EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vatikani dhe jashtëtokësorët

4 posters

Shko poshtë

Vatikani dhe jashtëtokësorët Empty Vatikani dhe jashtëtokësorët

Mesazh  Admin 15.05.08 0:29

Vatikani nuk përjashton ekzistencën e jashtëtokësorëve
14 maj 2008 Vatikan

Vatikani dhe jashtëtokësorët Nthvjxf4

Të besosh në Zot është në pajtueshmëri me besimin në jashtëtokësorë,sipas drejtorit të observimeve ne Vatikam José Gabriel Funes që sheh edhe vet ekzistencen e një planeti nga qenje që nuk do të kishin bërë mëkate origjinale.

"Si astronom vazhdoj të besoj në besimin që Zoti është krijuesi i universit", shpjegoj të martën në bisedë me gazetën e Vatikanit l'Osservatore Romano ati Funes,një prift jezuit që dirigjon observimet e Vatikanit në Castel Gandolfo, afër Romës.

"Sikur ne që i konsiderojmë krijesat tokësore sikur "vëllëzër" apo "motra" përse të mos flasim për "vëllëzërit jashtëtokësorë"?.

Megjithatë,shton ai edhe pse "ne nuk kemi prova në këto momente","nuk mund të përjashtojmë ekzistencën" e planeteve tjera të banueshme.

"Ashtu që ka llojshmëri të krijesave në tokë,mund të ketë edhe qenje tjera,gjithashtu intelegjente,të krijuara nga zoti" thekson astronomi i papës.

Ndoshta "ata janë në miqësi të plotë me krijuesin e tyre" pa bërë mëkate origjinale, shpjegon ai.

Në të kundërtën "rimishërimi" (ardhja e Krishtit,birit të Zotit dhe Zotit të mishëruar në të për të marrë mëkatet e njerëzve) vlen edhe për ata , vazhdon ai , sepse "rimishërimi është një ngjarje plotësisht unike".

Burimi :Associated Press
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vatikani dhe jashtëtokësorët Empty Re: Vatikani dhe jashtëtokësorët

Mesazh  Neo 15.05.08 18:31

VATIKANI: ESHTE OK TE BESOHET NE JASHTETOKESORE

Besimi se universi mund të përmbajë jetë jashtëtokësore nuk kundërshton besimin në Zotin, tha astronomi kryesor i Vatikanit në një intervistë të publikuar të martën.

Jose Gabriel Funes, drejtori jezuit i Observatorit të Vatikanit, u citua duke thënë se pafundësia e universit do të thotë se ka mundësi të ketë forma të tjera të jetës jashtë Tokës, madje edhe aso inteligjente.

“Si mund të mohojmë se jeta është zhvilluar edhe diku tjetër?” tha Funes. “Njëjtë siç i konsiderojmë krijesat tokësore si ‘vëlla’ dhe ‘motër’, pse mos të flasim për një “vëlla jashtëtokësor’? Do të ishte pjesë e krijimit.”

Në intervistën nga gazeta e Vatikanit “L’Osservatore Romano”, Funes tha se një nocion i tillë “nuk kundërshton fenë tonë”, sepse jashtëtokësorët do të ishin krijesa të Zotit. Përjashtimi i mundësisë së ekzistimit të jashtëtokësorëve,do të ishte si të “vësh kufizime” mbi lirinë krijuese të Zotit”, tha ai.

Intervista, e quajtur “Jashtëtokësori është vëllai im” mbuloi lloj-lloj temash, duke përfshirë marrëdhënien në mes të Kishës Katolike Romane dhe shkencës dhe implikimet teologjike në ekzistencën e jetës jashtëtokësore.

Funes tha se shkenca, posaçërisht astronomia, nuk kundërshton religjionin, duke prekur në një temë të Papë Benediktit XVI, i cili ka bërë hulumtimin e marrëdhënies në mes të besimit dhe arsyes si aspekt kyç të sundimit të vet si papë.

Bibla “nuk është libër shkencor,” tha Fumes, duke shtuar sebeson se teoria e Shpërthimit të Madh është shpjegimi më i “ar-
syeshëm” për krijimin e universit. Teoria thotë se universi filloi para miliarda vitesh në eksplodimin e një pike të vetme me densitet shumë të madh që përmbante tërë materien.

Por ai tha se vazhdon të besojë që “Zoti është krijuesi i universit dhe se ne nuk jemi këtu si rezultat i fatit.” Funes thirri që Kisha dhe komuniteti shkencor të lënë anash ndarjet e krijuara nga persekutimi i Galileut para 400 vjetësh, duke thënë se incidenti ka “shkaktuar plagë.”

Në vitin 1633 astronomi u shpall si heretik dhe u detyrua të tërheqë mbrapsht teorinë e tij që Toka sillet rreth diellit. Mësimet e Kishës në atë kohë e vinin Tokën në qendër të universit. “Kisha ka njohur gabimet e saj,” tha ai. “Ndoshta ka mundur të bënte më mirë, por tani është koha të shërohen këto plagë dhe kjo mund të bëhet nëpërmes dialogut të qetë dhe bashkëpunimit.”

Papa John Pali deklaroi në vitin 1992 që vendimi kundër Galileut ishte një gabim për shkak të “pakuptueshmërisë tragjike të përbashkët.”

Nga Gazeta Express
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vatikani dhe jashtëtokësorët Empty Re: Vatikani dhe jashtëtokësorët

Mesazh  Neo 13.11.09 8:27

Vatikani në kërkim të alienëve


E.T i telefonon Romës. Gati 400 vjet pas arrestimit të Galileos, për shkak se kishte sfiduar qëndrimin se toka është qendra e universit, Vatikani ka ftuar ekspertë për të studiuar mundësinë e ekzistencës së jetës jashtëtokësore dhe ndikimit të saj të mundshëm ndaj kishës katolike.

“Çështja e origjinës së jetës dhe çështja se a ka jetë në pjesët tjera të universit janë gjëra të cilat e meritojnë një shqyrtim serioz”, tha Ati Gabriel Funes, astronom dhe drejtor i observatorit të Vatikanit.

Funes, një prift jezuit, rezultatet e tij i shpalosi gjatë kësaj jave në konferencën e cila tuboi astronomë, fizicientë, biologë dhe ekspertë tjerë për të diskutuar për fushën e astrobiologjisë, e cila studion origjinën e jetës dhe ekzistencën e saj në pjesët tjera të universit.

Funes theksoi se mundësia e jetës jashtëtokësore ngrit shumë ndërlikime filozofike dhe teologjike, por shtoi se konferenca kryesisht u përqendrua në perspektivën shkencore dhe në atë se si mund të shfrytëzohen disiplinat e ndryshme për të hulumtuar këtë çështje.
Chris Impey, profesor i astronomisë në Universitetin e Arizonës, theksoi se është mirë që Vatikani ka organizuar një tubim të këtillë.

“Ekziston një terren i mesëm për dialog ndërmjet praktikuesve të astrobiologjisë dhe të atyre, të cilët dëshirojnë të kuptojnë kuptimin e ekzistencës tonë në universin biologjik”, tha Impey.

Së paku 30 shkencëtarë, në mesin e tyre edhe jo të krishterë nga SHBA-ja, Britania, Zvicra, Italia dhe Kili, morën pjesë në këtë konferencë, e cila u organizua që, ndër të tjera, të diskutohet për atë se a ka forma tjera të jetës në univers.

Kisha në Romë me kalimin e shekujve është zhvendosur në mënyrë radikale nga qëndrimet e veta, që nga koha kur filozofi italian Giordano Bruno u dogj i gjallë në vitin 1600, pasi që, ndër të tjera, kishte spekuluar se në univers mund të ketë edhe botë tjera të banuara.

Shkencëtarët kanë zbuluar me qindra planetë jashtë sistemit tonë diellor. Impey theksoi se zbulimi i jetës në planetët tjera është vetëm disa vite larg.

Nuk është kjo hera e parë që Vatikani po e shqyrton çështjen e jashtëtokësorëve: në vitin 2005, observatori i Vatikanit tuboi disa hulumtues të njohur për të marrë pjesë në një diskutim të ngjashëm. Në intervistën dhënë vitin e kaluar gazetës së Vatikanit L’Osservatore Romano, Funes theksoi se besimi se në univers mund të ketë edhe forma të tjera të jetës nuk bie ndesh me besimin në Zot.

“Si mund të përjashtojmë mundësinë që jeta të jetë zhvilluar edhe diku tjetër? Siç ka planetë të ngjashme me tokën, mund të ketë edhe krijesa tjera, të cilat ndoshta janë edhe më inteligjente, të cilat janë krijuar nga Zoti. Kjo nuk bie ndesh me besimin tonë, ngase ne nuk mund të vendosim kufizime në lirinë kreative të Zotit”, ka theksuar Funes.
Ai insistoi se nëse zbulohen krijesa tjera inteligjente, ato gjithashtu do të konsiderohen si “pjesë të krijimit”.

Megjithatë, në radhët e kishës ende ekzistojnë përçarje në lidhje me këtë çështje, me disa elemente të cilat favorizojnë kreacionizmin apo dizajnin inteligjent, gjë që vështirëson përpjekjet për të pranuar konceptin e jetës jashtëtokësore.

Kryesuesit e Vatikanit në historinë më të re kanë tentuar të tejkalojnë akuzat se kisha ka një qëndrim armiqësor ndaj shkencës-reputacion ky i cili daton që nga koha e ekzekutimit të Galileos.

Në vitin 1992, Papa Gjon Pali II theksoi se ekzekutimi i Galileos ka qenë një gabim i madh. Muajin e kaluar, muzeu i Vatikanit hapi një ekspozitë me rastin e 400 vjetorit të vëzhgimeve të para astronomike të Galileos.

Observatori i Vatikanit ka kryesuar përpjekjet për të tejkaluar boshllëkun mes religjionit dhe shkencës.

Observatori, i hapur në vitin 1891 me urdhrin e Papa Leos, ka selinë në Castel Gandolfo, një qytet në afërsi të Romës, ku gjendet edhe rezidenca verore e Papës.

(AP)
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vatikani dhe jashtëtokësorët Empty vatikani dhe alienet

Mesazh  beso_tir@hotmail.com 17.01.10 22:18

Sigurisht qe Vatikani do ndryshoje taktiken qe ka pasur me pare kur e mbante njerezimin ne injorance dhe njerezin blenin bileta per te lare mekatet qe te hynin ne "parajse".

Ndoshta kur alIenet te tregojne prezencen e tyre Vatikani do te doje ti "pagezoje" dhe tu mesoje alIeneve qe biri i zotit eshte i vetem shpetimtar i tyre dhe qe duhet te pendohen, rrefehen ne kishe dhe te paguajne haracin e kishes :-)
beso_tir@hotmail.com
beso_tir@hotmail.com

2


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vatikani dhe jashtëtokësorët Empty Re: Vatikani dhe jashtëtokësorët

Mesazh  Odin 02.07.11 10:52

Observatori Roman kërkon vëllezërit alienë

Jeta jashtëtokësore i intereson Kishës, dhe kjo nuk është një gjë e re. Ndaj nuk duhet të habisë editoriali i Observatorit Roman mbi zbulimet e fundit në lidhje me format e jetës aliene të shpallura nga NASA.

Gazeta e Vatikanit botoi një editorial të nënshkruar nga Ati Funes Jose Gabriel, drejtor i Observatorit të Vatikanit, jezuit nga Argjentina, 47 vjeç, që nga viti 2006 shefi i astronomëve të Papës në selinë e Pallatit Apostolik të Kastel Gandolfo.

Në tekst, tashmë online ne formatin pdf në faqen e internetit të Observatori Roman, me titull: “Nëse dikush thith arsenik ‘, nis në analizën e baktereve në gjendje të jetojnë me anë të arsenikut dhe lajme të tjera të ekzistencës së një planeti, shumë më i madh se Toka, ku temperaturat e larta dhe avujt e ujit ne formë reshë shumë të dendura, sugjerojnë potencialisht për egzistencë jete. Astronomi i Vatikanit pyet veten se cilat janë botët e mundshme dhe çfarë lloj qëniesh të gjalla duhet të kërkojmë.

Nga zbulimet e reja, komenton ai, pa dyshim që do të vijë një “zgjerimin i horizonteve tona konceptuale’. Do të ketë pyetje rreth planetëve dhe galaktikave dhe se çfarë është një qënie e gjallë. Por në qoftë se kërkojmë forma të tjera jete, ”duhet të paktën të dimë se çfarë duhet të kërkojmë, që do të thotë të përcaktojmë se çfarë është një qënie e gjallë”.

“Dhe kush e di nëse - përfundon ai - në një galaktikë eliptike të largët, dikush që jeton në një ‘super-Tokë’ që orbiton rreth një ylli ’xhuxh të kuq’ dhe thith arsenik, në këtë moment është duke bërë të njëjtat pyetje”.

Ati Funes, që si një jezuit i mirë hidhet pa problem nga astrofizika në teologji, në 2008-ën është përballur me Observatorin Roman me një seri pyetjesh në lidhje me mundësinë e egzistencës së qënieve jashtëtokësore: nuk janë në kundërshtim me besimin në Zot dhe nuk është e thënë që duhet të ketë nevojë të shpëtohen nga mëkatet.

Dhe megjithëse shumë shkencëtarë janë ateistë, nuk është e vërtetë që astronomia nxit një vizion ateist: tridhjetë kraterë në Hënë janë emëruar sipas disa astronomësh të lashtë jezuitë, një asteroid i sistemit diellor është emëruar sipas paraardhësit të tij në Observator, George Coyne Ati. Kësisoj, Ati Funes nuk është i papërgatitur që të bisedojë me “vëllanë” që thith arsenik, për të parë nëse dhe ai bën të njëjtat pyetje.

“Astrofizika” – thotë Funes, është një shkencë që gjithmonë rezervon surpriza. Kërkimi ka nevojë për një përpjekje të përditshme, shpesh të fshehur, por shpesh shpërblehet me rezultate të rëndësishme”. ‘Xhuxhat e kuq’ sjellin me vete hipotezën që mund të ketë galaktika dhe planetë të tjerë.

”Kuptimi i formimit të sistemeve të tjera yjore – thotë Funes – do të na ndihmojë të kuptojmë më mirë formimin e sistemit tonë. Dhe ndoshta do të na lejojë të arijmë në një model që na shpjegon në një mënyrë universale formimin e planetëve që rrotullohen rreth yjeve të tjerë”.

Por studimi i planetëve jashtëdiellorë me atmosferë ”rihedh pyetjen mbi mundësinë e jetës në një univers tjetër”. Dhe këtu na vjen në ndihmë zbulimi i dytë, ajo e organizmit të parë të njohur që mund të rritet dhe të riprodhohet duke përdorur një substancë toksike si arseniku”.

Kjo qënie e gjallë zëvendëson arsenikun me fosforin në komponentët e qelizave. Me pak fjalë, është një mikrob që thith arsenikut (sikur ne thithim oksigjenin).

”Është e qartë – nënvizon astronomi vatikanas – që nëse kërkojmë forma të tjera jete në univers, duhet të paktën të dimë çfarë të kërkojmë: dmth të përcaktojmë se çfarë është një qënie e gjallë. Ky zbulim i ri padyshim që do të ndihmojë që të zgjerojmë horizontet tona konceptuale në këtë fushë”.
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vatikani dhe jashtëtokësorët Empty Re: Vatikani dhe jashtëtokësorët

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi