Arafati ishte helmuar
3 posters
Faqja 1 e 1
Arafati ishte helmuar
Mjekët: "Arafatin mund ta kenë helmuar me pluton"
Vejusha dhe vajza e Arafat-it
Gjurmë plutoni radioaktiv, në sasi të larta dhe anormale, tek veshjet dhe sendet që mbante Yasser Arafat në ditët e fundit të jetës.
ZVICËR - Një zbulim ky që do të rishohë tezën e një helmimi të mundshëm të ish-liderit palestinez. Kjo del prej analizave laboratorike, të bëra në Zvicër, sipas emitentit panarab Al Jazeera.
Arafat vdiq në 11 nëntor 2004 në një spital ushtarak të Percy, në periferi të Parisit. Analizat e fundit u kryen në kampione biologjike, të marra në veçanti tek furça e dhëmbëve e Arafat, që iu morën vejushës së liderit palestinez nga drejtuesit e spitalit të Percy. "Përfundimi është se kemi gjetur një nivel domethënës plutoni në këto kampione”, ka thënë drejtori i Institutit të Radios-Fizike të Lozanës, François Bochud.
Zbulimi ushqen tanimë dyshimet e një helmimi të mundshëm të ish-liderit palestinez. Rreth 50 mjekët që kujdeseshin për Arafat nuk ditën të jepnin kurrë një shpjegim të saktë të arsyeve të një përkeqësimi të shpejtë të shëndetit të tij.
Palestinezët akuzuan Izraelin se komplotoi për vdekjen e tij, ndërkohë që sipas të tjerëve, fundi i liderit historik të Olp do të ishte në favor të Hamas. Për të konfirmuar tezat e vdekjes prej helmimit nga plutoni do të duhej të nxirret trupi i Arafat dhe të bëhein të tjera analiza, ka thënë drejtori i Institutit të Lozanës.
Plutoni është përdorur në 2006 në Londër për të helmuar ish-spiunin rus, Alexander Litvinenko.
/M.A./

Luli- "Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"
861
Re: Arafati ishte helmuar
Edhe Dr. Ibrahim Rugoven e kan Helmuar ne te njejten menyr pra me an te rrezatimit !!!?
Tanki- Njeriu në krahasim me mendimet e tij, është sikur se një gotë prej qelqi i zhytur në fundin e oqeanit.
46
Re: Arafati ishte helmuar
Konfirmohet, Arafat-i u helmua
Një studim i shkencëtarëve zviceranë ka zbuluar se, niveli i poloniumit në trupin e Jaser Arafatit ishte 18 herë më i lartë se niveli normal.
Të dhënat e tyre, mbështesin idenë se lideri palestinez mund të jetë helmuar me element radioaktivë.
Zbulimi i “Al Jazeera-s” në vitin 2012, tashmë është vërtetuar edhe nga ekspertiza mjeko-ligjor.
Së shpejti rrjeti televiziv, do të realizojë një dokumentar për detajet e vdekjes së Arafatit.
Sipas të dhënave mjekësore për Arafatin, ai vdiq në vitin 2004 nga një goditje në tru për shkak të rregullimeve të qarkullimit të gjakut. Trupi i tij u zhvarros vitin e kaluar pas pretendimeve për helmim.
Përveç zviceranëve, paralelisht për vdekjen e Arafatiti po hetojnë francezët, rusët dhe ekspertët palestinezë. Një zyrtar rus tha muajin e kaluar se nuk kishin gjetur shenja poloniumi.
Polonium -210 është një substancë radioaktive e fortë. Ajo gjendet në doza të vogla në ushqim dhe krijohet vetë nga trupi, por mund të bëhet fatale nëse gëlltiten doza të larta.

Berti69- "Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"
411
Re: Arafati ishte helmuar
Arafat vdiq nga pleqëria, thonë hetimet franceze
Presidenti i ndjerë palestinez Yasser Arafat nuk ka vdekur nga helmimi por nga shkaqe natyrore, thuhet në një raport të hetuesve francez.
Testet e kryera në mbetjet mortore të Arafatit, sipas këtij dokumenti, tregojnë që ish-presidenti “vdiq nga mosha e shtyrë, pas një infeksioni” që kishte pësuar dhe jo nga helmimi me polonium qysh dyshohet.
Sipas radios France Inter, i cili ka cituar burime pranë ekipit hetimor, këto të dhëna pritet të bëhen publike pas pak ditësh.
Mbetjet e Arafat ishin zhvarrosur pas një kërkese të familjes së presidentit të ndjerë, e cila dyshonte se ai ishte helmuar e nuk kishte vdekur nga shkaqe natyrore.
Presidenti i ndjerë palestinez Yasser Arafat nuk ka vdekur nga helmimi por nga shkaqe natyrore, thuhet në një raport të hetuesve francez.
Testet e kryera në mbetjet mortore të Arafatit, sipas këtij dokumenti, tregojnë që ish-presidenti “vdiq nga mosha e shtyrë, pas një infeksioni” që kishte pësuar dhe jo nga helmimi me polonium qysh dyshohet.
Sipas radios France Inter, i cili ka cituar burime pranë ekipit hetimor, këto të dhëna pritet të bëhen publike pas pak ditësh.
Mbetjet e Arafat ishin zhvarrosur pas një kërkese të familjes së presidentit të ndjerë, e cila dyshonte se ai ishte helmuar e nuk kishte vdekur nga shkaqe natyrore.
Luli- "Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"
861
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi