIA, UFO Study Group. Një libër alarmues, që falë malit të dokumenteve të pakundërshtueshme, më së fundi hedh një dritë të re mbi konspiracionin botëror të CIA-s lidhur me disqet fluturuese. Ky libër u kushtohet të gjithë kërkuesve në fushën e ufologjisë dhe të mbrojtjes hapësinore, të cilët kanë ndërruar jetë në rrethana misterioze.
Kapitulli I, Vijnë Njerëzit me të Zeza
Gjithçka filloi natën e 23 qershorit 1947, kur një avion C-46 i marinës rrëzohejnë Mount Ranier në shtetin Uashington. Mëngjesin e së nesërmes qendrat ushtarake bregdetare të Uashington-it filluan t’u lëshojnë apele me radio të gjithë avionëve në fluturim, duke ofruar një shpërblim për gjetjen.
Apeli merrej rreth orës 15 edhe nga Kenneth Arnold, një biznesmen nga Boise i shtetit Ohio, i nisur pak kohë më parë nga aeroporti Chealis dhe i drejtuar për Seattle për çështje biznesi. Sapo ka dëgjuar njoftimin radiofonik, Arnold u drejtua me një frymë drejt vendit të supozuar të katastrofës, duke fluturuar në 3000 lartësi dhe në rreth 30 kilometra larg nga Zinxhiri i Yakima Falls.
Piloti po synonte drejt kraterit të shuar të Mount Ranger, kur papritmas vëmendja e tij u tërhoq nga një vezullim; kur ka kthyer kokën, është ndeshur në “9 objekte argjendi në formë pjate dhe të mëdha sa një avion C-54". Disqet dukeshin se fluturonin në formacion në formë pyke.
Njëri nga këta kishte dy krahë të mëdhenj formë bisht dallëndysheje dhe një si dritare qendrore gjigante. Kur disqet u larguan në horizont, Arnold u llogariti shpejtësinë: 1900 kilometra në orë! Një shpejtësi që asnjë avion në atë kohë nuk ishte në gjendje ta përballonte!
Kur piloti kërkoi t’i ndiqte, disqet u vunë në njëshkolonë vertikalisht dhe u zhdukën me shumë shpejtësi drejt kufirit kanadez. Arnold ia tregoi aventurën e tij shtypit dhe një kronist me fantazi formuloi termin
"flying saucers, disqe fluturues". Lindi kështu epoka e disqeve luturuese.
Shpejt të gjitha gazetat nuk do të flisnin për gjë tjetër. "Corriere della Sera" e 8 korrikut botonte në faqe të parë:-"Fenomeni ka arritur kulmin më 4 korrik kur një sasi e konsiderueshme personash që festonin festën kombëtare është ndeshur në disqe fluturuese.
Piloti Vernon Baird ka deklaruar se ka rrëzuar një disk fluturues pranë parkut kombëtar të Yellowstone". Në të vërtetë historia ishte paksa ndryshe: Më 7 korrik 1947 togeri Vernon Baird po pilotonte një dymotorësh P-38 në fluturim në 10000 metra sipër parkut të Yelloestone, duke proceduar me rilevime fotografike, kur papritmas shtë ndjekur nga një UFO "në formë yo–yo-je". Deklaroi: "Procedonte me
shpejtësi të jashtëzakonshme, duke e rritur me shpejtësi.
Kishim urdhër që t’i rrëzonim me çdo kusht, por u kujtova pas kësaj se pavarësisht se po fluturoja me 360 milje në orë, mjeti i çuditshëm më parakaloi me shpejtësi. Po tentoja ta ndiqja, por atëherë kuptova se po arrinin të paktën një duzinë yo–yo-sh në formacion të çrregullt, tamam sikur gjuajtësit rreshtohen për sulm".
Ndërsa Baird, i terrorizuar, tashmë imagjinonte një sulm drejt Tokës, yo–yo-ja e parë ndahej më dysh, duke u rrëzuar përdhe (për këtë arsye gazetat do të shkruanin, në mënyrë të gabuar, se piloti kishte “rrëzuar një UFO").
Por me gjithë kërkimet e Pentagonit dhe të bazës Bozeman, nuk u gjet asgjë, të nesërmen gjithmonë "Corriere" raportonte për një disk fluturues tërrëzuar në New Mexico; më 11 korrik i takonte Italisë: "Pjata fluturuese" vërtiteshin rreth kullës “Garisenda” në Bologna.
Por përgënjeshtrimet e para nuk do të vononin. Më 5 korrik "Corriere d'informazione", në referimin e një vale shikimesh në Kanada, jepte shpjegimin e parë “tekniko-racional”, një eksperiment sekret amerikan
në New Mexico, "Në White Sands, gjatë një eksperimenti gjuajtjeje mbi V-2 e 25-të gjerman, 8 persona kanë mbetur të vdekur për shkak të shpërthimit të një serbatori...". Por miti i UFO-ve, siç do të quheshin
më tej, ishte larg nga të vdekurit.
Disa ditë pas shikimit, Arnold mori një telefonatë nga Ray Palmer, botues i revistës ezoterike "Fate". Ky i fundit, duke folur në mënyrë eksplicite për jashtëtokësorë, tha se kish mësuar për shikime të tjera dhe për një rast me rikuperim fragmente alienësh; pasi Arnold për momentin konsiderohej nga shtypi eksperti i vetëm i fushës, Palmer e ftonte, me pagesë, të intervistonte dëshmitarët e tij, për të rakorduar më pas me gazetën.
Piloti pranoi dhe zbuloi se X-files i ri ishte zhvilluar në orën 14 në 21 qershorit, tri ditë përpara shikimit të tij. Të përfshirë, katër roje bregdetare të ishullit Maury (Tacoma, në kufi me kufirin kanadez): Harold Dahl, djali i tij dhe dy njerëz të ekuipazhit. Dahl, i cili po këqyrte Puget Sound në varkë, kish parë të zbrisnin nga “një mjegull e madhe" 5 trupa rrethorë, të mëdhenj 30 metra, në formacion.
Dukeshin të impenjuar në një manovër ndihme: rrethonin një objekt të gjashtë, i bllokuar në 500 metra
lartësi mbi vertikalen e bregut. Ky i fundit qëlloi një breshëri fragmentesh në ujë, pjesë të të clave ranë mbi motobarkën e Dahl-it, duke e dëmtuar atë.
Një copë goditi në krah djalin e Haroldit, ndërsa një copë tjetër, metalike, vrau qenin. Më pas, sikur të ishte lehtësuar, disku rifitoi lartësi dhe, duke u rreshtuar në formacion, u largua drejt detit të hapur me të gjithë grupin.
Të nesërmen Dahl kishte takuar një koleg dhe mik të tijin, Fred Crisman, dhe i kishte treguar gjithçka. Fillimisht skeptik, Crisman kishte vendosur që ta rrihte bregun me shpresën që të rikuperonte ndonjë prej fragmenteve misterioze dhe të nesërmen ia kishte arritur; i përkulur për të mbledhur një fragment metalik, kishte gjetur mbi kokë një disk fluturues të ngjashëm me ata të shkruar nga Dahl! UFO-ja kishte dalë nga një re e madhe dhe kishte kryer një rreth të madh sipër gjiritpërpara se të largohej.
Ndërsa Crisman, i shtangur, qëndronte për të fiksuar lëvizjet e këtij objekti të çuditshëm, Dahl merrte
telefonatën e një të panjohuri që e ftonte për drekë. Njeriu pranoi,duke menduar për ndonjë klient të mundshëm. Në fakt, roja bregdetare gjatë kohës së lirë zhvishte materiale recupero dhe shpesh i ndodhte qëtë vihej në kontakt me të panjohur. Në mesditë Dahl takoi bashkëbiseduesin misterioz.
Ishte një burrë elegant, i veshurkrejtësisht me të zeza. Sapo të dy u ulën në tavolinë, njeriu me të
zeza filloi të përshkruante në mënyrë të detajuar gjithçka që i kish ndodhur Dahl-it një ditë më parë, në afërsi të ishullit Maury; pastaj, në vend që të bënte siguruesin, kish shpërthyer: "Kjo provon se di
shumë lidhur me përvojën tënde. Lejomëni që t’ju jap një këshillë, zoti Dahl. Për sigurinë tuaj dhe atë të familjes tuaj, harroni gjithçka keni parë. Mos flisni me asnjeri...".
Pavarësisht kërcënimit të "man in black", (me këtë term, në të ardhmen do të etiketohen të gjithë
individët misteriozë, ndoshta agjentë qeveritarë, që kërcënonin ufologë dhe dëshmitarë), Dahl iu rrëfye Arnold-it. Piloti paralajmëroiAeronautikën.
Menjëherë U.S. Air Force dërgonte kapitenin Davidson dhe togerin Brown të bazës Hamilton në shtetin California, për të marrë në pyetje Dahl-in e Crisman-in. I zhvilluar në praninë e Arnoldit, takimi nuk qe aspak i kënaqshëm. Crisman e Dahl tregoheshin nervozë, të frikësuar dhe ngurrues.
Ngatërroheshin në tregimin e ndodhive të tyre, duke deklaruar se i kishin humbur fotografitë e bëra UFO-ve. Kjo i bindi dy ushtarakët se rojet bregdetare kishin gënjyer prej mitomanisë.
Megjithatë, në çdo rast, Davidson e Brown i morën me vete fragmentet e mbledhura nga Crisman që t’i
analizonin në shërbimet sekrete të Aeronautikës. Pak orë më pas të dy oficerët, me fragmentet e çmuara, ngjiteshin në bordin e avionit të tyre 8-25, të drejtuar për në Hamilton, ku dhe nuk do të arrinin kurrë.
Avioni i tyre shpërtheu në mënyrë misterioze në fluturim, në lartësitë e Kelsos. Të nesërmen, duke nuhatur një konspiracion, gazetarët kërkuan Dahl-in e Crisman-in, por këta qenë bërë të pagjetshëm (në vitin 1994 Crisman ka dalë sërish në skenë, duke i dhënë një intervistë revistës kaliforniane "UFO", duke konfirmuar historinë etij).
Disa ditë pas këtyre ndodhive tragjike, Palmer po përgatitej të botonte me tituj të mëdhenj historinë e Dahl tek "Fate",kur mori telefonatën e një njeriu misterioz të veshur me të zeza; në mënyrë të prerë, ky i ofroi një propozim të çuditshëm: të gjitha koordinatat e avionit të rrëzuar më 23 qershor në këmbim të heshtjes lidhur me çështjen Dahl.
Njeriu e njihte me përpikmëri pikën ku ndodhej avioni i rënë, në rrëzën e South Tacoma Glacier, shumë më në jug nga ku të gjithë pilotët, përfshi Arnold, e kishin kërkuar. Në këtë mënyrë, Palmer do të mund të fuste në xhep shpërblimin për gjetjen, ama në këmbim do të duhej të censuronte intervistën e Arnold me Crisman dhe Dahl.
Palmer e refuzoi ofertën (për të qenë të saktë,informacionet e man in black rezultuan të sakta: avioni u gjet pikërisht në pikën e treguar. Këto detaje më janë treguar nga regjisori Mario Gariazzo, ufolog i grupit serioz dhe shumë të famshëm amerikan NICAP. Një ndodhi e tillë, për aq sa dimë, nuk shfaqet në librat më të dokumentuara të ufologjisë.
Kapitulli III, Trilateral Commision kontrollon planetin
Kissinger ishte njeriu kryesor i Trilateral Commision. Kundër këtij institucioni ekonomiko-politik shumë të fuqishëm ka shpërthyer në vitin 1993 ufologu Jimmy Guieu, një pionier i investigimeve të botës së pazakonshmes.
Në një seri home video të njohur si “The Doors of the Future", francezi akuzonte organizatën e fuqishme se vepronte në mënyrë okulte me Majestic 12 në dëm të njerëzimit.
Sipas së bashku me Trilateral Commision apo thjesht Trilateral do të vepronte "Council on Foreign
Relations", në të cilin një majestic bënte efektivisht pjesë,domethënë Berkner dhe një klan politikanësh dhe mësuesish universitarë evropianë, ajka e shoqërisë, zakonisht të mbledhur “për të komplotuar"
pranë hotelit “Bildeberg” në Oosterbeck dhe nga i cili ata do të merrnin emrin.
Sipas thënies së Guieu, Bildeberg, Council e Trilateral nuk ishin gjë tjetër vetëm organizata fasadë të përdorura nga Majestic 12 për punët më të ndyra, si puna e trafikut të drogës, që shërben për të financuar në mënyrë të paligjshme Majestic.
Për Guieu, qëllim i final i gjithë kësaj do të ishte arritja e “sinarkisë", një qeveri botërore e ndarë njëlloj midis fuqive industriale të Evropës, Amerikës dhe Azisë (Japoni).
"Ekziston një oktapod i keq që e merr emrin nga hoteli “Bildeberg”, i cili ka asamblenë kushtetuese të tij qysh nga viti 1954!", - ka denoncuar Guieu: "Janë një shoqëri shumë sekrete amerikane, e përbërë nga shkencëtarë të Project Manhattan (ai i bombës atomike, që përfshi edhe Condon, shënimi im.), një melting pot që duhej të favorizonte ngritjen e Majestic 12.
Është e njohur se George Bush Sr., përpara se të zgjidhej President i Shteteve të Bashkuara, ka qenë themelues i Trilateral Commision, se drejtonte CIA-n dhe drejtonte Zapata Petroleum Co., dhe David
Rockefeller financoi fushatën elektorale të Dwight Eisenhower dhe, me këtë, përpunoi strukturat sekrete të Majestic 12".
Fatkeqësisht, ka të vërtetë në këtë pohime, por të përziera nga Guieu me dokrrat e zbuluesve; filli konspirativ dhe paranojak që ka rezultuar dhe që qyshnë vitet tetëdhjetë ishte vënë në lojë në një libër gjysmë humoristik të Neal Wilgus të titulluar "The Illuminoids", mbi "shoqëri sekrete dhe paranojë politike", është marrë në mijëvjeçarin e tretë nga amerikani David Icke, që imagjinon se prapa krahëve të qeverisë hije ka një racë dinake reptiloidësh alienë që kontrollojnë gjithçka; kjo përzierje idiotësish dhe gjysmë të vërtetash sigurisht që nuk ka kontribuar ndaj kërkimit. Përkundrazi, ka siguruar efektin e kundërt, diskreditimin e pak të dhënave koherente.
Sigurisht që Trilateral Commision është real. Është një organizatë ndërkombëtare e themeluar në vitin
1973 me iniciativën e David Rockefeller, president i Chase Manhattan Bank, dhe i drejtuar deri në korrik të 1976 nga Zbigniev Brzezinski.
I frymëzuar ka mundësi nga mendimi politik i Kissinger, Trilateral Commision lufton për një bashkëpunim më të ngushtë midis vendeve të industrializuara, Amerikë, Evropë Perëndimore, Japoni, të goditur në
masë të ndryshme nga sfidat e vendeve socialiste e të Botës së Tretë dhe nga krizat politike të brendshme e të jashtme.
Në vitet nëntëdhjetë bënin pjesë 60 liderë politikë e sindikalistë, studiues (60 amerikanë, 60 japonezë, 85 evropianë) dhe sipërmarrës. Përveç Brzezinskit, më pas i hyrë në administratën Karter si Këshilltar i
Sigurisë Kombëtare, aderuan vetë Karter, W.F. Mondale, Cyrus Vance të Departamentit të Shtetit, W.M. Blumenthal të Thesarit, Harold Broun të Pentagonit (ky i fundit, për saktësi, ka marrë pjesë më 5 prill të
vitit 1966 në një debat lidhur me UFO-t të organizuar nga Komiteti i Shërbimeve të Armatosura në Dhomën e Përfaqësuesve me cilësinë e Sekretarit të Air Force. Me të qenë Hynek e Quintanilla të Blue Book dhe i nderuari L. Mendel Rivers).
Për sa i përket akuzës së disa politologëve, sipas të cilës Trilateral do të ishte "një organizëm
vendimmarrës me pretendimin për të drejtuar botën kapitaliste në vend të qeverive legjitime", rrëfejmë se u besojmë. Në vitin 1991 bankieri amerikan David Rockefeller, duke besuar se fliste me veshë të besuar,
pranonte ekzistencën e "një konspiracioni që ekziston prej dyzet vjetësh; ai ka për qëllim të vendosë fshehurazi një qeveri botërore, të bazuar mbi sovranitetin kombëtar të bankierëve. Armiku ynë është
vetëvendosja kombëtare e popujve..."
Por se prapa gjithë kësaj janë alienët, kjo është e gjitha për t’u demonstruar.
Enti tjetër i vënë në shënjestër vazhdimisht nga "zbuluesit" është CFR-ja. Këshilli i Marrëdhënieve me Jashtë (Council on Foreign Relactions) është truri dhe motori i politikës ndërkombëtare amerikane. Të qenit
pjesë e tij, përveçse është shenjë prestigji të madh, është sinonim pushteti të madh.
Kështu që nuk mrekullon fakti që të gjesh brenda tij qoftë një anëtar të Majestic 12, Lloyd Berkner, qoftë dy anëtarë të 54/12, Kissinger dhe Brzezinski. CFR-ja nuk merret me ufologji, por me politikë, bile me politikë të nivelit të lartë, dhe kjo shpjegon se pse në të kaluarën disa majestic kanë tentuar gjithçka,
boll që t’i infiltrojnë.
Kancelari gjerman Schmidt e ka përshkruar kështu CFR-në tek “Njerëz në pushtet”: "Anëtarët e kësaj
qendre formimi qenë avokatë, bankierë, disa industrialistë dhe docentë universitarë. Council botonte dhe boton akoma edhe tani periodikun e shkëlqyer “Foreign Affairs”, fillimisht nën drejtimin e Hamilton Fisch
Armstrong dhe më pas të William Bundy.
Ky punonte të mirëpriste në debatet e tij të reja të përzgjedhur me kujdes, duke u përgatitur më parë detyra me rëndësi të vogël. Gjatë karrierës së tyre ata përfundonin nganjëherë të mbulonin detyra me përgjegjësi nëDepartamentin e Shtetit, në Pentagon, në Shtëpinë e Bardhë apo në pika të tjera kyçe të politikës ndërkombëtare, nga politika tregtare tek politika e çarmatimit.
Në periudhën e pasluftës, John McCloy qe për shumë vite me radhë President i Council-it. Më vonë morën
pozicione me rëndësi në brendësi të tij David Rockefeller e Cyrus Vance. Natyrisht që në të bënin pjesë disa personazhe të spikatur të Harvardit, të MIT të Cambridge dhe të Princeton University.
Nga periudha e viteve gjashtëdhjetë kujtoj me kënaqësi Henry Kissinger, Zbigniew Brzezinsk dhe Nelson Rockefeller, me cilësinë e Guvernatorit të shtetit New York".
Vetë ai CFR që kishte rritur shumë anëtarë të ardhshëm të Trilateral Commision (Brzezinski, Vance, David
Rockefeller) do të arrinte pashmangshmërisht të përplasej me vetveten, siç e pranon vetë Schmidt më poshtë në librin e tij: "Ndërsa Carter pësoi influencën e konceptimit trekëndor SHBA – Evropë – Japoni, e
përhapur nga i ashtuquajturi Trilateral Commission nën David Rockefeller, nga fundi i viteve shtatëdhjetë u krijuan slogane dhe korente të reja mendimi...".
Për Zbigniew Kazimierz Brzezinski (23 mars 1928), sociolog polak i Harvard, asistent i Presidentit
McGeorge Bundy, dimë se qe konsulent i Departamentit të Shtetit dhe i RAND Corporation, një shoqatë që realizoi për qeverinë si një studim mbi banueshmërinë e planetit, ashtu dhe një raport lidhur me disqet
fluturuese i titulluar në mënyrë domethënëse "UFO: What to do?", akoma i klasifikuar dhe "jo i
disponueshëm për shpërndarje të jashtme".
Lidhur me polakun, francezi Jimmy Guieu në një libërth të titulluar "Ceux qui tirent les fichelles de l'economie et de la politique mondiales" (Ata që lëvizin fijet e ekonomisë dhe të politikës botërore), i bën një referim takimit të Parisit (Trialogo 41) të vitit 1989, në të cilin merrnin pjesë Hubert Curien (ministri francez i akuzuar se ka bojkotuar kërkimin lidhur me UFO-t), Jacques Delors, Jacques Chirac e Zbigniew Brzezinski, së bashku me disa politikanë që mblidheshin në hotel “Bildeberg” në Maastricht dhe që, sipas Guieu dhe të tjerëve, do të ishin të gjithë pjesë e qeverisë hije...
Lista e personave që studionin ufot dhe u gjetën të vdekur në mënyra misterioze.
Libri u kushtohet:
Zigmund Adamski, vdekur në rrethana të paqarta
Gjen. Ailleret, incident ajror
Dr. Vladimir Alexandrov, i zhdukur
Dr. Alistair Beckham, i djegur nga rrufeja
Prof. Keith Bonden, incident rrugor
Ten. Brown, incident ajror
Arthur Bryant, sëmundje
Dr. Robert Charroux, sëmundje
Richard Church, i vdekur në rrethana misterioze
Dr. Vimal Dajibhai, i rënë nga një shkëmb
Kap. Davidson, incident ajror
Antonio De Falco, i helmuar
Frank Edwards, incident rrugor
Dr. John Ferry, i goditur nga rrufeja
Prof. Colin Fisher, i vrarë
Dr. Olavo Fontes, sëmundje
Gjen. James Forrestal, i vetëvrarë
Rosa Gigante, i helmuar
Waveney Girvan, i vdekur në rrethana misterioze
Dr. Antonhy Godley, i zhdukur
Dr. Roge Hill, i vrarë nga një e shtënë
Inxh. Frank Jennings, infarkt kardiak
Prof. Morris Jessup, i vetëvrarë me gaz
Dr. Trevor Knight, helmim nga shkarkim gazi
Inxh. Willy Ley, i vdekur në rrethana misterioze
Prof. James MacDonald, i vetëvrarë me revole
Charles Maney, i vdekur në rrethana misterioze
Tog. Robert McGouan, i vetëvraur
Jean Miguéres, i vrarë
Dr. Victor Moore, mbidozë qetësuesish
Dr. Peter Peapell, i mbytur
Dr. Richard Pugh, i vdekur në rrethana të paqarta
Kap. Edward Ruppelt, sëmundje
Dr. Scott Rogo, i therur me thikë
Dr. David Sands, i vetëvrarë
Dr. Frank Scully, i vdekur në rrethana misterioze
Dr. Ashad Sharif, i mbytur me litar
Prof. Avtar Singh Gida, i zhdukur
Inxh. Edwin Skeels, i mbytur
Inxh. Wilber Smith, i vdekur në rrethana misterioze
Marc Thirouin, i vdekur në rrethana të paq
Estilen- 713
Re: Konspiracion mbi ufot nga Cia
Konspiracioni mbi UFO-t ka vazhduar dhe vazhdon
Disa deklarata te personaliteteve te kohes,qe bejne me dije per friken dhe mundesine e invadimit te planetit tone nga jashtetokesoret.
Duke qene se e quajta me interes ne vazhdim te materialit te mesiperm, po i referohem disa deklaratave te bera nga individe te ndryshem qe lidhen me fenomenin UFO.
“ Ne obsesionin tone me antagonizmat e momentin ne shpesh harrojme sa afer jemi si qenie njerezore ne kete planet. Mbase na duhet ndonje rrezik universal nga jashte ten a beje te kuptojme kete gje. Ne disa raste mendoj se sa shpejte dallimet midis njeri tjetrit do zhdukeshin nese do na kanosej ndonje rrezik alien jashte kesaj bote. Dhe perseri ju pyes ju, A NUK KA NJE FORCE ALIENE TE PRANISHME KETU MIDIS NESH?”
Pjese nga fjalimi i presidentit Ronald Reagan ne 21 shtator 1987 perpara Asamblese se 42 te Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara.
“Nuk te rri pa i thene atij (Gorbachovit) qe mendo per nje cast sa e lehte do jete puna e tij dhe e imja ne keto mbledhje qe bejme nese krejt papritur bota jone do kercenohej nga qenie te ardhura nga hapesira, nga planete jashte universit tone. Natyrisht smund te pres deri sa nje rrace aliene te vije ketu poshte tek ne dhe te na kercenoje por mendoj se midis njeri tjetrit ne mund te arrijme te merremi vesh.”
Pjese nga fjalimi i mbajtur nga presidenti Ronald Reagan ne tetor te vitit 1985 perpara studenteve te Fallston High School ne Fallston, Midland.
“Per dijenine tuaj, nje burim shjume i besueshem ka informuar Zyren qe disqet fluturuese besohet se pilotohen nga qenie inteligjente dhe sjane aspak fenomene natyrore. Po ashtu eshte saktesuar qe Bashkimi Sovjetik prej vitesh po perpiqet te perfeksionoje nje lloj disku fluturues.
Ky eshte nje mesazh qe dergohet nga qendra ne te gjitha pikat e FBI-se ne 25 mars te vitit 1949.
“…mbi Objektet Fluturuese te Paidentifikuara. Drafti rekomandon qe agjencite kombetare te sigurise dhe organet e tjera te inteligjences te pergatisin mbrojtjen materiale dhe ate morale te popullates ne vend qe te njihet natyra e rrezikut dhe masat qe duhen marre.”
Rekomandime nga CIA, Robert Panel ne UFOs…Janar 1953.
Interesimi i publikut ne mesimin e te vertetes eshte pak ne krahasim me natyren sensitive te materialit dhe efektin qe do kete ne sigurine kombetare dhe reagimin qe do shkaktoje…”
Gjykata amerikane, departamenti i opinioneve ne ceshtjen civili ndaj Qytetaret Kunder Sekretit te UFO-ve. Agjencia Kombetare e Sigurise, 18 maj, 1982.
“Shumat monetare te vena ne dispozicion te agjencise mund te rriten pa u kufizuar nga ligji dhe rregullat qe lidhen me zgjerimin e Qeverise…”
Dokument i CIA 1949
Ne kete vend eshte gjetur nje disk fluturues i pademtuar dhe me 18 qenie te ngjashme me njeriun me nje gjatesi prej 3 kembesh (rreth 90 cm), te gjithe te vdekur po jo te djegur.”
Mesazh nga zyra e FBI-se ne New Orleans, drejtuar qendres se FBI ne 31 mars te vitit 1950 dhe qe flet per nje disk te gjetur ne shkreterien e Mojaves ne janar te vitit 1950.
“Kur kater veta ulen sebashku te hartojne nje komplot, tre jane te cmendur, i katerti eshte nje agjent I qeverise.”
Duncan Lunan
“Disqet Fluturuese jane te verteta”
Gjenerali Nathan Twining.
Estilen- 713
Similar topics
» UFOT & Ekonomia..!??
» 7 arsye per te fshehur egzistencen e UFO-ve
» Konspiracion - VIDEO
» Konspiracion i dekonspiruar ....
» Foto - Konspiracion
» 7 arsye per te fshehur egzistencen e UFO-ve
» Konspiracion - VIDEO
» Konspiracion i dekonspiruar ....
» Foto - Konspiracion
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi