Konspiracion i dekonspiruar ....
2 posters
Faqja 1 e 1
Konspiracion i dekonspiruar ....
10 personazhet publikë më qesharakë në Shqipëri
Në një vend si Shqipëria që dikur para 1990 kishte 14 estrada profesoniste &36 amatore dhe askush nuk qeshte me atë lloj humori, sonte nuk kemi asnjë teatër estrade, por humor me shumicë. Nëse nuk je në formë të mirë? Thjesht rrëmbe pultin dhe shiko e dëgjo lajme e programe të ndryshme ku shfaqen e nxjerrin kokën lloj-lloj tipash a karakteresh. Nuk janë aktorë të mirëfilltë, janë personazhe realë që na gajasin me debilllëkun, injorancën, fodullëkun e tyre, por para jush sot parakalojnë vetëm 10 më pikantët. Fillojmë duke ju uruar fundjavë të këndshme!
1-Ferdinand Xhaferri
Durrsaku naiv, Ferdinandi i Berishës vetëm brenda 1 viti arriti të ngjitet në majat e klasifikimit kombëtar të personazheve groteskë. Megjithëse ishte ministër fuqiplotë i kulturës dhe traditave ende nuk kishte dijeni se ku ndodheshin eshtrat e babait të pavarësisë Ismail Qemali.
Gafa e parë duke premtuar rikthimin e këtyre eshtrave nga Italia në Vlorë nuk ishte thjesht një lapsus i shkaktuar nga emocionet momentale. Disa muaj më vonë gjatë fushatës elektorale për kryebashkiak në qytetin e Durrësit, zoti Xhaferri lëshon bombën e rradhës duke u premtuar durrsakëve se me tu bërë drejtues bashkie, një nga prioritetet e tij do të ishte përmirësimi i cilësisë së diellit.
Pas mbledhjes së këshillit kombëtar të PD-së javën e shkuar ku Ferdinandi u mënjanua me lezet nga Doktori, pas humbjes së mandatit të deputetit, postit të ministrit dhe dështimit në zgjedhjet lokale ka mbërritur një ftesë nga Byroja federale Amerikane e studimeve klimaterike. Amerikanët e kërkojnë si specialist për mbrojtjen e planetit nga stuhitë diellore.
2-Aida Shtino
Ka mbetur nga gojëdhënat fetare: e premtja një ditë e zezë, në Perëndim e kanë ditë të bekuar se përfundon java e punës dhe fillon shlodhja e argëtimi, por ndryshe si gjithmonë ndryshe në Shqipëri. Mbrëmja televizive e së premtes është një natë emocionesh mbushur me lotët, qurrat, idiotllëkun, fantazitë e sëmura dhe primitivitetin artistik të një gruaje të divorcuar me emrin Aida Shtino.
E rikthyer nga Greqia ku kishte emigruar vite të tëra dhe punonte si shërbëtore pleqsh në një azil të Athinës, zonja Shtino e nxitur nga programi i njëjtë televiziv grek “Dritë në fund të tunelit” e kopjoi dhe aplikoi shëmtuar edhe në 3 televizione të Tiranës. Me një audiencë të ngjeshur me gra dhe plaka të dërmuara nga jeta, ky program dhe zonja në fjalë janë kthyer në objekt barsaletash.
Një produksion televiziv mediokër, “Njerëz të humbur” nxjerr në pah idiotizmin dhe gafat fëminore që nxjerr nga goja çdo 12 minuta qesharakja Shtino. Sipas statistikave të televizionit Klan, çdo familje shqiptare ka nga 2 njerëz të humbur dhe ky program mendohet se do të vazhdojë deri në vitin 2033 kur Aida Shtino do të gjejë edhe shqiptarin e fundit, i cili rastësisht “ka ikur në mënyrë misterioze në drejtim të paditur drejt tokës greke në shtetin Helen”.
3-Joni Peçi
Kur e ktheu policia italiane në Tiranë, berberi elbasanas Fatjon Peçi si i papunë që ishte harxhoi ato pak para duke qerasur gazetarët e kulturës e duke dhënë intervista joshëse. Pretendonte se kishte punuar stilist në Milano pranë Giorgio Armanit, por nuk mund të vazhdonte më gjatë.
Si mundej që një diell Italian të eklipsonte një diell shqiptar? Filloi tu tregonte këngëtareve të tallavasë shqiptare fustanet e mamit që ia kish qepur që i vogël dhe me kuç e me maç u lëshuan drejt tij për tu dizajnuar edhe brekët.
Por nuk zgjati shumë dhe femrat trendy të Tiranës mbetën të zhgënjyera nga zoti Peçi Si një person i keqarsimuar dhe aspak i talentuar falë zemërgjerësisë së Ardit Gjebreas që ka për talente të tillë, rrobaqepësi elbasanas nuk mbeti pa punë. Momentalisht u jep mend dhe idera bojaxhinjve dhe marangozëve të televizionit Abc news & Klan.
4-Arben Ristani
Nuk ke nga t’ia nisësh dhe të fillosh komentin kur ndër mend të vjen emrin i Benit të KQZ-së. Ish komshiu i Sali Berishës në lagjen Brrakë të Tiranës ka provuar çdo gjë nga kjo jetë. Aventurat e rinisë, të qenurit gjykatës, burgaxhi, i amnistuar, avokat, i divorcuar, alkool dhe qejfe pa hesap, këshilltar presidentësh, anëtar dhe kryetar i KQZ-së së bodrumeve.
I atakuar në mënyrë të ashpër nga opozita dhe ndërkombëtarët Ristani nuk e rruajti fare për degradimin e votes që po ia faturonte të ardhmes sonë, por pa qeder nxirrte nga xhepi një shami të palarë dhe fshinte hundët para kamerave live, pastronte mukozat e zbardhura nga…
Madje Partia Socialiste i bëri një kallzim penal në prokurori për përdorim lëndësh narkotike se dyshonte nga sjellja e tij gjatë rinumërimit. Personalitetin qesharak dhe të deformuar të Arbenit nuk ka as kokainë dhe as heroine ta riparojë. Kallzimi penal nuk pranohet (!).
5-Bleona Qereti
Nga xixat, varaku dhe minifundet e tregut çam drejt Hollivudit. Ambicie e paparë e tallavarieres Bleona Qereti. Pasi përfitoi nënshtetësinë amerikane pas martesës me një shqiptaro amerikano kolonjar, zonja Qereti i ka venë qëllim vetes që të bëhet një super star.
Kohët e fundit ka bërtitur nëpër mediat e Tiranës duke premtuar lindjen e një dive për të cilën jo vetëm Gramshi, Peqini dhe Librazhdi kanë mbajtur frymën, por shumë shpejt do të habitet edhe Los Angeles, New York dhe Chicago.
Rreth 37 vjeçe, këngëtarja Bleonë që më tepër mbahet mend jo për zërin, por për performancat ordinere alla Yzbekistan-Turkmenistan dhe titujt e këngëve halabake si “Ti nuk din as me ma lyp”, “Të vdesë lali për ty”, “Bukë me gjalpë, bukë me sheqer”. Bën mire të kthehet me urgjencë në Shqipëri se ka një vend bosh për këngëtare te një lokal me muzikë live afër rrotës së kuqe në plazhin e Durrësit.
6-Aldo Bumçi
Juristi katolik i diplomuar në Qipron Turke (Republikë që nuk e njeh asnjë vend përveç Turqisë) është një nga ish KOP-istat ende të frustruar që kanë mbetur në PD. Megjithëse është shpërblyer 2 herë si ministër, naivi Bumçi është koshient për paaftësitë e tij dhe rolin e kones bezdisëse që ka bërë para mikrofonave këto 6 vitet e fundit.
I persekutuar nga regjimi komunist, ende edhe sot ndjehet i persekutuar sërish por jo më nga paraardhësit e tij. Duke qenë dhëndër i të ndjerit Safet Zhulali ndjehet paksa fajtor për kundërshtitë që ish ministri i Mbrojtjes nuk ia përtonte Doktorit, kumbarit të Aldos.
7-Eno Popi & Ledion Liço
Mos ndoshta rastësisht a gabimisht kur jeni përgjumur në mëngjes telekomanda juaj ka ndaluar te program “Wake up” i Top Channel? Në qoftë se po, i keni pare dhe dëgjuar çfarë nxjerrin nga goja dy hostët e atij program? Një nga produksionet më bajate dhe më mediokre të gjigandit Top Channel ta prish humorin e mëngjesit.
Dy spikerë papagallë pa asnjë lloj fantazie, humori, elokuence a afrimiteti me audiencë çelin siparin e programe të televizionit më me influence në vend. Impakti që çlirojnë te shikuesit është tepër démodé dhe si të paritur mendërisht të dy këta spikerë bëjnë mire të drejtojnë spektaklet e adoleshentëve me zemra të thyera dhe pak muzikë minimal në sfond. Më vjen keq vetëm për Enon Popin se pa lejen time e kanë punësuar pedagog gazetarie në fakultetin tim.
8-Tom Ndrecaj
Qeshi pak, uli kokën lexoi gjithë emocione dhe gabime vendimin që ia kishin sjellë nga kryeministria dhe iku. U zhduk bashkë me eunukët e tjerë të Kolegjit vetëm duke ia pare surratin ditën tjetër nëpër gazeta. E kishim harruar, por u shfaq përsëri duke u ankuar se gjyqtarët e apelit ndjeheshin të poshtëruar, të paragjykuar, të abuzuar, të përdorur, të tallur. O Tom Ndreca, o malësori frikacak dhe qesharak i Mirditës, o Tom gallata si e kam Sashenkën???
9-Gerti Bogdani
“Jam këtu para jush për t’i deklaruar popullit shqiptar se Edvin Kristaq Rama kur ishte i vogël i ka vjedhur topin prej llastiku një komshiu të tij. Mister 20%,ish sigurimsi basketbollist që kërkon ringjalljen e diktaturës së etërve të tij shpirtërorë nuk do mund ta kthejë Shqipërinë në një Kubë a Kore komuniste. Jam këtu t’i them popullit shqiptar dhe faktorit ndërkombëtar se Edvini i bashkisë ka bërë orgji me C.M, L.M, D.S, P.K dhe A.ZH. Ndërsa nuk ka përtuar të pallojë edhe B.S, Q.Q, V.K, D.D dhe Y.L ndërkohë që zoti Berisha ka kryer marrëdhënie seksuale vetëm me L.B”
I mbani mend këto deklarata të rrugëkavajasit Bogdan, i cili dilte çdo ditë deri sa e bënë deputet. Tallej i talluri dikur ish Fresshist socialist, përgojon sigurimsat dhëndëri i një skraparlliu me damkë si spiun ambasadash gjatë kohës së Enver Hoxhës dhe Sulo Gradecit. Komente të tjera nuk kemi, prisni sa të fillojë parlamenti dhe dëgjojini live broçkullat bajate që nxjerr nga goja Gerti i Bogdanëve.
10-Sali Ram Berisha
Nuk bëjmë komente, për më shumë info gallatë ndiqni edicionet e lajmeve çdo ditë në News 24, Klan, Abc news, Ufo tv, Rtvsh, Ntv, Ktv ose klikoni në adresën www.hotsexyerlamehilli.com.
nga Bledi Mane
Estilen- 713
Re: Konspiracion i dekonspiruar ....
Estilen krjet kto nga top chanel i ps apo ehehehheeh shnettttttttt
djussi- Mos pyet se cfare beri atdheu per ty, por cfare bere ti per atdheun tend.
18
Similar topics
» Konspiracion mbi ufot nga Cia
» Konspiracion - VIDEO
» Foto - Konspiracion
» Konspiracion - Shqipëri & Kosovë
» Konspiracion në Antarktikë - Poli i Jugut
» Konspiracion - VIDEO
» Foto - Konspiracion
» Konspiracion - Shqipëri & Kosovë
» Konspiracion në Antarktikë - Poli i Jugut
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi