Baalbek, qendra e mistershme
4 posters
Faqja 1 e 1
Baalbek, qendra e mistershme
Baalbek, qendra e mistershme e kontrollit të Jeruzalemit
Përgjigja evidente, e dokumentuar, është kulti i një triade Zotash të përbërë nga Jupiteri, Afërdita dhe Mërkuri
Rrënojat e Baalbek në Liban janë ato që kanë mbetur nga tempulli më i madh që është ndërtuar nga romakët. I ngritur mbi blloqe të mëdhenj guri granitik, mbeturina ciklopike të atij që konsiderohet si ndërtimi më i lashtë i botës.
Duke parë afërsinë e rrafshnaltës pjellore të Beqa'a, më lehtësisht e përshkueshme, nuk është e mendueshme që Baalbek të jetë ngritur si rrugë shkëmbimesh tregtare.
Megjithëse në pranverë zona bëhet më e lagësht, romakët në kohën e tyre do të duhej ta siguronin nevojën e tyre hidrike, nëpërmjet një akuadukti që vjen nga Ain Lejout, nja 6 kilometra larg.
Nuk justifikohen lehtësisht udhëtimet e gjata të kryera nga perandorët romakë për të shkuar në Baalbek vetëm për të marrë përgjigjet e orakujve dhe të ndërtojnë tempullin më të madh të epokës larg nga Roma.
Për çfarë motivi të fshehtë u shtynë që ta adhurojnë këtë vend dhe t'i dërgojnë kolona graniti të kuq, duke përballuar një rrugë prej 200 kilometrash, nga Assuan nëpërmjet portit të Tripoli dhe atij të Homs, duke i ardhur rrotull maleve, në një rrugë të papërshtatshme dhe të mundimshme?
Përgjigja evidente, e dokumentuar, është kulti i një triade Zotash të përbërë nga Jupiteri, Afërdita dhe Mërkuri. Jupiteri shoqërohej me Baal, që i jepte emrin vendit, domethënia fenikase e të cilit ishte "Lord", "Zot", i identifikuar me Adad. Afërdita shoqërohej me Astart, Ishtar.
Mërkuri me Adonin. Kjo të sjell ndërmend triadën e Adad, Ishtar e Shamash, që në formën sumere bëhej: Ishkur, Inanna, Utu.
Dimë se grekërit e romakët i pajisnin tempujt e tyre me labirinte të ndërlikuara nëntokësorë, por, edhe sot e kësaj dite, nuk ka qenë e mundur të gjenden të tilla nën ndërtimet imponuese të Baalbek, megjithëse duke ekzistuar relacione arkeologësh që flasin për to.
George Ebers dhe Herman Guthe, të drejtuar nga disa arabë, nëpërmjet një hyrjeje të ndodhur në anën jugore, do të përshkonin nëpër 140 metra një seri tunelesh nëntokësorë dhe një labirint shpellash e shtigjesh njëri pas tjetrit, të gjithë komunikues midis tyre, nën të gjithë ndërtimin, të ndriçuara herë pas here nga "dritare të shpuara" misterioze, duke dalë nën muret e anës veriore.
Në vitin 1920, Andrè Parrot konfirmoi ekzistencën e labirintheve të ndërtuara nga shembje, por në disa pika akoma të dukshëm nëpërmjet çarjeve.
Platforma sipër së cilës janë vendosur tempujt është ngritur me 9 metra, e formuar nga blloqe deri me 9 metra gjatësi, 2 metra të gjera dhe 2 metra trashësi. Askush nuk e ka llogaritur kurrë sasinë e nevojshme, por vlerësohet se e kalon me siguri kubaturën e Piramidës së Madhe.
Megjithatë është e vështirë t'u atribuohet romakëve i gjithë ndërtimi i konstruksionit në fjalë, duke qenë se zakonisht në arkitekturën e tyre përdoreshin gurë më të vegjël dhe nuk ka dëshmi qytetërimesh në zotëron të teknologjive të duhura për të ngritur gurët kolosalë që admirohen në platformën e Baalbek.
Tempulli i Jupiterit mbështetet mbi një piedestal të formuar nga gurë të vënë në radhë të mbivendosura dhe akoma të dukshëm nën kolonat e mbetura në këmbë.
I ndërtuar me saktësi mbi një piedestal tjetër, që ngrihet nja 13 metra të mira respektivisht terrenit, ana perëndimore është ngritur me blloqe të skuadruar prej 9 metrash të gjata, të larta 4 metra dhe të trashë 3.5 metra, secila me peshë prej 500 tonelatash.
Tri blloqet më të mëdhenj njihen si "Triliton" apo "Mrekullia e Tri Gurëve". Përmasat e tyre të ekzagjeruara, prej 18 apo 20 metrash, dhe pesha e tyre prej 1000 tonelatash, nuk e kanë penguar vendosjen e tyre milimetrike.
Janë nxjerrë të gjitha nga një shpellë e afërt, ku akoma mund të admirojmë një të njohur si "guri i Jugut", akoma sot e ngjitur me damarin nënë. Masat: 20 metra gjatësi, 10 lartësi dhe një trashësi prej 4.5 metrash. Arrin peshën e konsiderueshme prej 1200 tonelatash.
Një gur i ngjashëm, sipas asaj që afirmojnë disa arkeologë, do të ndodhej nën Triliton. Do të ishte fshehur me disa gdhendje të precizuara që do ta bënin të dukej se bëhej fjalë për disa blloqe të vënë së bashku. Guri i Jugut dëshmon se ndërtimi u ndërpre papritmas.
Në vijim të kësaj, dalin shumë pikëpyetje. Në murin jugor ndodhet një radhë prej 9 blloqesh të mëdhenj sa gjysma e atyre që formojnë Triliton. Janë të gjithë në të njëjtin nivel me gurët mbi të cilët mbështetet Triliton, duke e zgjatur kështu platformën deri në murin jugperëndimor.
Një veçanti e tillë vërehet jo vetëm me një vizitë të kujdesshme në vend dhe çertifikon faktin që Triliton ngrihet mbi gurë ciklopikë. Sipas thënies së ekspertëve, mund të pohohet se platforma nuk u kompletua dhe projekti fillestar u braktis. 9 blloqet nuk janë të lidhur mirë si të tjerët, prerja nuk puthitet mirë me blloqet rrethues.
Me pamje të parë mund të duket si tentativa për të ndërtuar platformën pas një ngjarjeje katastrofike, duke përdorur gurë të tjerë të mbetur të paprekur. Sesi mund të jenë lëvizur gurët e Triliton dhe të tjerët nga miniera, edhe pse largësia ishte vetëm 2 kilometra, kjo mbetet mister.
Edhe pse është vlerësuar se 40000 njerëz mund t'i lëviznin, inxhinierët nuk kanë sqaruar jo vetëm se në çfarë mënyre janë lëvizur, por edhe ngritur, transportuar dhe vendosur në vend me saktësi të madhe. Guri i Jugut është ekuivalent me tri avionë Boeing 747.
Shumë inxhinierë ngrenë pyetjen se pse janë përdorur blloqe të mëdhenj guri, nga momenti që ishte më e lehtë të përfundonte ndërtimi duke përdorur blloqe më të vegjël, duke pasur parasysh edhe pse në gurët e mëdhenj mund të ketë një difekt transversal, shkak i një problemi të mëtejshëm strukturor.
Kishin një besim të çfrenuar në materialin e përdorur, apo dispononin një teknologji të panjohur për ne, që u mundësonte atyre ta ngrinin me shpejtësi një ndërtim, pa mundur që numri dhe pesha e gurëve të përfaqësonin një pengesë? Hipotekohet se platforma është destinuar për t'u rezistuar forcës së tërmeteve, në një zonë të njohur për ndodhjen e fenomenit në fjalë; për të duruar forca të mëdha vertikale, si në rastin e ngritjes apo uljes së mjeteve fletuese të tipit "raketë".
Koincidencat e çuditshme, të zbuluara nga shkrimtari Zecharia Sitchin në trekëndëshin Piramidë, Mal Ararat dhe Mal Shën Katerinë, përsosmëritë gjeometrike, jo të rastësishme, zbulojnë pika të tilla si referime në përkufizimin e të ashtuquajturve "Korridore Fluturimi" të qenieve që shkrimtari i nxjerr si të ardhur nga planeti Nibiru të njohur nga sumerët.
Baalbek u bë kështu qendra e një prej këtyre korridoreve që përdorte si referim Malin Shën Katerinë, të ndodhur veç të tjerash në të njëjtën linjë me Malin Ararat, i cili së bashku me Malin Umm Shumar, formonte "korridorin" më të gjatë.
Në Baalbek ruhej një "gur me shkëlqim", domethënë një "Omphalos", guri konik që "i pëshpëriste mesazhe të pakuptueshme njeriut", që "nxirrte fjalë", diapozitivi që Baal donte të instalonte në Majën Zafron, emër tjetër me të cilin tregohej pikërisht Baalbek.
Kryqëzimi i rrugëve të Ishtar, vendi në të cilin mund të mbaheshin të bashkuar qielli dhe toka, një prej vendeve të "uljes". Pika ku në epopenë e Gilgameshit ndodhej "Pylli i Kedrave".
Guri konik të kujton Dur.An.Di., "lidhjen midis qiellit dhe tokës", të kontrolluar nga Zoti Enlil në një vend të quajtur Ki.Ur të përshkruar si "një kolonë shumë e gjatë që humbiste në re" dhe të vendosur mbi një shesh që nuk mund të "dridhej apo përmbysej" dhe i shërbente Zotit "për të prononcuar fjalët e drejtuar qiejve".
Një përshkrim i tillë na e paraqet ne si një mjet të përdorur për telekomunikimet. Origjina e gurëve konikë duket se duhet kërkuar në Egjipt dhe jo vetëm sepse "konike" ishte "Dhoma Qiellore" (Ben-Ben) me të cilën Zoti zbriti në Tokë.
Herodoti flet për një qenie të pavdekshme që egjiptianët e adhuronin dhe kulti i të cilit zbriste në kohërat e fenikasve: "Në Feniki ekziston një tempull i madh dhe i bukur kushtuar atij. Në tempull ndodhen dy kolona, njëra prej floriri të pastër, tjetra prej smeraldi, të cilat natën mbushen plot shkëlqim".
Guri i ndritshëm dhe shkëlqyes i sumerëve, Na.Ba.R. Zecharia Sitchin vëren se floriri është përcjellësi më i mirë elektrik dhe smeraldi guri optimal për impiantet lazer, në gjendje të emetojë një shkëlqim ireal.
Një lidhje midis Heliopolisit egjiptian dhe atij fenikas gjendet në shkrimet e historianit Macrobio, që flasin për një objekt të kushtuar Diellit, të çuar nga toka e lumit Nil në Baalbek; një gur magjik dhe i shenjtë me formë konike. Qenë fenikasit që transmetuan zakonin orakullor në Greqi, më saktësisht në Dodonë.
Qendra orakullore më e famshme, Delfi, përmban një gardh, të drejtuar nga lugina, të ndërtuar mbi një platformë të ngritur. Kështu, Omphalos konsiderohej qendra e shumë rrugëve dhe përfaqësoheshin me dy zogj me krahë përballë njëri tjetrit; fluturakët që dikur ngriheshin në fluturim janë në gjendje të gjejnë malin e orakullit.
Çdo qendër dallohej nga një pemë: Delfi nga një dafinë, Baalbek nga një kedër, Delosi, Mileti dhe Bedhet nga një palmë, Kreta nga një shelg, Hebroni nga një akacie. Kokët e mumifikuara të Adamit dhe të Esaùt, të ruajtura në Hebrom, e transformuan vendin në qendrën kryesore orakullore dhe të kultit.
Për këtë arsye, jo të gjithë qenë dakord me Mbretin David. Kur e spostoi kryeqytetin në Jeruzalem Hebrom ishte homologia e Bedhet-it egjiptian, një vend i shenjtë i mbrojtur nga "Njerëzit Qenër", kalebitët. Për t'u nënvizuar është fakti që gardianët e Siriusit, të quajtur edhe "Ylli i Qenit", sipas traditës, qenë të ashtuquajturit "qenar".
Dhe akoma: në pikturat e varrit të Sethit të I-rë gjejmë një gur konik me dy pëllumba në anë, që mbikëqyr malin e krijimit, në brendësi të të cilit Sokari, Zot me kokë fajkoi, është duke treguar qendrën Duat dhe Pikën e Krijimit.
Sfinksat në të dyja anët kujtojnë regjistrimin e Tutmesit të IV-ët që e përmend Sfinksin përkrah Sokarit të Rostas, emër me të cilin tregohet Rostau, domethënë fusha e Gizës, Duati egjiptian, vendi i lidhjes midis botës superiore dhe asaj inferiore: kërthiza.
Në varrin e Sethit piktura që paraqet të ashtuquajturën "çerekorësh" tregon rrugën e Rostau dhe buburrecin e shenjtë që zbret nga guri "Ben Ben", kërthiza, në anët e të cilës qëndrojnë dy zogj. Omphalos bëhet kështu një referim gjeodezik, guri i rënë nga qielli, Ben Ben egjiptian, i ruajtur në Heliopoli, qendër e krijimit, vend i "kodrinës fillestare".
Domethënie që gjenden në zakonet e popullit të Izraelit që ndërtoi tempullin e Jeruzalemit në pikën e konsideruar qendra e Tokës. Giza merr të njëjtin funksion gjeodezik të botës së lashtë, meridiani "zero".
Interesante të vërehet, në funksion të çka është thënë, se largësitë e shprehura në gradë midis Baalbek dhe vendeve të tjerë si Ankor, Phonpei, Ishulli i Pashkës, rezultojnë të përfshira midis masave të shkallës së spostimit të akseve.
Veç kësaj, shkalla e avancuar e diturisë në gjeografi ndriçohet nga shumë veçanti, përfshirë nga kohëra që nuk mbahen mend, masën e globit nëpërmjet paralelëve. Hieroglifi egjiptian i përdorur rëndom për të përfaqësuar paralelët konsistonte në dy pëllumba, njëri përballë tjetrit, veçanti e zakonshme në të gjithë gurët konikë.
Kështu, nuk është rastësi që guri i zbuluar nga Reisner në tempullin e Amonit në Tebë ndodhej në pikën ku kryqëzohen meridiani dhe paraleli, të përfaqësuar nga dy pëllumba të skalitura në vetë omphalos-in.
Gurët konikë etruskë tregojnë në mënyrë të qartë linjat e meridianëve dhe të paralelëve të hequra mbi to.
Kështu, Baalbek jo vetëm si qendër gjeodezike dhe orakullore, por me të janë lidhur vende të tjerë, seli orakujsh të rëndësishëm në lashtësi, si Heliopol, Tebë, Edfu, Gizë, Jeruzalem, Azi i Siwa dhe Delfi, të ndodhur edhe këto mbi linjat hipotetike fluturimi të ndodhura në "korridore" të gjithë me madhësi këndore prej 11 gradësh e një çerek dhe me një kënd prej 45 gradësh.
Koinçidenca? Ndoshta, por çdo pikë rezulton e baraslarguar nga Jeruzalemi, i cili bëhet në këtë mënyrë një qendër kontrolli hipotetike.
Rindërtimi i tempullit, i përpunuar nga inxhinieri Hans Herbert Beier, e paraqet si një hangar të madh të aftë të mbajë objektin fluturues të parë nga profeti Ezechiel.
Ashtu si në Baalbek, nën "murin" e famshëm të Jeruzalemit, të gjatë 400 metra, të formuar nga gurë me përmasa të konsiderueshme, që shërbente si mbështetje ndaj platformës mbi të cilën u ngrit tempulli, ka tunele dhe korridore të ndërtuar me gurë të mëdhenj midis të cilëve njëri 13 metra i gjatë, i gjerë 3 metra me 4 metra.
I vendosur në vend pasi është nxjerrë nga një karrierë e afërt, ndoshta ajo në qiell të hapur që dikur ndodhej në malin Kalvar, i emërtuar kështu pse ishte vend ekzekutimesh, ku tani ndodhet kisha e Ringjalljes së Shenjtë.
Në fakt, Baalbek konsiderohej një qendër fetare e rëndësishme edhe për romakët; vend i një triade zotash apo entitetesh të konsideruar si të tillë që mund të kishin kontribuar në mënyrë faktike në ndërtimin e saj.
Emri hebraik i Baalbek është "Beth-Shemesh", domethënë "Shtëpia e Shamash", emër semitik i zotit super Utu, shef i astronautëve, të cilit i atribuohet një rol i rëndësishëm në projektimin dhe në ndërtimin si të orakullit libanez, ashtu dhe të Arkës së Përmbytjes.
Midis shumë legjendash që kanë të bëjnë me ndërtimin e Baalbek, ajo maronite, që shikon tek Kaini, biri i Adamit, konstruktorin e tij gjatë një krize çmendurie, në vitin 133.
Një tjetër mit ia atribuon punën djajve dhe gjigantëve, ndërsa arabët dhe hebrejt besojnë se është vepër e Nimrod: "Pas përmbytjes, Nimrod dërgoi gjigantë për të ndërtuar fortesën e Baalbek, e quajtur kështu në nderim të Baal, Zot i Moabitëve, adhurues i Diellit".
Histori që kërkojnë t'i japin një kuptim një konstruksioni të pamundur, gurët e të cilit na shikojnë prej dhjetëra mijëvjeçarësh. Anomali gjiganteske që nuk mund t'i injorojmë dhe aq më pak t'i shpjegojmë.
Përgatiti: Armin Tirana

Neo- "Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."
1402
Re: Baalbek, qendra e mistershme
Nuk eshte e vertete se keto ndertime jane bere nga romaket.
Pas permbytjes se Atlantides thuhet se nje njeri i ditur i ka sjelle dijet (manipulimin e energjise kozmike) ne Egjipt (piramidat) dhe vendeve rreth saj.
As sot ne kohen tone "moderne" nuk ekziston ndonje vinç qe mund te levize keta gure me peshe 1200 tonelatash.

Luli- "Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"
861
Re: Baalbek, qendra e mistershme
jam i te njejtit mendim me ty , Thoti mund te kete qene ,por mund te kete qene edhe nje race tjeter.ndoshta atlantidasit kane qene edhe vete aq te zhvilluar.pastaj eshte edhe raca bjonde qe erdhi nga aferditta ne ishullin e gobit .keto kane disa fakte ,skelete te gjetura ,eshte shume e thjeshte te dalesh ne nje perfundim me teknologjine qe ka sot ,me ane te adns mund te gjesh vitin dhe keshtu fillon te remosh lashtesineluli shkruajti:Nuk eshte e vertete se keto ndertime jane bere nga romaket.
Pas permbytjes se Atlantides thuhet se nje njeri i ditur i ka sjelle dijet (manipulimin e energjise kozmike) ne Egjipt (piramidat) dhe vendeve rreth saj.
As sot ne kohen tone "moderne" nuk ekziston ndonje vinç qe mund te levize keta gure me peshe 1200 tonelatash.
maqomaqo3- 96
Re: Baalbek, qendra e mistershme
Tempulli gjigand ne Baalbek
Në akropolin e tij, gjatë tre shekujve të ardhshëm, romakët ndërtuan një ansambël monumental tre tempuj, tre oborre, dhe një mur rrethues i ndërtuar prej disa nga gurët më gjigandë realizuar ndonjëherë nga njeriu. Disa besojnë, se ndërtimi mund t'i atribuohet si vepra arti jashtëtokësore.
Baalbeck është një qytet në Libanin lindor i famshëm kryesisht për rrënojat madhështore romake të tempullit të ruajtura në mënyrë të shkëlqyer. Ky ishte një qytet i lulëzuar fenikas kur grekët e pushtuan atë në 331 p.e.s. Ata e emëruan atë "Heliopolis" (Qyteti i Diellit). Ai u bë një koloni romake nën perandorin Augustus në 16 p.k.
Në akropolin e tij, gjatë tre shekujve të ardhshëm, romakët ndërtuan një ansambël monumental i tre tempuj, tre oborre, dhe një mur rrethues i ndërtuar prej disa nga gurët më gjigant realizuar ndonjëherë nga njeriu. Disa turistë besojnë se ndërtimi mund t'i atribuohet vepra arti ekstra-terrestiale.
Në hyrjen jugore të Baalbeck është një minierë, ku gurët e përdorura në tempuj u ndërprenë. Një bllok i madh, i konsideruar si guri më i madh i latuar në botë, ende rri ulur aty ku u pre pothuajse 2000 vjet më parë. I quajtur "Guri i Gruas shtatzënë", ajo është 21.5m x 4.8m x 4.2 metra në madhësi dhe peshon rreth 1000 ton.
Për shekuj tempujt e Baalbekut janë vënë nën metra rrënojash, dhe janë penguar nga fortifikimet mesjetare. Por edhe në shkatërrim ky vend ka tërhequr admirimin e vizitorëve dhe rëndësia e saj historike është e njohur botërisht. Anketa dhe puna e parë restauruese në Baalbeck u nis nga Misioni Arkeologjik gjerman në 1898.
Në 1922 studiuesit francez ndërmorën kërkime të gjera dhe restauruan tempuj, punë e cila u vazhdua nga Drejtoria e Përgjithshme libaneze e antikave. Tempujt në Baalbeck ishin ndërtuar mbi një rrëfenjë të lashtë që shkon prapa, të paktën, deri në fund të mijëvjeçarit të tretë para Krishtit. Pak dihet për vendin gjatë kësaj periudhe, por ka dëshmi që në rrjedhën e mijëvjeçarit të parë para Krishtit, një gjykatë e mbyllur është ndërtuar mbi historinë e lashtë.
Një altar ishte vendosur në qendër të kësaj gjykate në traditën e vendeve të larta biblike semite. Gjatë periudhës Helenistike (333-64 BC) grekët identifikuan zotin e Baalbeck-ut me zotin diell dhe qyteti u quajt Heliopolis ose qyteti i Diellit. Në këtë kohë gjykata e lashtë e mbyllur ishte zgjeruar dhe një podium ishte ngritur në anën e saj perëndimore për të mbështetur një tempull të formës klasike.
Edhe pse asnjëherë nuk është ndërtuar i gjithë tempulli, disa nga projektet helene të ndërtimit të madh ende mund të shihen.
Dhe kjo ishte mbi gjykatën e lashtë që romakët vendosën të tashmen Gjykatë të Madhe të tempullit të Jupiterit. Tempulli ishte nisur në tremujorin e fundit të shekullit 1 para Krishtit, dhe ishte pranë kompletimit në vitet e fundit të sundimit të Neronit (37-68 AD).
Kompleksi i Gjykatës së Madhe të tempullit të Jupiterit, me portikët, altarët dhe basenet e saj, është ndërtuar në shekullin e dytë të Krishtit. Ndërtimi i tempullit të ashtuquajtur Bacchus ka filluar edhe ai në këtë kohë. Propylaea dhe Gjykata gjashtëkëndor e tempullit të Jupiterit janë shtuar në shekullin e 3 nën dinastinë Severan (193-235 AD) dhe puna u krye me sa duket në mesin e shekullit të 3.
Struktura të vogla rrethore të njohura si tempulli i Venusit, u përfunduan ndoshta në këtë periudhë. Kur Krishterimi u shpall fe zyrtare e Perandorisë Romake në 313 pas Krishtit, perandori bizantin Konstandini mbylli zyrtarisht tempujt në Baalbeck. Në fund të shekullit të 4, perandori Teodos shembi altaret e Gjykatës së Madhe të Jupiterit dhe ndërtoi një bazilikë duke përdorur gursët në tempull dhe elementet e saj arkitektonike.
Mbetjet e tre shtyllave të kësaj bazilike, fillimisht orientuar në perëndim, ende mund të shihen në pjesën e sipërme të shkallëve të tempullit të Jupiterit. Pas pushtimit arab në 636 tempujt u transformuar në një kala ose kështjellë, një term që aplikohet ende sot në Akropoli.
Gjatë shekujve të ardhshëm Baalbeck ra rradhazi prej dinastive Omayyad, Abasit, Toulounid, Fatimid dhe Ayyoubid. Plaçkitur nga Mongolët në 1260, Baalbek më vonë gëzonte një periudhë të qetë dhe të prosperitetit nën sundimin Mamluke. Kompleksi i tempullit në Baalbeck është i përbërë nga tempulli i Jupiterit dhe tempulli Bacchus ngjitur me të.
Një distancë të vogël është struktura rrethore e njohur si tempulli i Venusit. Vetëm një pjesë e shkallëve mbetet një tempull i katërt i dedikuar për Merkurin, në kodrën Kheikh Abdallah. Kushdo që ka udhëtuar në Egjipt, Mesopotami, Amerikë të jugut apo në vende të tjera të lashta ka parë punën mahnitëse të gurpunuesve zejtarë.
Megjithatë është tepër e vështirë të imagjinohet se gjithë ky perfeksion është një fryt vetëm i punës njerëzore. Mbetet e hapur ideja e ndihmës së jashtëtokësorëve me anë të përdorimit të lazerit në prerje apo edhe anti gravitetit.

Equinox- 207
Similar topics
» Tibeti - Qendra spirituale e botës
» Fuqia e mistershme e Piramidave
» Zhdukjet më të mistershme të njerëzimit
» Urgjenca te mistershme
» Histori me entitete

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi