EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hale Bopp, ishte kometë apo...

Shko poshtë

Hale Bopp, ishte kometë apo... Empty Hale Bopp, ishte kometë apo...

Mesazh  Neo 01.09.09 23:37

Hale Bopp, ishte kometë apo...

Hale Bopp, ishte kometë apo... Halebopp

Hale Bopp një kometë me një madhësi nga 40 deri në 100 km u zbulua në 23 qershor të vitit 1995.

Në kohën që u zbulua ajo ndodhej rreth 21 muaj ose 666 mijë milje (1 bilion km) nga dielli (një largësi kjo rekord për kometat e zbuluara deri më sot) dhe ka një orbitë eliptike 2364-vjeçare. Ajo do t'i afrohej Tokës në mars të vitit 1997.

Një kometë nuk mund të zbulohet shumë kohë përpara, vetëm disa muaj më parë gjatë kohës që ajo i afrohet diellit dhe bëhet e dukshme nga ndriçimi i tij. Fakti që një kometë përshkoi sistemin tonë diellor ska asgjë të veçantë, por ajo që e bën shumë të veçantë dhe madje shumë të mistershme këtë kometë është diçka tjetër.

Fakti që bishti i saj ka një re gazi jo unike, por në formën e shtatë sistemeve propulsive ose shtytëse si turbinat e një Shuttle dhe mënyra e çuditshme si ajo lëviz është vetëm një nga anët e mistershme të saj.

Fakti që vuri në mendime shumë astronomë ishte që ajo shoqërohet nga një trup tjetër me një madhësi katër herë më shumë se toka dhe që lëviz në mënyrë të çrregullt, disa herë duke u "fshehur" në bishtin e saj dhe disa herë të tjera duke dalë nga anët.

Lëvizja e atij objekti, mënyra sesi afrohet dhe largohet nga kometa të krijon përshtypjen që ka një komandim inteligjent, jo thjesht natyror. Objekti që shoqëron kometën u zbulua rastësisht nga një astronom amator, i cili me një teleskop modest pa dhe fotografoi objektin në fjalë dhe e publikoi duke tronditur ambientet shkencore.

Chuck Shramek, nga Teksasi, i shtangur nga zbulimi i bërë publikoi foton duke kërkuar mendimin e ekspertëve të fushës, sepse nuk arrinte të besonte atë që kishte zbuluar. Zbulimi i tij u shoqërua nga një fushatë sulmi i fuqishëm i të ashtuquajturve profesionistë, përfshi dhe vetë zbuluesin e kometës, zotin Hale.

U bë një përpjekje për ta kaluar me të qeshur dhe injorim zbulimin e tij dhe ndërkohë nga Nasa u censuruan pamje të mëtejshme të kometës.

Fatmirësisht, komuniteti shkencor nuk është i vogël dhe përkrahësit dhe të ndershmit nuk munguan të thonë fjalën e tyre. Nga një burim i Nasa-s "rrodhën" disa foto të bëra nga teleskopi hapësinor Hubble, që tregonin të njëjtën gjë si ajo që pa dhe fotografoi Chuck Shramek. Pra nuk ishte një iluzion optik dhe as një sajesë apo falsifikim.

Mbas publikimit të këtyre fotove dhe përfshirjes së gjithë komunitetit shkencor, edhe vetë Hale dhe stafi i tij u detyruan të ndërronin pozicionin duke e lënë të turbullt mendimin e tyre për objektin që shoqëronte kometën dhe u mjaftuan me një koment që mund të jetë edhe një objekt i drejtuar nga qënie inteligjente...

Doktor Shragel, i cili ka punuar për NASA-n dhe ka një akses në materialet e konsideruara sekrete studjoi me vëmendje kometën dhe objektin që e shoqëronte dhe dha deklaratën bombë në të famshim Art-Bell Show.

Ai bëri një përshkrim të detajuar të objektit, përllogaritjet e bëra që konkludon që objekti ndonëse ishte i përmasave gjigante nuk kishte masën apo nuk paraqiste një masë që të justifikonte madhësinë e tij.

Është një objekt i drejtuar në mënyrë inteligjente, pra as më shumë dhe as më pak, një anije kozmike ose një tip sonde. Deklarata e tij vazhdon duke iu drejtuar të gjithë njerëzve në tokë, që diçka shqetësuese po ndodh dhe e vërteta po fshihet në mënyrën më të turpshme dhe të padrejtë.

Që nga ky moment në ambientet shkencore, objektit në fjalë iu referua me një fjalë të vetme UFO. Madje, në deklaratat e bëra nga të gjithë astronomët shpesh ai filloi të quhej edhe Nibiru. Kursi i kometës ishte drejt tokës dhe përplasja dukej e pashmangshme.

Por objekti që ndodhet në bishtin e saj dhe që shpesh lëviz anash dukej sikur e kontrollonte dhe e drejtonte në mënyrë inteligjente. Fakti më bindës për objektin është që ai nuk tërheq aspak me gravitetin e tij kometën, siç duhet të ndodhte normalisht për një objekt të përmasave të tilla.

Konsideruar 4 herë më i madh se toka (në një kohë që hëna mbahet aty ku është nga graviteti i tokës) një kometë e përmasave të Hale-Bopp do të ishte kapur kollaj nga graviteti i "planetit".

Së fundi, një grup astronomësh që punuan në mënyrë të pavarur nga NASA dolën me një deklaratë ku ndër të tjera thuhej: "Kometa Hale-Bopp me një orbitë eliptike 2364-vjeçare po i afrohet Tokës dhe pika me e afërt e saj ishte në mars të vitit 1997.

Por ka diçka tjetër që udhëton bashkë me të, një objekt i përmasave shumë të mëdha, 4 herë më i madh se planeti Toka, por me një masë shumë të vogël dhe me një trajektore jo natyrale. Objekti duket të ketë një drejtim inteligjent dhe duket sikur kontrollon apo ndikon lëvizjen e kometës... Ne jemi të bindur që po i afrohemi agimit të një epoke të re në historinë e njerëzimit.

Shumë shpejt do të ndodhin gjëra dhe fenomene që do na bëjnë të ndryshojmë pikëpamjet tona për disa ligje të fizikës dhe të ambientit që na rrethon... Urojmë që ndryshimet që do të ndodhin të mos jenë të natyrës shkatërruese për jetën në tokë, por sidoqoftë jemi të bindur që do të ketë efekte të forta përsa i përket anës sociale. Koncepte të reja, zbulime të mbajtura të fshehura prej kohësh dhe revolucion në mendjen dhe botëkuptimin e njerëzve të tokës".

Përgatiti Klarita Bajraktari
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi