EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kodi Bushido

+2
IndigoStar
Xhemajl
6 posters

Shko poshtë

Kodi Bushido  Empty Kodi Bushido

Mesazh  Xhemajl 27.07.11 14:17

Kodi Bushido  Bushid10

‘’Bushido’’ do te thote ‘’menyra e luftetarit’’ dhe kjo menyre ndodhej ne zemren e besimeve dhe te sjelljes se nje Samurai.

Filozofia e Bushidos ka te beje me ‘’çlirimin nga frika’’.

Nёnkuptonte se Samurai kishte kapёrcyer frikёn e vdekjes sё tij. Ai kishte ofruar paqen dhe fuqitё e tij nё shёrbimin e zotit tё tij, nё njё mёnyrё tё ndershme dhe besnike, dhe tё vdiste po ndershmёrisht nёse do tё ishte e nevojshme. Njё Samurai nuk nxirrte kurrё shpatёn e tij nga kёllёfi pa ndonjё arsye, dhe nuk e rikthente atё kurrё nё vendin e saj pa nder. Kavalieri luftёtar mund tё ndeshej deri nё vdekje pёr fisnikun tё cilin shёrbente, ose ishte Ronin (Samurai pa zotёri), dhe  I binte pёrreth vendit, duke lutuar pёr tё mirёn dhe tё drejtёn. Duke patur si princip njё kod qё nuk i jepte asgjё, por qё i ofronte gjithcka, arriti tё bёnte mёnyrё jetese veprimet e ofruara, duke qenё indiferent pёr vdekjen, e cila ishte e vetmja shoqёri qё e shoqёronte nё çdo moment.

Samurajtё shfaqen rreth shekullit tё 12, por shumё mё ndryshe nga forma pёrfundimtare qё njohim ne. Fillimisht jetojnё nё formёn e ushtarёve nёn shёrbimet e qeveritarёve lokalё. Por mё vonё, pasi arrijnё tё fitojnё njё autoritet dhe njё rol tё rёndёsishem nё shoqёrinё japoneze, fillojnё tё zhvillojnё elemente kavaliereske dhe venё bazat  pёr njё kod etik qё mё vonё do tё pёrhapet me emrin Bushido. Ky Kod  mund tё konsiderohet si njё seri ndalimesh nё mёnyrё qё tё mbahet disiplina. Nёpёrmes kёtyre ‘’ndalimeve’’, nё tё vёrtetё Samurai çlirohet nga vargojtё e botёs sonё materiale .

Njё karakteristikё si e Bushidos ashtu dhe e Samurait, ёshtё se pёr tё dyja vdekja ёshtё zbulimi i kuptimit tё jetёs. Ekziston vetёm udha, vendimi dhe veprimi. Samurajtё ndiqnin njё rrugё Vullneti. Njeriu i Bushidos ka dhёnё 4 betime: Tё mos jetё i ngadaltё gjatё Udhёs. Tё respektojё prindёrit e  tij. Tё mbizotёrojё gёzimin dhe hidhёrimin.Ky ёshtё kodi i Samurajve, qё me mencurinё e tij si model jetese, ecёn pёr gjatё shekujve.


KODI BUSHIDO


Nuk kam prindёr. Qielli dhe Toka janё prindёrit e mi.


Nuk kam fuqi Hyjnore. Bindja ёshtё mjeti im.


Nuk kam forcё magjike. Forca brendёsore ёshtё magjia ime.


Nuka kam as jetё as vdekje. Pёrjetёsia ёshtё jeta dhe vdekja ime.


Nuk kam trup. Trimёria ёshtё trupi im.


Nuk kam sy. Rrufeja ёshtё sytё e mi.


Nuk kam veshё. Ndjeshmёria ёshtё veshёt e mi


Nuk kam krahё e kёmbё. Shpejtёsia ёshtё gjymtyrёt e mi.


Nuk kam qёllime. Shansi ёshtё qёllimi im.


Nuk kam mrekulli. Fati (Darma) ёshtё mrekullia ime.


Nuk kam principe. Principet e mija janё pёrshtatshmёria nё tё gjitha gjёrat.


Nuk kam shokё. Mendja ёshtё shoku im.


Nuk kam armiq. Marrёzia ёshtё armiku im.


Nuk kam  uniformё luftarake. Vullneti dhe drejtёsia janё uniforma ime luftarake.


Nuk kam kёshtjella. Shpirti im i patundshёm ёshtё kёshtjella ime.


Nuk kam shpatё. Ёndrra e shpirtit tim ёshtё shpata ime.

Nga dituriwordprss/.
Xhemajl
Xhemajl

187


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kodi Bushido  Empty Re: Kodi Bushido

Mesazh  IndigoStar 16.08.11 4:15

interesante flm
IndigoStar
IndigoStar

So mote it be !
786 369�⚜️️‍????????️الله
Knowing is Good, but knowing Everything is Better
Making Good Man Better
Family comes first

21


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kodi Bushido  Empty Re: Kodi Bushido

Mesazh  Dimitrov Xhunga 16.08.11 11:39

Sa e cuditshme !
Dimitrov Xhunga
Dimitrov Xhunga

100


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kodi Bushido  Empty Re: Kodi Bushido

Mesazh  Jon 10.07.13 0:18

Kodi i Bushido është kodi i mirësjelljes së një samurai. Është një grup i rregullave morale që samurai ndjek gjatë gjithë jetës së tij, por edhe me vdekjen e tij, sepse vdekja është po aq e rëndësishme sa edhe jeta.

Kodi i Bushido është një kod që duhet idealisht të pasohet nga të gjithë praktikuesit e arteve marciale japoneze.

Teksti i mëposhtëm është shkruar shumë kohë më parë nga një samurai. Lejeni të hapur mendjen tuaj nga fjalët e tij.

Bushido të thotë vullnet i vendosur për të vdekur.
Kur ju do ta gjeni veten në udhëkryq të rrugës
dhe ju duhet të zgjidhni rrugën, mos hezitoni:
Zgjidhni rrugën e vdekjes.
Dhe të mos keni asnjë arsye të veçantë
dhe shpirti i  juaj të jetë i fortë dhe i gatshëm.

Dikush mund të thotë se në qoftë se ju vdisni
pa arritur ndonjë qëllim,
vdekja jote nuk do të ketë kuptim:
ajo do të jetë si vdekja e një qeni.

Por kur ju do ta gjeni veten në udhëkryq
ju nuk duhet të mendoni në lidhje me arritjen e një qëllimi
nuk është momenti për të bërë plane.

Të gjithë preferojnë jetën në vend të vdekjes, nëse arsyetojmë
ose në qoftë se kemi një projekt, do të zgjedhim rrugën e jetës.
Por do të ju mungojë  qëllimi dhe në qoftë se ju mbeteni i gjallë
në të vërtetë ju do të jeni një frikacak.

Kjo është një konsideratë e rëndësishme.
Nëse ju vdisni pa arritjen e një qëllimi,
Vdekja juaj mund të jetë si vdekja e një qeni,
Vdekja e çmendurisë
por nuk do të ketë asnjë njollë në nderin tuaj.

Në Bushido, nderi është i pari.
Prandaj, ideja e vdekjes të jetë e shtypur në mendjen tuaj
çdo mëngjes dhe në çdo mbrëmje.

Kur vendosmëria juaj për të vdekur në një moment të caktuar
ka gjetur vend të qëndrueshëm në shpirtin tuaj,
ju keni arritur majën e udhëzimeve Bushido.
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kodi Bushido  Empty Re: Kodi Bushido

Mesazh  Arb 10.07.13 12:04

E habitshme eshte.

Gjithmone Samurajt per shume kend kane qene pergezues per qellimin e venjes se jetes se tyre, aq sa nje pjese e madhe e show bizit boterore kan qene te solidarizuar me veprimet e tyre. te gjithe kan qene te admiruar ne flijimin e vetes se tyre karshi nje "perendie " qe ata i kane besuar, karshi ruajtjes se krenarise, karshi ruajttjes se vlerave vetanake. E gjith kjo nga bota eshte cilesuar si dichka teper e mahnitshme dhe ARTISTIKE.

E kur sot i kemi ata luftetare qe luftojne ne shtepite e tyre qe ta debojne armikun e ardhur mijera kilometra larg, duke dalur ne lufte per t'a mbrojtur nderin e tyre, kombin, fene ,vatanin, me shprese se vdekja e tyre do t'i knaq dhe plotesoje urdherat e Zotit te tyre, ata nje zeri nga bota quhen TERRORIST
Arb
Arb

36


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kodi Bushido  Empty Re: Kodi Bushido

Mesazh  Siroco 08.11.14 18:40

Kodi Bushido

Kodi Bushido  Samurai

Bushido (武士道) u ndikua shumë nga Zen budizmi, duke shndërruar ekzistencën e dhunshme të samurajve dhe e kaliti në urti e gjakftohtësi. Kodi i thjeshtë e i përsosur i nderit ka qenë, është e do të jetë shtegu i vetëvendosjes, disiplinës dhe vetërregullimit të njeriut në rrugën drejt vetes.

S’ka ngjashmëri më të madhe mes dy kodesh, trashëguar prej zotave mbi këtë tokë, sesa mes Kanunit Shqiptar dhe Kodit Bushido të popullit japonez.

Aty gdhendet epokave shpirti i njeriut, në mënyrën sesi ai mund të jetojë e vdesë, të rritet, të trashëgojë e lërë amanet porositë hyjnore. Këto ligje universale janë boshti i vërtetë moral, mendor e shpirtëror i njeriut. Funksionimi i përpiktë i këtyre ligjeve ka treguar se nuk ka nevojë për fe, religjione, besime e ligje të tjera përveç këtyre dhe vendimit të njeriut për të trajtuar tjetrin si veten, e, para së gjithash, të trajtojë veten me respekt, duke mos harruar për asnjë çast besën që ka dhënë para zotave në fillim të herës.

Përsakohë këto ligje nuk do të ringjallen, përdoren siç duhet e t’i rikthehen kujtesës, sërish në thelbin e vet, të gjithë do të bëjmë rrugën më të gjatë drejt njëritjetrit e vetes.


KODI BUSHIDO

Nuk kam prindër – Qielli dhe Toka më janë prindër.

Nuk kam fuqi hyjnore – Tërësia është fuqia ime.

Nuk kam pasuri – Vetëmohimi është bollëku im.

Nuk kam fuqi të mbinatyrshme – guximi i brendshëm është fuqia ime magjike.

Nuk kam jetë a vdekje – Përjetësia është vdekja ime.

Nuk kam trup – Qëndrueshmëria është trupi im.

Nuk kam sy – Rrufeja është syri im.

Nuk kam veshë – Ndjeshmëria është veshët e mi.

Nuk kam krahë e këmbë – mendjemprehtësia është gjymtyrët e mi.

Nuk kam qëllime – Shansi është qëllimi im.

Nuk kam mrekulli – Fati (Dharma) është mrekullia ime.

Nuk kam parime – Parimi im është përshtatja me gjithçka.

Nuk kam shokë – Prirja ime është shoqëria ime.

Nuk kam armiq – Shkujdesja është armiku im.

Nuk kam mburojë – Bujaria dhe ndershmëria janë mburoja ime.

Nuk kam kështjella – Qetësia është kështjella ime.

Nuk kam shpatë – Jomendja është shpata ime.

Shtatë virtutet e Bushido:

GI – Drejtësi.

YU – Guxim.

JIN – Dashamirësi.

REI – Respekt.

Makoto – Ndershmëri.

Meiyo – Nder.

Chugi – Besnikëri.
Siroco
Siroco

Unë e dëgjoj këngën e zogut jo për zërin e tij, por per heshtjen që vjen pas.


201


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kodi Bushido  Empty Re: Kodi Bushido

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi