EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bibla - misteret dhe kodi i saj

+6
Jon
elizabeta8@yahoo.com
Estilen
BLEDIKORCARI
gjoniradovani
Neo
10 posters

Shko poshtë

Bibla - misteret dhe kodi i saj Empty Bibla - misteret dhe kodi i saj

Mesazh  Neo 29.10.09 1:16

Dhjetë misteret më të mëdha të Biblës

Bibla - misteret dhe kodi i saj Bibla

Bibla është burim të vërtetash të pamohueshme për miliarda njerëz, por në kohët e sotme spekulimet i lënë vendin njeri-tjetrit, si dhe misteret e pazgjidhura asnjëherë.

Por, cilat janë misteret më të mëdha të Biblës? Ungjijtë janë mbase pjesa më e rëndësishme e Testamentit të Ri dhe deri në shekullin e 18-të autorësia e tyre konsiderohej si mister.

Por, teksa studiuesit modernë të Biblës filluan të hetojnë historinë e katër librave ato filluan të vënë në dyshim nëse ato janë shkruar nga Mateu, Marku, Luka dhe Gjoni. Ka spekulime qe ungjijtë janë shkruar nga njerëz që i njihnin apostujt, gjithsesi ky mbetet mister.

Një prej mistereve më të mëdha ka lidhje me identitetin e “dishepullit që donte Jezusi”. Sipas ungjillit të Gjonit, ky ishte dishepulli i mbështetur tek Jezusi gjatë darkës së fundit dhe i vetmi dishepull i pranishëm gjatë kryqëzimit. Gjoni 21:24 nënkupton se gjithë ungjilli i Gjonit bazohet në kujtimet e këtij dishepulli. Tre ungjit e tjerë s’e japin emrin e tij dhe nuk thonë asgjë për dishepullin e mbështetur tek Jezusi në darkën e fundit.

Kërkimi për Arkën e Noes ka qenë gjithnjë një proces magjepsës për të krishterët, hebrejtë dhe myslimanët. Pavarësisht ekspeditave e zërave të ndryshëm nuk ka asnjë të dhënë shkencore se arka është gjetur ndonjëherë. Kërkuesit e arkës nuk kanë pasur shumë të dhëna për t’i udhëhequr në kërkimin e tyre.

Në fillim të shekullit të 21-të u shfaqen dy vende kandidate për eksplorim. Vendi i quajtur Arar dhe një zonë në Durupinar. Faraoni i Eksodit është faraoni që udhëhoqi Egjiptin e lashtë në kohën e eksodit.

Më saktë, lind pyetja se kush mund të ketë qenë ky faraon. Historia e skllavërimit të fëmijëve të Izraelit në Egjipt dhe murtaja, me anë të së cilës Perëndia mundësi çlirimin e tyre dhe arratisja e tyre duke kaluar detin e Kuq tregohet në kapitullin e hapjes të librit të Eksodit. Faraoni nuk ka emër dhe çështja e identitetit të tij është një prej mistereve të mëdha.

Kodi i Biblës i njohur dhe si kodi Torah përbëhet nga një sërë mesazhesh që supozohet se ekzistojnë në tekstin e Biblës që kur deshifrohen këto fjalë e fraza kanë kuptime profecike. Përdorimi dhe publikimi i “parashikimeve” të bazuara në kodet e Biblës ka pasur sukses për krijimin e kodeve, më së shumti të bazuara në punën e gazetarit të famshëm, Michael Drosnin. Për mëkatet e banorëve të tyre, Sodoma dhe Gomorra u shkatërruan.

Emrat e tyre janë bërë sinonim i mëkatit dhe shprehin në mënyrë proverbiale zemërimin e Perëndisë. Ekzistenca historike e Sodomës dhe Gomorrës diskutohet akoma nga disa arkeologë. Vende kandidate të mundshme për Sodomën dhe Gomorrën janë vendet e zbuluara apo vizituara nga Walter E. Rast dhe R. Thomas Schaub në vitin 1973, në Bab edh-Dhra.

Sipas mitologjisë së krishterë Graali i Shenjtë ishte pjata ose kupa e përdorur nga Jezusi në darkën e fundit dhe thuhet se ka fuqi të mbinatyrshme. Zhvillimi i legjendës së Graalit është gjurmuar në detaje nga historianët kulturorë. Është një legjendë e cila u shfaq si e plotë në formën e romancave të shkruara, duke buruar mbase nga folklori pre-kristian.

Autorësia e ungjijve

Misteri: Kush i shkroi ungjijtë?

Ungjijtë janë mbase pjesa më e rëndësishme e Testamentit të Ri dhe deri në shekullin e 18-të autorësia e tyre konsiderohej si mister. Por, teksa studiuesit modernë të Biblës filluan të hetojnë historinë e katër librave ato filluan të vënë në dyshim nëse ato janë shkruar nga Mateu, Marku, Luka dhe Gjoni. Ka spekulime qe ungjijtë janë shkruar nga njerëz që i njihnin apostujt, gjithsesi ky mbetet mister.

Dishepulli i dashur
Misteri: Kush ishte dishepulli i dashur?

Një prej mistereve më të mëdha ka lidhje me identitetin e “dishepullit që donte Jezusi”. Sipas ungjillit të Gjonit, ky ishte dishepulli i mbështetur tek Jezusi gjatë darkës së fundit dhe i vetmi dishepull i pranishëm gjatë kryqëzimit. Gjoni 21:24 nënkupton se gjithë ungjilli i Gjonit bazohet në kujtimet e këtij dishepulli. Tre ungjit e tjerë s’e japin emrin e tij dhe nuk thonë asgjë për dishepullin e mbështetur tek Jezusi në darkën e fundit.

Arka e Noes
Misteri: Ku është Arka e Noes?

Kërkimi për Arkën e Noes ka qenë gjithnjë një proces magjepsës për të krishterët, hebrejtë dhe myslimanët. Pavarësisht ekspeditave e zërave të ndryshëm nuk ka asnjë të dhënë shkencore se arka është gjetur ndonjëherë. Kërkuesit e arkës nuk kanë pasur shumë të dhëna për t’i udhëhequr në kërkimin e tyre. Në fillim të shekullit të 21-të u shfaqen dy vende kandidate për eksplorim. Vendi i quajtur Arar dhe një zonë në Durupinar.

Faraoni i Eksodit
Misteri: Kush ishte faraoni i Eksodit?

Faraoni i Eksodit është faraoni që udhëhoqi Egjiptin e lashtë në kohën e eksodit. Më saktë, lind pyetja se kush mund të ketë qenë ky faraon. Historia e skllavërimit të fëmijëve të Izraelit në Egjipt dhe murtaja, me anë të së cilës Perëndia mundësi çlirimin e tyre dhe arratisja e tyre duke kaluar detin e Kuq tregohet në kapitullin e hapjes të librit të Eksodit. Faraoni nuk ka emër dhe çështja e identitetit të tij është një prej mistereve të mëdha.

Fiset e humbura
Misteri: Çfarë u ndodhi fiseve të humbura?

Dhjetë Fiset e Humbura të Izraelit është një koncept që i referohet fiseve të lashta të Izraelit që u zhdukën nga të dhënat biblike pasi mbretëria e Izraelit u shkatërrua. Shumë grupe hebrenjsh kanë doktrina që kanë lidhje me ekzistencën e fshehtë apo kthimin biblike të këtyre fiseve. Ky është një subjekt që bazohet pjesërisht mbi fakte historike e pjesërisht mbi tradita të shkruara fetare, si dhe pjesërisht mbi spekulime.

Kodet biblike
Mister: Bibla duket se ka mesazhe të koduara; a është koincidencë?

Kodi i Biblës i njohur dhe si kodi Torah përbëhet nga një sërë mesazhesh që supozohet se ekzistojnë në tekstin e Biblës që kur deshifrohen këto fjalë e fraza kanë kuptime profecike. Përdorimi dhe publikimi i “parashikimeve” të bazuara në kodet e Biblës ka pasur sukses për krijimin e kodeve, më së shumti të bazuara në punën e gazetarit të famshëm, Michael Drosnin.

Kopshti i Edenit
Misteri: Ku është kopshti i Edenit?

Ndërkohë që pjesa më e madhe e studiuesve biblikë dhe teologëve e konsiderojnë historinë e kopshtit të Edenit si jo të vërtetë, disa njerëz besojnë se ky vend ekziston realisht. Për më tepër, Bibla jep të dhëna për vendndodhjen. Kjo ka bërë që shumë vetë të përpiqen ta gjejnë duke kërkuar në vendndodhjet e aluduara në Irak, Afrikë dhe Gjirin Persik.

Sodoma and Gomorra
Misteri: A ishin qytete reale dhe nëse po, ku?

Për mëkatet e banorëve të tyre, Sodoma dhe Gomorra u shkatërruan. Emrat e tyre janë bërë sinonim i mëkatit dhe shprehin në mënyrë proverbiale zemërimin e Perëndisë. Ekzistenca historike e Sodomës dhe Gomorrës diskutohet akoma nga disa arkeologë. Vende kandidate të mundshme për Sodomën dhe Gomorrën janë vendet e zbuluara apo vizituara nga Walter E. Rast dhe R. Thomas Schaub në vitin 1973, në Bab edh-Dhra.

Arka e Marrëveshjes
Misteri: Ku është arka e Marrëveshjes

Arka e Marrëveshjes është një enë e madhe që sipas përshkrimit në Bibël përmbante gurë, ku ishin gdhendur dhjetë urdhëresa. Arka u mbajt në Jeruzalem deri kur babilonasit shkatërruan tempullin. Që atëherë, arka u fut në listën e legjendave dhe u zhduk përgjithmonë. Ka mjaft teori se ku mund të ndodhet arka, por ajo mbetet mister.

Grali i Shenjtë
Misteri: Ku është Grali i Shenjtë?

Sipas mitologjisë së krishterë Graali i Shenjtë ishte pjata ose kupa e përdorur nga Jezusi në darkën e fundit dhe thuhet se ka fuqi të mbinatyrshme. Zhvillimi i legjendës së Graalit është gjurmuar në detaje nga historianët kulturorë. Është një legjendë e cila u shfaq si e plotë në formën e romancave të shkruara, duke buruar mbase nga folklori pre-kristian.

Blendina Cara
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bibla - misteret dhe kodi i saj Empty grali

Mesazh  gjoniradovani 29.10.09 8:51

Grali i shenjte nuk eshte tjeter vetem se njeriu.
Njeriu eshte kupa ku mesuesi shpirteror hedh veren e tij, qe ne kete rast eshte fjala e perendise.
gjoniradovani
gjoniradovani

14


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bibla - misteret dhe kodi i saj Empty Re: Bibla - misteret dhe kodi i saj

Mesazh  gjoniradovani 02.12.09 22:34

Te vertetat neper libra fetare kam kuptuar se nuk mund te jene gjithmone te drejtperdrejta , sepse shumicen e rasteve ato kan perdorur shembelltyrat ose dhe shume here fjalen e tyre e kane koduar me kode te ndryshme. njeri prej tyre quhet kodi abtash. jane tre dituri qe njeriu mund te gjeje.

E para eshte ajo qe shihet neper libra,kete dituri mund ta dije gjithkush , e dyta eshte nje dituri qe mund ta gjesh vetem duke kaluar neper rrugen qe kane kaluar njereyit e shejte, kete dituri e din vetem pak vete , dhe eshte dhe nje dituri e trete qe ta shfaq vete zoti e cila nuk mund te shprehet me fjale por vetem kuptohet.

Sh.Agustini ka thene: po nuk me pyeten per konceptin e kohes une e di se cka eshte, ndersa po me pyeten une nuk di se si ta shpjegoj, per keta njerez flet edhe kurani kur thote= jane disa njerez qe nuk jane profete , por poziten e tyre e kan zili dhe profetet.
Tani te dalim te kupa= me kujtohet tani nje kenge qe thote, saksi zemren me ja ba, me vadit me lot pa pra. zemra eshte per mu kupa e gralit.
gjoniradovani
gjoniradovani

14


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bibla - misteret dhe kodi i saj Empty Re: Bibla - misteret dhe kodi i saj

Mesazh  BLEDIKORCARI 16.12.09 9:18

tr4sh3g|m shkruajti:
gabim je per me mar vesh shikjoje THE DAVINCI CODE filimin

Per njeriun jam dakord me ty, por jo se hedh veren e shenjte tek ky njeri i cili quhet Magdalena por hedh faren e tij per tu vazhduar "rraca" .
Njeriu i mbeshtetur tek "darka e fundit" eshte femer dhe eshte pikerisht e dashura e Jezusit, Magdalena.
avatar
BLEDIKORCARI

1


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bibla - misteret dhe kodi i saj Empty Re: Bibla - misteret dhe kodi i saj

Mesazh  Estilen 16.12.09 11:54

Une nuk jam as besimtar e as ateist i thekur, por dua te di nga kushdo qe kontribuon ne kete forum, se c'parashikon BIBLA ne codet e saj misterioze, per ngjarjen aq shume te perfolur qe pritet te ndodhe me 21 dhjetor 2012...?
Ndoshta dicka eshte shkruar per te por nuk e kam pare gjekundi.
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bibla - misteret dhe kodi i saj Empty Re: Bibla - misteret dhe kodi i saj

Mesazh  elizabeta8@yahoo.com 16.12.09 22:12

Bibla flet per apokalipsin qe po ta perkthesh don te thote te heqesh vellon, don me thane te zbulosh. e verteta eshte se rreth asaj kohe do te shpallet e verteta qe e mundon njeriun me shekuj me rradhe.

Pra cfare do te zbuloje njeriu nje gje e cila me vone do te permbysi dogmat qe fete e ndryshme kane hedhur deri me tani ne qarkullim dhe kjo e vertete eshte se njeriu do ta njohi zotin dhe do ta shikoje drejteperdrejt, ashtu si dikur Jakobi .

Ne te vertete jakobi pau brendesine e vetes ate qe quhet = vetja.

Kur njeriu do te shikoje me pasterti brenda vetes se vet dhe te gjeje vehten , ai do ta kuptoje me ne fund se kjo vehte qe ai pa eshte zoti i gjithpushtetshem.

Kete te vetete do ta shpallin me ne fund ato njerez te pushtetshem te fese qe deri tani per interesa te ngushta e kane fshehur. Dhe kjo e vertete do behet apokalipsi i atij viti qe ti pyete. Per kujtese ju them se kur njeriu pyeti veten se kush je ti, ajo ju pergjigj= une jam ai qe je.

Fetaret kane dashur gjithmone ta lene ne erresire njeriun duke ju pergjigjur besimtareve kur i pyesnin se kush eshte zoti duke i thene se = ai eshte.

Por une i them atyre dashakeqeve ose injoranteve se zoti eshte veta e pare njejes e foljes jam.

UNE JAM. KETE SHPREHJE DO TE KISHA DESHIRE QE CDO NJERI MOS TA HARRONTE
elizabeta8@yahoo.com
elizabeta8@yahoo.com

3


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bibla - misteret dhe kodi i saj Empty Re: Bibla - misteret dhe kodi i saj

Mesazh  Jon 27.02.10 11:17

Kodi i Biblës
A është parashikuar historia e njerëzimit në Bibël

Bibla - misteret dhe kodi i saj Bibla10

Sipas fetarëve Bibla është libër i shenjtë, i zbritur me frymëzimin e Zotit në Tokë, e ndonëse ajo flet për historinë e popullit hebre dhe jetën e Jezusit, së bashku me predikimet hyjnore, për shumë persona Bibla ka koduar edhe të ardhmen...

Hitleri, nazistët, vdekja e princeshës Dajana, e të tjerë të përfshira në bibël?

Nuk bëhet fjalë për ndonjë Bibël “të re”, por për shkodimin e kodeve të fshehura në librin e shenjtë. Ideja e kodeve të Biblës kanë lindur që në shekullin e 12-të, kur disa studentë hebrenj zbuluan fjalë interesante të fshehura në versionin hebre të Torah, librin e parë nga pesë librat e Biblës.

Hebrenjtë mendojnë se libri i shenjtë detajon çdo gjë që do të ndodhë në Tokë, dhe se çdo gjë është kodifikuar në Bibël; Rabinët e mëdhenj kanë theksuar gjithnjë se në këto libra të diktuara nga Mojsiu drejtpërdrejt nga Zoti, asnjë ndryshim nuk duhet bërë.

Periudha e re e kodeve të Biblës nisi nga Majkëll Ber Ueismandl, një rabin sllovak, që me vështirësi i shpëtoi dhomave të vdekjes naziste. Interesi i tij për librat antikë dhe për kodet biblike e çuan në zhvillimin e teorive të tij.

Edhe pse Lufta e Dytë Botërore ndihmoi në shkatërrimin e jetës së vjetër të Ueismanëlit, ajo rriti idetë e shkodifikimit të kodeve me historitë e famshme të programit gjerman “Enigma”.

Gjithashtu, ajo krijoi mikrokompjuterët e parë dhe shumë shkollarë të Torahut, të pasionuar me idetë e Ueismandëlit, ishin të aftë të ndërthurnin teknologjinë e lartë e komplekse në kërkimet e tyre të thelluara për kodet biblike.

Në vitin 1994, një grup intelektualësh, Doron Uixtum, Elijahu Rips dhe Joav Rozenberg, publikuan një studim në revistën “Statistical Science” (Shkenca statistikore) mbi një eksperiment që kishin zhvilluar nëpërmjet metodave të krijuara nga Ueismandëli. Ata thanë se kishin gjetur referenca të 34 Rabinëve të Mëdhenj, së bashku me ditët e lindjes dhe të vdekjes së tyre, të fshehura në librin e Gjenezës.

Studimi i tyre tërhoqi interesin popullor dhe të shkencëtarëve mbi Kodet Biblike, që zgjat deri më sot, dhe ka arritur në shtypjen e dhjetëra librave, megjithëse shumë prej tyre nuk janë shkruar bazuar në metoda shkencore.

Por, si janë të shkodohen nga Bibla këto mesazhe? Në mënyrën më të thjeshtë, kërkuesi përdor një sistem të quajtur Sekuenca e Baraslarguar e Shkronjave. Kjo zhvillohet, duke vendosur të gjitha shkronjat e tekstit në krah të njëra-tjetrës, pa hapësira apo shenja pikësimi. Më pas, duke përdorur si një formë pazëlli, arrihet të zbulohen fjalë të sakta, të cilat kanë lidhje me temën e bisedës.

Për shembull, në tekstin e pasqyruar në faqe, duke kaluar çdo tre letra nga pika e nisjes krijohet fjala “Nazi”. Metoda mund të përdoret para ose pas, me çdo lloj numri të kalimit nga njëra shkronjë në tjetrën. Ka edhe metoda akoma më të komplikuara të kodimit, të quajtura matrica; ato janë prezantimi dydimensional i tekstit, që përmban fjalë në drejtime të ndryshme.

Zbulimi fillestar i Ueismandëlit ishte duke marrë shkronjën e parë T në vjershën e parë të librit të Gjenezës e më pas duke tejkaluar 50 shkronja tre herë arrihet në fjalën TVRH, që në shqiptimin hebre është Torah. Ky zbulim është i njëjtë edhe në kalimin me 50 shkronja në librat e Eksodit dhe Numrave.

Kohët e fundit, kërkuesit kanë treguar referenca të Hitlerit, Mein Kampfit dhe ngjarje të tjera historike.

Megjithatë, autorët e sensacionalit janë pak të padrejtë në mënyrën e përpunimit shkencor dhe Kodi i Biblës është kthyer në një farë fenomeni, ashtu sikurse profetësitë e Nostradamusit. Kohët e fundit, shumë kërkues janë përpjekur për ta përdorur këtë si një metodë për të parashikuar të ardhmen.

Shumë entuziastë të kodeve mendojnë se kjo nuk është një mënyrë për të arritur në përfundimin në fatin tonë, por duhet të shihet si një vërtetim se Torah është shkruar realisht nga Zoti, që kishte njohjen e të gjitha gjërave që do të vinin më pas.

Ata thonë se kërkimi në tekste për referenca të zhvillimeve të së ardhmes nuk është real, pasi nëse ato nuk ndodhin, i bie të jenë një rastësi në formimin e fjalëve.

Shumë njerëz mendojnë se detaje të vërteta që ekzistojnë në Kodin e Biblës, janë më shumë fjalë të rastësishme që thjesht rastisi të jenë të njëjta me një ngjarje të vërtetë.

Megjithatë, ekziston një grup i specialistëve skeptikë të statistikave dhe kompjuterëve në botën shkencore. Dy nga këta intelektualë, matematicienët Dror Bar-Natan dhe Brendan Mekkei, ishin të parët që refuzuan zbulimet e Uixtum, Rips dhe Rozenberg. Mekei dhe Bar-Natan arritën në rezultate të përafërta teksa kërkonin për detaje të rabinëve të famshëm në librin “Lufta dhe paqja” të Leon Tolstoit.

Eksperimente të tjera kanë arritur në parashikimin e vrasjeve të famshme, si vdekja e Princeshës Dajana dhe “Lufta mbi terrorizmin”, të gjitha të fshehura në librin “Mobi Dik”.

Thyesit e Kodeve të Biblës thonë se po zhvillojnë këto kërkime për të provuar se Zoti në të vërtetë shkroi Biblën, megjithëse shumë të tjerë tentojnë që të shohin këtë si një parashikim i së ardhmes.
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bibla - misteret dhe kodi i saj Empty Re: Bibla - misteret dhe kodi i saj

Mesazh  Estilen 27.02.10 11:37

Do i besoja plotesisht kodeve te fshehura te Bibles,ne se ata qe merren me ckodimin kompjuterik te saj, do te percaktonin nje date-ngjarje ne te ardhmen (qe njerzimi ta perjetonte realisht)dhe jo mbas nje ngjarje qe ka ndodhur dhe pastaj keta komentues,rendin e i mveshin Bibles ato merita te stisura e jo reale.

Asnjehere nuk u fol per tragjedine, para se te vdiste princesh Daiana, kurse sot na relatohet se vdekja e saj ishte parashikuar ne Bibel.

Ngelem skeptik per keto versione, deri sa faktet te jene te pakundershtueshme me ngjarje reale te parashikuara e te vertetuara qe ndodhen.
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bibla - misteret dhe kodi i saj Empty Re: Bibla - misteret dhe kodi i saj

Mesazh  moi 21.04.10 20:30

Per vdekjen e Dajanes eshte parashikuar nga kuartetet e Mishel Nostradamus e jo nga bibla.
Bibla nuk eshte fjala e zotit, apo parashikimi i se ardhmes por libri me i jashtezakonshem qe mund te krijohet ne toke.
Nje liber historik, filozofik, psikologjik, roman etj et te permbledhura ne nje te vetem.
avatar
moi

2


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bibla - misteret dhe kodi i saj Empty Kodi i Bibles

Mesazh  zxcvb 29.06.10 13:32

Cmendim kini per kodin e Bibles ?
Besoj se te gjithe e njohin...Kode te inkriptuara para 2000 vjetesh, qe me ane te kompjuterave zberthehn fjale kyce (sipas germave gjate nje intervali te caktuar ) ne lidhje me historine njerezore apo dhe te ardhmen tone !

Jepni mendimet tuaja...
zxcvb
zxcvb

3


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bibla - misteret dhe kodi i saj Empty Re: Bibla - misteret dhe kodi i saj

Mesazh  gentjan kaloshi 29.06.10 16:17

][zeburi,torah,bibla dhe kurani jane libra me autoresi hyjnore gjithsesi tekstet e 3 te pareve jane paksa devijuar nga njerezit psh ne torah librin qe i ka zbritur Musait(Moze,Moisiut) ka qene profetizuar ardhja e Isait (Jezusit) ne bibel ardhja e Ahmedit(Muhamedit) keshtu qe pasi kryenin misionin hyjnor i linin vendin profetit pasardhes,por hebrenjte e fshehen identitetin e isait ne librin e tyre sepse deshironin te ishin perhere populli me i zjedhur edhe pse te tere profetet predikuan te njejtat gjera te adhuronin ZOTIN dhe askend tjeter kjo eshte rrenja e te gjithe profeteve, kurse per kuranin AI qe e zbriti u zotua qe nuk do te pesonte ndryshime deri ne fundin e koherave ku nuk ka dite dhe nate gjithsesi te kater librat e doreshkrimet profetike duhen besuar
gentjan kaloshi
gentjan kaloshi

13


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bibla - misteret dhe kodi i saj Empty Re: Bibla - misteret dhe kodi i saj

Mesazh  Jon 09.08.10 9:50

Fakte befasuese për Biblën më të vjetër të botës

Bibla - misteret dhe kodi i saj Codex_10

Dorëshkrimi në formë pergamene që mbart një histori dhjetëra shekullore

Libri me origjinë misterioze përmban më shumë se 27 mijë korrigjime

Një version e kodeksit Sinaiticus që daton në shekullin e katërt gjendet prej disa kohësh në internet. Është i shkruar me dorë dhe mund të jetë libri i parë i krijuar në historinë e njerëzimit. Faqet e tij tregojnë se si Bibla ke evoluar nëpërmjet shekujve.

Më 6 korrik 2009, Bibla më e vjetër e botës u bë dixhitale. Dorëshkrimi Codex Sinaiticus i shekullit të katërt është një prej teksteve më të rëndësishme të krishterimit, duke datuar në kohën e Konstantinit të Madh. Falë projektit Codex Sinaiticus tani të gjithë mund t’i shohin faqet e ashpra të krijuar prej lëkure kafshësh në internet.

Fotografitë e librit të shenjtë shfaqin tekstin origjinal në greqisht të shoqëruar me përkthimin në anglisht dhe dëmet e shkaktuara në shekuj nëpër fletë. Rreth 880 faqe origjinale nga 1460 në total i kanë mbijetuar shekujve të pacenuara, duke përfshirë një Testamenti i Ri dhe rreth gjysma e Testamentit të Vjetër.

Pasi studiuesi gjerman, Constantin von Tischendorf zbuloi faqet e Sinaiticus-it në manastirin e Shën Katerinës në Egjipt në vitin 1844, fletët e shkruara me dorë të pergamenës morën rrugën drejt institucioneve në Britani, Gjermani dhe Rusi, duke e bërë ekzaminimin e vështirë deri sa u arrit një bashkëpunim. Sinaiticus shënon një kalim të rëndësishëm në krijimin e librave në histori.

Të krishterët e hershëm bënë një zgjedhje të pazakontë, duke lënë mënjanë faqet e ndara dhe duke i mbledhur gjithë tekstet në një volum, i cili më pas ishte i destinuar të lexohej si i plotë. “Kodeksi ishte një prej novacioneve teknologjike më të mëdha të kohës së tij”, thotë studiuesi i Biblës, David Parker. “Atyre u duhej të krijonin një teknologji të re për të krijuar një libër të plotë”.

Origjina e Sinaiticus-it s’është e qartë. Mund të jetë një prej 50 Biblave që historiani i hershëm i kishës dhe Peshkopi i Caesarea Esebius përgatiti për Konstantinin. Nëse është kështu, ka mbërritur në një farë mënyre në manastirin e Shën Katerinës, ku thuhet se është dhe vendi i shenjtë i djegies së shkurres së Moisit, si një dhuratë e perandorit Justinian në shekullit e gjashtë.

Në çdo rast, Sinaiticus u bë një prej zotërimeve më të rëndësishme të manastirit. Tre dorëshkrimet e rëndësishme që qëndrojnë pas Biblës janë Sinaiticus, Vaticanis dhe Alexandrinus.

Ashtu si Sinaiticus, edhe kodeksi Vaticanus daton në shekullin e katërt me Alexandrinus të transkriptuar njëqind vjet më vonë. Vaticanus u ruajt dhe u rishkrua në shekullin e pesëmbëdhjetë. Alexandrinus mund të jetë ai që është ruajtur më mirë. Por, vetëm Sinaiticus ka të plotë Testamentin e Ri.

Përmbajtja dhe paraqitja e ndryshme e librave dëshmon për historinë revolucionuese të Biblës. Në këtë pikë të gjithë studiuesit bien dakord: Për sa i përket kaligrafisë së kodeksit Sinaiticus ajo mund të cilësohet e mrekullueshme dhe e papërsëritshme.

Pas thuajse 1600 vjetësh përdorimi dhe kalimi dorë më dorë dorëshkrimi është sërish “befasues”, “shushatës” dhe “tepër i çmuar”, sipas kuratorëve të projektit. Cilësia e tij rivalizon dhe pergamenat më të mira të dorëshkrimeve mesjetare të prodhuara qindra vjet më vonë. Po të shihet nga afër dallohet shumë qartë stili i të shkruarit.

Cepat e dorëshkrimit të famshëm janë njollosur dhe holluar nga përdorimi. Atë Justin Sinaites, një murg që kujdesej për librarinë e manastirit të Shën Katerinës shpjegon se “ky tekst nuk është krijuar si një abstragim, por për të mbështetur dedikimin dhe lutjet e një komuniteti të krishterë që rronte në atë kohë”.

Prekja e shenjtërisë që përmban ky tekst duket se është e gjallë edhe në shekullin e 21-të duke pasur parasysh kërkesën e njerëzve për ta parë dhe gjithë historinë që dorëshkrimit mbart.

Mund ta lexoni online

Më 6 korrik 2009, Bibla më e vjetër e botës u bë dixhitale. Dorëshkrimi Codex Sinaiticus i shekullit të katërt është një prej teksteve më të rëndësishme të krishterimit, duke datuar në kohën e Konstantinit të Madh. Falë projektit Codex Sinaiticus tani të gjithë mund t’i shohin faqet e ashpra të krijuar prej lëkure kafshësh në internet. Fotografitë e librit të shenjtë shfaqin tekstin origjinal në greqisht të shoqëruar me përkthimin në anglisht dhe dëmet e shkaktuara në shekuj nëpër fletë.

Bibla përbëhet vetëm nga fragmente të restauruara

Rreth 880 faqe origjinale nga 1460 në total i kanë mbijetuar shekujve të pacenuara, duke përfshirë një Testamenti i Ri dhe rreth gjysma e Testamentit të Vjetër. Pasi studiuesi gjerman, Constantin von Tischendorf zbuloi faqet e Sinaiticus-it në manastirin e Shën Katerinës në Egjipt në vitin 1844, fletët e shkruara me dorë të pergamenës morën rrugën drejt institucioneve në Britani, Gjermani dhe Rusi, duke e bërë ekzaminimin e vështirë deri sa u arrit një bashkëpunim.

Mund të ketë qenë libri i parë i vërtetë

Sinaiticus shënon një kalim të rëndësishëm në krijimin e librave në histori. Të krishterët e hershëm bënë një zgjedhje të pazakontë, duke lënë mënjanë faqet e ndara dhe duke i mbledhur gjithë tekstet në një volum, i cili më pas ishte i destinuar të lexohej si i plotë. “Kodeksi ishte një prej novacioneve teknologjike më të mëdha të kohës së tij”, thotë studiuesi i Biblës, David Parker. “Atyre u duhej të krijonin një teknologji të re për të krijuar një libër të plotë”.

27 mijë korrigjime, por asnjë kod sekret të Da Vinçit

Fshirje, shtime, korrigjime, zëvendësime – Sinaiticus shfaq një Bibël në proces. Ndërmjet shekullit të katërt dhe të dymbëdhjetë, shkrues të ndryshëm kanë korrigjuar drejtshkrimin e dobët të kolegëve të tyre më të hershëm. Me domethënie teologjike është se Ungjilli i Markut përfundon shumë shpejt. Sinaiticus përmban dhe dy libra që nuk ia dolën të miratohen nga kisha më vonë, Letra e Apostullit Barnabas dhe Bariu i Hermas. Ndryshimet janë të rëndësishme sepse sjellin tek ne histori të gjallë.

Sinaiticus kishte një fillim misterioz

Origjina e Sinaiticus-it s’është e qartë. Mund të jetë një prej 50 Biblave që historiani i hershëm i kishës dhe Peshkopi i Caesarea Esebius përgatiti për Konstantinin. Nëse është kështu, ka mbërritur në një farë mënyre në manastirin e Shën Katerinës, ku thuhet se është dhe vendi i shenjtë i djegies së shkurres së Moisit, si një dhuratë e perandorit Justinian në shekullit e gjashtë. Në çdo rast, Sinaiticus u bë një prej zotërimeve më të rëndësishme të manastirit.

Von Tischendorf komplotoi për ta shtënë në dorë

I etur për t’ia mbathur me dokumentin që kishte zbuluar, studiuesi gjerman Cosntantin von Tischendorf përhapi një histori se murgjit e Shën Katerinës po grisnin faqet e Sinaiticus-it për të ndezur zjarrin në shporta dhe tha se duhet ta largonte atë nga manastiri për ta mbrojtur. Studiuesi i Biblës, David Parker thotë se kjo është thjesht gjepur. “Një shportë është thjesht një shportë. Murgjit i përdornin shportat për të ruajtur dorëshkrimet e librarisë. Dhe pergamenat nuk krijojnë as nxehtësi të madhe”, thotë ai.

Është një prej tre Biblave më të rëndësishme të hershme

Tre dorëshkrimet e rëndësishme që qëndrojnë pas Biblës janë Sinaiticus, Vaticanis dhe Alexandrinus. Ashtu si Sinaiticus, edhe kodeksi Vaticanus daton në shekullin e katërt me Alexandrinus të transkriptuar njëqind vjet më vonë. Vaticanus u ruajt dhe u rishkrua në shekullin e pesëmbëdhjetë. Alexandrinus mund të jetë ai që është ruajtur më mirë. Por, vetëm Sinaiticus ka të plotë Testamentin e Ri. Përmbajtja dhe paraqitja e ndryshme e librave dëshmon për historinë revolucionuese të Biblës.

E vjetra është e bukur

Në këtë pikë të gjithë studiuesit bien dakord: Për sa i përket kaligrafisë së kodeksit Sinaiticus ajo mund të cilësohet e mrekullueshme dhe e papërsëritshme. Pas thuajse 1600 vjetësh përdorimi dhe kalimi dorë më dorë dorëshkrimi është sërish “befasues”, “shushatës” dhe “tepër i çmuar”, sipas kuratorëve të projektit. Cilësia e tij rivalizon dhe pergamenat më të mira të dorëshkrimeve mesjetare të prodhuara qindra vjet më vonë. Po të shihet nga afër dallohet shumë qartë stili i të shkruarit.

Zoti është njësoj popullor si gjithmonë

Ndryshe nga kopertina e famshme e revistës “Time” në vitin 1966, Zoti nuk është aspak i vdekur. Në 48 orët e para që Bibla më e vjetër në botë u bë e disponueshme në internet, ajo u klikua 96.4 milionë herë. Fatmirësisht, kompjuteri i serverit, i cili është i vendosur në Leipzig ka një tjetër rezervë, ndaj kjo bën të mundur që të mos çekuilibrohet gjithë sistemi nga klikimet e mëdha në numër. Shumë shpejt Sinaiticus do të shfaqet në një dokumentar britanik.

Një prekje historie

Cepat e dorëshkrimit të famshëm janë njollosur dhe holluar nga përdorimi. Atë Justin Sinaites, një murg që kujdesej për librarinë e manastirit të Shën Katerinës shpjegon se “ky tekst nuk është krijuar si një abstragim, por për të mbështetur dedikimin dhe lutjet e një komuniteti të krishterë që rronte në atë kohë”. Prekja e shenjtërisë që përmban ky tekst duket se është e gjallë edhe në shekullin e 21-të duke pasur parasysh kërkesën e njerëzve për ta parë dhe gjithë historinë që dorëshkrimit mbart.
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bibla - misteret dhe kodi i saj Empty Lotaria e sotme ka origjine biblike

Mesazh  Fikrro 14.03.11 12:30

Lotaria e sotme ka origjine biblike

Bibla - misteret dhe kodi i saj Images

Prej kohesh moralistet dhe psikoanalistet mundohen te spjegojne arsyet e njerezve per tu shtyre drejt idese se njohjes me fatin e tyre edhe nepermjet lojrave te njohura te llotarise. Nepermjet analizimit te kujdesshem te vargjve te Bibles, studjuesit kane dale me perfundimin se pikerisht ketu mund te gjenden referimentet e para te llotarise dhe fatit ne pergjithesi.

Keshtu ne kapitullin e 26 te Librit te Numurave, tregohet se Moisiu, per te ndare parcelat e tokave qe ndodheshin ne bregun perendimor te lumit Jordan, i referohet pikerisht nje lloj llotarie e cila do te mundesonte paanesine ne ndarjen e tyre.

Ne kete kapitull,Zoti i thote Moisiut, "ndarja e tokave do te behet ne menyre te rastesishme, sipas, emrave te tribuve te tyre"
Keto vargje, Pervece tregojne paanesine e e "llotarise", tregojne njekohesisht se fillimet e saj, i gjejme pikerisht ne kete liber te lashte.
Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bibla - misteret dhe kodi i saj Empty Nje hyjni femerore e fshehur ne Bibel

Mesazh  Fikrro 04.04.11 11:28

Nje hyjni femerore e fshehur ne Bibel?

Bibla - misteret dhe kodi i saj Images

Shenjtorja femerore e zhdukur nga Bibla e diteve tona. Studimet e fundit nga Oksford kane hapur nje debat te ri mbi rolin e gruas ne te tri fete e medha monoteiste: Islamin, Krishterimi dhe Judaizmin.
Francesca Stavrakopoulou, hulumtues ne Fakultetin e Teologjise dhe Fese ne universitetin e famshem britanik, ka gjetur ne Dhiaten e Vjeter, disa referenca per Asherahun, qe simbolizonte perendeshen e pjellorise ne kete tekst te shenjte. Kjo shenjtore mendohet te jete hequr nga Bibla gjate shekujve, mbase prej duarve te ndonje maskilisti te shfrenuar.

Sipas disa mbishkrimeve te gjetura ne objekte arkeologjike ne Sinai, Yahweh qe eshte emir i Zotit ne hebraisht dhe Asherah thuhet te kene ardhur si nje cift ne toke. Edward J. Wrighti, president i Qendres se Studimeve ne Arizona, konfirmon gjetjet e Stavrakopoulou-t, duke theksuar se shume mbishkrime ne hebraishten e lashte permendin si Zotin dhe Asherah-un.

Sipas Discovery News, roli i shejntores Asherah ishte vecanerisht i rendesishme ne disa fe te lashta te orientit dhe simbolizonte perendine e pjellorise dhe te tokes. Ajo njihej me emra te ndryshme te tilla si Astarte dhe Istar, e cila ne italisht mund te perkthehet si "pema e shenjte".

Aaron Brody, nje studiues biblik ne Pacific School of Religion shpjegon se hebrenjte e lashte ishin politeiste, dhe vetem nje pakice e vogel perbehej nga monotheistet. Situata pesoi nje ndryshim radikal ne shekullin e 586 para Krishtit, me shkaterrimin e Tempullit te Jeruzalemit.




Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bibla - misteret dhe kodi i saj Empty Kodi Biblik

Mesazh  Estilen 11.07.11 20:38



Një algoritëm izraelit hedh dritë mbi Biblën

Bibla - misteret dhe kodi i saj Anisraelialg


Kjo foto pa datë vënë në dispozicion te publikut nga Instituti Yad Ben Zvi më 8 nëntor 2007, tregon një pjesë të një pergameni të lashtë,qe besohet të jetë pjesë e dorëshkrimeve më autoritative të Biblës hebraike, Codex Aleppo. Nje software i zhvilluar nga një ekip izraelit dijetarësh të udhëhequr nga Moshe Koppel, te Universitetit Bar Ilan pranë Tel Avivit, është duke dhene sinjalizime intriguese të reja për atë që studiuesit besojnë se jane duart te shumta ato që shkruan Biblën.

Program i ri i software analizon stilin dhe fjalet e zgjedhura për të dalluar pjesë te një teksti të vetëm të shkruar nga autorë të ndryshëm, dhe kur zbatohet algorithmi i tij në Biblë ,atehere ai ngacmohet nga tinguj te veçantë,sipas shkrimeve te autoreve te ndryshem në librin e shenjtë.
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bibla - misteret dhe kodi i saj Empty Re: Bibla - misteret dhe kodi i saj

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi