EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ylli i Davidid, simbol magjik

+3
yasmin
john abraham
Jon
7 posters

Shko poshtë

ylli - Ylli i Davidid, simbol magjik Empty Ylli i Davidid, simbol magjik

Mesazh  Jon 24.08.09 19:29

Ylli i Davidid, simbol magjik

ylli - Ylli i Davidid, simbol magjik Lgstarofdavidblue

Yllin e Davidit; kush e mbeshtet, e vlereson simbolin e lirise se nje populli; kush e lufton, e cileson shenje te nje shteti qe duhet shkaterruar.

Maghen David, ylli me gjashte cepa, i njohur ne te gjithe boten si ylli i hebrenjve.

Ky simbol, i cili ka zbritur ne nje liber publikuar ne Izrael ne version te plote, eshte embleme e hebraizmit boteror, ndersa zbulohet se per mijevjecare te tjere ka qene nje gjurme magjike.

Libri


“Maghen David, historia e nje simboli” eshte nje studim qe po sjell diskutime te medha. Vepra kryesore e Gershom Scholem, teolog hebre gjerman, i shkruar 60 vjet me pare, pa driten e botimit vetem tani, 26 vjet pas vdekjes se autorit.

Ne liber ngrihen pyetje per origjinen e yllit, te gjetur me pare edhe ne jeten e babilonasve, ne tempujt antike indiane dhe ne shkrimet okulte.

Ylli i Davidid, nuk eshte nje simbol hebre. Dhe per kete arsye nuk eshte simbol i hebraizmit” eshte konkluzioni i Scholem, qe per gjysme shekulli iu dedikua enigmes dhe misticizmit.

Studimet e Scholem

Teza e profesor Scholem, nje prej studiuesve me te medhenj te ceshtjes, ishte njohur me pare, po konkuzionet e tij nuk u publikuan kurre.

Ne vitin 1949, sapo lindi shteti izraelit, qe solli edhe simbolet kryesore te tij, mes te tjerave flamurin me yllin e Davidit te mbyllur nga dy fasha blu, pati edhe nje shpjegim te shkurter per perzgjedhjen dhe vetem kaq.

Sot mesohet se Scholem kishte studiuar faktin se ylli gjendej ne shume ndertesa aziatike, i njohur si vula e Mbretit Solomon, qe mendohet te kishte fuqi magjike.

Polemikat

Simbol magjik, perpara se te jete simbol i nje populli? Libri trajton nje teme shume te nxehte dhe me te dale ne librari nuk mund te kalonte pa u vene re. Hebraizimi i nje shteti dhe besnikeria per simbolet jane ne qender te nje debati politik qe po zhvillohet ne Izrael.

Megjithate, Maghen David, eshte nje yll qe ka sjelle polemika si ne boten arabe ashtu edhe ne zonat me ultraortodokse.
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

ylli - Ylli i Davidid, simbol magjik Empty Re: Ylli i Davidid, simbol magjik

Mesazh  Jon 03.12.10 23:23

Iran, zbulohet Ylli i Davidit

ylli - Ylli i Davidid, simbol magjik 13087610

Presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad është nxehur shumë pasi zbuloi Yllin e Davidit në tarracën e Iran Air, një ndërtese pranë aeroportit ndërkombëtar të Teheranit. Objekti është ndërtuar nga inxhinierë izraelitë para revolucionit islamik të vitit 1979.

Askush nuk e kishte pikasur Yllin, deri në zbulimin që iu bë duke vëzhguar me Google Maps. Pasi qëndroi 'i fshehur' për 40 vjet, ylli do të zhduket një orë e më parë, pas urdhërit të autoriteteve iraniane. Ylli i Davidit është edhe simboli i flamurit Izraelit
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

ylli - Ylli i Davidid, simbol magjik Empty Re: Ylli i Davidid, simbol magjik

Mesazh  john abraham 26.01.11 20:30

Ky simbol eshte bere koheve fundit objekt zenkash dhe debatesh...
E rendesishme eshte qe te kuptohet se ky yll eshte pagan; dhe kete e thone edhe shumica e rabinve Judej.

Cfare fshehet mbas ketij simboli?

Populli hebre duke qene shume kohe ne skllaveri ka rreshkitur nga ajo qe ata e quajne besimi ne Jehovah, duke u pajtuar me tradita dhe rite te vendeve te tjera pagane si per shembull me kultet Egjiptiane sa ka lene shenje edhe ne librat e tyre profetike:"Megjithatë unë jam Zoti, Perëndia yt, që nga vendi i Egjiptit; ti nuk duhet të pranosh tjetër Perëndi veç meje dhe nuk ka tjetër Shpëtimtar jashtë meje.(osea 13:4)

Pra dashje pa dashje ky yll dhe pjesa me e madhe e besimit Hebre jane te huazuar...

Per kete yll na flitet ne testamentin e ri dhe shikoni cfare thuhet:Apo më shumë mbartët çadrën e Molokut dhe yllin e perëndisë suaj Remfan, imazhe që i bëtë vetë për t`i adhuruar; për këtë arsye unë do t`ju shpërngul përtej Babilonisë".(veprat 7:43)...

Simboli u perdor pjeserisht edhe nga myslimane te cilet e quajten "vula e Sulejmanit" por kjo nuk ka lidhje aspak me islamin, asgje e tille nuk thuhet as ne kuran dhe as ne hadithe...

Mendohet qe ky yll qe e perfaqsojne gati te gjitha grupet religjoze dhe ato sekrete nuk eshte gje tjeter vetem se nje simbol i hershem Indian.

Ne nje liber mason per kete simbol thuhet se eshte me i vjetri dhe me i fuqishmi.......
john abraham
john abraham

78


Mbrapsht në krye Shko poshtë

ylli - Ylli i Davidid, simbol magjik Empty Re: Ylli i Davidid, simbol magjik

Mesazh  yasmin 27.01.11 23:47

Kjo fjalia e fundit, me ngacmoi tej mase botekuptimin tim; pse ky simbol qenka me i vjetri dhe me i fuqishmi tek masonet??
Cfare perfqeson per Ata?
Mos ndoshta ky simbol krijohet, si pasoje e bashkimit te skajeve qe krijohen nga kompasi dhe dy vizoret poshte tij???
Une u bera shume kurioze ta di, se pse ky simbol eshte me i fuqishmi per Masonerine dhe, do isha mirenjohese nese ma shpjegoni...
yasmin
yasmin

159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

ylli - Ylli i Davidid, simbol magjik Empty Re: Ylli i Davidid, simbol magjik

Mesazh  john abraham 28.01.11 16:32

.........nuk ja kam idene se pse quhet nder me te fuqishmit, por duhet te kuptohen se edhe per nje sy te lire ky simbol te fut ne nje labirint te pa fund,pse?

Po te shohim me vemendeje ky simbol eshte edhe bashkimi i te njejtave por edhe i te kundertave; jane dy trekendesha por ne drejtime te kunderta, simboli eshte i komplikuar ndersa perberja e tij eshte e thjeshte.

Shume jane munduar qe kete simbol ta pershkruajne si "veshgimi i Zotit" ne te gjitha drejtimet.
Ky simbol beri per vete shume njerez te dijes, sa numerohen te tille si Judej, te krishtere dhe myslimane, permenda keto tre besime sepse atyre u ndalohet dicka e tille, por kane gjetur menyren se si ta infiltrojne kete simbol ne besimet e tyre...

Ne disa shtresa ky simbol perfaqeson bashkimin e burrit me gruan:
Kete simbol kane percafuar edhe ata fanatike qe besojne qe Jezusi ka qene i martuar dhe ka pasur pasardhes,,mbret te ligjshem!

Ky simbol u perdor nga levizja sioniste ne nje kohe kur nje familje jo hebreje e kishte kete simbol ne stemen e saj...Ky simbol eshte i lidhur kaq ngushte me okultin dhe mbuluar kaq mire nga shtresa te ndryshme sa eshte e veshtire te gjesh domethenien e sakte...
john abraham
john abraham

78


Mbrapsht në krye Shko poshtë

ylli - Ylli i Davidid, simbol magjik Empty Re: Ylli i Davidid, simbol magjik

Mesazh  yasmin 28.01.11 17:18

Te falenderoj john abraham per pergjigjen sqaruese...
Me vlejti sqarimi juaj por, me beri edhe me teper kurioze se sa isha ne fillim...
yasmin
yasmin

159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

ylli - Ylli i Davidid, simbol magjik Empty Re: Ylli i Davidid, simbol magjik

Mesazh  Fakiri 28.01.11 22:04

Simbol shumë i njohur është ylli gjashtëcepësh, i formuar nga bashkimi i dy trekëndshave. Ky është gjithashtu edhe simbol tradicional i çifutëve, që edhe sot gjendet në flamurin e Izraelit. Është e njohur se profeti Solomon e ka përdorur këtë simbol si vulë për herë të parë. Në këtë mënyrë ylli gjashtëcepësh është vulë e profetit, pra një simbol hyjnor.

Por masonët për këtë kanë koncept tjetër. Ata nuk e pranojnë yllin gjashtëcepësh si simbol i profetit Solomon, por si një simbol paganizmi të Egjiptit të vjetër.

Një trekëndësh barabrinjës me tre cepa i baraslarguar nga një tjetër tregon se këto vlera janë të barasvlershme. Ky simboli adoptuar nga masonët është i njohur si Ylli i Davudit; është një gjashtëkëndësh i formuar nga bashkimi i dy trekëndshave. Sot është i njohur si simbol i çifutëve dhe gjendet në flamurin e Izraelit.

Por në të vërtetë, origjina e këtij simboli është në Egjiptin e vjetër...Kjo amblemë së pari është përdorur nga Kalorësit Tamplierë që filluan t’a përdorin si simbolizim mbi muret nëpër kishat e tyre, për shkak se ata ishin të parët që zbuluan në Jerusalem disa fakte të rëndësishme të krishterimit.

Pasi Tamplierët heqin dorë nga kjo amblemë, filloi të përdorej në sinagoga. Por në Masoneri, padyshim këtë simbol e përdorin në pikëpamje universale që kishte në Egjiptin e vjetër. Në këtë aspekt, ne kemi kombinuar dy forca të rëndësishme. Nëse fshihen bazat e poshtme dhe të epërme të dy trekëndshave barabrinjës, do të zbuloni këtë simbol të rrallë që njihet shumë mirë.

Në të vërtetë, në këtë mënyrë duhet i interpretuar të gjitha simbolet masonike në lidhje me Tempullin e Solomonit. Siç sqarohet në Kur’an, Solomoni ishte një profet të cilin dikush dëshironte t’a përgojonte dhe përpiqej që t’a paraqiste si të pafé. Në një ajet kuranor, Zoti thotë:“E ndoqën atë që i thonin djajt në kohën e sundimit të Sulejmanit (Solomonit). Por Sulejmani nuk ishte, por djajtë ishin të pafé,... (Kur’an 2:102)

Masonët kanë adoptuar këtë ide të gabuar që gabimisht i mveshet profetit Solomon, duke e cilësuar atë si njeri me besim pagan të Egjiptit të vjetër. Për këtë shkak, ata i
japin atij një vend të rëndësishëm në doktrinën e tyre. Në librine tij “Komplotin okult”, nga historiani amerikan Michael Howard, thotë Njëri ndër simbolet më të rëndësishme të Masonerisë është ylli gjashtë-cepësh.

Ylli gjashtë-cepësh është vulë e një profeti dhe një simbol hyjnor. Sidoqoftë masonët këtë e interpretojnë sipas besimeve pagane nga Egjipti i vjetër. Ky pasqyrim i rremë i trilluar kundër profetit Solomon, që ishte një shërbëtor i devotshëm dhe i bindur i Zotit, tregon origjinën e vërtetë të Masonerisë.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

ylli - Ylli i Davidid, simbol magjik Empty Re: Ylli i Davidid, simbol magjik

Mesazh  yasmin 28.01.11 23:02

Tani me humbi filli komplet; mesa jam marre me ceshtjen e Masonerise, (qe s'po me hiqet qafe duke u marre me te), kam kuptuar qe Masoneria eshte krijuar mbi themelet e te gjitha besimeve, pra qe ka inkorporuar ne filozofine e saj nektarin e te gjitha besimeve....Ajo qe nuk arrij une ta kuptoj, eshte se si masonet e quajne(gjithmone nese vertete e quajne te tille) kete simbol pagan dhe jo si vule te Solomonit....

Solomoni i biri i Davidit, e dime qe nuk ra ne idhujtari si thuhet ne Bibel; qe masonet e dine kete fakt eshte e sigurte, atehere si pse ata nje simbol te Solomonit ia atribuojne paganizmit???!!!!!!!!!
yasmin
yasmin

159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

ylli - Ylli i Davidid, simbol magjik Empty Re: Ylli i Davidid, simbol magjik

Mesazh  Fakiri 29.01.11 0:05

Ata nuk e pranojnë fare profetsin e Solomonit(Sulejmanit a.s) Ata Solomoni e quaj vetëm mbret duke e mohuar katekorikisht e të qenit profet(pra i dërguar i Zotit) dhe jo vetëm të Solomonit por të gjithë profetët.Ata thonë se Masoneria nuk është ateiste. Por koncepti i Zotit që ata kanë adoptuar ndryshon nga ajo fetare.

Zoti i Masonerisë është një princip i lavdëruar. Është në kulm të evolucionit. Me kritikën ndaj qenies sonë të brendshme, duke njohur vetveten dhe duke ecur me maturi në rrugën e shkencës, intelegjencës dhe virtytit, mund të zvoglohet këndvështrimi mes tij dhe nesh. Nuk është i personifikuar. Nuk është menduar udhërrëfyes i natyrës apo njerëzimit.

Është arkitekt i madh që punoi gjithësinë, njësinë si dhe harmoninë e saj. Kjo është totali i të gjitha krijesave, fuqi totale që përfshinë çdo gjë, bile edhe energjinë. Pavarsisht nga e tëra kjo, nuk mund të pranohet se është fillimi... ky është një mister i madh.

Dhe kur Masonët flasin për “Arkitektin e Madh” ata mendojnë në natyrën, apo, ata e adhurojnë natyrën:Ata thonë:Ndryshe nga natyra nuk mund të jetë ndonjë fuqi që është përgjegjëse për mendimet tona dhe veprat tona... Principet dhe doktrinat e Masonerisë janë fakte shkencore të bazuara në shkencë dhe intelegjencë. Zoti është evolucioni. Element i Tij është fuqia e natyrës.

Në këtë mënyrë realiteti absolut është vet evolucioni dhe energjia përreth saj.Ky është besimi i masonëve kur thonë: “Ne besojmë në Zot, ne absolutisht nuk pranojmë ateistë në radhët tona”. Nuk është Zoti ai që masonët adhurojnë, por konceptet natyraliste dhe humaniste si natyra, evolucioni dhe humanizmi i hyjnizuar me filozofinë e tyre.

Filozofia humaniste që masonët e konsiderojnë aq shumë, bazohet në mohimin e besimit në Zot dhe adhurimin e njerëzve, apo respektimin e “humanizmit” në vendin e Tij. Dhe qëllimi i kësaj organizate është që të përhapet filozofia humaniste në tërë botën dhe të çrrënjosë fetë monoteiste (islamizmin, krishterizmin dhe judaizmin)

Masonët nuk gjurmojnë origjinën e ideve të së keqes, drejtësisë dhe ndershmërisë përtej botës fizike, por ata besojnë se këto gjëra lindin nga kushtet shoqërore të njeriut, marrdhëniet shoqërore dhe për çfarë ai përpiqet gjatë jetës së vet”, dhe shtohet, se “Masoneria përpiqet që t’i plasojë këto ide anë e mbanë rruzullit tokësor”.

Sipas Masonerisë, në mënyrë që të shpëtohet njerëzimi nga një moral i mbinatyrshëm i bazuar në burime fetare, është e domosdoshme që të vendoset një moral që bazohet në dashuri ndaj humanizmit që nuk është relativ.

Në parimet e veta morale tradicionale, Masoneria ka marrë në konsideratë prirjen e organizimit të njeriut, nevojat e tij dhe kënaqësitë, rregullat e jetës shoqërore dhe organizatat e tyre, vetëdijen, lirinë e të të menduarit dhe të fjalës, dhe, në fund, të gjitha gjërat që shkojnë në formulimin e jetës natyrale.

Për këtë shkak, qëllimi i tij është që të vendoset dhe të nxis moralin njerëzor në të gjitha shoqëritë.Ata thonë se parimet pozitive të Masonerisë janë të domosdoshme dhe të mjaftueshme për vendosjen e një qytetërimi të avansuar.

Ato parime janë:
Pranimi se zoti i papërcaktuar (Arkitekti i Madh i Gjithësisë) është vetë evolucioni; - Mohimi i besimit në shpalljet, misticizmi dhe besimet e kota; - Superioriteti i humanizmit racional dhe puna.

Tri pikat e para kërkojnë mohimin e ekzistencës së Zotit. (Masonët nuk besojnë në Zot, por në Arkitektin e Madh të Gjithësisë, dhe citati më lart tregon se me këtë term, ata mendojnë në evolucionin.) Pika e dytë mohon shpalljet nga Zoti dhe njohurive fetare të bazuar në të.(këtë masonet e definon si “besime të kota”.)

Dhe pika e tretë ngre lart humanizmin dhe konceptin humanist të “punës”(sikur në komunizëm)Përveç kësaj, masonët thonë se origjina e tyre rrjedh nga Egjipti i vjetër, dhe e lartësojnë këtë civilizim dhe lavdërohen tempujt e Egjiptit të vjetër si “burim i mjeshtërisë masonike”:Egjiptasit themeluan HELIOPOLISIN (qytetin e diellit) dhe Memfisin dhe sipas mitit masonik, këto dy qytete ishin burime të diturisë dhe shkencës, apo siç theksojnë masonët “Drita e shkëlqyer”.Mandej Lavdat i thurrin edhe faron[ve(atë respektohen me shumë se profetë në fetmonoteiste) Ata thonë se detyra themelore e faraonit ishte gjetja e Dritës.

Ndërrimi i Dritës së Fshehur në mënyrën më aktive dhe më të fuqishme... Pasiqë ne masonët përpiqemi që të ndërtojmë Tempullin e Solomonit, në të njejtën mënyrë edhe egjiptasit e vjetër përpiqeshin që të ndërtojnë Ehramin, apo Shtëpinë e Dritës.

Dhe të përndriturit janë dy llojesh:Njëra është nga drita e Zotit (ata që i besojmë edhe ne) dhe tjetra nga drita e Satanas.Dhe ky masoneri nga drita e Satanas është duke përgaditur Rendin e Ri Botëror.Këta mësimet e Torës(Tavratit) e kanë zëvendësuar me librin e Themudit.(libër bazë i Kabalas) Dhe nepërmes Themudit lidhen ne alencë me faronët(paganizëm) dhe Satanan.Në qoftës nuk kam mundur të sqarohem ju kërkoj ndjers.
Me respek fakiri


Edituar për herë të fundit nga fakiri në 29.01.11 12:30, edituar 1 herë gjithsej
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

ylli - Ylli i Davidid, simbol magjik Empty Re: Ylli i Davidid, simbol magjik

Mesazh  yasmin 29.01.11 1:50

Nuk ke pse te kerkosh ndjse, perkundrazi te flm qe bere tere kete koment, qe edhe sikur te mos ishe treguar i qarte mjafton kultura qe ti paraqet ne diskutime qe komenti yt te kete vlera!

Me duhet te them qe dua te komentoj disa pika ne komentin tend;
Nuk shoh ndonje blasfemi ne konceptin dhe respektin qe masonet kane per Zotin: sipas meje ne menyren time, se si e shoh une dhe besoj Zotin, shoh qe ne jemi krijuar nga Ai, Ai na ka dhene nje pjese te Tij (nese i referohem menyres se si u krijua krejt Universi), ne jemi veprat e Tij, madje veprat e Tij me te dashura, Ai pasqyrohet tek ne, ne jemi Dashuria e dukshme e Tij dhe Perfeksioni i punes se Tij. Dmth, fakti qe masonet shohin Zotin te manifestuar kudo, nuk me duket ndonje mekat apo mohim i Tij, nje koncept te tille e kam pasur qe kur kam qene adoleshente dhe as qe dija gje prej gjeje mbi masonet, per te cilet ka vetem disa muaj qe i kam ne vemendjen time...

Ti shprehesh ne komentin tend se: filozofia humaniste qe masonet konsiderojne aq shume bazohet ne mohimin e Zotit dhe adhurimin njerezve.....
Kur une fillova t'i kushtoja rendesi besimit ne Zot kuptova qe; dashuria ndaj krijesave Tij sherben si nje shkallare per Dashurine drejt Tij; si mund ta adhuroj une Ate nese nuk i dua krijesat e Tij te dashura dhe, nese une nuk shoh te krijesat e Tij vete Ate...e pra kete koncept kam pasur dhe kam per Zotin....

Ti shprehesh: nuk eshte Zoti ai qe adhurojne....
Ah ketu nuk jam dakort me ate qe thua...sepse cdo njeri ka menyren e Tij vetjake per te adhuruar Zotin, dashuria per Zotin buron nga thellesia e zemres dhe ne nuk kemi te njejten zemer te gjithe, dashuria per Te mbi te gjitha ka karakter intim, eshte nje lidhje personale qe ka krijesa me Krijuesin.... Kujto rastin e Musait (Moisiut) ne mos gabohem, kur takon nje njeri i cili po i thoshte Zotit: "eja o Zoti im te te perqafoj,eja te te kreh floket Zoti im, sa i bukur je o Zoti im, eja te te zbukuroj edhe pak..." Musai i thote: cfare ben ashtu, nuk adhurohet Zoti ashtu....dhe duke qene se Musai ishte nga ata Profete qe Zoti i fliste direkt i thote: "o Musa pse me nderehyre ne lidhjen qe kisha me krijesen Time"....

Ke shkruajtur qe: Masoneria synon te c'rrenjose fete: sipas meje mire do bente, perderisa fete sot ne mase nuk jane kuptuar dhe keqperdoren ne menyren me te ulte...

Gjithashtu ke shkruajtur: shpetimi nga nje moral i mbinatyrshem i bazuar ne burime fetare dhe te vendeoset nje moral qe bazohet ne dashuri ndaj humanizmit.... : Kjo me duket pozitive, sepse sot fete te gjitha proklamojne dhe imponojne se vetem nje nga ato eshte me e mira, me e verteta, vetem njera transmeton moralin etj etj...e keshtu fillon diskriminimi ; "jo une jam musliman, jo ti je katolik ....ti je cifut...ti je satana..."dhe fillon lufta ndermjet njerezve per fene gjoja qe po lufojne ne emer te Zotit.. Jo fakir, Zoti te cilit une i besoj nuk do luften ndermjet nesh , nuk do gjakun tone, Ai do te duam njeri tjetrin sido qe ta quajme ne Ate; s'ka rendesi nese e quaj All-llah, Jehova, Krisht, Arkitekt etj etj...Zoti te cilit une i besoj e ka emrin Dashuri dhe Paqe...

Ke shkruar qe: dashurojne lirine e te menduarit dhe te fjales; kjo per mua eshte nektari i jetes dhe nese kjo eshte filozofi masone, keshtu po me duket vetja masone e lindur, jap edhe jeten per mendimin dhe fjalen e lire!!!

Shkruan: superioriteti i humanizmit racional dhe puna; kjo me sa kam studiuar Islamin eshte e pelqyeshme tek Zoti, madje puna quhet tek Zoti adhurim ndaj Tij, me i dashur se vete namazi, nuk ka te beje komunizmi ketu, krejt e kunderta: puna eshte progres...

Ti shprehesh se Zoti sipas masoneve eshte evolucion, njesoj si teoria e evolucionit....
Tani, nuk kemi si te kapemi vetem pas nje fjale, sepse evolucioni i masoneve nuk ka ate kuptimin e thate qe kane shumica qe bazohen ne teori budallaqe darviniste...

Je shprehur se, kane referim Solomonin, ashtu mendoj dhe une...me pelqen si referim, pasi Solomoni "sundoi" boten me ane te dijes, kur do arrije sot dija te sundoje boten sepse, na mbyti injoranca!!!

Thua qe te perndriturit jane dy llojesh...
Nese te pyes une ty fakir; sa sekte fetare ke sot??? Me qindra, dhe vriten njerezit kot ne emer te saj....

Satanai rival i Zotit???!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Zoti im nuk ka rival .......As nje ushtri e tere satanajsh nuk mund ta cojne as ne mendje ta rivalizojne Zotin.........
yasmin
yasmin

159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

ylli - Ylli i Davidid, simbol magjik Empty Re: Ylli i Davidid, simbol magjik

Mesazh  john abraham 29.01.11 14:20

Esselamu aleikum!
Shume kane folur per masonerine, por pak dine per te!!!
Duhet te kuptojme se shume te dhena na nxjerrin masonet si pasardhes te urdherit te tempullit (templaret), se sa eshte e vertete kjo len per te deshiruar...
Disa te tjere thone jane ndertues dhe e kane marre kete fjale (ndertues) per te mirfillte;
Ndertimi nuk eshte vetem ne fushen e tullave apo te llaqit, por ne ndertimin e nje rendi.
Na eshte bere e ditur qe dikush nga rangje te larta politike dhe fetare po punojne per nje rend te ri boteror NWO.
Me vjen keq qe dikush e keqkupton masonerine dhe thote qe ka te mira ne kete organizate!
Masoneria eshte gjithcka vetem ateiste jo, por nuk besojne ne Zot si fete monoteiste...

Masoneria deri me sot i ka sherbyer shtetit sionist (izraelit), per te kuptuar se sa jane besimtare mosonet degjoni se cfare thone rabinet per kete shtet..

Ka disa teori qe masonet besojne ne nje lufte midis te mires dhe te keqes, kete besonin edhe kataret..madje duke e quajtur Krijuesin zot uzurpator, normalisht kjo bie ne kundershtim me besimin e tyre ne arkitektin e madh nese vertet besojne ne dicka te tille.
Per te kuptuar me mire se sa besimtare mund te jene masonet mjafton te shohesh deklaratat e kishes kundrejt tyre, madje kisha i ka fajsuar si "shpikes" te reformacionit luterian.

Po jasmin, Masonet po mundohen ti bashkojne te gjithe dhe nje besimtar i mire e din qe bibla dhe kurani nuk mund te njesohen, kete e dine edhe sherbyesit e rendit te ri boteror NWO; prandaj ata nuk besojne ne profetet e Zotit.....
jasmin une jam i pari qe sulmoj doktrinen e krishtere dhe kete ma ka mesuar kurani sepse nuk mund te them tre kur eshte vetem Nje,,, jane te krishteret dhe judejt qe ngaterrojne emrin e Zotit me te satanit, prandaj mos thuaj kurre se duhet te heshtim per sa u perket disa gjerave.
john abraham
john abraham

78


Mbrapsht në krye Shko poshtë

ylli - Ylli i Davidid, simbol magjik Empty Re: Ylli i Davidid, simbol magjik

Mesazh  john abraham 29.01.11 14:24

....edhe dicka; kisha sot eshte e mbushur me masone edhe pse ne fillim i ndalonin te ishin pjese e kishes.....
Me duket se dolem pak nga tema!!! Por nese lejohet mund te vashdojme akoma sepose nuk e di mire se si funksionon ky forum..
john abraham
john abraham

78


Mbrapsht në krye Shko poshtë

ylli - Ylli i Davidid, simbol magjik Empty Re: Ylli i Davidid, simbol magjik

Mesazh  yasmin 29.01.11 14:30

Do me vinte shume mire nese do te vazhdonim me kete teme, sepse e kam thene qe ne fillim me erdhi mire qe ke ardhur ne kete forum, sepse deri tani ke transmtuar arsytim dhe kulture...
Nuk besoj se dolem edhe aq nga tema sa dilen ne te tema te tjera ku fillojne fyerjet dhe askush nuk i fshin por njolloset tema...
Do me pelqente ta vazhdoje arsyetimin tende john abraham..
yasmin
yasmin

159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

ylli - Ylli i Davidid, simbol magjik Empty Re: Ylli i Davidid, simbol magjik

Mesazh  john abraham 29.01.11 15:48

Rruga qe mund te ndiqet per njohjen e masonve eshte sa e thjeshte,, por edhe e veshtire.

Per te arritur nje rezultat te mire ka vetem dy rruge:
1- te lexojme mbi historite e disa klasave apo grupimeve qe bene historine.
2- te lexojme se kush arriti te jete nje kercenim per kishen e krishtere.

Figura me e pa kuptuar dhe misterioze eshte mbreti Solomon apo si njihet ne Islam Sulejmani..
Bibla na i atribon ketij personi nje zgjuarsi shume te madhe, ndersa kurani nga ana tjeter e ben nje komandant te shume qenieve si njerez, shpend dhe gjind, dhe te gjithe keta i kishte nen kontroll.
Prap bibla na tregon nje histori qe ky individ u martua me gra jo hebreje dhe ra ne idhujtari..(1mbreterit 11:1-8)...
Po te shohim librat na bashkohen ne nje pike; qe solomoni ka njohuri mbi kontrollin e demonve apo gjindeve.(Kurani 38:36-38).

Tani duke pasur kete figure ne mendje dalim tek pika e pare; kush beri histori?
Sot eshte e pranuar nga te gjithe se historine e bene hebrejte, duke lene menjane Greket apo edhe romaket, dhe e gjithe kjo ndodhi per shkak te fese..

Kur kisha katolike ishte ne formen e saj me te mire, drejt tokes se shejte u nisen 9 vete qe me vone do te njiheshin si Templaret. Per nenete vjet nuk na thuhet asgje konkrete se cfare bene keta nente persona, dihet se nuk pranuan rekrute te tjere dhe u betuan se do te jetonin ne varferi; gje qe pas nente vjetesh u bene me te pasur se disa monarke, dhe ne rradhet e ture u rekruatuan shume te tjere.

Keta nente persona e kishin rezidencen e tyre ne afersi te tempullit te Solomonit..Keta persona kishin gjetur nje thesar qe i bente shume te fuqishem sa kisha i shpalli nje milici te krishtit me autoritet te plote.

Por cfare ishte ky thesar?

Ne fakt ketu eshte baza e vetme qe i njeson templaret me masonet....
Ne ditet e sotme eshte hapur nje tunel poshte xhamise al aksa ne jeruzalem, dhe eshte deklaruar se eshte hapur per qeshtje arkeologjie.

Mes pergamenave te detit te vdekur, qe u gjeten ne kumran u gjet edhe ajo qe sot quhet pergamena e kuqrremte.

Pergamena flet hapur per nje "thesar" te pa percaktuar.
Ajo pergamene permend 24 thesare te groposura poshte tempullit.
Pra mesa duket temlaret nuk i kane gjetur te gjitha, dhe masonet po kerkojne...

Tani te fokusohemi tek pika e dyte: Kush ishte kercenimi per kishen e krishtere?
Templaret kishin gati per cdo gje perrgjigje, ato qe kisha i quante te demonizuar; teplaret i quanin vetem te semure dhe i jepnin nje diaknoze...

Templaret arriten ne nje shkalle zgjuarsie sa askush ne ate kohe nuk e kishte, madje ate qe ne sot e quajme (transfarte parash) eshte shpikur nga Templaret...

Edhe pse shpesh here kundershtare ne fushe beteje u miqsuan edhe me myslimanet deri sa arriten aty sa shume prej asasinve (hashashinve) u vune ne sherbim te templarve..

Kisha pa qe keta njerez ishin me heretiket dhe per kete duheshin denuar; dhe e beri!
E njejta gje ndodhi edhe me masonet, por keta te fundit e zaptuan kishen.

Jasmin shpresoj te me kesh kuptuar, dhe nese ndonje gje eshte e pa qarte ma thuaj!
john abraham
john abraham

78


Mbrapsht në krye Shko poshtë

ylli - Ylli i Davidid, simbol magjik Empty Re: Ylli i Davidid, simbol magjik

Mesazh  yasmin 29.01.11 16:27

Kureshtja qe kam, po me con ne nje "tunel" qe nuk e di ku do perfundoje...dmth me duket se ne jemi ne ate qe thuhet se; e Verteta ka shume shtigje, dhe uroj qe te pakten te arrijme ne nje pike te perbashket qe na afron drejt saj, drejt te vertetes...

Une nuk mund te flas me aq siguri se a jane heretike masonet dhe kujt i sherbejne ne realitet, sepse une nuk kam si te flas me siguri per dicka qe nuk jam pjese e saj; eshte njesoj sikur te flas per shtepine e komshise vetem nga fjalet qe thone te tjeret per te, kur une nuk kam qene ndonjehere ne shtepine e tyre...

Une nuk jam masone llozhe, por me pelqen filozofia e tyre humaniste dhe iluminimi, dhe po perpiqem te njoh dicka qe per mua eshte komplet e re...
Te them te drejten jam shume e lodhur nga dogmat fetare dhe nga njerez qe bejne si fetare te kulluar dhe ne realitet jane larg fese....Para kater vitesh kam qene nje nje shkolle fetare dhe me vjen peshtire kur kujtoj se si ata profesore qe me shisnin moral, jane ne realitet krejt pa moral....dhe kur flitet per fe sot ne nje menyre propagandistike nuk e honepsi dot, sot po vriten e po shahen gjoja ne emer te Zotit, sot po flasin sikur te ishin vete Zoti kur nuk e kane Ate ne zemer....

Sa i perket kishes, me vjen keq por une nuk besoj asgje nga ajo qe na ka transmetuar kisha me sot, ajo kishe qe eshte e zhytur ne skandale seksuale dhe qe historikisht i ka interesuar vetem te forcoje pozitat e saj mbi zgjerimin e pushtetit, ajo kishe qe gjithmone ka djegur ne furre te druve dhe ka masakruar njerezit e dijes...
Pse periudha e mesjetes quhet si e erret ne Europe; ishte kisha ajo qe deshi erresiren e saj per interesat e saj te uleta...

Shihe sot vatikanin qe eshte i veshur ne ar, kur gjithe bota eshte e zhytur ne mjerim...
Kisha gjithmone na ka servirur genjeshtra qe une nuk i "ha" dot...
Sa per Solomonin e kam lexuar ne Bibel budalliqet qe thuhen per te qe gjoja paska rene ne idhujtari, por nuk besoj se ra ne idhujtari si na ka thene kisha, dhe derisa kisha te pretendoje sikur po na jep te verteta aq me teper historike, une nuk i besoj...

Nese kisha sot eshte e mbushur me masone, nuk besoj se vertete jane masone, por eshte nje strategji e tyre e ulet qe te bejne/shtiren si masone...

Ishte kenaqesi komunikimi me ty john abraham, eshte nje nder bisedat me te kendshme qe kam bere deri me sot ne forum per pothuajse 3 muaj qe jam pjese e tij...
Uroj mos te jete e fundit:)
yasmin
yasmin

159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

ylli - Ylli i Davidid, simbol magjik Empty Re: Ylli i Davidid, simbol magjik

Mesazh  yasmin 30.01.11 23:39

Vura re qe, si ne komentin e Jon, po ashtu edhe te john abraham dhe fakiri, keni cekur si hipoteza se ky yll mendohet gjithashtu se mund te jete e njohur si vula e Solomonit/Sulejmanit (a.s ), por mu kujtua se kam lexuar edhe ne disa shkrime te tjera se vula e Sulejmanit, mendohet se eshte pentagrami ose sic quhet ndryshe ylli pesecepesh, ndersa ky ylli yne qe po komentojme ka 6 cepa....Nuk jane e njejta gje....Tani si i bie halli kesaj pune???!!!!!

Mos jemi kthyer ne piken fillestare??!!!
Ylli 5 cepesh dhe ylli 6 cepesh nuk kane as te njejten pamje, as te njejten simbolike, as te njejten histori....Per cfare po flasim ne konkretisht?!
yasmin
yasmin

159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

ylli - Ylli i Davidid, simbol magjik Empty Re: Ylli i Davidid, simbol magjik

Mesazh  john abraham 31.01.11 21:30

Yasmin, nese i referohemi vules se Sulejmanit (a.s) nuk ka aspak te beje me yllin 6 kendesh, por thashe se disa "myslimane" e quajne te tille.
As ylli 5 cepesh nuk ka te beje aspak me islamin, edhe pse ne shume xhami gjendet bashke me gjysem henen.

Tani po punoj mbi dicka shume te rendesishme dhe ndoshta nje pjese e saj do te publikohet edhe ne kete forum. Do te marrresh disa pergjigje shume te mira per sa i perket Masonerise dhe qellimit te tyre.

pershendetje!
john abraham
john abraham

78


Mbrapsht në krye Shko poshtë

ylli - Ylli i Davidid, simbol magjik Empty Re: Ylli i Davidid, simbol magjik

Mesazh  yasmin 31.01.11 21:37

Mirembrema john, gezohem qe te shoh, por nuk e kisha vetem me ty ate dilemen e yllit, e kam lexuar komentin tend fillestar, por tek disa komente te tjera me lart permendet ajo qe te thashe...keshtu qe nuk do benin keq edhe te tjeret ta komentonin...

Te flm per pergjigjen, dhe sa i perket masonerise, ben mire te ma paraqesesh me fakte, sepse nuk bindem kollaj:)
yasmin
yasmin

159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

ylli - Ylli i Davidid, simbol magjik Empty Re: Ylli i Davidid, simbol magjik

Mesazh  john abraham 31.01.11 21:53

Yasmin te jesh e sigurte qe do te flas me referenca dhe me ate pjese te historise qe eshte pranuar nga shumica tashme...une po mbledh vetem materialin dhe brenda dy tre ditesh do te kesh dicka ne kete forum...
Mbremje te bukur!
john abraham
john abraham

78


Mbrapsht në krye Shko poshtë

ylli - Ylli i Davidid, simbol magjik Empty PERSHENDETJE

Mesazh  ILIRA 08.02.11 12:40

Une kam nje kerkese: a do te kishit mundesi qe kete teme ta shnderrojme ne nje vend ku te gjithe te kemi mundesi te shpalosim njohurite apo besimet dhe te mund te perfitojme nga njeri tjetri, do te ishte nje gje me frutdhenese sesa te kundershtojme njeri tjetrin....

Ndersa ne lidhje me temen une kam nje pyetje shume shume te thjeshte john abraham " ke duhet te besoj"
ILIRA
ILIRA

137


Mbrapsht në krye Shko poshtë

ylli - Ylli i Davidid, simbol magjik Empty Re: Ylli i Davidid, simbol magjik

Mesazh  john abraham 08.02.11 12:50

Mendova se edhe ktu mund te kemi mundesi te gjithe per te shpalosur njohurite tona, por me thuaj ku mund ta dergojme kete teme dhe e dergojme.....

Sa per pyetjen tende: beso zotin!
john abraham
john abraham

78


Mbrapsht në krye Shko poshtë

ylli - Ylli i Davidid, simbol magjik Empty Re: Ylli i Davidid, simbol magjik

Mesazh  ILIRA 08.02.11 13:04

jo edhe ne kete qe eshte hapur mund ta vazhdojme nese nuk do kishin kundershtime pjesemarresit.

Mund te them se i kam lexuar dhe studiuar aq sa mundet nje njeri Biblen dhe Kuranin, ne te cilat gjenden disa te perbashketa ne lidhje me Jezusin dhe disa kundershti perseri ne lidhje me te.
Te dyja fete predikojne besimin ne nje Zot te vetem por vazhdojne luftojne njera tjetren nga nje kryqezate ne tjetren, ndersa kam lexuar dicka rreth hinduizmit dhe aty me rezultojne me shume, gjithashtu dicka kam kapur nga budizmi ben fjale per kerkimin e vetes dhe perndritjen,
nuk kam lexuar asgje per kabalen di vetem qe mesimet e fshehta transmetohen gojarisht nga mesuesi te nxenesi por qe femrat nuk e kane kete privilegj.
Sa per ateizmin kam jetuar ne 10 vjecarin e pare te jetes ne nje sistem ateist dhe do te shtoja se as ai nuk ndihmon te pakten per mendimin tim.
Per paganizmin thone qe njeriu tani eshte zgjuar dhe nuk i ka me frike fenomenet e natyres.
ILIRA
ILIRA

137


Mbrapsht në krye Shko poshtë

ylli - Ylli i Davidid, simbol magjik Empty Re: Ylli i Davidid, simbol magjik

Mesazh  john abraham 08.02.11 13:11

Ilira, Bibla eshte nje liber qe kurani e thote qe eshte prej Zotit, por njerezit e kane ndryshuar. po eshte e vertete qe bibla dhe kurani predikojne monoteizmin, dhe nuk eshte vetem Jezusi nje kundershtim, por per ta lidhur me temen eshte edhe Solomoni qe bibla thote ra ne idhujtari, ndersa kurani e mbron dhe thote qe nuk ra ne idhujtari.
john abraham
john abraham

78


Mbrapsht në krye Shko poshtë

ylli - Ylli i Davidid, simbol magjik Empty Re: Ylli i Davidid, simbol magjik

Mesazh  yasmin 08.02.11 13:12

Me vjen mire tek shoh Iliren qe kesaj here eshte shtjelluar me shume ne argumentim, se sa heret e tjera, ndoshta eshte merite e john abraham qe eshte treguar empatik ne biseden me te, fakt ky qe ka bere qe Ilira te tregohet me e gjere ne koment se sa e kam pare ne diskutimet e tjera me ne te tjeret..

Vazhdo keshtu Ilira....me vjen mire qe te shoh me aktive...
yasmin
yasmin

159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

ylli - Ylli i Davidid, simbol magjik Empty Re: Ylli i Davidid, simbol magjik

Mesazh  ILIRA 08.02.11 13:17

pershendetje Jassmin,,

Ketu nuk jemi ne Big Brother e dashur, ndoshta kam dashur te mesoj me shume nga ju, por qenka keqinterpretuar.

gjithsesi je e ftuar ne bisede.
ILIRA
ILIRA

137


Mbrapsht në krye Shko poshtë

ylli - Ylli i Davidid, simbol magjik Empty Re: Ylli i Davidid, simbol magjik

Mesazh  yasmin 08.02.11 13:26

Shoh qe ma paske keqkuptu totalisht ate qe te kam thene....nuk i kuptoj keta njerez, edhe kur iu thua dicka pozitive ta marrin per kapital...si puna e asaj shprehjes qe kur i thua dikujt shendet, ta marrin sikur iu ke thene :plas...

Me mire s'po hy fare ne bisede, se kam gjera te tjera me te rendesishme per te bere...se sa te duroj pergjigje brisk...
yasmin
yasmin

159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

ylli - Ylli i Davidid, simbol magjik Empty Re: Ylli i Davidid, simbol magjik

Mesazh  ILIRA 08.02.11 13:40

Keqkuptim i ndersjellte?! Mua do te me pelqente te vazhdonim biseden sepse hyn te pjesetaret qe i respektoj.
ILIRA
ILIRA

137


Mbrapsht në krye Shko poshtë

ylli - Ylli i Davidid, simbol magjik Empty Re: Ylli i Davidid, simbol magjik

Mesazh  yasmin 08.02.11 14:05

Personalisht nuk kam gje kundra simboleve, dhe konkretisht as ndaj simbolit te yllit 6 kendesh, perkundrazi me duket shume interesant, nisur nga interpretime te shumta qe i jane bere....

Nuk di me saktesi a eshte nje simbol pagan ashtu sic thone disa, perderisa ne akoma nuk e dime me saktesi se cfare simbolizon, nuk dua te ngutem dhe t'ia mvesh as nje interpretim statik apo nje prejardhje te ketij simboli..

Di te tem qe, per mua nuk ka rendesi menyra se si e beson nje njeri Zotin, duke qene se per mua lidhja me Zotin eshte intime, personale, vetem ndermjet krijeses dhe Krijuesit , qofte kjo edhe me ane te simboleve...
Dmth mua nuk me rezulton se adhurohen simbolet, por keto simbole disa njerezve i sherbejne komunikimit te vecante qe kane ata me Zotin dhe shtimin e dashurise ndaj Tij...

Ne Kur'an kam hasur nje verset te tille qe thote pak a shume keshtu(te me ndihmojne ne saktesi ata qe jane me te afte me Kur'anin) : "xhennetin (parajsen) e Zotit do ta shijojne si muslimanet, si te krishteret, si judejte dhe te gjithe ata qe kane besuar sinqerisht Zotin e tyre"...
Sa te sinqerte dhe te sakte jemi ne qeniet njerezore, kete besoj se e di me mire Ai qe na ka krijuar dhe qe thote ne Kur'an "Une e di se cfare peshperit njeriu ne vete...dhe se Une jam me afer tij se vete damari i tij i qafes....Une e di me mire se c'ka ne zemrat e njerezve"...

Keshtu qe me simbole apo pa simbole, e rendesishme eshte: te njohes, te dashurosh dhe adhurosh Krijuesin tend, pak rendesi ka menyra ne kete rast (sipas meje kuptohet)
yasmin
yasmin

159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

ylli - Ylli i Davidid, simbol magjik Empty Re: Ylli i Davidid, simbol magjik

Mesazh  ILIRA 08.02.11 14:30

interesant eshe njeri nga interpretimet per kete yll " si eshte lart eshte edhe poshte dhe si eshte poshte eshte edhe lart"

ndersa per biseden tone:

ndersa e vret dhe e vret mendjen se cili eshte qellimi i jetes diku lexova nje gje interesante " qellimi eshte takimi me Zotin" si mendoni per kete.
ILIRA
ILIRA

137


Mbrapsht në krye Shko poshtë

ylli - Ylli i Davidid, simbol magjik Empty Re: Ylli i Davidid, simbol magjik

Mesazh  yasmin 08.02.11 15:07

Ai interpretimi qe citove, kam pershtypjen se eshte interpretim alkimik, pra qe vjen nga studime alkimike...

Sa per kete qe; qellimi i jetes eshte takimi me Zotin, sinqerisht te them qe nuk i jap rendesi premtimeve marramendese qe na presin ne parajse, sepse per mua parajsa e vetme eshte takimi me Zotin, pas kesaj le te me coje Zoti ku te doje madje edhe te me djege ne zjarret e ferrit, do digjesha me shume deshire vetem pasi ta takoja Zotin tim....
yasmin
yasmin

159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

ylli - Ylli i Davidid, simbol magjik Empty Re: Ylli i Davidid, simbol magjik

Mesazh  ILIRA 08.02.11 15:23

Ok Jasmin me vjen mire me te vertete kur te lexoj qe je kaq e qarte edhe e bindur aq sa nuk di c'pyetje te te bej...:-) (me beso qe nuk ta them me nenkuptim) dhe me keqkupton

ajo qe dua te shpreh eshte se bota eshte e mbushur me opinione te kunderta dhe te gjithe thone qe jane nga ana e drejte, dhe meqenese nuk arrij ta kuptoj ku eshte e verteta kerkoj ndihme.

Ne te tilla forume bisedat ose debatet rrotullohen vetem ndermjet dy besimeve qe ne i njohim ndersa per te tjerat qe jane edhe me te lashta nuk ka shume informacion.
ILIRA
ILIRA

137


Mbrapsht në krye Shko poshtë

ylli - Ylli i Davidid, simbol magjik Empty Re: Ylli i Davidid, simbol magjik

Mesazh  yasmin 08.02.11 15:45

Ke shume te drejte ne ate qe thua se nuk dime mire ke te besojme, prandaj edhe tek tema mbi ; rrezikun cifut per kishen katolike, mbreme kam dhene nje koment ku e kam mbyllur me nje fjali, qe mund ta lexosh dhe kuptosh vete...

Te njejtat dilema kam edhe une....por di te them qe kam arritur qetesine ne nje islam jo aq te renduar qe na e kane servirur te tjeret, por ama ne nje islam qe e kam konceptuar sipas aryetimit tim dhe mbi fjalen e Zotit ku thote qe; nuk obligon asnje pertej mundesise se tij dhe se fene e zgjodhi si nje lehtesim per njerezit....

Atehere perderisa feja na thote Zoti qe; eshte lehtesim per ne, aty do te nisim hulumtimin tone drejt saj, dhe mos te besojme kollaj ato shtesat qe i behen feve duke e detyruar shume njeriun dhe duke i futur friken me permendjen e djajve apo te ferrit...
Zoti nuk eshte monopol i askujt, besoj se kjo te sherben si busull qe te gjesh ti vete te verteten qe kerkon...sepse edhe e verteta nuk eshte monopol i asnjerit prej nesh, ndryshe nga sa na thuhet...
yasmin
yasmin

159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

ylli - Ylli i Davidid, simbol magjik Empty Re: Ylli i Davidid, simbol magjik

Mesazh  ILIRA 08.02.11 15:50

E mbyllim per sot dhe le te bejme pak shaka " edhe ti ke te drejte Jasmin"

nejse e verteta ndoshta nuk eshte aq e fshehur dhe ndoshta nuk eshte aq e veshtire per tu gjetur por ata qe e kane gjetur ndoshta jane te paket mund ti numerojme me gishtat e dores vetem te njeres.
ILIRA
ILIRA

137


Mbrapsht në krye Shko poshtë

ylli - Ylli i Davidid, simbol magjik Empty Re: Ylli i Davidid, simbol magjik

Mesazh  yasmin 08.02.11 16:08

Prandaj edhe Alikimia ka mbetur si dije e fshehte, nuk i tregohet publikut te gjere, por vetem atyre qe e duan dhe e kerkojne te verteten me devotshmeri...

Shumica e njerezve, kam vene re, qe quajne te vertete vetem ate qe iu pershtatet shijeve dhe mendimeve te tyre, prandaj dhe e verteta ka zgjedhur rruge te cuditshme per te na u shfaqur, sepse nuk do te qe te abuzohet me te...
yasmin
yasmin

159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

ylli - Ylli i Davidid, simbol magjik Empty Re: Ylli i Davidid, simbol magjik

Mesazh  gentjan kaloshi 13.02.11 22:08

Ylli me 6 cepa mesa kam lexuar ishte simbol i profetit (dhe ne te njejten kohe mbret) Davit (davut) kurse ylli me 5 cepa e kemi pare se e perdornin komunistet, por per mendimin ti eshte simbol shume i lashte, e kemi pare edhe ne kodin e Da vVincit.

Persa i perket Solomonit (sulejmanit) ai ishte profet po ashtu mbret me sa duket ishte djali i Davitit, asnje te derguari nuk i takoi te binte ne idhujtari bile nje faj shum i lehte per nje njeri normal per ta ishte nje mekat i madh dhe sic e dime idhujtaria eshte ligji i pare qe sduhet shkelur per asnje motiv edhe po te behet fjale per vet jeten.
gentjan kaloshi
gentjan kaloshi

13


Mbrapsht në krye Shko poshtë

ylli - Ylli i Davidid, simbol magjik Empty pershendetje

Mesazh  senat 05.04.11 1:53

jam nga Tetova nga Maqedonia,sa i perkrt yllit te Davudit un jam i mendimit se ky eshte simbol i mbretit Sulejman, e them kete sepse kam fakte, nese e keni degjuar Xhamin e larme ne tetove apo Xhamin e sulejman pashes, e cila egziston reth 500 vite e pa demtuare dhe pa prekur nga njeriu, ku ne hyrje te xhamis ne tavan e ka yllin e davudit apo vula e Sulejmanit a.s. e cila sipas teologve eshte vul e cila eshte vendosure ne cdo objekt apo xhami qe eshte ndertuare nga Sulejmani a.s.shenje e cila mendohet te kete qene e nje OJQ je e cila ka kry aktivitete te dryshme. do ta fotografoj dhe do ta publikoj. me respekt nga Senati
senat
senat

2


Mbrapsht në krye Shko poshtë

ylli - Ylli i Davidid, simbol magjik Empty Re: Ylli i Davidid, simbol magjik

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi