EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Magjia - pikepamje evangjeliste

Shko poshtë

Magjia - pikepamje evangjeliste Empty Magjia - pikepamje evangjeliste

Mesazh  Admin 16.01.09 15:17

Magjia
Pikepamjeve evangjeliste

Edhe në këtë kapitulli do të mbështetemi kryesisht në eksperiencën e veprimtarisë pastorale dhe dëshira jonë është që shembujt që përmendim të shërbejnë si paralajmërim dhe burim informacioni për besimtarë kristianë që mund të ngatërrohen me këtë fushë.

Kam këshilluar mijëra njerëz gjatë shërbimit tim dhe më habit fakti që njeriu modern kapet akoma pas disa zakoneve të vjetra dhe magjish të së kaluarës, megjithë standartet e larta të dijes shkencore sot.

Në rast se magjia do të ishte vetëm një supersticion i padëmshëm, mbase një paralajmërim i tillë nuk do të ishte dhe kaq i nevojshëm, po fakti është se shumë njerëz sot po shkatërrohen psiqikisht nga magjia. Kjo u duk qartë edhe gjatë një fushate sqaruese e organizuar kohët e fundit.

Pastori ishte shprehur në këshillin e pleqësisë së kishës se, në rast se kjo fushatë do të shkaktonte tek ndonjëri çorientim e konfuzion, ishte më mirë ta linin fare fushatën, qoftë edhe sikur 49 të tjerë të përfitonin nga fushata.

Pa marrë parasysh mendimin e tij, me aprovimin unanin të këshillit, fushata u organizua. Rreth 100 veta erdhën për të kërkuar ndihmë e këshillim.Fushata tregoi se gjithë ai komunitet, varej, në një mënyrë a një tjetër, nga shërues e doktorë të pakualifikuar, të cilët e mbështesnin punën e tyre mbi metoda okulte.

Shumë prej tyre kishin bërë terapira me magji dhe si pasojë e kësaj kishin vuajtje e shqetësime të përditshme. Në seancat e ndihmës pastorale më drejtohej gjithnjë pyetja: Pse nuk na jepen shpjegime mbi magjinë nga ata që predikojnë? K

ëtu vihemi përballë dy opinionesh, opinionit të pastorit lokal dhe të masës që frekuenton kishën. Duke dashur ta zgjidhim këtë problem, shtrojmë pyetjen: Duhet lejuar të vuajnë 49 njerëz në padije, nga frika se mos dëmtohet ndonjëri duke informuar hapur mbi këto çështje?" Po të veprohej sipas këtij argumenti, atëhere duhej të lihej mënjanë gjithë propaganda kundër drogës dhe sëmundjeve infektuese.

Megjithatë nuk janë të rendësishme argumentet tona,po ajo që thotë Bibla lidhur me këtë çështje. Në kapitullin 3 të librit të profetit Jezeqil flitet për detyrën që iu ngarkua këtij si vëzhgues. Detyra e tij ishte t'i paralajmëronte ata që nuk i bindeshin Perëndisë për pasojat e rrugës së tyre të ligë. Si gjymtyrë të trupit të Krishtit, edhe ne kemi një detyrë të ngjashme.

Detyra e vëzhguesit është e vështirë, po është e mbushur me shpresë e besim.Burimi i mesazhit tonë është fitorja e Krishtit. Djalli dhe ëngjëjt e tij janë me të vërtetë një realitet i frikshëm, po Krishti ka fituar mbi ta. Mbi kryq, Ai e mundi fuqinë e tyre. Prandaj ata që ndjekin Krishtin, janë në rrugën e fitores.

Gjithë fuqia në qiell dhe mbi tokë i takon Zotit dhe Shpëtimtarit tonë Jezu Krishtit, prandaj s'kemi arsye të ndruhemi. Mbetet vetëm që, gjithë ata që lexojnë këto rrjeshta e që kanë të bëjnë me këtë temë, t'i drejtojnë sytë tek Jezu Krishti dhe ta vënë jetën e tyre në duart e tij që t'i mbrojë.
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Magjia - pikepamje evangjeliste Empty Re: Magjia - pikepamje evangjeliste

Mesazh  Admin 16.01.09 15:18

Koncepti "Magji"

Çfarë kuptojmë me termin "Magji"? Përgjigjja për këtë pyetje varet nga qëndrimi dhe pikëvështrimi i atij që pyet. Psikologu, mjeku, studiuesi i folklorit, filozofi, okultisti, teologu liberal dhe besimtari kristian, të gjithë këta e shohin magjinë nën një dritë të ndryshme.

Njerëzit janë të ndarë në mendimet e tyre dhe opinionet ndryshojnë në një spektër të gjërë.Magjia, fjala vjen, shikohet si një hiçmosgjë, po edhe si një pasion i thellë që e bën njeriun të varur.

Nga përvoja ime pastorale do të doja të konkludoja në këtë përkufizim: Magjia është një mjeshtri e diskutueshme, ose së paku përpjekja e diskutueshme për të njohur e kontrolluar botën spirituale, njerëzore, shtazore dhe bimore bashkë me materien inorganike, nëpërmjet mjeteve përtej shqisore, me ndihmën e ceremonive shoqëruese mistike. Le të shikojmë më imtësisht termat e përdorura në këtë përkufizim.

Vetë ekzistenca e magjisë është e diskutueshme. Psikiatria e shikon magjinë si simptomë sëmundjesh psiqike. Psikologu do të thoshte se,kur njerëzit i nënshtrohen magjisë,kjo vjen si rezultat i një procesi jo të mirë edukimi dhe se këta njerëz janë supersticiozë e kanë si pasojë vështirësi adaptimi dhe koncepte të gabuara mbi jetën. Teologjia liberale e shikon magjinë në formën e saj moderne si një sistem zakonesh e idesh të së kaluarës.

Edhe për karakterin etik të magjisë ka ndeshje të forta mendimesh. Disa e lëvdojnë si dhuratë të Perëndisë, kurse ka të tjerë që shikojnë në të thjeshtë forca asnjanëse të natyrës që mund të përdoren për të mirë ose të keqe. Të tjerë, veçanërisht kristianët, i njohin magjisë karakterin demoniak.

Pse është kaq e vështirë të gjykohen eksperiencat që kanë të bëjnë me magjinë? Duke iu kthyer edhe një herë përkufizimit, shikojmë se magjia praktikohet me forca tejshqisore. Pesë shqisat tona kanë një sferë të kufizuar.

Nga pikëpamja fizike, njerëzit janë të gatshëm ta pranojnë këtë, meqënëse shkenca na jep prova të gjera për ekzistencën e sferave që i shpëtojnë shqisave tona njerëzore. Po në fushën shpirtërore nuk është e mundur të bëhen demonstrime matematike. Prandaj racionalisti dritëshkurtër thjesht e dënon si ekzistencën e hyjnores, ashtu edhe të demoniakes.

Do të tregojmë me disa shembuj si shfaqen këto forca tejshqisore me ndihmën e disa shembujve.

Shemb.48 Dy vëllezërit Seiler në Ottenheim, Baden, kanë një klinikë kurimi që nuk është profesionale.Një nga vëllezërit bie në trans dhe në këtë mënyrë është në gjendje të bëjë diagnozën e semundjes për pacientët. Rezultati ka gjithmonë sukses.

Shemb.49 Në Alsasë, një prift katolik shëron me ndihmën e magjisë. Pseudonimin e ka "Ati pandofla", sepse të gjithë ata që duan ndihmën e tij, duhet t'i dërgojnë një pandofle të tyren. Mbasi përqëndrohet mbi pandoflen, ai zbulon se ku qëndron halli i këtyre njerëzve.

Shemb. 50 Gjatë disa sesioneve ndihme e këshillimi në Austri, pata rastin të njihem me një të ashtuquajtur diagnostikues të urinës. Urina e pacientëve nuk analizohej me mjete mjekësore për të përcaktuar përmbajtjen e albuminës, sheqerit dhe hemoglobinës, po përdorej si një mjet psikometrik për të bërë një diagnozë klervuajante. Të tillë diagnostikues ka në Zvicër, Francë, Gjermani dhe në vende të tjera të Europës.

Është interesant fakti që,ndonëse mjetet e përdorura janë të çuditshme, diagnozat janë në pjesën më të madhe të sakta.Këto metoda magjike të shërimit varen nga forca medium e tejshqisore dhe këtu qëndron edhe arsyeja e suksesit të tyre.

Në përkufizimin që dhamë, përmendëm edhe qëllimin e magjisë. Ndërsa spiritizmi synon komunikimin me botën e frymëve dhe sundimin mbi të, magjia shkon më tej në synimet e saj që përfshijnë njerëzit, kafshët, bimët dher botën materiale.

Praktikanti i magjisë së zezë përpiqet të nënshtrojë e të sundojë armiqtë e tij nëpërmjet magjisë.Do të shikojmë më poshtë disa shembuj. Ka të tjerë që përpiqen nëpërmjet magjisë të influencojnë botën bimore e shtazore siç do të shikojmë më poshtë.

Shemb.51 Një burrë merrej me magji të zezë për vite me radhë. Specialiteti i tij ishte të vidhte qumësht nga fermerët fqinj. Lidhte një peshqir në dorezën e derës, murmuriste fjalë magjike dhe pas pak fillonte të shtrydhte qumështin nga peshqiri. Gjatë punës time kam dëgjuar shembuj të tillë, po nuk kam patur rastin të merrem personalisht me ta.

Shemb.52 Një misionare më ka treguar se,sa herë ishte përpjekur të shkonte tek një magjistar, i afroheshin kafshë të egra. Ajo kishte ndjerë se disa forca demoniake ishin në veprim. Në emrin e Jezu Krishtit ajo kish urdhëruar kafshët e egra të largoheshin dhe ato qenë larguar. Pas ca kohësh kishte marrë vesh se magjistari mburrej duke thënë se ishte i zoti të dërgonte kafshë të egra që të shqyenin të gjithë të huajt që kërkonin t'i afroheshin.

Shemb.53 Një burrë i ri, të cilin mjeku e kishte diagnostikuar si skizofren, më rrëfeu gjatë një seance këshilluese se kishte aftësi të vriste kafshë të vogla nga një distancë e caktuar duke përdorur fuqitë e tij si magjistar.

Shemb.54 Në Togenburg të Zvicerës, shumë herë në seancat e mia të punës, njerëz të ndryshëm më kanë rrëfyer se kishin fuqi të vrisnin kuaj,lopë, derra me ndihmën e magjisë së zezë.Kur i pyesnja se si e kishin fituar këtë aftësi, më thoshin se i ishin përbetuar djallit me gjakun e tyre. Një rast konkret i vrasjes së kafshëve u morr një herë në analizë nga disa shkencëtarë, të cilët nuk qenë në gjendje të zbulonin ndonjë arsye të natyrshme të vdekjes.

Shemb.55 Një fermer kishte pasur për disa vite me radhë të korrura jo të mbara dhe vajti të këshillohet me një magjistar, i cili i tha që të vinte tri kokrra gruri nën gjuhë në kohën që mbillte, pastaj si të kishte mbaruar të mbjellën, t'i pështynte kokrrat duke thënë një formulë magjike që mbyllej me emrin e Atit, Birit dhe Frymës së Shenjtë.

Kjo gjë do t'i ndihmonte të mbjellat të rriteshin mirë e do t'i mbronte nga koha e keqe. Në fakt, fermeri ishte i bindur se magjia e kishte ndihmuar shumë prodhimin në pronat e tij. Po që nga kjo kohë ai s'kishte asnjë dëshirë të lexonte më në Bibël dhe ishin shtuar shumë aksidentet në stallat e tij.

Jo vetëm bota organike, bota e krijesave të gjallë është objekt i magjisë, po edhe bota inorganike, e materies së vdekur.Ja disa shembuj:

Shemb.56 Tri motra flinin për vite me radhë në të njëjtën dhomë. Herë pas here, nga tavani i dhomës binin gurë. Kur motra e madhe u martua dhe u largua nga shtëpia, gurët pushuan. Këtë histori e dëgjova prej njërës nga motrat.Kjo nuk është një ndodhi e rallë, siç mund të mendohet. Shpesh kam dëgjuar një histori të tillë nga njerëz që e kanë jetuar vetë.

Shemb.57 Një burrë bënte magji të zezë vite me radhë. Një nga specialitetet e tij, që e demonstronte vazhdimisht, ishte të ngulte një thikë në tokë duke murmuritur ca fjalë magjike dhe pas kësaj, në vendin ku ishte ngulur thika, dilnin pika gjaku. Motra e tij ishte edhe ajo specialiste në këtë lloj magjie. Lind pyetja, mos ishte kjo gjë ndonjë marifet, apo ishte me të vërtetë magji? Rasti të kujton marifetet e fakirëve,po të tilla ndodhi kam ndeshur shumë në punën time pastorale.

Në sferën e magjisë ndeshemi me fenomene që kapërcejnë arsyen. Po edhe sikur të ishte e gjitha thjeshtë një produkt i supersticionit dhe imagjinatës pa një bazë reale, kemi të bëjmë me një humnerë të mendjes njerëzore që është e nevojshme të ndriçohet me punë ndihmëse e këshilluese. Më vonë do të flasim për çështje të tjera që lindin nga përkufizimi i dhënë.
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Magjia - pikepamje evangjeliste Empty Re: Magjia - pikepamje evangjeliste

Mesazh  Admin 16.01.09 15:20

Origjina, qëllimi dhe zhvillimi i magjisë

Në fillim të historisë njerëzore qëndron porosia e Perëndisë "Mbusheni tokën dhe sundoni mbi të" (Gjeneza 1:28 ). Detyra dhe e drejta e njeriut ishte të rrobëronte fuqitë e tokës në paqe, sipas vullnetit të Perëndisë.Në kundërshtim me këtë porosi, Satani, mjeshtri i madh i kaosit erdhi të tundojë njeriun dhe tundimi i parë ishte: "Do të bëheni si Perëndia duke patur dijen e së mirës dhe së keqes" (Gjeneza 3:5).

Magjia është e kundërta e porosisë së Perëndisë dhe tregon një uri për dije dhe dëshirë për pushtet që është në kundërshtim me vullnetin e Perëndisë. Nga çasti kur u ndesh me këtë tundim, njerëzimi u vu përballë një udhëkryqi.

Duhej marrë vendimi: Ose me ndërgjegje t'i nënshtrohesh vullnetit të Perëndisë,ose të ngresh krye kundër urdhërave dhe porosirave të tij me epsh për pushtet dhe dëshirë për dije. Edhe sot njeriu vihet përballë këtij vendimi: ose pranojmë rrugën e shpëtimit që tregon Perëndia,ose vazhdojmë të ngremë krye duke u përpjekur ta sundojmë botën e krijuar duke kundërshtuar në mënyrë të pafalshme Perëndinë.

Kështu që magjia, në rrënjën e saj, është një kundërshtim, dhe e tillë ka qënë që në fillim. Është kulmi i kundërshtimit që njeriu i bën Perëndisë. Nën dritën e asaj që na thotë Bibla, të gjitha teoritë mbi forcat e padëmshme të natyrës dhe zbatimet e tyre neutrale janë një paturpësi.

Në sipërfaqe, parapsikologjia (shkenca e eksperiencave tejshqisore) e pranon deri diku natyrën e dyfishtë të magjisë. Bëhet një dallim midis fenomeneve Psi-Gamma dhe Psi-Kappa (Gamma përfaqëson fjalën greke "gignoskin" që do të thotë perceptoj, kuptoj, dhe Kappa përfaqëson fjalën greke "kinein" që do të thotë lëviz) Edhe këtu kemi dy elementete magjisë: dije dhe fuqi nëpërmjet mjeteve të mbinatyrshme.

Nëpërmjet një pune të gjatë pastorale, kam konstatuar katër rrugë që çojnë në lindjen e forcave magjike; nëpërmjet trashëgimisë, përbetimit që personi vetë i bën djallit, eksperimenteve okulte, dhe transferencës okulte.

a) Evidenca e mbledhur nga shumë raste konkrete tregon se aftësitë magjike trashëgohen. Shpesh fuqi prej mediumi i gjen në gjenealogjinë e një familjeje deri në tre ose katër breza rresht. Këtu ka dy mundësi; ose është çështje e gjeneve, ose e dorëzimit të traditës.

Në rastin e dytë, personi që ka praktikuar magji në shtratin e vdekjes ia dorëzon aftësitë magjike djalit ose vajzës më të madhe në mënyrë që të vdesë i qetë. Ndodhin madje edhe skena tragjike kur fëmijët nuk duan t'i marrin këto aftësi. Ndodh që një person të lëngojë për javë me radhë në shtratin e vdekjes duke kërkuar që dikush ta çlirojë nga fuqitë magjike.

Qëllon që këtë e bën pastaj ndonjë farefis i largët ose dikush jashtë farefisnisë. Arsyet janë të ndryshme, mëshirë, kuriozitet ose epsh për pushtet. Madje vdekja e disa magjistarëve mund të vonojë për javë me radhë, derisa të vendoset çështja e vazhdimësisë. Kjo nuk është vazhdimësi apostolike, po diabolike.

b) Fuqitë magjike lindin edhe si pasojë e përbetimit që i është bërë djallit. Kjo është si të thuash paralelja e pagëzimit. Për çdo rast të dhënë në Bibël, duket se ekziston një paralele në fushën e magjisë. Përbetimi i bërë djallit përbën një nga rastet më të tmerrshme me të cilat janë ndeshur diakonët kristianë.

Shemb.58 Ekziston një kishë okulte në Paris që mban emrin "Adhurojmë princin e kësaj bote". Kjo kishë ka edhe kisha të tjera motra në Bazel dhe Bernë dhe kohët e fundit edhe në Romë. Për t'u bërë antar i kësaj kishe, duhet t'i përbetohesh djallt.Një lloj pagëzimi në magjinë e zezë.

Shemb.59 Për shumë vjet me radhë një burrë në Toggenburg të Zvicerës shëronte privatisht me metoda magjike, me mjaft sukses. Kishte shëruar madje edhe njerëz të cilët për mjekët nuk kishin asnjë shpresë. Kishte shëruar të verbër, sakatë,raste kanceri të avancuar, tuberkulozi, leucemie, skleroze, sklirodermiti dhe semundje të tjera të rënda.

Megjithatë, në një rast doli në sipërfaqe halli i tij i madh. I tha dikujt: Unë mund të ndihmoj të tjerët, po për mua nuk ka ndihmë, as në tërë përjetësinë". Në rini të tij ky njeri i ishte përbetuar djallit dhe që nga ajo kohë kishte fituar këto aftësi tö jashtëzakonshme shëruese.

c) Një tjetër rrugë për zhvillimin e fuqive magjike është ajo e eksperimenteve me okultizmin.

Shemb.66 Një punëtor zviceran u lodh me punën e tij në fabrikë. Meqë kishte dëgjuar se shëronjësit okultë fitojnë shumë para, bleu ca libra mbi magjinë. Filloi të mësojë formulat magjike, ndoqi disa ceremoni që lidhen me djallin dhe pastaj filloi të bëjë eksperimente shëruese. Zhvilloi brenda një kohe të shkurtër aftësi shëruese dhe të ardhurat e tij iu shumëfishuan.

Shembulli që vijon ilustron të tre faktorët, trashëgiminë, përbetimin dhe eksperimentimin në okultizëm.

Shemb.61 Një grua e re më tregoi këtë histori: Stërgjyshja e saj i ishte përbetuar djallit duke nënshkruar me gjakun e saj. Ajo kishte praktikuar magji të zezë dhe kishte shëruar njerëz dhe kafshë.Përpara vdekjes kishte vuajtur shumë, siç ndodh shpesh me praktikantët e magjisë. Vajza, domethënë e ëma e gruas që më tregoi mua historinë, mori fuqitë magjike të së ëmës, po ashtu, ajo trashëgoi edhe literaturën e magjisë që kish pasur e ëma.

Më vonë, figura e stërgjyshes së vdekur filloi t'u shfaqet njerëzve të farefisit, po ndërkaq e bija vazhdonte të praktikonte magji. Në net me hënë të plotë, ajo shëronte të sëmurë. Ajo përdorte edhe një çelës të cilin e vinte të lëkundej si pendul mbi Bibël, dhe kishte shumë rezultate në ndalimin e hemoragjive. Kur qe përpjekur të lexonte në Bibël, kishte pasur shumë tundime e shqetësime.

Duke u plakur, zunë t'i bëhen figura të zeza nëpër shtëpi, dhe kur i erdhi vdekja, vuajti shumë edhe ajo. Edhe pas vdekjes së saj, për një kohë, fantazma e saj u shfaqej të afërmve.Historia vazhdon më tej me nënën e gruas që më tregonte mua historinë, e cila kishte marrë në dorëzim literaturën e magjisë dhe praktikat. U bë edhe ajo e njohur si shëruese, dhe jeta e saj rrodhi si ajo e paraardhësve të saj.

Personi i katërt në këtë linjë ishte gruaja e re që kam njohur unë. Kur ishte e vogël, e ëma kish folur mbi të formula magjike. Pas kësaj, ajo ish bërë klervuajante dhe kishte filluar të shikonte figura të zeza nëpër shtëpi. Motra dhe vëllai i saj vuanin nga depresione dhe ajo vetë kishte shumë shqetësime nervore e psiqike, të cilat e shtynë të kërkojë ndihmën e një diakoni.

d) Transferenca okulte si burim i katërt i fuqive magjike.

Shemb.62 Një djalë i ri më tregoi se,një herë,tre magjistarë kishin vënë duart mbi kokën e tj dukje murmuritur formula magjike.

Pas kësaj ai kishte fituar aftësira magjike që çudisnin edhe mjekun e familjes, i cili i kishte provuar aftësitë e tij dhe i kishte pranuar si reale. Vendosja e duarve nga magjistarët është prapë një paralele me venjen e duarve që gjejmë në Bibël.

Shemb.63 Një burrë i ri pa disa që kërkonin një burim uji me pendul. Ata e pyetën a donte të provonte edhe ai, po penduli në duart e tij s'kishte rezultate.Po më pas, pasi praktikanti i pendulit i preku duart, penduli filloi të japë rezultate edhe kur e përdorte ai. Më vonë ai e përsëriti vetë eksperimentin me sukses dhe gjeti se kishte aftësi të gjente burime uji me shkop e pendul.

Po jeta kristiane e këtij djali ndryshoi shumë pas kësaj.Më parë ai kishte lexuar regullisht në Bibël dhe lutej regullisht, po pas kësaj, interesi dhe dashuria e tij për fjalën e Zotit dhe lutjen humbën shumë.
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Magjia - pikepamje evangjeliste Empty Re: Magjia - pikepamje evangjeliste

Mesazh  Admin 16.01.09 15:24

Format e magjisë

Disa fenomene të influencimit të personave mund të quhen forma elemetare të magjisë. Po i permendim më poshtë:

Së pari përdorimi kriminal i hipnozës

Shemb.64 Në një seancë ndihme e këshillimi një vajzë tregoi se një doktor me të cilin ishte konsultuar, e kishte hipnotizuar duke e bërë që të humbiste kontrollin. Po të njëjtën gjë e kish bërë edhe me një shoqe të vajzës.

Më vonë doli në dritë se këtë histori ai e bënte me shumë vajza. Kur i doli era punës, doktori u largua nga qyteti dhe u vendos diku gjetkë. Vajza tregoi se një kohë të gjatë pas kësaj që kish ndodhur, s'ishte në gjendje të lexonte më në Bibël. Ndjente një pështirosje për fenë në përgjithësi dhe sa herë që përpiqej të lutej,i ngjiteshin mendime të këqija në kokë.

Shemb.65 Një doktor në spital kishte abuzuar mbi gra e vajza pasi i kishte hipnotizuar. Një herë ai u kap në këtë veprim e sipër nga infermierja e turnit. Ai i pyeste pacientët për jetën e tyre seksuale dhe i regjistronte përgjigjet në anamnezën e sëmundjeve, në mënyrë që të mbulonte gjurmët e atyre që bënte e të ishte i justifikuar, në rast se dilte në dritë ndonjë rast. Një vajzë me emër të mirë që ishte e fejuar me një besimtar kristian mbeti shtatzanë në kohën që ishte shtruar në spital.

Pas kësaj i fejuari e la. Vajza vetë insistonte se nuk kishte pasur asnjëherë marrëdhënie seksuale me njeri. Doktori kishte pasur marrëdhënie me të në kohën që ajo kishte qënë e hipnotizuar. Më së fundi asistentja dhe infermierja e kishin raportuar doktorin.

Po rezultati ishte se ato u pushuan nga puna me vendim të shefit të personelit mjekësor, ndërsa doktori mbeti. Infermiere të tjera që kishin edhe ato prova kundër tij, u detyruan të heshtin nga frika mos humbisnin vendin e punës. Megjithatë, pas disa vjetësh, gjendja për doktorin u bë e vështirë dhe u detyrua të largohet jashtë shtetit.

Ata që e mbështesin hipnozën edhe shkencërisht, besojnë se, nën veprimin e hipnozës, njeriu mund të bëjë vetëm ato veprime që është i gatshëm të kryejë edhe me ndërgjegje. Ata thonë se është e pamundur të kryhen krime nën veprimin e hipnozës. Megjithatë, jo të gjithë janë dakort në këtë pikë. Unë vetë kam ndeshur shumë raste në punën time ku janë kryer krime nën veprimin e hipnozës. Sipas Biblës, është e kuptueshme që një vajze t'i ndodhë një histori e tillë. Jezui tha se nga zemra dalin të këqiat.

E liga fle edhe në zemrën e njeriut më të respektuar e të moralshëm. Normalisht këto reaksione instinktive kontrollohen nga ndërgjegjja, e cila formohet në procesin e edukimit, edukatës fetare dhe lidhet gjithashtu me një predispozicion të karakterit. Po nën veprimin e hipnozës, hapet çelësi që i mban gjërat e mbyllura.

Ngrihen impulse instinktive nga subkoshienca, të cilat shfrytëzohen nga njerëz pa skrupull e pa principe.Specialistët që e marrin nën mrojtje hipnozën, nuk marrin parasysh se, përveç tipit të zakonshëm të hipnozës, ekziston edhe hipnoza magjike. Hipnoza magjike karakterizohet nga pamundësia e pacientit pas hipnozës për t'u lutur e për të qëndruar në besim.

Shemb.66 Një vajzë kristiane vajti tek një psikiatër, i cili përdorte hipnozën magjike. Në zona ku praktikohet magjia, kam ndeshur shpesh mjekë të tillë. Ky mjek i kish thënë vajzës se aftësitë e tij nuk vinin nga Perëndia dhe i kish thënë më pas se kishte dashur të zhvillonte me të eksperimente sugjestionuese.Pas këtyre seancave, vajza humbi besimin kristian dhe nuk mund të lutej më. Kishte shumë dyshime e vështirësi të tjera në besim.

Shemb.67 Një diakon merrej në kohën e lirë me magji. Bënte ekperimentime të ndryshme me letra, pendul, hipnozë. Meqë nuk kishte se me kë t'i bënte eksperimentet, përdorte për këtë qëllim të shoqen. Si filluan të rriten aftësitë e tij në këtë drejtim, si ai,si e shoqja, filluan të mos kenë dëshirë të lexojnë në Bibël e të luten.

Kjo mungesë dëshire u forcua dhe u bë një rezistencë e vendosur kundër fjalës së Zotit. Më pas gruaja filloi të ketë shqetësime psikike. Ajo kishte një formë histerie të shoqëruar me ankth dhe kudo ku ndodhej mbyllte derën me çelës.

Shemb.68 Një biznesmen kishter aftësi të influenconte klientët e vet me magji dhe hipnozë duke i bërë të pranonin ofertat e tija. Me këtë mënyrë ai kishte arritur fitime prej 6000 lira stërlina në vit.

Shemb.69 Një grua kishte pranuar të hipnotizohej nga nja masazhist. Përpara se të fillonte seancat hipnotizuese, ajo kishte lexuar në Bibël, lutej dhe vente edhe në kishë, po pas këtyre seancave, sa herë që donte të lutej,i vinte të shante e të mallkonte, derisa e humbi fare besimin. Pasojat tregojnë se masazhisti kishte përdorur hipnozën magjike.

Mjekët tanë në përgjithësi nuk e kuptojnë hipnozën magjike, sepse kjo është një praktikë okulte. Ndërsa hipnoza normale që praktikohet edhe në mjekësi është e padëmshme, hipnoza që lidhet me magjinë, është gjithmonë e rrezikshme dhe një barrë e rëndë për pacientin.

Një formë e dytë elementare e magjisë gjendet në sferën e sugjestionimit mendor dhe me këtë nënkuptojmë transmetimin e forcave mendore e emocionale në distancë.

Shemb.70 Një psikolog i ri donte të specializohej si lektor në universitet. Specialiteti i tij ishte hipnoza, po jo hipnoza normale, më tepër sugjestionimi mendor. Ai kërkoi të gjente një objekt për eksperimentet e tij dhe gjeti sekretaren e shefit të vet, që ishte një tip nevrastenik dhe shumë i influencueshëm. Pa e pyetur, u përpoq ta vinte në gjumë. Ai ulej rreth tre metra larg saj, ose në të njëjtën dhomë, ose në dhomën fqinjë, dhe përqëndrohej mbi të.

Në këtë kohë sekretarja ndjente se i mpiheshin duart dhe ndjente një lodhje të rëndë, saqë duhej të luftonte me gjithë forcat që të mos e zinte gjumi.Këto eksperimente vazhduan një kohë duke ndeshur gjithmonë në rezistencën e vajzës. Gjatë kësaj kohe vajza filloi të ketë shqetësime psiqike dhe u konsultua me një psikiatër. Kur psikiatri mori vesh për eksperimentet sugjestionuese, e këshilloi të mos merrej me to se nuk i bënin mirë.

Përveç kësaj, ky psikiatër ishte në dijeni të eksperimenteve të psikologut. Vajza, që u bë objekt i eksperimenteve për një kohë të gjatë, shfaq që prej asaj kohe simptoma paralize dhe nuk është më në gjendje të punojë me orar të plotë.

Shemb.71 Një besimtare katolike rrëfehej rregullisht. Me kalimin e kohës filloi të bëhet psiqikisht dhe emocionalisht e varur nga prifti.Sa herë që ky prift drejtonte meshën, asaj i binte të fikët, binte në tokë dhe vritej, dhe gjithmonë në fytyrë.

E njëjta gjë i ndodhte edhe kur ishte 30 km larg priftit, edhe kur nuk mendonte se në atë kohë ai po mbante meshën. Kjo varësi e pashpjegueshme filloi ta rëndojë shumë dhe ajo filloi të lutet dhe vajti të këshillohet edhe me një diakon protestant. Ajo besoi tek Krishti duke e pranuar atë si shpëtimtarin e saj personal. Pas kësaj, shqetësimet i pushuan dhe ajo u largua nga kisha katolike.

Shemb.72 Një zejtar merrej prej vjetësh me magji të zezë, kryesisht për të influencuar njerëz të tjerë dhe ishte gjithashtu anëtar i një rrethi që merrej me eksperimente speciale. Viktima e tij e parë ishte një vajzë e ndjeshme, të cilën ai e vuri plotësisht nën kontrollin e tij, derisa ajo iu dorëzua plotësisht duke i dhënë edhe trupin, edhe paratë që kishte.

Pas këtij suksesi të parë, ai filloi të kërkojë viktima të tjera. Vazhdoi të kishte sukses dhe gjeti së fundi një vajzë që ia dorëzonte atij rrogën e saj çdo muaj. Ai bashkëjetonte me të për këtë qëllim, derisa prindërit e saj ia raportuan rastin policisë.

Një formë e tretë elementare e magjisë është manjetizmi magjik. Manjetizmi bashkë me hipnozën dhe sugjestionimin mund të shtohen nëpërmjet magjisë. Këtë e shohim edhe në shembullin 69.

Për të ilustruar këtë, i drejtohemi Dr Tramplerit, gjykatës, i cili ishte fillimisht student i Groeningut e që më pas u largua nga idetë e këtij të fundit. Dr Trampleri i ka skicuar metodat e tij të shërimit në librin "Gesundung durch den Geist" (Shërim nëpërmjet Frymës). Tifozët e tij më të zjarrtë janë gra. Në punën time, gjatë seancave ndihmëse e këshilluese, kam parë se fuqitë e tij shëruese nuk ndihmojnë, po pëkundrazi janë një barrë për ata që kurohen prej tij. Ja dy shembuj:

Shemb.73 Një grua shkoi tek doktor Trampleri në Munih. Ajo kishte dhimbje në kurriz, të cilat Trampleri i kuroi me sukses. Gjatë terapisë, ai e kishte vënë të ngrinte gishtat lart si antena për të kapur fuqitë kozmike, siç ishte shprehur ai vetë.Kur u kthye në shtëpi, gruaja ndjeu se organikisht ishte mirë, po që nga ajo kohë jeta e saj shpirtërore ishte si e bllokuar. E kishte të pamundur të lutej, siç u kishte ndodhur edhe shumë të tjerëve, dhe ndjente sikur një mur i padepërtueshëm ishte ngritur midis saj dhe Perëndisë.

Shemb.74 Një grua besimtare që erdhi tek unë për t'u këshilluar, kishte qënë rastësisht tek doktor Trampleri, pa ditur për mënyrat e shërimit që ai përdorte. Ndërsa po priste në dhomën e pritjes, ajo ishte lutur. Kur i erdhi radha, doktor Trampleri doli dhe erdhi vetë tek ajo.Ndërkaq gruaja ndjeu një frikë në zemër dhe filloi të lutet edhe më me intensitet. Doktori i kishte thënë:
" Më vjen keq po nuk mund t'ju ndihmoj".

Shpesh këta shërues e kamuflojnë dhe zbukurojnë veprimtarinë e tyre me fraza fetare, prandaj edhe natyra e tmerrshme e fuqive të tyre mbetet e panjohur për shumë. Në Baden, njoha një person që kishte qënë mjek i pakualifikuar. Kur e pyeta për aftësitë a tij shëruese, ai m'u përgjigj:"Me manjetizëm mund të shërosh dy pacientë çdo ditë. Pas kësaj fuqia konsumohet dhe duhet që shëruesi të ngarkohet përsëri me fuqi. Ata që shërojnë më shumë se dy veta në ditë, ose bëjnë terapi të reme, ose marrin fuqi nga djalli". Me këtë donte të thoshte se këta njerëz përdorin magji në punën e tyre. Ja një shembull tjetër kamuflazhi, që ndonëse ndeshet shpesh, krijon gjithmonë konfuzion.

Shemb.75 Një miku im, besimtar me profesion mësues, kurohej nga një shërues i tillë, i cili mbahej për besimtar;të paktën frekuentonte regullisht kishën. Në mënyrë që të sigurohej, shoku im e pyeti: "Është e sigurt se nuk përdorni forca demoniake?" "Pse jo", u përgjigj shëruesi. "Forcat demoniake janë pozitive, dhe prandaj janë demonët, që të na ndihmojnë". Mësuesi vendosi të mos kurohej më nga ky shërues.

Si skicuam aspektet elementare të magjisë, do të shikojmë tani format kryesore. Profesori Diepgen, në librin e tij "Kultura dhe Mjekësia", dallon tri forma kryesore të magjisë:magjinë e zezë që përdor forcat demoniake, magjinë e bardhë që gjoja drejtohet nga fuqite e Perëndisë, dhe magjinë neutrale që pretendon se bazohet thjesht mbi forcat e natyrës. Diepgeni ka të drejtë kur dallon tri forma të magjisë, po jo në mënyrën e ndarjes. Puna këshilluese pastorale tregon një tjetër aspekt të magjisë së bardhë e asaj neutrale.
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Magjia - pikepamje evangjeliste Empty Re: Magjia - pikepamje evangjeliste

Mesazh  Admin 16.01.09 15:25

Disa shembuj të magjisë së zezë

Shemb.76 Një pastor më tregoi se gjithë anëtarët e kishës ishin prekur nga okultizmi.Ai më tregoi se një vajzë 20 vjeçare ishte shëruar me magji. Vajzës i qe shkurtuar njëra këmbë nga poliomiliti. E kishin mbajtur për një kohë të gjatë në spital dhe pastaj e kishin nxjerrë si pa shpresë. Vajza dhe e ëma ishin shumë të dëshpëruara. Në këtë gjendje, ato i ishin drejtuar për ndihmë një personi që merrej me magji të zezë.

Ky burrë iu shiti një rrënjë bime helmuese (mandragorë) për afro 45 stërlina.Vajza duhej të kujdesej për këtë rrënjë, që kishte një formë disi të ngjashme me atë të njeriut,si për një fëmijë.

Duhej ta lante, ta ushqente e ta vinte për të fjetur sikur të ishte njeri.Magjistari i tha vajzës që njëkohësisht të lutej dhe të përsëriste vazhdimisht psalme ose këngë që bëjnë fjalë për hakmarrje, t'i shkruante madje fjalët dhe t'i vinte poshtë jastëkut.Pastaj i tha të ngulte dy thikë në mur përpara krevatit ku flinte dhe dy thikë të tjera nën jastëk.

Ndonse kjo metodë kurimi ishte shumë e çuditshme, rezultati ishte i dukshëm dhe vajza vuri re se këmba filloi të zgjatet derisa ajo u shërua krejtësisht. Po pas kësaj, vajza filloi të ketë shqetësime psiqike. Ajo vajti tek pastori i kishës së saj, po ai nuk ishte në gjendje ta ndihmonte. Vajza nuk ishte në gjendje të lutej.

Kur i lidhte duart për t'u lutur, ato i shqiteshin. Kur fillonte të lexonte në Bibël, e sulmonin mendime blasfemuese. Duke pasur frikë se mos çmendej, vajza i dha pastorit rrënjën e bimës si edhe një hajmali që i kish dhënë magjistari, dhe filloi të jetojë me frikën se magjistari do të hakmerrej dhe se këmba e shëruar do të shkurtohej përsëri.

Shemb.77 Gjatë një shërbimi në Toggenburg, një fermer erdhi e më tregoi se ç'i kishte ndodhur si pasojë e magjisë së zezë. I biri kishte ngjitur poliomilitin. E thirrën doktorin me vonesë dhe djali mbeti i paralizuar. Meqë babai donte që djali të bëhej mirë dhe nuk donte t'ia dinte sado që të kushtonte puna, s'la gjë pa provuar.

Më së fundi vajti tek magjistari i dëgjuar Hugentobler në Peterzell. Magjistari e shëroi djalin me ndihmën e magjisë dhe paraliza u zhduk fare. Për disa vite punët venin mirë, po kur djali vajti 16 vjeç, babai e gjeti në stallë duke vdekur pasi kishte prere arterien karotide. Kjo ishte fare e papritur, se gjer atëhere djali nuk kishte dhënë ndonjë shenjë të ishte i pakënaqur.

Në trupin e djalit babai gjeti një hajmali të Hugentoblerit. Si e hapi qesen e vogël prej lëkure, nxori që andej një copë letër ku qe shkruar: "Ky shpirt i takon djallit". Kjo ishte një provë e qartë se Hugentobleri kishte përdorur magjinë e zezë mbi djalin.

b) Magjia e bardhë është akoma më e përhapur se magjia e zezë. Shumë grupe besimtarësh kristianë e praktikojnë këtë lloj magjie duke harruar karakterin e saj demoniak. Magjia e bardhë është një plotësim i fjalëve të Pavlit në letrën e dytë Korinthasve 11:14, se edhe Satani e paraqet veten si ëngjëll të dritës. Magjia e bardhë është magji e zezë e veshur me petk fetar. Ja disa shembuj:

Shemb.78 Një misionar me emrin Samuel që punon me Hebrenjtë në Afrikën e Veriut, tregon për një nga zakonet e tyre. Kur sëmuret një fëmijë i tyre, marrin një peshqir, lidhin një nyje në të dhe thonë :"Në emrin e Perëndisë se Abrahamit,Isaakut dhe Jakovit, çlirohu nga sëmundja". Pastaj e zgjidhin nyjen dhe fëmija bëhet mirë.Kjo është në fakt një paralele e magjisë së zezë.

Shemb.79 Një grua nga Bukovina na tregoi se të afërmit e saj janë në gjendje të shërojnë të gjitha llojet e sëmundjeve tek njerëzit dhe kafshët duke përdorur magjinë e bardhë. Si thonë edhe fjalët "Në Emër të Atit, Birit, dhe Frymës së Shenjtë", sëmundja zhduket.Paralel me traditën e familjes për të frekuentuar kishën, janë trashëguar edhe shumë formula magjike nga brezi në brez.

Gruaja dhe e bija e saj vuajnë nga shqetësime nervore, prandaj edhe kërkuan ndihmën e një prifti. Gjendja e saj ndryshoi pasi prifti u lut me të dhe më vonë ajo gjeti besimin tek Krishti.

Shemb. 80 Një fermer u gjet një herë i varur në shtëpi të tij. Sipas atyre që thoshin banorët e fshatit, fantazma e burrit vazhdonte të shfaqej në vendin e vdekjes. Të afërmit i kishin këshilluar ta fshinin shtëpinë duke thënë fjalët: Në emër të Atit,Birit dhe Shpirtit të Shenjtë". Pas kësaj, fantazma nuk do t'i shqetësonte më. Të afërmit e të vdekurit bënë siç iu thanë, po pas kësaj gruaja e të vdekurit filloi të vuajë nga shqetësime nervore.

Shemb.81 Një vajzë 15 vjeçare kishte një sëmundje sysh. Qëndroi shumë kohë në spital, po pa sukses. Meqë nga mjekët s'gjeti shërim, vajti te një magjistar. Ky i fundit, i bëri magji të bardhë. Ai vente edhe në kishë dhe madje mbante edhe një Bibël në dhomën ku kuronte pacientët. Brënda 24 orësh nga trajtimi që i bëri magjistari, vajzës iu shërua syri, po pastaj filloi të ketë shqetësime nervore. Lutej, po nuk gjente qetësi. Kur u vizitua prapë tek okulisti, ky i fundit mbeti i habitur dhe e pyeti se si kish arritur të shërohej.

Shemb.82 Një grua i kishte çuar dy vajzat e saj tek magjistari kur ishin të vogëla. Gjatë magjisë, magjistari kishte përdorur lutjen e Zotit Krisht tri herë. Gjatë viteve që fëmijët rriteshin, gruaja shkonte shpesh tek astrologu, tek fallxhori i letrave e i dorës. Ishte abonuar gjithashtu edhe në një periodik të një doktori që merrej me okultizëm. Vajza e saj e madhe në moshën 27 vjeç u sëmur dhe e mbyllën në çmendinë.Thuhet se është një rast i pashërueshëm. Gjithë familja ishte kundër fesë dhe besimit, po pas këtij rasti, iu drejtuan një diakoni kristian për ndihmë.

Shemb.83 Një grua, besimtare kristiane, kishte shumë receta për përdorimin e magjisë së bardhë. Për shembull, për të shëruar stomatitin, duhej i sëmuri të pinte ujë të shenjtë dhe të përsëriste disa herë emrin e Atit, Birit dhe Frymës së Shenjtë.

Shemb.84 Një grua ishte e sëmurë rëndë në spital me një sëmundje të lëkurës. Kaq rëndë ishte, saqë mjekët i kishin vënë një infermiere që t'i rinte te koka gjatë natës.Një natë, tek ishte ulur infermierja pranë saj, gruaja filloi të thotë: "Infermiere ndihmë, ndihmë". Infermierja mendoi se gruaja donte që ajo të lutej për të sëmurën, ose t'i lexonte ndonjë paragraf në Bibël, po jo. Infermieren e kapi një frikë e madhe dhe nuk mund të lutej edhe sikur të donte.

Po gruaja vazhdonte të thoshte :"Ndihmomë, ndihmomë". Më së fundi infermierja pyeti prapë:" Si të të ndihmoj?" Gruaja,shumë e eksituar, i tha:Vëri duart mbi atë pjesë të trupit që janë të sëmura, pastaj bë tri herë kryqin mbi to duke thënë emrin e Atit, Birit dhe Frymës së Shenjtë bashkë me disa fjalë të tjera që do të të them." Me këto fjalë infermierja u tremb edhe më shumë.

Në këto e sipër në korridor u afrua një mjek. Infermierja shkoi dhe e pyeti nëse mund të bënte ato që i kishte thënë e sëmura. "Pse jo", tha ai "ajo është pothuaj pa shpresë, kushedi mbase kjo bën dobi". Infermierja u kthye tek e sëmura, e cila vazhdonte ta luste të bënte siç i thoshte. Më së fundi infermierja ia plotësoi dëshirën duke bërë kryqin e duke thënë fjalët siç ia kish thënë e sëmura.

Si mbaroi, e sëmura menjëherë u qetësua. Po infermieren e kapi një frikë edhe më e madhe. Në ditët që pasuan gjendja e të sëmurës u përmirësua në mënyrë të çuditshme dhe mjekët u çuditën. Plagët në këmbë u mbyllën dhe u zhdukën të gjitha simptomat e sëmundjes së lëkurës. Brenda pesë ditëve u bë fare mirë. Mjekët nuk mund ta shpjegonin përmirësimin dhe mjeku që e kish lejuar infermieren të kryente procedurën magjike, e mbajti këtë histori të fshehtë.

Për gjashtë vjet me radhë pas kësaj,infermierja nuk gjente qetësi. Nuk lutej dot dhe kur donte të lexonte në Bibël i vinte për të vjellë. I merreshin ment, nuk përqëndrohej, dhe kishte edhe shqetësime të tjera psiqike. Më së fundi erdhi edhe tek unë për këshillim. Ajo e lidhte gjendjen e saj me incidentin e dikurshëm në spital. Pa e kuptuar, ajo kishte marrë pjesë në një praktikë të magjisë së bardhë.

Në të gjithë shembujt e më sipërm të magjisë së bardhë, gjejmë simbole të ndryshme të besimit kristian që lidhen me numërin tre. Shpesh përdoren emrat e Trinitetit (Triadhës), ose tri lutje të Zotit Krisht, ose tre kryqe, ose tre citate nga Bibla, ose tre qirinj. Magjia e bardhë është një shtrembërim i sofistikuar i idesë së Biblës mbi lutjen e besimit dhe vendosjen e duarve. Për shkak të formës së sofistikuar, shumë veta bien viktima të kësaj forme të magjisë.

Shpesh është e vështirë të dallosh midis magjisë së bardhë dhe vendosjes së duarve sipas kuptimit biblik, edhe kur dallimet bazë janë të njohura. Në lutjen e besimit, personi që është në vështirësi, i nënshtrohet plotësisht vullnetit të Perëndisë, kurse në magjinë e bardhë ideja ose qëllimi është të detyrohet Perëndia të veprojë. Në lutjen e vërtetë thirret me të vërtetë emri i Perëndisë, kurse në magjinë e bardhë emri i Perëndisë thirret thjesht si një formulë magjike.

Lutja e vërtetë është e frymëzuar nga Fryma e Shenjtë, kurse praktikanti i magjisë së bardhë frymëzohet nga fuqitë e errësirrës. Ata që luten sipas asaj që thotë Bibla forcohen në besim,edhe kur lutjet mbeten në dukje pa përgjigje. Kurse ata që merren me magji të bardhë, bllokohen në besim. Megjithatë nëpërmjet magjisë së bardhë disa arrijnë atë që kërkojnë dhe vetëm në pasojat e tjera shfaqet natyra e vërtetë e praktikës magjike.

Kufiri midis lutjes dhe magjisë është shumë i hollë dhe ndonjëherë duhet që dikush të ketë dhuntinë e dallimit të frymëve, për të dalluar njërën nga tjetra. Një tjetër ndryshim është se magjia e bardhë nuk ka nevojë për një proces këshillimi përpara se të kryhet, kurse në vendosjen e duarve dhe lutjen, kjo është e domosdoshme.

Magjia e bardhë, ose e vështirëson lutjen, ose e bën fare të pamundur, kurse vendosja e duarve siç e bënin apostujt, e forcon lutjen. Shikojmë pra se magjia e bardhë dhe vendosja e duarve janë dy pole të kundërta, edhe pse magjia e bardhë shpesh merr fjalë dhe fraza nga Bibla.

c) Një tjetër formë e magjisë eshtë e ashtuquajtura magji neutrale. Kohët e fundit ajo është futur në praktikat mjekësore si shkolla psikosomatike. Ka njerëz që mendojnë se është e mundur të shfrytëzohen forcat e natyrës për qëllime shërimi. Kam disa shembuj përpara mej, të cilët janë të vështirë për t'u klasifikuar.

Shemb.85 Një doktor i ri që kishte kokrra në lëkurën e duarve, pyeti drejtuesin e një seminari mbi psikosomatikën : "Profesor, si mund të shërohen këto kokrrat e lëkurës së dorës? Profesori u përgjigj se e vetmja mënyrë, është me formula magjike. Mjeku bëri sipas kësaj që dëgjoi nga profesori dhe pati sukses të plotë. Nuk kam dëgjuar gjë se, si vajti puna më tej, prandaj s'mund të bëj asnjë koment për këtë rast.

Shemb.86 Një psikiatgër i ri i bëri të njëjtën pyetje drejtorit të klinikës psikiatrike. Iu dha edhe atij e njëjta përgjigje:Lidh një pe të zi rrotull kokrrave, me aq nyje,sa ke kokrra në duar dhe pastaj vëre perin nën një ulluk ujrash duke thënë një formulë magjike. Kështu mund të shpëtosh nga kokrrat. Psikiatri e mori këtë në fillim për shaka, po pastaj u tundua që ta provonte.Dhe prova i doli me sukses. Kokrrat iu zhdukën.

Këshilla në këtë rast nuk është magji neutrale. Kjo recetë e çuditshme gjendet ne librin e gjashtë dhe të shtatë të Moisiut që përmban formula të magjisë së zezë e të bardhë. Deri më sot,kjo e vetëquajtur formë neutrale e magjisë, nuk e ka provuar neutralitetin e saj.Puna ime pastorale tregon vazhdimisht se magjia në çfardolloj forme është vepër e djallit, pavarësisht në se lundron nën flamur të zi, të bardhë a neutral.
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Magjia - pikepamje evangjeliste Empty Re: Magjia - pikepamje evangjeliste

Mesazh  Admin 16.01.09 15:40

Fusha të zbatimit të magjisë

Në kapitullin mbi qëllimet e magjisë, përmendëm se gjithshka në universin e krijuar mund të bëhet objekt i saj. Magjia luan një rol në rebelimin e përgjithshëm të Satanait kundër Perëndisë dhe Krishtit.

Nëpërmjet saj, Satanai sulmon ëngjëj dhe frymë,kafshë dhe njerëz dhe gjithshka tjetër në botën materiale. Është e pamundur në një libër të tregohet fusha e gjërë e synimeve dhe qëllimeve të magjisë. Megjithatë do të përpiqemi të përmendim fushat kryesore ku aktivizohet magjia.

Së pari shërimi ose infiltrimi i sëmundjeve. Kemi dhënë mjaft shembuj mbi shërimin nëpërmjet magjisë, prandaj po shtojmë vetëm një.

Shemb.87 Një grua katolike ishte shumë e sëmurë në spital. Ajo thirri infermieren dhe i kërkoi një nder. Ajo i tregoi se kishte një vajzë që prej shumë vjetësh ishte e pushtuar nga demoni, e cila rallë ishte në vete. Në sëmundjen e saj të rëndë, gruaja pa një mundësi për të ndihmuar të bijën.

Ajo i kërkoi infermieres që të vihej në kontakt me njerëzit e saj dhe t'u thoshte t'ia sillnin vajzën në spital, dhe nëna e vajza të ndronin robat me njëra-tjetrën. Ajo mendonte se, në këtë mënyrë, e bija do të çlirohej, kurse ajo do të vdiste e pushtuar nga demoni. Po infermierja refuzoi t'ia plotësonte dëshirën.

Infiltrimi i sëmundjeve është e kundërta e shërimit.

Shemb.88 Një djalë donte t'i shpëtonte shërbimit ushtarak. I ati e dërgoi tek një magjistar që t'i shkaktonte ndonjë sëmundje. Eksperimenti ishte me sukses dhe pas kësaj djali u klasifikua si i paaftë për shërbim ushtarak.

Shemb.89 Një spiritiste medium rrëfeu se ishte anëtare e një grupi ku praktikohej,jo vetëm komunikimi me të vdekurit, po edhe magjia e zezë. Specialiteti i saj ishte shkaktimi i sëmundjeve dhe magjia e vdekjes. Kishte bërë shumë raste vrasjeje, të cilat policia nuk kishte qënë në gjendje t'i zbulonte.

Kishte bërë magji edhe mbi një diakon, i cili më pas kishte pasur shqetësime nervore dhe për disa muaj kishte qënë i paaftë për punë.Këto më tha. Nuk mundja t'i vërtetoja ato që rrëfeu, po e di se në kohën kur bëheshin eksperimentet magjike të grupit, pikërisht ky diakon kishte qënë i sëmurë për një kohë të gjatë.

Shemb.90 Një vajzë nga një familje strikte katolike u martua me një protestant kundër vullnetit të familjes. Fëmija i tyre i parë mori poliomilitin. Prindërit e gruas ia vunë fajin asaj duke thënë se ky ishte ndëshkimi, meqë kishte marrë një protestant. Më vonë ata vajtën tek një magjistar dhe i kërkuan që ta transferonte sëmundjen nga fëmija tek nëna.

Dhe vërtet kështu ndodhi. Fëmija u bë mirë, kurse nëna u sëmur. U shtrua në spital me paralizë, depresion dhe dhimbje të forta koke. Për diagnozën e saj doktorët kishin mendime të ndryshme. Bënë teste nga më të ndryshmet, duke filluar nga punkturë e shtyllës kurrizore, test të metabolizmit, elektrokardiogram etj.

Pastaj u thirr një specialist i trurit. E ekzaminuan për javë me radhë, po nuk gjetën shkak. Pas ca kohe, gjendja e gruas u përmirësua shumë dhe ajo kërkoi të kthehet në shtëpi. Kur prindërit e saj e morën vesh, u acaruan shumë dhe vajtën menjëherë tek magjistari duke i thënë se magjia e tij kishte humbur efektin.

Shëmb.91 Një burrë që merrej me magji të zezë i tha një vajze, së cilës i vinte rotull një burrë i martuar: "Do t'ia marr mendjen atij deri në atë shkallë, sa të humbasë postin". Jo shumë pas kësaj, burri filloi të ketë shqetësime nervore. Ankohej se dëgjonte zhurma brenda në kokë dhe jashtë në ambjent. I bëheshin shkëndia në sy, humbiste pamjen dhe nuk ishte në gjendje të përqëndrohej.

Shemb.92 Një vajzë besoi tek Jezu Krishti gjatë një misioni evangjelizues. E frymëzuar nga gëzimi për shpëtimin e saj personal, ajo ftoi edhe të tjerë të ndiqnin programin e misionit. Diku aty afër jetonte edhe një burrë që kishte shumë literaturë okulte dhe që merrej me praktikat okulte.

Gëzimi i vajzës dhe dëshmia që ajo jepte i acaruan nervat se Ungjilli i Krishtit dhe magjia janë si parajsa me ferrin.Okultisti kërcënoi se do ta bënte të marrosej e do ta ndalonte të ndiqte aktivitetet e misionit. Brenda disa javëve vajza filloi të ketë shqetësime. Ajo shikonte gjuhë flakësh në dhomën e saj dhe fantazma të tjera.Në këtë fazë ajo erdhi tek unë për këshillim.

Së dyti e ashtuquajtura magji e urrejtjes dhe dashurisë. Shembujt 90, 91, 92 mund të klasifikohen si raste të magjisë së urrejtjes, prandaj po shtojmë vetëm disa raste që kanë të bëjnë me magjinë e dashurisë.

Shemb.93 Çobanët zvicerianë, kur i zbresin bagëtitë nga kullotat verore, e kanë zakon të lidhin tre lloj barërash të ndryshme në litarin e lopës së parë. Kjo nuk është vetëm zbukurim, po edhe shënjë mbarësie në dashuri.

Shemb.94 Një vajzë kishte një lidhje dashurie me një burrë të martuar. Më pas burri u largua nga ai vend dhe,përpara se të largohej,i tha vajzës: "Edhe pse po ndahemi, do të vi të të shikoj. Nuk do të vi me makinë,po do të vi të të shoh në ëndërr. Ti e di se ç'kërkon një burrë nga një grua dhe unë do ta marr atë që kërkoj kurdoherë që të dua.Nuk do të më pengosh dot, as do të më akuzosh dot, se nuk do të kesh prova që të mbështesin historinë tënde".

Në fillim vajza nuk e kuptoi se ç'kish dashur të thoshte i dashuri, po një javë pas largimit të tij, ajo filloi pa pritur të ndjejë prezencën e tij gjatë natës. Këto vizita nate përsëriteshin vazhdimisht, derisa arritën të bëhen një eksperiencë e padurueshme për vajzën.

Në fillim ajo u konsultua me një mjek, po ashtu siç mund të mendohet, doktori i shpjegoi këto vizita nate si halucinacione seksuale që lidhen me fazën fillestare të skizofrenisë.Vajza nuk e pranoi diagnozën,sepse e ndjente veten shumë normal mëndërisht. Ajo ishte e sigurt se kjo ishte diçka më tepër se halucinacion.

Së treti, magjia e persekutimit dhe mbrojtjes. Kjo është një nga format më të njohura të magjisë.

Shemb.95 Dy gra nga Besarabia që ishin marrë me magji për shumë vjet, u zunë me njëra-tjetrën. Ato filluan të përdorin fuqi magjike për të sulmuar njëra-tjetrën.Njëra nga gratë u rëzua përtokë, pa ndonjë shkak të dukshëm. Pësoi një si paralizë dhe nuk ishte në gjendje të ngrihej. Bënte be e mallkonte kundërshtaren.

Në kohën që po e ngrinin, ajo bërtiti e tha duke iu drejtuar magjistares tjetër: "S'ke për të dalë e gjallë nga kjo shtëpi, do të më shohësh". Pas tri ditësh, gruaja e dytë pati një dhimbje të tmerrshme koke dhe vdiq brenda javës.

Shemb.96 Një fëmijë qante çdo natë nga ora 11 deri në ora 1. E ëma, e lodhur dhe e dëshpëruar, u këshillua me një magjistar. Ai i tha që të vinte një thikë, një pirun dhe një palë gërshërë nën jastëkun e djalit që të kalohej ky shqetësim. Ai i tha gjithashtu se në këtë mënyrë, personi që i shkaktonte fëmijës këtë shqetësim, do të dëmtohej vetë nëpërmjet kësaj magjie mbrojtëse. Siç thamë, nëna veproi sipas fjalës së magjistarit. Të nesërmen, shërbëtorja e shtëpisë kishte një krah të lidhur, dhe gruaja ishte e sigurt se ajo kishte qënë shkaktare që fëmija qante natën.

Shëmb.97 Një fermer vuri re se qumështi i një prej lopëve të tij kishte gjak. Ai e mori qumështin dhe e ngrohu, pak përpara se të vente ora 12 e natës.Hodhi pastaj në të një drapër dke thënë fjalë magjike. Të nesërmen një grua që jetonte aty pranë kishte plagë në fytyrë dhe fermeri ishte i bindur se kjo grua kish qënë ajo që i kish magjepsur lopën.

Së katërti magjepsja dhe prishja e magjepsjes. Këtë e praktikojnë shumë magjistarë si lodër, kurse të tjerë për të realizuar interesa të caktuara.

Shemb.98 Një burrë në një shtëpi pushimi kristiane kishte një fuqi të tillë. Ai mumd ta bënte një person të ndalonte në rrugë duke mos qënë në gjendje as të lëvizte, as të fliste. Po këtë e bënte edhe me fëmijët e vegjël që të rrinin urtë. Një person i tillë hiqej si besimtar kristian!

Shemb.99 Një magjistar në Zvicër që punon zyrtarisht me leje të shtetit,kuron duke përdorur magjinë e bardhë. Ai përdor ose tre lutjet e Krishtit, ose emrat e Triadhës. Për këtë shkak edhe pacientët e tij e marrin për kristian. Kur ndonjë nga pacientët nuk e paguan menjëherë, ai e magjeps në mënyrë të atillë që të mos jetë në gjendje të hypë në trenin që ka për të marrë. Kontrollorët e biletave janë mësuar kaq shumë me këtë gjë, saqë fillojnë të qeshin dhe i thonë personit të vejë e të paguajë borxhin, nëse do të hypë në tren.

Shemb.100 Një mësues shkolle merrej për shumë vjet me magji të zezë. Jo vetëm lexonte literaturë, po bënte edhe praktika. Ai i përdorte nxënësit si material për eksperimentet e tij. E pyeste pëe shembull një vajzë ose një djalë në mësim dhe njëkohësisht e magjepste.

Pas kësaj, nxënësi nuk ishte në gjendje as të qëndronte në këmbë, as të përgjigjej. Vetëm pasi e prishte magjepsjen, nxënësi ishte në gjendje të përgjigjej. Ai përdorte edhe një metodë të ngjashme për të ndëshkuar. Pasi eksperimentoi ca kohë me nxënësit,vazhdoi të eksperimentojë me gruan dhe vajzën e vet. Ai sundonte mbi familjen duke i magjepsur sipas qejfit.

Kishte raste që ato s'qenë në gjendje të flisnin një fjalë për ditë me radhë. E shoqja u shkatërrua fizikisht dhe vdiq. Gruaja e dytë e la, pasi u bë edhe ajo viktimë për ca kohë, e magjepsjeve të tij. Burri filloi pastaj të abuzojë mbi të bijën. Ajo ishte krejtësisht e pafuqishme të mbrohej. Më pas, kur u lidh me një grua të tretë, ai e magjepsi vajzën dhe ajo humbi përfundimisht të folurit.

Meqë nuk donte ta kishte nëpër këmbë, e dërgoi vajzën në një institucion për të sëmurë mendorë.Doktorët nuk mund të shëronin humbjen e të folurit, dhe të afërmit, ndonëse e dinin historinë e tmerrshme të familjes, pengoheshin nga babai që të venin e ta shikonin vajzën në spital.

Së fundi magjia e vdekjes. Kjo është një nga zonat më të errëta në magji. Kam raporte për këtë prej shumë misionarëve në vende të ndryshme. Pak janë ata që dinë se kjo lloj magjie praktikohet edhe sot në Europë. Ndonëse efektiviteti i saj nuk mund të provohet, ekzistenca e saj mjafton për të treguar se kultura jonë është akoma në një nivel shumë të ulët.

Shemb.101 Një ekspert i magjisë së zezë ishte specializuar në magjinë e persekutimit dhe vdekjes. Ishte në gjendje të vriste një lopë brenda katër ditësh. Këtë e verifikoi një nip i tij.

Shemb.102 Një grua praktikonte magji të zezë prej shumë vjetësh. Ajo kishte disa libra magjie shumë të rrezikshme si librin e gjashtë dhe të shtatë të Moisiut,Librin Burimor, Mburojën e Frymës dhe të tjera. Ajo eksperimentonte në magjinë e persekutimit dhe të vdekjes dhe mburrej se kishte shkaktuar vdekjen e të shoqit dhe të së bijës.

Ajo i bënte armiqtë e saj të sëmureshin dhe pretendonte se mund të shkaktonte ekzema, diarre, sëmundje të zemrës, kruajtje, dhimbje stomaku, enjtje të trupit dhe shqetësime të tjera. Si shkaktoi vdekjen e anëtarëve të familjes së saj, sipas vetë fjalëve të saj, filloi punë si infermiere. Vendin e punës e gjeti me ndihmën e priftit lokal, po gjatë kësaj kohe gruaja vazhdonte të praktikonte magji.

Ajo është kundër çdo gjëje që ka të bëjë me Perëndinë dhe e quan Krishtin një person të pazotin e të paligjshëm. Për Krishtlindje dhe Pashkë ajo vuan nga kriza të tmerrshme dhe shan e blasfemon. Ka pastaj periudha të tjera, kur e ngacmon ndërgjegjja dhe atëhere pranon se jeta e saj është e shkatërruar. "Nuk dua t'i bëj ato që bëj, po jam e detyruar, djalli më detyron. Nuk pushoj dot më, nuk ka shplodhje për mua." Këto thotë për veten e saj.

Shemb.103 Një burrë i martuar kishte marrëdhënie me një grua tjetër më të madh se veten. Graja kishte nam si magjistare e magjisë së zezë.Një ditë prej ditësh burri u lodh nga kjo marrëdhënie e paligjshme dhe i tha gruas se donte ta ndërpriste lidhjen me të. Ajo u trondit shumë dhe i tha se, po ta bënte këtë, do të vuanin edhe e shoqja, edhe fëmijët. Po burri ishte i vendosur dhe qëndroi në vendimin e tij.

Pas dy ditësh iu sëmur djali. E çuan menjëherë në spital, megjithatë djali vdiq. Mjekët nuk ishin në gjendje të diagnostikonin sëmundjen. Më vonë u sëmur e shoqja dhe e bija. Burri u frikësua dhe u kujtua për kërcënimet që i kish bërë ish e dashura. Vajti tek ajo dhe e luti të mos praktikonte magji të zezë kundër familjes së tij. Ajo u zbut dhe pranoi.Pas kësaj e shoqja dhe e bija u shëruan.

Shemb.104 Gjatë një misioni evangjelizues, një burrë kërkoi ndihmë e këshillim pastoral dhe tregoi këtë histori nga vendlindja e tij. Një fqinji të tij i kishin vjedhur një sharrë të re. Vjedhja ishte bërë në mes të ditës dhe fshati e dinte hajdutin, dhe vajtën e ia thanë të zotit. Po ai nuk donte të informonte policinë.

Vajti tek një që bënte magji persekucioni. I pagoi mjaft para okultistit, i cili i premtoi se hajduti do të vdiste. U kthye në shtëpi të tij në fshat dhe tri orë pas bisedës së tij me okultistin, hajduti pati një atak zemre dhe vdiq.
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Magjia - pikepamje evangjeliste Empty Re: Magjia - pikepamje evangjeliste

Mesazh  Admin 16.01.09 15:45

Ritet magjike

Të gjitha gjërat që kanë të bëjnë me magjinë, format me të cilat ajo shfaqet dhe zakonet që e shoqërojnë, të krijojnë përshtypjen se kemi të bëjmë me një fe të djallit. Përpiqet kudo të imitojë besimin kristian siç e gjejmë në Bibël.

Magjia ka madje edhe një liturgji që është paralele e adhurimit të Perëndisë siç e shohim në Bibël. Ashtu si adhurimi i Perëndisë përbëhet nga disa elemente, po ashtu edhe praktika magjike përbëhet nga disa elemente.

Dallojmë kryesisht katër përbërës: Thirrja ose invokimi, formula ose fjalët magjike, një veprim simbolik, fetiçizmi ose e thënë ndryshe, adhurimi i diçkaje. Mund të invokohet Satanai ose Triadha dhe kjo përcakton nëse magjia është e zezë ose e bardhë.

Ky invokim është një paralele e thirrjes që ne i drejtojmë Perëndisë e Krishtit në lutje, kur themi për shembull "Ati ynë që je në qiell.." Fjalët magjike që pasojnë vënë në veprim forcat magjike, dhe kjo është një përpjekje për të imituar veprimin e besimtarëve, të cilët lexojnë paragrafe nga Bibla dhe luten duke iu referuar edhe premtimeve që bëm Perëndia në Bibël.

Veprimi simbolik thekson fjalët magjike dhe imiton veprime të tilla biblike si vendosjen e duarve ose gjunjëzimin e besimtarëve në lutje. Përdorimi i një objekti të fetiçizmit, dmth të një objekti që mendohet se ka forcë magjike ndoshta i korespondon pagëzimit kristian ose bukës dhe verës kur besimtarët hanë darkën e Zotit.

Shemb.105 Djali i një fermeri kishte vazhdimisht dhimbje në gju. Ai u këshillua me një magjistar dhe sipas porosisë së tij, bëri këto veprime:Në natë me hënë të zbetë doli në fushë. Thirri emrat e Triadhës, përsëriti një formulë magjike, leu gjurin me vaj dhe së fundi i dërgoi hënës të puthura me dorë. Pas kësaj nuk kishte më dhimbje.

Ky shembull ilustron shumë mirë atë që thamë më lart.Invokimi i Triadhës tregon se u përdor magji e bardhë, formula magjike ishte në vendin e lutjes, lyerja me vaj ishte akti simbolik dhe hëna ishte objekti i fetiçizuar. Siç qe zbehur hëna, ashtu u zbehën dhe dhimbjet e tij.

Simbolizmi magjik forcon efektin e formulës magjike. Këtu përfshihet edhe një lloj transferimi magjik. Për mungesë kohe e vendi nuk mund të flas këtu gjërë për këtë çështje, po po përmend disa shembuj që e ndriçojnë këtë.

Shemb.106 Profesori Frobenius, specialist i shpellave, në një leksion përmendi se disa nga vizatimet në shpellat e lashta mund të kuptohen e interpretohen si magji gjahu.Kafshët janë pikturuar sikur të jenë të plagosura. Kjo të kujton magjinë e gjahut që përdoret edhe sot nga fiset e egra të Afrikës.

Thuhet se fiset afrikane që praktikojnë këtë magji, kanë sukses. Ata pikturojnë kafshët që duan të vrasin, pastaj qëllojnë pikturën duke thënë disa fjalë magjike.Gjatë po asaj dite, ata gjejnë kafshë të plagosura ashtu siç i kishin pikturuar.

Kjo magji primitive e gjahut është e ngjashme me disa praktika të vërejtura në Gjermani. Në rast se mediumi plagos figurën e një personi ose të një kafshe, atëhere edhe mediumi vetë kalon vuajtjet që presupozohet se kalon personi ose kafsha e plagosur.

Shemb.107 Ja një praktikë magjike që përdoret për të lehtësuar dhimbjen e dhëmbëve: Tri herë të futet një gozhdë e re në mishin e dhëmbëve, pastaj gozhda fshihet në një qilar që shikon nga Lindja dhe kjo e gjitha bëhet duke thënë fjalë magjike.

Shemb.108 Një nxënës shkolle kishte një enjtje në krah. Për ta shëruar, u praktikua kjo magji:U gropos një vezë dhe u mbulua me një gur duke thënë fjalë magjike.Ashtu si shpërbëhet veza në tokë, ashtu të prishej edhe e enjtura. Dhe vërtet djali u bë mirë.

Si thamë edhe më sipër, simbolizmi magjik përforcohet edhe me një objekt të fetiçizuar.Ky objekt është i ngarkuar me fuqi magjike. Si objekte të tillë mund të shërbejnë kockat e njeriut,lakuriqi i natës, urina ose jashtëqitja,qime,thonj,dru nga qivuri ose gjëra të tjera të ngjashme.

Shemb.109 Gruaja e një diakoni përdori një pomadë që ia kishte dhënë një grua në kishë. Kjo pomadë ishte prodhuar nga një magjistar. Pomada i bëri mirë, po kishte më tepër një veprim magjik, sesa kurativ mjekësor.

Pas përdorimit të kësaj pomade, gruaja e diakonit theu krahun. Jo vetëm kaq, po edhe e bija, e cila deri në atë kohë kishte bërë shumë përparime në jetën e besimit, nuk mundej më as të besonte, as të lutej.

Shemb.110 Gjatë një misioni në Zvicër, dëgjova se një manastir katolik iu jep njerëzve hajmali që t'i mbrojë nga sëmundjet dhe epidemitë.Hajmalitë janë si çanta të vogëla dhe në njerën prej tyre kishte thonj të këmbës dhe lëvozhga veze. Kjo duket e çuditshme, po kam ndeshur shpesh raste kur manastiret praktikojnë magji.

Flitet shumë për kuptimin e fjalëve dhe formulave magjike. Traugott Egloff, një përfaqësues i dëgjuar i praktikave magjike në Zyrih,thote se ekziston një lidhje direkte midis fjalëve magjike dhe fuqisë që bën mrekullinë. Ai madje thotë se fjalët vetë janë fuqia.

Megjithatë mund të themi se, kur në një formulë magjike përdoren shprehje biblike, fjalët vetë ndahen nga Perëndia dhe fjalët vetë të izoluara kthehen në Perëndi. Izolimi i fjalëve çon në një përdorim mekanik dhe i zbraz fjalët nga kuptimi i tyre i vërtetë. Profesori Bender ka thënë se "Elementi mekanik është esenca e praktikave magjike e diabolike".

Kur fjalët izolohen dhe ndahen nga Perëndia, ato nuk kanë pavarësi të vërtetë, po ngarkohen me një përmbajtje që e marrin nga bota e jashtme. Ajo që ndahet nga Perëndia, bëhet pre e djallit. Përdorimi mekanik e magjik i fjalëve të Biblës është demoniak dhe okult në esencë. Fjala e Perëndisë që është dhënë për shpëtimin e njeriut përdoret si teknikë magjike për ta shkatërruar njeriun.

Ne e kundërshtojmë mendimin se fjala ka fuqi nga vetvetja dhe se magjistari bëhet vetëm përfaqësuesi i kësaj fuqie. Fjalët janë instrumente neutrale dhe mund të përdoren për të bërë mirë ose keq. Varet nga ajo që fshihet prapa tyre. Besimtari kristian përdor fjalën e Perëndisë me autoritetin e Perëndisë. Magjistari e përdor fjalën e Perëndisë si instrument të magjisë.

Shemb.111 Një pastor më tregoi si kishte vdekur dikush në kishën e tij. Personi në fjalë kishte nam si magjistar. Dy javë para se të vdiste, i sëmurë rëndë në shtrat, filloi të rënkojë:" Merrmani magjinë, merrmani magjinë". Të afërmit kishin vajtur tek pastori për t'u këshilluar, po ai u kish thënë të mos bënin në asnjë mënyrë atë që u thoshte i sëmuri. Më së fundi magjistari vdiq me vuajtje të tmerrshme.

Pastori më tha se kishte qënë i zi si qymyr, kur e kishte parë në arkivol. Shumë magjistarë qetësohen vetëm kur dikush ua merr formulën magjike dhe përgjegjësinë e vazhdimit të praktikës okulte.

Në shumë libra magjike gjendet përshkrimi i ritualit magjik. Për magjistarin, këto libra kanë po atë rëndësi që ka Bibla për besimtarin. Ka një letërsi të gjerë mbi magjinë, po më të përhapurit janë libri i gjashtë dhe i shtatë i Moisiut.

Për fat të keq, një botues në Braunshvaig ka ribotuar këto libra. Emri i Moisiut është vetëm një kamuflazh. Magjistarët i interpretojnë mrekullirat e Moisiut si vepra të magjisë dhe përpiqen ta kthejnë Moisiun në një patriark të magjisë.

Pjesa e parë e librit tregon se si një person mund të krijojë lidhje me djallin, pjesa e fundit, se si mund të fitosh pushtet mbi forcat e natyrës dhe forcat e parajsës dhe ferrit duke përdorur magjinë. Këto libra kanë shkaktuar shumë dëm dhe njerëzit që merren me ta vuajnë pa masë.

Po ashtu, në familjet ku mbahen këto libra, ndodhin shpesh fatkeqësira. Ka shumë shembuj për këtë dhe do të ndalemi hollësisht më vonë.Shembujt 113, 115 që vijnë më poshtë kanë të bëjnë me këtë kategori rastesh.
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Magjia - pikepamje evangjeliste Empty Re: Magjia - pikepamje evangjeliste

Mesazh  Admin 16.01.09 15:47

Pasojat e magjisë dhe kapërcimi i tyre

Praktikimi i magjisë ka kosto tepër të lartë. Në çdo rast që kam ndeshur në punën time këshilluese, kam parë pasojat e tmerrshme që sjell magjia për ata që ngatërrohen me të.

a) Parimi i kompensimit. Te paktën në sipërfaqe, magjia përpiqet të imitojë faktet e Biblës.Po pasojat që ajo sjell, janë diametralisht të kundërta me Biblën. Ndihma e Perëndisë forcon, jep fuqi të re,kurse magjia shkatërron e të rrëzon përtokë. Magjia jep vetëm një ndihmë në dukje dhe e hedh barrën e problemit diku gjetkë.

Një lehtësim i vogël në një gjë, paguhet me probleme të reja më të mëdha. Ajo që duhet të japësh për ndihmën në dukje, është shumë herë më e madhe.Satanai i mashtron keq viktimat e tij. Ja dy shembuj:

Shemb.112 Në lindje, mamia vuri re se fëmija, vajzë, kishte një këputje në gjymtyrë. Ajo i këshilloi njerëzit e familjes që të merrnin pak nga jashtëqitja e vajzës dhe ta groposnin në një vend ku nuk e shihte drita. Ata bënë siç iu tha dhe këputja u zhduk.Po kur u rrit, vajza kishte një sëmundje në kockën e hundës.

Vazhdimisht nxirte qelb nga hunda dhe nuk i gjendej shërim. Gjer afër të tridhjetave vajza vazhdonte ta kishte këtë sëmundje dhe përveç kësaj, kishte edhe një mani për të mallkuar. Shpesh ajo bërtiste e mallkone pa ndonjë arsye konkrete.

Shemb.113 Për shumë vite me radhë një burrë merrej me magji të zezë, me ndihmën e librit të gjashtë e të shtatë të Moisiut. Përfundoi në psikiatri. E shoqja vazhdoi të merrej me magji dhe pati edhe ajo të njëjtin fund. Pastaj e trashëgoi djali literaturën okulte të prindërve.

Edhe ai u çmend.Pas tij vazhdoi e shoqja, po edhe ajo u çmend dhe e mbyllën në një çmendinë. Një familje e tërë u shkatërrua nga ky libër. Pas tyre, një miku të familjes i ra në dorë libri. I shtyrë nga kurioziteti, deshi edhe ai të provonte formulat e magjisë së zezë që përmbahen në të. Po edhe ai ra viktimë e po atyre forcave dhe u çmend.

b) Mbrojtja e gabuar. Lind pyetja: Si mund t'i ushtrohet rezistencë magjisë së zezë. Ekziston një mbrojtje e efektshme ndaj saj? Ka njerëz që besojnë se magjia e bardhë vepron si neutralizuese për magjinë e zezë, po eksperienca nuk e mbështet këtë mendim. Madje as që duhet të mendohet një gjë e tillë, sepse magjia e bardhë ka një karakter po aq demoniak, sa edhe magjia e zezë.

Është, si të thuash, të vihet Satanai kundër Satanait. Mund të ndodhë që dy magjistarë të përdorin forcën e tyre kundër njëri- tjetrit, po ky është një rast i fitores së më të fortit. Nuk është se ata të dy ndodhen në kampe të ndryshme. Kur një mundës fiton, kjo i dedikohet aftësisë së tij më të madhe, po që të dy ata që ndeshen janë mundës. Si shembull për një duel të tillë kemi rastin 95.

c) Mjetet tona spirituale. Apostulli Pavël shkruan "Se armët e luftës sonë nuk janë të mishit, po kanë fuqi nëpërmjet Perëndisë për të rëzuar fortesa" (2 Kor.10:4). Lutja e besimtarit mund ta shkatërrojë fuqinë e magjisë, qoftë ajo e bardhë ose e zezë. Veprimi i lutjes është gjithmonë i njëjtë.

Shemb.114 Një besimtar kristian kërkoi ndihmën e një shëronjësi për djalin e tij të sëmurë. Ai u lut që Krishti të pengonte shërimin,në rast se shëronjësi do të përdorte forca demoniake. Shëruesi erdhi, pa djalin dhe tha se nuk ishte në gjendje ta ndihmonte.

Shemb.115 Një burrë që vuante nga tuberkulozi i kockës e shëroi sëmundjen me magji të bardhë. Ai vetë praktikonte shumë forma të magjisë dhe kishte shumë libra magjie në shtëpi si "Shtatë drynet e qiellit","Urata e Tobias," "Letra mbrojtëse e Johanit", "Letrat e zinxhirit" dhe "Letrat e fatit". Ai mbante madje edhe me vete nga këto letra mbrojtëse të qepura në rrobat.

Një ditë prej ditësh, i ndodhur në një gjendje shumë të rënde, deshi të bëhet kristian, po nuk mund të lutej. Donte të besonte Krishtin, po ndjente një kundërshtim të egër ndaj Krishtit dhe fjalës së tij. Në këtë gjendje, erdhi të kërkojë ndihmë pastorale. Gjatë procesit të ndihmës, ai arriti t'i hedhë poshtë librat e magjisë dhe pas kësaj, u lehtësua përfundimisht.

Shemb.116 Një grua që kishte lidhje me besimtarë kristianë dhe me kishën kishte vazhdimisht depresione. Gjatë një depresioni, preu damarët. Fqinjët e gjetën në kohë dhe thirrën mjekun.

I bënë transfuzion gjaku dhe shpëtoi. Pas kësaj, gruaja u takua me një mikun tim, i cili e këshilloi të vente e të bisedonte me një doktor kristian.Meqë doktori ishte ca larg, ajo u këshillua me një grua më të moshuar në kishë, e cila i tha të vente e të vizitohej nga një shëronjës.

Po shëronjësi i tha:"Nuk të ndihmoj dot, se shumë veta luten për ty. Po të pushojnë së luturi, hajde prapë, ndryshe nuk të ndihmoj dot." Miku im e mori vesh këtë dhe pohoi se ai bashkë me të shoqen luteshin për këtë grua për një kohë të gjatë.

Shemb.117 Një person organizoi një takim për të ilustruar disa eksperimente okulte. Pastori i kishës lokale, bashkë me disa besimtarë të tjerë, vajtën në këtë takim me qëllim që të luten, dhe kështu bënë. Atë mbrëmje eksperimentet e okultistit dështuan. Së fundi ai u ankua e tha se ishin të pranishme disa forca që interferonin me forcat e tij. Ai madje kërkoi që ata që shqetësonin eksperimentet e tij të dilnin jashtë, po besimtarët qëndruan, dhe kështu leksioni mbi okultizmin përfundoi në fiasko.

Shemb.118 Një çift besimtarësh kristianë merreshin me magji të zezë. E zonja e shtëpisë u tha se ajo kishte një mënyrë për t'i zbuar qiraxhinjtë që nuk i pëlqenin, pa e marrë vesh këta të fundit. Ajo bënte eksperimente magjike,gjatë të cilave përpiqej t'i influenconte personat që nuk i pëlqenin. Çifti filloi të lutet pas kësaj duke kërkuar mbrojtjen e Krishtit dhe gruaja u egërsua, sepse konstatoi se nuk ishte në gjendje t'i influenconte ata.

Shemb.119 Një inxhinjer i paralizuar kurohej nga një shëronjës. Dy motrat e tij, që ishin besimtare, u lutën shumë për të vëllanë që të shërohet. Shëronjësi nuk pati sukses dhe i tha inxhinjerit: "Nuk të ndihmoj dot, dikush lutet për ty".

Këta shembuj tregojnë se lutja e vërtetë e pengon magjinë. Kemi parë se, njerëz që merren me magji, e kanë të vështirë të luten e të besojnë tek Krishti, po e anasjellta është po ashtu e vërtetë. Armët spirituale të besimit tonë thyejnë forcën e magjisë.

d) Çlirimi vjen nëpërmjet Jezu Krishtit. Psikiatri, psikologu e të tjerë si këta nuk janë në gjendje dhe nuk kanë kualifikimin e duhur për të ndihmuar njerëzit që vuajnë për shkak të magjisë. Rënia nën pushtetin e magjisë nuk është problem mjekësor ose psikologjik, po një çështje që lidhet me Biblën dhe besimin. Çlirimin e jep vetëm Krishti. Vetëm kur personi që ka rënë nën pushtetin e forcave okulte, kërkon të gjejë Krishtin, ekziston mundësia e një çlirimi të plotë e real.

Shemb.120 Një grua misionare u njoh me një vajzë në një pension kristian, e cila shumë herët në jetën e saj i ishte përbetuar djallit. E zonja e pensionit i tha misionares se e kishte të pamundur të merrej vesh me vajzën. Më vonë misionarja e ftoi vajzën në dhomën e saj dhe atëhere filloi lufta midis dy forcave. Si pasojë e një pune të gjatë me këshillim e lutje, vajza u çlirua.

Shemb.121 Një djalë i vinte rrotull një vajze, e cila kishte një rang më të lartë shoqëror. Normalisht, ai kishte pak shans për sukses dhe që t'ia arrinte qëllimit, ai iu përbetua djallit. Ai preu gishtin dhe shkroi një marrëveshje me gjakun e tij, të cilën e fshehu diku në një shpellë. Po pas ca kohe, e zuri frika dhe vajti prapë të gjente letrën që kishte lënë në shpellë, po nuk e gjeti.

Më vonë, i propozoi vajzës dhe u martuan. Ajo ishte shumë vajzë e bukur, po lindi dy binjakë që ishin të përçudnuar. Nga tronditja e madhe, gruaja vdiq pak kohë pas lindjes. Burri vuajti shumë dhe më së fundi, vajti të kërkojë ndihmë pastorale.

Pasi rrëfeu gjithçka dhe dënoi gjithçka që e kishte lidhur me fuqitë e së keqes, ia dorëzoi jetën e tij Krishtit.Me jetën e tij, ishte një dëshmi e gjallë e Krishtit, dhe ndonëse vdiq shpejt,një vit e gjysëm pas besimit, ai vdiq i çliruar dhe në paqe.

Shemb.122 Një vajzë u martua me një burrë, i cili solli me vete librat e gjashtë e të shtatë të Moisiut. Gruaja filloi të vuajë nga një gjendje ankthi, shikonte natën fantazma dhe ndjente një fuqi të padukshme që donte ta mbyste. I shoqi ishte nevrik dhe shpesh e rrihte.Kur ishte shtatzënë, ai e detyroi të dështonte duke i dhënë të pijë tableta. Ai kërkonte prej saj edhe gjëra perverse,derisa më në fund, në kulmin e dëshpërimit, gruaja bëri tentativë vetëvrasjeje me ilaçe dhe amoniak. E gjetën në kohë dhe pas kësaj, ajo mori ndihmë pastorale dhe gjeti rrugën e besimit.

Shemb.123 Një grua jetonte në shtëpinë e një njeriu që merrej me magji.Natën trëmbej shpesh e shikonte fantazma. Në dhomë i shfaqej një figurë e zezë dhe shpesh shikonte edhe gjarpërinj. E frikësuar, erdhi të kërkojë ndihmë pastorale. I besoi Jezu Krishtit dhe pas kësaj, çdo natë, me vullnet, ia besonte veten Jezu Krishtit. Fantazmat u zhdukën.

Shemb.124 Gruaja e një dekani kishte probleme emocionale, dhe përveç kësaj, kishte edhe aftësi si medium. Kishte halucinacione vizive dhe akustike. Një vajzë kristiane erdhi të përkujdeset për gruan gjatë ditës dhe lutej për të. Ajo vuri re se gruaja nuk kishte problem vetëm me ndjenjat, po ishte edhe nën pushtetin e forcave okulte. Një ditë që gruan e kishte zënë kriza, vajza i urdhëroi forcat e së keqes të largohen nga gruaja në emrin e Jezu Krishtit dhe gruaja u qetësua menjëherë.

Shemb.15 Një grua besimtare lutej për një grua tjetër që vuante nga depresionet. Pas ca kohe gruaja me depresione u bë fare mirë. Po pas kësaj, gruaja që ishte lutur për të sëmurën, filloi të ketë natën shqetësime. Kishte një ndjenjë sikur ishte dikush në dhomë që donte ta vriste. Ajo dridhej dhe ishte e tmerruar. Më së fundi gjeti forcë të lutet dhe i urdhëroi forcat e së keqes të largohen në emrin e Jezu Krishtit. Forcat e së keqes u larguan dhe nuk e shqetësuan më.

Shemb.126 Besimtari i njohur kristian Alfred Zeller takoi një grua që kërkonte ndihmën e tij. Fëmija e saj vuante çdo natë prej orës 12 deri në orën 1 dhe bërtiste me të madhe. Zelleri e pyeti gruan nëse ia bënte shërbimin fëmijës, nëse e ushqente para se të flinte etj.

Ai nuk ishte i mendimit, siç thoshte gruaja, se ky ishte një rast i një përndjekjeje nëpërmjet magjisë. Megjithatë, meqë gruaja vinte vazhdimisht dhe i kërkonte ndihmë, ai vajti në shtëpinë e saj dhe u lut për fëmijën duke vënë duart mbi të. Ndërsa Zelleri po lutej, u hap dera dhe hyri një burrë i bëshëm.

Pa përshëndetur, ai deshi të dinte se ç'po bëhej aty. Zelleri ngriti sytë, pa burrin dhe i bëri përshtypje shikimi i keq në sytë e tij.Pastaj vazhdoi të lutet në heshtje dhe shikoi burrin me shumë qetësi. Në atë çast u zhvillua mes tyre një luftë spirituale. Asnjëri nuk i uli sytë. Zelleri vazhdonte të lutej me vete duke thënë: "Zoti është fitimtar". Së fundi vështrimi në sytë e të huajit u shua dhe ai u largua nga dhoma me nxitim.Krishti kishte fituar. Pas ca javësh u dëgjua se ai burrë kishte mbytur veten në liqen.

Të gjithë këta shembuj tregojnë se Krishti mund të mposhtë plotësisht pasojat e magjisë."Në qoftë pra se Biri ju çliron, do të jeni vërtet të lirë" (Ungjilli i Johanit 8:36) "Prandaj u shfaq Biri i Perëndisë, që të shkatërrojë veprat e djallit" (Letra e parë e Johanit 3:8 ) "Krishti na çliroi nga pushteti i errësirës dhe na solli në mbretërinë e Birit të dashurisë së tij" (Letër Kolosianëve 1:13). Ai që vuan nën barrën e okultizmit, ka nevojë të gjejë Krishtin.

Pa këtë veprim të besimit, është e pamundur të gjejë çlirimin e vërtetë. Pas kapitullit mbi spiritizmin, do të merremi më gjerë me punën ndihmëse pastorale. Për momentin mjafton të themi se fitorja i takon Zotit tonë Jezu Krisht.

Pavli shkruan në letrën dërguar Kolosianëve (2:15) se Krishti i ka zhveshur të gjitha parësitë dhe pushtetet e së keqes, duke i bërë shfaqje të botës. Zoti ynë prin në fitore. Triumfi i takon vetëm atij.
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Magjia - pikepamje evangjeliste Empty Re: Magjia - pikepamje evangjeliste

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi